PDA

View Full Version : Omar Al-Khayyam


Shqiptare_ne_Turqi
11-02-09, 15:05
Lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (ne Iran). Ai njihet si Persian. Pjesen me te madhe te jetes se tij e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Vdiq ne vitin 1123 e.r. ne Nishapur.

Omar Al-Khajami ishte nje matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte gjithashtu i njohur si POET , FILLOZOF dhe fizikant. Ne librin "Historia e Filozofise perendimore", Bertrand Rusell véren qe Omar Kajami ishte i vetmi njeri qe ai njihte i cili ishte poet dhe matematikan ne te njejten kohe. Ne vitin 1079 C.E. Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga Edward Fitzgerald ne 1859. Emri i tij i plote ishte Ghijath al-Din Abul Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.
Kajami dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber. Libri i tij rreth Algjebres, me titullin "Makalat fi al-Xhabr wa al-Mukabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe.

Omar Al-Kajami eshte i famshem per nje tjeter veper té tij e cila e ndihmoi gjate kohes kur ai po punonte per Sulltanin Selxhuk, Malikshah Xhelaludini. Atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur "Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.

Kajami ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Zhvilloi njé metode per percaktimin sa me prĆƒ©ciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet, Kajami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij perfshijne mistike komplekse dhe mendime filozofike.

Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Kajamit kane mbijetuar. Keto perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Kajami dha ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe gjeometrise analitike e cila ishte me perfitim te madh per Europen disa shekuj me vone.

Shqiptare_ne_Turqi
11-02-09, 15:12
Té nderuarit diskutues,sigurisht se shumica ne két forum i dijn keto té dhana rreth kétij njeri kaq té MADH ne histori ... Uné fillova temen ma tepér té diskutojm rreth poezis dhe fillozofis sé Omar Al-Khjamit ...

Qfar mendoni ju,pér két njeri té madh ? ...

Shqiptare_ne_Turqi
11-02-09, 15:48
Uné,pasi qé mendova ku t'ja filloj két temé, (se ma teper anén fillozofike dhe rubaijat
" strofat " e tij du té diskutohen. ) fillova te astronomia..

Pra,lirisht munden moderatoret me levizé, po u a la atynve ..

~AnnA~
11-02-09, 20:52
Shqiptare ne turqi,te pergezoj per temen! Eshte shume e bukur....Omar Al-Kajami ishte i vetmi (ne ate kohe)shkenctar dhe ne te njejten kohe dhe poet...
Meqe tema ka te beje me shume me anen filozofike dhe poezine e ketij njeriu te madh,une e leviza ne rubriken e "Filozofise".
Flm ne mirekuptim!

gjini
11-02-09, 22:30
Kisha pas deshire te kem ma shum kohe qe te lexoj per kete njeri kaq te madh te ketij mijvjeqari.

Shqiptare_ne_Turqi
11-02-09, 23:21
Té faleminderit AnnA, qé e paske qit temen taman ne vendin e duhur :smile:

Athua, a jem shum qé gjejm mendimet tana pér jeten,pér njeriun ne vargjet e tij ?... ( rubaijat )

Rubaijet (strofat ) e poetit,jan shum té thjeshta ti kuptojm por aq,na shtyjn té mendojm shum thell...

Gjini,té presum... Na nderon,ta gjéjsh kohen té bisedojm pér Omar KHAYYAM in ...


pra,fillojm me disa rubai ...

Rubairat jane perkthyer fillimisht nga F. Noli ,


A di pėrse kėndesi po kėndon
Dhe menatė nga gjumi po tė zgjon?
Qė shkoi njė ditė po tė lajmėron,
Dhe ti, ēkujdesur, fle dhe ėndėrron.


Zgjo-hu! Mėngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natės, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Qdo majė mali, pallati e lisi.

GURI SYLAJ
12-02-09, 07:19
"Naten ,kur flinja me tha gjumi -pi
ngre kupa e puthe qupa,
se ne gjume e ne varr -s'ka lumturi!"

Ndoshta citimi nuk eshte i drejte por kerkoj falje!
Per Omar Khajamin kam mesu qysh ne shkollen e mesme por vetem permes permbledhjes se tij te mrekullueshme "Strofat"!
E falenderoj Zonjen per temen dhe te dhenat ,kaq te qmueshme ,per kete personalitet kaq te madh ,te shkences e te artit!Eshte knaqesi dhe nje rast i jashtezakonshem ku mund te mesojme shumecka e per mesim te mire duhet ,gjithmone ,gjete kohe e mundesi!

Shqiptare_ne_Turqi
12-02-09, 12:28
"Naten ,kur flinja me tha gjumi -pi
ngre kupa e puthe qupa,
se ne gjume e ne varr -s'ka lumturi!"

Ndoshta citimi nuk eshte i drejte por kerkoj falje!
Per Omar Khajamin kam mesu qysh ne shkollen e mesme por vetem permes permbledhjes se tij te mrekullueshme "Strofat"!
E falenderoj Zonjen per temen dhe te dhenat ,kaq te qmueshme ,per kete personalitet kaq te madh ,te shkences e te artit!Eshte knaqesi dhe nje rast i jashtezakonshem ku mund te mesojme shumecka e per mesim te mire duhet ,gjithmone ,gjete kohe e mundesi!


I nderuar Guri,ma bére qejfin shum me pjesmarrjen ténde né ket temé ...



KHAJAMI, né strofat,"rubaijet " e tij ( afro 200 ) tregon, me njé gjuhé te buté, rrjedhéshém dhe me stil realisté, pérjetimet vézhgimet nga rrethi i tij, pérshtypjet pér ikjen e kohes..Ashtu qysh e sheh,realist e pa u fut fare ne artificialitet...

Sipas poetit té madh,realiteti ésht ajo qé e jetojm . Pértej késaj jete s'ka jété tjetér..Realiteti i njeriut ésht sa té jeton; masa ma e pércakétueshém nuk ésht imani por ésht,mendja dhe sentenca ...
Njeriu egziston me mend; andaj ésht masa ma e percakétueme ...dhe realiteti arrihet vetum ne rruge te mendjes.....



Xhami e Kish' e Tempull: robėri!
Kėmban' e Minare: njė patėrdi!
Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hėnė:
Pengime qė tė gjitha pėr Liri

gjini
12-02-09, 21:53
Natėn kur flija, mė tha shpirti: "Pi!
Nė gjumė dhe nė Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth ēupa;
se ke shekuj qė tė flesh nė qetėsi".


2

Nė ėndėrr, kur Agimi zbardhėllonte,
Njė zė qė nga Taverna po gjėmonte:
"Cohuni, djema, e Verė sillnani,
Se Fati na e tha lėngun sonte".


3

Dhe posa nė tavernė kėndoi gjeli,
Besnikėt jashtė thirrėn "Portat ēelni!
E shkurter ėshtė Jeta, ja, u mplakmė
Dhe mbetmė si kofini pas sė vjeli".


4

A di pėrse kėndesi po kėndon
Dhe menatė nga gjumi po tė zgjon?
Qė shkoi njė ditė po tė lajmėron,
Dhe ti, ēkujdesur, fle dhe ėndėrron.


5

U gdhi! Me verė zėmrėn e zbardhėlloj
Pėrdhe ēdo Fe tė Natės e dėrmoj:
Nė Djall dėrgoj Parajsėn e pėrpjetė,
Gėrshetin me lahutėn lavdėroj.


