PDA

View Full Version : Ditėt e para pas lėndimit tė palcės kurrizit ...


Jana
09-12-08, 18:15
Nė javėt e para pasė lėndimit tė palcės sė kurrizit askush nuk mund tė ju tregojė se sa rėndė jeni tė lėnduar. Vėshtėrsia ėshtė se diēka qė quhet tronditja e kurrizit zhvillohet menjėherė pasė lėndimit tė kurrizit. Kjo pėrfshin tė gjitha lidhjet e sistemit nervor ndėrmjet palcės kurrizit dhe pjesėve tė tjera tė trupit, pėrkohėsisht kėto ndėrprehen pėrfundi nivelit tė lėndimit.

Disa pacientėve mund tė ju kthehen ndjesia dhe lėvizjet kur faza e tronditjes pėrfundon, por pėr tė tjerėt ndoshta jo. Gjatė periudhės sė tronditjes nuk ka analiza qė mund tė bėhen tė cilat mund ta parashikojnė shkallėn e shėrimit. Kėshtu qė nėse jeni tė zhgėnjyer nga pamundėsia e mjekėve apo tė infermjereve qė tė ju japin pėrgjegje direkte nė disa nga pyetjet e juaja mundohuni tė i kuptoni qė ata nuk janė nė gjendje tė ju japin informata sakta nė kėtė periudhė tė hershme. Ata nuk dėshirojnė tė bėjnė shumė optimist pėr tė ardhmen por nė tė njejtėn kohė nuk dėshirojnė qė ju t’i humbni shpresat.

Pasė perudhės sė tronditjes sė kurrizit masat reale tė lėndimit mund tė shqyrtohen dhe mundėsitė pėr tė ardhmen mund tė fillojnė tė parashikohen mė realisht. Shqyrtimi i kujdesshėm i lėvizjeve dhe ndjesave nėpėr trupi tuaj ėshtė i nevojshėm pėr tė vendosur rezultatet mundshme e lėndimit tė palcės sė kurrizit pėr ēdo person nė veqanti.

Pėr nivelin mė tė lartė tė lėndimit tė palcės sė kurrizit, do tė thotė lėndimin e qafės apo pjesėn e sipėrme tė kurrizit, dėmtimi me siguri do tė jetė mė serioz se lėndimet nė nivel tė ulėt pavarėsisht sa i madh ėshtė dėmi. Pėr shembull ėshtė shumė e mundshme qė tė keni efekte nė duar dhe kėmbė. Megjithatė disa njerėz mund tė ju kthehen disa ndjesa apo lėvizje nė kėmbė dhe duar, nėse palca e kurrizit ėshtė dėmtuar vetėm pjesėrisht. Disa nga lėndimet e nivelit tė lartė ėrkojnė ndihmė me frymėmarrje.

Me nivelin e ulėt tė lėndimeve p.sh. lėndimi i gjoksit dhe pjesėn e poshtme tė kurrizit, kėmbėt por jo duart, do tė kenė dėmtim. Prapė disa njerėzve mund tė ju kthehen ndjesat apo lėvizjet nė kėmbė, varet se sa i madh ėshtė dėmi. Pėrdorimi i plotė i duarve dhe i krihėve e bėn mė tė mundshme nevojat e pėrditshme tė jetės ditore. Kėshtu qė shumica e personave tė lėnduar mund tė qojnė njė jetė tė pavarur pasi qė i kanė kompletuar periudhėn e rehabilitimit dhe shėrimit.

Pėrveq dėmeve mė tė dukshme tė lėndimit tė palcės sė kurrizit si zvogėlimi i mundėsive pėr tė lėvizje dhe ndjejnjat pėrfundi nivelit tė lėndimit - ka edhe komplikime tė tjera qė personi me lėndimin e palcės sė kurrizit qė mund ballafaqohet. Aftėsia e redukuar pėr kontrollin e fshikėzės dhe jashtėqitjes ėshtė ndoshta njėra nga mė tė vėshtirat pėr tė pranuar. Gjatė periudhės fillestare tė tronditjes, ky kontroll mund tė humbet krejtėsisht. Gjatė disa javėve apo muajve tė ardhshėm disa nga kėto dėmtime mund tė kthehen varėsisht nga niveli dhe dėmi i lėndimit. Me stėrvitje dhe motivim tė mirė mėnyra tė reja mund tė mėsohen dhe praktikohen pėr kėto funksione tė nevojshme. Njerėzit me nivelin e ulėt tė lėndimit mund tė ju mbajnė ndejsat dhe lėvizshmėrinė, kėshtu qė ata mund tė i pėrballojnė tė gjitha ndryshimet vetėvetiu. pėrderisa atyre tė cilėve funksioni i duarve dhe krahėve ėshtė mbetur i kufizuar apo nuk jo-ekzistent, atėherė ndoshta njė mbikėqyrės duhet tė ju ndihmojė me ndryshime.

