PDA

View Full Version : Bashkėpjesėmarrja


AbdylHabib
07-04-09, 14:24
Paraqet, Sabri Selmani

Javėn qė po e lėmė pas politika
zyrtare dha dy deklarata pėr
strukturat paralele tė Serbisė.
Njėrėn e dha Hashim Thaēi nė takim
me shefin e tij, Pėrfaqėsuesin e
Bashkimit Evropian pėr Politikė tė
Jashtme dhe Siguri, Havier Solana-n.
Tjetrėn e bėri punėtori i zellshėm i
Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar,
Pieter Feith, pra e kam fjalėn pėr
Ministrin e Pushtetit dhe Administrimit
Lokal, Sadri Feratin.
I pyetur nga gazetarėt lidhur me strukturat
paralele tė Serbisė, Hashim Thaēi
tha se strukturat paralele tė Serbisė
nuk do tė tolerohen dhe se gjithsecili
do tė pėrballet me ligjin. Kurse nė njė
vizitė nė komunėn e Vitisė, Sadri Ferati
deklaroi qė strukturat paralele tė
Serbisė do tė shuhen nėpėrmjet
decentralizimit.
Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė fakti
qė edhe pas kėtyre dy deklaratave
realiteti i strukturave paralele tė Serbisė
nė Kosovės mbetet po ai i njėjti qė
prej vitit 1999. Dhe kjo e ka njė pėrgjigje
tė thjeshtė: ato nuk luftohen dhe nuk
mund tė shuhen nėpėrmjet deklaratave
dhe premtimeve boshe. Janė
po ata tė njėjtin njerėz qė kanė punuar
nė strukturat paralele ata qė punojnė
edhe sot. Janė po ata 117 udhėheqės,
tė cilėt Lėvizja jonė i ka identifikuar, por
ndaj tė cilėve EULEX-i, UNMIK-u dhe
qeveria nuk ka vepruar.
Aq mė pak strukturat paralele do tė
mund tė shpėrbėhen nėpėrmjet decentralizimit,
siē pretendon Sadri Ferati.
T'i shuash strukturat paralele nėpėrmjet
decentralizimit, do tė thotė tė
mundohesh ta shuash zjarrin me
benzinė. Serbia nuk i ka shuar strukturat
e saj paralele edhe atėherė kur
ėshtė pėrballur me njėfarė force relative,
e lėre mė kur kėtyre strukturave u
jep edhe mė shumė pushtet e kompetenca
nė polici, gjyqėsi, dogana,
trashėgimi kulturore, transport e
telekomunikation, arsim paralel, shėndetėsi
paralele etj. Serbia nuk i ka krijuar
strukturat e saj paralele pėr t'i
shuar me qejf, pėr mėshirė, apo pėr
shkak tė deklaratave tė Thaēit e
Feratit.
Nėpėrmjet kėsaj strategjie tė
legjitimimit tė strukturave paralele,
vazhdimisht duke e pasur ligjin nė
maje tė gjuhės, por konkretisht duke
bėrė sehir, kėta njerėzit e politikės po
na tregojnė qė do ta pranonin ēfarėdo
Kushtetute qė do t'u ofrohej. Mjafton
qė ta ruajnė pushtetin e tyre personal,
i cili, qe besa, nuk ėshtė 'sakrificė e
pėrgjegjėsi', siē na thonė, por 'pėrfitim
dhe keqpėrdorim'.
Por mė e tmerrshmja pjesė e kėtij
realiteti ngulfatės, nuk ėshtė thjesht
tolerimi i strukturave paralele.
Bashkėpjesėmarrja kriminale ėshtė
shumė mė e thellė seē mund tė mendohet
dhe, madje, e institucionalizuar.
Kemi tė bėjmė me njė pjesė tė konsiderueshme
tė serbėve qė punojnė si
pjesė e kėtyre strukturave, kurse
paguhen nga Buxheti i Konsoliduar i
Republikės sė Kosovės. Lėvizja
VETĖVENDOSJE! pas njė hulumtimi,
ka arritur t'i mbledh emrat e atyre
punėtorėve tė strukturave paralele tė
cilėt paguhen nga qeveria dhe me
paratė tona. Ēka do tė thotė kjo?
Nė ēdo vend demokratik, pushteti politik
ėshtė arbitėr i mirėpėrdorimit tė
parasė publike pėr interesin e pėrbashkėt.
Paratė e secilit pėrdoren pėr
interesin e tė gjithėve. Nė Kosovė
ėshtė saktėsisht e kundėrta: paratė e
tė gjithėve po keqpėrdoren kundėr
interesit tė Kosovės. Sepse qeveria po
i financon strukturat paralele, tė cilat
punojnė kundėr pavarėsisė dhe
integritetit territorial tė Kosovės.
(Nė faqen tjetėr mund t’i gjeni
emrat e zyrtarėve tė strukturave
paralele tė Serbisė tė cilėt marrin
paga nga buxheti i Kosovės)

Lėvizja Vetėvendosje

kiel-Gjermani

Uragani_99
08-04-09, 01:07
No coment per artikullin ne fjale ....... ndersa juve zoteri ,AbdylHabib te pershendes dhe te uroj pune te mbare dhe cdo te mire ne jete .Me nderime .......Uragani_99