6

Kur Diellin me zjarr kurorėzuar,
E pret me gas Natyra faqeshkruar,
Shoqen me mall po shoh nė gjumė shtruar
Dhe foshnjėn buzėqeshur mė tė zgjuar.


7

Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
Bilbili nisi kėngėn e dėfrimit
Me trėndafilin: Eja, Faqepjeshkė,
Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.


8

Zgjo-hu! Mėngjezi me shigjet' e grisi
Perden e Natės, Yjt' i arratisi,
Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
Cdo majė mali, pallati e lisi.


9

O Engjėll faqedritė, ja u gdhi,
Shtjer Verė dhe kėndo me ėmbėlsi!
Xhamshidi e Khosroj qysh lulėzuan,
Qysh dimėrojnė sot nė Varrverri.

gjini
12-02-09, 21:54
10

Ja, Mars'i ri dėshirat na valon,
Cdo shpirt i mėnēur nė Gėrmadhė shkon
Ku dor' e Moisiut zbardh nga degėt
Dhe frym' e Krishtit tokėn gjelbėron.

11

Mbi lulet po pikojnė vesė retė,
Dhe me njė zė qiellor Bilbili shkretė:
Ah, Verė! Verė! Trėndafilit
I lyp t'i skuqė faqėzėn e zbehtė.


12

Bilbili nėpėr kopshtet nė Pranverė
Sheh Lilin Kup' e Trėndafilin Verė
Dhe thotė: "Puthuni e pihuni!
S'e gjeni kėtė ditė tjatėr herė".


13

Shiko luadhe, lule, bukuri,
Lumenj kristali, kronj e brohori:
Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti,
Gėzo mi Dhe Parajsėn me Huri.


14

Desh Trėndafili e thotė: "Lulėzoj
Dhe botės bukurinė po ia shtoj:
Pastaj e hap kuletėn e mėndafshtė
Dhe pėrmbi kopsht thesarin po e shtroj".


15

"Jam, thotė, lulja e Josefit t'ri
T'Egiptes, xhevahir, zėmėrflori:
Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e ējerur
Prej vllezėrve dhe gruas Petefri.


16

Tufani kopshtin kur ma ēkatėrron
Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dėrmon,
Pėshtillem si burbuq' i Trėndafilit,
Po zemra gjak pėrbrenda mė pikon.


17

U dogja dhe u pėrvėlova: Verė!
Nga vrer'i lotėve u shova: Verė!
Nė Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten
Dhe nga ky zjarr shpėtova: Verė!


18

Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle,
Me Fyell e me Kėngė po s'u ēmalle,
Jeta s'vlen hiē: Se pa kėto nuk ėshtė
Veē pemė helmi, pus e tym vėrdalle.


19

Nga njėra dorė Trėndafil e Grua,
Nga dora tjatėr patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtė keq pėr mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


20

Njė Engjėll mė tėrhiqte nė Xhami,
Njė Djall po mė zvarrniste nė Dolli;
Po Ver' e kuqe e fitoi davanė:
Gėrshet kėtej - edhe andej Hardhi.

Shqiptare_ne_Turqi
12-02-09, 22:47
Gjini i nderuar,gézohem qé gjen kohen ti bashkangjitesh temés.Dhe,pér rubaijet e té madhit té sjellura nga ti ,faleminderit ...

Pra,uné pokam déshir dhe té diskutojm rreth atyre rubajive ...

GURI SYLAJ
13-02-09, 08:46
Nga njėra dorė Trėndafil e Grua,
Nga dora tjatėr patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtė keq pėr mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


I mora keto vargje sa per te thene dy fjlae!
Ne shiqim te pare ,po u ngutem ,do te thonim se Autori gabon kur nuk e don pendimin ,por ,ne te vertete Ai nuk kerkon as me shume e as me pak se PARAJSEN dhe ate ,jo dikund ne amshim por ketu ne kete jete dhe ne kete Bote!
Dhe ka plotesisht te drejte sepse te gjitha u krijuan per njeriun ,ndoshta edhe per sprove ,por megjitheate ,ne kete sprove duhet te mundohet me e zgjedhe me te miren qe jeta te kete kuptimin e saje!
Autori nuk po kerkon dhune ,vrasje ,nenqmim apo tallje me te tjeret dhe nga kjo nuk i duhet fare pendimi pavaresisht cka thone te tjeret,ata qe nuk kan koncept pozitiv per jeten dhe gjithecka qe i rrethon!
Poeti ,edhe njehere po e verteton shpirtin e tij te qilter dhe deshiren e qellimin e tij qe kjo BOTE te jet vend i gezimit ,harese ,defrimit ku e keqja nuk duhet te gjeje vend!

Makresh
13-02-09, 10:52
Pėrshendetje,

Omari ka qen i dishjem ne matematik, astronomi, ne gjuhe te huaja, ne drejtesi dhe histori.
Njohurit e tia te medha t'astronomis, e ben ate drejtor t'observimit astronomik te Bagdadit por ky nuk ishte synimi i tij.
Por ai eshte me shume i njohur per poezit e tia te cilet me te njohurat jan "Kuatran". Poemet e tia jan te mbushura me ateizem. Prej ketu, nuk eshte edhe aq befasi qe perendimi interesohet dhe publikon poemet e tia. Ato jan perkthyer ne shume gjuhe te huaja si anglishtja, frengjishtja, rusishtja, gjermanishtja etj,. Poeti eshte keqperdor gjat periudhave koloniaziste nga anglezet si ne Indi, ashtu edhe ne Iran duke e prezantuar ate si nje shkrimtar te madhe "Musliman" !

Prej poezive te tia e gjejm edhe kete :

"Pi verė, sespe eshte fryma e shpyrtit dhe ilaqi i cili te sheron

"Kur je i mbushur me plot merzira,

"Kerkoje shpetimit tend ne verė, eshte arshi i Nuhit.


Per t'mbretruar mburrja lloj licence per ateistet, ai shkruan :

"Pėrcjelli partizanet e atyre te cilet ikin aq sa te mundesh,

"Shkatrroj shtyllat e agjėrimit, dhe faljes (namazit)

"Degjoje fjalimin me te mir te Khayyamit

"Pi, kendo dhe hec per tek embelsirat,.


Per ta qeshur ligjin Sheriat dhe te manifestuar kokfortsin e tij ndaj Mėsuesit dhe ndaj pendimit ai thot :


"Cdo dit, e ushqej synimin per t'me penduar,

"Ne arritje te nates me gotat plot te mbushura

"Dhe tani vie stina e luleve dhe them :

"O Zot, pendohem qe jam penduar

Disa hulumtues si Az-Zarkali mbeshtezin tezen qe Omari me t'vertet eshte penduar me von dhe ka kryer haxhin per ne Meke. Disa tjer mohojn nje gje te tille. Me gjithate, ne poezit e tia shohim qe ai eshte "penduar" por jo per te njejten arsye ! Dhe ēdo njeri qe beson ne Allah dhe ne diten e gjykimit nuk mund te gjej simpati ne te shkruaren e Omerit, sepse njekohsisht po behesh mohues ndaj tė vėrtetės e cila per njerzit e paorientuar eshte kurtha ideale ! Baca Syle gabon kur thote qe ai ishte pa mekat, mekati i tij ishte dhe mbetet mohimi i Zotit dhe pranimi i Profetit Muhamed si Rob tė Zotit ! Nese je ne udhekryq at here zgjidhe njeren an, e mos luaj zig-zag sepse keshtu behesh udhezuar i verber, e siq thot njeri prej ungjilleve, "i udhezuari i verber i cili udhezon te verberin e qon drejt e n'grop" ! Pra keni kujdes me kesi lloj temash qe hapen "lidhje-pa-lidhje" (eshte termi exact)!

