PDA

View Full Version : Edukata seksuale nė Islam


Maxi
30-05-09, 23:20
Falenderimet mė tė sinqerta i pėrkasin Zotit tė madhėruar, paqja dhe mėshira e Tij qofshin mbi profetit Muhamed a.s, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij.
Nė kėtė temė, do tė fokusohemi mbi njė ēėshtje tejet tė rėndėsishme qė i pėrket edukimit tė fėmijėve, madje edhe edukimit tė secilit prej nesh. Nė kėtė temė, do tė flasim mbi kulturėn dhe edukatėn seksuale.
Unė jam i ndėrgjegjshėm qė njė dosje e tillė, zakonisht rrethohet nga barriera tė kuqe dhe vetėm rrallė herė ajo hapet nga mediat vizive dhe tė shkruara.
Mendoj se kjo ndodh pėr shkak tė edukatės qė kemi marrė qė nė vegjėli, edukatė tė cilėn disa e etiketojnė si kultura e turpit. Gjė e cila tė bėn tė kuptosh qė ēėshtjet seksuale nuk ka pėrse tė hapen dhe tė diskutohen nė publik.
Por, nė kohėn qė jetojmė, me zhvillimin teknologjik dhe pėrhapjen e mjeteve tė telekomunikacionit, njė ēėshtje e tillė ka marrė pėrmasa tė frikshme.
Duke qenė pėrballė njė realiteti tė tillė, ne menduam qė t’a hapim njė dosje tė tillė dhe t’a shtjellojmė nėn hijen e parimeve fetare dhe morale.
Pėrsa i pėrket ēėshtjeve dhe edukatės seksuale, njerėzit kategorizohen nė tre grupe:
1 – Nė grupin e parė bėjnė pjesė konservatorėt. Njerėzit qė i pėrkasin kėtij grupi, janė atė qė nė fakt dėshirojnė tė trajtohen tema tė tilla, madje tė trajtohen nė mėnyrė tė hollėsishme, por duke pėrdorur shprehje jo tė drejtpėrdrejta. Ky grup, nuk e parapėlqejnė ēiltėrsinė dhe tė shprehurit me terma tė drejtpėrdrejtė nė kėtė fushė.
2 – Nė grupin e dytė bėjnė pjesė ata qė i refuzojnė kategorikisht tema dhe ēėshtje tė tilla. Ata e konsiderojnė gabim trajtimin e kėtyre ēėshtjeve, sidomos nga mediat vizive, tė cilat ndiqen nga njė numėr i madh teleshikuesish tė moshave tė ndryshme. Kėta njerėz, mendojnė se temat mbi edukatėn seksuale nuk duhen tė bėhen objekt diskutimi dhe shtjellimi sidomos nga mediat vizive. Sipas tyre, njerėzit qė kanė nevojė tė pyesin ose t’i shtojnė njohuritė e tyre nė kėtė fushė, duhet t’a bėjnė duke u kontaktuar me ekspertė ose dijetarė. Njė kulturė dhe edukatė e tillė, nuk ka pėrse tė pėrhapet tek shtresat e gjera.
3 – Kurse nė grupin e tretė bėjnė pjesė pėrkrahėsit e sensibilizimit tė masave me edukatėn seksuale. Madje, kėta e pėrkrahin edhe idenė e trajtimit tė ēėshtjeve seksuale nė formė plotėsisht tė hapur me gjithė guximin dhe kurajon e duhur. Duke qenė se po pėrjetojmė fushata tė shumta degjenerimi sidomos tė rinisė, ne kemi nevojė qė kulturėn seksuale t’a pėrhapim nė ēdo shtėpi.
Duke qenė se unė po e hap njė dosje tė tillė, jam i ndėrgjegjshėm qė do tė bėhem objekt sulmesh dhe kritikash nga tė tre grupet e mėsipėrme. Konservatorėt e grupit tė parė do tė vėrejnė ndonjėherė ēiltėrisinė dhe shprehje tė drejtpėrdrejta, gjė e cila nuk do i pėlqejė.
Grupi i dytė e shohin kėtė temė si si shkelje tė vijave tė kuqe. Ndėrkohė qė pėrkrahėsit, do tė vėrejnė njėfarė ndrojtjeje dhe rezerve nė disa pika, gjė qė nuk i pėrshtatet formimit dhe aspiratave tė tij. Ai do tė dėshironte qė trajtimi i temave tė tilla tė bėhej mė me kurajė dhe mė i drejtpėrdrejtė.
Me qėllim qė unė tė ndjek njė rrugė tė mesme, unė do i pėrmbahem traditės sė profetit Muhamed a.s.
Kushdo qė lexon Kuranin, traditėn profetike dhe ēėshtjet e jurisprudencės islame, do tė gjejė qė edukata dhe kultura seksuale zėnė njė pjesė tė rėndėsishme. Profeti Muhamed a.s nuk e ka konsideruar tė turpshme diskutimin dhe trajtimin e ēėshtjeve tė tilla, pėrderisa ēėshtje tė tilla shihen si mundėsi e shtimit tė njohurive dhe arsimimit.
Shpesh herė shoqėritė tona vuajnė nga sėmundja e turpit. Shumė njerėzve u vjen turp dhe zor qė tė pyesin mbi ēėshtje qė kanė tė bėjnė me jetėn e tyre seksuale. Unė nuk e quaj turp dhe ndrojtje diēka tė tillė, por e konsideroj si sėmundje. Ajo qė ma pėrforcon kėtė ide, ėshtė se po tė studiojmė tekstet e Kuranit dhe sidomos hadithet e Profetit a.s, do tė gjejmė qė Profeti a.s e konsideronte turpin si njė vlerė, megjithatė ai fliste dhe i trajtonte problemet dhe ēėshtjet seksuale.
