PDA

View Full Version : Letėr proteste me rastin e 8 Marsit


Makresh
08-03-09, 14:57
Nėnė, ty tė diskriminojnė e tė nėnēmojnė



Nėna ime, ty tė kanė diskriminuar e nėnēmuar. Barku jot ėshtė shpallė i keq, e ti duhet tė ndėshkohesh, ndėrsa barku i nėnave sllave ėshtė shpallė i mirė dhe duhet tė shpėrblehet. E keqja ėshtė se bashkė me ata kėsaj radhe ishin edhe tanėt. Turp u qoftė tė gjithėve!

Nėna ime, sot kur nė pjesėn mė tė madhe tė botės gratė mblidhen e protestojnė pėr tė drejtat e tyre, ndėrsa nė vendin tonė ato mblidhen e festojnė, e ti nuk merresh mė as me tė parat e as me tė dytat, unė po ta shkruaj njė letėr pėr t'i bėrė njė retrospektivė kohės kur ti ishe nėna ime dhe kohės kur ti tash je bėrė gjyshe.

Nėna ime, ndonėse kam qenė fare i njomė, thjesht njė kalama, unė i mbaj mend mirė ato vite tė fundit tė komunizmit pas '81-shit kur neve na nėpėrkėmbej nderi. Ishte ajo kohė kur ti me bonat e verdhė, qė babės tonė ia jepnin nė punė, prisje rend nė dyqan pėr t'i blerė dy litra vaj, pak qumėsht, ndonjė detergjent e ndonjė kile sheqer, se pėr tjetėr s'mbetej gjė.

Megjithatė mė e keqja se kjo vijoi mė pas. Unė edhe sot e kujtoj me dhimbje kohėn kur ty t'u kufizua e drejta pėr tė pasur mė shumė se tre fėmijė dhe kjo atėbotė u bė me ligj. Mė kujtohen atėherė bisedat qė i bėje ti me babanė se sa keq po bėhet pėr ato nėna qė i kishin nga katėr e mė shumė fėmijė. (Ne, pėr fat, ishim vetėm tre!) Ata prindėr nuk do tė merrnin shtesa pėr ata fėmijė. E tė mos marrėsh atėbotė shtesa pėr fėmijė ishte keq, se ishte kohė fukarallėku. Pa to, pastaj, as nė shkollė nuk ta jepnin mensėn. Vėrtet ishte keq. E mua nė klasėn time, si mė zavrak qė isha, arsimtari mė kishte caktuar qė unė t'ua sjellė mensėn nė klasė shokėve e shoqeve tė mia. E kur vija mė atė shportėn e madhe nė dorė, i dija mė saktė se kush janė tė katėrtin a tė pestėt, tė cilėve nuk u binte mensa. E derisa nė pėrtypeshim nė pushimin e gjatė, ata, tė katėrtit e tė pestit, na shikonin si tė zėnė nė faj qė Zoti nuk i kishte krijuar tė dytėt ose tė parėt. Ishin skena tė dhimbshme ato.

Pastaj, nėna ime, fėmijėve tė katėrt e tė pestė nuk u binte as tė marrin vaksina. Ata thjesht ishin lėnė nė dorė tė Zotit: po qe se kishin ymėr, jetonin. Nė tė kundėrtėn ishin tė dėnuar tė vdesin nga sėmundjet.
Eh, nėna ime, si m'u kujtua edhe njė moment me ato vaksinat! Kam qenė po ashtu nė shkollė fillore kur u pėrhap fjala se po vijnė tė na japin vaksina qė kur tė rritemi tė mbetemi sterilė. Dhe, derisa mjekėt matelbardhė hynin pėr dere, ne kėrcenim jashtė pėr dritare pėr tė ikur qė mos tė marrim vaksina steriliteti. Eh, nėna ime, pushtet i poshtėr ka qenė!

Nėnė, e di se nėnat e fqinjėve tanė, qė kishin mė shumė se tre fėmijė, ndiheshin keq sa herė qė vinte muhabeti i fėmijėve, ngase pikėrisht mė tė voglit e tyre i kishin tė privuar nga kėnaqėsitė fėmijėrore. Se ashtu kishte urdhėruar shteti – se shqiptarėt shumė po shtoheshin e duhej gjetur ndonjė mekanizėm qė kėshtu ta pengonin kėtė shtim qė nė tė ardhmen mund t'i bėnte problem pushtetit. Unė e kuptoja se ky ishte njė turp qė na e kishin varė nė qafė, ngase prindėrve tanė ua kufizonin edhe raportet bashkėshortore me arsyen e vetme se ata nuk ishin sllavė dhe, ta dish nėna ime, mė vinte tė plas pėr kėtė, por s'kisha ē'tė bėj.

