PDA

View Full Version : Sekretet te bejne mire!


Urata
27-12-08, 05:38
Sipas psikologėve, sekretet rrisin vetėvlerėsimin dhe forcojnė personalitetin. Kjo, edhe falė internetit. Por nėse teprohet me to, fillojnė problemet e personalitetit tė dyfishtė

Alter egoja, pėrndryshe uni ynė i fshehur. U ndodh tė gjithėve, herėt a vonė, tė kenė ndonjė sekret tė vogėl, t‘u fshehin tė tjerėve njė anė tė personalitetit tė vet. Gjė qė teknologjitė e reja – nga dhomat e bisedimit nė internet deri te lojėrat me role – ndihmojnė ta vėnė mė shumė nė dukje. Sipas studimeve dhe kėrkimeve tė reja, kjo lloj sjelljeje sipas psikologėve nuk ėshtė krejt negative; pėrkundrazi, rrit deri nė njėfarė masė vlerėsimin pėr veten. Me kusht qė tė mos teprohet dhe tė shkohet pastaj drejt patologjive qė mund tė jenė edhe shumė tė rėnda, siē janė shqetėsimet e personalitetit tė shumėfishtė.

Njė shembull, se njė personalitet i dyfishtė mund tė ketė pasoja pozitive, vjen edhe nga hulumtimi i Sherry Turkle, sociologe nga Massachusetts Institute of Technology nė Boston. Studiuesja intervistoi 200 lojtarė tė pėrhershėm tė The Sims, lojė interaktive nė internet, qėllimi i sė cilės ėshtė tė krijohet njė familje “virtuale” dhe qė kjo tė ndėrveprojė me njerėz tė tjerė. Dhe zbuloi se shumė nga kėta njerėz pėrdorin lojėn pėr tė ndėrtuar familjen e dėshirave tė tyre dhe se nė kėto identitete tė reja rrėfejnė problemet e tyre dhe, tė paktėn virtualisht, pėrpiqen qė t’i zgjidhin.

Mekanizmin qė njė sekret mund tė ndihmojė zhvillimin e shėndetshėm tė personalitetit, e shpjegon Daniel Wegner, profesor psikologjie nė Universitetin e Harvardit: “Njė njeri nuk e ka ndjenjėn e ‘vetes’ derisa tė ketė njė sekret tė vetin. Nė jetė ka ēaste kur ēdokush nga ne ndjen se ka humbur identitetin e vet pėr t’u bėrė njėsh me grupin shoqėror, ambientin e punės ose me partnerin, nė njė marrėdhėnie martese. Tė kultivosh ndonjė mendim ose veprim tė fshehtė, ta lėsh veten nė dorė tė tyre, jep mundėsinė pėr tė rivėrtetuar identitetin personal, pėr ta ndarė nga gjithēka tjetėr”.

Por ka sekrete dhe sekrete. Ata tė thjeshtit (njė blerje e vogėl e fshehtė, njė mbrėmje me miqtė, njė kurs) nė njėfarė mėnyre ndihmojnė dhe “justifikojnė ata mė tė ndėrlikuarit, si njė jetė e vėrtetė e dyfishtė (shembuj tė famshėm janė jeta e aviatorit tė famshėm Charles Lindbergh, i cili nė tė vėrtetė ishte njė filonazist dhe baba i tre fėmijėve tė lindur nė Gjermani, dhe e pėrrallėtarit Hans Christian Andersen, i cili kishte shije seksuale pėr t’u vėnė nė diskutim), qė shpesh rėndojnė si njė pllakė hekuri mbi ndėrgjegje dhe shndėrrohen nė ankthe tė pėrhershme.

Natyrisht, mė tė pėrhapurit janė ata qė lidhen me jetėn dashurore, qė nga tradhtitė te fėmijėt e fshehtė e deri te homoseksualiteti. Edhe kėtu niveli i durimit mund tė ndryshojė mjaft. Njė kėrkim i kryer nė Teksas tregoi se si meshkujt, edhe femrat, kujtojnė mė shpesh kėnaqėsitė qė u sjellin marrėdhėniet e fshehta, ndėrkohė qė nuk ndodh kjo kur sekreti ėshtė, pėr shembull, njė lojė kumari, droga ose seksi me para. Vetėm rrėfimi mund tė ndihmojė tė mos degradohet nė njė “breakdown” mendor.