PDA

View Full Version : Mbi ''moralin politik'' tė Gjergj Kastriotit


Psikologu
16-12-08, 14:00
Mbi ''moralin politik'' tė Gjergj Kastriotit

Nga Dr. Aurel Plasari

Qė historia mund tė na shėrbejė pėr tė mėsuar ne prej saj dhe jo qė t’i japim ne asaj mėsime – ky parim i historiografisė u ngulitet fort studentėve tė degėve tė Historisė nga libra themelorė tė disiplinės sė filozofisė sė historisė: atyre tė shkollės frėnge nga “Apologji pėr historinė ose Mjeshtėria e historianit” tė Marc Bloch-ut (1886-1944), atyre tė shkollės anglo-saksone nga “Ē’ėshtė historia?” e Edward H. Carrit (1892-1982) etj. Kurrfarė befasimi qė, ndoshta edhe mė parė se autorė tė tillė zėmėdhenj, kėtė parim ta formulonte qysh nė vitet ’30 Zef Valentini, kur nė njė studim pėr domosdonė e nxjerrjes nga legjenda nė histori tė jetės dhe bėmave tė Gjergj Kastriotit vinte si parakusht: “Nė daēim me e marrė historķn pėr mėsuese tė jetės e jo m’u bā na mėsuesa tė historķs...” (“Si do studjue historija e Kastriotit” nė “L.E.K.A.”, 1937/ 8-12). Nxjerrja nga legjenda nė histori e tė jetės dhe bėmave tė Gjergj Kastriotit paraqet interes jo aq nga pikėpamja jetėshkrimore e tij si person dhe personazh, sesa pėr tė kthjelluar situatėn qė ka tė bėjė me motivimet, nė kuptimin e drejtpėrdrejtė politik, tė qėndresės dhe luftėrave tė tij. Posaēėrisht pėr tė skajuar njė skepticizėm tradicional, qė e zė fillin sė paku nga Gibboni e kėndej, dhe qė do tė diskutohej sot ende simbas skemės sė Machiavellit: si marrėdhėnie mes politikės dhe moralit. Edward Gibboni (1737-1794) ishte historiani mė i madh anglez i shek. XVIII dhe, pa fjalė, njėri ndėr historianėt mė nė zė europianė tė “shekullit tė dritave”. Te njė pėrfaqėsues si ai i racionalizmit iluminist dhe, njėherėsh, i skepticizmit po aq iluminist, skepticizmi spikat si tipar edhe i veprės madhore “Historia e teposhtjes dhe e rėnies sė Perandorisė romane” (6 vėll.). Nuk ėshtė fjala vetėm pėr idetė e tij mbi historinė, – “Historia nuk ėshtė veēse pak mė shumė se regjistri i krimeve, ēmendurive dhe fatkeqėsive tė njerėzimit” etj., – por pėr faktin qė pesha mė e rėndė e skepticizmit tė tij, si dhe e njė pjese tė iluministėve tė tjerė tė asaj epoke, do tė binte mbi Kishėn dhe klerin e saj, si dhe mbi dogmėn e saj “irracionale”. Kisha – nė veēanti ajo katolike – u kujtonte atyre tė ashtuquajturit “shekuj tė errėt” tė Mesjetės. Gibboni ngulmonte nė kritikėn e tij ndaj Kishės pėr rolin qė kishte luajtur nė minimin e themeleve tė qytetėrimit pagan duke u ngritur ajo vetė mbi to. Rrekja pėr t’i ikur traditės sė krishterė tė qytetėrimit europian e shtynė atė nė simpati (tė kuptueshme) pėr fetė jashteuropiane, pėrfshirė edhe islamin. Pėr njė historian me ide tė tilla tė parakonceptuara njė figurė si ajo e Gjergj Kastriotit, aleat i thuajse gjithė Fuqive tė krishtera tė Europės sė kohės sė tij dhe luftėtar pėr sipėrmarrjet antiturke tė tė cilit u interesuan shtjellimisht gjithė papėt e kohės sė tij (Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II), do tė ishte pré e lakmueshme. Duke zbrazur skepticizmin e tij tė njohur edhe ndaj njė figure si ajo e Gjergj Kastriotit ai nuk e pati pėr gjė ta akuzojė atė pėr “tradhti”, “pabesi”, “skuthėri” etj., si edhe t’ia njollosė bashkėluftėtarėt si “aventurierė”.

Psikologu
16-12-08, 14:01
Ka pasė vėrejtur Gibboni: “Nė sytė e tė krishterėve rebelimi i Skėnderbeut pėrligjet me dėmet shkaktuar t’et, me vdekjen e dyshimtė tė tre vėllezėrve tė tij, me poshtėrimin [degradation] e tij vetė dhe skllavėrimin e vendit tė tij; dhe admirojnė zellin e lartė, ndonėse tė vonėt, me tė cilin Skėnderbeu mbrojti besimin dhe pavarėsinė e tė parėve tė tij. Por prej moshės nėntėvjeēare ai kishte thithur doktrinėn e Kuranit; Ungjillin nuk e njihte aspak; fenė e njė ushtari e pėrcaktojnė autoriteti dhe zakoni; ėshtė mjaft e vėshtirė tė ftillosh se ē’dritė e re erdh’ e e ndriēoi nė tė dyzetat shpirtin e tij” (The Decline and the Fall, VI, kr. LXVII). Nxjerrja nga legjenda nė histori e rrethanave qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn dhe kushtet e dėrgimit tė Gjergjit nė Oborrin e sulltanit nė njė moshė rreth tė 20-ave dhe jo nėntėvjeēar, si iē-ogllan dhe jo si jeniēer, – ai nuk pati qenė asnjėherė jeniēer, sepse rezulton bir i dhėnė peng i njė zoti qė kishte pranuar tė vihej vasal nėn sulltanin simbas sistemit tė gulamit, i cili parakuptonte rritjen e djemve tė tillė, nga radhėt e bujarėve tė krishterė, si “ēuna nderi” (iē-ogllanė) nė oborrin e sulltanit, ku ata aty arseheshin, merrnin formimin karakteristik ushtarako-fetar osman, ushtroheshin pėr luftėra dhe, mė nė fund, ngarkoheshin me detyra tė rėndėsishme nė administratėn feudale-ushtarake osmane, shpesh nė vendet e tyre (e ka argumentuar tanimė bindshėm historiani Hali Inalcik (Fatih Devri, 158 dhe vij.), – me specifikat e shėrbimit tė tij tė herėmbashershėm nė fushatat e sulltanit, me emėrimin e tij qysh mė 1426 si tirmarli nė njė nga timaret e Arbėrisė, me dėrgimin e tij prej Muratit II nė ish-zotėrimet atėrore si “subash i Akēahisarit” (Krujės) sė paku prej 1438-s mė 1440 etj., e heqin m’anėsh kėtė farė skepticizmi dhe shtyjnė t’i besohet, fjala vjen, njė jetėshkruesi dhe njėherėsh bashkėluftėtar i