Mė kujtohet pastaj, nėnė, kur po nė kėtė frymė, duke dashur tė tė nxjerrin sa mė pranė syve tė tyre, ata erdhėn e lagje mė lagje na i prishėn muret e na i prenė dyert, me tė vetmin qėllim qė ta zbulojnė nderin tėnd. Vėrtet ishte e padurueshme ajo. Atėbotė thuaja ēdo mbrėmje nė shtėpinė tonė do tė bėhej muhabeti si t'i bėjmė vesikat e tė ikim nė Turqi, se kėtu nuk kishte mė jetė pėr ne. Por, kaloi....

Eh, nėnė, shyqyr Zotit qė kaloi ajo kohė e kurrė mos u ktheftė mė.

Dhe tani, nėna ime, tani kur u bėnė rreth 20 vite qė e kemi lėnė pas atė kohė tė errėt, pushteti prapė po tė diskriminon ty. Prapė, tashmė nė fytyrėn e nipave, janė ngjallė ata qė atėherė ta kufizonin barkun ty, por kėsaj radhe edhe mė keq. Tash, kur shqiptarėt me njė rezistencė tė armatosur nė 2001-shin sikur e kthyen njė ēikė krenarie, ata tjerėt pėr tė na bindur se megjithatė ne do tė shtohemi aq sa duan ata, edhe kėsaj radhe sollėn njė ligj qė nėnėn sllave e shpallėn nėnė tė mirė, nėnė qė duhet tė lindė, nėnė qė duhet tė paguhet pse lindė, nėna qė ka bark engjėllor dhe ne te gjithė taksapaguesit e kėtij shteti do tė duhet ta shpėrblejmė barkun e saj, ndėrsa ty, nėna ime, prapė tė nėpėrkėmbėn. Ty prapė tė lanė aty ku ishe. Ti duhet tė vazhdosh tė lindėsh krejt nė hesapin tėnd.

Shyqyr Zotit qė ti tash nuk lindė mė! Ndonėse ma merr mendja se ti edhe si gjyshe do tė doje ta shohėsh plot shtėpinė, por ata ta kufizojnė edhe atė dėshirė, nėnė.

Nėnė ime e dashur, unė e di se ti nuk e di si quhet ky fenomen nė sociologji, se nuk e di as ēfarė ėshtė sociologjia, por unė po ta shpjegoj me llafet tona. Kėsaj pune i thonė racizėm. Kėtė e ka bėrė vetėm Hitleri, ai kasapi i Luftės sė Dytė Botėrore, i cili i shpalli racė tė shenjtė gjermanėt e tij. Kjo do tė thotė se tė gjithė qė nė vendin tonė nuk flasin maqedonisht (si thua ti: shkenisht), qė nuk janė sllavė (si i quan ti: shkje), do tė jenė tė privuar nga shteti pėr fėmijėt e tyre. U bė mė keq se nė kohėn kur ti ishe nėnė, e dashura nėna ime: atėherė ta kufizonin barkun, ndėrsa sot ne fėmijėt tu, do tė duhet tė paguajmė pėr barkun e nėnave sllave.

Eh, nėna ime, kėshtu na e bėn Kolja i Prilepit sot. Kėsaj radhe, fatkeqėsisht, bashkė me shqiptarėt tanė qė e hedhin fajin se jo ligji u pėrgatit nė kohėn e PDSH-sė, jo e miratoi BDI-ja, e pallavra tė tjera tė kėtilla qė pas kėtij poshtėrimi pėr ne nuk janė mė me rėndėsi.

Nėna ime, unė edhe njė gjė s'mund ta kuptoj: ne kemi edhe nėna shqiptare nė Parlament qė e lejuan kėtė turp. Ndonėse aty disa janė vetėm manekine e disa dalin nė TV vetėm kur dikush i korrupton dhe ato tregojnė se nuk e shesin veten aq lirė, se pushteti u sjell mė shumė privilegje se shumat e korrupsionit, megjithatė vėrtet mė ka ra keq qė edhe disa qė i kam konsideruar intelektuale tė formuara, qė janė edhe nėna, sesi ato e kanė lejuar kėtė turp.

