PDA

View Full Version : "Lexo!Allahu eshte bujari me i madhe


Scooby-Doo
24-05-09, 11:30
"Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka), e krijoi njeriun nga njė droēkė gjaku! Lexo! Zoti yt ėshtė bujari mė i madh." (Alak, 1-3)

Pesė ajetet e para tė sures el Alak konsiderohen prej ajeteve tė para tė zbritura nga Kurani Famėmadh sipas qėndrimit tė shumicės sė komentuesve tė Kuranit.

Xhibrili, paqja e Zotit qoftė mbi tė, ia zbriti kėto ajete Pejgamberit tė fundit, Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, duke qenė nė shpellėn Hira.

Megjithėse ky tekst kuranor ėshtė formuluar me fjalė tė shkurtra, shprehėse, ai pėrmban shumė kuptime dhe domethėnie tė mėdha. Nė rreshtat vijues do tė orvatemi tė flasim shkurtimisht rreth kėsaj ēėshtjeje.

Buhariu nė Sahihun e tij transmeton nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj, e cila ka thėnė: "Kur Pejgamberi pėr herė tė parė ka filluar ta marrė Shpalljen, ishin ato ėndrra tė mira qė i pėrjetonte nė gjumė, i erdhi meleku dhe i tha: "Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka), e krijoi njeriun nga njė droēkė gjaku! Lexo! Zoti yt ėshtė bujari mė i madh." (Alak, 1-3)
Hapja e sures me fjalėn "lexo" ėshtė paralajmėrim se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, do tė jetė lexues dhe njėkohėsisht mesazh edhe pėr umetin e tij qė tė kryejė kėtė urdhėr, i cili konsiderohet ēelės i ēdo tė mire.

Nė ajetet vėrehet pėrsėritja e fjalės "lexo" dy herė. Kjo pėrsėritje nė kėtė mesazh ka rolin e saj dhe tregon pėr dy gjėra:

1- Ndėrlidhja e leximit dhe urdhri pėr tė me dhuntinė e krijimit dhe kjo mėsohet nga kjo pjesė e ajetit: "Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka), e krijoi njeriun nga njė droēkė gjaku”.

2- Ndėrlidhja e leximit me dhuntinė e ndihmės dhe bujarisė, qė mėsohet nga kjo pjesė: "Lexo! Se Zoti yt ėshtė bujari mė i madh".

Kuptimi sipas kėsaj ndėrlidhjeje qėndron nė atė se Ai qė e krijoi njeriun, e urdhėron tė lexojė, pėr faktin se konsiderohet e drejtė e Allahut dhe Ai njihet pėrmes leximit. Praktikimi i leximit konsiderohet formė prej formave tė falėnderimit ndaj Krijuesit pėr shkak se ėshtė lexim i Emrit tė Tij dhe me emrin e Tij "Lexo me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (gjithēka)". Qėllimi i leximit ėshtė njohja e Allahut tė Lartėsuar, ndėrsa metoda ėshtė nė vėzhgimin dhe meditimin mbi argumentet dhe shenjat e Allahut.

Te fjala e Allahut tė Lartėsuar "Lexo! Se Zoti yt ėshtė bujari mė i madh" kuptojmė se lexuesi me emrin e Allahut nuk lexon i vetmuar pa ndihmė e pa mbėshtetje hyjnore, por lexon me ndihmėn e Allahut tė Madhėrishėm.

"Lexo! Se Zoti yt ėshtė bujari mė i madh", kuptojmė se Ai ėshtė me ty, tė ndihmon, tė udhėzon, tė krijon. Bujaria e Tij ėshtė nga mėshira e Allahut dhe mėshira e Tij manifestohet nė dhuntinė e tė mėsuarit pas krijimit. Kėsisoj, dija dhe mėshira janė tė lidhura qė nga fillimi i shpalljes sė Kuranit deri te fundi i tij.

Me lexim kėtu nėnkuptohet lexim pėrmbledhės i ēdo mirėsie dhe i ēdo gjėje qė konsiderohet e dobishme. Gjithashtu ėshtė transmetuar se me lexim nėnkuptohet leximi i fjalės sė Allahut (Kuranit)

Mė pas, lexues i nderuar, duhet tė kesh parasysh se tė lexuarit e Librit tė Allahut ėshtė i pandashėm edhe me tė shkruarit, qė ėshtė pėrmendur nė ajetet e tjera tė Kuranit Fisnik, si fjala e Allahut tė Madhėrishėm: "Nun. Betohem pėr penėn dhe pėr atė qė shkruajnė!" (Kalem, 1)

Nėse nė ajetet e sures Alek qėndron thirrja pėr lexim dhe inkurajimi pėr tė zbuluar argumentet e Allahut nė gjithėsi, nė ajetin e sures Kalem qėndron sqarimi dhe madhėshtia e tė shkruarit dhe qė tė dy proceset konsiderohen mėnyrė dhe formė pėr tė njohur Krijuesin e Lartėsuar.