PDA

View Full Version : Krahina e Rugoves


lirik
02-04-09, 18:12
Te nderuar lexues se shpejti me temen per nje krahinė malsore shum kreshnike -
me tradita te lashta shqiptare -
me valle karakteristike -me bukuri te vendit -
me vasha e djem petrita- te kaluar te pergjakshme te betejave -
Rugova kreshnike shkemb i fortė i kosoves trime e qendresave neper luftra me traditė e bukuri malsore-
te fisit te njohur te kelmensdasve -
rugova trevė e lashtė shqiptare qe perben histori te lavdishme te luftrave e perjekjeve per liri -
tokė me krenari shqiptare-
e njohur per bukurinė e maleve mikpritjen dhe qendresen heroike-
si dhe trimat e sajė -rugova e lavdishme kreshnike nji nder trevat -
e lahutes kengve e vallave dhe te veshjeve te bukura tradicionale shqiptare

lirik
02-04-09, 18:14
Sak Faslia (L. 1885 Rugovė, Pejė - V. 1944) bajraktar shqiptar nga Kosova, ėshtė njėri ndėr luftėtarėt mė tė dėgjuar tė Rugovės. Ai u dallua sidomos nė luftėrat e shumta tė zhvilluara kundėr malazezėve.



Sak Faslia u lind nė vitin 1885 nė Koshutan tė Rugovės. I takon familjes sė Kurtdedajve, e njohur pėr trimėri dhe bujari qė nga shekulli XVIII. Ėshtė nipi i Sali Jahės, bajraktarit, komandantit (major) dhe udhėheqėsit tė shquar tė Rugovės qė luftoi pėr mbrojtjen e kufirit shqiptar kundėr forcave malazeze tė Knjaz Nikollės dhe Mark Milanit. Sali Jaha ishte edhe pjesėmarrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit (1878). Luftoi dhe veproi pėrkrah rugovasve tė njohur si Ker Sadria, Sali Rama, Jashar Haxha, Tahir Coli etj.

Ishte viti 1911, vit kur Perandoria Osmane po pėrjetonte fundin e vet nė Ballkan dhe Mali i Zi donte tė zgjerohej nė dėm tė tokave shqiptare, vit kur filloi veprimtaria luftarake e Sak Faslisė. Nė kėtė vit u zhvillu lufta e Beranės kundėr forcave malazeze dhe Saku u dallua si udhėheqės dhe strateg, edhe pse ishte mjaft i ri nga mosha. Pas njė lufte tė ashpėr malazezėt u thyen keq.

Nė vitin 1912 forcat malazeze ia mėsyn sėrish Rugovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit. Sak Faslia sė bashku me rugovasit iu dolėn nė pritė nė vendin e quajtur Mokna dhe i shpartalluan plotėsisht forcat malazeze. Kjo luftė ėshtė e njohur si Lufta e Moknave.

Rezistenca e rugovasve tė udhėhequr nga bajraktari i tyre Sak Faslia vazhdoi gjatė tėrė pėriudhės qė nga pushtimi i Kosovės nga Serbia e deri nė Luftėn e dytė Botėrore. Pothuaj se nuk ka vit nė kėtė periudhė qė nuk u zhvilluan lufta tė pėrgjakshme kundėr serbėve dhe malazezėve.

Me shpartallimin e Jugosllavisė sė Versajės nė vitin 1941, tokat shqiptare u copėtuan dhe u ndan nė mes tė Gjermanisė, Italisė dhe Bullgarisė. Krahina e Rugovės bėnte pjesė nė prefekturėn e Pejės qė i takoi protektoratit italian e mė vonė atij gjerman. Ky protektorat propagandonte liri tė plotė pėr shqiptarėt edhe pse flamurit iu shtuan sėpatat e Liktorit.

Nė Pejė nė vitin 1941, nė fund tė qershorit erdhėn forcat shqiptare nga Shqipėria tė udhėhequra nga major Rexhep Gilani e Kolė Bibė Mirakaj dhe kishin pėr qėllim mbrojtjen e kufirit etnik shqiptar nga serbomalazezėt. Kėtyre forcave iu bashkėngjitėn edhe forcat vullnetare shqiptare tė Kosovės.