Tregon Ebu Hurejre, se Profeti a.s kaloi pranė njė banori tė Medines, i cili ishte duke e kėshilluar tė vėllanė mbi ndjenjėn e turpit, tė cilėn ai e kishte tė theksuar.
Profeti a.s ndėrhyri dhe i tha:”Lėre, pasi turpi ėshtė pjesė e besimit.”
Pyetja qė lind ėshtė:”Nėse ne flasim mbi edukatėn seksuale, mos vallė po bėjmė njė veprim tė pahijshėm dhe tė turpshėm?”
Njė pyetje tė tillė i pėrgjigjet vetė i dėrguari i Zotit a.s.
Tregon Thabit El-inanij:”Ndodhesha tek Enesi, pėrbri tė cilit ishte ulur vajza e tij. Enesi mė tregoi se njė grua kishte vajtur tek i dėrguari i Zotit a.s dhe i kishte propozuar pėr martesė. Ajo iu drejtua Profetit a.s me fjalėt:”O i dėrguar i Zotit, a ke nevojė pėr mua?” Me kėtė shprehje, ajo i propozonte tė martohej me tė. Diēka e tillė, konsiderohet dhe hyn tek edukata seksuale.
Vajza e Enesit, qė e dėgjonte kėtė ndėrhyri dhe tha:”Sa e paturshpshme paska qenė kjo grua! Ah ēfarė paturpėsie!”
Babai i saj, Enesi i tha:”Ajo grua ėshtė mė e mirė se ti. Ajo deshi tė martohej me Profetin a.s dhe i propozoi pėr kėtė.”
Kėshtu, shohim qė Enesi nuk e shikon si diēka tė turpshme dhe tė pahijshme, nėse njė grua i propozon njė burri pėr martesė. Kjo ishte edukata me tė cilėn ishin dukuar nė shkollėn e tė dėrguarit tė Zotit a.s.
Tregon Ali ibnu Ebi Talibi:”Kam vuajtur nga sekrecionet e shumta (tė penisit) dhe mė vinte turp dhe zor qė t’a pyes tė dėrguarin e Zotit a.s mbi kėtė problem.”
Nė kėtė rast, Aliut nuk i vinte zor dhe turp se do tė interesohej mbi diēka qė ka tė bėjė me seksin. Turpi kėtu ka tė bėjė me faktin se Profeti a.s ishte babai i bashkėshortes sė tij.
Nė njė transmetim tjetėr, Aliu thotė:” :”Kam vuajtur nga sekrecionet e shumta (tė penisit) dhe mė vinte turp dhe zor qė t’a pyes tė dėrguarin e Zotit a.s mbi kėtė problem, pėr shkak tė lidhjeve qė ai kishte me Fatimen. Kėshtu, e urdhėrova Mikdad ibnul Esved (shokun e tij) qė t’a pyesė Profetin a.s mbi kėtė ēėshtje. Profeti a.s iu pėrgjigj:”Nė rast sekrecionesh tė tilla, mjafton tė merret abdes i ri.” Kėtė e transmetojnė Buhariu dhe Muslimi.
Kėshtu, ne duhet t’a ndajmė turpin si vlerė nga turpi i sėmurė dhe ndrojtja e tepruar.

Vazhdon......

Maxi
30-05-09, 23:23
Ne jetojmė nė njė botė tė rrethuar nga faktorė joshės seksualė, jemi tė rrethuar nga revista, faqe interneti, kanale satelitorė etj... tė cilėt pėrpiqen tė pėrcjellin dhe pėrēojnė tek frekuentuesit edukatėn dhe kulturėn e tyre seksuale dhe degjeneruese.
Ndėrkohė qė ne muslimanėt posedojmė njė trashėgimi kulturore dhe edukatė seksuale shumė pozitive, por qė nuk po ndėrmarrim asnjė hap pėr t’a pėrhapur atė dhe pėr t’ua pėrēuar tė tjerėve.
Tė gjendur pėrballė njė realiteti tė tillė, ku mendoni se do tė shkojnė tė marrin informacionin e duhur tė rinjtė dhe tė rejat? Si do i shtojnė njohuritė e tyre nė kėtė fushė? Ku do e shuajnė kureshtjen, por dhe nevojėn e tyre?
Nėse babai e shikon edukatėn seksuale si edukatė tė turpshme dhe tė pahijshme, nėse nėna e sheh tė pamundur tė flasė mbi njė temė tė cilėn e ka parė gjithmonė si tabu, nuk flasin dhe nuk i edukojnė fėmijėt e tyre, vallė ku do tė drejtohen pėr t’a marrė kėtė edukatė fėmijėt? A nuk ėshtė ky njė problem i madh me tė cilin pėrballen shoqėritė tona? Me kėtė qėndrim tonin, ne i shtyjmė dhe nxisim tė rinjtė dhe tė rejat tona, qė tė informohen nga burime tė dyshimta dhe denigruese. Kėshtu, tė rinjtė e marrin informacionin e duhur nga shkolla, shoqėria ose mjetet e telekomunikacionit. Shpesh herė ndodh qė informacionet qė merr nga kėto institucione tė jenė tė gabuara, ose pėrcillen nė rrugė tė gabuar, duke shkaktuar tek tė rinjtė devijacione dhe bindje tė gabuara.
Kėshtuqė kultura ose edukata seksuale ėshtė e domosdoshme pėr t’u diskutuar. Ajo ėshtė njė dosje e cila patjetėr qė duhet hapur dhe tė flasim hollėsisht rreth saj, me qėllim qė tė rinjtė dhe tė rejat tė marrin informacionin e duhur dhe nė mėnyrėn e duhur.
