PDA

View Full Version : Pritje spektakulare per Biden, zv. Presidentin Amerikan


pirro
21-05-09, 16:52
Biden: Pavarėsia ishte opsion i vetėm


Nga Express mė 21.05.2009 nė ora 9:42


http://www.gazetaexpress.com/images/petrit_rrahmani_-_Joseph_Biden_3253.JPG "…Pavarėsia e Kosovės ishte opsioni i vetėm. Pavarėsia e juaj ėshtė e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme…"

http://www.gazetaexpress.com/images/visar_kryeziu_-_josph_biden_3.jpg Foto: Visar Kryeziu

Nėnpresidenti i SHBA-sė, Joseph Biden, ka thėnė nė njė fjalim nė Parlamentin e Kosovės se rruga pėr pavarėsi e kosovarėve ka qenė e gjatė dhe e dhimbshme.

Kosova, sipas Bidenit, ka pėrjetuar spastrimin mė tė madh etnik pas Luftės sė Dytė Botėrore nga regjimi i diktatorit Slobodan Miloshevic.

“Pavarėsia e Kosovės ishte opsioni i vetėm. Pavarėsia e juaj ėshtė e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme”, ka thėnė Biden, pėr tė marrė mė pas duartrokitjet e deputetėve, nė seancėn solemne.

Nėnpresidenti Biden ka thėnė se ėshtė privilegj qė ėshtė nė Kosovė dhe ka falėnderuar pėr pritjen qė i ėshtė bėrė.

“Ėshtė privilegj qė tė kthehem dhe, megjithėse pak me vonesė, t’ia uroj ditėlindjen e pavarėsisė. Po ashtu, tė shpreh falėnderimet e mia pėr kryetarin dhe nderimin qė mė ėshtė bėrė me Medaljen e Lirisė”, ka thėnė ai, pasi nga Presidenti Sejdiu ėshtė dekoruar me ēmimin mė tė lartė qė ndan Kosova.

Nėnpresidenti amerikan tha se para se tė vijė kėtu ka pasur shqetėsime, por mė tė ardhur nė Kosova ka parė qė vendi ka pėrparuar nė shumė aspekte.

Tutje, nėnpresidenti Biden tha se suksesi i Kosovės se pavarur ėshtė edhe sukses i politikės amerikane.

“Deri me tani Kosova ėshtė njohur nga 60 vend dhe ne jemi shumė tė kėnaqur qė edhe Arabia Saudite e ka njohur Kosovėn”, shtoi ai.

Si sukses tjetėr, ai pėrmendi edhe pranimin e Kosovės nė Fondin Ndėrkombėtar Ndėrkombėtar.

“Ne do tė ndihmojmė edhe ekonomikisht pėr ndėrtimin e shtetit tė juaj”, u zotua numri dy i Shtetit amerikan.

Biden ka lavdėruar Kuvendin pėr miratimin e 50 ligjeve tė Pakos se Ahtisaarit.

“Vazhdoni qė forconi gjyqėsorin tuaj qė ėshtė themeli i ēdo demokracie”.

Ai gjithashtu porositi se ėshtė me rėndėsi themelore qė tė afrohet sa mė shumė komunitetit serb i Kosovės. “Ju keni njė pasuri tė bollshme tė trashėgimisė kulturore, ruajeni atė dhe kultivoni tolerancėn fetare. Demokracia multietnike ėshtė simbol i unitetit”.

Biden pret qė tė vazhdojnė njohjet e pavarėsisė sė Kosovės, ndėrkaq inkurajoi qė tė gjenden mėnyra pėr bashkėpunimin e Prishtinės me Misionin e BE-sė - EULEX.

Nga ana, zyrtari mė i lartė amerikan qė viziton Kosovė pas pavarėsimit, u kėrkoi serbėve tė Kosovės qė tė marrin pjesė nė strukturat institucionale. Me kėtė rast ai pėrsėriti porosinė qė e pėrcolli edhe nė Beograd: “Kosova nuk mund tė ndahet, nuk mund tė ndahet...”

Ai ka treguar edhe pėr lobimin pėr pavarėsimin e Kosovės gjatė kohės sa ishte senator. Ai zbuloi se nė njė rast njė diplomat i kishte thėnė se kjo ėshtė vetėm njė ėndėrr e tij.

“Por, unė vazhdova dhe bashkė me ju realizova ėndrrat e juaja”, ka deklaruar Biden, para ligjvėnėsve kosovarė.

“Edhe ju vazhdoni qė tė ėndėrroni pėr t’u shndėrruar nė njė vend tė rėndėsishėm evropian”.

Ai u zotua se SHBA do tė vazhdojė qė tė jetė e pėrkushtuar qė Kosova tė integrohet nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian, ndėrsa shprehu optimizmin se Kosova dhe rajoni kanė njė tė ardhme tė ndritshme.



Pas kėsaj Biden ka vizituar Manastirin e Deēanit nga i cili vend ka dėrguar mesazhe paqeje pėr rajonin.

