PDA

View Full Version : Vizion per nje politike te re Kosovare


jadore
29-01-09, 20:37
..ide per hapje e nje teme te tille me erdhe nga leximet e komenteve te antareve rreth vlersimeve te politikes dhe lidereve qe mirren me te ..

...qe ne Kosoven e pas luftes e deri me sot sa here flitet per politiken qe udheheq Kosoven keto vjet ,nga komentet e popullates vren laramani ,.. ke pergjigje impozonte nga fanatiket e ciles do parti qe mbajne qendrimin qe nga themelimi i saj deri me sot dhe nje fanatizem i tille i bene te verber , takon pergjigje skeptike nga te zhgenjyerit ,qe edhe nese ndodhe ndonje e mire pozitive ne kete drejtim nuk dine ta cmojne ..shkurt has pergjgje nga me te ndryshmet , ngazellim , naivitet , eufori , cinizem,indentifirentize (si rasti im )etj..

...nje me intereson ..!!!
...kalojme faze tranzicioni ( shyqyr qe e mesuam kete fjale se nuk e di se si do ti emertonm te gjitha keto etapa kohore ne parregullsi qe kalojme si kolektivitet ..!!!)dhe ne sferen politike , kuadrot qe kishim e kemi deri me sot del si rezulltat qe ..asnjeri nuk ishte i afte dhe adeuat per nje zhvillim te mirefillte te nje politike te jashtme e te mbrendshme ,ose nga paaftesia profesionale ose e rrethanave , megjithate ne gjithe kete skene qe zhvillohet populli dhe secili person i saj shume pak e kuptone qe per cfaqje te speltakleve te tille eshte ai spektatori qe paguan kartat dhe ate me cmim jo te lire ..

..flas nga vetja e pare , sot ndihem indifirente ne veshtrimin e keti spektri , ndoshta pse optimizimin , interesimin vrullin per nje te mire te perbashket me eshte konsumuar me perfundimin e luftes ( e kush nuk e perjetoj dhe la pasoja ajo kohe makabre ..!!!)nuk shof vizion per nje ndertim themeli te nje politike te mirefillte e qe eshte me e keqja e vrej qe as popullata nuk eshte e prirur te ndjej kete ,
pranaj vetem per kurreshtje pyes , pa perzier aspak te gjithe njerzit e involvuar ne politiken e pasluftes ( se puna e tyre u pa..!!!) ka dikush nje vizion sado te zbehte.... diji ju , kush mund te bej ndryshime rrenjesore ,cili person mund te nihet si shpetimtare i popullit per nxerrje nga kjo gjendje agonie..

p.s.
mireprese sidomos idete e atyre qe jetojne larg Kosoves , dhe mendojne qe politika apo lidertet e shtetit ku jetojne kane nje politike qe vertet ja vlen te jet model per Kosove
( pse jo Amerika nje here majftone qe u zbulua , nuk eshte e thene te krijojme te gjithe nje rruge te re per deri te ajo ..)

Pupi
29-01-09, 22:17
Po !
I vetmi problem qėndron , qė unė nuk kam kohė ti qėndis postimet e mija, kėshtu qė Jador mos tė ma merr me mėri.
Unė si unė me letra qel(ė) e pa qime n'gjuhė.....

Me tė parė kėtė tilullė, edhe mua ma kapi kjo rradak qė ka nisur tė merrė erė nga tė gjitha anėt, se Tema e JADOR ka tė bėjė shumė me shumė me ata qė u "xiglohėn" gishtat "eh sa pėr tė thėnė diēka" te politika.
Gjithashtu vėrehet edhe njėfar paknaqsie e "elektoratit tė dardania.de" me lideret e plitikės gjithandej.

Ama ēa ti bėshė o Jador, kėshtu e kan gjėrat nganjiher, "Halle me malle".

E dini ēfar mendojė unė rrethė sė gjithės ?

"Ata" jo vetėm qė nuk ofrojnė ndonjė "VIZION" por neve po u biem nė qafė sė tepėrmi bile.

Sepse "Ata" aq dinė dhe munden, aq kanė nė koburet e tyre pėr tė shkrepur. E nėse neve kėrkojm mė shumė nga "ATA" kam frigėn se po u hyjm nė hak e do bėhemi mėkatar.