Padyshim qė nė kėtė temė ne nuk do tė merrem me detaje tė hollėsishme, por do tė trajtojmė disa ēėshtje nė vija tė pėrgjithshme. Kėto ēėshtje i kemi pėrzgjedhur duke u mbėshtetur nė pėrvojėn tonė si konsulent tė problemeve edukative dhe shoqėrore, tė punės qė kam bėrė si gjykatės i ēėshtjeve familjare, si kryeredaktor i revistės “Alfarha” e cila trajton kryesisht probleme bashkėshortore, si kryeredaktor i revistės “Fėmija im” dhe problemeve edukative qė trajtohen aty, gjithashtu dhe tė shumė programeve tė shumta qė kemi prezantuar nė televizione.

Vazhdon......

Maxi
30-05-09, 23:26
Ēdo baba dhe nėnė, duhet qė edukatėn seksuale tė fėmijėve tė tyre, t’a bėjnė me nijetin e veprave tė mira. Nėse njė baba ose nėnė dėshiron dhe merr hapa konkret pėr t’u mėsuar fėmijėve tė tyre edukatėn seksuale, patjetėr qė kjo hyn nė urdhėrimin pėr mirė dhe ndalimin nga e keqja.
Njė ditė, po kumtoja njė ligjėratė mbi rėndėsinė e edukatės dhe kulturės seksuale, sidomos pėr brezin e ri, tė rinjtė dhe tė rejat. Nė fund tė ligjėratės, njė nga prindėrit e pranishėm, u ngrit dhe mu drejtua me fjalėt:”Profesor i nderuar! Unė jam rritur dhe edukuar nė njė familje, ku as babai, as gjyshi dhe askush tjetėr mė kanė folur mbi edukatėn seksuale. Megjithatė, tė gjithė ne e kemi marrė informacionin e duhur tė kėsaj fushe, pa pasur nevojė qė dikush tė na mėsojė.”
Unė i thashė:”Kjo qė po thua ti ėshtė shumė e vėrtetė. Unė e pranoj kėtė prej teje dhe bashkėmoshatarėve tė tu, qė keni kaluar njė rini para dyzet apo pesėdhjetė viteve. Por kėtė unė nuk mundem t’a pranoj pėr realitetin qė jetojmė. Asokohe, ju e keni pasur tė pamundur tė shihni fragmente erotike apo pornografike, pėrveē ndonjė rasti tė rrallė. Kjo, pasi shoqėria ishte shoqėri konservatore dhe shumė fanatike. Ndėrkohė qė sot, edhe fėmijėt katėr apo pesė vjeēarė kanė mėsuar tė ndezin dhe punojnė nė kompjuter. Madje, njė herė kam takuar njė fėmijė i cili dinte tė hyjė nė internet, ku luante me lojrat e ndryshme.
Nėse nė tė kaluarėn e prindėrve tanė, ēėshtjet seksuale ishin mbyllur nė njė sėnduk tė zi, sot e kemi detyrė qė t’a hapim kėtė sėnduk dhe nėse nuk hapet, ai duhet thyer. Ne duhet tė pėrpiqemi qė t’i pregatisim fėmijėt qė nė moshė tė hershme, mbi ato qė do u themi mė vonė rreth edukatės seksuale.”
Nėse do tė hapin ēfarėdo lloj libri tė legjislacioni islam (fikhut) do tė gjejmė kapituj dhe nėnkapituj tė shumtė qė flasin pikėrisht mbi edukatėn seksuale. P.sh, aty do tė gjejmė kapitij tė tillė:
“Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė tė pėrmuajshmeve.” Nė kėtė kapitull, jepet pėrgjigje nėse marrėdhėniet seksuale mes bashkėshortėve, lejohen ose jo, nėse bashkėshotrja ėshtė me tė pėrmuajshmet. A nuk ėshtė diēka e tillė edukatė seksuale?
“Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė shtatzanisė.”
“Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė Haxhit.”
“Kapitulli i marrėdhėnieve seksuale gjatė agjėrimit.”
“Kapitulli i puthjes sė gruas gjatė agjėrimit.”
“Ēfarė i lejohet haxhiut gjatė Haxhit ose Umres, nė lidhje me gruan e tij?”
“A ėshtė e lejueshme zhveshja dhe heqja e tė gjithė rrobave gjatė kontaktit seksual?”
“A lejohet qė bashkėshortėt tė shohin organet gjenitale tė njėri-tjetrit?”
“Edukata e shtratit dhe marrėdhėnieve seksuale”
Kėto dhe shumė kapituj tė tjerė, gjenden nė fikhun islam dhe tė gjithė bėjnė fjalė pėr edukatėn seksuale.
Tė gjithė kėto ēėshtje dhe mesele qė fikhu islam i pėrmban mbi edukatėn seksuale, mė shtynė qė t’i numėroj dhe gjeta se ato arrinin nė 2.774 ēėshtje. Njė numėr i tillė, tregon se ne posedojmė njė trashėgimi shumė tė pasur tė edukatės seksuale. Por ku ndodhet ajo?
Edukata mė e mirė dhe mė e pėrshtatshme pėr fėmijėt tanė dhe brezat e ardhshėm, ėshtė edukata fetare. Edukatėn seksuale, ne e kemi tė mundur t’ua japim fėmijėve tanė duke u mėsuar islamin, besimin dhe librat e fikhut. Vetė Kurani famėlartė prek nė mėnyrė indirekte probleme qė kanė tė bėjnė me edukatėn seksuale. Tradita profetike po ashtu, ka informacion shumė tė gjerė mbi kėtė fushė. Po kėshtu, edhe librat e jurisprudencės islame, janė tė mbushur me ēėshtje tė tilla.
