PDA

View Full Version : Njė zbulim tjetėr interesant nė Butrintin antik


Psikologu
18-12-08, 18:22
Ekspedita arkeologjike shqiptare, e drejtuar nga shefi i sektorit arkeologjik tė Butrintit dr.as.prof.Dhimitėr Ēondi, zbuloi njė shtatore mermeri nė madhėsi natyrale.
Sipas Ēondit "Zbulimi i rėndėsishėm ndodhi paraditen e sė shtunės, pikėrisht nė afėrsi tė teatrit antik". Ēondi tha se "mund tė kemi tė bėjmė me portretin e Minervės".

Arkeologėt thonė se "ky ėshtė zbulimi i parė i njė vepre tė tillė nė madhėsi natyrale, qė pas ekspeditės sė ndėrmarrė kėtu nga misioni arkeologjik italian i kryesuar nė vitet 1926-28 nga arkeologu i shquar italian, Luigi Maria Ugolini". Nė tė njėjtin vend arkeologėt shqiptarė kishin zbuluar gjatė vitit 1991 kokėn e Aleksandrit tė Madh.

Ky zbulim ndodh nė teatrin antik tė Butrintit pak ditė para mbėrritjes atje tė trupave teatrore nga Ballkani e mė gjerė, pjesėmarrėse nė edicionin e tretė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrove "Butrint 2000".

Zbulime intersante janė shėnuar kėto kohėt e fundit. Pėrpara disa kohėsh, nė njė gurore nė fshatin Qukės-Skėnderbe tė Komunės sė Quksit nė rrethin e Librazhdit, ėshtė zbuluar njė pėrkrenare ushtarake prej metali tė ēmuar e kohės sė Skėnderbeut. Ky zbulim ėshtė bėrė nė mėnyrė tė rastėsishme gjatė punimeve qė kanė bėrė nė atė vend, pronarėt e tokės. Sipas dėshmitarėve tė kėtij zbulimi, thesari datohet i varrosur qė nė shekullin XV. Pavarėsisht nga kjo, pėrkrenarja ėshtė ruajtur nė gjendje shumė tė mirė, edhe pse ėshtė gjetur nė njė thellėsi mjaft tė madhe. Sipas tyre, ajo jo vetėm qė ka vlera historike, por ajo ėshtė bėrė nga metal i ēmuar dhe mjaft i bukur si punim artizanal, pėr rrejdhojė edhe i kushtueshėm.