PDA

View Full Version : Surroi dėshmoi nė Hagė


Dardan Kastrati
28-01-09, 18:41
Drejtori i Bordit tė Klubit pėr Politikė tė Jashtme, Veton Surroi, dėshmoi tė mėrkurėn nė Tribunalin e Hagės, kundėr ish-zyrtarit tė lartė tė policisė serbe gjatė luftės nė Kosovė, Vlastimir Djordjevic, duke potencuar se forcat serbe nė Kosovė, gjatė luftės, kanė zhvilluar njė spastrim tė organizuar etnik, kanė vrarė dhe kanė dhunuar civilė tė pafajshėm.

Surroi nė dėshminė e tij ka folur pėr rrethanat politike dhe proceset tjera nė Kosovė, para dhe pas luftės nė vitet 1998-1999.

Ai ka dėshmuar pėr tė gjitha takimet qė janė zhvilluar gjatė kėsaj kohe me zyrtarė tė ndryshėm, duke pėrmendur edhe takimin me presidentin e atėhershėm serb, Slobodan Milosevic, ku nga kosovarėt merrnin pjesė Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mahmut Bakalli e Veton Surroi.

Nė kėtė takim, sipas Surroit, nga udhėheqėsi i delegacionit kosovar, Ibrahim Rugova, ėshtė kėrkuar qė Kosova tė jetė shtet i pavarur, mirėpo sipas tij, menjėherė kjo bisedė ka marrė njė kahe tjetėr.

“Unė ndėrkaq i kam shpjeguar Milosevic-it pėr masakrėn e familjes Jasharaj nė Prekaz, mirėpo ai nuk mė ka besuar, madje thoshte se vetėm njė i ēmendur mund ta besojė njė gjė tė tillė”, shpjegoi Surroi.

Surroi tha se marrėveshja me Milosevic-in ishte, qė pas njė jave tė takoheshin me njė grup serb nė Prishtinė dhe tė fillonim negociatat. “Ne mbajtėm njė takim nė shtėpinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve apo zyrėn e ish-LDK-sė”, tha ai.

Surroi tha se kanė insistuar qė tė kenė njė ndėrmjetėsues nė bisedime, por Beogradi nuk pranonte, megjithatė ai deklaroi se arritėn njė kompromis qė ambasadori amerikan Christopher Hill tė jetė ndėrmjetėsuesi, i cili edhe ishte nė dhomėn e bisedimeve.
Mirėpo nga Prokuroria e Tribunalit, Surroi menjėherė ėshtė pyetur pėr situatėn qė ka mbretėruar gjatė kėsaj kohe tė bisedimeve. Surroi tha se kishte eskalim tė situatės nė gjithė Kosovėn duke pėrfshirė edhe rrafshin e Dukagjinit, si Pejėn, Gjakovėn e Deēanin.
“Asokohe kishte lėvizje edhe tė njerėzve tė zhvendosur, e posaēėrisht nė rrafshin e Dukagjinit, qė do tė ishte kriza e parė e refugjatėve qė duhej tė kalonin kufirin me Shqipėrinė”, tha Surroi.

Sipas tij, nė kėtė kohė tė gjithė ishin tė preokupuar me refugjatėt e Deēanit, mė se 5 mijė veta ishin zhvendosur nga shtėpitė e tyre, edhe pse ishte muaji maj, kishte shumė borė. Ai tha se mė vonė fluksi i tė zhvendosurve ėshtė rritur shumė shpejtė nga presioni i policisė serbe ku nė verė, mbi 100 mijė njerėz janė zhvendosur nga vatrat e tyre.

Djordjevic nga Tribunali i Hagės akuzohet pėr zhvendosje tė dhunshme, depėrtim, vrasje dhe ndjekje tė shqiptarėve nga Kosova. Ai po ashtu akuzohet sidomos pėr transportimin e kufomave tė shqiptarėve nė brendi tė Serbisė.
Prokuroria ka thėnė se nė varrezat nė Batajnicė janė gjetur 822 trupa tė pajetė, nė mesin e tė cilėve 53 trupa fėmijėsh mė tė rinj se 16 vjet, 41 trupa tė grave dhe 93 trupa tė burrave mė tė vjetėr se 60 vjet. (KosovaLive)

Guri i madh
01-02-09, 17:27
VETONI mir ka deshmue vetoni esht shum i menqur ne kso raste po si politikan nė kosov ka deshtue

e_martumja
01-02-09, 17:32
VETONI mir ka deshmue vetoni esht shum i menqur ne kso raste po si politikan nė kosov ka deshtuevertet kete mendim e pata edhe une para sa te hy ne kete faqe thash shume i mencur por deshtoj ne politike...

Guri i madh
01-02-09, 20:09
mua vetoni me ka lan pershtypje kur ju pergjegj ati advokatit qe i tha se ne kosov ka shum serrb qe thojn ne jemi shkie po une kam kultur kombtare dhe nuk i quj shkie po serrb, edhe pse e meritojn nji shprehje tė till po mir esht permbajt