PDA

View Full Version : Islamizmi i Shqiptareve


Psikologu
17-12-08, 20:41
Shkeputur nga “The Albanian” Edwin E. Jacques

Kur Shqiperia fitoi pavaresine nga Perandoria Osmane, kjo toke historikisht kristiane pati populline me te madhe myslimane, rreth 70%. Kurse shtetet e tjera ballkanike si Greqia kishte vetem 2.1%, Serbia 13%, Rumania 1.5 % dhe Bullgaria kishte vetem 15.8 % muslimane.
Pushtimi nga perandoria Otomane zgjati pothuajse njelloj ne Ballkan, dhe te bie ne sy fakti qe shqiparet ishin te fundit qe u nenshtruan dhe po ashtu Shqiperia ishte e fundit qe fitoi pavaresine.
Para pushtimit nga osmanet, te gjithe vendet ballkanike kishin nje besim fetar te unifikuar, Greqia, Romania, Serbia dhe Bullgaria ishin kristiane orthodokse kurse Kroacia dhe Dalmatia ishin te krishtere katolike. Krahinat shqiptare pothuajse qene te ndara ne te krishtere katolike dhe orthodokse. Kjo ishte pasoje e ndarjes se Perandorise Romake ne ate te lindjes me qender ne Kostaninopoj dhe te perendimit me qender ne Rome.

Historikisht eshte provuar qe Perandoret Romake me origjine ilire ishin pergjegjes si per persekutimin e besimtareve krishtere po ashtu dhe per legalizimin dhe perhapjen e ketij besimi.
Decius (A.D 249-251), me origjine nga Bubalia, zone e Panonias ne Ilirine e Veriut filloi nje persekutim te krishtereve, duke ndaluar ritet fetare dhe torturuar, terrorizuar dhe burgosur prifterinjte.
I madhi Konstandine (Constandine the Great) (306-337), i biri i Konstantin Klorus (Constatius Clorus), perandorit ilir i cili udhehoqi perandorine romake se bashku me Decius, legalizoi fene kristiane dhe njekohesisht ndikoi ne ndarjen ne te krishter katolike dhe orthodoks. Ne udhetim e siper per ne fushe te betejes, Konstandinit te Madh iu shfaq vizioni i nje kryqi te shndritshem ne qiell me fjalet “By this conquer”. Qe nga kjo dite ai e konsideroi veten te krishtere, dhe me vone e zhvendosi fronin perandorak nga Roma ne qytetin e Bizantit, te cilin e quajti Konstaninopole (emrin e vete).

Shqiptaret ne shekuj jane dalluar si luftetare, njerez te fjales (beses), trima qe adhuronin lirine dhe armet, por me shume ata jane dalluar si materialiste.

Besimin mysliman fillimisht u pranua nga kryetaret e klaneve dhe lidered e krahinave dhe si shperblim nga Sulltani ata ruajten pasurite dhe influencen e tyre, si dhe moren pozicione te ndryshme administrative ne perandorine turke.
Per pjesen tjeter te popullsise jo myslimane, pervecse diskriminit ekonomik, nepermjet haraceve dhe tributeve, nje aspekt tjeter ka qene edhe presioni i forte social.

A mundet qe keta njerez te lire, rritur midis lufterave, te nenshtroheshin kushteve e te qenit jo mysliman ne perandorine osmane..?

Psikologu
17-12-08, 20:44
Kushtet e shpallur nga Kalif Omar per banoret e Jerusalemit ne 638 (Kuduri 1829,11-12,38-40), mendohet qe te jene perdorur edhe tek shqiptaret te cilet per me shume se cerek shekulli ishin shkaktaret per disfatat e njepasnjeshme te kesaj perandorie te pathyeshme.