tiji i afėrt nė detyrėn e thesarmbajtėsit (tezorier), siē ėshtė Demetrio Franco : “Skėnderbeu kishte mbajtur gjithmonė dhe mbante ende pranė vetes njė numėr tė madh luftėtarėsh tė krishterė tė t’et, tė cilėt oreēast e stėrvisnin fshehurazi nė fenė e krishterė tė marrė nėpėrmjet pagėzimit tė shenjtė” (Gli Illustri et Gloriosi Gesti, 3 verso). Ndėrkaq skepticizmi i Gibbonit tė kujton pikėrisht tė kundėrtėn e situatės sė kushtit tė vėnė nga Valentini: kur dikush do qė tė bėhet mėsues i historisė, nė vend qė ta marrė historinė si “mėsuese tė jetės”. Ka vijuar tezėn e tij Gibbon skeptiku: “Nėse Skėnderbeu qe kthyer nė fenė e krishterė dhe kishte bėrė mend njė rebelim prej kohėsh, ēdo shpirt i drejtė do ta dėnojė kėtė dredhi tė ulėt qė mund tė shėrbejė vetėm pėr tė tradhtuar, qė mund tė premtojė vetėm pėr tė shkelur benė, dhe qė mund tė ndihmojė vetėm pėr rrėnimin tokėsor e shpirtėror tė aq mijėrave vėllezėrve tė tij fatkėqinj. Do ta lavdėrojmė letėrkėmbimin e tij tė fshehtė me Hunyadin, ndėrsa komandonte pararojėn e ushtrisė osmane?” (po aty, IV, kr. LXVII). Gibboni me kėtė qėndrim tė kujton anshmėrinė e skajshme tė kronikanit tė vjetėr osman Mustafa b. Ahmed b. Abd al-Mavla Ēelebi (Ali): “Njė njeri i pavlerė nga fisi arbėr i quajtur me emrin Iskender, i cili mbasi u rrit dhe u edukua nė oborrin intim tė nderuar [tė sulltanit], doli jashtė si njė gulman qė mori rrugė tė shtrembėt. Meqenėse ky djalė qė ushqeu tradhtinė dhe intrigėn ishte i biri i njėrit prej banditėve tė famshėm tė asaj popullsie tė keqe, ndėshkimi me tė vėrtetė serioz nga ana e pallatit shtetėror nuk e pėrmirėsoi gjendjen e tij. Ai nuk e ngriti dot famėn midis shokėve me rrugėn pėrēarėse. Duke u kthyer nė fenė e vjetėr, i hyri rrugės sė dezertimit...” (Künh-ūl-ahbār, 124 b., Lufta shqiptaro-turke, 284). Siē shihet, skepticizmi i historianit tė “shekullit tė dritave” ndaj tė sjellit politik tė Gjergj Kastriotit ka tė bėjė jo vetėm me botėvėshtrimin e vet ideologjik, me kuptimin e vet pėr “mirėbėrėsit” dhe “tradhtarėt” etj., por edhe me njohjen e vet tė pėrciptė tė historisė sė Skėnderbeut. Pėrveē Historisė sė Barletit, pėr Gjergj Kastriotin ai nuk pati pėr duarsh tjetėr burim informimi, as edhe atė tė Francos. “Do tė kisha dashur tė gjeja disa Kujtime tė thjeshta dhe autentike, tė shkruara prej njė miku tė Skėnderbeut, qė tė mė pėrshkruanin vendin, njeriun dhe kohėt, - shėnonte ai. - Nė Historinė e vjetėr kombėtare tė Marin Barletit, prift nga Shkodra, nė veshjet e tij [tė Skėnderbeut] kaba dhe tė larushitura janė ngjitur shumė xhevahirė tė rremė” (po aty). Qė tė mos lindin keqkuptime: skepticizmi i Gibbonit, si edhe i ndjekėsve tė tij, nuk bėn tė quhet pėrfaqėsimtar i racionalizmit iluminist. Do tė mjaftonte tė kujtohet qė maja e iluminizmit evropian, Voltaire (1694-1778), – edhe ky kritik i rreptė i dogmės sė Kishės katolike, – la tė thėnė pėr Gjergj Kastriotin: “Sikur perandorėt bizantinė [grecs] tė kishin qenė Skėnderbegė [des Scanderbegs], perandoria e Lindjes do tė ishte ruajtur” (Essais, IV, XC, 247). Pra: edhe njė arsye mė shumė qė tezat e Gibbonit tė shqyrtohen nė ballafaqim me dėshmi alternative, jo vetėm ngase ato kanė tė bėjnė drejtpėrsėdrejti me metodat dhe mjetet e implikuara nė veprimin politik tė Skėnderbeut pėr realizimin e interesave tė tij individualė dhe tė njė kolektiviteti tė caktuar qė e rrethonte, pra si burrė i politikės, por edhe sepse shenja tė njė ringjalljeje anakronike tė kėsaj teze ndeshen ende sot – sė paku nga viti 1995 – nė ndonjė organ shtypi shqiptar. II. Diskutimi i kėtyre rrethanave, – pėr aq sa kanė tė bėjnė me motivimet, nė kuptimin e drejtpėrdrejtė politik, tė qėndresės dhe luftėrave tė tij, – hapin faqe mė vete nė historinė politike tė Gjergj Kastriotit. Qysh gjatė Rilindjes europiane dhe shumė para Gibbonit pėr ata qė u quajtėn filozofė tė historisė e qė u morėn veēan me shqyrtimin e marrėdhėnieve mes politikės dhe moralit “rasti Skėnderbe” do tė kishte pėrbėrė njė objekt tė lakmuar. Si do tė kishte trajtuar atė, vallė, vetė Machiavelli? Me siguri kjo pyetje ka qenė ngritur nė mendjen e Nolit. Pėrveē njė pėrmase qė lidhej me “unin shkrues” tė tij – Noli shqetėsohej mė shumė pėr pamundėsinė e ndikimit vetjak nė politikė pėr tė vėnė nė jetė “ato qė dinte”, mė shumė se pėr tė rindėrtuar ēdofarė panorame politiko-qytetėrimore tė Firences sė shekujve XV-XVI, – interesi rreth marrėdhėnieve mes politike dhe morali nė “rastin Skėnderbe” do tė ketė qenė arsyeja se pėrse Noli u vu tė hartonte njė nga esetė e tij mė pak tė njohura: atė pėr Machiavellin (“Princi i Machiavellit prej F. S. Nolit”, Boston 21 janar 1939, Universiteti i Bostonit, Fakulteti i Graduatėve, Histori e Europės 1500-1815). Edhe pse nė tė “rasti Skėnderbe” nuk pėrmendet shtjellimisht, interesi mund tė quhet i nėnkuptuar nėse mbahet parasysh qė Skėnderbeu pėrbėnte pėr Nolin historian subjektin e subjekteve. Nė tė vėrtetė, duket qė ai ta kishte kuptuar drejt veprėn mjaft tė keqinterpretuar tė Machiavellit kur ka nėnvizuar: “Ideja e ēlirimit tė Italisė ėshtė kryemotivi i Machiavellit. Gjithēka tjetėr rrjedh prej saj ose ėshtė e lidhur ngushtė me tė”. Si edhe kur e ka quajtur traktatin nė fjalė “ungjill tė veprimit patriotik”.