E gjithė kjo vėmendje mbi seksin, ėshtė pasi nė islam ai shihet si adhurim. Marrėdhėniet seksuale nė islam, shihen dhe trajtohen ashtu siē trajtohen tė gjithė adhurimet e tjera, namazi, agjėrimi, haxhi etj... pa dallim mes tyre.
Njė herė, ndodhesha nė njė konferencė mbi problemet dhe edukatėn seksuale, nė perėndim. Kur mė erdhi radha pėr tė folur, u thashė:”Dallimi mes islamit dhe perėndimit nė mėnyrėn si e konceptojnė seksin, ėshtė se nė islam seksi shihet si adhurim (ibadet). Ndėrkohė qė ju e konceptoni thjesht si kėnaqėsi ēasti...”
Prandaj, ėshtė sunet qė dy bashkėshortėt tė marrin abdes para aktit seksual. Profeti Muhamed a.s, kur dėshironte tė ketė njė marrėdhėnie tė dytė, merrte abdes mė parė.
Veē kėsaj, para aktit seksual, ne muslimanėt duhet tė themi disa lutje. Kėshtu, kur ne muslimanėt flasim mbi seksin, nuk e konsiderojmė atė thjesht si njė lojė, dėfrim dhe kėnaqėsi, por nė radhė tė parė si adhurim.
Njė koncept dhe kėndvėshtrim tė tillė pėr seksin, e ka forcuar vetė i dėrguari i Zotit a.s ku thotė:”Edhe pėr marrėdhėniet tuaja seksuale, ju shpėrbleheni.”
Tė habitur nga kjo, tė pranishmit e pyetėn:”O i dėrguar i Zotit! Edhe kur kryejmė marrėdhėnie seksuale me gratė tona shpėrblehemi?!”
Profeti a.s iu pėrgjigj:”Po. Nėse tė njėjtėn gjė do e bėnte nė rrugė haram, ai do tė ndėshkohej. Kėshtu, kur e bėn nė rrugė hallall, ai shpėrblehet.”
Kėshtu, islami nuk e shikon seksin thjesht si njė shfryrje epshi dhe kėnaqėsi. Alergjia qė shkakon fjala seks tek ne, ndodh pėr shkak tė kaluarės tonė, ambjentit ku jemi rritur dhe edukatės sė pėrftuar rreth fjalės seks. Vetė fjala seks, shkakto alergji, rrudhje buzash dhe habi nė shumė ambjente. Tė tjerė mund tė tė kundėrshtojnė. Ka tė tjerė qė menjėherė fillojnė tė qeshin, qoftė dhe nėnbuzė.
Kėto reagime janė tė tilla, pasi termin “seks” ne e kemi dėgjuar dhe pėrftuar nė mėnyrė tė gabuar dhe vetė edukata qė kemi pėrftuar mbi seksin, ėshtė edukatė e gabuar. Ne nuk kemi pėrse tė ndihemi ngushtė, nė siklet dhe tė tensionuar kur pėrmendet fjala seks. Ashtu siē flasim pa komplekse mbi namazin, agjėrimin dhe haxhin, le tė flasim edhe pėr seksin. Ku qėndron ndryshimi mes kėtyre adhurimeve? Pėrse duhen bėrė dallime mes tyre?
Alergjia qė krijohet me tė dėgjuar fjalėn seks, vjen pėr shkak se ne jemi edukuar me edukatėn e turpit dhe tė vijave tė kuqe.
Njė herė, po debatoja me njė perėndimor, i cili e kritikonte islamin nė disa ēėshtje. Gjatė debatit, unė e pyeta:”Cila ėshtė ajo gjė e cila e dallon kulturėn perėndimore nga islami?”
Ai u pėrgjigj:”Ėshtė kultura dhe edukata seksuale. Ne e kemi ngritur nė kėmbė atė, e kemi forcuar dhe kemi krijuar njė literaturė tė bollshme qė e shtjellon nė detaje.”
Unė i thashė:”Ti ke tė drejtė mbi kėtė, por a e din se islami i ka shtjelluar ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me seksin, mė shumė se ē’i keni shtjelluar ju nė perėndim?”
Ai mė tha:”Kjo ėshtė e pabesueshme.”
Unė i thashė:”Dakort, atėherė mė thuaj cili ėshtė koncepti i seksit sipas teje?”
Fillimisht ai heshti dhe kur unė i kėrkova sėrish tė ma pėrkufizonte seksin, me qėllim qė tė jemi mė tė qartė mbi konceptin qė ka secili mbi seksin, ai tha:”Me fjalėn seks, unė kuptoj aktin seksual.”
Unė i thashė:”Kurse nė islam, pėrkufizimi i seksit ėshtė shumė mė gjithėpėrfshirės. Ti e koncepton dhe pėrkufizon seksin, vetėm nė aktin seksual dhe penetrimin, duke pėrjashtuar pėrkėdheljet para dhe pas penetrimit.”
Vetė profeti Muhamed a.s na kėshillon dhe mėson si tė kemi marrėdhėnie seksuale sa mė romantike. I gjithė kontakti seksual, pėrbėhet nga hyrja, thelbi dhe pėrfundimi. Ndėrkohė qė nė perėndim njihet vetėm kontakti seksual, penetrimi.

Vazhdon.....

Maxi
30-05-09, 23:29
Qėllimi dhe objektivat e edukatės seksuale

Gjatė leximit tė kėtyre rrjeshtave dhe tė temės, tek secili mund tė lindė pyetja:”Pėrse islami i kushton rėndėsi edukatės seksuale? Ēfarė synohet tė arrihet me edukimin e individėve dhe fėmijėve seksualisht?”
