PDA

View Full Version : Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit


Psikologu
20-12-08, 10:54
Kur Tirana zyrtare i kėrkonte Francės ekstradimin e Abaz Kupit
http://www.cdodite.com/fotografite/artikujt_foto410x/Kur_Tirana_zyrtare_i_kerkonte_Frances_ekstradimin_ e_Abaz_Kupit.jpgPėr herė tė parė revista "Shqip" publikon dokumente sekrete tė nxjerra nga Arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Tiranė, ku hidhet dritė mbi pėrpjekjet e qeverisė komuniste shqiptare nė vitet 1952-’53, pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca.

Letra e plotė e Tiranės zyrtare e nėnshkruar nga zv/ministri i Jashtėm i asaj kohe, Mihal Prifti dhe akuzat e hedhura ndaj ish-kreut tė Legalistėve shqiptarė, i cili nė atė kohe jetonte si azilant politik nė Francė

Me anė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe asaj tė Drejtėsisė, tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tona dhe demarshet e duhura pranė qeverisė franceze, nė mėnyrė qė ajo tė na dorzojė sa mė parė kriminelin e luftės, Abaz Kupin”. Kėshtu u shpreh nė mes tė tjerash, nė fund tė fjalės sė tij nė njė prej mbledhjeve tė Byrosė Politike tė janarit tė vitit 1952, kryeministri i qeverisė shqiptare dhe njėkohėsisht Sekretari i Parė i Komitetit Qendror tė PPSH-sė, Enver Hoxha, i cili atė porosi tė prerė, e dha menjėherė porsa zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme, Mihal Prifti, pėrfundoi raportin “Mbi veprimtarinė e emigracionit reaksionar shqiptar nė vende tė ndryshme tė botės”, qė ishte dhe pika kryesore e rendit tė ditės tė asaj mbledhjeje.

Po cilat ishin hapat qė ndėrmori qeveria shqiptare e asaj kohe pėr ekstradimin e Abaz Kupit (kreut tė legalistėve shqiptarė nė Perėndim), nga Franca nė Shqipėri dhe ēfarė lėvizjesh diplomatike bėri ajo pėr tė zbatuar atė vendim tė Byrosė Politike? Pėr tė gjitha kėto bėhet fjalė nė njė numėr tė madh dokumentesh arkivore qė mbajnė siglėn “Tepėr sekret”, tė cilat i pėrkasin periudhės sė viteve 1952-1953, kohė nė tė cilėn filluan pėrpjekjet e para tė qeverisė shqiptare pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e kreut tė Lėvizjes sė Legalitetit, Abaz Kupi, nga Franca nė Shqipėri. Kėto dokumente, njė pjesė prej tė cilave po i publikojmė nė kėtė shkrim, nuk e kanė parė kurrė dritėn e botimit dhe ato bėhen publike pėr herė tė parė, pasi pėr gati gjysmė shekulli me radhė janė ruajtur nė fondet sekrete tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit Shqiptar.

Psikologu
20-12-08, 10:55
Tirana: Na ekstradoni kriminelėt e luftės

Kėrkesėn e parė pėr ekstradimin e kundėrshtarėve tė saj politikė ose tė atyre qė u quajtėn “Kriminelė tė luftės”, qeveria komuniste e Enver Hoxhės e kishte bėrė qė me mbarimin e luftės, nė fundin e vitit 1944, kur ajo kishte ardhur nė pushtet. Nė fillim tė listės sė gjatė prej mė shumė se 300 emrash, qė Tirana zyrtare ua dėrgonte nė atė kohė disa shteteve Perendimore ku ishin strehuar emigrantėt politikė shqiptarė, tė arratisur nga vendi, figuronte emri i mbretit Ahmet Zogu dhe pas tij, i dyti nė listė, vinte Abaz Kupi.

