PDA

View Full Version : Dekalogu i Ballit Kombėtar


Tomori
24-07-09, 20:55
Dekalogu i Ballit Kombėtar

1. Luftojmė pėr Flamurin Kuq e zi, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė popullit shqiptar.

2. Luftojmė pėr njė Shqipėri tė Lirė, Etnike, demokratike, me bazė shoqėrore moderne.

3. Luftojmė pėr njė Shqipėri ku do tė mbretėrojė liria e fjalės dhe e mendimit.

4. Luftojmė pėr njė Shqipėri tė rregullueme ekonomikisht dhe shoqėrisht, nė mėnyrė qė tė mos ketė shfrytėzues dhe tė shfrytėzuem, d.m.th tė mos ketė njerėz qė jetojnė nė kurriz tė tė tjerėve; mos tė ketė bujq pa tokė tė vetėn tė mjaftueshme, puntorė krahu dhe mendjeje pa banesė dhe jetė tė sigurueme, pra njė Shqipėri tė rregullueme me njė sistem ekonomik rrėnjėsisht tė reformuem simbas shpirtit dhe nevojave tė popullit shqiptar.

5. Luftojmė pėr njė Shqipėri ku do tė zbulohen, do tė pėrkrahen dhe do tė rriten vlerat e fshehura nė ēdo shtresė tė popullit, me anė tė shkollės shqiptare.

6. Luftojmė pėr njė Shqipėri ku do tė ēmohen drejtėsisht tė gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine, besimi apo klase.

7. Luftojmė pėr tė formue njė Shqipėri tė drejtueme nga njerėz tė pa kompromentuem, nga shqiptarė qė nuk janė kursyer nė ēdo kohė e nė ēdo rrethanė pėr shpėtimin dhe tė mirėn e kėtij vendi, prej burrash puntorė, tė aftė e tė ndershėm.

8. Luftojmė pėr njė Shqipėri qė tė dėnojė pa mėshirė dhe nė mėnyrė shembullore antipatriotėt, tradhėtarėt, tė shiturit, ngatėrrestarėt, spekulluesit, spiunėt; pėr njė Shqipėri ku nuk do tė kenė vend dallkaukėt, servilėt dhe tė gjithė ata qė pengojnė zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė sė Rilindur.

9. Luftojmė pėr tė harmonizue dhe bashkue energjitė e Kombit, pėr tė gatue bashkimin mendor dhe shpirtėror tė tė gjithė shqiptarėve.

10. Luftojmė pėr mobilizimin e tė gjitha fuqive tė gjalla tė Kombit, kundra pushtuesit, pėr realizimin e idealit tė lartė kombėtar:

Shqipėria Shqiptarėvet!