1. Kurre nuk mund te ndertohen kisha dhe sinagoga ne territoret myslimane

2. Nuk lejohet rindertimi i atyre te prishura

3. Lere deren hapur per udhetaret myslimane

4. Eshte detyrim te mirepresesh nje mysliman te pakten per tre dite.

5. Nuk ke te drejte qe te nderhysh ne punet administarative te shtetit dhe tu japesh te dhena jo-myslimaneve

6. Kurre mos kundershto deshiren e nje myslimani

7. Ke respect per myslimanet

8. Dorezo cdo gje tek myslimanet kur ata jane prezente.

9. Kurre mos vesh rroba ose ornamen te ngjashme me myslimanet

10. Nuk lejohet te perdoresh emer myslimani

11. Nuk lejohet qe te perdoresh kale me shale dhe fre

12. Nuk lejohet te mbash, harqe, shigjeta, shpata dhe arme te tjera

13. Kurre mos vendos ne gisht unaze te zbukuruar me gure

14. Kurre mos shit vere dhe ta pish ate ne publik

15. Kurre mos u vesh si predikuesit tuaj

16. Kurre mos mer zakonet e predikuesit tuaj

17. Kurre mos ble shtepi ose te banosh ne fqinjesi me myslimanet

18. Kurre mos varros te vdekurit prane varrezave myslimane

19. Kurre mos vajto ne fatkeqsi apo te derdhesh lote ne publik ne raste vdekje te te aferme
20. Kurre mos ble skllave tek myslimanet

Ne perfundim te ketyre kushteve Kalif Omar vendosi qe, n.q.s krishteret nuk plotesojne nje nga keto kushte, athere jeta e tyre nuk shkembehet me me asnje lloj sasie floriri dhe cdo mysliman duhet ti vrase pa i gjykuar.

Ne dokumentat turke ne fillim te shekullit XVI (Kantemir 1734, 92), gjenden urdheri i Amurat II “ Te gjithe Epiriotet ose te behen synet (te kthehen ne myslimane) ose te paguajne tradhetine e tij (Skenderbeut) me vdekje”

Mbas renies se qytetit te Kostadinopojes, Sulltani mori ne administrim edhe fene orthodokse. Peshkopet e kesaj kishe duhet te jepnin bakshishe te medha tek ai me qellim qe te zinin pozicione te rendesishme ne hierarkine e fese orthodokse si edhe te plotesonin kerkesat dhe interesat e administrates osmane vendase.
Islamizmi u perhap me kryesisht tek besimtaret orthodokse sepse pjesa me e madhe e besimtareve katolike ishin nen juridiksionin e mbreterise se Venedikut, me te cilen Sulltani beri shume traktate me karįkter fetar dhe tregtar. Bile fitimet me te medha Venediku i pati gjate fushatave luftarake te Sulltanit kunder Skenderbeut.

Pjesa tjeter katolike u shperngul maleve te veriut per ti shpetuar taksidareve te administrates turke dhe diskriminimit fetar.

Psikologu
17-12-08, 20:47
P.S Dr.Edwin Everett Jacques ka sherbyer si pastor protestan ne Korce gjate viteve 1932-1940, dhe gjate kesaj periudhe e pervetesoi shqipen ne menyre perfekte.
Kjo ka qene periudha qe ndikoi ne forcimin e simpatise dhe te miqesise me shqiptaret. Deshira per te njohur historine e shqiptareve dhe mungesa e fakteve beri qe per 40-vjet rresht te grumbulloje fakte, referenca historike dhe arkeologjike te historise se shqiptareve,ne biblotekat e Evropes dhe Azise. Ky liber, pa krahasuar efektin ne zbardhjen e historise se shqiptareve, ka qene nje tronditje dhe shkundje per historianet zyrtare, per ta ripare historine nen driten e fakteve te paraqitur nga E.E.Jacques.

Pastori Dr. Edwin E.Jacques ashtu sikurse bisnesmeni gjerman Henrik Shlieman(i biri nje pastori gjerman), i cili privatisht udhehoqi dhe financoi zbulimet arkeologjike te Trojes,bazuar ne kenget e Homerit u tregoi edhe nje here historianeve dhe arkeologeve zyrtare" se shkenca e historise dhe arkeologjise nuk ka nevoje per tituj dhe grada akademike, por deshira dhe perkushtimi per te zbuluar dicka, arrin qe edhe nje i padegjuar te mbetet ne historine e njerezimit.
Ky liber eshte botuar ne vitin 1995 kurse ne vitin 1996 Dr.Edwin E. Jacques ndroi jete ne Empton, New Hampshire.