Psikologu
16-12-08, 14:02
Princi, pėr Machiavellin, nuk ėshtė shenjtor nga ata tė Mesjetės, as ushtarak nga ata tė Antikitetit. Ėshtė, pėrkundrazi, burrė i fuqishėm dhe karizmatik. Nė “dorėn e fortė” tė tij – sot do ta quanim decizionizėm – historia mund tė gjejė, mė nė fund, formulėn alkimike pėr ta shndėrruar mungesėn e rendit individual nė rend tė mbarė kolektivitetit. Brenda teorisė politike tė sekretarit fiorentin – i cili pėr herė tė parė e vėshtroi politikėn tė ndarė nga etika dhe morali teologjik ose absolut pa ngurruar tė dėftonte qė njė princ duhet tė ishte i zoti t’i pėrdorte “ndershmėrinė”, “mirėnjohjen” dhe “mėshirėn”, ashtu si dhe t’i linte mėnjanė ato kur interesi i atdheut t’ia lypte – Noli duket tė ketė kėrkuar tė gjente edhe interpretimin e drejtė tė tė sjellit politik tė kryeheroit tė tij. Mirėpo ka mjaft tė ngjarė qė fama e pėrgojuar e Machiavellit ta ketė detyruar t’i skajohej njė interpretimi nėn emrin e tij. Rasti nuk e deshi qė ai tė njihte veprėn e njė tjetėr filozofi tė historisė, “kundėrshtar tė Machiavellit”, i cili u mor qysh herėt pikėrisht me interpretimin e tė sjellit politik tė Skėnderbeut pėr ta pėrligjur atė me argumente parimore. Ėshtė fjala pėr Georges de Scudéry-un dhe veprėn e tij Fjalime politike tė mbretėrve (Paris 1682). E ka pasė pikasur, ndėr tė parėt, Ymer Jaka (Skėnderbeu nė historiografinė frėnge, 195-200). Ndonėse pa i pranuar rekomandimet e “fiorentinit tė rrezikshėm”, – kėshtu e quan autori Machiavellin, – madje duke u “tmerruar” syresh si e shumta e klerit tė asaj epoke, Scudéry-u i ka bėrė qysh nė kohėn e tij, qė ishte shek. XVII, apologjinė qėndrimit tė Skėnderbeut pėr ē’i pėrket “mbajtjes sė besės”, tė cilėn nė raste e tjera autori e ka quajtur “tė shenjtė”: “Por shikoj njė Luftėtar tė madh me shpatėn lart, qė mė thotė me sy kėrcėnues se teza ime ėshtė tepėr e pėrgjithshme, se nuk ka asnjė rregull pa pėrjashtim, dhe se mund t’u dalim fjale atyre qė na kanė dalė fjale tė parėt. Skėnderbeu i madh pati aq famė nė botė, sa qė e meriton ta mbajmė vesh para se sa ta dėnojmė”. Nė ligjėratėn (e trilluar) Skėnderbeu komandantėve tė vet (Discours politiques, 438 dhe vij.), nė situatėn kur sulltani ka dėrguar pranė tij njė ēaush pėr ta qortuar pėr “pabesinė” dhe “tradhtinė”, Scudéry-u vė nė gojėn e heroit vargun e argumenteve qė, nė thelb, ofrojnė interpretimin e drejtė tė tė sjellit tė tij: “Ju pėrgjėrohem tė vėshtroni mirė nėse ata qė thonė se mund t’u dalim fjale atyre qė na kanė dalė fjale tė parėt, kanė tė drejtė apo jo. E di qė besa publike duhet mbajtur si gjė e shenjtė, por di edhe se ata qė e shkelin atė tė parėt bėhen nė padenjė qė tė tjerėt t’ua mbajnė. Pikėrisht kėtu zė fill, kryesisht, pėrligjja ime” (po aty, 441). Mandej: “Ėshtė e lejueshme ta zmbrapsėsh forcėn [e kundėrshtarit] me forcė dhe, nė disa raste, nuk ėshtė as e nevojshme tė pėrdorėsh tė njėjtat armė qė pėrdor ai. Gjithė sa mund ta shpartallojė atė ėshtė e drejtė; gjithė sa mund ta dėmtojė atė ėshtė e lejueshme; asgjė nga sa mund ta shkatėrrojė atė nuk ėshtė e ndaluar” (po aty, 441-442). Mė tej: “Kushdo qė ėshtė agresor tė lejon tė bėsh gjithēka kundėr tij si armik; ēfarė mė parė do tė kishte qenė krim, bėhet pafajėsi; dhe ēfarė do tė kishte qenė tradhti, nuk ėshtė mė veēse rrjedhoja e njė sjelljeje tė menēur; ndėrsa ēfarė mund tė quhej mizori, shndėrrohet nė njė mbrojtje tė drejtė” (po aty, 442). Si numėron padrejtėsitė e Muratit II kundėr familjes sė tij, por edhe atdheut tė tij nė pėrgjithėsi, Skėnderbeu i Scudéry-ut sqaron: “Nėse ai mė kurseu nė kėtė ndeshje, nuk e bėri kėtė as prej ndonjė ndjenje njerėzie, as prej ndonjė ndjenje drejtėsie, por vetėm sepse, duke i qenė mjaft i dobishėm nė luftėrat ku mė kishte pėrdorur, llogariste se, po tė mė humbte, do tė humbte edhe ai vetė shumė” (po aty, 445). Dhe mė nė fund: “Tė mos thotė mė, pra, se e mashtrova e se i dola fjale, sepse, nė doli fjale ai, nuk ia kam fajin unė. Pikėsėpari, unė nuk jam fshehur dhe kam bėrė haptazi kundėr tij gjithė sa mund tė bėja. Sepse duke llogaritur qė ishte e drejtė (sikurse ishte padyshim) tė ėndėrroja pėr tė futur pėrsėri nė dorė atė ēfarė ai mė kishte pushtuar, nėpėrmjet ē’rruge tjetėr do mund ta bėja, pėrveēse rrugės qė ndoqa? Po t’i kisha dėshmuar Muratit ndonjė pakėnaqėsi pėr veprimet e tij tė padrejta, do tė isha burgosur nė ēast dhe do tė kisha pėrfunduar i helmuar ose i mbytur qysh atė ditė. Po tė kisha ėndėrruar t’u shkruaja banorėve tė Krujės pėr t’u kėrkuar ndihmė, kėto veprime e pėrpjekje mund tė zbuloheshin dhe, edhe sikur tė mos zbuloheshin, ē’do tė kishin mundur tė bėnin pa mua banorėt, ata qė ishin thuajse skllevėr tė garnizonit tė vendosur nė qytet? T’ia besoja veten kokė e kėmbė dashurisė qė ushtarėt muhamedanė kishin pėr mua, kurrfarė dobie nuk do tė kishte. Tė ėndėrroja tė ikja fshehurazi nga Porta e Zotėrisė sė madh pėr tė vajtur e pėr t’u kėrkuar ndihmė Princėrve tė krishterė, nuk ishte gjė qė mund ta bėja dot lehtė. Por, edhe sikur ta kisha bėrė, nuk qe fort e sigurt se ata Princėr do tė donin tė nisnin njė luftė tė kėsaj rėndėsie pėr hirin tim dhe tė vinin nė rrezik shtetet e tyre pėr tė fituar unė shtetin tim. Por edhe sikur ata tė vendosnin ta bėnin, puna do tė ishte edhe mė e dyshimtė duke pasur parasysh fuqinė e hatashme tė njė armiku aq tė rrezikshėm. Desha, pra, nė kėtė rast ta farkėtoja vetė fatin tim dhe, nėse Murati u befasua prej kėsaj, pėr kėtė meritoj lavd e jo qortim, ngase s’bėra veēse atė qė mund tė bėja me drejtėsi dhe qė ai nuk as duhej ta kishte vėnė nė dyshim se do ta bėja sapo qė tė mund tė gjeja mjetet. Tė gjitha veprimet e jetės sime tė kaluar do tė duhej ta kishin siguruar pėr kėtė; tė gjitha shėrbimet qė i kisha bėrė do tė duhej ta kishin bindur se nuk do t’i duroja padrejtėsitė pa u hakmarrė pėr to; dhe, sikurse qe sjellė ndaj meje nė mėnyrė haptazi mashtruese, do tė duhej tė pėrgatitej se do ta mashtroja gjithashtu sapo qė pėr kėtė ta gjeja rastin. Por me kėtė dallim se, duke mė mashtruar, ai kishte dhunuar tė gjitha llojet e tė drejtave, ndėrsa unė duke e mashtruar kryeja gjithė sa kisha detyrė: hakmarrjen pėr vdekjen e vėllezėrve tė mi, ēlirimin e atdheut tim, lavdinė time dhe atė tė Zotit” (po aty, 454-457). Njė kėsi interpretimi i tė sjellit politik tė heroit, tanimė nė frymėn e Rilindjes europiane, pėrkon me dėshmitė e kohės. Mjaft mė realist se Gibboni, pėr shembull, sa i pėrket “miqėsisė” sė siguruar me turqit osmanė nėpėrmjet dhėnies sė bijve peng nė Oborrin e sulltanit dhe “besės” sė tyre ndaj pengjesh tė tilla duket njė bashkėkohės i ngjarjeve (1444) prej Raguze, i cili shkruante se “miqėsia” e blerė kėsisoj prej turqve