Ndonėse qeveritė e vendeve tė ndryshme Perėndimore nuk iu pėrgjigjėn asnjėherė pozitivisht qeverisė sė Tiranės, dhe nuk ekstraduan asnjė nga personat qė figuronin nė atė listė tė gjatė, ajo kėrkesė vazhdoi tė qėndronte nė fuqi pėr vite me radhė. Nisur nga pėrgjigjet negative qė i vinin pėr atė problem, dhe duke e parė tė pamundur kėrkesėn e saj pėr sjelljen nė Shqipėri tė tė gjithė personave qė figuronin nė atė listė, nė fillimin e viteve ’50 qeveria komuniste e Tiranės ndryshoi taktikė dhe mendoi qė atė gjė ta kėrkonte me nota proteste vetėm pėr disa persona tė veēantė, duke e filluar atė me Abaz Kupin.

Psikologu
20-12-08, 10:56
Qeveria shqiptare pajton avokatin Zhuvenel

Pas porosisė sė prerė tė Enver Hoxhės dhe vendimit tė Byrosė Politike tė janarit tė vitit 1952, qė qeveria shqiptare tė bėnte tė gjitha pėrpjekjet e duhura pėr tė bėrė tė mundur ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, Ministria e Punėve tė Jashtme nisi dhe procedurat e para pėr zbatimin e atij vendimi. Siē shihet dhe nga dokumentet arkivore, pėrpara se Ministria e Jashtme nė Tiranė tė niste procedurat e saj pėr ekstradimin e Abaz Kupit nga Franca nė Shqipėri, ajo fillimisht i tatoi pulsin qeverisė franceze, duke parė sesi do reagonte ajo pėr atė problem. Kėshtu, me anė tė njerėzve tė shėrbimeve sekrete tė Zbulimit Shqiptar (Sigurimi i Shtetit), qė vepronin tė kamufluar nėn petkun e diplomatėve nė pėrfaqėsitė tona tė akredituara kryesisht nė Romė e Paris, Ministria e Jashtme e Shqipėrisė u lidh me avokatin francez Zhuvenel, i cili botoi nė gazetėn “Humanite” (organ i Partisė Komuniste Franceze) njė numėr artikujsh kundėr eksponentėve kryesorė tė mėrgatės politike shqiptare nė Perėndim, duke i cilėsuar ata si kriminelė lufte.

Por pas kėtyre artikujve qė shėnuan dhe hapin e parė tė pėrpjekjeve tė Tiranės zyrtare mbi ēėshtjen e ekstradimit tė Abaz Kupit, ngjarjet nuk rrodhėn ashtu sikurse i kishte menduar qeveria shqiptare, pasi dolėn tė tjera probleme. Pas artikujve tė avokatit francez Zhuvenel, kreu i legalistėve shqiptarė nė Perėndim, Abaz Kupi, i cili ishte dhe njė nga personat mė tė anatemuar nė shkrimet e gazetės “Humanite”, u indinjua pa masė. Ndaj akuzave tė bėra nė adresė tė tij, ai nuk qėndroi duarkryq, por pajtoi njė avokat tjetėr francez dhe paditi pėr shpifje Zhuvenelin, duke e hedhur atė nė gjyq. Pas kėsaj, Ministria e Jashtme nė Tiranė, nėpėrmjet zėvendėsministrit Mihal Prifti (nė atė kohė ministėr i Jashtėm ishte vetė Enver Hoxha), me anė tė disa telegrameve i kėrkonte legatės shqiptare nė Paris qė ajo ta mbante nė korrent vazhdimisht pėr problemin qė kishte dalė dhe ta njoftonte pėr kohėn kur do tė fillonte gjyqi ndaj avokatit francez Zhuvenel.

