PDA

View Full Version : Magdalena Shqiptare


pirro
07-03-09, 17:08
Magdalena shqiptare
Nga Berat Buzhala
E Shtune, 07 Mars 2009

Sipas pershkrimeve te Dhiates se Re nje tempull ne Malin e Ullinjve, ka qene vendi i preferuar i Jezu Krishtit per t'u takuar dhe debatuar me banoret e Jerusalemit.

Zakonisht aty Jezusi eshte provokuar prej skeptikeve per probleme te ndryshme.

Ne nje mengjes, shkruan Gjoni, ne pjesen e tij te Dhiates se Re, kur Jezusi kishte mberritur ne Tempull, farisenjte u grumbulluan rreth tij, duke e sjell me vete nje femer. Ajo grua ishte Maria Magdalena dhe ishte zene ne marredhenie jashtemartesore.

"Mjeshter, kjo grua eshte zene ne flagrance duke e tradhtuar burrin e saj. Sipas urdhrave te Moisiut kjo duhet te vritet duke e goditur me gur: Por cka thua ti?".

Derisa farisenjte flisnin, Jezusi po shkruante dicka ne toke, duke provuar te mos ua varte shume veshin. Mirepo kur ata insistuan qe te merrnin nje pergjigje prej tij, atehere ai u ngrit ne kembe dhe iu drejtua te pranishmeve qe mbanin ne duar guret per ta goditur Marine.

"Ai qe eshte pa mekat ne mesin tuaj, le ta hedh gurin i pari ne drejtim te saj".

Dhe prape Jezusi u ul dhe vazhdoi te shkruaj dicka ne toke.

Ata qe e degjuan se cfare u kishte thene Mjeshtri, shkruan Gjoni, filluan ta leshojne tempullin nje nga nje, prej me te vjetrit deri tek me i riu. Jezusi mbeti vetem, dhe gruaja duke qendruar ne mes te tempullit te braktisur.

"Grua ku mbeten akuzuesit e tu? As nje njeri nuk te denoi", Jezusi e pyeti.

"Jo Zoteri, askush", u pergjigj Maria. Jezusi i tha se "as une nuk te denoj: shko, dhe mos bej me mekat".

Ky rrefim paksa i gjate, m'u kujtua, derisa degjova farisenjte e Kuvendit te Shqiperise kur po hidhnin balte mbi Ylli Pangon, ministrin mjeran qe u cyt ne mekat prej nje skenari te pergatitur medial.

Nuk e kam ndermend ta shfajesoj Pangon. Ai po e paguan cmimin e punes se tij. Gur dhe rrasa ne drejtim te Magdalenes shqiptare kane te drejte te hedhin e gjithe shoqeria civile, e edhe mediat. Vetem duhet ta kene parasysh nje gje: Ylli Pango as nuk eshte politikani i pare e as i fundit, qe ka rene viktime e deshires se madhe per me shume seks, duke mos i zgjedhur mjetet. Apo duke i zgjedhur mjetet. Ne rastin konkret duke e shfrytezuar poziten e tij si minister, per t'i joshur gocat e reja.

Mirepo, a nuk ka qene po kaq skandaloz edhe ish Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton?

Per mendimin tim, ka qene edhe me keq se sa kaq. Ai ka performuar me te dashuren e tij, Moniken, ne zyren me vendimmarrese te botes. Ne dhomen Ovale. Aty ku potencialisht paradite ka mundur te jete zhvilluar nje bisede per kokat berthamore, per shembull me Boris Jelcinin, pasdite ka mundur te kete qene e shtrire mbi tavoline e zhveshur asistentja e Presidentit te SHBA-ve, duke u zbavitur seksualisht me shefin e saj. Dikush mund te thote, se Clinton nuk e ka kushtezuar kukullen e tij, por a nuk mjafton fakti se ajo ka qene varese e Presidentit dhe Presidenti ka qene burre i martuar.

Cfare ka bere Ylli Pango? E ka bere faqen e zeze.

Per kete e ka marre denimin meritor te shefit te tij, Kryeministrit Berisha. U shkarkua, ndoshta ne afat rekord ne historine e parlamentarizmit. Disa minuta pasi ne Fiks Fare u shfaqen pamjet. Krejt ne rregull eshte deri ketu. Kryeministri Berisha, ndonese pa ndonje alternative serioze, e kreu obligimin e tij si shef i ekzekutivit. Cdo akuze per kete rast kunder Berishes, prej kujtdo qofte, eshte perpjekje deshperimisht joserioze per ta demtuar te gjithe Qeverine. Kryeministri nuk e ka per obligim t'i kontrolloje ministrat e tij kur gjenden nen jorgan. Apo ndoshta deputetet fisnike te Kuvendit te Shqiperise, po kerkojne qe Pango te vritet me gure ne ndonje vend publik?

Shume do te deshiroja qe disa caste ne ate Kuvend, t'i kalonte Jezusi. Do te doja t'i shihja ato fytyra deputetesh dhe deputetesh kur do t'u thuhej: "Ai qe eshte pa mekat, le ta hedhe gurin i pari".

Jam i bindur deri ne asht qe gardianet e moralit ne Kuvendin shqiptar te paret do te largoheshin kokulur prej salles. Te me ndieni qe prej nga kendej kufirit po e gjykoj gjendjen ne Shqiperi, por klithjet se "nuk qendroj me ne kete salle me ate deputet", me duken krejtesisht te pasinqerta dhe jane teper irrituese. Por, mendoj qe Ylli Pango e mori denimin e merituar. Kurse cdo perpjekje tjeter per te krijuar drama mbi kete rast, ose Zoti na ruajt qe dikush te provoje t'i fitoje zgjedhjet vetem prej ketij rasti, me duket e kalkuluar gabimisht.

Bill Clinton, pas skandalit me Monika Levinskin nuk kishte humbur ne sondazhe.

Vetem sa i ishte rritur popullariteti, per shkak te menyres se si e ka menaxhuar krizen. Ndoshta Ylli Pangos nuk do t'i rritet popullariteti, por nese vazhdohet te mbahet kjo teme e nxehte ne Shqiperi, fitues prej saj do te dale Kryeministri Berisha, i cili e beri ate qe duhej te bente.

* Botohet njekohesisht me "Express", Prishtine

pirro
07-03-09, 17:09
Nese mendojn moderatort qe ta levizin temen le ta bejne sepse nuk isha i sigurt se ne cilen rubrike te vendoset.

Mua shume me pelqeu komenti.

>>{SpOnGeBoB}<<
07-03-09, 18:34
Kur e kom dijten une qe qikjo Magdalena shqiptare u konen, bile kur e ka kendue Ramadani-Dani se leshrat e verdha dhe syte e zi moj Magdalena, si harroj kurr e perjete hiq tak. Atehere qeky buzhala garant u konen tu u zhagiten me pampers ne by... e as qe ak dijten qysh i thojne as shkroles M.

Ah Magdalena be ç`na shkrive e hajt :tongue:

Te tema jote eheeeeeeeeeej nuk vij ma moj Magdalena :biggrin:

Makresh
09-03-09, 09:48
Uzbuuun shkojke n'koncerte kur u knojke qekjo kang, nime kush e ka qet kang t'magdalenes le tma qojne n'mp se e lypa n'jutyb po sish kon, a sun e gjeta a, se di veq shum ka qef me ni edhe nihere ket hit te vjeter.