GURI SYLAJ
13-02-09, 11:15
Nuk kisha dasht qe gjithecka dhe gjithekun te hyj nje fryme mohuese ndaj asaj qe nuk mendoj dhe nuk e kam thene une!
Nuk kisha dasht qe ne secilen teme te mbisundoj bindja se une jam me i miri dhe i vetmi!
Ketu eshte fjala per poetin ,qe deshtem apo nuk deshtem ne ,ne kete rast po flasim per nje Poet te kalibrit botror!
Dhe nga momenti kur ai "vrapon "mbas te mirave te kesaj bote ,i vetedijshem se ne kete mes ka edhe gjera te kqia ,por qe i injoron deri ne skajshmeri ,vlera e strofave te tij rritet shumefish.

Dhe ne fund kisha dasht qe ketu te bisedohet per poetin e jo per ate se kishte apo nuk kishte te drejt!
Ka tema tjera ku mund te diskutohet ne kete fryme!

Makresh
13-02-09, 11:26
Postova dy strofa nga ai, gje e cila e shpjegon fort mir gjendjen e tij shpirtrore e cila ne parim te par eshte kaotike, i deshpruar revoltohet kunder asgjeje, kunder te tjereve, kunder vetvetes sepse kupton qe dijen te cilen e posedon si mjafton per ta siguruar te ardhmen, dhe aq me shum qe plaket, aq me shum friga dhe tmerri e kaplon, ai gjen mbeshtetje tek pija e cila ben qe ai te dal pak nga kjo bot te cilen po mundohet te ik me ēdo kusht ! Kritika eshte shtylla e poezis, poeteve ! E dhash edhe mendimin tim rreth arsyes se pse u be kaliber boteror. Interesi, arma me e fuqishme e kesaj bote, krenaria, dobsia me e madhe e kesaj bote dhe kur ti besh keto dy bashk rezultati eshte Perfekt !

~AnnA~
13-02-09, 11:32
Postimi origjinal nga gjini
20

Njė Engjėll mė tėrhiqte nė Xhami,
Njė Djall po mė zvarrniste nė Dolli;
Po Ver' e kuqe e fitoi davanė:
Gėrshet kėtej - edhe andej Hardhi.

Me aq sa kuptoj une,poeti me keto vargje ka dashur te thote,qe rruga e drejte eshte ajo e engjujve(dmth,ajo qe te drejton per ne xhami),ndersa e djallit eshte shmangia nga kjo rruge...
Dmth.kush shmanget nga rruga e drejte nuk drejtohem mé dhe kush merr rrugen e drejte nuk ndahet nga ajo...Zoti n'a tregon te dy rruget dhe n'a udhezon per ate te drejten dhe mendjen e vullnetin e len ne doren tone,e tani eshte detyre e jona te zgjedhim njeren nga rruget..
Por kjo nuk do te thote se Zoti e shtyn perdhunisht njeriun ne rruge te shtrember ose e drejton ne rruge te drejte pa asnje iniciative apo akt te njeriut e, keshtu ky behet, do apo s'do, o nje i ēoroditur, o nje i drejte...
Flm gjini per keto Rubaira te Omar-it.
Ne vazhdim do sjelle dhe ca te tjera:
21

Nė prehėrin e Hurisė kur gėzohesh

Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:

Kur pi kungatėn shpirtrėmbenjėse,

Pėrsipėr Jetės, Vdekjes lartėsohesh.

22

Te Shpell' e Verės kemi hedhur mendjen,

Dehemi, puthim pėr tė mbledhur mendjen:

C'pyet? Gjykim e tru na kanė rrjedhur,

Se Vajzat na e kanė vjedhur mendjen.

23

"Pse s'pi mė pak?" mė thonė njerėzia,

"Pėr ē'arėsye s'ka kufi Dollia?"

Njė: Faq'e Vajzės; dy: Rubin'i Verės,

Ja shkaqe si kristal nga qartėsia.

24

Drit' e Kungatės vlen ēdo mbretėri

N'Evropė dhe n'Afrikė dhe n'Azi:

Rėnkim'i Vajzės mallėngjen mė rėndė

Se ēdo shamat' e turmės nė Xhami.

25

Fito njė Zemėr, puthe dhe rrėmbeje,

Dhe adhuroje si Altar prej Feje:

Njė qind Qabera s'vlejnė sa njė Zemėr;

Zemėr kėrko, Haxhi, jo Gur Qabeje.

26

Si mjer' ay qė Dashuri s'ka ndjerė

Dhe zemra s'i ka ndritur nė prėnverė:

Pa Ver' e Dashuri ēdo dit' e shkuar

Prej meje s'nėmėrohet asnjėherė.

27

S'ka hir apo shėmtim nė Dashuri,

Pėr Ferr e pėr Parajsė s'ka mėrzi,

As pėr pallate a kasolle a shpella

As pėr mėndafsh a rrecka a stoli.

28

Kjo zemr' e marr' e mbytur nė mjerime

Pa prerė vuan e lėshon rėnkime:

Kur mė dha Zoti Verė Dashurie,

Ma mbushi kupėn gjak prej zemrės sime.

29

E prisja! Si rrufeja mė tronditi!

E Dashura mė shkoi, mė neveriti:

S'e ēmoja kur e kisha... Ah, ēma priti!

Nė Ferrin nga Parajsa mė vėrviti.

30

Rėnkoj e psherėtij, se s'tė kam pranė,

M'u ēuar zėmra, vojtjet mėnt s'mė lanė,

Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punė:

Vrermjalt' e flagėves' e qiellhapsanė!

gjini
13-02-09, 21:11
Nga hidhėrim'i ndarjes jam pėrpirė,
Sa e sa herė zemra m'ėshtė grirė:
Ty natėn tė kujtoj e psherėtij,
Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirė.


32

Kur s'dhėmp e s'shėmp nuk ėshtė Dashuri,
Pa Ferr s'gjen dot Parajsė dhe Huri:
Kur zjarr' e ke nė gji, me nat' e ditė
Sot ndrit me gas e nesėr ndes mė zi.


33

Te rrug' e Trėndafilit plot me gjėmba
Pikova gjak, u ēora dhe u shėmba:
Pa qindra plag' e ēpojtje s'qepeht krehri
Nė flokėt e sė Dashurės me dhėmba.


34

Zemrėn me sy e dashura ma ndes,
Zemraqiri me flakėn rron e vdes:
Te flak' e bukur zemraflutur turret,
Kurban e tėra digjet pa kujdes.


35

Me syrin bukuri e dritė ēpall,
Nė zemrėn Dashuri e zjarr mė kall:
Ti s'mė vė re aspak ose mė tall,
Kur unė pshėrtij pėr ty me mall.


36

Zefire, fryre, syri im tė pa,
Nga gjoksi zemra m'iku dhe mė la
Dhe dyke fluturuar pas tė ra:
Banesėn sot nė gjoksin tėnt e ka.


