PDA

View Full Version : Sprova e Gazes dhe roli i Dijetarėve


hasanmehmeti
13-02-09, 10:37
SPROVA E GAZĖS DHE ROLI I DIJETARĖVE


Prof. Dr. NASIR EL OMER

Lavd-falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve, ndėrsa paqja dhe bekimet qofshin mbi tė dėrguarin, mėshira e botėve... pra:
Nuk ka asnjė dyshim se dijetarėt kanė rol tė madh nė rrugėtimin e Umetit Islam, nė tė kaluarėn, nė tė tashmen dhe nė tė ardhmen. Kjo vjen ngaqė ata janė trashėgimtarė tė pejgamberit tonė, Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, prej tė cilit trashėguan dijen, qė ai e kishte marrė nga Zoti i botėve. Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: “Dijetarėt janė trashėgimtarė tė pejgamberėve, kėta nuk lanė trashėgimi ndonjė dinar apo dėrhem, por lanė dijen, tė cilėn po e mori dikush ai ka marrė njė hise tė madhe”.[1] (http://us.mg3.mail.yahoo..com/dc/blank.html?bn=1155.45&.intl=us#_ftn1) Mbi supet e tyre bie barra mė e madhe pėr shpėrndarjen e kėsaj trashėgimie tė Pejgamberit. Dijetarėt janė ata, tė cilėve u dedikohet ky hadith: “Kumtoni nga unė qoftė edhe njė ajet”..[2] (http://us..mg3.mail.yahoo.com/dc/blank.html?bn=1155.45&.intl=us#_ftn2)
Muslimanėt, qė nė brezat e parė u referoheshin dijetarėve dhe nė kėtė mėnyrė respektonin ajetin: “Pyetni ata qė dinė nėse ju nuk dini”. (Nahėl 43). Shumė fitne dhe sprova qė ndodhėn tek muslimanėt, ndodhėn pėr shkak tė ftohjes me dijetarėt dhe qortimit tė metodės sė tyre. Kush i analizon shumė prej ngjarjeve tė historisė, si p.sh., fitneja e vrasjes sė kalifit Osman, pėrhapja e havarixhėve, pėrhapja e kaderive etj., do ta kuptojė vėrtetėsinė e kėsaj qė neve po themi.
Nė ēastet e krizave dhe sprovave nevoja pėr dijetarėt shtohet dhe mė tepėr, pėr arsye se nėpėrmjet tyre dallohet e vėrteta nga e kota dhe me ndihmėn e tyre i kthehen Kuranit dhe Sunetit. Te kėto tė dyja gjendet shpėtimi nga ēdo fitne dhe devijim, dhe me ato largohet ēdo mospajtim.. Allahu i Madhėrishėm thotė: “O ju qė besuat, binduni Allahut, binduni Pejgamberit dhe atyre qė drejtojnė punėt tuaja. Nėse nuk pajtoheni nė ndonjė gjė, drejtojuni Allahut dhe Pejgamberit, nėse besoni Allahun dhe Ditėn e Kiametit. Kjo pėr ju ėshtė mė e mira dhe shpjegimi mė i bukur”. (Nisa 59). Kėtu Allahu urdhėron qė t’i bindemi Allahut dhe Pejgamberit nė ēdo mėnyrė, pastaj urdhėron qė t’i bindemi atyre qė drejtojnė punėt tona – udhėheqėsve dhe dijetarėve – varėsisht se sa ata janė tė bindur ndaj Allahut dhe Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem. Pėrndryshe nė kundėrshtim tė Allahut apo nė kundėrshtim tė Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, ata nuk respektohen. Por nėse ka mospajtim pėr ndonjė prej ēėshtjeve, atėherė na udhėzon qė t’i drejtohemi Kuranit dhe Sunetit, ndėrsa dispozitat e tyre i njohin vetėm dijetarėt, kjo d.m.th. se e pėrsėriti urdhrin qė t’i bindemi dijetarėve nė raste mospajtimi. Por njerėzit: a e bėjnė hapin e tyre realisht pasi marrin mendimin e dijetarėve? Pėrderisa nuk ėshtė ashtu, atėherė dijetarėve nuk u mbetet tjetėr gjė pėrveē thirrjes, shpjegimit dhe stabilizimit tė njerėzve.
Nė kohėn e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, kur njerėzit trishtoheshin ai i siguronte, kur ata shqetėsoheshin ai i qetėsonte dhe ua shpjegonte ēėshtjet si janė nė tė vėrtetė. Hadithet nė kėtė kontekst janė tė shumta.. Dijetarėt e umetit akoma vazhdojnė tė kenė tė njėjtin rol edhe sot, duke u shpjeguar njerėzve ēdo ēėshtje se ēfarė ėshtė ajo nė tė vėrtetė dhe ēfarė fshihet pas saj, i pėrkujtojnė njerėzit se ēėshtjet e tokės janė tė lidhura ngushtė me ēėshtjet e qiellit, mirėpo kėto ditė kemi dėgjuar shumė zėra qė ngrihen aty-kėtu: Ēfarė bėnė dijetarėt pėr kėtė sprovė (nė Gaza)? Ku ėshtė roli i hoxhallarėve? Dijetarėt u treguan tė dobėt! Dhe shumė shprehje tė ngjashme.
