PDA

View Full Version : Dekllaratta polliittiike


AbdylHabib
18-05-09, 11:56
Deklarata politike


Paraqet,Sabri Selmani
Kiel,Gjermani

(Fjala e Ukshin Hotit me rastin e zgjedhjes kryetar i
UNIKOMBI-t, tė cilėn prokuroria serbe ia shfrytėzoi
kur e dėnoi me burg)
I. Parimi i proklamuar gjatė fazės sė krijimit tė
shteteve nacionale nė Evropė - njė komb/njė shtet,
sipas tė cilit pjesa absolutisht mė e madhe e njė
populli pėrfshihej brenda kufijve nacionalė tė shtetit
tė vet (shtetit/komb), nė rastin e shqiptarėve,
pėrkundėr vullnetit tė tyre, u implementua pjesėrisht:
mė tepėr se gjysma e popullit shqiptar dhe mė tepėr
se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufijve
tė shtetit shqiptar.
II. Kjo u bė pėr shkak tė synimeve tė koncentruara
grabitēare tė forcave tė caktuara politike nė Ballkan tė
ndihmuara nga interesat kontradiktore tė fuqive tė
mėdha tė Evropės. Konferenca e ambasadorėve tė 6
fuqive tė mėdha nė Londėr e vitit 1912/13, pa pėrfaqėsimin
adekuat, dhe pėrkundėr vullnetit politik tė
shqiptarėve, tė shprehur me kryengritjet e atyre
viteve, e bėri sanksionimin e kėsaj ndarjeje tė popullit
shqiptar dhe tė kėtij copėtimi tė trojeve tė tyre, duke
u udhėhequr me besimin se nė kėtė mėnyrė do tė
ruhej paqja e pėrgjithshme nė prag tė luftės sė madhe
botėrore. Nė vazhdimin e mėvonshėm tė ngjarjeve
kjo ēėshtje vazhdimisht qėndroi pezull dhe e pazgjidhur
me arsyetimin, nė kohė paqeje, se nė kėtė
mėnyrė ruhej balansi i fuqive ndėrkombėtare, kurse
nė kohė krizash, paqja e pėrgjithshme. Ndėrkaq vetė
ēėshtja, nė ēdo kohė, u konsiderua si vatėr potenciale
e krizave, me mundėsinė e shfrytėzimit pėr shkaktimin
e tyre, por edhe pėr eskalimin nė vatėr tė konflikteve
tė mundshme pėrmasash tė gjera.
III. Historia e ka konfirmuar nė mėnyrė decidive se
shkelja e kėsaj tė drejte tė popullit shqiptar dhe
sakrifikimi i tij pėr hir tė paqes sė pėrgjithshme, nuk
e shpėtoi ndonjėherė Evropėn nga luftėrat e mėdha
apo tė vogla, apo nga ato me karakter lokal.
Shqiptarėt nuk i mbanin ēelėsat pėr zhvillimin e
raporteve midis popujve dhe kombeve. Pėrkundrazi,
trajtimi i ēėshtjes si fakt i kryer, i mbarsur me rreziqe
tė pėrherėshme pėr destabilizimin e gjendjes, i kontribuoi
rėndimit tė situatave nė kohė tė caktuara,
eskalimit tė dhunės e tė terrorit shtetėror gjer nė pėrmasa
tragjike dhe determinoi: 1) ngecjen e vazhdueshme
tė zhvillimit tė popullit shqiptar nė tėrėsi
dhe nė tė gjitha drejtimet, pėrkundėr begatisė me
resurse natyrale dhe njerėzore, 2) thellimin e vazhdueshėm
tė mosbesimit nė raportet e gjithėmbarshme
midis shqiptarėve dhe fqinjve tė tyre.
Raportet shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze,
shqiptaro-maqedonase dhe shqiptaro-greke janė
bėrė tė njohura historikisht si raporte konfliktuoze
me shpėrthime tė herėpasherėshme dhe me fate tė