37

Selvia qė mė bėri skllav e mbret
Tani mė nisi prapė muhabet;
Mė qesh me buz' e sy, se shpirti i thotė:
"Bėje tė mirėn dhe e hith nė det".


38

E dashura shkėlqeu, mė vėrboi,
Zemra mė fliste gjuha mė pushoi:
Kush pa me sy torturė kėsisoj?
Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.


39

Kush nė Gėrmadhen tė ka prurė, kush?
Kush ta ka ēfaqur natėn mirė, kush?
Kush tė ka fryrė tė mė ndezėsh furrė
Nga Dashuria tė sėmurė, kush?


40

Nė kėtė Dhe pa prehje, pa pushim,
Jam lodhur me kėrkim e udhėtim:
Tė bukur Qiparis si ti s'kam parė,
S'tė kapėrcen as hėna nė shkėlqim.



Raportoje E identifikuar

gjini
13-02-09, 21:12
41

O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtė je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjė mė tė ēmuar se sa jeta s'ka;
Njė qind herė mė e ēmuar mė je ti!


42

Si nė mėngjes burbuqi i vesuar
Me rrezet buzėqesh i ngushėlluar,
Mė ndrit me gas fytyra e pėrlotur
Kur zemrėn ti ma ngroh me syt' e shkruar.


43

Ti, qė me faqe Rrushin e kapėrcen,
Dhe qė me zė Bilbilin e gėnjen,
Njė sy i luan Mbretit t'Babilonės
Dhe mbretėresh' e kulla ia rrėmben.


44

Pėr ty bėj be tė hedh nė det dhe nderin;
Nė shkelēa fjalėn, shkelmin nem dhe vrerin:
Nė mos mjaftoftė jeta ime e zezė,
Laj borxhin nė tė Funtmin Gjyq me Ferrin.


45

Sa kohė munt, e Dashur, ngushėllomė,
Nga barr' e vrerit zemrėn lehtėsomė;
Se bukuria jote s'rron pėr jetė;
Shpejt! Nesėr zbresim qė tė dy nė Llomė.


46

Me buzėt gjak, Sirenė, dehm' e mpimė,
Me dhėmbėt e me thonjtė ēirm' e grimė:
Me krah' e me gėrshetė mbytm' e shtrimė,
Me syt' e tu tė zjarrtė tretm' e shkrimė!


47

Me Bukė sa pėr shpirt, me Hėn' e Zanė,
Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranė
Nė Pjergull tė Gėrmadhės jam m'i lumtur
Se nė pallat a fron njė qint Sulltanė.


48

"Sa bukur tė jesh Mbret!" disa mendojnė;
"Sa ėmbėl nė Parajsė!" ca besojnė:
Ah, merr trumpetat e ler kusurin,
Daullet, pompat lark le tė gjėmojnė.


49

Nė botė kotėsira mos lakmo
Tė mirat e tė ligat ia harro:
Kthjelloje zemrėn si ky Qiell i kaltėr,
Si Yll mė ndrit, si Diell perėndo.


50

Shpirti pėr ku m'u bė prej Perėndie?
Pėr Qiell a Ferr? S'e di, po veresie
S'lė gas tė saktė, Ver' e Vajz' e Kėngė,
Pėr profka, ėndrra, prralla shenjtėrie.

gjini
13-02-09, 21:15
nese fillojme me e analizue kete njeri kaq te madhe per ate kohe dhe i cili nuk ka ra nga kreu i njerzve te mijvjeqarit as tash. mundemi vetem te lexojm dhe te knaqemi me shkrimet e tij.

Shqiptare_ne_Turqi
13-02-09, 22:27
Nga njėra dorė Trėndafil e Grua,
Nga dora tjatėr patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtė keq pėr mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


I mora keto vargje sa per te thene dy fjlae!
Ne shiqim te pare ,po u ngutem ,do te thonim se Autori gabon kur nuk e don pendimin ,por ,ne te vertete Ai nuk kerkon as me shume e as me pak se PARAJSEN dhe ate ,jo dikund ne amshim por ketu ne kete jete dhe ne kete Bote!
Dhe ka plotesisht te drejte sepse te gjitha u krijuan per njeriun ,ndoshta edhe per sprove ,por megjitheate ,ne kete sprove duhet te mundohet me e zgjedhe me te miren qe jeta te kete kuptimin e saje!
Autori nuk po kerkon dhune ,vrasje ,nenqmim apo tallje me te tjeret dhe nga kjo nuk i duhet fare pendimi pavaresisht cka thone te tjeret,ata qe nuk kan koncept pozitiv per jeten dhe gjithecka qe i rrethon!
Poeti ,edhe njehere po e verteton shpirtin e tij te qilter dhe deshiren e qellimin e tij qe kjo BOTE te jet vend i gezimit ,harese ,defrimit ku e keqja nuk duhet te gjeje vend!


I nderuar, a té ja shtojm dhe két ,

Ne shumicen e strofave té Khayyamit shohim fillozofin e thell, humanizmin té pa kufishme dhe botékuptimin e thjesht dhe larg té extremizémit ...


Nė botė kotėsira mos lakmo
Tė mirat e tė ligat ia harro:
Kthjelloje zemrėn si ky Qiell i kaltėr,
Si Yll mė ndrit, si Diell perėndo.

GURI SYLAJ
13-02-09, 22:35
Pajtohem dhe do e ndjek kete porosi .Te lexoj dhe te knaqem .
Njerezit e mdhenje si Omar Khajami jan zakonisht te till .Jeta e tyre eshte nje dallge oqeani ,her ngritet e her bije por me forcen e saj (me forcen e vargut )te perlane .Po dite te notosh do te freskohesh po nuk dite do te mbytesh .As ne rastin e pare e as ne te dytin faji nuk eshte i autorit !!?

Shqiptare_ne_Turqi
13-02-09, 22:45
Postova dy strofa nga ai, gje e cila e shpjegon fort mir gjendjen e tij shpirtrore e cila ne parim te par eshte kaotike, i deshpruar revoltohet kunder asgjeje, kunder te tjereve, kunder vetvetes sepse kupton qe dijen te cilen e posedon si mjafton per ta siguruar te ardhmen, dhe aq me shum qe plaket, aq me shum friga dhe tmerri e kaplon, ai gjen mbeshtetje tek pija e cila ben qe ai te dal pak nga kjo bot te cilen po mundohet te ik me ēdo kusht ! Kritika eshte shtylla e poezis, poeteve ! E dhash edhe mendimin tim rreth arsyes se pse u be kaliber boteror. Interesi, arma me e fuqishme e kesaj bote, krenaria, dobsia me e madhe e kesaj bote dhe kur ti besh keto dy bashk rezultati eshte Perfekt !


Makresh,ndash té jet njeri shum i thjeshté por i qmuar dhe i famshém si Khayyami ,ndash té jet njeri i thjesht e jo i famshém, por duhej té pajtoheni njé gjé se,sa té "sillet bota" ka me pas edhe njerz qé nuk mendojn si ju !!! ...


Pėr ty bėj be tė hedh nė det dhe nderin;
Nė shkelēa fjalėn, shkelmin nem dhe vrerin:
Nė mos mjaftoftė jeta ime e zezė,
Laj borxhin nė tė Funtmin Gjyq me Ferrin.



