PDA

View Full Version : 'Albanėt me Famė nė Mijėvjeēarė' (Nga Troja e Lashtė Deri nė Ditėt Tona)


Psikologu
17-12-08, 20:32
'Albanėt me Famė nė Mijėvjeēarė' (Nga Troja e Lashtė Deri nė Ditėt Tona)


Ky ėshtė titulli i librit tė autores Elena Kocaqi. Libri ndėrtohet mbi studimin qė autorja ka bėrė nė lidhje me rrėnjėt e shqiptarėve, tė cilėt kanė lėnė gjurmė nė historinė botėrore. Ajo shqiptarėt i shikon si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive tė mėdha, qė nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romės, e Bizantit dhe Osmane. Kėta perandori thotė autorja "janė nė thelbin e tyre perandori tė krijuara dhe qeverisura nga shqiptarėt, apo nga paraardhėsit e tyre, pellazgo-ilirėt. Ata nė rolin e qeveritarėve, i kanė dhėnė botės zyrtarisht fenė njėzotėshe dhe janė arkitektėt dhe financuesit e veprave tė kultit mė tė vjetra dhe mė tė famshme tė botės. Shqiptarėt kanė dhėnė kontributin e tyre pėr krijimin e disa shteteve moderne si tė Egjiptit, Turqisė, Greqisė, Rumanisė, Italisė etj."
"Shqiptarėt janė gjyshėrit e kombeve dhe gjuhėve tė Europės si dhe krijuesit e qytetėrimit mė tė lashtė etnik evropian dhe nuk meritojnė tė trajtohen siē janė trajtuar, sidomos nė shekullin e XX. Bota duhet tė dijė tė shfrytėzojė dhe tė kanalizojė aftėsitė e shqiptarėve nė drejtimin e duhur, pėr tė kontribuar pėr tė mirėn e njerėzimit dhe, pėr ta bėrė kėtė, ajo duhet tė njohė historinė e vėrtetė tė kėtij kombi."

Psikologu
17-12-08, 20:33
Nė kėtė libėr, autorja flet pėr lėvizjet pellago-ilire dhe kontributin e tyre nė krijimin e popujve tė Evropės. Autorja flet pėr Mbretėrinė trojane, Dinastitė trojano-dardano-albane tė Evropės; pėr dinastinė maqedone; pėr Aleksandrin e Madh tė Maqedonisė; dinastia e Epirit (Pirro i Epirit); Dinastia e Ptolemenjve nė Egjipt; Perandorėt dhe strategėt ilirė tė Romės; Kostandini i Madh; Perandorėt ilirė tė Bizantit; Kryeministrat shqiptarė tė qeverisė osmane si dhe shumė figura tė shquara me origjinė shqiptare.

Nė realizimin e kėtij studimi, autorja ėshtė mbėshtetur nė autorėt Antikė dhe tė Mesjetės. Nė mėnyrė tė veēantė ka studjuar autorėt gjermanė, pėr tė cilėt thotė se janė mė tė besuar sepse janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė popujve pellazgo-ilirė, qė lėvizėn drejt Evropės, dhe janė dėshmitarė tė ngjarjeve pėr tė cilat autorėt grekė nuk kanė dijeni, sepse janė mė tė vonė se ata.

Krijimin e popujve tė Europės autorja e lidh me lėvizjet e popujve tė qytetėruar tė kohės qė janė trojanėt. Populli qė doli nga pėrmbytja e madhe. Pasardhėsit e Noes u vendosėn nė Europė. Legjenda e ardhur nėpėrmjet Apianit thotė se "Kėtė emėr (Ilir) ky vend (bėhet fjalė pėr Ilirinė - Linda) e mori nga Iliri i biri i Polifemit. Bijtė e ciklopit Polifem dhe Galatės tė quajtur Keltė, Ilirė dhe Galė lanė Siēilinė dhe bėnė sundimtar mbi fiset tė cilat nga emrat e tyre u quajtėn Kelt, Ilir dhe Galė" Pra, legjenda tregon se keltėt, ilirėt dhe galėt janė vėllezėr. Dhe kėto vėllezėr populluan Ballkanin, Anglinė dhe Francėn.