jadore
17-12-08, 21:02
Shkeputur nga “The Albanian” Edwin E. Jacques

Kur Shqiperia fitoi pavaresine nga Perandoria Osmane, kjo toke historikisht kristiane pati populline me te madhe myslimane, rreth 70%. Kurse shtetet e tjera ballkanike si Greqia kishte vetem 2.1%, Serbia 13%, Rumania 1.5 % dhe Bullgaria kishte vetem 15.8 % muslimane.
Pushtimi nga perandoria Otomane zgjati pothuajse njelloj ne Ballkan, dhe te bie ne sy fakti qe shqiparet ishin te fundit qe u nenshtruan dhe po ashtu Shqiperia ishte e fundit qe fitoi pavaresine.
Para pushtimit nga osmanet, te gjithe vendet ballkanike kishin nje besim fetar te unifikuar, Greqia, Romania, Serbia dhe Bullgaria ishin kristiane orthodokse kurse Kroacia dhe Dalmatia ishin te krishtere katolike. Krahinat shqiptare pothuajse qene te ndara ne te krishtere katolike dhe orthodokse. Kjo ishte pasoje e ndarjes se Perandorise Romake ne ate te lindjes me qender ne Kostaninopoj dhe te perendimit me qender ne Rome.

Historikisht eshte provuar qe Perandoret Romake me origjine ilire ishin pergjegjes si per persekutimin e besimtareve krishtere po ashtu dhe per legalizimin dhe perhapjen e ketij besimi.
Decius (A.D 249-251), me origjine nga Bubalia, zone e Panonias ne Ilirine e Veriut filloi nje persekutim te krishtereve, duke ndaluar ritet fetare dhe torturuar, terrorizuar dhe burgosur prifterinjte.
I madhi Konstandine (Constandine the Great) (306-337), i biri i Konstantin Klorus (Constatius Clorus), perandorit ilir i cili udhehoqi perandorine romake se bashku me Decius, legalizoi fene kristiane dhe njekohesisht ndikoi ne ndarjen ne te krishter katolike dhe orthodoks. Ne udhetim e siper per ne fushe te betejes, Konstandinit te Madh iu shfaq vizioni i nje kryqi te shndritshem ne qiell me fjalet “By this conquer”. Qe nga kjo dite ai e konsideroi veten te krishtere, dhe me vone e zhvendosi fronin perandorak nga Roma ne qytetin e Bizantit, te cilin e quajti Konstaninopole (emrin e vete).

Shqiptaret ne shekuj jane dalluar si luftetare, njerez te fjales (beses), trima qe adhuronin lirine dhe armet, por me shume ata jane dalluar si materialiste.

Besimin mysliman fillimisht u pranua nga kryetaret e klaneve dhe lidered e krahinave dhe si shperblim nga Sulltani ata ruajten pasurite dhe influencen e tyre, si dhe moren pozicione te ndryshme administrative ne perandorine turke.
Per pjesen tjeter te popullsise jo myslimane, pervecse diskriminit ekonomik, nepermjet haraceve dhe tributeve, nje aspekt tjeter ka qene edhe presioni i forte social.

A mundet qe keta njerez te lire, rritur midis lufterave, te nenshtroheshin kushteve e te qenit jo mysliman ne perandorine osmane..?

nje korigjim ne lapsus lingue ..citat , ''kjo toke historikisht kristiane '' realisht do te duhej te ishte e shkruar , Kjo toke historikisht pagane ..
me lind pyetja ,pse tash kjo teme ...!!!!

me bej nje nder miku psikollog, mi thuaj Edwin Jaques .. mos ja fut kot plako ....

p.s.
nje ende nuk e kuptoj ,ne edhe ne ditet e sotme perpilitemi ne agonin e identitetit dhe sovranitetit qe te tjeret na neperkembin e ende duhet te mirremi me kohen e muzgut mesjetar ..
a do te kthellohemi ndonjehere apo vertet truri jone eshte i vonshem dhe reagon tek pas pesqind vjetesh ..

hawk
17-12-08, 21:56
" se shkenca e historise dhe arkeologjise nuk ka nevoje per tituj dhe grada akademike, por deshira dhe perkushtimi per te zbuluar dicka, arrin qe edhe nje i padegjuar te mbetet ne historine e njerezimit".