Nė fakt, ekzistojnė disa synime dhe objektiva thelbėsore pėrsa i pėrket kėsaj teme. Kėto objektiva mund t’i pėrmbledhim nė:
1 – Fėmijėt tanė, djem dhe vajza, tė krijojnė njė koncept tė qartė dhe tė saktė, mbi seksin. Nė kėtė mėnyrė, tek fėmijėt do tė shtohet sensi i dashurisė dhe respektit tė Krijuesit, i cili e ka pėrsosur edhe mėnyrėn dhe format e shtimit tė njerėzimit, ashtu siē ka pėrsosur gjithēka tjetėr. Padyshim qė vetė akti seksual dhe mėnyra e shtimit tė njerėzimit ėshtė njė nga argumentet dhe faktet qė Zoti ka krijuar nė gjithėsi. Ajo duhet tė jetė objekt e meditimit dhe studimit.
Shumė mirė, Zoti mund t’a kishte caktuar shumimin mes njerėzve, si atė tė bimėve, ose si ajo e kafshėve. Fakti qė njerėzit shumohen nė mėnyrė krejt tė ndryshme, e cila i pėrshtatet dhe shkon natyrės sė njeriut, a nuk pėrbėn njė nga faktet dhe mrekullitė e shumta tė Zotit nė univers?
Kėshtu, ne i edukojmė fėmijėt tanė me edukatėn dhe kulturėn seksuale tė saktė, me qėllim qė edhe aktivitetin seksual, t’a shohė si mirėsi tė Zotit, tė cilėn nuk duhet t’a shpėrdorojė.
Njė fėmijė i edukuar nė kėtė formė, qė fillon tė rritet dhe mbush moshėn e adoleshencės, padyshim qė do tė tėrhiqet nėse do tė pėrballet me joshje dhe tundime seksuale, sado tė fuqishme qofshin. Kjo, pasi ai ėshtė mėsuar qė nė vegjėli mbi mėnyrėn sesi duhet t’a trajtojnė ēdo gjymtyrė tė trupit tė tij.
Qė nė vegjėli, ne pėrpiqemi qė fėmijėn t’a sensibilizojmė mbi dėmet qė mund t’i shkaktojnė gėrshėrėt, thika dhe mjetet e tjera tė mprehta, nėse luan me to. Me kėto mjete, ai mund tė nxjerrė sytė, tė plagoset apo ēfarėdo tjetėr. Me kėtė, ne i edukojmė dhe sensibilizojmė si duhet t’i pėrdorė kėto mjete, si duhet t’i mbrojė sytė, gojėn, veshėt, hundėn etj...
Nėse fėmija flet ndonjė fjalė banale, menjėherė prindėrit ndėrhyjnė duke ia bėrė tė qartė qė fjalė tė tilla nuk duhen pėrdorur. Me kėtė, prindėrit pėrpiqen qė t’a kontrollojnė dhe menaxhojnė gjuhėn e fėmijėve, sytė e tyre, veshėt dhe hundėn.
Tė njėjtėn gjė, duhet tė bėjmė me fėmijėt tanė, duke i edukuar ata me edukatėn seksuale.
Nė redaksinė e revistės “Djali im” erdhi njė nėnė e cila kėrkonte mendimin tonė mbi faktin se djali i saj luante me organet e tij seksuale. Raste tė tilla janė tė shumtė dhe qė kėtu lind nevoja pėr edukatėn seksuale tė fėmijėve tanė.
Nė pėrgjithėsi, ne kemi njė koncept tė gabuar mbi edukatėn seksuale. Sa herė qė pėrmendet edukata seksuale, na shkon mendja vetėm tek akti dhe marrėdhėniet seksuale mes mashkullit dhe femrės.

Vazhdon.....

Maxi
30-05-09, 23:33
2 – Objektivi i dytė ėshtė qė fėmija tė edukohet dhe t’i respektojė organet e tij seksuale. Ato kanė vlerė nė jetė dhe nuk mund tė shpėrdoren. Ashtu siē i kujdesemi dhe nuk i shpėrdorojmė organet dhe gjymtyrėt e tjera, ashtu duhet tė kujdesemi dhe tė mos i shpėrdorojmė organet gjenitale. Kėtu, njė rėndėsi tė veēantė duhet t’i kushtojmė pastėrtisė (taharet). Kėshtu, atij i mėsohet se si duhet t’a trajtojė urinėn, jashtėqitje, gazrat, sipas parimeve dhe normave tė fesė. Tė gjithė kėto kanė lidhje me pastėrtinė (taharetin).
Duke i mėsuar fėmijėt si t’a ruajnė trupin dhe organet gjenitale tė pastėrta, ne u mėsojmė atyre edukatėn seksuale.
3 – Objektivi i tretė i edukatės seskuale, ėshtė qė t’a pregatisė fėmijėn pėr fazėn e adoleshencės. Ne e dimė qė fiziku i fėmijėvė, djem qofshin ose vajza, pėson ndryshime tė shumta gjatė adoleshencės. Me qėllim qė fėmija tė dijė se ēfarė po ndodh me trupin e tij dhe tė mos hutohet, duhet informuar, sensibilizuar dhe parapregatitur. Duke qenė i parapregaditur, njeriu din si tė sillet me ndryshimet e reja nė tė ardhmen.