nuk ishte aspak jetėgjatė: “sikurse ėshtė dėshmuar prej shembujsh tė tjerė dhe sidomos prej zotėrve tė Sklavonisė, tė Bullgarisė, tė Romanisė [territoret europiane tė Bizantit, - A. P.] dhe tė Arbėrisė, nė rastin e despotit dhe bijve tė tij, dhe prej shumė tė tjerėsh, prej tė cilėve del qartė se si u patėn skllavėruar dhe vijojnė tė skllavėrohen ende sot e gjithė ditėn pėr shkak tė mosbashkimit dhe mosmarrėveshjes sė tyre” (Jorga: Notes et extraits, I, 368). Pakashumė po kėshtu e ka pėrshkruar “miqėsinė” dhe “besėn” me turqit edhe kronografi bizantin Mikail Dukas: “Dhe nėse sot ata [turqit osmanė, - A. P.] bėjnė paqe me serbėt, tė nesėrmen rrėnonin e shkretonin vendet e Atikės e tė Lakedemonies, tė Akajės e tė Heladės, tė mbasnesėrmen, kur bien nė ujdi me vendin e bizantinėve, janė vendet e serbėve, tė bullgarėve dhe, mandej, tė arbėrve qė kridhen nė gjėmė e nė vaj” (Historia Byzantina, 176). Ish-jeniēeri Kostandin i Ostrovicės, nga ana e tij, na ka dėshmuar njė rast konkret tė metodave dhe mjeteve tė pėrdoruara prej politikės osmane pėr ē’u takon “besės” ose marrėveshjeve tė tyre kontraktuale me kundėrshtarėt. Njė ditė jeniēeri Kostandin kishte vajtur nė depon ku ruheshin thesaret e Oborrit tė sulltanit, tek shėrbente i vėllai i tij, kur aty ia mbėrrinin papritmas dy kėshilltarėt e sulltanit, Mahmut-pasha dhe Is’hak-pasha. I hequr m’anėsh pėr tė mos rėnė nė sy, jeniēeri dėshmitar mban vesh bisedėn e dy dinjitarėve tė lartė ulur kėmbėkryq nė sixhade, ndėrsa kuvendojnė pėr Bosnjėn dhe kėshilltarėt qė sapo ka dėrguar Mbreti i saj nė Oborr pėr tė propozuar paqen. “Ēfarė duhet tė bėjmė? Ē’pėrgjigje do t’i japim mbretit tė Bosnjės?” pyet Is’hak-pasha. “Asnjė pėrgjigje, veēse do tė bėjmė paqe me ta pėr 15 vjet dhe, fill mbas kėsaj, pa vonesė, do tė marshojmė mbrapa tyre, - ia kthen Mahmut-pasha. - Pėrndryshe kurrė nuk do ta pushtojmė dot tokėn e Bosnjės, sepse ėshtė tokė malore dhe, veē kėsaj, do t’i vijnė nė ndihmė mbreti i hungarėve, kroatėt dhe zotėr tė tjerė, dhe do tė forcohet aq shumė sa ne mandej nuk do tė bėjmė dot asgjė. Ndaj dhe tė bėjmė paqen me ta, nė mėnyrė qė tė dėrguarit tė nisen tė shtunėn, ndėrsa ne mbrapa tyre tė mėrkurėn, deri nė Sitnicė, jo larg Bosnjės. Sė andejmi askush nuk do ta dijė se nga ka nė mend t’ia mbajė perandori”.

Psikologu
16-12-08, 14:05
Pikėrisht kėshtu u veprua, siē thotė dėshmitari i bisedės, dhe kėshtu u pushtua Bosnja mė 1463-shin, sikurse tregon nė Kujtimet vetė Kostandini pjesėmarrės nė atė pushtim (Cronaca turca ovvero Memorie, 114-115). A mund tė mendohet qė kėto metoda dhe mjete tė pushtuesit turk, qė i nxuri padashur edhe jeniēeri i thjeshtė Kostandin prej Ostrovice, tė mos i njihte Skėnderbeu, i formuar e i rysur nė Oborrin e sulltanit si dinjitar i lartė ushtarak? Nė kuptimin e drejtpėrdrejtė politik, tė qėndresės dhe luftėrave tė Skėnderbeut, skepticizmi qė tanimė mund tė quhet gibbonian rezulton sa jashtė kontekstit historik, – kohė dhe vend, – nė tė cilin ngjarjet kanė ndodhur, aq dhe jashtė mendėsisė sė tė njėjtės kohė e tė njėjtit vend. Kjo e pati shqetėsuar Valentinin, kur porosiste qė “s’duhet me marrė ndore aspak pėrpjekjet e disa projektuesave tė mendėsķs moderne mbi botėn e shkueme”. Nė politikėn e tij Gjergj Kastrioti nuk mund tė nisej veēse nga realiteti qė kishte pėrpara: aty ishte “sheshi” dhe atij aty i duhej “tė hidhej”. Arbėria mbahej me gjak – e kemi tė dėshmuar kėtė – dhe jo me stėrhollime politologjike. Nuk mund tė ishte pėrbluarje mendore abstrakte politika e njė burri shteti nė rrethanat e ekspandimit tė njė fuqie ushtarake nė ngritje e sipėr si ajo e turqve osmanė dhe tė mobilizimit pėr qėndresė antiturke tė zotėrve tė territoreve drejtpėrsėdrejti tė rrezikuara ekzistencialisht – njėri prej tė cilėve ai ishte – si mision jetik pėr popujt e kėsaj pjese tė Europės – dhe pikėsėpari pėr popullin e tij. III. “Ungjill tė veprimit patriotik” e quante Noli “Princin” e Machiavellit, mbasi kishte nėnvizuar: “Ideja e ēlirimit tė Italisė ėshtė kryemotivi i Machiavellit”. Ē’donte tė thoshte me kėtė kryehistoriani i Skėnderbeut? Asgjė mė shumė veēse tė pohonte qė kriteri i kritereve pėr vlerėsimin e tė sjellit politik tė njė burri shteti mbetet qėndrimi ndaj atdheut, me tjetėr fjalė: atdhetaria. Pa e njohur punimin e Nolit pėr Machiavellin, pothuajse nė tė njėjtėn kohė nė “Gjergj Kastrioti pasqyra e atdhetarit shqiptar” Valentini kishte ngulmuar nė vendosjen e idealit atdhetar si kriter pėr gjykimin dhe vlerėsimin e heroit. Klerik njėri, klerik tjetri: ejani e thoni se nuk tėrheq vėmendjen fakti qė asnjėri syresh nuk sugjeroi si kriter tė tillė fenė ose idealin fetar. Por, tė bėjmė kujdes: Valentini na kujton t’u ikim pėrpjekjeve tė “disa projektuesave tė mendėsķs moderne mbi botėn e shkueme, asish qė e stilizojnė idén kombtare nė njė mjegull hegeliane”. Ndjesia atdhetare, simbas tij, ėshtė po aq e vjetėr sa shoqėria politike, e cila ėshtė nė natyrė tė njeriut dhe do tė mbetet e tillė pėrderisa njeriu tė mos ndėrrojė natyrė. Ndėrsa mendėsia atdhetare nuk pati qenė gjithmonė njė, por ka ndryshuar simbas kohėsh dhe rrethanash: perandoria, mbretėria, shteti nuk janė kėshtu veēse zgjerim i kuptimit themelor tė fisit ose tė qytetit. Vetėm me humanizmin, pėr mendimin e tij, zunė e u ndryshuan konceptet e u pėrftuan “atdhenat” modernė. “Kush don me e njoftė Gjergj Kastriotin atdhetar, duhet me dijtė e me e vendosė pikėnisht n’ate fazė tė mendėsķs atdhetare qė kjo e tija”, porosiste. “Skanderbegu i ri, me ato pak njoftime fillestare e thjesht praktike tė gjuhėvet tė vjetėrsķs qė kishte mujtė me xanė n’Edrene, s’mujte me kenė nji humanist enthusiast si pedantat e shekullit, - pėrfundonte ai. – Pėr kėte luftar, qė po kthehej prej nji Turkije vijanoz tė dalldisun n’atmosferė tė luftės shejte, nė gji t’Europės ku ushtote zani i Eugjenit IV, i Kaliksit III, i Piut II, ideali atdhetar s’mund t’ishte tjetėr konkretisht veēse ai i moēmi e i amshueshmi: pro aris et focis. Tė tillė e jo kund ndryshej na e diftojnė letrat qė dėrgoi nė Romė e pėrhapi nepėr Europė, aktet e Papvet, zani i pėrbashkėt e i padyshimėt i jetėshkruesavet, besimi qė i pshteti Europa”. Vlerėsime tė tilla realiste doemos qė u qėndrojnė larg elementeve idealizuese tė trashėguara nė historinė e jetės dhe bėmave tė Gjergj Kastriotit. Ngjashėm dhe po aq guximshėm u qėndronte larg elementeve detraktuese pėr “Princin” e Machiavellit edhe vlerėsimi i Nolit pėr tė si “ungjill i veprimit patriotik”. Nė parantezė: vėrtet, ēfarė lexonte shtetari ynė? Ja njė pyetje sė cilės nuk mund t’i iket, qė ta imponon jo vetėm pėrcaktimi realist i njė Valentini, por vetė kureshtja historike.