Po kėshtu, nė ato telegrame Mihal Prifti i bėnte me dije ambasadorit Behar Shtylla se qeveria shqiptare kishte vendosur tė dėrgonte nė Paris dy dėshmitarė, Riza Sulon e Xhavit Qesen (Xhavit Qesja, funksionar i lartė i KQ tė PPSH-sė nė atė kohė, kishte dhe lidhje krushqie me Kupin), pėr tė dėshmuar kundėr Abaz Kupit dhe pėr tė mbrojtur avokatin francez Zhuvenel. Kjo gjė konfirmohet edhe nė njė nga telegramet e ambasadorit shqiptar tė asaj kohe tė akredituar nė Paris, Behar Shtylla (nė atė kohė quhej Ministėr fuqiplotė), tė dėrguar nė adresė tė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė. Nė atė telegram, qė mban datėn 14 janar 1952, midis tė tjerash thuhet: “Bisedova me Nordmanin. Gjyqi do filloj me 4 shkurt, veē nė rast se kundėrshtarėt kėrkojnė atė ditė, gjyqi mund tė vendosė tė shtyjė. Sipas tij, amerikanėve nuk iu intereson tė bėhet ky gjyq, edhe ne nuk kemi fitim tė bėhet. Mendoj se Xhavit Qesja mjafton, por edhe tė dy po tė vijnė, mirė ėshtė. Vendet miq dėrgojnė shahitė. Unė mendoj tė vijė Xhaviti vetė. Ndėrhymė pėr vizat nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Ēėshtja e Arif Sulos ka ditė, legata frėnge aty ėshtė, ka njoftuar tė jap vizėn”. Behari.

Psikologu
20-12-08, 10:57
Porositė pėr Behar Shtyllėn

Pas njoftimeve tė legatės shqiptare tė Parisit, pėr fillimin e gjyqit ndaj avokatit francez Zhuvenel, Tirana zyrtare nuk u mjaftua vetėm me idenė e dėrgimit nė Paris tė Xhavit Qeses, i cili do dėshmonte nė gjyq kundėr Abaz Kupit. Por, pėr t’i ardhur sadopak nė ndihmė avokatit francez, qeveria shqiptare mendoi qė atė gjyq ta shfrytėzonte dhe pėr tė deklaruar publikisht vendimin e saj pėr tė kėrkuar ekstradimin e Kupit nga Franca.

Kjo gjė shihet mė sė miri dhe konfirmohet edhe nga njė telegram i zėvendėsministrit Prifti, dėrguar ambasadorit Behar Shtylla nė Paris. Nė atė telegram, ku nė fillim tė tij thuhet “Tepėr Sekret. Tė shkruhet vetėm me dorė dhe me shkrim tė pastėr”, titullari i Ministrisė sė Jashtme ka shkruar: “Kėshillohuni me avokatėt e Zhuvenelit dhe me miqtė e tij dhe na njoftoni urgjentisht nėse ata e shikojnė opportune qė tė kėrkojmė qė tani nga Qeveria Franceze, dorzimin e Abaz Kupit si kriminel lufte me qenė se ka deklaruar qėndrimin nė Francė. Sipas informative qė ka kjo Ministri, aty qėndron mė tė shumtėn e kohės nė Itali ku zhvillon aktivitetin e tij. Na njoftoni nėse tani me rastin e afrimit tė hapjes sė gjyqit, ndodhet nė Francė apo gjetkė. Stop. Mihal”.(firma)

Psikologu
20-12-08, 10:58
Pėrgjigja e ambasadorit Behar Shtylla

Pas kėrkesės sė Ministrisė sė Jashtme nė Tiranė, e cila i kėrkonte ambasadorit tė saj nė Paris, Behar Shtylla, qė tė bisedohej me avokatėt e Zhuvenelit, nėse qeveria shqiptare mund tė kėrkonte pranė qeverisė franceze ekstardimin e Kupit, ambasadori Shtylla i pėrgjigjet menjėherė shefave tė tij nė Tiranė, duke u dhėnė shpjegime tė hollėsishme pėr ato qė i kėrkoheshin. Nė telegramin e tij, qė mban datėn 19 janar 1952, nė mes tė tjerash shkruhet: “Dje kisha pėr ēaj avokat “Zhuvelin” dhe Manjenin. Biseduam pėr procesin. Dje, “Normanin” e kish njoftuar avokati i Abaz Kupit se Abaz Kupi nuk do paraqitet nė gjyq, gjoja se nuk e ditkam ku ndodhet tani. Tėrheqja e Abaz Kupit ose ėshtė manovėr ose pse e dinė qė ėshtė elementi mė i kompromentuar e mė i dobėt i akuzės. Mė parė ėshtė hequr njė rumun.