Por, sidoqoftė nėna ime, ty tė kanė diskriminuar e nėnēmuar. Barku jot ėshtė shpallė i keq, e ti duhet tė ndėshkohesh, ndėrsa barku i nėnave sllave ėshtė shpallė i mirė dhe duhet tė shpėrblehet. E keqja ėshtė se bashkė me ata kėsaj radhe ishin edhe tanėt. Turp u qoftė tė gjithėve!

E meqė sot ėshtė dita botėrore e grave, nė vend tė njė buqete me lule pėr ty, le tė jetė kjo letėr si protestė nė emėr tė tė gjitha nėnave shqiptare nė Maqedoni qė ky pushet po i diskriminon mė keq se nė komunizmin e ligė.


Shkruan: Zekerija Ibrahimi, Shkup

LABI
08-03-09, 15:25
E meqė sot ėshtė dita botėrore e grave, nė vend tė njė buqete me lule pėr ty, le tė jetė kjo letėr si protestė nė emėr tė tė gjitha nėnave shqiptare nė Maqedoni qė ky pushet po i diskriminon mė keq se nė komunizmin e ligė.

Cfare paradoksi ne emer te gjitha nenave/grave - une "Burri" !!!

Hipokrizite , tragjedite dhe padrejtesite me te medha kane ngja , duke u thirrur ne emer te

Zotit
Lirise
Moralit
Demokracise
Mbrojtejes
Barazise


Ne emer te gravee !!!

Alaron
19-05-09, 15:49
Letėr burr(ec)ave...

Djali parė lindi kur Sherifi ishte anėtar i LDK-sė dhe e pagėzuam: Ibrahim
Djali i dytė lindi kur Sherifi u bė anėtar i PDK-sė dhe e pagėzuam: Hashim
Vajza e parė lindi kur fituam statusin e refugjatit nė Gjermani dhe e pagėzuam: Angela
Vajza e dytė lindi kur Clinton erdhi nė Kosovė dhe e pagėzuam: Hillary
I treti lindi kur Sherifi u anėtarėsua nė partinė Aleanca Kosova e Re dhe e pagėzuam: Pacoll

Gati ēdo ditė pėrplaset dera te ne. Gati ēdo ditė nė kėmbė, herė para vjehrre, herė para kunatave, herė para kunatit, herė para shokėve tė tij, herė para kushėrinjve, kushėrinj tė kushėrinjve, gjithmonė duhet tė jem e buzėqeshur, mikpritėse... Dhe, askush nuk paralajmėron ardhjen, shumica janė tė papunė, zyrtarisht tė papunė... Si edhe burri im personal: Sherifi.

Nėse mė dhemb koka duhet tė shtirem se jam shėndoshė e mirė, sepse mysafirėt dhembjen e kokės e shpjegojnė si qėllim i fshehtė pėr t“i dėbuar. Ata nuk e konsiderojnė vetėm kėshtu, por edhe analizojnė qėndrimin tim, dhimbjet e mia dhe gjendjen time shpirtėrore. Ata shkoqisin dhe shtjellojnė tundjen e kokės, rrudhjen e buzėve apo edhe lėvizjen e duarve dhe tė gishtave. Shtrirjen e kėmbėve, lėvizjen e gishtave tė kėmbės dhe ngritjen e vetullave. As nė banjė nuk duhet shkuar kur ke mysafir, thonė ėshtė marre!

Pėr shembull, nėse ngre vetullat, kunata thotė se po i shikoj mysafirėt me dyshim, nėse i ngrys vetullat, thonė se po i shikoj me habi. Nėse shtrij kėmbėt e shpjegojnė si indiferencė ndaj mysafirėve. Kėtė gjest mirėpo vjehrra e shpjegon ndryshe: mosrespektim ndaj saj dhe mysafirėve.

Kur lėvizi gishtat e kėmbės thonė se jam nervoze. Nėse lėvizi gishtat e duarve, thonė se jam e paqejf. Ēdo lėvizje imja ka interpretues dhe analizues. Madje kėto shpjegime mbėshteten sipas tyre edhe me fakte shkencore, sepse shume here vijat e karakterit tim ravijėzohen nė filxhanin e kafes. Kunata e madhe ėshtė eksperte pėr interpretimin e filxhanit.