Psikologu
16-12-08, 14:06
Duke u nisur prej Barletit, jetėshkruesit e tij kanė renditur njė varg gjuhėsh qė ai paskėsh njohur: arabishten, turqishten, greqishten, italishten, deri edhe “ilirishten” (Historia, I, III verso). Mė fort se realitet faktik, numri i gjuhėve ngjan si njė desideratum i atit tė tij Marin Barleti. Paganeli nė Historinė e vet shėnon tė dhėnėn e trashėguar nga Historia universale e Cantłsė pėr tė ashtuquajturin Libėr tė Skėnderbeut, qė ndodhej nė Bibliotekėn e Dukės sė Madh tė Vajmarit: njė dorėshkrim nė pergamenė i shkruar nė ngjyrė Kine, ku paraqiten armė, pajisje, makineri lufte dhe shpikje tė tjera ushtarake tė shekujve XV-XVI, me gjasė dhuruar Gjergj Kastriotit nga mbreti i Napolit Ferrante (Histoire, 392 etj.). Edhe njė vepėrz tjetėr, e vogėl por e vyer, rezulton tė ketė qenė pjesė e “bibliotekės” sė heroit: njė “Ufice e Shėnmėrisė”, kodik i dekoruar e i bukurshkruar, me ē’duket dhuratė prej ndonjė miku tė shquar perėndimor. Ėshtė fjala pėr njė njoftim tė nxjerrė nga njė katalog ankandi i njė antikuari tė Librarisė Antikuare Hoepli tė Milanos, mė 1925: kodiku nė fjalė u shit nė atė ankand, mandej u rishit nė Londėr (Malaj: Necessitą d'un coordinamento, facsimile 18: Ufficio della B.M.V. di G. Castriota Scanderbeg, codice ms. del XV sec. conservatosi a Londra). Kastrioti Anonim i 1779-s, nė jetėshkrimin e tij bizar, na ka siguruar pėr tė: “Ndonėse gjithmonė i zėnė me luftėn, ai e donte leximin”. Madje edhe ka saktėsuar: “I rysur nė historinė greke dhe latine, ai i kishte zėt romanet. Komentarėt e Jul Cezarit ishin libri i tij i dashur…”. (Afėrmendsh qė njė aventurieri si ai historia nuk mund t’i zėrė besė: po ai ka saktėsuar edhe “ngjyrėn e gjelbėr” me tė cilėn vishej heroi Skėnderbe, “beretėn e kuqe me pendė” qė mbante mbi krye, “ēizmet e verdha” qė mbathte etj. Le Grand Castriotto, 101-102). Lamartini, romantik i pakorrigjueshėm edhe nė historiografi, si ka numėruar gjuhėt qė Skėnderbeu fliste, - arbėrishten, greqishten, turqishten, arabishten, italishten, - ka shtuar edhe se “ai hartonte vargje dhe kėndonte duke e shoqėruar veten me lirėn e epirotėve nė tė gjitha kėto gjuhė” (Histoire de la Turquie, III, 131). Duke i tejkapėrcyer pėrshkrime tė tilla bizare, historiani i Gjergj Kastriotit politik nuk mund tė mos ndalet para pėrcaktimeve tė Valentinit pėr idealin atdhetar tė heroit: “Porse, ka do elementa t’amshueshėm, qė e pėrbajnė atdhetarķn sot si e pėrbanė motit e do ta pėrbajnė deri nė t’ardhmen ma tė largtė: dashtnia pėr vendin e pėr popullin, zotsia nė tė naltsuem tė ndjesivet mā shejte tė tija, drejtsia, besimi n’ate dorė tė Zotit qė i krijon kombet e s’i len me hupė, trimnia; mbi tė gjitha shpirti i flijimit. Kėto e bajnė – dje, sot e pėrgjithmonė – Gjergj Kastriotin idealin e atdhetarit shqiptar, e kohėn e tij epopenė mā tė shkelxyeshme qė ka pasė ky komb”. Duken “tė vjetruara” vlerėsimet e Valentinit? Pėrpos njė amze “vjetrimi” qė na vjen prej gjuhės sė tij, nė tė vėrtetė thuajse gjithēka nė tezėn e tij rezulton moderne. Dhe ja sepse: sepse, me ndryshimet pėrkatėse tė shprehjes e tė stilit, vendosjen e idealit atdhetar si kriter pėr gjykimin dhe vlerėsimin e Skėnderbeut lexuesi modern e ka gjetur dhe mund ta gjejė sė rishti jo vetėm nė monografitė “Arbėria dhe pushtimi turk nė shek. XV” tė Athanas Gegajt (Louvain 1937) dhe “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu 1405-1468” tė Fan S. Nolit (New York 1947), por edhe nė studimet skėnderbegiane tė Aleks Budės, deri tek ato mė tė fundit: “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, jeta dhe vepra 1405-1468” tė Kristo Frashėrit (Tiranė 2002), “Skėnderbeu” (Tiranė 2005) dhe “Pėr Skėnderbeun” (Tiranė 2005) tė Kasem Biēokut etj. Fundja, tė bėjmė njė pyetje pėrfundimtare: me gjithė ndryshimet e kohėve e tė rrethanave, a nuk ka mbetur nde sot e gjithė ditėn ideali atdhetar kriteri i kritereve pėr gjykimin dhe vlerėsimin e burrave tė politikės? IV. Le ta heqim m’anėsh Valentinin, nė daēi edhe Nolin dhe Gegajn, Budėn me Frashėrin e me Biēokun etj. Kenneth M. Settoni, njėri ndėr studiuesit mė autoritarė tė Europės mesjetare dhe tė Kryqėzatave (kryeredaktor i veprės 5-vėllimshe “Histori e Kryqėzatave”, University of Wisconsin Press 1955-1990 etj.), i ka kushtuar disa faqe Gjergj Kastriotit politik nė vėll. II tė veprės madhore “Papati dhe Levanti 1204-1571" (American Philosophical Society 1976-1984). Duke e spikatur pikėrisht nė njė kontekst realist politikėn e tij, Settoni i mbyll faqet pėr tė me njė pėrfundim qė ia vlen tė citohet i plotė: “Skėnderbeu ishte jo vetėm njė nga ushtarakėt mė tė shquar tė shek. XV. Ai ishte gjithashtu njė realist politik. Historiani qė studion burimet dokumentare lidhur me karrierėn e tij gjen dėshmi tė pareshtura tė qartėsisė sė vizionit tė Skėnderbeut. Ashtu si papėt, ai kishte njė kuptim tė thjeshtė mbi marrėdhėniet me turqit: tė luftoje gjithmonė me ta, duke bėrė paqe (kur ishte e mundur) vetėm pėr tė fituar kohė pėr pėrgatitje tė mėtejshme pėr luftė. Sado tė rrekeshin venedikasit, gjenovezėt dhe grekėt moreotė tė peshonin protė dhe kundrat pėr bashkėjetesė paqėsore me turqit, Skėnderbeu ishte i mendimit se ēmimi pėrfundimtar i njė paqeje tė tillė do tė ishte robėria degraduese. Sado ndjesi nderi tė kishin pasur sulltanėt e mėparshėm, Mehmeti II as donte t’ia dinte pėr skrupuj moralė. Egoist i pamėshirshėm, ėndėrrimtar arrogant, ai nuk i jepte asnjė rėndėsi jetės njerėzore dhe nuk kishte kurrfarė respekti pėr dinjitetin e tė tjerėve. Sundues i njė shteti robėrish, ideja e tij pėr pushtimin e botės ishte thjesht robėrimi i njerėzimit. Prej kohėsh armiq tė ambicies perandorake, kudo qė ajo tė shfaqej nė Bizant apo nė Gjermani, papėve Turku i Madh [sulltani, - A. P.] nuk mund t’u dukej veēse dyfish i neveritshėm: si pushtues dhe si i pafe. