PDA

View Full Version : 5 vjet nga dergimi i Robotit te pare ne Mars


~AnnA~
14-01-09, 12:10
http://cdodite.com/fotografite/artikujt_foto410x/NASA_shenon_5_vjetorin_e_dergimit_te_robotit_te_pa re_ne_Mars.jpg

Agjencia amerikane e hapėsirės NASA shėnoi 5 vjetorin e uljes sė robotit Spirit nė Mars qė nga hera e parė qė ky robot preku planetin e kuq me 3 janar 2004.

Roboti “Oportjuniti” u ul nė Mars 21 ditė mė vonė. Dy robotėt ishin parashikuar tė funksiononin vetėm pėr tre muaj nė mjedisin e ashpėr tė planetit Mars, por ata ende vazhdojnė tė funksionojnė dhe transmetojnė tė dhėna tek shkencėtarėt nė tokė. Administratorėt e misionit thonė se dy robotėt kanė pėrshkuar mbi 21 kilometra nėpėr planetin Mars dhe kanė dėrguar rreth 250 mijė imazhe nė tokė.

marre nga/qik.com/

sakra
16-01-09, 23:31
Dua tė bėjė vetėm njė korrigjim nė lidhje me shkrimin e mėsipėrm tė marr nga qik.com dhe tė postuar nga AnnA.
Misioni Mars Exploration Rover (MER), ku u lansuan dy sonda binjake tė emėrtuara: “Spirit” (MER-A) dhe “Opportunity” (MER-B), e qė me vete bartnin nga njė mjet mobil (rover), ėshtė misioni i 15 i nisur drejt planetit tė kuq Marsit, dhe ėshtė vėrtet njė ndėr misionet mė tė suksesshme tė kohės. Por, kėta robot nuk janė mjetet e para (siē theksohet nė titull) qė shkelėn sipėrfaqen e Marsit!
Roboti i parė mobil u lansua mė 04.12 1966 (qė ishte projekt i programit “Discovery”), i quajtur Mars Pathinderi (MPF) e nė tė cilin ndodhej, pėrveē bazės statike, “Sagan Memorial Station“, edhe njė mjet mobil i quajtur „Sojourner Rover“. Pas njė fluturimi prej shtatė muajsh (211 ditė) dhe pasi pėrshkoi njė rrugė tė gjatė prej 500 milionė km., arriti tė aterojė me sukses tė plotė nė vendin e quajtur “Ares Vallis”, dhe atė, mu nė ditėn e pavarėsisė sė SHBA-ve, mė 4 korrik tė vitit 1997.
Edhe pse ishte paraparė qė Sojourner Roveri tė operojė rreth 7 ditė nė regjionin e Ares Vallisit, ai operoj 13 herė mė shumė, dhe pas 83 Sol-esh (Njė „sol“ ėshtė njė ditė e Marsit qė zgjatė 24:37:23 sek), me 7 tetor 1997 dėrgoi sinjalin e fundit (pasi bateritė kishin humbur pėrfundimisht energjinė furnizuese). Gjatė kėsaj kohe, ky robot, pėrshkoi njė rrugė prej 80 metrash dhe dėrgoi nė Tokė mbi 500 fotografi.
Ndėrsa sondat e para statike qė u lansuan me sukses nė Mars janė “zbarkuesit” e emėrtuara: Viking 1 dhe Viking 2, tė cilat preken sipėrfaqen e Marsit mė 20.7.1976, gjegjėsisht 7. 8.1976.
Kėta dy “zbarkues” dėrguan nė Tokė mbi 5000 fotografi tė sipėrfaqes sė Marsit.

Dėrgimi i misioneve (si nga NASA, ESA dhe vendet aziatike) vazhdon edhe sot e kėsaj dite.

~AnnA~
16-01-09, 23:52
Roboti i parė mobil u lansua mė 04.12 1966 (qė ishte projekt i programit “Discovery”), i quajtur Mars Pathinderi (MPF) .

Sakra,me sa e di une,MPF per here te pare eshte lansuar ne Mars me 1996:rolleyes:
Me pas(para 5 vitesh) ishin Spirit dhe Opportunity (2004) me eksplorimin me te madh...

sakra
17-01-09, 17:53
Ishe nje lapsus, gabim daltilografimi vetem tek viti.

Eshte e sak se pathfinder eshte lansuar me 1996, por jo ne mars, por me 4.12.1996, nė ora 1:58:07 EST (Eastern Standard Time (http://www.timeanddate.com/library/abbreviations/timezones/na/est.html)) me njė raketė tė tipit “Delta II”, nga qendra hapėsinore Kenedy nė Cape Canaveral.

~AnnA~
17-01-09, 19:12
Ishe nje lapsus, gabim daltilografimi vetem tek viti.

Eshte e sak se pathfinder eshte lansuar me 1996, por jo ne mars, por me 4.12.1996, nė ora 1:58:07 EST (Eastern Standard Time (http://www.timeanddate.com/library/abbreviations/timezones/na/est.html)) me njė raketė tė tipit “Delta II”, nga qendra hapėsinore Kenedy nė Cape Canaveral.

Sa per vitin dhe daten,e kam mbajt mend,sa per oren nuk e di :smile:
Flm sakara per pershkrimin ne detaje...
vetem qe,MPF ishte nje Sonde(shume here me e vogel se Spirit)...
MPF beri vetem ca analiza analitike permes Alfa-RentgenSpektometrit,por eksplorimi me i madh ishte ai i vitit 2004 nga ROBOTI Spirit,qe solli mjaft te dhena per astronomine dhe foto te ndryshme...

~AnnA~
25-01-09, 18:01
.

Eshte e sak se pathfinder eshte lansuar me 1996, por jo ne mars, por me 4.12.1996, nė ora 1:58:07 .

kam pas fjalen,per MARS-in si planet dhe jo si muaj te vitit...