PDA

View Full Version : Pėrgjigjet e orakullit


Fshatari
28-03-09, 12:53
Havel: NATO e BE tė shtrihen deri nė kufijtė e Rusisė
28.03.2009
Jeremy Bransten
"Nė kufijtė e Rusisė fillon njė qytetėrim i madh euro-aziatik. Kjo hapėsirė ėshtė plotėsisht e barabartė me qytetėrimin tonė, por ėshtė e ndryshme", thotė ish-presidenti ēek, Vasllav Havel.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Njė numėr politikanėsh, kryesisht jo nė Perėndim, e kanė pėrdorur krizėn ekonomike si provė pėr dėshtimin e modelit ekonomik dhe shoqėror liberal. Cili ėshtė kundėr-argumenti juaj?
VASLLAV HAVEL
Ėshtė e vėshtirė qė tė bie dakord me qėndrime tė tilla radikale. Mendoj se nuk ėshtė krizė thjesht e njė sistemi ekonomik, por njė krizė e qytetėrimit.
Njėherėsh, kjo krizė ėshtė sfidė dhe zile alarmi. Nėse njerėzit dhe institucionet e kuptojnė drejt situatėn dhe nxjerrin pėrfundimet e duhura, kriza aktuale mund tė sjellė pėrfitime pėr tė ardhmen.
Kriza ėshtė shenjė se askush nuk mund tė nxjerrė fitime aftashkurtra - pėrkundrazi duhet tė mendojė pėr mė gjatė dhe jo thjesht brenda interesit tė vet.
Kriza ėshtė sfidė edhe pėr krenarinė e njė numri ekonomistėsh, qė mendonin se dinin gjithēka, dhe krejt papritur e shohin veten nė pozitė ku nuk mund tė shpjegojnė asgjė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A jeni i shqetėsuar pėr pasojat e krizės nė Evropė?
VASLLAV HAVEL
Mendoj se Evropa ėshtė e integruar dhe ėshtė pėrballur me njė numėr provash, tė cilat i ka tejkaluar. Nuk mendoj se kriza do tė shkaktojė ndonjė lloj shpėrbėrjeje. Pasojė e krizės mund tė jetė vonesa nė disa procese, por jo diēka mė e keqe.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Kanė kaluar 20 vjet nga koha e revolucioneve qė sollėn rėnien e komunizmit nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Por, a ka rrezik qė vendet, tė cilat kanė mbetur jashtė BE-sė, si Gjeorgjia apo Ukraina, tė mund ta shohin veten nė anėn e gabuar tė njė lloj "Muri tė ri tė Berlinit"?
VASLLAV HAVEL
Natyrisht, dhe kjo nuk do tė ishte diēka e mirė. Nga ana tjetėr, besoj se vendet apo rajonet e caktuara, qė ndajnė qytetėrime tė pėrbashkėta, duhet ta dinė qartėsisht se ku fillojnė e ku mbarojnė.
Kufijtė e paqartė janė gjithmonė burim konfliktesh, pėrballjesh dhe luftėrash. Historikisht, shumica e luftėrave kanė nisur pėr territore.
Nuk ka asgjė tė gabuar nėse diēka ka kufizime gjeografike dhe pranė tij ėshtė njė entitet tjetėr. Kėto entitete duhet tė bashkėpunojnė si partnerė. Ėshtė e rėndėsishme tė sigurohet se kufijtė gjeografikė nuk paraqesin njė perde hekuri.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Doja tė ndalesha tek kjo temė, pėr tė cilėn keni folur dhe mė parė. Ku duhet tė jenė kufijtė e NATO-s? Nė ē'anė tė kufirit i shihni Ukrainėn dhe Gjeorgjinė?
VASLLAV HAVEL
Nuk mė takon mua ta marr kėtė vendim. Kjo varet nga Aleanca si tėrėsi dhe nga vullneti i vendeve pėr tė cilat flasim. Ka njė numėr faktorėsh qė ndikojnė.