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė ata iu kthyen Skėnderbeut si kampion i tyre. Ambicia e tij politike kufizohej nė Arbėri, ku ai po pėrpiqej tė ndėrtonte njė shtet tė centralizuar, duke i nxjerrė prijėsit grindavecė prej bastioneve tė tyre malore. Por edhe ata kishin afeksionin e tyre prej malėsori pėr pavarėsinė dhe shpesh thirrėn Turkun e Madh pėr t’i ndihmuar kundėr tiranisė sė Skėnderbeut. Kishte, megjithėkėtė, njė ndryshim mes kėtyre dy kuptimeve arbėrore pėr lirinė. Prijėsit shikonin mbrapa me nostalgji nga njė e kaluar kaotike, ndėrsa Skėnderbeu shikonte pėrpara drejt krijimit tė njė shteti tė krishterė tė centralizuar. Sundimi turk do tė vinte paskėtaj pėr t’u dhėnė arbėrve mė tė keqen e tė dyja botėve, sė paku simbas opinionit tė Skėnderbeut: duke imponuar qeverisjen arbitrare tė prijėsve tė frikur dhe duke e shkėputur Arbėrinė nga respublica Christiana, commonwealth-i i Europės” (The Papacy and the Levant, II, 195).

Psikologu
16-12-08, 14:07
Nėse pranohet qė ēdo politikė ėshtė njė pėrzierje idealizmi dhe realizmi, Skėnderbeu atėherė shfaqet qartė nė pikėprerjen e kėtyre tė dyjave. Ndėrsa prej veprimtarisė sė tij politike del i besueshėm profili i tij prej realisti politik, siē e nxjerr nė pah Settoni, jo mė pak i besueshėm shfaqet profili i tij prej idealisti politik. I mahnitur prej moralitetit tė kėtij burri lidhur me rrethanat e ndėrhyrjes sė tij nė “luftėn dinastike” nė Itali, tė tillė ia pėrvijoi atij kėtė profil, fjala vjen, njė Francisc Pall, – kritiku mė i rrepte i Barletit ky, – i cili gjithashtu ia vlen tė citohet: “Nuk duhet harruar, mė nė fund, mbresa mjaft e mirė morale qė la kjo ndėrhyrje e heroit arbėr nė tė mirė tė sė njėjtės ēėshtje qė ai e quante tė drejtė, d.m.th. nė njė luftė qėndrese kundėr ndėrhyrjes sė huaj, asaj frėnge, tė mbėshtetur brenda vendit nga rebelimi feudal. Nė kėtė luftė Skėnderbeu u lėshua nė mėnyrė tė vetvetishme, i shtyrė nga njė ndjesi mirėnjohjeje pėr ndihmat – ndonėse mjaft modeste – tė marra nė luftėn antiturke nga ana e aragonezėve tė Mbretėrisė sė Napolit. Dhe edhe njerėz me mendje aq tė pėrllogaritur, aq dinakė dhe aq tė paskrupuj, nė atė mjedis tė shekullit XV ashpėrsisht egoist dhe me pabesi tė pėrgjithshme, sikurse ishin Francesco Sforza dhe Ferranteja i Aragonės, u dėftuan – ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye! – posaēėrisht tė ndjeshėm kundrejt njė shpirtmadhėsie tė tillė dhe njė besnikėrie aq tė ēiltėr” (I rapporti, 150). Ai mjedis i shekullit XV, ndėrkohė e imoralitetit mė tė thellė politik, i pati dhėnė shkas aspiratės pėr “princin” ideal tė Niccolņ Machiavellit (1469-1527), bashkėkohės i Barletit ky. Nė vizionin e sekretarit tė pėrhimė tė Firences sė asaj kohe – e quajtur edhe “shteti i parė modern i botės” – princi ideal duhej tė ishte prijės dorėfortė, ushtarak dhe shtetar i aftė, i mbushur me dashuri pėr atdheun, luftėtar pėr lirinė e tij dhe bashkimin e tij, “burrė” i njėmendėt nė mendime e veprime: kėshtu e parakuptonte nė tė vėrtetė termi i tij i parapėlqyer “virtł” prej italishtes sė moēme vir = burrė. Tė vihet re: koha e Machiavellit, dhe njėherėsh e Barletit, ishte koha e “portreteve” tė burrave tė tillė, ndaj vjen e kuptueshme qė shkruesit e mėdhenj tė saj tė ishin edhe “portretistė”; nė tė shumtėn e rasteve madje me “modele” qė as e patėn ditur kurrė se kishin “pozuar” pėr ta. Nėse Barleti la tė realizuar pėr pėrjetėsinė portretin e “Princit tė Epirotėve”, Machiavelli mbeti tek ėndrra e njė “burri” virtual, qė mund tė ishte qoftė edhe “duka i Valentinit”, i cili nė tė vėrtetė as ekzistonte. Komentuesit e tekstit tė tij dalin rėndom nė pėrfundimin: Mirėpo... Princi i tij nuk erdhi! Ai nuk i erdhi vėrtet Italisė sė copėtuar e tė grirė prej luftėrash civile, atdhe sa i republikave tė ndritura aq edhe i tiranive mė tė errėta, i pasioneve dhe urrejtjeve politike gati tė pėrjetshme, i partive qė thuajse e kishin humbur pėrfundimisht domethėnien e tyre politike. Porse, nė bregun pėrkundrejt njė burrė i tillė ishte shfaqur dhe ishte ngritur duke u bėrė realitet: figurė shumė mė afėr “princit tė Rilindjes” europiane se ēdo Cesare Borgia egėrshan i mjediseve italike. Keqkuptimi i idealit atdhetar tė lirisė dhe tė bashkimit mund tė ketė bėrė qė figurės sė kėtij burri tė Arbėrisė t’i jetė kundėrvėnė ndonjėherė jo “modeli ideal” i Machiavellit, por ajo ēfarė quhet e vdekur prej ideve tė fiorentinit mendjehollė: pjesa pėr tė cilėn ai u bė “famėkeq”. Ėshtė pjesa mė trashanike e mendimit tė tij, “zgjyra”, e quajtur edhe “makiavelizėm”. Ajo ishte, me sa kuptohet sot, haraēi i paguar ėndrrės pėr njė “Dukė tė Valentinit”. Pėr njė ballafaqim me kėtė “makiavelizėm” duket ta ketė pasur fjalėn qysh nė shek. XIX historiani i Republikės sė Venedikut Samuele Romani i cili, duke kallėzuar mbrapshtitė e kurdisura vijimisht prej Sinjorisė kundėr atij “njeriu tė mrekullueshėm”, – kėshtu e ka quajtur ai Skėnderbeun nė Historinė e Venedikut, – pėrfundonte: “Aq dyfaqėshe dhe e mbrapshtė ishte politika e atyre kohėve, ajo politikė tė cilėn, sikurse ēdokush e sheh, Machiavelli njė shekull mė mbas nuk e shpiku, por vetėm sa e pati zbuluar faqe bote” (Storia documentata, IV, 242-243). Ėshtė fjala, pra, nė rastin e burrit tė Arbėrisė pėr njė model politik qė e kapėrcen figurėn e “kryqtarit” fanatik