Kaotik ju thua ketyre vargjeve ti ?? ...si mundet ma e rafineruar, té shfaqej njé mendim !!....

gjini
13-02-09, 22:54
51

Se save qė pėr Dhenė bėjnė rragė
Dhe save qė pėr Qiell hedhin flagė,
Nga Kull' e Natės Korbi u bėrtet:
"Tė ēmėndur! S'ka as lart as poshtė ēpagė!"


52

Me vajzėn nė prėnver' e nė lėndinė
Me Kėngėn, me Lahutėn, me Dollinė
Dėfrej: le tė mė shajnė; s'mė ha malli!
Kėtu e gjej Parajsėn, Perėndinė.


53

Me Ver' e Valle, me Huri - nė pastė,
Te vija nė lėndin' u shtri - nė pastė,
Dhe humbi fare Ferr'i zi - nė pastė,
Dhe ja, Parajsa na u gdhi - nė pastė.


54

Njė kupė Verė, mor Saki - ta puth!
Vajzėn e bukur si selvi - ta puth!
Atė gėrshet si lak tė zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!


55

Nem kupėn dhe kėndo njė melodi,
Me Engjėj dhe Bilbilė simfoni:
Se Vera qesh, kėndon, kur rrjeth nga shishja
Dhe s'duhet pirė veē me brohori.


56

Me gjithė Trėndafijt' Irami u shua,
Qelqi magjik Xhamshid u ēduk nė prrua,
Po prapė Vreshta Rrush rubin na nxjerr
Dhe kopshti lulėzon ku rrjeth njė krua.


57

Shih, mijėra burbuqe lulėzojnė
Dhe erėt mijėra pėrdhe rrėzojnė;
Dhe ditėt qė na sjellin Trėndafilin
Xhamshid e Kaj-Kobad na i ēkallmojnė.


58

Po eni me Khajamin dhe ia shtroni
Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni:
Rustemi le t'ju ftojė nė kushtrim
E Taji nė zijafet, mos i dėgjoni.


59

Eja, mbush Kupėn e nė zjarr gėzimi
Vėrvit ēdo vrer e helm tė zi pendimi:
Se Shkab' e Kohės Jetėn na shkurton,
Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.


60

E Dashur, mbushma Kupėn qė kthjellon
Tė sotmen nga vreri q'ikėn, tmerr q'afron:
Po nesėr? nesėr ndofta fryra, humba
Nė shqotėn ku e djeshmja fluturon.

gjini
13-02-09, 22:54
61

Na fryri dita, mor Saki: sill Verė!
Jetėn s'e shohim pėrsėri: sill Verė!
Bota njė her' u mbyt nė kataklizmė,
Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verė!


62

U bėra prapė djal' i ri: sill Verė!
Kėrcej me flag' e lumturi: sill Verė!
S'ka gjė, nė qoftė e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime nė Persi: sill Verė!


63

Sakinjtė derdhin Ver' e vala rrushi,
Nė zemra shuajn' afsh' e avull prushi:
Lavdi, o Zot, se dhe kėtė ballsam
Qė na shėroi e me shėndet na mbushi.


64

Si merimanga vallė pse ta tjerim
Perin e Jetės, kur pastaj e ētjerim?
C'do tė fitojmė kur aspak s'e dimė
Frymėn qė marrim jasht' a do ta nxjerrim?


65

Nė Nishapur ose nė Babilon,
Me Kupėn qė tharton e ėmbėlson,
Fletėt e Jetės njė nga njė na bien
Dhe lėngu i saj pa reshtur na pikon.


66

Ah, mbushini Kupat! Zemra na thėrret,
Se Koha nėpėr kėmbė po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesėrmja s'na gjen;
C'mėrziti kur e sotmja ka lezet?


67

Ditėn e shkuar fare e harro
Dhe pėr tė nesėrmen mos u mendo:
Gėzo njė ēast tė lumtur, faqebardhė,
Dhe Jetėn n'erė mos e ēkatėrro.


68

Pėr nesėr mos u verdh sa pa e parė,
Tė sotmen e gėzo, mor djal' i mbarė:
Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokėt
Qė shkuan shtatė mijė vjet mė parė.


69

Me Buzėt trėndafilen shtatselvi
Kėndo e nat' e ditė zbras Dolli:
Se nesėr Vdekja fryn, te ēthurr si lule
Dhe fletėt t'i pėrmbledh nė Dhe tė zi.


70

Tė shkuarat mos i kujto me lot
Dhe pėr tė pritmet mos u loth mė kot:
Sa kohė nė luadhin je, kullot;
Nga drapr' i Vdekjes nukė shpėton dot

gjini
13-02-09, 22:55
sHQIPE E NDERUAR PO TE DERGOJ VARGJE TE SHKRUARA NGA oMERI E TE LUTEM : knaqu me bukurin e vargjeve e mos u merrni me njerz te kot.....!

krijuesiii
14-02-09, 10:36
...mua sme paska ra te lexoj kurr nga ky njeri i madhe i vogel se di se kush e ka mate ateher, po nga vargjet e ti qe i lexova ketu po shihet se eshte fare i c“orjentuar deri ne cmendure dhe se shkrimet e tija tingellojne me fjalet e nje te dehurit, (cfare do pene ne bahnhof) apo te ne nje alkoholiste me e e marre dhe me i jepe me pi do te nxjerre te njejta vargje nga goja e ti si keto vargjet e keti Omeri...


...kujt i pelqen le ta lexone e vlersone
por ne realite e per realitein shume cka
do ti mungone, edhe lehte qenka
me e kuptue se perse avropa e paska cmue...



tungiii

Shqiptare_ne_Turqi
14-02-09, 21:50
Omar Khayyami ne poezit e tij tregon: padrejtésité,matrapazélleqet dhe paudhesit e asaj kohe..
Temat e poezisé te tij jan,dashuria,vera,dynjaja (globi ) jeta e njeriut, lumturia pér té jetuar "jeten e kaluar" té cilat qé kan lidhje té ngusht me vet njeriun e jan veprime reale .. Esenca e jetes sé njeriut ésht e thurur me keto realitete.

Ne shumicen e strofave té Khayyamit shohim fillozofin e thell, humanizmin e pa kufishm dhe botékuptimin e thjesht e
larg- extremizémit ...

Mendimet qé shfaq ne strofat " Khayyami " ju pérshtaten dhe mendjes bashkékohore ... Khayyami as nuk ésht kunder krijuesit e as kunder besimit ..

Esht fillozof qé e din dhe e tregon mire besimin. Esht kunder ligjeve extreme qé ju kan shtuar me pas,por ne realitet qé nuk i pérkasin besimit ...

Pra,duhej ta komentojm me domethénjen se q'far don té thot
"rubaijet" (strofat ) Porosia e Khayyamit.....!




O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtė je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjė mė tė ēmuar se sa jeta s'ka;
Njė qind herė mė e ēmuar mė je ti!

Shqiptare_ne_Turqi
14-02-09, 22:06
...mua sme paska ra te lexoj kurr nga ky njeri i madhe i vogel se di se kush e ka mate ateher, po nga vargjet e ti qe i lexova ketu po shihet se eshte fare i c“orjentuar deri ne cmendure dhe se shkrimet e tija tingellojne me fjalet e nje te dehurit, (cfare do pene ne bahnhof) apo te ne nje alkoholiste me e e marre dhe me i jepe me pi do te nxjerre te njejta vargje nga goja e ti si keto vargjet e keti Omeri...