Njė pjesė e kėtyre fjalėve del nga goja e disave, qė synojnė cungimin e rolit tė dijetarėve, rrėzimit tė pozitės sė tyre, madje edhe luftimit tė tyre. Nė ndodhitė e fundit ata gjetėn rastin pėr tė folur keq, mirėpo unė kėtu nuk po u drejtohem atyre, por tė tjerėve qė thonė fjalė tė ngjashme, ndėrkohė qė janė dashamirė dhe njerėz tė mirė, pėr tė cilėt mendojmė se janė tė sinqertė dhe kanė nijet tė mirė, kur i thonė ato fjalė. Pėr kėta neve besojmė se fjalėt qė ata kanė shprehur, i kanė shprehur vetėm pėr shkak se zemrat e tyre janė tė goditura fort nga ndodhitė e vendit tė krenarisė, Gazės. Atje ndodhėn vrasje dhe masakra, qė nuk burojnė pėrveēse nga kafshė tė egra dhe shpirtra shejtanėsh. Me kėta vėllezėr tė nderuar, dua tė ndalem pak ēaste, sepse edhe nėse gjej shkaqet pse kanė folur ashtu, kjo nuk mė lejon t’i arsyetoj akuzat qė kanė shprehur ndaj dijetarėve dhe pėrēmimin e aktiviteteve tė tyre.
Para sė gjithash na duhet patjetėr ta bėjmė tė qartė njė gjė, tė cilėn duhet ta kuptojė mirė gjithkush. Ajo ėshtė se ēdo individ i kėtij umeti ka rolin e tij, qė duhet tė luajė nė kėtė sprovė dhe nė sprova tjera. Ky rol ėshtė i lidhur ngushtė me mundėsinė dhe forcėn qė ka individi. Allahu ka thėnė: “Allahu nuk e ngarkon asnjė shpirt pėrveē aq sa ka mundėsi”.. (Bekare 286). Ndaj qortimi, vėrejtja dhe mėkati i takon vetėm aq sa e ka anashkaluar mundėsinė dhe forcėn e tij. Pra, nėse ai ka mundėsi tė japė pėrkrahje materiale nė ēfarėdo lloj forme, por nuk e jep, atėherė ka anashkaluar dhe ndoshta ka bėrė gjynah.. Gjithashtu nėse njė njeri ka mundėsi tė japė pėrkrahje morale nė ēfarėdo lloj forme, por nuk e jep, edhe ky ka anashkaluar dhe ndoshta ka bėrė gjynah. Ndėrsa ai qė nuk ka mundėsi tė japė asnjė lloj pėrkrahje, ai sigurisht ka mundėsi t’i ngrejė duart, tė drejtojė zemrėn nga Mbreti i Gjithėsisė dhe tė thotė: O Allahu im, jemi shtypur. Na ndihmo! Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thėnė: “A mendoni se e arrini fitoren dhe riskun ndryshe, pa lutjet e tė dobėtėve tuaj”.[3] (http://us.mg3.mail.yahoo.com/dc/blank.html?bn=1155.45&.intl=us#_ftn3)
Nėse kjo u mėsua, atėherė medoemos duhet ta kuptojė secili prej jush, qė nisja e ushtrive, luftimi i armiqve me armė, hapja e pikave kufitare, bojkotimi diplomatik dhe tė ngjashme, tė gjitha kėto mjete sot nuk janė nė duart tė dijetarėve; ata nuk zotėrojnė mė shumė se njė fjalė kėshilluese, udhėzuese, dashamirėse dhe qortuese. Ato fjalė ua thonė udhėheqėsve dhe popullatės. Tani unė pyes: Dijetarėt, a e kanė anashkaluar kėtė gjė?
Nė shumė vende tė muslimanėve dijetarėt u prononcuan me deklarata dhe fetva, organizuan tubime dhe simpoziume, biseduan me udhėheqėsit, shkruan tema, mbajtėn ligjėrata dhe hutbe. Me fjalėt e tyre ata i drodhėn foltoret, por nuk kishte ndikim te shumė njerėz! Dolėn edhe nėpėr kanalet satelitore pėr t’u shpjeguar njerėzve realitetin e kėtij konflikti, se ai ėshtė konflikt pėr shkak tė besimit nė rend tė parė dhe jo konflikt pėr tokė apo pėrfitime politike, sikurse pretendohet gjetkė dhe sikurse janė shitur kėto ide pėr shumė vite me radhė. Ata kėrkuan gjithashtu prej tė gjithėve tė japin tėrė mundin qė kanė, sipas sqarimeve qė ne i dhamė mė lart, u shpjeguam gjykimin pėr atė qė anashkalon, pra, pėrveē kėsaj ēfarė po kėrkohet mė shumė nga dijetarėt, ēfarė mundėsie kanė ata mė shumė se kjo?

