PDA

View Full Version : Zyrtarizohet antaresimi i republikes se Kosoves ne FMN dhe ne BB


Fshatari
29-06-09, 21:45
Kosova nėnshkroi anėtarėsimin nė FMN dhe Bankėn Botėrore

Washington, 29 qershor. Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi kanė nėnshkruar sot nė Washington zyrtarisht anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Nėnshkrimi i bė nė ndėrtesėn e Departamentit Amerikan tė Shtetit, nė Dhomėn e ashtuquajtur tė Traktateve, nė prani tė zėvendėssekretarit tė Shtetit, James Steinberg.
Me rastin e nėnshkrimit, zėvendėssekretari i Shtetit Stainberg tha se akti i nėnshkrimit dhe i pranimit tė Kosovės nė FMN dhe Bankėn Botėrore ėshtė njė rast pėr tė shqyrtuar dhe pėrballur me sfidat ekonomike qė ka Kosova. Vetė aktin ai e quajti njė integrim tė mėtejmė tė Kosovės nė bashkėsinė ndėrkombėtare.
Zėvendėssekretari Stenberg tha se Kosovės do t’i falen 150 milion dollarė borxh qė ka ndaj Bankės Botėrore, njė borxh i trashėguar i Kosovės nga periudha e ish Jugosllavisė.
Zyrtarėt e Kosovės nėnshkruan sot njohjen e pasjes sė borxhit, megjithatė pėr t’u pranuar ai duhet tė ratifikohet nga dy tė tretat e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, ashtu siē duhet tė ratifikohet po nga ky Kuvend edhe anėtarėsimi i Kosovės nė FMN dhe Bankėn Botėrore.
Presidenti Sejdiu u falėnderua nė emėr tė institucioneve tė Kosovės dhe e quajti aktin e nėnshkrimit, njė moment historik pėr Kosovėn. Ai tha se zotoheshin bashkė me kryeministrin Thaēi dhe institucionet demokratike tė Kosovės, qė Kosova do tė jetė partnere nė tė gjitha
politikat monetare ndėrkombėtare.
Presidenti falėnderoi SHBA-tė dhe vendet e qė kanė mbėshtetur anėtarėsimin e Kosovės dhe edhe njėherė u zotua duke thėnė “bashkė do tė zhvillojmė Kosovėn”.
Kryeministri Thaēi nė pėrshėndetjen e tij e quajti njė histori tė re tė Kosovės pėr tė cilėn, duke iu drejtuar zyrtarit tė lartė amerikan, tha se kemi punuar bashkė.
E quajti sa tė njė rėndėsie ekonomike po aq edhe politike anėtarėsimin e Kosovės sot nė institucionet financiare ndėrkombėtare. Ai tha se Kosova pėrfiton me njė stabilitet mė tė theksuar ekonomik, krijon favore dhe pėrgjegjėsi, si dhe do tė ketė mundėsi tė marrjes sė kredive tė buta dhe afatgjata.
Derisa po raportojmė delegacioni i Kosovės nja 200 metra mė larg prej kėtu nė selinė e Bankės Botėrore po nėnshkruan anėtarėsimin e Kosovės edhe nė organizmat e tjerė qė pėrfshihen nė Bankėn Botėrore, si Bankėn Ndėrkombėtare pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, Shoqatėn pėr
Zhvillim Ndėrkombėtar, Korporatėn Ndėrkombėtare tė Financave, Agjencinė e Garantimit tė Investimeve Shumėpalėshe dhe nė Qendrėn Ndėrkombėtare pėr Zgjidhjen e Mosmarrėveshjeve nė Investime.
Do t’i kthehem edhe njėherė borxhit tė Kosovės ndaj Bankės Botėrore pėr tė sqaruar se e me njė akt tė ashtuquajtur hua e konsoliduar, Kosova merr pėrsipėr pagesėn e borxheve ekzistuese ndaj Bankės
Botėrore qė kapin shumėn prej 381 milionė dollarėsh. Nga kjo shumė siē u theksua mė lartė, SHBA ka premtuar se do t’i japė 150 milionė, duke e zbritur kėshtu borxhin e Kosovės nė 231 milionė dollarė.
Pėr afatet dhe pėrqindjen e interesit dhe tė pagesės do tė merren vesh mė vonė pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore dhe te Qeverisė sė Kosovės.
Anėtarėsimi i Kosovės nė FMN dhe BB do t’i hapė dyert qė Kosova tė anėtarėsohet edhe nė institucionet e tjera ndėrkombėtare financiare, si nė Bankėn Evropiane pėr Rindėrtimin dhe Zhvillim dhe nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė.
Sot pasdite vonė, udhėheqėsit e Kosovės do tė takohen edhe me Drejtorin e FMN, Dominique Strauss-Khan, si dhe me presidentin e Bankės Botėrore, Robert Zoellick, ndėrkaq nė mbrėmje Ambasada e Kosovės do tė organizojė njė pritje pėr udhėheqėsit e Kosovės dhe mysafirėt e ftuar. RTK /S.gashi/