Do bėhemi mėkatar, sepse njeriut i pritet dėmi aq sa e ka kapacitetin, e edhe nė kėtė rastė Politikgjive mbarėshqiptarė e mė sė shumti selam atyre Kosovarė !

sherri
29-01-09, 22:28
Ka disa dite,qe po me sillet neper mendje:kushe mundet ta udheheq Kosoven?kjo me erdhi kure lexova,dhe po shifen disa tentime,njefar mobilizimi i AAK-es,qe prap te vije ne pushtet gjegjesisht Rambo 2,pasi qe Rambo 1 ishte u pa cfar mundet te bej,u pane edhe te gjitha tjerat edhe si parti,edhe si lider...nga e gjitha kjo nuk te jep shpres se dicka do te ndryshoj,nga keta qe i provuam,dhe po i provojme.

Pa marr para sysh kushe ishte dhe kushe erdhi,gjendja e popullates mbeti e pa ndryshuar.Mund te ket ndonje ndryshim,praktik,objektiv,pore njeriu i Kosoves nuk respektohet,as nuk trajtohet si njeri i lire i nje shteti te lire,gje qe as nje certifikat lindje nuk mundet ta merr si ne boten normale....ca ti shtoj me shume.?
Modele si qeveriset ka sa te done...por une para se partive,lidereve politik nje model i kisha dhan popullit ai duhet ta mdryshoje Memtalitetin,e mandej ti nxjerr ne sken politikanet qe i duhen,ku besoj qe ka Kosova mjaft?, qe mose te ngarkohemi shume,me modele te shteteve me tradit te gjate demokratike,ku vetedia e votuesit,mentaliteti i pergjithshem esht shume perpara neve,tashpertash na kishe mjaftu modeli Slloven.?
Definitivisht ne duhet ta ndrrojm mentalitetin ne lidhje me politikanet dhe zgjedhjen e tyre.

-a thu mos me pase shkru une ish met dikush pa dit dicka!? haj tybe..veq prej zemres t'plast po shkrujm se sen ne drit spo qesim ;);)

Dani11
29-01-09, 22:49
Pike se pari tek ne duhet te vetedisohet elektorati dhe te votoi programin e partise politike dhe jo lidrein apo krahun politik.Nuk kemi nevoi te ndegjoim premtime e fjalime pompoze gjate fushates zgjedhore,por vetem te paraqiten programet me punet prioritare qe do ti vente secila parti ne menyre te detalizuar,pra ne plan:afat shkurter, afat mesem dhe afat gjate.Ne kete menyre do te kishm nje kosto shume me te ulet te zgjedhjeve duke pas parasyshe, qe nuk dote kishte tubime, turma qe enden me autobuse ne te gjitha anet e Kosoves me pankarta e flamuj te ndryhem.Dhe se nuk do te kishim as lider te shminkuar e te pispillosur me premtime te pafundme dhe rrena te pa skrupullta.Deri me tani populli punoi per parti dhe per lider, le ti ndrroim pake vendet dhe te punoin politikanet per populle.
Mirepo ne radhe te pare duhet te krijohen mekanizma te mirfillt qe luftoin korrupcionin dhe e ndeshkon aty per aty.Kosova eshte shtet i ri dhe ka probleme te shumta qe kerkoin pune,vetmohim dhe sakrifica te medha, e mbi te gjitha kerkoin atedhedashuri.Mjafte ma me prerje shiritash te rrugeve me asfalt 2 gisht te trashe,mjaft ma me ndertime ambulancash qe nuk i rezistoin as shiut te pare.
Krijoni kushte,infrastuktur ligjore prioritare te jene qeshtjet me rendesi te veqant,e jo te humbeni kohe per ligjin mbi homosexualet.Krijoni kushte per investitoret e huaj,stimulimi i ekonomise vendore, 10 vjet pas lufte ende Kosova nuk ka export te mirfillt, ndersa ne Kosove hyjn mallera nga dreqi e i biri, kjo eshte me se skandaloze.Tokat e Kosoves mbesin djerre ndersa rinija sillet rrugeve,e gjithe kjo sepse nuk ka programe nuk ka investime ne sektorin e bujqesis.Nga ana tjeter vetevrasjet nuk kan te ndalur,droga eshte perhapur ne qdo skaj te Kosoves,e mos ti numroi me rende dukurit negative qe i shofim qdo dite.Per mediat mos te flasim zi e ma zi, neve me muzik ja kemi kaluar edhe Bolivudit.

LisMalisi
30-01-09, 09:59
pasi qe shumica e vetive te vizionit per nje politik te re kosovare u pershkruan me lart, une nuk do ti perseris vetem them se pajtohem gjithsesi, por ajo qe mendoj se deri tani nuk u shkrua nga askush eshte sa vijon: une mendoj se gjeja e pare qe duhet vlersuar tek nje "vizionar" politik eshte prejardhja, ardhja dhe pasardhja e tij.
nje vizion te shnosh politik (kombtar) nuk duhet pritur nga ata qe kane prejardhje te dyshimt, nga ata qe vendosen te krijojn familje me kurvat e republikave te titos, nga ata qe e mbollen jugosllavin ne oborr, nga ata qe pollen faren e zeze, nga ata qe ende se kan shuar epshin e luksit, vilave, kurvave dhe krajlive sllave.
shkurt, gruaja, nena, gjyshja, por edhe djali, vajza, e asnje "vizionari" te kosoves nuk duhet te flet serbisht (sllavisht).