Me 1 korrik 1941 Sak Faslia u takua mė pėrfaqėsuesit ushtarak e administrativ tė qeverisė shqiptare nė Pejė. Pėrfaqėsuesi ushtarak, major Kolė Bibė Mirakaj e caktoi Sakun si udhėheqės tė luftės pėr mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi, duke iu drejtuar mė kėto fjalė: "Meqė jeni pasardhės i Sali Jahės sė njohur, bajraktarit tė Rugovės dhe jeni dėshmuar si luftėtar i denjė pėr ēėshtjen kombėtare, u shprehim besimin pėr organizim e pėr udhėheqje tė luftės pėr mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi", dhe e dekoroi mė njė dekoratė (nishan) pėr meritat e tij nė luftė.

Menjėherė pas kėsaj forcat vullnetare shqiptare tė udhėhequra nga Sak Faslia dhe repartet ushtarake tė ushtrisė shqiptare u vendosėn nė vijėn kufitare Morinė - Qafė e Diellit - Qafė e Ēakorrit - Mokna - Qafė e Dasmorve - Smilovicė.

Sak Faslia mori udhėheqjen e Batalionit "Gramos" ku komandant ishte Rexhep Gilani. Mė tė pėrhapur tė lajmit se ushtria shqiptare arriti nė Rugovė, rugovasit kush mė armė e kush pa to iu bashkuan atyre forcave. Ja si e pėrshkruan rapsodi ardhjen e ushtrisė shqiptare nė Luftėn e Moknave:

Gry'ks Rugovs kokan hi
Sak Faslia u paska pri
U paska pri Sak Bajraktari
Komandant Rexhep Gilani
Rexhep Gilani ish major
Komandant pėr ni Batalion
e n'Kuqishtė kur janė ardhė
Para populli u ka dalė ....

Pas vendosjes nė kufi, vazhdoi pėr tri vite lufta dhe rezistenca e rugovasve dhe ushtrisė shqiptare pėr mbrojtjen e kufirit. Sak Faslia nė ēdo betejė i printe ushtrisė me flamur nė dorė. Ketė flamur e vendosi nė kullėn e Moknave nė kufi dhe u bė roje e pathyer e kufirit.Ka shumė tregime pėr trimėritė e treguara nga Saku gjatė kėtyre viteve. Ja njė nga ato.

Pasi qė Saku ishte bėrė tmerr pėr ushtaret serbo-malazez, komanda e ushtrisė serbo-malazeze vendosi tė marrė njė aksion pėr likuidimin e bajraktarit. Kjo detyrė iu besua oficerit Vukosav Keniq. Ai, Sakut i kėrkoi luftė ballė pėr ballė duke i thėnė se:

"nė qoftė se je bajraktari i Rugovės mė tė vėrtetė, mė dil pėrballė,
se ose kam me ta marrė atė kerrpė(flamurin) ose nuk i them vetit njėri"

Dy malazez tė tjerė kishin pėr detyrė qė tinėzisht t'i binin Sakut nga prapa dhe ta likuidojnė. Sak Faslia pa u hamend fare me flamur dhe pushkė nė dorė i doli pėrballė. Kėtė e pėrshkruan edhe rapsodi:

"Krisi topi, po bjen buria
Fort luftojke Sak Faslia
Sak Faslia, bajraktari
Yrysh bojke Vukosavi
Vukosavi po bon yrysh
Don flamurin me ia grabitė
Sak Faslia i shpėrdhitė
Ja ka dhanė dy pluma n'gjyks..."
Pasi i afrohen njėri tjetrit, Saku e Vukosavi i drejtojnė armėt njėri tjetrit. Saku e godet me plumb nė gojė Vukosavin dhe e vret edhe njėrin nga ushtarėt e tij. Vetėm njėri arrin tė shpėtoj.

Ėshtė e njohur sidomos trimėria e Sakut dhe rugovasve tjerė nė luftėn pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė.