ndryshme, por akumulimi i mėtejshėm i konfliktuozitetit
nė kontekst tė pjekurisė sė ngritur tė
vetėdijes kolektive mbi interesat e veēanta nuk
mund tė mbetet pa konsekuenca nė vetė karakterin
e kėtyre raporteve dhe madje nė vetė karakteret
kolektive tė kėtyre popujve. Ngecja relative nė zhvillimin
e secilit veē e veē dhe e tė gjithėve sė bashku
paraqet dėshminė mė evidente se asnjė popull nuk
mund tė zhvillohet i lirė mbi supet e tjetrit.
IV. Duke marrė parasysh shkallėn e arritur tė varėsisė
reciproke tė shteteve dhe tė popujve nė Evropė
dhe mė gjerė, nė botė, pastaj faktin se historia e
kombeve zhvillohet nė ndėrlidhje reciproke dhe se
nuk ėshtė i mundur zhvillimi i izoluar i asnjė populli,
Partia e Unitetit Kombėtar vlerėson se zhvillimi i proceseve
integruese dhe Bashkimi i Evropės, si dhe
krijimi i Rendit tė Ri Botėror, e ndihmon angazhimin
dhe luftėn e hapur legale pėr bashkimin e shqiptarėve
dhe tė trojeve tė tyre nė njė shtet tė vetėm.
Tendenca themelore qė lidhet me proceset e tranzicionit
demokratik nė shtetet e Evropės Lindore dhe
tė ish-Jugosllavisė ėshtė pikėrisht pėrfundimi i procesit
tė krijimit tė shteteve nacionale dhe i pavarėsimit
tė tyre. Bashkimi i Evropės pėrmes realizimit tė
parimit komb/shtet, ose njė komb-njė shtet, ose
bashkimi i Evropės pėrmes zbatimit tė parimit tė
vetėvendosjes sė popujve, paraqitet si formulė e
vetme e pėrshtatshme pėr sigurinė dhe stabilitetin
afatgjatė tė Evropės sė Bashkuar dhe pėr prosperitetin
e popujve tė saj. UNIKOMBI, duke u
angazhuar pėr zbatimin e kėtyre parimeve (tė
vetėvendosjes dhe tė kombit/shtet) nė rastin e shqiptarėve,
i ndihmon njėkohėsisht avansimit tė proceseve
nė fjalė tė lidhura me bashkimin e Evropės dhe
me ndėrtimin e rendit tė ri ndėrkombėtar politik.
V. Duke u nisur nga kėto parime, UNIKOMBI i
mbėshtet tė gjitha aktet qė kanė tė bėjnė me krijimin
dhe institucionalizmin e Republikės sė Kosovės.
Jetėsimin e plotė tė saj e sheh nė funksion tė
bashkimit tė kombit dhe tė proceseve integrative nė
Evropė. Kosova Republikė e pavarur ėshtė njė hallkė
me rėndėsi tranzitore drejt bashkimit pėrfundimtar
tė kombit, por jo edhe pėrfundim i kėtij procesi.
Pėr kėtė shkak, ajo angazhohet njėkohėsisht pėr
inicimin, zhvillimin dhe forcimin e atyre proceseve
qė ēojnė drejt realizimit tė kėtij qėllimi; si parti, ajo do
tė investojė pėrpjekje dhe mund tė duhur pėr pėrsosjen
e vazhdueshme tė organizimit tė vet nė funksion
tė kėtij qėllimi; pėr zhvillimin e atyre formave tė
demokracisė dhe tė atyre raporteve me forcat tjera
politike brenda dhe jashtė vendit qė do t'i ndihmonin
funksionalizimit tė kėtij qėllimi. Parulla "njė komb-njė
shtet" mbetet devizė kryesore e punės dhe e
angazhimit tė UNIKOMBIT gjer nė realizimin e saj tė
plotė nė kushtet dhe nė rrethanat qė do ta mundėsojnė
kėtė.
Maj 1994

Levizja Vetevendosje