Ne menduam kėshtu: Tė vazhdojmė pėrgatitjet sikur ai do tė paraqitej, po tė mos paraqitet materiali dhe dokumentat qė kemi kundėr tij tė pėrdoren pėr tė goditur tė tjerėt, e treta avokatėt tė gjejnė bazėn juridike qė Zhuveneli ta hedhė nė gjyq Abaz Kupin pėr akuzė shpifarake duke tentuar kėshtu qė ditėn e parė ta kthejmė gjyqin nė kundėr akuzė. Mendojmė tė vijė sidoqoftė njė shahit (dėshmitar). Pėr vizėn edhe sot ndėrhymė por s’kanė dhėnė pėrgjigje tė saktė. Qė sot filloi fushata nė “Humanite”. Mė 21 gjer mė 24 Janar mblidhen nė Londėr krerėt e kriminelėve tė luftės tė Europės Lindore. Aty do tė marrin pjesė dhe disa socialistė tė sė djathtės, Spaak R. Ramadjer etj, Paul Rainot etj. Duket atje do tė caktohet ndėr tė tjera dhe qėndrimi dhe shahitėt e akuzojnė procesin e Juvenelit. Ka pak ditė qė gazeta “Le’ Mond” shkroi tre artikuj tė gjatė mbi emigracionin e Europės Lindore nė Perėndim, pėr shqiptarėt shkroi vetėm tri radhė. Kėta artikuj filluan fushatėn e reaksionit pėr procesin. Njoftoni Romėn tė na dėrgojė relacionin mbi Abaz Kupin. Pėr gjithēka tė re do ju njoftojmė”. Behari.


Kėrkesa e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pranė legatės franceze nė Tiranė

Psikologu
20-12-08, 10:58
Nata e protestės e qeverisė shqiptare pėr ekstradimin e Abaz Kupit

Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me urdhėr tė Qeverisė sė saj ka nderin t’i njoftojė Legatės sė Francės nė Tiranė me lutje qė t’ia transmetojė Qeverisė sė saj sa mė poshtė vijon: Nga informatat qė ka Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė rezulton se krimineli i luftės dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi, ndodhet nė Francė dhe banon nė Paris nė adresėn 11, Rue Massaset XVI. Krimineli i luftės dhe armiku i popullit shqiptar Abaz Kupi ka qenė bashkėpunėtor i ngushtė i okupatorit gjerman dhe i Qeverive kuislinge qė ekzistonin nė Shqipėri nė okupacionin fashist dhe nazist.

Ai ka qenė iniciatori dhe organizatori kryesor i organizatės tradhėtare Legaliteti. Nė bashkėpunim me ushtrinė e okupatorit gjerman dhe tė qeverive kuislinge, si dhe nė bashkėpunim me forcat mercenare tė organizatės tradhėtare “Balli Kombėtar”, Abaz Kupi ka luftuar aktivisht kundėr Ushtrisė Nacional- Ēlirimtare dhe popullit shqiptar. Ai veēanėrisht ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha shkatėrrimet dhe grabitjet, pėr vrasjet e patriotėve dhe tė popullsisė nė krahinat e Shqipėrisė sė mesme si nė Krujė, Mat, Peshkopi, nė rrethet e Tiranės, nė Prezė, Tujan, Shėngjergj, Selbė, Shėn-Pal e gjetiu. Abaz Kupi ka qenė inspiruesi i masakrave tė trishtueshme dhe tė pashembullta tė 4 Shkurtit 1944 nė Tiranė.