...kujt i pelqen le ta lexone e vlersone
por ne realite e per realitein shume cka
do ti mungone, edhe lehte qenka
me e kuptue se perse avropa e paska cmue...



tungiii


tungiiii.....Qiky njeri i q'mendur e i pa i orientum shiqo qa paska zbulu !!!

Omar Al-Kajami eshte i famshem dhe per nje tjeter veper te tij ,atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore dhe qellime te tjera administrative.

Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur "Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite.

Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.




tungiiiii dhe ty ...

Shqiptare_ne_Turqi
14-02-09, 22:10
O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi,
M'e shtrenjtė je se shpirt dhe syt' e mi:
Gjė mė tė ēmuar se sa jeta s'ka;
Njė qind herė mė e ēmuar mė je ti!



Kaq bukur shprehen ndjenjat e dashuris ....

Dhe nga ketu,me vargjet e té madhit Khayyamit urime dita e té dashuruarve :smile:

krijuesiii
14-02-09, 22:35
tungiiii.....Qiky njeri i q'mendur e i pa i orientum shiqo qa paska zbulu !!!

Omar Al-Kajami eshte i famshem dhe per nje tjeter veper te tij ,atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore dhe qellime te tjera administrative.

Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur "Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite.

Ai percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte e thyeses dhjetore.




tungiiiii dhe ty ...



...une e dhashe mendimin time per vargjet e tija dhe jo per punete tjera te tij se nuk i di te arriturat e tija
thojne se cdo gjeni e ka ka nje drras mangu thene shkurt e ne shqip...

....te pershendes edhe une ty Shqipetare ...


tungiii

Makresh
16-02-09, 08:43
Makresh,ndash té jet njeri shum i thjeshté por i qmuar dhe i famshém si Khayyami ,ndash té jet njeri i thjesht e jo i famshém, por duhej té pajtoheni njé gjé se,sa té "sillet bota" ka me pas edhe njerz qé nuk mendojn si ju !!! ...


Pėr ty bėj be tė hedh nė det dhe nderin;
Nė shkelēa fjalėn, shkelmin nem dhe vrerin:
Nė mos mjaftoftė jeta ime e zezė,
Laj borxhin nė tė Funtmin Gjyq me Ferrin.



Kaotik ju thua ketyre vargjeve ti ?? ...si mundet ma e rafineruar, té shfaqej njé mendim !!....

Je i sigurt qe i kuptov e keto vargje satanike ?

GURI SYLAJ
16-02-09, 09:02
"Fito njė Zemėr, puthe dhe rrėmbeje,

Dhe adhuroje si Altar prej Feje:

Njė qind Qabera s'vlejnė sa njė Zemėr;

Zemėr kėrko, Haxhi, jo Gur Qabeje."

Lexo me kujdese dhe krahaso me Hdisen kur nje grua e perdal shpeton nje qene ne shkretire nga etja !!?
Te besh nje pune te mire ,jo per hir te lakmise apo mendjemadhesise eshte me me vlere se njeqind pune ,sado te mira qe jan ,por kur i ban nga interesi apo per "Kapuq te madh"
Cdo varg eshte nje filozofi ne vete !!


"Paragjkimi flen ne djepin e injorances"

Makresh
16-02-09, 09:40
Kjo eshte qesharake kur ateisti kerkon ta meson besimtarin se si te veproj nje here kur te shkoje ne haxhe.

A nuk thojm ne "I din meta punt e veta" ?


Omar Al-Khayyam : Filozof, astronom, matematiicien, KAFIR !

"Dy lloje njerzish e prishin fejėn, njerzit te cilet flasin dhe nuk din, dhe njerzit qė dijn dhe nuk besojne." nga Muhammedi a.s. !

Shqiptare_ne_Turqi
16-02-09, 15:18
miKjo eshte qesharake kur ateisti kerkon ta meson besimtarin se si te veproj nje here kur te shkoje ne haxhe.

A nuk thojm ne "I din meta punt e veta" ?


Omar Al-Khayyam : Filozof, astronom, matematiicien, KAFIR !

"Dy lloje njerzish e prishin fejėn, njerzit te cilet flasin dhe nuk din, dhe njerzit qė dijn dhe nuk besojne." nga Muhammedi a.s. !


I nderuari Guri,ju thot krahasoni me hadisin pér domethénjen e vargjeve,por jo si me vepruar ne haxhé !!

Domethénja e thell, ...


Njė qind Qabera s'vlejnė sa njė Zemėr;

Zemėr kėrko, Haxhi, jo Gur Qabeje."

Mendimi pozitiv dhe universal i Omar Khayyamit pér," njeriun " metvértet shihet shum kjart ...

Makresh
16-02-09, 16:01
mi


I nderuari Guri,ju thot krahasoni me hadisin pér domethénjen e vargjeve,por jo si me vepruar ne haxhé !!

Domethénja e thell, ...


Njė qind Qabera s'vlejnė sa njė Zemėr;

Zemėr kėrko, Haxhi, jo Gur Qabeje."

Mendimi pozitiv dhe universal i Omar Khayyamit pér," njeriun " metvértet shihet shum kjart ...


Oh moj Shqiptare, deshiron qe ti postoj disa vargje ku flet per ezanin ?

GURI SYLAJ
16-02-09, 16:18
Khajami ashtu sikur eshte universal ne njohurite e tij i tille eshte edhe ne gjuhen e Rubaireve!
Secili ,mvarsisht se cfar gjuhe flet , mund te kuptoj keta margaritare e keto porosi qe edhe sot kan te njejten vlere !!

Shqiptare_ne_Turqi
16-02-09, 18:46
Khajami ashtu sikur eshte universal ne njohurite e tij i tille eshte edhe ne gjuhen e Rubaireve!
Secili ,mvarsisht se cfar gjuhe flet , mund te kuptoj keta margaritare e keto porosi qe edhe sot kan te njejten vlere !!
__________________


Absolutisht !! ... i nderuar ...

gjini
16-02-09, 22:20
71

Buza qė puth e Vera qė po pi
Vėrtet mbarojnė dhe ato si hi:
Po sot tė paktėn je njė hi i gjallė,
Gėzohu sa s'kalon nė Hiē tė zi.


72

Sa kohė po vazhdon kjo Jet' e ngratė
Pėr qafe kape Qiparisn' e gjatė.
Se nesėr Mėmė-Dheu do t'tė kapė
Dhe posa tė pushtoi s'tė lėshon prapė.


73

Sa nga tė dashurit mbi kėtė bar
Qė m'emėruan pėr trashėgimtar
I zbraznė Kupat rrotull nja dy herė
Dhe heshtn' e zbritnė njė nga njė nė varr.


74

Mė shkuan shokėt! Vdekja pa mėshirė
M'i shtrydhi njė nga njė si Rrush nė Tirė:
Festuam, pim' e biseduam bashkė,
Pastaj u shtrin' e thanė: "Lamtumirė!"


75

Dhe ne, qė sot dėfrejmė nė lėndinė,
Ku pleqtė na bekuan me Dollinė,
Dhe ne nė shtrat tė dheut do tė zbresim
Dhe do ta zbrazim vendin pėr risinė.


76

Si lot pikon nga Qiell'i mvrojtur shiu
Sis' i jep lules si njė ēilimiu;
Nga varri bukėn ia mėkon njeriu:
Bga pluhr'i tij kjo lul'e bukur mbiu.