Para dy javėve mė ranė gotat e ēajit nga dora mu para vjehrrės, (thėnė sinqerisht gėzohem kur bėj ēaj, sepse gotat e ēajit nuk lexohen, pėr fat!). Aty brofi Sherifi, burri im personal, mė qėlloi me grusht nė hundė dhe unė u pėrplasa pranė dritares, nė prehėr tė kunatės. Ajo u largua anash duke mė vėshtruar me njė shikim pėrbuzės dhe qortues. Vjehrrės i ra vetėm pak ēaj nė gishtat e kėmbės, (po ata gishta qė kur lėvizi unė, shpjegohen si nervozizėm i theksuar) por ajo u ngrit duke kuisur, duke hekur ēorapen me forcė dhe duke gjėmuar, sikur t“i kishte rėnė njė bombė serbe. Sherifi mė qortoi me zė tė ashpėr pėr mungesė koncentrimi, se ku e di se ku i kisha pasur mendtė dhe se kisha tentuar t“ia pėrvėlojė nanushin. Kur pa se mė rridhte gjaku nga hunda, pėr ta arsyetuar dėnim apo pėr tė krijuar njė ekuilibėr mes veprės dhe dėnimit shtoi: “ Desh na e vrave nanushin!”

Atė ditė pata menstruacionet, i kam ēdo muaj, por askush nuk duhet ta dijė; mė dhembte koka, por njerėzit e mi kishin nevojė pėr shėrbim; ata nuk ishin tė sėmurė, mirėpo nė familjen tonė gratė e sėmura quhen shtirake. Edhe serbet kur na helmonin, thoshin se po shtireshim. Mozomakeq, nuk dua tė them se burri im ėshtė si serbėt! Assesi!

Ka dhjetė vite qė jetoj nė Gjermani, qė kur na dėbuan nga katundi jonė. Kėtu jetohet ndryshe dhe femra trajtohet me respekt, por nė shtėpinė time nuk ka ndryshuar gjė. Gati po ato orendi, po ato ushqime dhe kursejmė shumė. Kemi mundėsi fantastike tė vdesim tė pasur, sepse jetojmė tepėr varfėrisht. Shumė njerėz kanė ndėrtuar shtėpi nė vendlindje, Sherifi ka ndėrmend ta bėjė mė tė madhe se kushėrinjtė e tij, me katėr kate. Tre kate pėr djemtė dhe nė tė katėrtin duhet tė banojmė ne. Sherifi preferon katin e fundit pėr t“i mbikėqyrė hyrjet dhe daljet nga ballkoni.

Nė mėngjes bėj gati fėmijėt pėr shkollė. Pak para orės tetė nisen. Janė shumė tė zellshėm dhe i dua shumė. Nė orėn tetė shkoj unė nė punė. Sherifi flenė. Nė orėn katėrmbėdhjetė e gjysmė e mbaroj dhe nxitoj nė shtėpi pėr tė gatuar drekėn. Sherifi nė kompjuter. Fėmijėt kthehen pak para meje. Dy orė pasdite i kaloj me fėmijėt duke i bėrė detyrat. Sherifi nė divan apo duke telefonuar ose duke ndėrruar kanalet televizive tė planetit tonė. Sapo t“i mbarojmė detyrat, nis tė pėrgatis darkėn dhe dėgjohet Sherifi: “Ku mbeti ajo dreq darkė?
Darkojmė. Unė laj pjatat, pastroj tryezėn. Sherifi tash lexon gazetėn dhe hedh faqet njė pas njė nė dysheme. I pėrcjell fėmijėt nė shtrat. Grumbulloj faqet e gazetės qė kanė dėshpėruar Sherifin. Sherifi shikon lajmet; televizionin gjerman, nėse nuk kemi mysafirė. Unė nis me hekurosje, Sherifi shikon lajme RTK, edhe nėse kemi mysafirė. Unė pastroj shtėpinė, Sherifi shikon lajmet nė Alsat.