Njė lėvizje tjetėr popullsie qė ndikoi nė krijimin e popullsive tė Europės ėshtė ajo pas Luftės sė Trojės. Heronjtė e Trojės me fiset e tyre, qė shpėtuan nga shkatėrrimi, u shpėrngulėn pėr nė Europė. Ene Dardanidi u vendos nė Itali, ku pasardhėsit e tij themeluan Romėn dhe mė vonė Perandorinė Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos nė Angli. Por atje gjeti popullsinė, e tė njėjtit gjak tė tij, qė kishte krijuar Albionin, siē quhej Anglia e lashtė. Kurse Briti i dha kėtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndėrtoi Londrėn, nėn shembullin e Trojės, duke e quajtur Troja e re. Popullsia anglo-saksone pėrbėn lėvizjen e tretė tė popullsisė, qė u shpėrngul nė Angli. "Pėr tė qenė sa mė tė qartė, - thotė autorja - dyndjet e popullsive nė Britani janė kryer nė disa valė, por mė tė rėndėsishmet kanė qenė dy. Sė pari, dyndja dardane e shekullit tė XI p.k. dhe sė dyti, dyndja anglo-sake nė shekullin e VI-VII tė erės sė re. Bashkimi i kėtyre dy popullsive krijoi kombin britanik." faqe 46.

Psikologu
17-12-08, 20:33
Kėta popuj e dinin fare mirė qė kishin njė prejardhje. Kur Cezari, qė rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninė, nė vitin 55 p.k., i dėrgon letėr mbretit tė Britanisė, qė tė nėnshtrohet pa luftė, pėrgjigja qė mori, nga mbreti Kasabeli, ishte e tillė: "Kėrkesa jote Cezar ėshtė skandaloze, derisa i njėjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakėt dhe te britanikėt dhe i njėjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet tė jetė njė urė miqėsie dhe kėtė duhet tė na kishe kėrkuar ne, dhe jo sllavėrinė" f.53
Po ashtu Cezari e dinte lidhjen me britanikėt dhe thoshte: "Nė tė vėrtetė ne romakėt dhe britanikėt kemi tė njėjtėn origjinė, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynė i parė pas shkatėrrimit tė Trojės ishte Enea. Briti, qė kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit tė Enes". f.47

Po kėshtu autorja e shikon popullsinė franceze si njė bashkim tė popujve galė (qė e morėn emrin nga Gali vėllai i Ilirit dhe i Keltit), frankė (qė e morėn emrin nga Franko trojani 1181-1171 p.k.), tė ardhur nė kėtė territor pas rėnies sė Trojės, dhe tė romakėve. Ata i dhanė kryeqytetit tė Francės emrin Paris pėr tė kujtuar, princin Trojan, Parin, tė birin e Priamit, qė rrėmbeu Helenėn e bukur dhe u bė shkas pėr luftėn e Trojės dhe rrėnimin e atij qytetėrimi. Por qė realisht ajo bėri dhe historinė.

Teutonėt njė nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atė skandinav.

Psikologu
17-12-08, 20:34
Pra autorja konkludon se "Fiset kryesore, tė cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janė frankėt, teutonėt, gotėt, anglo-saksėt, normanėt, langobardėt etj. Tė gjitha kėto fise kanė ruajtur nė historinė e shkruar nga vetė ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftėrat qė kanė bėrė dhe vendet ku u vendosėn. Ajo qė ka ruajtur njė popull nė traditėn e tij, ėshtė shumė herė mė e vlefshme, nga ajo qė thonė tė tjerėt pėr tė. Kėta popuj qė populluan Europėn dhe qė i dhanė botės qytetėrimin mė tė lartė qė ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiēi, ashtu siē ėshtė thėnė deri mė sot, por ishin pasardhės tė gjyshėrve tė tyre etnikė evropianė, sepse rrjedhin nga ata." f.63.
"Troja u shkatėrrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetėrimi i saj i lavdishėm. … fiset trojane emigruan nė Itali, Britani, Irlandė, Francė dhe themeluan mbretėritė trojane atje, … Nuk ishte rastėsi qė Evropa Perėndimore ngriti qytetėrimin dhe kulturėn mė tė lartė qė ka njohur njerėzimi, sepse ata ishin njerėz me kulturė tė lashtė, ishin trojano-dardano-albano-ilir.
Trojano-ilirėt nuk vdiqėn, ata janė tė gjallė dhe sot mė tė fortė se kurrė, pasi kanė ngritur qytetėrimin dhe shtetet mė tė forta tė botės sė sotme si ato amerikano-veriorė, anglezė, gjermanė, francez, skandinavė etj." f.19