Dani11
30-01-09, 10:51
Qe nga perfundimi i luftes e deri me sot elektorati votoi per patriotizem dhe jo per programe te mirfillta politike, e mos te flasim per vizione sepse per ne ne kosove kjo fjale nuk egziston."Vizinon" per politikanet tane eshte falja e traktorit apo propozimi dhenje parash serbeve, ketu jemi ne.Problemin kryesor papunsine qeveria e tanishme mundohet ta zgjedhe duke e derguar rinin shqiptare ne finland, paraqiten para kamerave duke u mburrur e duke thene qe ne do ta zgjedhim ket problem ne kete menyre.A nuk eshte turp dhe skandal kjo,po ne kete menyre serbet para 40 vitesh i dergonin shqiptaret ne Evrope (gastarbeitera) nepermjet byros se punes.
Qeveria jone do te duhej me urgjenc te investoi ne bujesi dhe blektori sepse ne kete sektor do te arrinte ta punsonte nje numer te madhe te rinise sone.
Qeveria se bashku me byron e punsimit do te duhej ta bente nje plane konkret per zhvillimin e bujqesise ku vete shteti do te behej pundhenes.P.sh.Ata qe nuk e punoin token per arsye te ndryshme, te nderhyje shteti dhe te beje kontrat me pronarin, shteti do ta mirrte per ta punuar per nje kohe te caktuar:Si shperblim qe do te mirrte pronari do te ishte, mospagimi i tatimit ne prone per kohen ne fjale si dhe punsimi i nje antari te familjes, pagat do te ishin minimale 100- 150 euro.Keshtu ne menyre shume te thjesht do te arrinte te zbuste papunsine, njeherit do te arrinte te ua permisonte jeten shume familjeve Kosovare.

GURI SYLAJ
30-01-09, 11:04
Te udhehiqet me nje popull nuk eshte lehte por te mashtrohet nje popull ,siq po shihet ,nuk eshte veshtire!
Populli shqiptar deri dje ishte shume larg qendres se vendosjes .Per te Fliste Partia(totalitare) e ai ,Populli ,detyrimisht duhej te heshtete! Sot punet qendrojn pak me ndryshe.
Kjo nuk do te thot qe nuk ka orvatje edhe sot te veprohet ne te njejten menyre nga individ te caktuar por eshte pluralizmi ai qe duhet fure, qe ne nisme ,keto orvatje!
Ne Kosove nuk ka institucione te mirefillta shteterore .Ketu e kam fjalen jo per emra institucionesh por per veprim te tyre.
Ne kete mjegull ,individi qe e njehe mire momentin ,e shfrytezon dhe edhe krijon pasuri milioneshe edhe vjen ne pozita sa per te vendose ,jo per Kosoven e popullin e saje por qe se paku vete te mos shkoj ne pergjegjesi per te berat !Individ te tille dhe elita te tilla jan barra me e rende e cila po i kushton dhe do i kushtoj Kosoves edhe ne te ardhmen!
Po pat shtet te mirefillt ,institucion te mirefillt dhe te rrespektuar dhe rrespektim te Kushtetutes e ligjit secili pre milionereve te Kosoves do te shkonte pas grilave.Dhe pse nuk ndodhe kjo???
Per te vetmen arsye se, ata qe duhet veprojn jan pjese e ketyre milionave!
Sot parat jan ne duart e klaneve te caktuara qe ,kahere ,jan rrite dhe jan me te medha se sa kufijt e Kosoves dhe te tillat sot kontrollojn dhe dirigjojn te teren qe ndodhe dhe duhet te ndodhe ne Kosove!
Me e keqja eshte se me emra te caktuar .sidomos neper borde ,mundohen me e luajt lojen e mjegulles ,e fatkeqesisht populli po e han kete qorbe ,kurse ne te vertete ato borde jo qe i pyte kush por thjesht ata njerez as idene nuk e kan se per cfar jan aty dhe cfar duhet te bejne!Fatkeqesisht!!!
Ne Kosove ,e pergjithesisht ne Ballkan edhe nuk eshte leht per nje Demokraci te mirefillt!
Modele ka sa te duesh e edhe kuadro po por guximi dhe perkrahja e mirefillt nga populli mungon!
Kosoves nuk i duhet nje elektorat qe vetem voton por edhe qe vlereson dhe qe e din se vota e tij ka vlere me te madhe se sa nje premtim ,nje emer apo edhe nje parti!Vota e tij eshte e ardhmjea e Kosoves prandaj ai qe e ka mashtru njehere mos te arrij t'a mashtroj per se dyti pavarsisht kush ,cfar dhe cka premton!!!
Nje vote e pergjegjeshme e elektoratit do e beje te pergjegjeshem edhe Presidentin ,Kryeministrin ,Parlamentin ,Qeverine ,do e beje te pergjegjeshem Shtetin !