Personalisht, nėse do tė paraqisja vizionin tim afatgjatė, NATO-ja duhet tė ketė kufijtė e Evropės. Kjo do tė thotė qė kufijtė e aleancave si Bashkimi Evropian duhet tė pėrfundojnė nė kufijtė e Rusisė, ku fillon njė qytetėrim i madh euro-aziatik. Kjo hapėsirė ėshtė plotėsisht e barabartė me qytetėrimin tonė, por ėshtė e ndryshme.
Nuk ka dyshim dhe fakti tjetėr se themelet e organizatave si NATO dhe BE mbėshteten mbi vlera, por unė po theksoja pėrbėrėsen gjeografike.
Ka 200 shtete nė botė dhe e ardhmja qėndron nė njė lloj grupimi rajonal dhe nė bashkėpunimin e frytshėm. Qė kjo tė ndodhė, entitetet duhet tė dinė ku fillojnė e ku mbarojnė. Pėr kėtė arsye po nėnvizoja aspektin gjeografik.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Siē e dimė, Rusia, nė njėfarė mėnyre, ėshtė perandori e madhe. Ku fillon dhe ku mbaron Rusia? Pėr shembull, a duhet tė jetė Ēeēenia pjesė e Rusisė apo jo?
VASLLAV HAVEL
Problemi qėndron se gjatė historisė, asnjėherė nuk ėshtė ditur saktėsisht se ku fillon e ku mbaron Rusia. Personalisht, jam mbėshtetės jo vetėm i lirive individuale, por edhe i kombeve tė lira.
Nėse kombi ēeēen seriozisht dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme dėshiron tė jetė i pavarur, atėherė duhet ta ketė kėtė tė drejtė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė mbyllje z. President njė pyetje tė pėrgjithshme - shumė nė botė dhe nė Amerikė e shohin administratėn Bush nė mėnyrė shumė kritike. Si pasojė, ideja e nxitjes sė demokracisė nuk duket aq popullore pėr momentin. Si mendoni dhe a keni ndonjė kėshillė pėr administratėn e re?
VASLLAV HAVEL
Kam folur rreth kėsaj ēėshtjeje shpesh me presidentin Bush. Ēdo lloj eksporti i traditave dhe vlerave tona nė pjesė tė ndryshme tė botės, e veēanėrisht eksporti i detyruar i vlerave, ėshtė diēka realisht e rrezikshme.
Kjo nuk do tė thotė se nuk kemi njė pėrgjegjėsi tė pėrbashkėt pėr atė qė ndodh nė botė apo se nuk duhet t'u vijmė nė ndihmė atyre qė janė nė nevojė. E rėndėsishme ėshtė qė duhet peshuar mirė ēdo rast individualisht, duhen parashikuar pasojat dhe duhet grumbulluar njė mbėshtetje sa mė e gjerė pėr njė ndihmė tė tillė.
Ėshtė me rėndėsi tė jashtėzakonshme tė gjejmė baraspeshėn e duhur. Por, nga ana tjetėr, kjo duhet bėrė nė njė mėnyrė tė tillė qė tė mos interpretohet si formė e re e kolonializmit apo si eksport vlerash drejt njė bote qė nuk mund tė ketė tė njėjtat vlera.
__________________________________________________ ___________________
Inteligjent, pragmatik, realist, human : personalitet me i perkryer e me i madhi ne 50 vitet e fundit ne Evrope.

>>{SpOnGeBoB}<<
29-03-09, 14:30
o ti Fshatar e kush oshte be qeky Orakulla kerkund nuk e pava qe pu folet per Orrakullen edhe fole shqip qka kane dashten me thane qita qitu.

Fshatari
29-03-09, 14:56
o ti Fshatar e kush oshte be qeky Orakulla kerkund nuk e pava qe pu folet per Orrakullen edhe fole shqip qka kane dashten me thane qita qitu.
Ky jarani ka dasht me na ba me dije se ruset, serbet e do tjere nuk bajne pjese ne qytetrimin e nalt fisnik shqiptaro-evropjan. Ai nuk ish tregue i keq as me ta veē po i tregon krejt evropes perendimore qe ato fiset sllave jane euromongoloaziatike, dhe sugjeron ndertimin e nje muri te trashe mes Evropes dhe evroazise.