Kėrkon njė gotė ujė edhe pse ka shishen me gotė para vete. Sherifi telefonon me shokėt dhe flasin pėr lirinė dhe robėrinė, pėr kombet e shtypur nė botė.... Pas orės dhjetė Sherifi shkon nė krevat dhe bėrtet: “ Eja moj loēkomane t“i bėjmė detyrat e shtėpisė...Laju se po tė vjen era djersė!” Herė pas here thotė se nuk i bėri detyrat mirė dhe se duhet korrigjuar!
Sherifi nuk mė ndihmon nė punėt e shtėpisė. As fėmijėt. Djemtė nuk i lejon , sepse sipas tij kjo ėshtė punė grash. Vajzat janė tė vogla. Ai thotė se kur djemtė ndihmojnė nėnėn, atėherė feminizohen dhe ka rrezik pėr orientimin e tyre tė mėvonshėm dhe mund devijojnė... Ata duhet tė mbeten burra me karakter mashkullor edhe atė si burri im personal, Sherifi.

Mė pret ulur mbi krevat, cullak, si zakonisht. I pėlqen tė ekspozohet, thotė se ka trup atleti. Ofshan nja dy a tri herė, kthehet nė anėn tjetėr dhe flenė i kėnaqur duke gėrhitur. Unė shikoj drejt tavanit me sy tė zgurdulluar. Aty nga ora njė pas mesnate mė vjen gjumi dhe zgjohem nė orėn pesė e dyzetepesė. Nė orėn gjashtė e gjysmė bėj mėngjesin gati. Zgjoj fėmijėt, hanė mėngjes dhe nė orėn shtatė e gjysmė ikin nė shkollė. Nė njė pjatė lė mėngjesin gati pėr Sherifin kur tė zgjohet, edhe kafen. Pesėmbėdhjetė minuta pas fėmijėve, vrapoj edhe unė shkallėve te poshtė pėr nė punė.

Sherifi ėshtė i kėnaqur me mua, mirėpo ai ka edhe njė cen: sa herė nervozohet, shqetėsohet apo dėshpėrohet, ai dėshiron seks. Tė shtunėn Sherifi kalon ditėn duke luajtur shah nė klubin shqiptar, duke pirė ēaj dhe duke analizuar politikėn e shqiptarėve tė Kosovės, politikėn e Shqipėrisė dhe atė ndėrkombėtare. Kėtė javė ndjehet shumė i preokupuar pėr Rripin e Gazės. Tė dielėn Sherifi luan top me shokė. Njė herė nė javė shkon nė palestėr.

Unė nė fund tė javės zakonisht rregulloj shtėpinė dhe shėrbej nanushin qė vjen me tri bijat te ne. Mirėpo, nė klubin shqiptar mė merr edhe mua rregullisht: ēdo 28 nėntor dhe tani edhe pėr 17 shkurtin. Ēdo 9 mars mė blen njė lule, pasi tė ketė marrė vesh se dje kishte qenė tetė marsi.

Kėshtu shtatė ditė nė javė, kėshtu ēdo muaj, kėshtu me vite. Nėse refuzoj bėhet potere e madhe dhe kėrcėnime duke m“u kanosur, se do tė shkojė nė shtėpi publike. Ndjehem njė shportė hedhurinash ku zbrazet pėr ta fituar ekuilibrin e vet. Unė jam njė qoshe e rrugicės ku ndalet qeni pėr tė bėrė shurrėn. Seksin nuk e dua. Ai ėshtė pėr mua dhunim dhe nėnshtrim, nėnshtrim deri nė asgjėsim, Sherifi ėshtė i kėnaqur me mua, edhe rrethi familjar, po!

Njė gjė harrova: qė kur Sherifi ėshtė bėrė anėtarė i Aleanca Kosova e Re, keqtrajton Ibrahimin dhe Hashimin...

Epilog
Nė shoqėri me struktura fisnore statusi superior fitohet jo nė bazė tė aftėsive, por nė bazė tė organeve gjenitale...


Ps: Nėnė, motėr, grua, vajzė... edhe Ti je njeri si unė, por egoizmi fatkeq i ndonjė soji mashkullor jo rrallė zgjatėt me vrazhdėsi deri tek tė gjitha porėt e jetės tėnde. Horizontalisht e vertikalisht zhytet thellė nė qiellin e zi tė ligėsisė mashkullore...
Teoria pėr elipsėn qė mbush horizontin me sjellje rreth vetvetes pėr ata qė elipsojnė nė tė tillė qiej, nuk vlen. Ata njerėz nuk do bėhen kurrė, jo pse s`dinė, por sepse s`donė... Duan tė mbeten lojtarė nė teatrin antik, ku kėnaqin egon e tyre tė paskrupullt nė rolet e tė “gjithėfuqishmėve”...
Nė galimatiasin e “maskulizmit” tė tyre karshi femrės akoma ekziston njė rend dhe rregull i paparė: “Hesht sa s`ta kam mbyllur gojėn”!

