PDA

View Full Version : Femrat duhanpirėse humbin 14.5 vite jetė ...


Jana
23-02-09, 13:20
http://files.nur-islami.webnode.com/200000203-5366f5460e/duhanpirja%5B1%5D.jpg

Njė studim i fundit tregon se pirja e duhanit ua shkurton jetėn femrave deri nė 14.5 vjet.

http://i53.photobucket.com/albums/g62/peopleineed/558547_smoking_girl.jpg

“Efektet dėmtuese qė shkakton pirja e duhanit te femrat janė gjithpėrfshirėse, tė mirėdokumentuara dhe mund tė vėzhgohen prej djepit deri te vdekja e parakohshme,” thotė Dr Sharon Phelan nga Kolegji Amerikan pėr Obstetri dhe Gjinekologji (ACOG). Ajo ka ndihmuar nė zhvillimin e materialeve qė ndihmojnė nė ndalimin e pirjes sė duhanit, pėr ata qė kujdesen pėr shėndetin.

“Pirja e duhanit ėshtė njė shprehi e dėmshme, qė ka efekt negativ nė gati secilin organ nė trup. Nuk ekziston asnjkė arsye e mirė pėr tė mos ta lėnė duhanin,” thotė ajo.

Ja njė listė e rreziqeve qė vijnė nga pirja e duhanit:

* Pirja e duhanit ėshtė shkaktari kryesor pėr kancerin nė mushkėri, qė ėshtė shkaktari kryesor i vdekjes nga kanceri te femrat. Qė nga viti 1950, vdekjet nga kenceri nė mushkėri tek femrat janė rritur pėr 600%, sipas ACOG.

* Pirja e duhanit gjithashtu e rrit rrezikun pėr shumė kancere tjera tek femrat, duke pėrfshirė kancerin nė gji, kancerin oral, kancerin nė faring, nė laring, nė gurmaz, nė pankreatik, nė veshka, nė fshikėz, nė mitėr dhe kanceret e zverkut.

* Femrat qė pijnė duhan kanė dyfish mė shumė mundėsi qė tė kenė sumndje koronare tė zemrės dhe 10 herė mė shumė mundėsi qė tė vdesin nga sėmundja kronike e bllokimit tė pulmonarit (COPD), se sa ato qė nuk pijnė duhan.

* Pirja e duhanit e rrit rrezikun nga emfizema, bronkiti, osteoporosisi, artriti remumatoid, katarakti, dhe pėr uljen e densitetit tė kockave pas menopauzės. Gjithashtu pirja e duhanit mund tė kontribuojė nė menopauzė tė hershme, rėnien e dhėmbėve, dhe plakjen e parakoshme tė lėkurės .

* Gratė shtatzėna tė cilat pijnė duhan janė nė shkallė tė lartė tė rrezikut qė tė lindin para kohe, ose foshnja tė jetė me peshė shumė tė vogėl, ose tė kenė bebe me funskion tė dobėt tė mushkėrive, me bronhitis, apo astmė.

* Femrat mbi moshėn 35 vjeēare tė cilat pijnė duhan dhe marrin hapa pėr kontrollin e lindjes janė nė rrezik pėr tė formuar tromboza vdekjeprurėse tė gjakut.

“Gratė shtatzėna duhet qė absolutisht tė mos pijnė duhan, dhe pirja e duhanit nė shtėpi nuk duhet tė lejohet pasi tė ketė lindur foshnja,” thotė Phelan.

“Pėr fat tė keq, ne e dimė qė foshnjet dhe fėmijėt e vegjėl janė mė shumė tė ekspozuar ndaj pirjes pasive tė duhanit, se sa tė rriturit dhe prindėrit, kujdestarėt e tyre, apo pjesėtarėt tjerė tė shtėpisė qė shpesh pijnė duhan pėrreth tyre.”

Gati 60% e fėmijėve tė moshave prej 3 deri 11 vjeēare janė tė ekspozuar ndaj pirjes pasive tė duhanit, qė i fut ata nė njė rrezik nė rritje pėr tė pasur probleme tė shumta shėndetėsore

~AnnA~
28-02-09, 17:05
Duhani eshte nje prej sfidave me te medha te shendetit publik me te cilin po perballet sot bota, pasi duhanpirja eshte nje kercenim i madh per shendetin.
Ato qe jan shok te duhanit jan armik te vehtes!!!