LisMalisi
30-01-09, 11:20
patriotizmi eshte alfa dhe omega e vizionit politik tek te gjitha shtetet dhe shoqerit e zhvilluara, aty ku nuk ka patriotizem nuk ka as ekonomi, as bujqesi, as industri, as shtet dhe as shoqeri.
suksesi i nje vizioni politik matet me te mirat qe i sjell ai vizion kombit, shoqerise, shtetit, pra si i tille ai vizion vetvetiu merr ngjyren kombtare.
nuk mendoj se "Vizioni per nje politik te re Kosovare"(marr nga titulli) duhet te identifikohet me bujqesin socialiste, ket vizion e provoi enver hoxha per 40 vjet dhe rezultoj gabim.
me se lehti eshte te mesohet nga gabimet.

Dani11
30-01-09, 11:59
Sa per patriotizem dua te them qe tani jetoim ne kohen "Obama", nuk e mohoj patriotizmin por ne nuk duhet te mbesim te lidhur pas tije, duhet te ecim para me pune dhe vizion te qarte.Nuk thash qe eshte zgjedhje perfundimtare qeshtja e bujqesis, por ky do te ishte nje "infuzion" dhe nje shprese per shoqerine tone.
Tua mundesoim asaj rinie qe doni ta qoni ne finland per tu heq baglat,bagla ti heqin ketu lopeve te kosoves dhe mos te veprohet si ne kohen e serbis me gastarbeitera.Te gjitha shoqerit e zhvilluara nuk punoin dhe nuk trumbetoin me te kaluaren,por ata mirren me te ardhmen.Me te kaluaren duhet te mirret vetem Historia dhe askush tjeter spse ne te kunderten do ne do te anonim nga prapa.Askush nuk do te mund te ia mohoi punen, luften dhe as sakrificen pa marre parasyshe se nga kush dhe cila sfere vjen ajo.Me te arsyshme e shef ti qe buka dhe produktet elementare te blihen nga serbia apo nje vend tjeter sesa te investoim dhe te prodhoim vete.Gjermania pas luftes kryesisht eshte ndertuar me pune vullnetare, p.sh Trümerfrauen qe e ndertuan Berlinin, e raste te veqanta duhet te ndermiren vendime dhe pune te veqanta.Sllovenia me produkte Bio bujqesore e furnizon Evropen, nuk ja arrin te mbuloi por aq sa prodhon aq shet, ka vend ende edhe Kosova te punoi ne kete drejtim.Nuk po them pse nuk po prodhoim raketa dhe as atom por njeriu lufton me ate qe e ka, merru me bujqesi sepse ate e ke.Pastaj dal nga dal investo ne miniera ne arsim ne teknologji,etj etj...

Dani11
30-01-09, 13:58
Padrejtesi dhe dukurit negative duhet te luftohen gjithmone pa marre parasysh nga kush vijen ato. Ne qoftese deri dje per nje qeshtje te caktuar ishin pergjegjes serbet dhe tani pas qlirimit prap ajo qeshtje nuk eshte e rregulluar dhe vazhdon avazi i vjeter. Atehere neve vetem se na u ndrruan protagonistet, e keqja na mbetet mbi supet e popullit.
Dje ishte ne lajme qe ishin burgosur 6 vete qe punonin ne KEK sepse kishin marr ryshfet 150 euro, ndersa ata qe vjedhin qindra mijera dhe miliona euro (keta qeveritaret tane) jane te lire dhe po rriten e po forcohen qdo dite.Une do tei liroja te gjithe keta kriminelet ordiner dhe ne vend te tyre do ti fusja pikerisht keta qe po vjedhin miliona dhe si pasoj e tyre kemi te gjitha deshtimet ne shoqeri.Zero toleranc ndaj korrupsionit,ndaj krimeve ekonomike ndaj, strukturave tipike mafioze qe jane instaluar ne shoqerin tone.
Ne nje shtet te mirfillt duhet te kete siguri,zbatim te ligjit, kontroll te shtetit ne te gjitha qeshtjet vitale si, gjygjesi,siguri,dogana, tatim, shendetsi, administrat publike, kontroll te produkteve ushqimore, te barnave,etj etj...per ndryshe nuk mund te flitet per shtet.