"Kur isha mė parė nė Manastirin e Deēanit, Kosova ishte nė njė situatė krejtėsisht ndryshe, prandaj pėrshėndes kurajon e juaj pėr tė ndyshuar dhe shpresojmė qė pėr herė tė parė Ballkani Perėndimore tė integrohet nė BE", ka thėnė Biden.

Ndėrkaq, At Sava ka thėnė se Biden ka qenė nė Manastir para disa viteve nė njė situatė krejtėsisht tjetėr. "Por e pėrshėndes edhe njėherė ardhjen e juaj dhe vizitėn qė ia keni bėrė Manastirit tonė", ka thėnė ai.

Biden garanton sovranitetin e Kosovės

Nėnpresidenti i SHBA-sė, Joe Biden, ka siguruar drejtuesit e institucioneve tė Kosovės, se kufijtė e shtetit tė ri janė tė paprekshėm dhe se pavarėsia ėshtė e pakthyeshme.

“Ruajta e unitetit tė Kosovės ėshtė njė ēėshtje absolute pėr SHBA-nė...Ruajtja e tėrėsisė territoriale tė Kosovės ėshtė minimumi tė cilin SHBA nuk e kalon”, ka theksuar Biden, pas takimit tė pėrbashkėt qė ka zhvilluar nė Prishtinė me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaēi.

“Tėrėsia territoriale duhet tė ruhet sikurse edhe krijimi i njė shoqėrie shumetnike”, ka shtuar ai.

Numri dy i shtetit mė tė fuqishėm nė botė ka pėrsėritur se njohja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė ēėshtje e pakthyeshme.

Biden ka shprehur mendimin se Qeveria e Kosovės ka bėrė njė progres shumė tė madh brenda njė viti nė ēėshtjet kryesore.

Nga ana e tij, Presidenti Fatmir Sejdiu ka theksuar pėrkushtimin dhe falėnderimin e institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės pėr Shtetet e Bashkuara, pėr mbėshtetjen e lirisė, paqes stabilitetit dhe zhvillimit tė Kosovės.

“God bless America”, ka pėrfunduar fjalimin e tij presidenti i Kosovės.

Kryeministri Thaēi, ndėrkaq e ka quajtur vizitėn e Bidenit njė ditė tė veēantė pėr popullin e Kosovės. “Ėshtė njė konfirmim i mbėshtetjes sė SHBA-sė pėr progresin nė Kosovė”, ėshtė shprehur ai, para gazetarėve.

Tė dy liderėt e Kosovės shprehėn para Bidenit zotimin pėr ndėrtimin e Kosovės njė vend demokratik, multietnik dhe tė mundėsive pėr tė gjithė qytetarėt.

Biden mbėrrin nė Kosovė

Aeroplani Air Force Two me nėnpresidentin e SHBA-sė, Joe Biden, ka aterruar nė ora 9:40 nė Aeroportin ushtarak tė Prishtinės.

Nė aeroport, Biden ėshtė pritur me nderime tė larta shtetėrore dhe ushtarake. Atė e ka pritur ministri i Jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni, Zonja e Parė e Kosovės - bashkėshortja e presidentit Sejdiu, si dhe bashkėshortja e kryeministri Thaēi.

Biden ėshtė nderuar edhe nga Garda e FSK-sė, ndėrsa tė parėt qė kanė pasur rastin ta pėrshėndesin kanė qenė nxėnėsit e American School of Kosova.

Biden, i njohur si njė ndėr pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė ēlirimit dhe pavarėsimit tė Kosovės, ėshtė personaliteti mė i lartė i administratės amerikane qė viziton Kosovėn prej pavarėsimit.

Vizita e zėvendėspresidentit Biden, i cili dje dhe pardje qėndroi nė Bosnje dhe Serbi, nė Kosovė ėshtė pritur me pėrkushtim dhe konsiderohet historike, prandaj institucionet e vendit kanė bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė ta presin dinjitetshėm dhe nė mėnyrė madhėshtore.

Nga Sllatina, Biden ėshtė nisur me helikopter drejt Prishtinės. Nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės, ai po zhvillon njė takim me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Kosovės.

Mė pas, numri dy i SHBA-sė nėpėrmjet njė fjalimi, do t’u drejtohet ligjvėnėsve tė Kuvendit tė Kosovės. Ėshtė paralajmėruar, qė Biden tė qėndrojė edhe nė Manastirin e Deēanit si dhe tė vizitojė ushtarėt amerikanė nė bazėn Bondsteel afėr Ferizajt.

E gjithė kryeqendra e Kosovės ėshtė stolisur me flamuj amerikan dhe tė vendit, ndėrsa nxėnės tė shkollave fillore janė mbledhur para ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės, pėr ta pėrshėndetur zėvendėspresidentin amerikan.

Policia thotė se ka marrė tė gjitha masat e nevojshme, nė koordinim edhe me personelin pėr siguri tė Departamentit Amerikan tė Shtetit dhe Ambasadėn e SHBA-sė nė Prishtinė, pėr tė garantuar sigurinė gjatė vizitės sė zėvendėspresidentit amerikan.