PDA

View Full Version : Biografi


Maxi
16-06-09, 19:38
Ibn SINA (Avicena)
[981 - 1037]
Ibn Sina, i njohur ne perendim me emrin Avicena ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi mė me famė ne kohen e tij. Kontributi kryesor i tij ne shkencen e mjeksis ishte libri i tij i njohur "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur nė perėndim "Kanuni". asnjė shqyrtim nė shkencėn e mjeksis nuk mund tė kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina u lind mė 981 ne Afshan afer Buharės (Azia Qėndrore).
Nė moshėn 10 vjeēare ai u be me pėrvojė ne studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Stodioi logjiken nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famė i asaj kohe, dhe studimi i filozofis pėrfshinte libra tė ndryshėm tė dijetarėve Grek si dhe musliman. Ne rinin e tij ai tregoi zgjuarėsi te mrekullueshme ne mjekėsi dhe ishte i njohur nė rethinėn. Ne moshen 17 vjeēare ai me sukses kuroi Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharės, nga nje semundje nga e cila te gjithė fizikantet e njohur kishin hėqur dorė. Me shėrimin e tij, mbreti Mansur kishte dėshirė ta shpėrblente atė, por fizikanti i ri te vetmėn dėshirė e kishte qė t'i lejohej perdorimi i biblotekės sė pasur tė mbretit.
Ibn Sina, mbas vdekjės sė babait tė tij udhėtoi pėr nė Xhurxhan ky aty ai takoi bashkohasin e njohur tė tij Ebu Reihan el- Beiruni. Mė vonė ai shkoi nė Raj dhe mė pas nė Hamad, ku ai shkruajti librin e tij tė famshėm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, pėr dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi nė Isfahan (Irani i sotėm), ku aty pėrfundoi shkrimet e tij tė shumta tė shquara. Megjithatė , ai vazhdoi udhėtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dėmtuan shėndetin e tij. Pėrfundimisht, ai u kthye nė Hamadan ku edhe vdiq nė vitin 1037.
"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekėsisė) ėshtė njė enciklopedi viganeme mbi njė milion fjalė. Libri shqyrton njohuritė mjeksore tė vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Pėr shkak tė trajtimit sistematik, formės sė pėrkryer si dhe vlerės thelbėsore, Kanuni ua kalon tė gjthė librave tė kohės dhe qėndron suprem pėr gjashtė shekuj.Ibn Sina jo vetėm qė pėrmbledhi diturinė ekzistuese por ai gjithashtu dha kontribut tė madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet pėr mjeksitė gjenerale, drogat e ndryshme (706 lloje), sėmundjet qė ndikojnė nė tė gjitha pjesėt e trupit nga koka deri tek kėmbėt, nė veēanti patologjinė dhe farmacopinė. Njihej si libri mė autentik mjekėsorė.
Ndėr kontributet e tija origjinalė janė arritjet sikur njohja e natyrės infektuese tė tuberkulosit, pėrhapja e sėmundjeve pėrmes ujrave tė zeza, dhe ndėrlidhja nė mes psikologjisė dhe shėndetit. Ishte i pari qė shpjegoi sėmundjėn meningjit dhe i dha kontribut tė veēantė anatomisė, gjineokologjisė dhe shėndetit tė fėmijėve. Gjithashtu ai ishte i pari qė sugjeroi mjekimin e fistelės sė gjendrave tė lotėve dhe prezentoi sondėn (vegėl pėr mjekim) pėr kanalin.
Kanuni i Ibn Sinas pėrmban shumė zbulime anatomike tė cilat edhe sot pranohėn. Ibn Sina ishte shkencėtari i parė i cili shpjegoi minutėn dhe dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesėt e tij pėrbėrėse si pėrshėmbull, tė bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridėn, retinėn, nervin optik dhe tė tjera.