Mė sė shumti, kjo i ngjan udhėtimit me avion, ku me tė nisur udhėtimi, kapiteni u flet pasagjerėve qė gjatė rrugės do tė hasin nė hapėsira boshe ajri, gjė qė do tė shkaktojė tronditje tė avionit. Kėto hapėsira dhe tronditje, do tė kalohen pa problem pėr pasagjerėt, nėse vendosin rripat e sigurimit. Gjysėm ore mė pas, kapiteni tėrheq vėmendjen qė hapėsirat do tė fillojnė nga ēasti nė ēast, prandaj duhen vėnė rripat e sigurimit. Kur tė fillojnė hapėsirat dhe tronditjet e avionit, padyshim qė udhėtarėt janė tė parapregatitur dhe nuk frikėsohen nga tronditjet.
E kundėrta ndodh, nėse kapiteni nuk i njofton dhe nuk i parapregatit pasagjerėt mbi hapėsirat, lėkundjet dhe tronditjet qė do tė ndodhin.
Nė rastin e parė, me tė filluar lėkundjet dhe tronditjet e avionit, mund tė ketė disa pasagjerė qė frikėsohen, por nė pėrgjithėsi situata ėshtė e qetė. Kjo, pasi pasagjerėt janė parapregatitur, janė tė qetė shpirtėrisht, psikologjikisht dhe fizikisht.
Ndėrkohė qė nė rastin e dytė, pasojat nuk dihen. Disa pasagjerė mund tė ulėrasin, disa tė tjerė mund tė qajėn, dikush mund tė vjellė, dikujt mund t'i bie tė fikėt.
Kėshtu, parapregatitja e fėmijėve pėr fazėn e adoleshencės ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi ata janė tė ndėrgjegjshėm mbi atė qė po ndodh me fizikun dhe psikologjinė e tyre. Ata do tė dinė si tė reagojnė me situatat qė krijohen, pa u befasuar dhe hutuar. Ai tashmė ėshtė i ndėrgjegjshėm qė po kalon nga njė moshė nė njė moshė tjetėr dhe nga njė fazė nė njė tjetėr.
4 – Objektivi i katėrt i edukatės seksuale, ėshtė qė fėmija tė sensibilizohet qė seksi ėshtė pastėrti. Seksi nuk ėshtė diēka e turpshme, e fėlliqtė, e ndotur, por ėshtė pastėrti dhe mirėsi nga mirėsitė e shumta qė na ka dhėnė Zoti i madhėruar. Nėse nuk do tė ishte seksi, njerėzimit do i vinte fundi. Sikur tė mos ishte seksi, nuk do tė kishim as profetė dhe njerėz tė mirė. Madje, njė nga profetėt qė ka dėrguar Zoti, mrekullia me tė cilėn e dėrgoi kishte tė bėjė me seksin. Ky profet ėshtė Isai a.s, pasi ai lindi pa baba, gjė e cila bie nė kundėrshtim me ligjet e kontaktit seksual dhe lindjes. Ligjet dhe normat e seksit, theksojnė qė pėr tė lindur, duhet tė arrihet kontakti seksual mes njė mashkulli dhe femre. Me lindjen e tij pa baba, ai i theu kėto ligje dhe norma.
Kėshtu, duke e sensibilizuar fėmijėn mbi realitetin seksual, ai do ketė njė kėnvėshtrim dhe koncept tjetėr mbi seksin dhe do e shohė atė me syzet e duhura islame.
5 – Objektivi i pestė, ka tė bėjė me nevojėn e fėmijės pėr tė marrė informacione tė rėndėsishme, nga lindja deri nė adoleshencėn e tij. Informacionet e rėndėsishme qė ai duhet t’i pėrftojė nė kėtė moshė janė: Seksi, dashuria, marrėdhėniet seksuale, lindja. Prandaj, po tė vėrejmė, fėmijėt e moshės katėr-pesė vjeēare, pyesin shumė, sidomos pyetjen “Pėrse?” Saqė kjo moshė, quhet ndryshe dhe “mosha e pėrse-sė”. Pėr ēdo gjė, ai do tė pyesė pėrse. Pėrse do tė shkojmė atje? Pėrse bimėt kanė ngjyrė tė gjelbėr? Pėrse ndodh kjo....? e pyetje tė tjera tė kėtij lloji. Kjo ndodh, pasi ai jeton nė moshėn qė kėrkon tė zbulojė gjithēka, tė njohė ligjet e jetės, tė informojė veten... Shpesh herė, fėmijėt pyesin:”Si kam lindur unė?” dhe pėrgjigjet e prindėrve janė nga mė tė ndryshmet dhe tė ēuditshmet.
Njė herė, njė fėmijė tetėvjeēar, e pyeti tė atin:”Si kam lindur unė o baba?”
Babai, i zėnė ngushtė i tha:”Njė ditė, vajta nė treg dhe bleva njė bostan. Kur erdha nė shtėpi, e ndava nė dy pjesė, njėrėn e hėngra vetė dhe tjetrėn ia dhashė nėnės tėnde. Dy-tre ditė mė voėn, i bashkuam dy gjysmat e mbetura dhe kėshtu linde ti.”
I hutuar, fėmija tetėvjeēar i tha:”Kėshtu paskam ardhur nė kėtė botė unė?! Domethėnė qė para tetė vitesh, nuk ekzistonin marrėdhėniet seksuale?!”
Sot fėmijėt kanė mundėsi dhe burimi informacioni tė shumta dhe nuk mund tė gėnjehen kollaj, gjė e cila duhet tė prejashtohet nė edukimin e fėmijėve. Islami e ndalon gėnjeshtrėn, sidomos nė marrėdhėniet me fėmijėt.
Njė herė, njė nėnė e thirri fėmijėn e saj, duke i premtuar se do i japė diēka. Profeti a.s qė u ndodh aty, e pyeti:”Ēfarė ke nė dorė dhe ēfarė dėshiron t’i japėsh?”
