PDA

View Full Version : Ku mund te jete pjesa tjeter e Universit?


~AnnA~
26-12-08, 19:51
Shkencėtarėt qė pėrpiqen tė krijojnė njė inventar tė detajuar tė tė gjithė materies dhe energjisė nė kozmos, nė mėnyrė tė vazhdueshme ndeshin njė problkem shumė tė ēuditshėm e qė tė bėn kurioz - pjesa dėrrmuese e tij mungon. "Unė e quaj ana e errėt e universit", thotė Majkėll Tėrnėr, njė kozmolog nė Universitetin e Ēikagos, duke iu referuar mistereve tė mėdha tė materies sė zezė dhe tė energjisė sė zezė.

Nė fakt, vetėm 4 pėrqind e materies dhe energjisė nė univers ėshtė arritur tė gjendet. 96 pėrqindėshi tjetėr mbetet i pakapshėm. Megjithatė, shkencėtarėt janė duke kėrkuar nė qoshet mė tė largėta tė hapėsirės si dhe nė thellėsitė mė tė mėdha tė Tokės, pėr tė zgjidhur kėto dy enigma tė "zeza".

Materia e munguar

Ekuacioni i famshėm i Ajnshtainit, "E=mc2" pėrshkruan energjinė dhe materien (ose masėn) si gjė tė vetme e tė pandarė - ndėrsa hartat e kozmosit i referohen kombinimit energji-materia, pėr shkurt, si dendėsi energjetike. Problemi me zbulimin e materies sė zezė, qė mendohet tė zėrė 22 pėrqind tė universit dhe "tortės" sė tij mas/energji, ėshtė se drita nuk ndėrvepron me tė.

Por, ajo gjithėsesi shfaq tėrheqjen e gravitetit. Provat mė tė hershme tė kėsaj materie misterioze u zbuluan 75 vjet mė parė, kur disa astrofizikanė vėrejtėn njė anomali nė njė grumbull galaksish: Tufėza galaktike kishte disa qindra herė mė shumė tėrheqje gravitacionale nga sa duhej tė kishte, duke ia kaluar shumė nė peshė masės sė vet tė dukshme tė yjeve.

"Ne mund tė parashikojmė lėvizjet e diellit dhe tė planetėve nė mėnyrė shumė tė saktė, por nė rastet kur nisim e bėjmė matje me gjėrat qė janė nė distanca tė largėta, fillojmė tė shohim anomali tė ndryshme", thotė Skot Dodelson, njė astrofizikan nė Laboratorin Kombėtar Fermi nė Illinois. "Materia e zezė ėshtė sot pėr sot zgjidhja mė e mirė e mundshme, megjithėse ne asnjėherė nuk kemi parė as edhe ndonjė shenjė apo copėz tė saj".

Njė tjetėr shenjė dalluese e materies sė zezė ėshtė kristalėzimi gravitacional, njė efekt i ngjashėm me atė kur drita pėrshkon njė copė xhami tė pastėr. Objekte masivė si dielli janė nė gjendje tė pėrthyejnė dritėn, por re kolosale tė materies sė zezė krijojnė "fluska" nė kozmos, tė cilat e zmadfhojnė, shtrembėrojnė apo duplikojnė dritėn e galaksive apo tė yjeve qė ndodhen prapa tyre.

Kristalėzimi gravitacional shfaqi kohėt e fundit prova tė masės sė paparė nė grumbullin e galaksive Bullet, si dhe nė njė unazė pėrreth njė grupi galaksish nė pėrplasje tė quajtur ZėCl0024+1652.

Gjuetia e grimcave

Pavarėsisht provave fantazmė, copėza tė materies sė zezė ende nuk janė mbėrthyer prej studiuesve dhe shkencėtarėve.

"Deri kur tė kemi zbuluar nė mėnyrė faktike grimcat, ende nuk kemi bėrė asgjė", thotė Dodelson. Fizikanėt qė merren me grimcat kanė zbuluar neutrinot, tė cilat janė grimca jashtėzakonisht shumė tė lehta qė dalin nga Dielli dhe qė vėshtirė se ndėrveprojnė me materien e zakonshme, por Tėrnėr thotė se atio pėrbėjnė njė pjesė shumė, shumė tė vogėl tė materies sė zezė nė univers. "ne kemi arrestuar njė prej anėtarėve tė bandės, por jo liderin e bandės", thotė figurativisht Tėrnėr kur flet pėr neutrinot.

