PDA

View Full Version : Zgjidhet misteri i krijimit te yjeve masive!


~AnnA~
22-01-09, 21:08
Astrofizika teorike merret prej vitesh me problemin e krijimit te yjeve masive, ata qe kane nje mase deri 120 here masen e Diellit, dhe ne vecanti me faktin se pse ky proces nuk sjell largimin e reve te gazit dhe pluhurit nga periferia e yllit.
Normalisht gjate formimit te nje ylli me rritjen e temperatures krijohet nje presion, nje trysni qe shkon nga qendra e yllit drejt periferise. Ky radiacion elektromagnetik ka nje efekt te paperfillshem per driten e zakonshme, por eshte shume i rendesishem ne brendesi te yjeve ne formim e siper per shkak te intensitetit te tij te larte. Eshte kjo arsyeja qe ka shpene studimet e meparshme te konkordojne ne faktin se me tu kaluar limiti i 20 masave Diellore gazi qe rrethon yllin ne formim duhej te “spastrohej” dhe te shtyhej drejt hapesires (njesoj si nje vala e nje shperthimi largon nga epiqendra objektet perreth), si rrjedhoje yje me nje mase me te madhe nuk duhej te formoheshin. Sic ndodh shpeshhere ne te gjitha fushat e shkences, edhe ne kete rast parashikimet binin ndesh me faktet e dhena nga teleskopet. Ne te vertete, ne univers ekzistojne yje qe e kalojne se tepermi limitin hipotetik te 20 masave Diellore.
Shpjegimi i ketij fenomeni vjen nga studimet me te fundit te bera duke kombinuar algoritmat e krijuar nga universiteti i Berkeley dhe nga Lawrence Livermore National Laboratory (https://www.llnl.gov/), me fuqine Superkompiuterit te San Diegos (http://www.sdsc.edu/). Duke simuluar ne 3 dimenesione kolapsin e nje reje gazi nderyjore mbi nje yll ne formim e siper.
Simulimi tregoi se nderkohe qe gazi bie mbi berthamen e yllit i terhequr nga graviteti, ne periferine e tij krijohen paqendrueshmeri te cilat krijojne kanale ne rene e gazit qe e rrethon qe lejojne rrezatimin te arrije hapesiren nderyjore, nderkohe qe gazi vazhdon te bjere mbi berthame duke rritur akoma me tej masen e yllit.

Burimi: ScienceMag (http://www.sciencemag.org/cgi/content/abstract/1165857)