Veprimtaria kriminale dhe anti-popullore e kėtij krimineli lufte dhe armiku tė popullit shqiptar, bashkėpunimi i tij me okupatorėt fashist dhe qeveritė kuislinge si dhe gjithė akuzat qė rėndojnė mbi tė janė tė njohura publikisht dhe tė faktuara nė mėnyrė tė plotė dhe tė padiskutueshme. Pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė drejtė tė popullit shqiptar pėr krimet e rėnda qė ka kryer gjatė okupacionit kundėr tij, nė pragun e ēlirimit tė Shqipėrisė, Abaz Kupi me ndihmėn e anglo-amerikanėve kaloi nė Itali e sė andejmi nė Francė ku sot ka vendbanimin e tij dhe nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe popullit Shqiptar. Komisioni Qendror i Shqipėrisė pėr krimet e luftės si dhe Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė, duke u mbėshtetur nė deklaratėn e Moskės tė tre fuqive tė mėdha tė botuar nė tetor tė vitit 1943 si dhe mbi vendimet e mėpastajme tė marra nga fuqitė aleate mbi dorėzimin e kriminelėve tė luftės kanė kėrkuar pranė Komisionit Qendror pėr krimet e luftės nė Londėr, si dhe nga Qeveritė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė Britanisė sė Madhe dhe tė Italisė, dorėzimin e kriminelėve me kombėsi shqiptare ose tė huaj qė gjatė luftės kanė kryer krime dhe kanė bashkėpunuar me agresorėt fashistė dhe nazistė nė kurriz tė popullit shqiptar.

Nė tė gjitha kėto kėrkesa, emri i kriminelit tė luftės dhe armikut tė popullit shqiptar Abaz Kupi figuron nė krye tė listės sė kriminelėve tė kėrkuar pėr t’u dorėzuar. Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė duke i bėrė tė ditur sa mė sipėr Qeverisė Franceze pėr aktivitetin armiqėsor dhe kriminal tė Abaz Kupit, duke u mbėshtetur nė deklaratėn e Moskės tė vitit 1943 tė tė tre fuqive tė mėdha mbi dorėzimin e kriminelėve tė luftės si dhe nė vendimet e mėvonshme tė fuqive aleate mbi kėtė ēėshtje, e bindur se vepron me frymėn e kartės tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe me interesin e pėrbashkėt tė popujve dhe tė paqes dhe duke marrė parasysh se aktualisht Abaz Kupi ndodhet me banim nė Francė nga ku vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe popullit shqiptar, kėrkon nga Qeveria Franceze tė procedojė sa mė parė nė dorėzimin e kėtij krimineli lufte dhe armikut tė popullit shqiptar, Qeverisė sė Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Qeveria e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dėshiron nga Qeveria Franceze qė tė ketė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur njė pėrgjigje mbi sa kėrkohet nė kėtė notė. Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės Popullore tė Shqipėrisė me kėtė rast i shpreh Legatės sė Francės nė Tiranė sigurimet e konsideratės sė saj mė tė lartė.

