PDA

View Full Version : Zgjedhje tė reja serbe nė Kosov..


GjIlAnAsI_cSi
01-08-09, 10:38
Kosova pa vendim rreth zgjedhjeve serbe

Qeveria e Kosovės nuk ka ndonjė vendim tė prerė se si do tė sillet nė rastin e paralajmėrimit tė Beogradit pėr mbajtjen e zgjedhjeve serbe nė dy komuna tė Kosovės, mė 16 gusht.

Beogradi ka paralajmėruar mbajtjen e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme pėr institucionet paralele serbe, pėr Komunėn e Prishtinės (nė Graēanicė) dhe atė tė Pejės (nė Gorazhdec).

Qeveria e Kosovės thotė se ende nuk ka vendim se si do tė sillet ndaj kėtyre paralajmėrimeve. Zėdhėnėsi Memli Krasniqi tha se Qeveria do tė marrė njė vendim adekuat rreth kėtyre zgjedhjeve tė paralajmėruara nė momentin mė tė pėrshtatshėm.

Ndėrkohė, partitė politike konsiderojnė se Beogradi nuk ka kurrfarė mandati qė tė organizojė zgjedhje tė lira nė territorin e Kosovės, qofshin ato tė rregullta apo tė jashtėzakonshme.

Nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri, thotė se askush nuk ka autoritet qė tė ndėrhyjė nė Kosovė dhe tė menaxhojė apo organizojė procese zgjedhore. Prandaj, sipas tij, Qeveria dhe institucionet e pranisė ndėrkombėtare duhet tė reagojnė dhe tė mos lejojnė mbajtjen e tyre.

Njė qėndrim edhe mė tė ashpėr kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve serbe nė Kosovė e mban Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Sekretari i pėrgjithshėm i AAK-sė, Burim Ramadani, thotė se lejimi eventual i mbajtjes sė kėtyre zgjedhjeve nėnkupton lejim tė shkeljes nė sovranitetin e shtetit tė Kosovės.

Ndėrkohė, mungesa e qėndrimit tė qartė tė Qeverisė sė Kosovės mendohet se mund tė jetė e ndėrlidhur me konsultimet shtesė qė u duhen autoriteteve vendase me ato ndėrkombėtare.

Sidoqoftė, Serbia edhe nė tė kaluarėn ka organizuar zgjedhje nė Kosovė, pėrkundėr kundėrshtimeve tė autoriteteve kosovare, pėrderisa prania ndėrkombėtare nė vazhdimėsi ėshtė deklaruar se nuk i organizon, por as nuk i pengon zgjedhjet e tilla. /Radio Evropa e Lirė

GjIlAnAsI_cSi
01-08-09, 10:42
Po them vertet ne qoftese prap serbia fillon te luftoj me politik per Kosoven dhe te mbaj zgjedhje te reja ne Kosov , un mendoj se Qeveria e Kosoves , Institucionet shtetrore te Kosoves me sdo ti quajm te Kosoves por Institucione Paralete te Serbis , sepse kjo gje s'duhet te ndodh as ne ndonje ishull ne afrike e jo ne nje vend ne ballkan.

Keta politikan duhet te punojn per vendin , te luftojn per nje te ardhme me te mire ( ashtu sic po ben serbia per popullin e vet ne Kosov ) , mos ti lejoj zgjedhje te reja ne Kosov sepse kjo tregon se ne jemi ende vetem ne enderr qe i vie pak era pavarsi.

Kam mendu se Drenica ka veq trima po paskam qen gabim , mes tyre paska edhe m.uta te mdhaj sic po dalin politikanet tan te flliqur.