Ai mendon se lideri ėshtė nė fakt njė grimcė masive qė ka ndėrveprim tė dobėt (GMND). Fatkeqėsisht, GMND-tė janė vetėm njė teori deri tani.

Mendimi mė i pėrhapur mes shkencėtarėve tė fushės ėshtė se GMND-tė janė shumė tė rėndė, e megjithatė ashtu si neutrinot ata rrallė herė ndeshin nė materien pėr tė prodhuar njė sinjal tė dallueshėm.

Por ideja ėshtė qė GMND-tė - ashtu si aksioni teorik apo grimcat neutralino - mund tė ndodhė qė tė pėrplaset me materien, u jep gjithėsesi shpresė shkencėtarėve.

"Kjo ėshtė njė hsitori qė shumė shpejt mund tė shohė fundin e saj", thotė Tėrnėr, duke theksuar se Kėrkimet pėr Materien e Zezė Kriogjenike nė njė minierė nė Soudan tė Minesotės si dhe eksperimente tė tjerė nėntokėsorė duhet tė kenė ndjeshmėrinė e mjaftueshme pėr tė dalluar njė GMND.

Antigraviteti

Ndoshta misteri mė i madh nga tė gjithė ėshtė kushėriri i madh i materies sė zezė, energjia e zezė. Forca e padukshme mendohet qė tė jetė njė "antigravitet" nė shkallė tė madhe, i cili shtyn larg njėra tjetrės grumbujt galaktikė dhe shkakton ekspansionin e pashpjegueshėm dhe tė pėrshepjtuar tė universit.

Tėrnėr mendon se energjia e zezė ėshtė misteri mė i madh nga tė gjithė - dhe nėkuptimin e drejtpėrdrejtė tė fjalės, pėrderisa shumė fizikanė deklarojnė se ai pėrbėn 74 pėrqind tė dendėsisė energjetike nė univers. "Deri tani, arritja mė e madhe me energjinė e zezė ka qenė fakti qė i ėshtė dhėnė njė emėr", thotė Tėrnėr nė lidhje me kėtė forcė bishtnuese. "Jemi nė tė vėrtetė vetėm nė fillimin e kėsaj enigme".

Tėrnėr e pėrshkruan energjinė e zezė si "gjė vėrtetė e ēuditshme", mė sė miri e menduar si njė gravitet elastik e kundėrshtues qė nuk mund tė ndahet nė grimca tėmėtejshme. "Ne e dimė se ēfarė bėn, por nuk e dimė se ēfarė ėshtė", thotė Tėrnėr.

Ndėrkohė qė astrofizikanėt shohin thellė nė hapėsirė pėr tė grumbulluar mė shumė detaje nė lidhje me efektet e energjisė sė zezė, Tėrner vėren se fizikanėt teoricienė janė duke u fokusuar nė shpjegimin e mėnyrės se si punon praktikisht kjo forcė.

Dhe nė kėtė pikė, thotė me shaka ai, ēdo lloj shpjegimi i fizikanėve pėr energjinė e zezė me siguri ėshtė mjaftueshmėrisht i mirė pėr t'u shqyrtuar. "Ne jemi nė njė fazė hsumė tė hershme, nė skenėn ekrimit tė ekzistencės sė energjisė sė zezė", thotė. "Eshtė njė periudhė me kreativitet tė lartė, dhe tani ka ardhur koha pėr idetė".

Dave Mosher

Action
27-12-08, 02:42
kete doja ta dija dhe une..

Heret eshte njeher te flitet per Univers akoma nuk e dim mir Galaktiken tonė,
Vetem me kujtohet se edhe nese levizim me shpejtesi te drites na duhet 2 milionė vite te shkojm ne galaktiken me te afert "Antromedia".

Po e them dhe nje fjali te shkurter:
Ne Krahasim me Universin ne jemi shum te vegjel,mirepo egziston diqka brenda nesh qe shpesh shtym ta pyesim veten-Kush jemi,nga vijmė dhe ku po shkojmė...?

AlbaSoft
27-08-09, 00:42
Kjo pergjigje esht jashta logjikes ton mendoj un... univerzi gjithnje esht ne zgjerim nuk esht statik...