PDA

View Full Version : Sukses i jashtezakonshem i kirurgjise kosovare


Fshatari
26-06-09, 12:37
Nė QKUK ėshtė kryer njė operacion i rrallė dhe shumė i ndėrlikuar
Prishtinė, 26 qershor - Kėto ditė nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės ėshtė kryer njė operacion i rrallė dhe shumė i ndėrlikuar. E. R. 35 vjeēar, nga fshati Debėlldej i komunės sė Vitisė, me veturėn e tij ishte pėrplasur nė njė qerre me dru. Pėr fatkeqėsinė e tij, njė prej drunjve, i kthyer nė projektil, pasi kishte thyer dritaren e pėrparme tė veturės, kishte depėrtuar gjithė kraharorin e tė riut, karrigen nė tė cilėn ishte ulur dhe kishte thyer kėmben e udhėtarit nė ulėsen e dytė. Nė bazė tė pėrshkrimit tė dėshmitarėve, situata ka qenė aq dramatike saqė zjarrfikėsit, qė ishin alarmuar pėr rastin, ėshtė dashur ta prenė drurin pėr ta liruar nga karriga pėr tė cilėn ishte "gozhduar". Pas ofrimit tė ndihmės sė parė nė Spitalin rajonal tė Gjilanit, i lėnduari ėshtė transferuar ne QKU. Pacienti i ėshtė nėnshtruar njė operacioni tė udhėhequr nga kirurgėt: Luan Jaha, Frederik Ēuperjani dhe Floren Kavaja si dhe anesteziologėt: Isak Maxhuni dhe Arben Kryeziu. Pas disa orėve nė operacion, tė riut nga Dėbelldeji, i ėshtė shpėtuar jeta. Tani ai gjendet nė mjekim intensiv dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė, thuhet nė njė kumtesė tė QKUK. Pėr shkak tė natyrės se lėndimit dhe kompleksitetit tė ndėrhyrjes kirurgjike, i gjithė rasti do tė publikohet nė njėrėn prej revistave ndėrkombėtare tė kirurgjisė.
(QIK)

Jana
26-06-09, 13:15
Hallall ju koft...O neve na mungojn mjetet se ma te mir se na nuk ka...

Fshatari
26-06-09, 14:07
Hallall ju koft...O neve na mungojn mjetet se ma te mir se na nuk ka...
Mashtrohen te gjitha ata qe dyshojne ne aftesite e jashtezakonshme te shqiptarve. Po nuk bon me jau pa per te madhe. Budallenjte nuk jane ne gjendje me na vleresue siē e meritojme. Duhet me jau fut ne sy autostradat, operacionet, e te gjithe te arriturat tjera per me jau mush ate trurthin e vockel te tyne.
Nje pershendetje per ty Jana se e di qe edhe ti ben pjese ne personelin shume te sukseshem te shendetesise kosovare.