Ne kete shkrim jo vetem qe nuk ka objektivizem por mungon profesionalizmi. Sillet nje paragraf i tere mbi periudhen e kalifit Osman dhe pretendohet se pikat e evidentuara i jane parashtruar edhe shqipetareve. Perse vetem shqipetareve dhe perse kemi sot te krishtere qe e kane ushtruar besimin ne shekuj duke ndertuar kisha,ne trojet tona,do te isha kurioz te pergjigjej autori. Fermani i sulltanit nuk u zbatua asnjehere,kjo vertetotet nga ekzistenca e sitit "Albemigrant" nga ku Psiko ka nxjerrur shkrimin. Ky sit njihet per urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimaneve edhe pse ka ca musliman qe i sherbejne.


Jo pa qellim citova frazen e mesiperme.
Duhen profesioniste jo diletante aq me tepr prifterinj te indoktrinuar me urrejtjen e mmlefin mesjetare. Luteri nese do t'i jepej mundesia do te zhdukte muslimanet apo muhamedanet sic i quante ai.

Mungesa e profesionalizmit qendron tek lidhja e perandorit Decius me Kostancon, babain e Kostanidnit te Madh. Kur i pari ka vdekur ne beteje, i dyti ka qene vetem nje vjec. Si ka mundesi qe kane bashkesunduar ?

Decius lind ne Iliri por kjo nuk e ben ate ilir sepse ai eshte me origjine latine pasiprinderit jane zyrtare qe jetojne dhe punojne ne Iliri. Me shume se persekutues i kristjaneve ai insiston tek kulti pagan romak duke detyruar qytetaret te bejne flijime per hire te perendive. Persekutimet jane, por, ne permasa shume me te vogla se ato te Kostandinit dhe Teodorit ne dem te heretikeve, pra jokristjaneve. Sidoqofte teologu kristjan Origeni deshmon se numri i te gjithe te persekutuarve ka qene i vogel, me vone eshte zmadhuar nga legjendat.

Ajo cka Kostandini shikon ne qiell eshte nje kombinim i reve. Kryqi nuk ishte akoma simbol kristjan. Duhet thene se Kostandini i Madh, shenjetori, vrau bashkeshorten, preu ne fyt te birin, vrau kunatin dhe ndoshta u be kristjan por veten ne shtratin e vdekjes, e kaloi jeten neper luftra. Ky mori edhe vize per Parajse !! Nena e tije,shen Elena e lindi te Madhin pa qene e martuar me Kostancon i cili kishte grua tjeter. Krimineli dhe prostituta u shenjteruan ne t'i lutemi per te hyre ne Parajse !!

Te thuash qe tokat shqiptare numerojne 70% muslimane eshte nje tjeter gabim. Kjo shifer llogaritet sot ne Shqiperi ose te pakten ne vitet '60 te shekullit XX. Kosova, Maqedonia dhe Cameria jane me shumice(shqipetare) absolute muslimane cka do te thote per dy te parat mbi 95% ndersa per Camerine eshte e veshtire te percaktohet sepse jane masakruar edhe nga vellezerit shqipetare ortodoks pa ja kerkuar as sulltani dhe patriarku. Shqipetaret perreth Shqiperise barazojne numrin e popullsise brenda ketij vendi dhe ne te njejten kohe vecanarisht ne vitet 60 ku ateizmi ishte ne imponim e siper, keto rajone banoheshin mbi 95% me muslimane. Si i dalin ketij kerkuesi te "se vertetes" vetem 70% ? Kam patur bindjen se prifterinjte benin shkolle !!

Shqipetaret kane rrenje pagane. Per ndryshe nese nuk jemi pagan duhet te pranojme ate cka pretendojne serbet, qe ne erdhem ne Ballkan pas tyre, pra ne periudhen e krishterizimit te Ballkanit. Ky eshte nje pretendim tjeter mohues i priftit protestant qe per hire te Jezusit mohon historine pagane te parardhesve tane te konvertuar nga i Madhi Kostandin dhe Teodor me dhune te te gjitha llojeve te shoqeruar pastaj nga i Madhi Justinian i cili zhduku cdo gjurme pagane qe jetonte akoma.