apo edhe tė “kalorėsit” impozues, duke e afruar atė mė shumė tek ajo e “shtetarit tė ndritur”. V. Ēfarė ngre peshė nė historinė e tij politike ėshtė fakti qė, edhe kur Gjergj Kastrioti tė mos ishte mė, ideja e luftės ēlirimtare antiturke – qė zėvendėsonte dalėngadalė atė tė kryqėzatės – do tė vijonte sė toku me projektet pėrkatėse. Dy vjet mbas vdekjes sė tij, me rėnien nė duart e turqve tė Negropontit – katastrofė qė nė Europė bėri pėrshtypje edhe mė tė madhe se rėnia e Kostandinopojės – ishte kardinali Visarion qė hartonte njė thirrje tė re pėr “luftė tė shenjtė” kundėr turqve. Njė tjetėr kujtesė pėr luftė, me konceptim thuajse kryekėput ushtarak, hartonte nė muajt e parė tė 1480-s pėr papėn Sikst IV (1471-1484) njė Martin Segoni, peshkop i Ulqinit. Ishte koha kur Otranti rrezikohej prej ekspeditės detare tė Gjedik-pashės dhe kujtesa e tij titullohet pikėrisht Mbi pajisjen [mbrojtėse] tė Otrantit dhe mbi organizimin ushtarak turk dhe prejardhjen e tij; ajo nuk u mor parasysh dhe flota turke do tė zbarkonte nė Otrant krejt sikurse Segoni e kishte parashikuar. (Nė kujtesė ngulmohej posaēėrisht nė nevojėn e njė ekspedite detare me anije tė lehta tė pėrshtatshme ad cursum nė brigjet epirote dhe arbėrore, nė zonėn Durrės-Korfuz, nė mėnyrė qė flotės turke t’i pengohej kalimi pėr nė bregun italik etj.) Pėr njė projekt tė ri lufte antiturke do tė bėhej fjalė edhe gjatė ekspeditės sė Charles-it VIII nė Itali, mė 1492. Edhe papa Aleksandėr VI shpallte njė fushatė tė re nė mbėshtetje tė forcave hungare, duke dėrguar njė flotė 13 luftanijesh nė brigjet greke. Nė jehonė tė bullės sė tij do shėnuar projekti kėrshėror i njė arbėreshi tė Greqisė, i quajtur Aleks Qeladhoni (Alessio Celadoni), peshkop i Galipojės sė Apulisė, me anė tė sė cilės dėftonte rrugėt qė duhej tė ndiqnin ushtritė e krishtera “kundėr Turkut”: ndėrsa ushtria e tokės duhej tė marshonte drejt Serbisė dhe Trakės, ushtria e detit duhej tė nisej nga Italia e jugut dhe tė zbarkonte nė bregun arbėr, saktėsisht nė Apoloni dhe Durrės, pėr tė vijuar mandej fushatėn drejt Maqedonisė e Thesalisė. Thirrje lufte pėr ēlirimin e Kostandinopojės nga pushtuesit turq dhe pėr dėbimin e tyre nga Europa do tė lėshonte edhe papė Leoni X, madje duke premtuar tė vihej vetė nė krye tė saj. Simbas kėtij projekti Perandori do tė sulmonte nga “Ballkani” me gjermanėt, polakėt dhe hungarėt, nga ana e Epirit do tė sulmonin frėngjtė, italianėt dhe zviceranėt, ndėrsa detyra pėr tė sulmuar prej detit nga ana e Galipojės u caktohej anglezėve dhe spanjollėve

Psikologu
16-12-08, 14:08
Njė fushatė antiturke do ta niste mė 1535 edhe mbreti Charles V. Beteja si ajo e Lepantit mė 1571 do tė pėrbėnin ēaste historike nė tė cilat u duk sikur “fryma kryqtare” t’i paskėsh pushtuar pėrsėri perėndimorėt. Mbas fitores nė Lepant, pėr shembull, Don Juani i Austrisė i shkruante kryepeshkopit tė Monemvasies, Makar Melisenės, pėr ta njoftuar se do tė vinte sė toku me flotėn e tij, duke kaluar nėpėr Korqyrė (Korfuz), “pėr shtimin e shoqėrisė sė tė krishterėve dhe pėr tė mirėn e pėrbashkėt”. Mė 1583-1584 njė tjetėr projektues i luftės antiturke shfaqej me Sigismundin e vetėquajtur “princ i Transilvanisė, i Moldavisė, i Maqedonisė e i Arbėrisė”, i cili i drejtonte nuncit papnor nė Vjenė njė projekt pėr “ēlirimin e Levantit”. Nė fund tė shek. XVI nė organizimin e njė fushate antiturke u pėrfshi edhe papa Klement VIII (1592-1605). Mes projektit kryqtar dhe komplotit konspirativ do tė lėvizte nė fillim tė shek. XVII plani i Dukės sė Neversit (1612-1618), nė planin e tij, nė tė cilin gėrshetoheshin sulmi ushtarak kryqtar me kryengritjen e popujve tė robėruar prej turqve nė rajon, pėrfshiheshin me negociata njė kont i Chāteau-Renaudit, njė Pietro de Medicis, majnotėt e Moresė me peshkopin e tyre Neofit, peshkopėt e Zygos, Lakedemonės, Lepantit dhe Artės, Menomvasies, Metropoliti i Bullgarisė, peshkopi i Durrėsi Hariton, qė duhej tė hapte portėn e “Ballkanit”, dhe posaēėrisht “kryengritėsit arbėr”. “Ata [tė dėrguarit e Dukės] vajtėn nga toka me dy komandantė vendės dhe vizituan disa peshkopė dhe njerėz me rėndėsi nė vendet e Maqedonisė, Serbisė, Arbėrisė, Dalmacisė dhe Kroacisė”, saktėsohet nė Kujtesėn e Dukės sė Neversit, tė 24 shtatorit 1615, pėr mbretin Filip III. Nė kėtė projekt brendashkruhet edhe mbledhja e njė Kuvendi nė Kuē tė Arbėrisė, nė tė cilin merrnin pjesė “krerė kryesorė tė tė gjitha vendeve, d.m.th. tė Arbėrisė sė Epėr, Bosnjės, Maqedonisė, Bullgarisė, Serbisė, Hercegovinės dhe Dalmacisė qė e kishin turqit” nė bashkėveprim edhe me Himarėn etj. Pavarėsisht rezultatit tė projekteve tė tilla, ideja e qėndresės antiturke e ndėrkallur nė idealin e luftės ēlirimtare u shndėrrua nė ide pėrēuese, e cila funksionoi si faktor koheziv mes popujve tė kontinentit europian pėrkundrejt kėrcėnimit pėrparues tė fuqisė ushtarake osmane. Edhe me zmbrapsjen qė ideali i luftės antiturke pėsonte, ajo ide nuk u rrėgjua me kalimin e shekujve: e tillė vijoi tė shfaqej dhe rishfaqej nė veprat e humanistėve tė Rilindjes, prej Erasmit (tė Roterdamit), te njė Leibnitz, njė Volney etj. Ribotimet, dhe sidomos pėrkthimet, e jetėshkrimit tė Barletit pėr “tė Krishterin e Madh” gjatė shekujve XVII-XVIII me rishfaqjen e kėtij ideali dhe, pėrkatėsisht, ideje pėrkonin. Kur nė fillim tė shek. XVIII ushtritė turke tė Ahmetit III do ta bezdisnin edhe njė herė Europėn, thirrjen drejtuar princėrve tė krishterė pėr njė “kryqėzatė tė re” do ta thurte nė librin e tretė tė Odeve tė tij njė poet, Jean-Baptiste Rousseau: ėshtė njė hartim i