PDA

View Full Version : Studiuesit Kosovarė: "Duhet tė rishkruhet historia


Fokus
11-04-09, 17:37
Studiuesit Kosovarė: "Duhet tė rishkruhet historia

Nė Kosovė paralajmėrohet rishkrimi i historisė kombėtare shqiptare.

E shtunė, 11 Prill 2009 15:30 Mesazhi.Com

Kjo pasi sipas studiuesve, deri me tani historia e popullit shqiptare, vecanerisht ajo e Kosoves eshte shkruar ne menyre shume subjektive dhe me paragjykime.

Selim Daci i cili i referohet qasjes nga historiografia serbe, thote se eshte i domosdoshem kthimi i dokumenteve autentike nga arkivat e shteteve perendimore, sidomos ato nga Turqia, ne menyre qe studiuesit shqiptare te fillojne hulumtimet per zbardhjen e shume te vertetave per popullin shqiptar.

Me porosine "Te shkruash historine me tolerance" te henen ne Prishtine do te filloje edhe simpoziumi shkencor, ku per dy dite radhazi do prezantohen dokumenta arkivore nga Turqia, per te kaluaren historike te kohes se perandorise osmane ne raport me shqiptaret.

"Ne do te orientohemi ne hulumtimin e dokumentave perendimore dhe se bashku, pasi te kompletojme dokumentacionin te nisim te rishkruajme historine", u shpreh kryetari i Bordit te Arkivave te Kosoves, Selim Daci.

Historianet, nderkaq, presin qe nga kjo baze dokumentare te dalin shume te verteta historike te cilat per opinionin shqiptar apo per te tjeret nuk kane qene te njohura deri me tani.

"Shume fakte historike ose jane te mistifikuara ose jane te panjohura. Rishkrimi i historise eshte nje akt i rendesishem", u shpreh historiani, Frasher Demaj.

Por mungesa e njohesve te mirefillte te gjuhes osmane duket se do ta veshtiresoje hulumtimin, deshifrimin dhe perkthimin e dokumenteve nga gjuha osmane ne ate shqipe.

Vala Sylejmani eshte nga studentet e pakta te deges se historise, e cila duke ditur rendesine e kesaj gjuhe ka vendosur qe studimet pas universitare t'i vazhdoje pikerisht per gjuhe osmane.

Pavaresisht rendesise se dokumenteve te lashta, Kosova deri me tani ka patur vetem tre njohes te gjuhes osmane. /top-channel/