PDA

View Full Version : Biologjia molekulare - perkufizimi dhe pak histori.


Tomori
21-07-09, 12:44
Termi biologji molekulare shfaqet fillimisht ne vitin 1945. Ne keto viti perkufizohet si shkenca qe merret me strukturen kimike - fizike te makromolekulave biologjike.

PS: makromolekula quhen ato molekula qe kane nje mase molare shume te madhe si prsh protein, karbohidrate (sheqerna), lipide (lyra) , acide nukleike (DNA, RNA ose ADN dhe ARN).

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/31/ProteinStructure.jpg



Vite me vone biologjia molekulare perkufizohet si shkenca qe merret me studimin e makromolekulare informacionale (DNA dhe RNA ose ADN dhe ARN)

http://img263.imageshack.us/img263/2002/dnamoleculesj1.gif



Aktualisht biologjia molekulare quhet shkenca e cila studion strukturen e gjeneve si dhe funksionet e tyre ne nivel molekular.

http://publications.nigms.nih.gov/thenewgenetics/images/ch1_dnagenes.jpg

Tomori
21-07-09, 12:49
Gjenetika dhe Biologjia Molekulare
Gjenetika eshte nje shkence qe nuk ka me shume se 100 vjet qe i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zene nje vend mjaft te rendesishem ne jeten tone te perditshme duke filluar qe nga ana mjeksore si psh terapite e semundjeve te ndryshme e deri te perdorimi i gjenetikes ne raste te ndryshme kriminalistike.ta marresh holle holle gjenetika eshte nje shkence microscopike sepse merret pak a shume me materialin qe ndodhet ne berthamat e qelizave permasat e te cilave shkojne ne te dhjetrat e micronit(10^-7).secili nga ne e ka degjuar se ne berthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione te shumta ne trupin e njeriut.me miliona operacione cdo sekond kane nevoje per materialin gjenetik.
ne qofte se do te japim disa numra per trupin e njeriut mund te themi se jemi te perbere nga rreth 65 mije miliarde qeliza dhe secila prej ketyre ka ne berthamat e tyre 1.8 meter ADN.kjo ADN (mesohuni ta shihni keshtu dhe kur ta mendoni te keni parasysh qe mund ti referohem me te njejtin term te gjithe ADN-s qelizore) ka rreth 3 miliard nukleotide.ky material perdoret nga cdo qelize per te jetuar ose te themi me mire per te mbijetuar.qelizat e kuqe te gjakur qe e heqin berthamen qe te kene sa me shume hapesire per te ushtruar funksionet e tyre kane nje jetegjatesi rreth 120 dite nga paaftesija per te rinovuar strukturat e veta te brendshme.dhe cdo qelize qe jeton duhet te kete te njejtin material gjenetik qe te mund te ece perpara.edhe vdekja e nje qelize me ane te procedurave te ndryshme sic eshte apoptoze ose ndryshe sic quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevoje per materialin gjenetik.

nese marrim parasysh qe cdo sekond trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkaterrohen,ose qe jetegjatesia e qelizave te bardha eshte shume i shkurter dhe se here pas here duhet te zevendesohen dhe se cdo sekond trupi i njeriut duhet te jete ne gjendje ti beje balle mikroorganizmave te ndryshem qe mund ta sulmojne dhe se sa dhjetra lloje hormonesh qe duhet te prodhohen cdo sekond qe ta mbajne trupin ne nje ekuiliber te mahnitshem do ta kuptonim me mire se sa rendesi ka ajo strukture e vogel brenda cdo qelize.ka raste qe mjafton nje gabim ne ato 3 miliard baza,sic ndodh ne disa semundje gjenetike dhe trupi i njeriut mund te shkoje drejt vdekjes.keto jane si tip hyrjeje per sa i perket gjerave qe eshte ne gjendje te beje materiali gjenetik ne trupin e njeriut.ky material gjenetik qe quhet adn(acidi deoksiribonukleik)ose arn(acid ribonukleik).keto dy forma ndryshojne njeri nga tjetri per llojin e sheqerit ose me mire te themi per nga grupi qe eshte i vendosur te karboni 2 i sheqerit dhe per nga llojet e bazave te azotuara(tek arn ka uracil ne vend te timines)
__________________
“Nėqoftėse ndonjėherė flasin pėr mua, le tė thonė qė jetova me kolosė. Njerėzit ngriten e bien sikur gruri i dimrit, por kėta emra nuk do tė vdesin. Le tė thonė qė jetova nė kohėn e Hektorit, zbutėsit tė kuajve. Le tė thonė, jetova nė kohėn e Akilit.”