Peja-Boy
02-04-09, 22:33
http://www.youtube.com/watch?v=z4RCcn6g25o

Peja-Boy
02-04-09, 22:37
http://i109.piczo.com/view/1/8/l/k/y/g/i/8/2/m/h/t/img/i50720789_60130_4.jpg

lirik
03-04-09, 07:02
Me malet e bukura djem e vasha te shndetshem te bjeshkve shqiptare -me veshje te bukur kombtare e tradita te mrekullueshme me gurrra e ujra te kulluara dhe sot siq esht turistike-Rugva paraqet nji bukuri te rrallė te kosoves dardane dhe mbarė shqiperisė etnike.
Bukuria e veqant qe üerben kjo trevė shqiptare te mahnitė me ujrat e luginat me ledinat e veshura bjeshkore me pishat me flladin e mahnitshem me relievin dhe bukurinė me turizmin sot ajo esht nji nder püerlat e bukurisė shqiptare-
Atdheu i shqipeve esht pllėmbė e bukuri prandaj shqiptarėt duhet te jen te gzuar e secili te ket knaqsi shpirtore e te jet krenarė me bukuritė qe i ka atdheu te frymzohen nga bukuritė e regjioneve dhe te msohen te jetojnė me dashuri e rrespekt per veqantitė e vendeve-
Secili regjion i ka bukuritė e veta dhe traditen vendore qka perben pasuri kombtare qe ne duhet ti
r uajm si sytė atdheu ynė ka bukuri deti bjeshkė rrafshina ka veqanti klime vend me diell me tokė te veqant me male te bleruara te bekuara prandaj duajeni atdheun shqiptarė dhe ruajeni ate -

lirik
03-04-09, 07:28
Veqantitė rugoves te frymzojnė -veshja popullore dhe vallet tradicionale te veqanta -
me nji pamje teper karakteristike - te frymzojnė dhe te bėjnė me kenė krenarė qe je shqiptarė-
kullat e rugoves ishin kulla mikpritje kulla te trimave neper shekuj- te shquar neper luftra te pa mposhtur neper beteja per atdhe -traditė e mikpritjes dhe buajrisė malsore -
Bukuria e rugoves te rremben me natyren dhe pejzazhet klimen e zonen komplet prrallore -
qe te dehė me pamjen e me ajrin e paster me klimen e veqant malore - me turizmin tash qe gjithnji po behet ma terheqs per te gjitha viset tjera.
Rugovasit kishin besen traditen mikpritjen neper kulla bujarinė deh mikpritjen ndersa ne mbrojtjene atdheut ata ishin shkemb graniti i kosoves te kalitur neper luftra-
SIq tregojnė te vjetrit me te cilet un kam kontaktuar dhe shkembyer muahebete-
Rugovasit shpeshehr neper zona kur armiku rrinte ne kurtha me pa besi per sulm ne gatishmeri edhe malsorėt shqiptarėt rugovas kan fjetė me tirqi veshur - e pushken e taganian te kryet -
per shkak te sulmeve te shumta te cubave malazez- qe shpesh sulmonin ato zona dhe kishte beteja grupe shum te shpeeshta te perleshjeve -
ku malsoret tanė rugoves krijonin ndeshje me cubat malazez qe te nxitur nga carat rus synonin pushtimine tokave tona shqiptare ky synonin rugovene bukur pejen dhe komplet trojet tona shqiptare-
ne shqiptart duhet te jemi krenarė qė i kemi malsorėt tanė qe asnjiher neper shekuj nuk jan ligshtuar apo dorzuar para armikut por kan qendrruar me burrni e si i ka hije malsorit shqiptarė -
kan qendruar krenarė e trima me pushken krahut-e taganin prej qeliku per ti mbrojtė trojet etnike dhe malet e tokat shqiptare-
prandaj edhe rugova rreshtohet nder trevat fisnike te krenarisė kombtare me trimat esaj te shquar -
Zhuj Se lmanin Kadri Bajrin Sak Faslinė e shum e shum tjerė burra te qendreses e te beses shqiptare -