Ibn Sina kundėrshtoi hamendjet dhe supozimet nė anatomi dhe u sugjėroi fizikantėve dhe kirurgėve qė diturinė e tyre ta bazojnė nė studimet e trupit tė njeriut. Ai vėrejti qė Aorta pėrmban tre valvola tė cilat hapėn kur gjaku vėrshon nė tė nga zemra gjatė tkurrjes dhe mbyllėn gjatė shlirimit tė zemrės qė gjaku mos tė mund tė kthehet mbrapsht nė zemėr. Ai pohonte se lėvizjet muskulare janė tė mundura pėr shkak tė nervave tė lidhura me to, si dhe pėrceptimi i dhimjeve nė muskuj gjithashtu ėshtė pėr shkak tė nervave. Pėr mė tepėr, ai vėzhgoi qė shpretka e mėlēisė dhe veshka nuk pėrmbajnė asnjė nerv por nervat janė tė ngulitaura nė mbėshtjellėsit e kėtyre organeve.
Kanuni ėshtė pėrkthyer nė latinishtė nga Gerardi i Kremnės nė shekullin 12. Libri u bė tekst pėr mėsimin mjekėsorė nė shkollat Evropjane. Nevoja pėr tė vėrtetohet me faktin se nė tridhjetė vitet e fundit tė shekullit pesėmbėdhjetė ėshtė botuar gjashtėmbėdhjetė herė, 15 nė gjuhėn latine dhe 1 botim nė gjuhėn hebreje si dhe ėshtė ribotuar mbi njėzet herė nė shekullin gjashtėmbėdhjetė. Nė vitin 1930, Kameron Gruner pjesėrishtė pėrktheu kėtė libėr nė gjuhėn angleze me titullin " Njė trajtim mbi Kanunin e Mjekėsisė tė Avicenės". Nga shekulli dhymbėdhjetė deri nė atė shtatėmbėdhjetė libri ka shėrbyer si udhėrrėfyes kryesorė nė shkencat mjekėsore nė pėrėndim. Dr. Viliam Olser, autori i librit "Evolucioni i Shkencės Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibėl mjeksie pėr kohė tė gjatė mė shumė sesa ēdo punim tjetėr."
Kitab el-Shifa, Libri i Shėrimit i Ibn Sinas ėshtė njė enciklopedi filozofike e cila pėrfshin njė horizont tė gjerė njohurishė nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij pėrfshin atė tė Aristotelit, infuencėn Neoplatonase si dhe mėndimet e dijetarėve musliman. Nė pėrkthimin latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranė librit Kitab el-Shifa gjithashtu janė tė njohura edhe punimet e tija si "el-Naxhat dhe Isharat. gjithė fushėn e filozofisė ai e ndanė nė dy kategori: njohurite teoretike dhe njohuritė praktike. E para pėrfshinė fizikėn, matematikėn, dhe metafizikėn dhe e fundit etikėn, ekonominė dhe politikėn.
Ibn Sina gjithashtu dha kontribut nė matematikė, fizikė, muzikė dhe lėmi tė tjera. Ai bėri disa vėzhgime astronomike, dhe shpiku njė instrument pėr tė rritur precizitetin nė lexim. Nė fizikė ai kontribuoji nė studimin e formave tė ndryshme tė energjisė, nxehtėsisė, dritės dhe mekanikės si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi njė ndėrlidhje nė mes kohės dhe lėvizjes dhe gjithashtu bėri studime nė gravitacion specifik si dhe pėrdori termometėr ajror.
Nė lėndėn e kimisė, ai nuk besonte nė mundėsinė e shėndrrimeve kemikale nė metal. Kėto mendime ishin nė kundėrshtim tė plotė me ato tė kohės sė tij. Vepra e tij pėr mineralet ishte njė nga burimet kryesore pėr enciklopedistėt krishterė nė fushėn e gjeologjisė tė shekullit tė trembėdhjetė.
Nė lėminė e muzikės, kontributi i tij ishte njė pėrmirėsim i punės sė Farabiut dhe me dituirinė e tij i tejkalonte dijetarėt e asaj kohe tė kėsaj fushe.