77

M'i kuqi Trėndafil i ēdo behari
Nga toka mbin qė piu gjak Qesari:
Nė gji tė kopshtit manushaqja shket
Prej faqes Vajzės me ulli nga Varri.


78

Dhe kjo lėndin' e njomė qė po ēel
Bregun e lumit ku tani po ngel,
Ah, pshtetu leht' e but' e mos e shkel,
Se s'di nga cila buz' e bukur del.


79

Ah, Trėndafili me prėnverėn shkon
Vjeshta risisė fletėt ia rrėzon:
Bilbili, qė nė degėt i kėndon,
Ikėn - e kush e di ku fluturon?


80

Ah, pini dhe Khajamit shtjerini!
Profetėt le tė flasin, lerini!
Njė gjė ėsht' e vėrtetė: Lulja vdes,
Si lulėzon, - dhe profkat prejini!

gjini
16-02-09, 22:21
81

Cdo shpresė qė nė flakė na pėrfshin
Shuhet e bėhet hi; a shkrepėtin
Mbi kum tė shkretėtirės si dėbora
Njė or' a dy - dhe menjėherė shkrin.


82

Nė Dhe, o shpirt, tė mirat si pėr Mbret
Dhe gazet e dėfrimet plot lezet
S'tė janė veē si ves' e lulevet,
Qė ndrit menatė dhe pastaj humbet.


83

Edhe ay qė mbleth e shin flori
Edhe ay q'e heth, e derth si shi,
Kur vdesin nukė bėhen ar e mjaltė:
Po kalben, myken nėnė Dhe tė zi.


84

Te ky Karvan - Saraj faqekėmbyer,
Qė netėt edhe ditė ka pėr dyer,
Sulltanė pas Sulltanėve u shtruan
Sa ish' e thėn' - e iknė tė pakthyer.


85

Ja, sot gas paske dhe shėndet: pastaj?
Ja, mot tė patshim si simvjet: pastaj?
Ja, qofsh i lumtur njė qint vjet: pastaj?
Ja, pėr ēudi, dy qint si mbret: pastaj?


86

Dhe tre qint vjet tė rrosh e plot me dritė,
Kėtejza do tė shkosh me lot njė ditė,
Qofsh Mbret i lart' a lipės i ngratė
Nė trap do tė mbarosh pa mot i mpitė.


87

S'banojnė veē luanė dhe zhapi
Nė sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi:
Bahrami, qė me lak onagre kapte,
U lak, u kap nė llom' e pellgpusi.


88

Kėshtjella gjer nė Qiell njė herė ndriti
Dhe Mbretėr e Qesarė brėnda priti:
Pėrmbi gėrmadha tani qyqja qan:
"Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?"


89

Nga mur'i Tusit Korbi po vė re
Kafkėn e Kaj-Kavusit tej pėrdhe
Dhe kujės ia kėrcet: Kaj, Kral i Ngratė,
Daullet dhe trumbetat ku m'i ke?


90

C'fitova nga tė gjith' andrallat? Hiē!
Dhe nga mundimet e vėrdallat? Hiē!
Sa para bėn se sot jam Yll e Dritė
Kur shuhem nesėr, shkoj me prrallat? Hiē!

gjini
16-02-09, 22:22
91

Aristotel ndriēofsh, ngrysesh e hump!
Qesar ēdo fron zaptofsh, pėrmbysesh, hump!
Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
Bahmar u lavdėrofsh, mbytesh e hump!


92

Ah, Rrot' e Qiellit vrasėse, mizore,
Sa shtyp e shtrydh nė Tirėn shekullore:
Ah, Dhe i zi, nė gji sa xhevahire,
Pėrpin, e sa dafina prej kurore!


93

Ah, Zot, qė botėn me njė urdhėr themelove,
Sa e sa zemra copėtove e shove:
C'burbuqe buzėkuqe, flokėzeza,
Pa lulėzuar nė qivur m'i shtrove!


94

O Racė Njerėzore e verbuar,
O Hiē, mbi Er' e Pluhėr e ndėrtuar,
O Hiē, e korkolitur mbi Avushėn,
Pėrball' e pas prej Hiēit e rrethuar!


95

Apo mos e harruat Historinė
Qė Botės i dha Dritėn, Diturinė,
Se Zoti me ca Llom' e Baltovinė
Sipas fytyrės s'Tij gatoi Njerinė?


96

Krijesa zbardhėlloi, Parajsa leu,
E para krijatyrė del nga Dheu:
Po pak qėndroj! Njė drapėr Vdekja kėreu,
Adamn' e shkret' e korri, e rrėmbeu.


97

Si en' e bėn me mend e thellėsi,
Kuror' i thur me nder e me lavdi:
Pastaj Poēari Kryeveprėn kap
Dhe e dėrmon pėrtokė, e bėn hi.


98

Pse pra mėrziti pėr mjerimn' e zinė?
Kėshtu e bėri Zoti Njerėzinė:
Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
Vajtojnė pak e ēduken nė Greminė.


99

Njeri, Margaritari i Krijesės,
Q'u shove nga tortyrat e Jetesės,
Pi Kupėn e harrimit e tė prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikės dhe i shpresės.


100

Pėrulu Fatit tiranik e vrer,
Pi Verė, mos pėrfill Parajs' e Ferr:
Linde nga Pluhuri, nė Pluhur kthehesh,
Sa je mbi Pluhėr, lagu, mos u ter.

Shqiptare_ne_Turqi
16-02-09, 22:38
C'fitova nga tė gjith' andrallat? Hiē!
Dhe nga mundimet e vėrdallat? Hiē!
Sa para bėn se sot jam Yll e Dritė
Kur shuhem nesėr, shkoj me prrallat? Hiē!



hiē !

Fllozofi ! pér té pa ngopurit .....

Shqiptare_ne_Turqi
17-02-09, 15:13
Sipas té gjitha burimeve,Omar Khayyami i ka lan pas prej 158 deri 200 rubaire dhe,prap sipas te githa burimet,shum tjera rubaire ( afro 900) ju kan bashkangjit emrit té Omar Khayyamit edhe pse nuk jan té Khayyamit.

Pas periudhes sé jeteses sé tij,... Krijimi i njé mentalitetit i mospranimit té mendjes dhe ides ne boten Islame, shfrytézimi i Islamit,pér ta ruajtur autoritetin mbi popullaten, e ban autoritet &pushtues njé errsiré !!!... Dhe,fillozofve sikur Omar Khayyami qé jan pérpjek té bajn drit mendjen e njeriut u kan thén" sapık "

Pra me uljen e edukimit shoqérore u kuptua Khayyami sikur me qené,njeri vetum i verés dhe i qejfit ! ...Prandaj Omar Khayyami ne te gjitha kohérat ka frymézua pér opozitarét e mazhorances ...

gjini
17-02-09, 17:06
91

Aristotel ndriēofsh, ngrysesh e hump!
Qesar ēdo fron zaptofsh, pėrmbysesh, hump!
Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
Bahmar u lavdėrofsh, mbytesh e hump!


92

Ah, Rrot' e Qiellit vrasėse, mizore,
Sa shtyp e shtrydh nė Tirėn shekullore:
Ah, Dhe i zi, nė gji sa xhevahire,
Pėrpin, e sa dafina prej kurore!