Dani11
30-01-09, 14:18
Ne Prishtin ose Prizeren do te duhej te ndertohej nje monument historik ku do te shenoheshin emrat e Heronjeve,Martirve,Figurave tjera kombetare,si dhe ne nje vend te shenohen edhe emrat e miqve tane qe na ndihmuan si:Clinton,Blair,Wolker etj etj.....te caktohej nje dite feste perkujtimore.Ti bashkoim deshmoret e kombit dhe mos ti ndajm ata, si rasti i Gervallajve,si dhe ti evitoim perkujtimet e perditshme.

Arb
30-01-09, 16:41
Ne Prishtin ose Prizeren do te duhej te ndertohej nje monument historik ku do te shenoheshin emrat e Heronjeve,Martirve,Figurave tjera kombetare,si dhe ne nje vend te shenohen edhe emrat e miqve tane qe na ndihmuan si:Clinton,Blair,Wolker etj etj.....te caktohej nje dite feste perkujtimore.Ti bashkoim deshmoret e kombit dhe mos ti ndajm ata, si rasti i Gervallajve,si dhe ti evitoim perkujtimet e perditshme.

Keto fjali qe ke shkruar me larte o Dan duhet te lexohet nga cdo Shqiptar.

Shume me vend e ki. Nje vend ku shenohen emrat e atyre (miqve perendimore) qe cliruan dhe bene Kosoven e pavarur.

Nje vend per te gjithe heronjte tone.

Nje dite viti, qe do te ishte feste perkujtimore per te gjithe heronjte, deshmoret, e te gjithe ata qe u vrane e u masakruan me shekuj.

dardan100
30-01-09, 20:30
Politikani nuk duhet te quhet me politikan, ai eshte nje punetor- vartes i yni, sepse jemi NE populli qe u japim rrogat atyre. Ata jane thjesht vartes ne "ndermarrjen - Shtet", ku NE populli jemi pronaret e ndermarrjes kurse politikanet jane vartesit tane, e kurre e kunderta! Prioritetet duhet ti vendosim NE, e jo politikanet me programet e tyre qesharake e qe fyejne inteligjencen e ēdo qytetari (sepse te gjitha programet e tyre jane te njejta dhe te zbrazeta), Pra NE i vendosim prioritet dhe i zgjedhim disa nga keta Vartesit tane, por kesaj radhe jo per hijeshi apo bukuri, por me projekt dhe afat te caktuar qe ti arrijne objektivat qe NE u kemi vendos, pra u japim parat dhe natyrisht se presim rezulltate. Kesaj rradhe do te jene "te detyruar" te punojne ( zgjidhja e problemit energjetik, papunesia, shendetesia...), ata nuk duhet te na premtojne neve asgje, por vetem duhet te arrijne me pune, ato objektiva qe NE ua kemi vendos dhe qe kerkojne zgjidhje me afat te caktuar kohor, mu per kete duhet te formohet nje komision i veqant i qytetareve qe do te vleresoj punen e "vartesve" tane ne Parlament dhe Qeveri, dhe sidomos do te analizoj ate 100 diteshin e qeverise qe duhet te jete edhe testi me i rendesishem per punen dhe efikasitetin e organit ekzekutiv. pra Komisioni Qytetar me legjitimitet te plot popullor ben vleresimin e punes se qeverise e JO mediat qe ne nje menyre apo tjetren jane te kontrolluara nga politika. Eh, atehere do te shihet serioziteti, llogaridhenja per te cilen shume po flitet, mirpo edhe kesaj radhe deshiroj ti kundershtoj "vartesit" tane, duke iu thene se politikani kurre nuk mundet ti jap llogari qytetarit ne rend te pare, per shkak se ai eshte i detyruar ti jap llogari se pari partise se tij sepse ēdo parti e ka statusit e saj qe secili anetar duhet ta respektoj dhe ti nenshrtrohet verberisht , e ne fund kure i ka ba te gjitha "pazarlleqet" e i ka mbrojte interesat partiake, ndoshta i mbetet kohe per t'iu pergjigje nevojes se qytetarit.
Pra a deshirojme t'ia besojme qeverisjen e vendit disa grupeve apo grupacioneve te interesit (partite politike) , qe punojne per interesat e veta dhe te nje grupi te kufizuar njerzish (anetaret , familjaret dhe te afermit)?? Apo deshirojme nje politike qe i pergjigjet halleve dhe nevojave te panumerta te shoqersie ne teresine e saj?
Mire, atehere duhet te ndryshoj koncepti yne karshi politikes, nje hap i rendesishem ne kete drejtim eshte te fillojme e ti therrasim politikanet tane me emrin e tyre te vetem dhe te vertete : "V A R T E S" pra, vartesit tane!