gjatė, gjithė figura e metafora, kryevepėr retorike. Kėsodore edhe ideja e “kryqėzatave tė vonėta” (the later Crusades), duke dalė nga realiteti e duke kaluar nė retorikė, kishte marrė teposhtjen. Mirėpo prej konstruksionit ideologjik dhe politik tė pėrftuar prej saj rezulton tė ketė mbetur njė trashėgimi deri nė kohėn tonė, kur nė procesin e bashkimit tė Europės vjen e rishfaqet ende nė diskutime ideja e bashkėsisė sė quajtur tradicionalisht Christianitas. Si e tillė, ajo ėshtė nė ditėn e sotme edhe rast pėr refleksion historiko-kritik mbi qėndrimin e qytetėrimit tė krishterė ndaj luftės. Nė njė epokė rragatjesh pro dhe kundėr luftės, edhe historia politike e Skėnderbeut na kujton qė opcioni i luftės nuk ka pasė qenė pėrjashtuar asnjėherė kryekėput as nga doktrina, as nga praktika e qytetėrimit tė krishterė. Kalendari i Kishės prej kremtesh qė pėrkujtojnė ngadhėnjime ushtarake ėshtė piketuar: nga “Lufta e Kryqit tė Vėrtetė” fituar nga perandori Herakli, te fitorja e Janko Hunyadit dhe Giovanni Capistranos kundėr turqve nė muret e Beogradit, te ngadhėnjimi i tė krishterėve nė Lepant, te fitorja e Jan Sobieskit pėr mbrojtjen e Vjenės prej ushtrive turke, dhe me radhė. Duke saktėsuar se “paqja nuk ėshtė thjesht mungesė e luftės” (Kanoni 2304), Katekizmi i Kishės katolike ka nėnvizuar se parimi i heqjes dorė nga pėrdorimi i dhunės merr kuptim si dėshmi e dashurisė ungjillore vetėm me kusht qė “kjo tė bėhet pa paragjykim pėr tė drejtat dhe detyrat e njerėzve e tė shoqėrisė” (Kanoni 2306). I njėjti katekizėm vendos kushte tė pėrpikta pėr ushtrimin e forcės sė armatosur (duke pėrjashtuar me kėtė ēdo pacifizėm “parimor”): kur dėmi i shkaktuar kombit ose bashkėsisė sė kombeve nga njė agresion tė jetė i vijueshėm, i rėndė e i sigurt; kur tė gjitha mjetet e tjera pėr t’i dhėnė fund atij tė kenė rezultuar tė papraktikueshme ose tė paefektshme; kur tė ketė kushte tė bazuara pėr sukses; kur pėrdorimi i armėve tė mos shkaktojė tė kėqija dhe trazira mė tė mėdha nga e keqja qė lypset luftuar (Kanoni 2309). Nuk mund tė mos vėrehet se, pavarėsisht rezultatit tė “projekteve kryqtare” nė tė cilat Skėnderbeu u pėrfshi ose jo, prej asaj ēfarė Skėnderbeu pėrftoi – me njė vizion gati-gjenial tė rrethanave – diēka mbeti. Njė diēka qė do tė zhvillohej, qoftė edhe nė forma shumė tė ndryshme. Mund tė mbahen tė diskutueshme nė ditėn e sotme pėrcaktime si ato tė Šufflayt dhe/ose tė Jirecekut pėr realizimin nga ana e Gjergj Kastriotit tė njė formacioni tė mirėfilltė politiko-fetar, qė ata e quajtėn “shteti mė i madh i krishterė tė Ballkanit”: “Nėn Skėnderbeun bėrthamat e shumta shtetėrore shkrihen nė njė shtet tė vėrtetė, i cili mbas rėnies sė Kostandinopojės, Serbisė dhe Bosnjės ėshtė i fundmi shteti mė i madh i krishterė i Ballkanit” (Šufflay: Povijest, 18); “Me rėnien e Bizantit, Serbisė dhe Bosnjės, Arbėria mbeti i fundmi shtet i madh i krishterė nė Gadishull” (Jirecek: Albanien, 82:). Edhe masa e amortizimit tė impaktit turko-osman ndaj Europės, pėr tė cilin Gjergj Kastrioti u lavdėrua aq shpesh, mund tė diskutohet. Por ajo ēfarė nuk mund tė vihet nė diskutim ėshtė se, nėn Skėnderbeun, edhe arbėrit e tij, si popull bashkėndihmues nė qėndresėn dhe nė luftėrat antiturke, e ndjenė veten kryekėput europianė. Me tė tjera fjalė: e ndjenė veten pjesėmarrės e pjesėdhėnės tė njė sistemi tė pėrbashkėt tė menduari e tė vepruari.

Psikologu
16-12-08, 14:09
Do tė thotė kjo qė, mbi njė konstruksion qė sot na duket thjesht “fetar”, erdhi e u realizua nė ato kontingjenca njė konstruksion mirėfilli politik. Ky ėshtė njė fakt qė nė historinė e Europės nuk do tė harrohet mė, si dhe qė nė historinė e Arbėrisė – edhe nė u rrekshin – nuk do tė mundin ta fshijnė. Askush, as ndėr “arbėrit” modernė tė thashethemeve elektronike, nuk do tė mundė t’i shpėtojė mė ngashėnjimit prej kėtij kujtimi qė rihet e pėrtėrihet nėpėrmes shekujve: ėshtė fjala jo pėr kujtimin e asaj qė u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por pėr Arbėrinė e kohės skėnderbegiane. “Gjithēka dėfton se deri nė pushtimin osman Arbėria kishte ndjekur zhvillimin civil tė Europės sė [atyre] kohėve”, ka pas vėnė re Francesco Chetta-Schirņi nė hyrjen e njė punimi tė tij rreth familjes sė Kastriotėve (I Castriota, 1). Dhe, ē’ėshtė e vėrteta, do tė rezultonte e pamundur e kundėrta: qė nė marrėdhėnie tė vijueshme me Bizantin, nga njėra anė, si dhe me Republikėn e Venedikut, me Mbretėrinė e Dy Siqelive dhe tė Napolit etj., nga tjetra, Arbėria e atyre kohėve tė mos kishte ndier influkset mirėbėrėse tė qendrave tė kulturės, artit, tregtisė sė Europės. Pa pėrfilljen e kėtij konstruksioni tė ri tė modeluar mbi konstruksionin e mėparshėm, asokohe vetėm nė pėrftim e sipėr, nuk do tė mund tė kuptohej pozicioni i arbėrve nė raport me kontinentin europian jo vetėm gjatė periudhės sė luftėrave antiturke tė udhėhequra prej Gjergj Kastriotit, por edhe mbas tyre, atėherė kur ata do t’i pėrfshiheshin pėrdhunshėm njėsisė sė re perandorake qė do tė instaurohej gjatė shekujve XVI-XIX nė juglindje tė kontinentit: Perandorisė osmane. Nė njė kontekst si ky qėndresa dhe luftėrat antiturke tė Skėnderbeut ngrenė peshė si pėr ē’i pėrket pėrfshirjes sė tij nė historinė e madhe tė Europės, ashtu edhe pėr pozicionin ndėrkombėtar nė tė cilin, nė kapėrcyellin e Mesjetės dhe Kohės sė Re, ai e vendosi Arbėrinė e tij; prej njė kėsi pozicioni ai vetė rezulton, pa asnjė dyshim, personaliteti mė i madh jo thjesht ushtarak, por politik i historisė sė Arbėrisė dhe njėherėsh figura arbėrore mė e spikatur e historisė sė Europės sė epokės sė tij.