Maxi
16-06-09, 19:47
Mulla Idriz Gjilanihttp://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/2/28/MullaIdrizGjilani.jpg/120px-MullaIdrizGjilani.jpg (http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/2/28/MullaIdrizGjilani.jpg)

Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės, besnik i fjalės, predikues fetar dhe mualim-mėsues iluminist, ideolog dhe luftėtar i lirisė, i vendosur nė idealet e veta liridashėse si bjeshkėt e Kosovės tė cilat i mbrojti me fjalė, me pushkė, me gjak, burrėrisht, trimėrisht, i pathyeshėm, me plagė nė zemėr e nė trup, nuk u dorėzua pėr t'u bėrė legjendė. Kėshtu e portretizoi Studjuesi i mirėnjohur Muhamet Pirraku udhėheqėsin Shpirtėror, Politik dhe Ushtarak tė madhin Mulla Idriz Gjilani.
Mulla Idriz Gjilani lindi nė Velekinc, fshat nė komunė tė Gjilanit, mė 4 qershor 1901. Mėsimet fillestare i ndoqi nė mejtepin e Cernicės tė cilan edhe i mbaroi nė vitin 1911 pėr tė vazhduar studimet e mesme nė medresenė "Atik" nė Gjilan. Pas njė ndėrprerjeje tė shkollės mė 1926 arriti tė diplomoj. Nė moshėn 25 vjeēare bėhet imam dhe merr titullin “Mulla”. Shėrbeu nė detyrėn e Imamit nė Karadak e nė Hogosht Hogoshti -fshat nė komunėn e Dardanės). Mė 1941 u zgjodh nė postin e Bashvajizit nė Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor tė Vakufit tė Shkupit.
Nė karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore qė pėrcaktonin vlerat e arsimit, tė kulturės dhe tė edukatės: "Pa shkollim - thotė ai, - nuk ka as fe tė mirėfilltė", "Talebet (nxėnėsit) tonė nuk duhet tė mėsojnė mė vetėm pėr leximin e Kur’anit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Talebet tonė duhet t’i nisim nė rrugėn pėr ta njohur islamin dhe jo pėr ta prezantuar si diēka statike", "S’ka fe pa atdhe" , "Tė ndihmojmė njėri-tjetrin me fjalė, me penė, me pasuri, tė duhemi si vėllezėr", "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mund tė mbahet kurrė, nuk mund tė ushtrohet", "Lexoni te mualimė tė urtė sa e mirė dhe sa e kuptueshme ėshtė feja islame, kur shpjegohet shqip, nė gjuhėn e Zotit pėr shqiptarėt".
Gjatė kohės si hoxhė dhe bashvaiz zhvilloi njė veprimtari intensive nė fushėn e edukimit fetar me frymė atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit pėr mėsimin e djemve dhe tė vajzave, organizoi ilegalisht mėsimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhės shqipe, futi mėsimin shqip nė medresenė "Atik", ushqeu mirėkuptimin dhe bashkėpunimin vėllazėror me bazė kombėtare shqiptare nė popullsinė muslimane-katolike tė zonės sė Karadakut. Kur qe mėsimdhėnės nė tre mejtepe njėkohėsisht, shfrytėzoi sistemin monitor: pėrgatiti nxėnėsit mė tė mirė dhe me moshė mė tė madhe pėr ta zėvendėsuar kur ai mungonte.
Nė prill tė vitit 1937, nė kushte ilegaliteti, themeloi nė Arllat tė Drenicės Organizatėn e Rinisė Pėrparimtare "Drita" tė Kosovės. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me kėdo ato ishin tė pranishme.
Mulla Idrizi ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė funksion tė kėsaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte nė xhami, nė konaqe, nė kuvende e deri nė ceremonitė e vdekjes. Nė formė kushtrimi ai thėrriste: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre t’i lėmė tė shkreta pėr t’i lavruar derrat e naēalnikėve sllavė! Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėn tė shkojmė. Zoti nė Kur’an na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe kombin!"
Mulla Idrizi printe nė aksionet pėr ndėrtimin e urave, rrugėve, ēesmeve, mejtepeve, xhamive, mirėmbajtjes sė varrezave, tė cilat i shikonte si mjete dėshmuese tė bashkimit tė popullsisė shqiptare. Uniforma e ndihmoi pėr tė maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte njė "rilindės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė kushtet qė kalonte Kosova. Nė kohėn kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrėn e bashvaizit, numri i nxėnėsve tė "Atik medresesė" tė Gjilanit arriti nė 734, nga tė cilėt 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lėvizėse me mėsues shetitės. Vetėm nė zonėn e Gjilanit u hapėn 39 shkolla tė tilla fetare, qė zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndėrgjegjėn kombėtare.

Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotėsisht veprimtarisė politike. Si hoxhė me forcėn e Zotit, si mėsues me forcėn e fjalės, si luftėtar me forcėn e armės, si komandant me besnikėrinė e ushtarit, ai luftoi pėr unitetin territorial tė trevave shqiptare, luftoi kundėr gjenocidit serb e bullgar, kundėr komunizmit.
Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike. E tillė ėshtė edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn e 25-26 nėndorit 1949.

Ishte intelektual i kohės, i cili zotronte shumė gjuhė orientale, gjė qė e mundėsoi tė njihet me arritjet shkencore tė kohės, nė fushėn e fizikės, kimisė, mjeksisė, astronomisė, etj. Botoi punimet fetare “Lindja e Zpejgamberit”, dhe “Vllazėria Islame’, tė cilat pėrshkoheshin nga mesazhi i paqes, vllazėrimi, bashkimit kombėtar, etj

Burimi i tė dhėnave

Libri "Zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX" i autorit Dr. Ramiz Zeka wikipedia

Maxi
16-06-09, 20:04
Ps. Kėrkoj falje qė nuk kisha vėrejt mė herėt se egziston njė temė e ngjashme te " Feja e Shqiptarit"!
Lus moderatorin pėrkatės pėr mirkuptim dhe tė mbyll (fshij) kėtė temė.