Gruaja hapi dorėn dhe Profeti a.s pa qė ajo kishte diēka nė dorė dhe se nuk po e gėnjente. Atėherė i tha:”Nėse nuk do tė kishe gjė nė dorė, do tė ishte shkruar si gėnjeshtėr.”
Islami bėn thirrje pėr sinqeritet dhe ēiltėrsi nė marrėdhėniet tona me fėmijėt. Me kėtė, ne nuk duam tė themi qė njė fėmije trevjeēar, t’ia shpjegojmė me imtėsi mėnyrėn sesi lind dhe vjen nė kėtė botė njeriu. Diēka tė tillė, ne duhet t’ia sqarojmė nė atė formė qė i pėrshtatet nivelit tė fėmijės. Duke u rritur, ne ia shtojmė njohuritė mbi kulturėn seksuale, por kurrėsesi t’a gėnjejmė. Fillimisht mund t’i flasim mbi mėnyrėn e pllenimit tė bimėve, ēiftėzimit dhe shtimit tė kafshėve, por kurrėsesi nuk duhet t’a gėnjejmė, sidomos nė gjėra qė kanė tė bėjnė me edukatėn seksuale. Nėse babai ose nėna e gėnjejnė fėmijėn, pėrsa i pėrket edukatės seksuale, ata e humbasin kredibilitetin dhe besimin e fėmijės. Tashmė, fėmija e tyre do tė filloj tė kėrkojė burime informacioni tė reja, pėr tė plotėsuar nevojat e tij.
Studimet e kryera nė kėtė fushė, kanė zbuluar se sa mė shumė t’i shuhet etja mbi informacionet rreth seksit, aq mė pak kėrkon fėmija tė flitet mbi seksin. Sa mė shumė t’i shtohen informacionet rreth seksit, aq mė pak do i prekė ose luajė me organet e tij gjenitale. Kjo, pasi ai ndihet i ngopur dhe kureshtjen e ka tė shuar tashmė.
Ne tė gjithė e dimė qė kur Profeti a.s binte nė sexhde, dy nipat e tij, Hasani dhe Husejni, pėrfitonin nga rasti dhe hypnin mbi shpinėn e tij. Nė vend qė t’i largojė nga shpina e tij, Profeti a.s e zgjaste sexhden derisa ata tė ngopeshin dhe tė largoheshin vetė.
E njėjtė ėshtė situata dhe pėrsa i pėrket edukimit seksual tė fėmijėve. Nėse fėmija bėn pyetje qė kanė lidhje me seksin, kjo ėshtė shenjė e nevojės sė tij pėr informacion nė kėtė fushė. Nėse unė nuk ia shuaj kureshtjen, kjo do tė thotė qė ai do tė pėrdorė burime tė tjera informacioni.
Sot gjenden libra tė posaēėm, tė cilėt me anė tė rrėfenjave dhe fotove, i tregojnė fėmijės format e shumimit tė bimėve, kafshėve, bletės, peshqve etj... Me anė tė kėtyre librave tė illustruar, fėmija mund tė marrė edukatėn e duhur seksuale, pa e ndjerė.
Kur ndodhesha pėr njė vizitė nė Britani, hyra nė njė librari dhe e pyeta librashitėsin mbi kėndin e edukatės seksuale tė fėmijėve. Librashitėsi mė orientoi drejt kėndit ku shiteshin kėto libra. Aty mė ra nė sy njė libėr mbi edukatėn seksuale tek fėmijėt, libėr qė pėrmbante njė histori pėr fėmijė pesėvjeēarė. Unė fillova t’a lexoj historinė, e cila mė shokoi. Kjo, pasi me anė tė saj, sikur i mėsohej njė njėqind vjeēari akti seksual dhe jo njė fėmije pesėvjeēar. Me anė tė saj, i mėsohej fėmijės jo vetėm akti seksual, por edhe formimi i fėmijės nė barkunė e nėnės dhe proēesi i lindjes. Tė gjitha kėto, tė ilustruara me foto reale.
Padyshim qė diēka e tillė pėrbėn skandal dhe njė problem tė madh. Njė fėmijė pesėvjeēar, e ka shumė tė vėshtirė t’a kuptojė dhe pėrceptojė diēka tė tillė. Njė formė edukimi e tillė, ėshtė shumė e dėmshme pėr fėmijėn. Njė formė e tillė edukimi mund t’a nxisė kureshtjen e fėmijės mė shumė. Ajo mund t’a shtyjė fėmijėn qė ato qė sheh nė libėr, t’i provojė me motrėn e tij ose ndonjė fėmijė tjetėr.
Nė kėto tema, ne do i shmangemi shfrenimit dhe degjenerimit. Ne duam tė ndėrtojmė njė program sa mė praktik, dhe kėtė program e kemi tė frymėzuar nga Kurani famėlartė, tradita profetike dhe librat e fikhut islam.
Synimi ynė me edukatėn seksuale, ėshtė qė fėmija tė edukohet dhe ndėrgjegjėsohet qė organet e tij gjenitale janė dhuratė nga Zoti dhe duhet t’i mirėmbajė ato.


vazhdon....

Maxi
30-05-09, 23:34
6 – Objektivi i gjashtė, ėshtė qė t’ia lehtėsojmė fėmijės jetėn bashkėshortore, pasi tė martohet. Tė shumta janė ato martesa tė cilat kanė dėshtuar, pėr shkak tė mungesės sė edukatės seksuale tek bashkėshortėt. Tė shumta janė ato martesa qė kanė pėrfunduar me divorc, pėr arsy seksuale.