Pa me thoni: a durohet ky soj “burrnimi”, a durohet shtėpia qė i bien perdet?!?!

Idila
19-05-09, 16:11
Njė shembull konkret i trajtimit tė femrės shqiptare,raste tė cilat akoma ekzistojnė edhe sot, femra - viktimė e "kthetrave tė ujkut", e izoluar nė kafaz, pa asnjė tė drejtė shprehjeje mendimi, skllave e dėshirave......me njė fjalė "statujė qė merr frymė" dhe "makinė" - shfryese e epshit dhe dėshirės/urdhėrit tė tjetėrkujt!
Ky ėshtė kulmi....!!!

aLbaChiCk
21-05-09, 11:59
Njė shembull konkret i trajtimit tė femrės shqiptare,raste tė cilat akoma ekzistojnė edhe sot, femra - viktimė e "kthetrave tė ujkut", e izoluar nė kafaz, pa asnjė tė drejtė shprehjeje mendimi, skllave e dėshirave......me njė fjalė "statujė qė merr frymė" dhe "makinė" - shfryese e epshit dhe dėshirės/urdhėrit tė tjetėrkujt!
Ky ėshtė kulmi....!!!

Ujku qimen e ndrron por zanatin se harron :rolleyes:

Zero Cool
08-03-12, 20:22
SHUMĖ GRA SOT NUK DESHĖN LULE, KĖRKUAN DREJTĖSI


Rrjeti i grupit tė grave kėrkoi mbėshtetje institucionale pėr gratė –viktima tė luftės, ndėrsa Aleanca e Gruas, kėrkoi nga Tribunali i Hagės, pėrshpejtimin e procesit pėr liderin e AAK-sė Ramush Haradinaj..


Shumė gra sot nuk deshėn lule, por kėrkuan drejtėsi pėr gratė e dhunuara gjatė luftės nė Kosovė. Rrjeti i grupit tė grave kėrkoi mbėshtetje institucionale pėr gratė –viktima tė luftės, ndėrsa Aleanca e Gruas, kėrkoi nga Tribunali i Hagės, pėrshpejtimin e procesit pėr liderin e AAK-sė Ramush Haradinaj.

Rrjeti i grupit tė grave, qė organizoi protestėn nė qendėr tė Prishtinės, shprehu pakėnaqėsinė, qė nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė qė nga pas lufta pėr tė mbėshtetur gratė e dhunuara.

Pikėrisht sot nė ditėn ndėrkombėtare pėr tė drejtat e grave, pėrfaqėsueset e kėtij rrjeti kėrkuan nga Qeveria qė tė mbėshtesė financiarisht dhe moralisht gratė - viktima tė luftės. Udhėheqėsja e rrjetit, Igballe Rugova, tha se i kanė dėrguar Qeverisė sė Kosovėn njė letėr me tri kėrkesa.

“Qeveria duhet tė ngrejė me prioritet kėtė ēėshtje dhe Serbia duhet tė pranoj qė dhunimet kanė ekzistuar gjatė luftės dhe tė ndėrmarrin masa pėr dėmshpėrblimin e tyre. Ne kėrkojmė qė gratė e dhunuara gjatė luftės tė pėrfshihen nė listėn dhe ligjin pėr veteranėt e luftės. Kėto gra, sot mė shumė se kurrė duhet tė marrin dėmshpėrblimin material dhe atė moral tė merituar”, ka thėnė Rugova.

Ndėrkohė, edhe Rrjeti i OJQ-ve dhe Aleanca e Gruas sė Kosovės, organizuan njė protestė nė mbėshtetje tė Ramush Haradinajt. Shtatė vjet mė parė, mė 8 mars, lideri i AAK-sė, shkoi nė Hagė. Deputetja Donika Kadaj Bujupi, tha se kjo ėshtė njė padrejtėsi, qė ėshtė bėrė ndaj liderit Haradinaj.

Aleanca e gruas kėrkon nga Tribunali i Hagės qė tė pėrmbyllė sa mė shpejt procesin e stėrzgjatur tė rastit Haradinaj dhe tė konfirmojė pėr tė dytėn herė pafajėsinė e liderit tė AAK-sė, Ramush Haradinaj.