LOJETARI
31-01-09, 14:20
Kosova eshte shteti me i varfer ne Evrope .Kjo duhet te ndryshohet .Qytetari i Kosoves nuk e ka te vetedijshme se cka do me thene me pase nje shtet .Nuk eshte cudi ,nuk e kemi pase kurre .Kemi luftuar per me pase dicka cka nuk e kemi poseduar kurre .Tani e kemi nje shtet ,por e kemi nje shtet te dobet. D.m.th.lufta duhet te vazhdoj deri sa te bejme nje shtet te forte , stabil,me muskuj te trashe .
-E qysh ?
-Me pune !
-Po s“ka pune .
-Nuk eshte e vertete .
-Hajt gjema ti .
-Nuk kam kohe ,se jam kah punoj per veti.

Pupi
01-02-09, 00:21
Kosova eshte shteti me i varfer ne Evrope .Kjo duhet te ndryshohet .Qytetari i Kosoves nuk e ka te vetedijshme se cka do me thene me pase nje shtet .Nuk eshte cudi ,nuk e kemi pase kurre .Kemi luftuar per me pase dicka cka nuk e kemi poseduar kurre .Tani e kemi nje shtet ,por e kemi nje shtet te dobet. D.m.th.lufta duhet te vazhdoj deri sa te bejme nje shtet te forte , stabil,me muskuj te trashe .
-E qysh ?
-Me pune !
-Po s“ka pune .
-Nuk eshte e vertete .
-Hajt gjema ti .
-Nuk kam kohe ,se jam kah punoj per veti.


Krejt krejt n'rregulle, por kjo nuk kam kohe te ta gjej une nji pune, sepse s'me del kohe per veti....
Jo lere edhe ti e mos puno e kemi qe te dy kohe ti "analizojm bytht e fatimes".

vjeshta
05-02-09, 22:50
Jador ,edhe pse ndoshta pa dashje por ne menyre instiktive ti vetem e paske dhane vizionin e ketij "vizioni" te kesaj politike te re !
Per te pas nje vizion te qarte me se pari duhesh me e pas te qarte madhesin e dashuris ndaj atdheut .

Kush mundet me e pas kete ?

Vetem dikush qe ka mallė per atedhe ,pra kush ,dikush qe jeton jashtė Kosove .

Oqeani
05-02-09, 23:04
Eh, nuk jeni ka e dini se nuk po merziten per Kosoven, por per fotelet dhe per momentin e korrupcionit !

vjeshta
05-02-09, 23:19
Eh, nuk jeni ka e dini se nuk po merziten per Kosoven, por per fotelet dhe per momentin e korrupcionit !

Edhe se si me i ushqy delfinat !!

shfletuesi_
06-02-09, 00:49
Populli me vetkritike qe egziston ne bot jan shqiptaret... e perseri nuk luajn vendit qudi !! pse !!?? Qdo kush i kqyr punet e njeri tjetrit, e jo punet e veta.

Nje qytetar smund te jet mire per deri sa vet Pozita Opozita grinden ne mes vete , njeri nderton, tjetri te nesermen zgjohet e shkatrron, ka qen pa projekt eshte dashur ndryshe.

Nuk e dij kush i ka percjell fushatat parazgjedhore ne USA, qfar kacafythjesh qfar grindjesh ne mes vete pozita me opoziten, po ajo ka qen nje gar dhe ashtu duhet per ta fituar pushtetin. Por ja zgjatin doren njeri tjetrit pa marr parasysh cila vjen ne pushtet dhe e ndihmojn per sigurin kombetare dhe per zhvillimin ekonomik hartojn plane stragegjike sebashku.

Ndersa ne ne vend qe te perkrahim nese ndokush vjen me ndonje projek qe te qon perpara mundohemi me qdo menyre ta pengojm , psee !!! sepse opozita momentale eshte ajo qe sdo te ec ky vend perpara ne krye me haramushin.

panta_rhei
06-02-09, 01:25
N'daē me e zhdukė pushtetin e keq, krijoje mendimin tėnd personal nė mėnyrė tė pavarur!