93

Ah, Zot, qė botėn me njė urdhėr themelove,
Sa e sa zemra copėtove e shove:
C'burbuqe buzėkuqe, flokėzeza,
Pa lulėzuar nė qivur m'i shtrove!


94

O Racė Njerėzore e verbuar,
O Hiē, mbi Er' e Pluhėr e ndėrtuar,
O Hiē, e korkolitur mbi Avushėn,
Pėrball' e pas prej Hiēit e rrethuar!


95

Apo mos e harruat Historinė
Qė Botės i dha Dritėn, Diturinė,
Se Zoti me ca Llom' e Baltovinė
Sipas fytyrės s'Tij gatoi Njerinė?


96

Krijesa zbardhėlloi, Parajsa leu,
E para krijatyrė del nga Dheu:
Po pak qėndroj! Njė drapėr Vdekja kėreu,
Adamn' e shkret' e korri, e rrėmbeu.


97

Si en' e bėn me mend e thellėsi,
Kuror' i thur me nder e me lavdi:
Pastaj Poēari Kryeveprėn kap
Dhe e dėrmon pėrtokė, e bėn hi.


98

Pse pra mėrziti pėr mjerimn' e zinė?
Kėshtu e bėri Zoti Njerėzinė:
Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
Vajtojnė pak e ēduken nė Greminė.


99

Njeri, Margaritari i Krijesės,
Q'u shove nga tortyrat e Jetesės,
Pi Kupėn e harrimit e tė prehjes,
Ckulu nga pellgu i frikės dhe i shpresės.


100

Pėrulu Fatit tiranik e vrer,
Pi Verė, mos pėrfill Parajs' e Ferr:
Linde nga Pluhuri, nė Pluhur kthehesh,
Sa je mbi Pluhėr, lagu, mos u ter.

gjini
17-02-09, 17:07
101

Ah, kap e kap ēdo gas e ēdo dėfrim
Nė Pluhėr sa pa zbritur pėr pushim,
Pluhėr nė Pluhėr, nėnė Pluhurin shtrirė,
Pa Ver' e Kėng' e Grua - pa mbarim!


102

Pi, pi sa kohė ligjėron Bilbili,
Puth, puth sa ėsht' i ēelur Trėndafili,
Dhe Kupėn plot shafran pa drithm' e zbras
Kur tė ta japė natėn Xhebraili.


103

Njė ēast nga Pus'i Jetės tė ngjėrojmė
Dhe para se tė vdesim ta gėzojmė:
Se Yjt' u shuan dhe Karvani u gdhi
N'Agimn' e Hiēit! - Oh, le tė nxitojmė!


104

Pra, si Zambaku qė me sy pėrpjetė
Pret vesėn gojėhapur lart nga retė,
Ashtu dhe ti, se nesėr u pėrmbyse
Si Kupė bosh me kokėn tatėpjetė.


105

Kur tė gjesh Verė, pije pa mejtuar,
Kur tė gjesh Vajzė, puthe pa pushuar,
Se as pėr mjekrėn tėnde as pėr timen
S'kujdeset Zot'i Math i lavdėruar.


106

Rrot' e ēkujdesur po vėrtit Dynjanė,
Shenjtorėt nuk ja shqitnė dot Davanė:
Kij mendjen, nesėr vdes, merr ėndrra fund,
Tė piu varri, krimbat do t'tė hanė.

gjini
17-02-09, 17:07
107.

Lėviz, Khajam, se Kup' e Vdekjes vjen,
Se Fati nėnė Rrotė tė mbėrthen:
Pi Lėnk, puth Lule! Lart nė Qiell s'i gjen!
Se Feja me Parajsėn tė gėnjen.


108.

Mos u mėrzit me punė Perėndie,
As me andrralla e profka Njerėzije:
Mbyti tė gjitha nė duman tė Verės
Dhe loj me Trėndafij e Rrush Hardhie!


109.

Munxosi Qiejt' e shurdhėr qė shkelmuan
Cdo lutje qė tė mjerėt u drejtuan
Dhe kap Dollin' e pėrqafo Selvinė:
Kush na u kthye nga ata qė shkuan?


110.

Gjer kur, gjer kur do tė pėrpiqemi,
Me Fe e sherr Sheri tė piqemi?
Mė mirė lagemi me Lėnk prej Rrushi
Se sa me vrer pėr hiē tė ligemi?

gjini
17-02-09, 17:08
111.

Me mjekrėn ēdo Tavernė ta kam fshirė,
Parajsės i kam thėnė: "Lamtumirė!
E bukur je, po nukė bėn pėr mua!"
Kėrkomėni nė Vreshtė dhe nė Tirė.


112.

Pėr Ligjė kam pėr ditė tė dėfrej,
Pėr Besė kam ēdo Fe ta kapėrcej;
Kur mora nuse Jetėn, s'deshi pajė;
Mė tha: "Gas pafsh, atė pagesė vlej".


113.

E dini, o miq, se nė kasollen time
Dasmė tė re kam bėrė me dėfrime:
Tri her' e ndava Fen' e Arėsyen
Dhe mora nuse Rrushkėn Serafine.


114.

Pėr Qėnien dhe Mosqėnien jam munduar
E Qiell e Dhe kam matur e peshuar:
Po qė tė gjitha i hodha n'erė! S'jam
I thellė veē nė Verėn e Kulluar.


115.

Kur isha i ri, kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkėlqente e Vėrteta:
Tani q'u mplaka di qė s'dija gjė
E qė s'di hiē nga Bota dhe nga Jeta.


116.

Kur isha i ri, me zell, me mall po milja
Doktorė me Shenjtor' e trobolitja
Tė thella argumente: po pėrherė
I marrė hyja dhe m'i marrė dilja.


117.

Me ta tė Lartėn Urtėsi e mbolla,
Me dorėn tim'e rrita, e pėshtolla,
Dhe kjo ish tėrė pema qė m'u fal:
"Si ujė zbrita, dhe si erė dolla!"


118.

Nė Botė, dhe pa ditur as pėrse
As nga, po rrjedh pa dashur si rrėke,
Dhe jashtė saj si er' e shkretėtirės,
Pa ditur ku, po fryj te Nat' e Re.


119.

Si zok nga pylli sterr' u arratisa,
Pėr njė fole nė ferr' e driz' u grisa:
Po prinjės qė di Udhėn gjėkunt s'gjeta,
Nga dera q'u vėrsula jashtė krisa.


120.

Me Ujė hiēi Balta m'u gatua,
Zemra me zjarr e vrer m'u pėrvėlua:
Fryja nė Botė si njė flak' e marrė
Dhe shkrumbi im nė tym u ēkatėrrua.

GURI SYLAJ
19-02-09, 20:32
Kur isha i ri, kujtoja se e gjeta
Pallatin ku shkėlqente e Vėrteta:
Tani q'u mplaka di qė s'dija gjė
E qė s'di hiē nga Bota dhe nga Jeta.


Me ta tė Lartėn Urtėsi e mbolla,
Me dorėn tim'e rrita, e pėshtolla,
Dhe kjo ish tėrė pema qė m'u fal:
"Si ujė zbrita, dhe si erė dolla!"


Ne keto dy Rubaire autori shperfaqe nje filozofi te tere qe edhe me heret e kishin thene fil.antik grek. Kjo tregon per njohjen e thelle per rrethin por edhe per vetveten , flet per mendjen e nje gjeniu....!