Zero Cool
08-03-12, 20:22
Vetėvendosje: Tė kėrkohet drejtėsi pėr gratė e dhunuara gjatė luftės


Prishtinė, 08.03.2012 18:06

Me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė Gruas, Vetėvendsoje organizoi njė tribunė me temėn: “Krimet e heshtura tė Serbisė gjatė luftės sė fundit ”. Kjo tribunė iu dedikua heshtjes kolektive kundrejt viktimave, gra dhe vajza, tė dhunuara gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, transmeton portali Koha.

Para pjesėmarrėsve tė shumtė Afrim Kasolli, deputet e aktivist i kėsaj lėvizje dhe studiues i filozofisė, foli rreth moralit autoritar si e vėrtetė e heshtur. Ai e nisi fjalėn e tij duke lexuar fragmentin e huazuar nga libri “Rrėfimet e grave tė dhunuara gjatė luftės sė fundit nė Kosovė”:

“Ne, tė dhunuarat, edhe kur ecim rrugės e ndjejmė barrėn e dhunimit, e shohim atė nė sytė e njerėzve, tė cilėt ndoshta kurrė nuk do t“mund ta imagjinojnė se ēfarė kemi pėrjetuar. Edhe kur njerėzit qeshin pa kujtuar fare se ne ekzistojmė, ne mendojmė se ata qeshin dhe tallen me tragjedinė tonė...Ne, tė dhunuarat, edhe nė mesin e tė gjallėve ndjehemi te vdekura!”.

Sipas portalit Koha, Kasolli akuzoi qeverinė e Kosovės se me zhvillimin e negociatave tė pakusht me Serbinė “ka kohė qė ėshtė duke promovuar lloj-lloj idesh bizare dhe absurde, si ato qė kėrkojnė pajtimin historik shqiptaro-serb, me arsyetimin naiv pėr gjoja pėrmbylljen e konfliktit ndėrmjet kėtyre dy vendeve. Si mund tė kėrkohet pajtimi me shtetin serb kur ai ende nuk ka kėrkuar falje pėr krimet e shkaktuara nė luftėn e fundit. A ka lėndim mė tė madh qė mund t’u bėhet kėtyre qenieve se sa kur thuhet se “do tė falim krimet qė janė bėrė mbi ju pa kėrkuar drejtėsi pėr kėto krime dhe pa marrė parasysh vuajtjet tuaja”, shtroi pyetjen ai.

Aktivistja pėr tė drejtat e njeriut, e cila ndėr tė tjera ka dokumentuar pėrdhunimet gjatė luftės si krim kundėr njerėzimit dhe armė lufte ndaj grave dhe vajzave nė Kosovė, Sevdije Ahmeti risolli rrjedhėn e ngjarjeve gjatė luftės dhe raportimin e tyre.

Ndėrsa aktivistja nga radhėt e shoqėrisė civile, Shukrije Gashi, ndėr tė tjera tha se pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, bashkėsia ndėrkombėtare por edhe ne si shoqėri kemi mundur dhe ėshtė dashur tė bėjmė mė shumė pėr tė kėrkuar drejtėsi pėr gratė e dhunuara gjatė luftės. Ajo iu referua konventave dhe rezolutave tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė bazė tė tė 0cilave ėshtė dashur qė mė me ngulm tė kėrkohet dėnimi dhunuesve.

Ndėrsa udhėheqėsja e Sekretariatit tė Gruas aktiviste nė kuadėr tė Lėvizjes Vetėvendosje, Nazlie Bala solli kujtime dhe dėshmi nga puna e saj gjatė intervistimit tė grave dhe vajzave tė dhunuara nga ushtarė e paramilitarė serbė.

Rrėfimet e grave tė dhunuara qė i shpalosi para pjesėmarrėsve tė tribunės, ajo i quajti vetėm copėza tė dėshmive. Bala kėrkoi qė t’i thėrrasim zėrit tė arsyes e tė kėrkojmė drejtėsi, sepse kėtė ua kemi borxh kėtyre grave dhe vajzave si shtet, si popull, si shoqėri, si tė afėrm, e si familjarė.

Gjatė debatit, diskutuesit pėrshėndetėn organizimin e kėsaj tribune si njė hap qė theu heshtjen pėr kėtė ēėshtje si dhe kėrkuan drejtėsi pėr gratė e dhunuara gjatė luftės nė Kosovė.