vazhdon me poshte..

hasanmehmeti
13-02-09, 10:42
Disa njerėz tė mirė thonė: Po, folėn dijetarėt dhe dolėn deklaratat, por shprehjet ishin tė buta!
Kėtu duhet ta bėjmė tė qartė: Dijetarėt, kur hartojnė deklarata kanė parasysh dobitė dhe dėmet. Pėr shumė deklarata njerėzit nuk e dinė si kanė dalė, sa herė janė lexuar, pėrmirėsuar dhe rishkruar, sepse hartuesit e deklaratės marrin parasysh ca gjėra qė nuk i kuptojnė disa lexues qė pastaj tė thonė: “tė buta”. Nė anėn tjetėr, ka deklarata tė tjera me njė gjuhė te mprehtė dhe entuziaste, duke i marrė parasysh ca gjėra tė tjera, ndėrsa ne shohim se disa dijetarė kanė nėnshkruar te kėto dhe ato, por kjo ėshtė njė divergjencė e lejuar dhe jo divergjencė pėr kundėrshtim. Nuk duhet tė jenė patjetėr tė njėjta, madje ndonjėherė urtėsia kėrkon qė deklaratat tė mos jenė nė njė metodė dhe nė njė shkallė tė lartė mprehtėsie dhe entuziazmi, si dhe t’u dedikohen njė pale e tjetrės jo. Nuk kėrkohet thjeshtė vetėm tė nxjerrėsh shprehje tė forta dhe entuziaste pėr t’i kėnaqur njerėzit e nė anėn tjetėr tė mos shikosh fundin, dobitė dhe dėmet.

Le tė ketė frikė Allahun ai qė i jep liri gjuhės sė vet pėr t’i sharė ulematė, ndėrsa nxėnėsit e dijes le tė kenė mendim tė mirė pėr hoxhallarėt e tyre dhe vėllezėrit e tyre, le tė tregohen tė butė me ta. Le tė marrin parasysh presionet, akuzat dhe shpifjet e shekullarėve dhe liberalėve kundėr ulemave, kėshtu qė tė mos bėhen ndihmėtarė tė tyre kundėr kėtyre.

Askush tė mos mendojė se nė kėtė mėnyrė ne po shfaqim idenė se ulematė nuk kanė asnjė gabim apo anashkalim, jo pasha Allahun, ata nuk janė tė pagabueshėm, mirėpo pėrderisa asnjėri prej tyre nuk ka shprehur tė pavėrtetėn dhe secili u mundua tė thotė tė vėrtetėn, atėherė duhet ta arsyetojmė, tė tregohemi mė tė butė me dijetarin dhe tė shpresojmė se do tė bėjė edhe mė tepėr. Sepse i gjithė aktiviteti i tyre kthehet nė ixhtihadin dhe matjen e tyre pėr dobitė dhe dėmet, e nė kėtė mėnyrė atij i qartėsohet diēka, qė tjetrit jo.

Nėse patjetėr do tė bėjė diēka, atėherė para se tė flasė pėr njė hoxhė, le tė kontaktojė me tė pėr t’i kėrkuar shpjegime, ndoshta do tė dėgjojė diēka pėr shkak tė sė cilės do ta arsyetojė, madje ndoshta do tė ndėrrojė mendimin qė kishte dhe do tė bindet se e vėrteta paska qenė ashtu si ka vepruar ai hoxhė.



Allahu e di mė sė miri.

Pėrktheu: Omer Berisha

[1] (http://us.mg3.mail.yahoo.com/dc/blank.html?bn=1155.45&.intl=us#_ftnref1)Tirmidhiu 5/48 (2682). Albani i ka dhėnė gradėn sahih.

[2] (http://us.mg3.mail.yahoo.com/dc/blank.html?bn=1155.45&.intl=us#_ftnref2) Sahihul Buhari 3/1275 (3274).

[3] (http://us.mg3.mail.yahoo.com/dc/blank.html?bn=1155.45&.intl=us#_ftnref3) Sahihul Buhari 3/1061 (2739)