Rehabilitimi
Rehabilitimi ėshtė proces i vazhdueshėm qė ia fillon menjėherė posa ėshtė e mundur pas lėndimit. Qėllimi ėshtė qė tė pėrfitoni sa mė shumė pavarsi afatgjatė. Nė procesin e rehabilitimit pėrfshihen aktivitete tė shumta. Kėtu mund tė pėrfshihen mjekėt dhe infermieret qė tė mbrojnė nga komplikimet afatgjata dhe fizioterapistėt dhe terapistėt profesional tė cilėt do tė zhvillojnė njė program individual pėr ushtrime, stėrvitje funksionale dhe tė furnizojnė dhe instalojnė pajisjet pėr nevoja personale qė mund tė jenė tė vlefshme.

Programet pėr lėvizje pasive dhe aktive ia fillojnė menjėherė pas lėndimit pėr tė shmangur zhvillimin e ngurėsimit nė gjymtyrė dhe nyje qė mund tė kufizojė aftėsitė nė ardhmėri pėr kryerjen e detyrave themelore por tė rėndėsishme si p.sh.ngrėnjen e ushqimit, pastrimin, veshmbathjen dhe transferimin prej shtratit nė karrocė. Nė vazhdim tė rehabilitimit ēdo personi me lėndimin e palcės sė kurrizit do tė ju tregohen mėnyra tė ndryshme dhe aktivitete, tė veqanta pėr mundėsitė e personit qė tė ju ndihmojė atyre qė nevojat ditore tė i kalojnė mė lehtė.

Me ēfardo niveli tė lėndimit, cfarėdo muskuj qė janė duke punuar ende, pamarrė parasysh sa dobėt, ngritja e fuqisė nga programi i ushtrimeve fizike do tė ndihmojė shumė nė arritje tė jetės sė pavarur. Nė fillim dhimbja nga lėndimi ndoshta do t’i kufizojė aktivitetet, por duke vazhduar faza shėrimit fillestar, aftėsitė e individit pėr ushtrime do tė pėrmirsohen.

Rivendosja e pavarsisė te personi me lėndimin e palcės sė kurrizit nė kėtė mėnyrė inkurajon zhvillimin e jetės shoqėrore dhe ndihmon qė tė nxisė qėndrim pozitiv nė jetė. Pėrveq personit tė lėnduar kjo poashtu do tė ju ndihmojė anėtarve tė tjerė tė familjes, kolegėve, shoqėrisė dhe anėtarėve profesonal shėndetsor tė cilėt janė tė pėrfshirė dhe vazhdojnė tė jenė nė jetėn e tyre.

Roli i juaj
Pa marrė parasysh lėndimin, ēdo person me lėndimin e palcės sė kurrizit do tė pėrparoj pas lėndimit. Sa shumė pėrparojnė varet nga vetė personi dhe ata pėrreth tyre, aq sa varet nga lėndimi. Edhe nėse dikush e humb mundėsinė tė ecė, ata janė ende nė gjendje tė mendojnė, tė planifikojnė, tė kenė kujdes pėr tė tjerėt, tė dashurojnė, tė argėtohen, tė punojnė dhe tė kėrkojnė mė tė mirat nga jeta. Pėrmirėsimet nė teknologji do tė thonė qė mė shumė e mė shumė mundėsi hapen pėr njerėz me lėndim tė palcės sė kurrizit dhe shumica e tyre do tė vazhdojnė tė jetojnė njė jetė aktive dhe shpėrblyese.

Familja dhe shoqėria pėrkrahėse mund tė bėjnė ndryshim tė vėrtet posaqėrisht nėse ata marrin pjesė aktive nė programin pėr terapi. Ata poashtu duhet tė vazhdojnė tė mbeten pėrkrahės gjatė muajve apo vitave tė vėshtira pas lėndimit derisa personi i lėnduar kalon nėpėr faza tė ndryshme pėr tu pajtuar me kėtė situatė.

Kalimi nėpėr periudha tė depresionit dhe zemėrimit mund t’ia zvogėloj personit tė lėnduar motivimin qė personit tė lėnduar I nevojitet qė tė permisohen. Kėto ndjenja janė pjesė e reaksionit normal pėr lėndim kaq tė rėndė dhe shpesh pėrpjekja e pėrbashkėt nga familja, shoqėria, infermieret dhe punėtorėt shėndetsor u ndihmojnė qė tė kalojnė nėpėr kėtė periudhė tė vėshtirė dhe nė njė gjendje mė pozitive dhe tė pavarur mentale.

Pėrveē pėrshtatjes qė personit i lėnduar duhet tė bėjė, ju poashtu duhet tė i pėrshtateni shumė ndryshimeve, si pėr shembull ndoshta ju duhet tė bėheni mbikėqyrės tė tyre apo tė ndihmoni mė shumė materialisht. Procesi i pėrshtatjes ėshtė proces i juaji aq sa ėshtė pėr tė afėrmin tuaj. Ju mund tė ndihmoni shumė duke I zėvendėsuar idetė dhe besimet jo-realistike me informata tė bazuara nė fakte.