Njė fakt historik, qė ėshtė pėrdorur nga autorja, pėr tė provuar origjinėn e njėjtė tė kėtyre popujve, ėshtė edhe e dhėna antroplogjike, pėr racėn shqiptare dhe evropiane. Pėr tė pėrcaktuar etnitė dhe racat, shpesh, antropologjia ka si etalon matės treguesin e kafkės sė kokės. Nė bazė tė madhėsisė sė kafkės sė kokės popullsia ndahet nė:
Brachycephalas qė tregon njė kokė tepėr e gjerė madje quhet dhe koka e rrumbullakėt. Treguesi cephalik ėshtė mbi 80.
Mezocephalas qė ėshtė njė kafkė koke mė e ngushtė se ajo e para. Treguesi cefalik ėshtė 75-80.
Dolicephalas qė ėshtė njė kokė e gjatė dhe e hollė. Treguesi cephalik ėshtė nėn 75.

Psikologu
17-12-08, 20:35
Etnitė brachycephalas, janė mė tė vjetrat e Evropės. Shqiptarėt me njė tregues cephalik nga mė tė lartėt nė Evropė (me tregues 85-90), shpesh quhen dhe si hiperbrachycephalas. Janė brachycephalas si shqiptarėt, gjithashtu Gjermania, Austria, Zvicra, Franca Lindore, Belgjika nė pjesėn mė tė madhe tė saj, popullsia e Karpateve nga dolėn Rumunėt dhe Hungarezėt. Popullsi brachycephalas, ka njė pjesė e Irlandės, Skocia, njė pjesė e Holandės perėndimore e quajtur Frizia, bregdeti perėndimor i Norvegjisė, njė pjesė e madhe e Danimarkės e Islandės dhe Italia Veriore e Qėndrore. Edhe Armenia nė Kaukaz ka tė njėjtin tregues qefalik. Pjesa bregdetare e Bosnjės dhe malit tė Zi. Britanikėt dhe pjesa veri-perėndimore e Evropės ka qėnė brachycephalik, por nė shekujt X-XI ka njė dyndje nordike, qė janė dolicephal, dhe kjo shkaktoi pėrzierje.

"Sa tė rrosh do tė mėsosh" thotė populli ynė. Ndėrsa filozofi i lashtėsisė Sokrati thoshte "unė di njė gjė qė nuk di asgjė". Kjo mė ndodh sa herė qė lexoj diēka. Pikėrisht nga libri i autores Kocaqi unė u njoha me historinė europiane, tė cilėn nuk e kemi studjuar nė shkollė. Historinė e kėtyre vendeve e lidhnim vetėm me pushtimin nga perandoria Romake. Dalja nė dritė e kėtyre fakteve e lidh historinė e Europės me paraardhėsit e shqiptarėve dhe me vetė shqiptarėt.

Pėrforcova dijet mbi popullsinė trojane dhe lėvizjet e saj, qė pėr mua kishin shkuar deri nė Itali, dhe tashmė kam dijeni pėr shtrirjen e tyre tė mėtejshme.

Mėsova se Tragjedia "Mbreti Lir" e Shekspirit ishte shkruar pėr mbretin Lir qė kishte mbretėruar nė Angli nė vitet 800 p.k. dhe qė unė e dija se Shekpiri fliste pėr mbretėrinė Ilire nė Ballkan.

Mėsova qė qytetėrimin nė Europėn Perėndimore nuk e dėrgoi Perandoria Romake por ata ishin po kaq tė qytetėruar sepse, paralelisht, pasardhėsit e trojanėve zhvilluan qytetėrimet sitrojane nė gjithė Europėn.

Madje edhe kryqėzatat europiane nuk do t'i shikoj me syrin e njerėzve barbarė, qė kėrkonin tė shkatėrronin Perandorinė e lulėzuar bizantine apo romake, por si lėvizje tė popujve qė ktheheshin nė vendet, qė ua kishin rrėmbyer barbarėt, nė Kostandinopojė dhe Aleksandri.