... :smile: ani tė pavarur!!! "Pej qi e ka rrokė hashimi n'dor, shum rraaall po nalet struja", "ani edhe pa u nal kajher nuk osht qare... qysh kujtove ti... a pak po tu doket qi fatmir limaj na i ka shtru krejt rrugt asfallt (me pare t vetat e ka shtru krejt)... qashtu hashimi ja ka dhan ali kadrisė 10 000 euro, plus 100 000 euro pėr lokale t djegura n veri, krejt prej xhepit t vet i ka dhanė, ...kompania e sigurimeve Republika e Kosovės... pse me u qu heret me shku me punu n lokal, qu futja flakėn lokalit se ta pagun hashimi shtatfish, prej xhepit t vet, ka pare llom. Shteti per qat pun osht, shteti e ka t drejten ekskluzive pėr pėrdorimin e forcės, thojnė... pėr me i mbrojtė qytetarėt e vet... nėse don - edhe me i vjedhė...
...nėse nga kontrabanda nė veri humbė milionat shteti, nuk do tė thotė se pushtetarėt qė nuk e luftojnė mbesin pa asgjė... vizioni themelor i pushtetarėve do tė ishte tė gjenden forma dhe justifikime se si tė zgjatet sa mė shumė ajo gjendje (parajsė pasurimi)...

..."o p'e di krejt po kaja nanen boll qe ma mrrini ymri me e pa niher hashimin kryeministėr"! "edhe do t'ja merr krejt antarsin ramushit" ..."valla edhe ramushi n'koft gjallė pa ja marrė pushtetin hashimit s'ka me'e lanė"... tekemrama Pėr ēka hamamin kan pas luftu kta? Me nejtė n opozit a?
Kan luftu pėr me e ēliru Kosovėn kreshnike, se pėr pushtet kta ta pshurrin flamurin kuq e zi edhe shqiponjen dykrenare!

... u kry bac, e dij qė qiky nuk ke mendim i pavarur.

Dani11
06-02-09, 09:49
Veq ishalla nuk bahet si ne Maqedoni, ku shqiptaret ja nisen me u vra ne mes veti gjate fushates zgjedhore, bile aq larg shkun sa qe edhe Ali Ahmetin gati e vran.E qysh ja kan fillu Hashimi e Ramushi po me doket se qatje don me dal, ruana Zot.

Etnical
08-02-09, 01:27
Un mendoj se duhet tkalojn edhe shum vite kur ne mujm me pas ni klas politike stabile dhe tmirfillt,sa per tash edhe vet pe shihni se zgjethja ma e mir esht mos me dal me votu se nuk ki kujt me ja dhan voten,gjith tnjejt jan...

Pupi
08-02-09, 11:58
Kėtyre ditėve po mbahet Konferenc e madhe, ndoshta ndėr edhe mė tė rėndsishmet pėr siguri nė Mynih.
Presidenti i Kosovės i ka shfaqur me dinjitet tė gjitha Vizionet, Alternativat e mundshme pėr sigurin e e Evropės, e pėrkatsisht Ballkanit. Me nji fjalė me njė gjuhė mirė tė ngjeshur e tė mbėrthyer me diplomaci ai u tha eminences botėrore qė pa Kosovė tė qetė e tė pavarur nuk ka Ballkan e as Evropė tė rehat!

Ēuditėrisht, kėtu hapen Tema, si kėpurdhat pas shiut. Mirpor kur ėshtė fjala pėr diēka tė mirė dhe pozitive kėto mungojnė.
Kam bindjen se janė hyr fesatet mes njerzėve duke kaluar e gjitha nė personalizėm, apo pėr inati t'nusės mė vdekt djali.

Ja se ē'thonė tė tjerėt pėr kėtė konferenc me rėndėsi botėrore dhe fjalimin e Presidentit Sejdiu:

RTK:Basha: Konferenca e Mynihut mė e rėndėsishmja e kėsaj natyre nė tėrė zonėn euroatlantike

Ministri i Jashtėm shqiptar Lulzim Basha, nė njė intervistė ekskluzive pėr Radiotelevizionin e Kosovės, ka thėnė se Konferenca e sigurisė nė Mynih ėshtė konferenca mė e rėndėsishme e kėsaj natyre nė tėrė zonėn euroatlantike, duke iu referuar kėshtu edhe prezencės sė personaliteteve tė larta politike, si presidenti francez Nikola Sarkozy dhe zv/presidenti amerikan Xho Bajden.
Ai ka theksuar rėndėsinė e pėrfshirjes sė Kosovės nė debate nė kuadėr tė Konferencės. Basha mė tej ka shtuar se personalitete qė ka takuar kanė shprehur interesimin e tyre pėr kristalizimin e realitetit tė ri nė Ballkan, respektivisht pavarėsisė sė Kosovės.
Nga Kosova, sipas Bashės, ėshtė kėrkuar qė tė forcohet demokracia nė vend si dhe tė respektohen tė drejtat e minoriteteve, po ashtu ėshtė kėrkuar qė tė luftohet edhe mė tej korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Basha mė tej ka thėnė se fjalimi i parmbrėmshėm i presidentit Sejdiu ka pasur impakt tė rėndėsishėm dhe pozitiv tek pjesėmarrėsit e konferencės.