Autori nderton nje histori mbi perralla si ajo e vizionit te Kostandinit, bazon pretendimet duke filluar frazen me "mendohet". Kur nuk ka fakte historia shpik "mendohet" per te mbushur boshllekun. Mund te them se mendohet qe Krishti nuk ka ekzistuar,qe Hitleri nuk eshte vetevrare,Sadami nuk eshte varur, J.Morison jeton ne Afrike, qe E.Prestely nuk ka vdekur akoma, qe jashtetokesoret kane ndertuar piramidat. Te gjiteh keto jane "mendohet"..! Ceshtja eshte te vertetohen dhe kjo eshte detyra e historise qe e dallon historianin nga autorja e Harry Potter apo e ndonje Bible qe i hiqen faqet dhe rreshtat sipas periudhave dhe modes. Historia e shkruar nga prifterinjte vecanarisht ajo ne lidhje me raportet nderfetare nuk merret per baze nga asnje historian pervecse ne rastet kur nuk ka burime te tjera. Eshte njelloj sikure ne shqipetaret te marrim per baze cka shkruan historiagrafia serbe per shqipetaret dhe serbet !! E pra edhe keta te fundit mund te jene intelektual apo diletante, laike apo edhe prifterinj qe i besojne Jezusit ashtu si shqipetaret. Pastori, Papa ose Psiko te vertetojne historikisht 4 ungjillet dhe mosperputhjet e tyre sebashku me aventurat e Saulit pastaj te na bejne historine ne shqipetareve.



A mundet qe keta njerez te lire te mesuar me luftra t'i nenshtrohen fese se importuar nga pushtuesit latino-helen..?!

Psikologu
17-12-08, 23:36
Sigurishtė se Ti gjindesh mbi tė gjithė historianet qofshin tė botes ose ata Shqiptarė, sepse Ti , mohon cdo histori dhe tė vertet qė ka lidheshmeri me besimin e Krishter .
Pėr ty por edhe agjentet e tuaj si Jadore , cdo gjė me shqiptaret duhet tė filloj qė nga koha e Islamit, edhe pse fakti historik ėshtė i argumentuarė me shekuj nga shumė studjues tė medhenjė.
Por, tentativa e juaj qė tė e fshehni tė verteten nuk ka aspak efekt dhe as qė do tė ketė , sepse islamizimi i shqiptarve ndodhi me dhunė edhe ekonomike, psikologjike por edhe luftarake.
Sulltan Fatihu ne Krujė shiti gra e femij pasi i vrau tė rriturit qė i benbė rezistencė, e tash quditem se perse i benė rezistencė, ndoshta simbas teje , shqiptaret ja kan ngucurė gruan Sulltanit e erdhi ai prej Azis qė tė hakmerret, sepse ne maskarallakun e juaj , cka nuk del ne skenė.
Shqiptaret e vertet nuk janė pajtuarė kurrė me sundimin turk ,sepse ai deshironte tė humbte cdo gjenezė tė shqiptarit , cdo emerė dhe trashegimi qoftė kulturore ose fetare dhe kombetare.
Nese ti me jep pergjegjje se perse turku e islami nuk e lejoj shkollen e as gjuhen shqipe, atehere do tė mund tė flisnim me gjatė.
Sikur shqiptaret te gezonin tė drejten e tyre fetare atehere pse jo edhe atė gjuhsore .
Sikur shqiptaret tė mos obligoheshin tė sherbenin ne ushtrin Osmane , atehere pse jo per Shqiperin por Turqin.
Sikur shqiptaret tė ishin tė lirė tė mbanin fen , atehere pse preu dhe vrau turku qe njifet qė pas viti 1019 fillon luften me Kuran nė dorė.
Sikur shqiptaret tė gezonin tė drejten e tyre, atehere turku nuk do tė falte tokat e tyre sa Serbit e sa Grekut.
Sikur shqiptari tė ishte Zot ne token e vetė , a thua ku do tė ishte sot??!!

Pra , keto janė disa nga pika tė shkurtera qe mundesh tė u pergjigjesh , e mos u mundo tė fshehesh tė verteten e tė i servosh dikuj genjeshtra e tė dalesh si historian mbi historianet e tė identifikosh historin shqiptare me islamin , sepse nga aty , historia e jonė ka qenė vetem njė gjakė e varrė dhe njė roberi..