Popullsia panone e Ilirisė, qė u shpėrngul sidomos nė shekujt III p.k., kur Ballkani u pushtua nga perandoria Romake dhe deri nė shekullin VII e.s., qė u largua nga dyndjet sllave nė Ballkan, dha njė kontribut tė shquar nė krijimin e shteteve tė Europės dhe nė drejtimin e Perandorisė Romake.

Psikologu
17-12-08, 20:35
Sikurse realisht do tė kuptoj se territoret e Ballkanit u boshatisėn nga lėvizjet e kėtyre fiseve, drejt perėndimit, pėr t'u shpėtuar dyndjeve barbare. Madje kėto fise, qė lėvizėn, ishin pjesa mė e qytetėruar e Ilirikut. Dhe mund tė ketė ndodhur qė nė kėto rajone tė kenė mbetur pjesa e pazhvilluar e popullit qė i shpėtoi invadimeve barbare duke u fshehur nė male. Dhe prandaj shpesh ndėr ne lind pyetja pėrse kėto rajone, ku ne jetojmė sot, nuk u zhvilluan sikurse u zhvilluan rajonet e tjera tė Europės.

Kjo njohje e re e historisė do t'i jepte pėrgjigje edhe pyetjes, qė historianėt kanė bėrė, se pėrse romakėt e quajtėn gjithė Ballkanin Ilirik. Pra ata e njihnin kėtė rajon dhe ishin njė popull me ilirėt dhe prandaj i gjithė Ballkani u quajt Ilirik sepse i tillė ishte.

Po kėshtu ka historianė qė pyesin. Si spjegohet qė gjithė ajo popullsi ilire u asimilua nga dyndjet barbare sllave, kur iliri ishte i gjithė Ballkani. Dhe pėrgjigjen fare mirė e gjejnė nė kėto studime. Pra fiset ilire tė qytetėruara tė Ballkanit u shpėrngulėn pėr nė Europėn perėndimore, pėr t'u shpėtuar dyndjeve barbare sllave. Ata qytetėruan dhe zhvilluan Europėn, pėr t'u kthyer njė ditė dhe pėr tė zhvilluar pėrsėri kėtė vend, nga kanė dalė paraardhėsit e tyre.

Sikurse nga kėto studime mėsova se kudo ku ka qytete apo vende qė mbajnė emrin alban, janė toponime tė mbetura nga popuj qė u shpėrngulėn nga Ballkani, nga Azia dhe Deti i Zi dhe qė ishin raca e njėjtė e bardhė dhe jo mė kot dhe shqiptarėt i quajtėn Albanė. Ata e dinin prejardhjen e tyre dhe tė shqiptarėve. Sot emri Albani ndodhet nė shumė vende, madje dhe vetė kryeqyteti i shtetit tė Nju Jorkut quhet Albani. Sikurse fustanellat skoceze dihet qė kanė njė burim tė pėrbashkėt me ato shqiptare. Pasi dhe vetė Skocia dikur e ka patur emrin Albani nga djali i Britit dardanid.

Psikologu
17-12-08, 20:36
Kurioze jam tė di kur e mėsuan europianėt, qė flisnin pėr paraardhėsit e tyre si trojanė, se pikėrisht paraardhėsit e tyre janė tė njėjtė me kėta shqiptarė, tė cilėt Europa i copėtoi dhe i la nėn mėshirėn e sllavėve. Dhe nėse ata e dinin qė shqiptarėt ishin si paraardhėsit e tyre pėrse ata i sakrifikuan aq shumė. Apo ata nuk e dinin historinė e tyre.

Dy librat "Albanėt me famė nė mijėvjeēarė" dhe "Roli pellazgo-ilir nė krijimin e kombeve dhe gjuhėve evropiane", qė autorja ka nxjerrė, janė me vlera pėr lexuesin shqiptar, pėr historinė e shqiptarėve dhe pėrbėjnė njė thesar pėr bibliotekėn e ēdo shqiptari. Pėrshėndetje autores sė re. Dhe, ajo qė mė entuziazmon mė shumė ėshtė fakti se, nesėr, nėpėr simpoziumet dhe kongreset qė do tė zhvillohen, pėr tė nxjerrė nė dritė historinė e vėrtetė tė njerėzimit, tė lidhur dhe me kulturėn pellazgo-ilire-shqiptare, shqiptarėt do tė jenė tė pėrfaqėsuar nga historianė dhe studjues dinjitozė. Suksese autores Kocaqi.