Ne kryem njė studim tek njėmijė familje tė divorcuara dhe gjetėm dymbėdhjetė shkaqe tė pėrbashkėta mes kėtyre familjeve tė divorcuara, shkaqė qė ēuan nė divorc. Shkaku i tretė nė radhitje, nga shkaqet qė ēuan nė divorc, ishin shkaqe qė kishin tė bėnin me jetėn seksuale tė prindėrve.
Nėse kėta tė martuar, do tė ishin edukuar seksualisht qė nė vegjėli dhe nė rrugėn e duhur, padyshim qė martesa e tyre nuk do tė kishte dėshtuar. Kėshtu, ēdo njeri do tė korrė atė qė ka mbjellė. Padyshim qė njė person qė nuk e ka kulturėn e duhur seksuale, do tė hasė probleme qė nė ditėt e para tė martesės.
Gjatė kohės qė punoja gjykatės, mė erdhi njė burrė qė kėrkonte tė divorcojė tė shoqen, tre muaj pas martese.
Kur unė e pyeta mbi shkakun e divorcit, ai mė tha:”Sa herė qė kėrkoj tė drejtėm time nė shtrat, ajo refuzon. U bėnė tre muaj, qė pėrpiqem, por e shoh qė ėshtė e pamundur, prandaj dua tė divorcohem.”
Unė i kėrkova tė thėrrasė dhe tė shoqen dhe ajo erdhi. Fillova t’a pyes dhe atė dhe i thashė:”Ajo qė kėrkon yt shoq ėshtė e drejta e tij dhe ėshtė diēka qė e ka lejuar vetė Zoti i madhėruar.”
Gjatė bisedės dhe pyetjeve tė mia, zbulova se prindėrit e saj, e kishin frikėsuar dhe kėrcėnuar kur ishte e vogėl qė tė mos i prekė organet e saj gjenitale. Madje, njė herė e ėma ia kishte djegur gishtin si ndėshkim, pasi vajza e kishte pyetur mbi diēka qė kishte tė bėnte me seksin. Kjo e kishte bėrė atė me komplekse dhe tashmė i frikėsohej edhe tė shoqit dhe nuk e lejonte tė bėjė seks me tė. Edhe pse u pėrpoqa t’a bind, ajo ngulmonte nė tė sajėn, duke bėrė qė martesa tė pėrfundojė me divorc.
Njė rast tjetėr, ėshtė se gruaja ankohej pėr tė shoqin se kishte kaluar njė vit e gjysėm nga martesa e tyre dhe ai nuk kishte bėrė seks me tė. Kur e pyeta tė shoqin mbi shkakun, zbulova se shkaku i kėsaj gjendjeje, ishte edukata seksuale e gabuar qė kishte marrė nė vegjėli. Dhe histori tė tilla janė tė shumta.
Duke bėrė thirrje qė fėmijėt tanė t’i edukojmė seksualisht, unė nuk bėj thirrje pėr liri absolute dhe degjenerim. Zoti mė ruajtė nga diēka e tillė. Por njėkohėsisht unė nuk mund t’a pranoj qė fėmijėt tanė t’i mbyllim dhe t’a konsiderojmė si diēka tė pamundur tė diskutojmė me ta rreth edukatės seksuale.
7 – Objektivi dhe qėllimi i shtatė i edukatės seksuale islame, ėshtė dhe forcimi i lidhjeve me fėmijėt dhe tė rinjtė. Kėtė, e shohim mė sė miri nė rastin, kur njė i ri vajti tek i dėrguari i Zotit dhe i kėrkoi leje pėr imoralitet. Ishte njė kėrkese absurde dhe e papranueshme, gjė e cila shkaktoi zemėrimin e shumė muslimanėve tė pranishėm. Ky i ri kėrkonte publikisht qė tė kryejė imoralitet.
Edhe pse ishte njė kėrkese absurde, Profeti a.s pranoi tė ulet dhe tė bisedojė me tė. Profeti a.s e afroi pranė vetes dhe i tha:”A do e pranojė njė vepėr tė tillė pėr nėnėn tėnde?”
Djaloshi i tha:”Jo pėr Zotin.”
Profeti a.s e pyeti sėrish:”Po, a do e pranoje pėr hallėn tėnde?”
Djaloshi iu pėrgjigj:”Jo, pėr Zotin.”
Profeti a.s e pyeti:”A e pranon pėr motrėn tėnde?”
Djaloshi iu pėrgjigj:”Jo, pėr Zotin.”
Atėherė Profeti a.s i tha:”Po kėshtu dhe njerėzit nuk e pranojnė kėtė vepėr pėr nėnat, vajzat, motrat dhe hallat e tyre.”
Pas kėsaj, Profeti a.s e vendosi dorėn e tij fisnike mbi kraharorin e djaloshit dhe u lut qė Zoti t’a mbrojė nga veprat e ulėta dhe imoraliteti.
Vetė ky djalosh i ri, tregon mė vonė:”Pėr Zotin nuk kishte gjė qė e urreja mė shumė se imoraliteti, qė pas asaj dite.”
Ajo qė ėshtė e rėndėsishme nga kjo ndodhi, ėshtė trajtimi i veēantė qė Profeti a.s i bėri kėtij problemi qė kishte tė bėjė me seksin. Njė problem tė tillė, siē e pamė, Profeti a.s e zgjidhi me dialog, diskutim dhe bindje. Ai nuk ia mbylli derėn kėtij djaloshi, dhe as nuk ia hapi t’a lejojė tė sillet si tė dojė.
Profeti a.s, shumė mirė mund t’i kishte thėnė:”Imoraliteti ėshtė haram nė islam” dhe gjithēka pėrfundonte me aq.



Vazhdon......