Tomori
11-08-09, 22:56
ABAZ KUPI - PINJOLL I NACIONALIZMIT TĖ KULLUAR DHE BESNIK I IDEVE DHE PRAKTIKĖS PERĖNDIMORE TĖ QEVERISĖ SĖ MBRETIT ZOG
-- nga Luan Gashi
Quins NY: Asht nji kenaqesi, qe sot gjindemi para nji figure heroike, politike, patriotike e fisnike, sic ishte Abaz Kupi. Sot, gjindemi para nji trimi legjendar, para nji komandanti, para nji koloneli, majori dhe sic e thirrshin bashkfshataret e tij kapedan ose sic e thirri vizionari largpames, strategu dhe themeluesi e drejtuesi i shtetit te pare shqiptar Mbreti Zog, Abazi im.Sot, ne shenje respekti kujtojme kete hero vigan, ku jeta e tij asht plot kujtime e ngjarje dhe ndodhina historike, ne periudhen ma kulminante, i cili Heroi ka qene aktori ne levizjet kombetare te shekullit XX, duke nderue kombin dhe vetveten.
Abaz Kupi, lindi me 6 gusht 1892, ne nje lagje te quajtun Varosh ne Kruje. Ai u rrit ne nje familje heroike e patriotike ne nje dhome burrash ku bisedohej per Shqipni, per flamur per trimni, per bese e burrni.
Historia e lavdishme e Kupeve fillon para Abazit, si me te atin Hasanin dhe te afermit Osmanin dhe Brahimin. Te gjithe keto paraardhes te Abazit, shquheshin si figura parėsore. Koloneli, edukaten e celikte e kishte marre nga topraku (oxhaku), aty ku trashegohej legjenda e Skenderbeut. Ai qysh i ri spikati me ndjenjen e dashnise per vendlindjen dhe urretjen per pushtuesit turq, duke kontribue me bashkmoshataret ne grumbullimin e fishekeve.
Ne vitin 1914, filloi levizja rebeliste apo me mire me thane levizja e Haxhi Qamilit. Ketu Abaz Kupi naltesohet, duke mbrojtun flamurin Shqiptar. Perfaqesuesit rebelist me ne krye nji far trathtari Llan Hoxha, donin te perdhosnin Flamurin tone kombtar, ndersa Abazi mbrojti flamurin dhe turkomanit i tregoi vendin me nji plumb.
Rebelistet jo me kaq, donin te shkaterronin edhe kishen shqiptare ne Rreshen, kurse shpirti fisnik dhe human i Abaz Kupit spikati dukshem duke luajtur rolin kryesor ne mbrojtje te kishes shqiptare. Ai kishte fillue me u ndigjue dhe me i dale zani e nami si Kapedan, ashtu sikurse e therrshin me respekt te madh asokohe.
Ne periudhen e fillimit te shekullit XX, apo siq do ta quajme periudha e Rilindjes apo e Rizgjimit Kombetar (sikurse eshte shprehur profesori i nderuem Arshi Pipa), Shqipnia ishte e ndame fise e fise, tarafe tarafe. Kujtojme, se ishte koha e cubave, se ishte koha e gishtit dhe ishte koha e grupeve rivale.
Mbreti Zog u ba vete Mbret dhe jo me trashigim si bir Mbreti, por tue kalue neper te gjitha fazat e rregullta politike e ushtarake te nje njeriu qe kishte synim te Maja e Kodres. Ai vinte nga nje familje qe kishte sunduar ne Mat, prej nje familje me gjak princor, ku bisedohej politika e sundimit dhe e fuqise. Kjo ishte faza e pare e stervitjes per me hyp tek Maja e Kodres. Permbi gjithcka ishte se Ai kishte le per me u ba Princ, me u ba i pari nder te pare, se ne Shqipni nuk ishte e lehte me u ba Princ veq se rjedh nga nje famlje e madhe. Kishte dhe familje te tjera te njohuna, por ai ishte vete personi qe kishte le me te gjitha elementet intelektuale dhe ushtarake dhe u ba i pare nder te pare.