Basha ka pasur takime me zv/presidentin amerikan Xho Bajden dhe kryeministrin britanik David Miliband, te cilėt po ashtu kanė shprehur interesimin e tyre pėr stabilitetin e Kosovės.
Ministri i jashtėm shqiptar ka pasur takime edhe me liderė shtetesh nga Azia dhe Afrika tė cilėt, sipas tij, tani mė janė mė tė familjarizuar me problemin e Kosovės duke e parė se Kosova e pavarur nuk ėshtė duke shkaktuar kriza nė Rajon.
Sipas tij Kosova shumė shpejt do tė presė edhe njohje nga shtete tjera.

Konferenca e Munihut i pėrfundon punimet gjatė ditės sė sotme.

LisMalisi
08-02-09, 12:33
druri qe mban fruta sulmohet nga gryksit dhe ziliqaret.

panta_rhei
08-02-09, 16:04
druri qe mban fruta sulmohet nga gryksit dhe ziliqaret.

garant e ki fjalėn pėr enver sekiraqėn

Dani11
08-02-09, 16:39
valla serbet mlladiqin edhe PDK-ja sekiraqen nuk duan me e burgos, e kan vendos me i mbrojt deri ne fund.

LisMalisi
13-02-09, 08:00
tradita patriarkale ballkanike e theksuar posaqerisht nder shqiptar e bashkuar me armiqesit dinake sllavo-helene mund te jen nder arsyet krysore per poziten edhe juridike edhe ekonomike edhe gjeografike te shqiptareve.
derisa neve ende garojm kush me mire vallzon orientin apo puth kryqin, stolise gruan apo makinen, bene dajre apo qef n' det, flijon pasurin e (pa)tundshme per muzike, krekoset me greva fyerje shpifje anti-shtet apo komb, te tjeret bejne kurtha, madje deri ne kb apo gjykata nderkombtare.
ani fleni shqiptar se neve jemi mesuar qe femijeve tane t'u pihen dhembet dhe jo e kunderta.
ka shenja te mjaftueshme per te besuar se ende asgje ska perfunduar, se te arriturat jane evidente por te pamjatueshme eshte me se e kjarte, se ende nje pjese e mire s'arrijm te ecim me kohen po deshmohet perdite, se arma me e forte eshte "plaku dhe 7 thuprat"(fjale e urte) ende spo arrijm ta deshmojme, se per atdhe e komb te kursesh vehten dhe familjen quhet tradhti per disaa duket absurde, se interesi personal familjar partiak klanor eshte mbi te gjitha (edhe mbi shtetin,kombin) kete po e vertetojm te gjithe madje me lehtesi dhe nga te gjitha kandet, se keto shprehi s'po i luftojm por po i favorizojme tregojn rezultatet ne hapsiren tone.
se ende ne shekullin e ri nuk kemi rryme, uje, kanalizim dhe njekohesisht kemi shqiptar qe kan tre telefona mobil, nje fiks, dy makina "t'vjetra" dhe nje shtepi te re dhe prap nuk paguan borgjin dhe ato pak te mira qe i ofrohen nga shteti.
e kemi vertetuar ne shqiperi e sikur te mos ishin te huajt do ta vertetonim kahere edhe gjetiu se ka shqiptar qe per ta rrezuar qeverin "te mire" ose te zgjedhur nga populli bene greve urie, lufton me arme, madje edhe nuk heziton te vdes per shefin e partise, per t'i permbush oreksin bosit pa ēka edhe nese barren e heq zvarr ky popull i pergjakur nga te gjitha armet e kohes.
se shqiptari e ka gjithmone "koken lart" eshte banale te deshmohet te gjithe e dijme se shqiptari deri tek posti i kryetarit shkon tue fluturue "koken lart pa prek fare n toke" por me zbrit kurr, per karrige i jep te gjitha qe nga shteti-partia e deri te familja. turp.
zgjedhja eshte e jona, gabimi gjithashtu por fajin e bartin ata qe po kallaite me qehlibar per t'mos i kuptuar ky i gjori popull, ky ngarendesi i fatit.