PDA

View Full Version : Celuliti! Gjithmone problem


~AnnA~
17-12-08, 17:25
Celuliti konsiderohet patologji dhe ėshtė njė nga problemet mė shqetėsuese tek femrat. Nė rastet me celulit, themi qė sasia e yndyrės ėshtė mbi limitin standard tė normales, d.m.th, mbi 22 % tė peshės trupore.

Celuliti ka volum, sepse nė fazėn e zhvillimit tė tij kemi zmadhim tė qelizės dhjamore dhe si pasojė, deformim tė pjesėve tė ndryshme tė trupit. Ai ėshtė i dukshėm nė pozicion vertikal dhe ka efekt pamor tė ngjashėm me lėkurėn e portokallit.

Kjo zonė ėshtė e mbingarkuar me ujė dhe yndyrė dhe kėshtu deformon enėt e gjakut e pengon qarkullimin normal tė tij. Nėse nuk marrim masa, celuliti do tė akumulohet nė vazhdimėsi. Pėr ta luftuar ose parandaluar atė, duhet njė aktivitet fizik i pandėrprerė.

Nė rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrave, tė sheqerit dhe tė brumėrave. Duhet konsumuar njė sasi e madhe uji deri nė 3 kg nė ditė, sepse oksigjeni qė pėrmban uji e eliminon celulitin nė njė masė tė konsiderueshme. Nė trajtimet estetike ėshtė mjaft efikase baltoterapia me produkte organike si: alga deti, kėrpudha tė konservuara nė parafinė.

Ky trajtim ndihmon rrėzimin e celulitit dhe rezultatet janė tė kėnaqshme. Ky trajtim shoqėrohet me tonifikimin e muskulaturės. Detyrimisht duhet t’i nėnshtrohesh aparateve me elektroda, siē janė: Top Slimmer, Ultratonic etj. Kjo ėshtė gjimnastikė pasive ose dobėsim nė mėnyre dembele. Kėto trajtime janė tė kushtueshme, por tė rehatshme. Ndryshe mund tė ushtroheni nė natyrė ose palestėr, por gjithmonė mos harroni ujin qė ėshtė element i rėndėsishėm. Me vullnet ēdo gjė arrihet. Pas kėtyre trajtimeve do tė keni njė trup perfekt. Humbja nė peshė tė jep sadisfaksion dhe ndihesh mė energjik dhe mė i shėndetshėm.

Pėrdorimi i kremrave

Ėshtė lufta mė komode. Komode, sepse nuk kėrkon orė tė harxhuara nėpėr sallone estetike. Dhe relativisht mė e lira. Sė paku pėr faktin se nuk paguan dikė tjetėr pėr tė tė bėrė masazhin. Mund tė gjenden nė tė gjitha dyqanet e mira tė kozmetikės Palestra Palestra mund tė mos ndihmojė qė tė heqėsh celulitin. Por as nuk ta shkakton kurrsesi. Pėr mė tepėr, duke ndihmuar nė tonifikimin e muskujve. Nėse je duke bėrė njė tjetėr trajtim, nėpėr sallone apo nė shtėpi, seancat e rregullta tė fitnesit tė ndihmojnė qė rezultati tė jetė mė i arrirė.

Pėr tė arritur tonifikimin e duhur, nevojiten sa mė shumė ushtrime me vegla. Sidomos pista e vrapimit apo biēikleta.

Kujdes me ushqimin

Ushqimi vazhdon tė mbetet i akuzuari kryesor kur vjen puna tek celuliti. Dhe ato kėshillat qė tė mos konsumohen tė skuqura, nuk janė fjalė boshe dietologėsh, tė cilėt e gjejnė kėnaqėsinė e tyre duke na kėshilluar qė tė konsumojmė vetėm ato ushqime qė nuk na shijojnė deri nė fund: perime, supėra dhe sallatra. Pra, tė hash gjithė ditėn ato qė quhen ushqimet e shėndetshme dhe tė ėndėrrosh natėn njė picė gjigande... Tė ndaluarat tė shijojnė, por lajmi i mirė ėshtė se nė rastin e celulitit, nė ndryshim nga dietat e forta qė shėrbejnė pėr rėnie drastike nė peshė, nuk ndalohet gjithēka pėrfundimisht.

Mund tė bėhet edhe “mėkati” i ngrėnies sė picave. Por pa e tepruar. Dhe me njė sekret tė vogėl qė e ka emrin ujė. Sa mė shumė ujė. Nga dy deri nė pesė litra nė ditė. Me shpresėn se njė gjė e vogėl si uji tė ndihmon t’i afrohesh pėrsosmėrisė.

Marre nga:Panorama