Veme ne dukje se Mbreti Zog perballej me nje veshtiresi shume te madhe: me bashkimin e fiseve, tarafeve ne dobi te kombit, nje veshtiresi te tille kishte ndeshe edhe me Abaz Kupin. Levizjet e tij patriotike Mbreti i studionte, jo vetem te Abazit por edhe te te gjithe te tjereve. Kur ishte nevoja, per interesat e nalta kombtare te Shqipnise, i ftonte per bisedime edhe kundershtaret e tij me nje zemergjensi dhe largpamsi prej nji udheheqsi.
Xhelozite e fqinjeve ishte te pasosuna ndaj Shqipnise. Keshtu serbo-malazias, kishin fillue planet per te marre Shkodren, vater kjo teper e rendesishme. Shteti shqiptar kishte marre sinjalin si dicka po e kanoste vendin e shqiponjave. Abazi me gjithese kishte marredhenie te akullta me Ahmet Zogun, ai e kishte pyetur vehten, se kur eshte nevoja per Shqipni nuk kursej asgje.
Abazi mblodhi vullnetaret e vet dhe iu bashkangjit menjihere ne ne vitin 1920 ne Luften e Koplikut, ku operacioni ushtarak ne ate kohe drejtohej drejtperdrejte nga Ahmet Zogu. Me 1921, fill pas Koplikut, serbet filluan tentativat per te krijue te ashtequajtunen Republika e Mirdites. Mirepo kjo anderr u shue ne saj te zotesise se Ahmet Zogut dhe ne saj te gatishmerise te Abaz Kupit dhe Bajram Currit.
Ma vone ne vitin 1922, shteti shqiptar ndeshet me kryengritesit dibrane. Elez Isufi, me forcat e tij kishte avancue drejt Tiranes. Ne saj te marredhenieve te ngurta, qe ekzistojshin mes Zogut dhe Abazit, ky u ishte bashkangjite kryengritesve, por kur e pa dhe u bind se Shqipnia ishte ne pikpyetje ne zhdukje Abaz Kupi u ndal dhe tha: “Shqipnia mbi te gjitha”. Konsulli anglez i bindi kryengritesit, se Shqipnia asht drejt zhdukjes dhe kjo kryengritje e pakuptimte vecse e shpejton shperberjen e kombit me te lashte ne Europe.
Pas shume ngjarjeve, mbas shume veprave, mbas shume levizjeve, Zogu kishte arrit me krijue besimin per nji bashkepunim me Abaz Kupin, ndersa Abazi kishte forcue besimin me nji logjike te shendoshe, qe Zogu me veprimet e tij te matura diplomatike dhe ushtarake po del si nje shpetimtar i Shqipnise. Ketu nji kontribut te pazevendesueshem kishte dhane miku i dy figurave te rendesishme historike, negociatori, patrioti nga Tirana i quajtur Sene Elezi, per bashkimin e dy burrave te medhenj Ahmet Zogun me Abaz Kupin.
Ah cfare kenaqesie ndien shpirti i njeriut kur sheh se ne ate kohe burrat e shquar te kombit shqiptar, kane lane pas krahesh bindjet dhe grindjet politike e jane bashkuar ne interes te kombit shqiptar. Sikur te vepronin keshtu edhe politikanet shqiptare sot, qe as nuk e kane mendue ndonjehere nje veprim te tille, qe si shembull pozitiv e solla pak me lart nga historia!?
Me 1925, Zogu ishte Kryeminister. Atij i duheshin njerez si Abaz Kupi. Nderkaq, ai duke e vleresuar lart figuren e Kupit, i beson atij detyren e Komandantit dhe ma vone te Kapedanit. Abazi, si Kapedan shquhej dhe rolin kryesor i kishte kushtue pajtimit te gjaqeve, me te cilin kishte patur nji sukses te vecante. Gjithashtu kishte krijuar stabilitet dhe qetesi. Ne ate kohe shteti shqiptar perfaqesohej denjesisht ne Kruje nga Abaz Kupi. Per pune te mira qe bani dhe besimin qe krijoi tek shteti, ai u caktue nga Mbreti per te kontrollue nji turbullim qe u shkaktue ne Vlone. Me forcat e veta dhe zotesine e tij, ai u nis ne Vlone,duke vu rregull dhe qetesi. Me ndjeshmerine e nji atdhetari te flakte, vlonjatve u tha se: “E dua Vlonen taman si Krujen time”.
Sa vuni qetesine dhe rregullin ne qytet, ai u kthye me respekt nga Vlona e Pavarsise dhe u prit me ngrohtesi nga Mbretnia Shqiptare per sherbim te nalte ndaj shtetit.
Erdhi 7 prilli, nji dite e zeze per popullin shqiptar. Ducja, me ane te Konti Ciano-s, kishte hartue planin me pushtue Shqipnin. Italia po merrte hovin e Gjermanise, Parlamenti shqiptar ne ato dite te zeza, mblidhet dhe unanimisht hodhi poshte planin e zi te Italise. Ata urgjentisht filluen pergaditjet ne popull. Mehdi Frasheri, nji nder patriotet dhe intelektualet e asaj kohe, bante propaganda qe fashizmi te pritet me rezistence. Populli shpirtnisht ishte i pergaditun per lufte. Perpara kesaj gjendje te rende, Mbreti Zog, duke pa planin ogurzi, ma te rendesishme e quajti Mbrojtjen e Durresit. Pikat e tjera ku do te perqendrohej rezistenca me arme ne dore ishin Shkodra, Shėn Gjini, Vlona dhe Saranda. Mbreti me nji besim te plote, caktoi Abaz Kupin si komandant i operacionit ushtarak te mbrojtjes.
Ai menjiherė filloi organizimin per rritjen e rezistences antifashiste ne Shqipni. Keshtu vullnetare te panumert nga e gjithe vendi, i bashkangjiteshin komandantit. Lufta kudo vazhdonte ne menyre te pameshirshme, kunder nji ushtrie teper te motorizueme per kohen. Luftarve te lirise ne token e shqipeve nuk u trembej syni aspak dhe komandanti Kupi ishte ne vijen e pare te frontit duke derdh pa pushim plumba mbi pushtuesit kemishzinj. Durresi i lashte po bahej tym e flake. Italianet te befasuem nga kjo rezistence e vendosun e shqiptareve, filluen te dergojne perforcime te kualifikueme ne te gjitha drejtimet ku luftohej. Nderkohe vritet Mujo Ulqinaku, nji nder luftaret ma te permendun te kohes dhe simbol i lirise per te gjithe brezat. Italianet per te dobesue pikat e forta te rezistences, u kishin ofrue disa trathtarev te kombit edhe flori, qe te sabotonin luften dhe te gjenin menyren per te kompromentue Komandantin Abaz Kupi, por me kot, se Kupet asnjihere nuk i ka lakmue etja per flori ne dem te interesave kombtare.
Heroizmin e popullit, te komandantit dhe luftetareve te tjere antifashiste rapsodi popullor do ta perjetesoje ne kengen e vet me keto vargje historike:
“…Sjam italjan, por jam shqyptar,
Sqaj per fmij, e sqaj per djal,
Nuk jam burre me ngrane flori,
Do te luftoj une per Shqipni
Per Flamurin Kuq e Zi…”
Shtypi nderkombetar, gazetat e kohes shkruenin, se trimat shqiptare po mposhtin nji ushtri moderne. Cėrcilli vete thoshte se si po heshte Europa. Agresori kishte fillue me avancue si rrjedhim i epersise tekniko-ushtarake. Ne keto momente te pashprese, Mbreti Zog, i pikelluem shume detyrohet qe me dhimbjen ne shpirt te largohet nga Atdheu se bashku me familjen dhe princin e vogel Leka te porsa lindun. Ai gjithnje mendonte dhe shpresonte qe se shpejti nji dite do te kthehej ashtu sikurse e kthyen anglezet dhe francezet ne kohen e Nolit. Po te gjykojme sot me gjakftohtesi dhe pa pasione politike, koha na sjell nji argument te forte, sikurse e dini edhe ju te nderuem pjesemarres ne kete ceremoni perkujtimore, se Ahmet Zogun e prune ne pushtet per asyen e forte qe ne Shqipni te mos depertojne bolsheviket e rusise, te importuem pa kursim nga Noli