PDA

View Full Version : flet dalip greca nga shba


bert
02-08-09, 10:44
Kambanat pėr diasporėn

Diaspora shqiptare nė Amerikė, a ka mundėsi qė tė ēlirohet nga ngėrēet e sė shkuarės? Dhe pas mjekimit tė traumave dhe plagėve tė realizojė gradualisht misionin e saj pėrballė Kombit?

Misioni i bashkimit, logjikisht nuk ėshtė i lehtė, por jo i pamundur. Dihet se ish-Sigurimi ka investuar shumė pėr ta pėrēarė diasporėn e Amerikės. Plagėt rrjedhin ende.

Tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe sllavėt me UDB-nė e tyre famėkeqe, tė cilėt e kanė dėmtuar dyfish komunitetin shqiptar tė Amerikės; pėrmes ideologjisė dhe antishqiptarizmit.

E keqja duhet tė pastrohet me durim nga trupi i sakatosur i diasporės. Natyrisht qė mėkatarėt duhet tė hiqen mėnjanė dhe pas rrėfimit tė pastrojnė veten e t'u kėrkojnė ndjesė atyre qė u kanė shkaktuar drama.

Bashkimi i komunitetit rreth kombit dhe shteteve shqiptare, qė funksionojnė nė Shqipėri e Kosovė, mbetet sfida e shqiptarėve tė Amerikės. A mund t'i shėrbehet kombit duke e ndarė atė nė copėza tė vogla, siē e kanė qejfin partitė politike, qė dėshirojnė, o tė jetė e tyre, ose e askujt?

Ėshtė harxhim i kotė energjish qė nė komunitetin shqiptar ende veprojnė partitė politike. Pėrse duhen ato, tani kur edhe Kosova ka shėrbimin e vet diplomatik nė SHBA? Ēfarė shėrbimi i japin ēėshtjes kombėtare?

Le tė dalė njė kryetar partie nė komunitet dhe tė rrahė gjoksin pėr njė aktivitet kulturor, artistik, a sportiv, qė e ka organizuar ai me partinė e vet dhe t'i ketė shėrbyer ēėshtjes kombėtare! Zor se gjendet. Pritjet dhe pėrcjelljet nuk janė veprimtari, ato hyjnė tek kodi i shqiptarisė.

Kur akademik Nexhat Dacit, iu bė pyetja nė takimin e fundit qė zhvilloi nė Bronx, se deri kur do tė vazhdojnė partitė politike tė ekzistojnė nė diasporė, pėrgjigja e tij ishte ekuivoke: Nėse ju mund tė bėni pa partitė politike; nėse ju i ruani traditat pa partitė politike, nėse fėmijėt tuaj e mėsojnė gjuhėn shqipe pa partitė politike, le t'i heqim qė sot, tha ai!

Nė fakt, kush i ka ndjekur veprimtaritė e partive politike, ka vėnė re se ato nuk mund tė kenė funksione tė tilla, qė ēojnė nė ruajtjen e traditave kulturore dhe gjuhės shqipe edhe pėr faktin se nė to shkojnė vetėm burra. Cila prej partive politike dha njė dollar pėr hapjen e njė kursi apo shkolle shqipe, pėr organizimin e njė aktiviteti kulturor?

Kush prej atyre mori mundimin dhe shkoi nė njė shkollė shqipe tė hapur me mundim nė Filadelfia, Staten Island, Masachussetss, Michigan etj., dhe ēoi atje njė kontribut sado tė vogėl, qoftė edhe pėr tė blerė njė abetare apo libėr tė leximit?

Dikur, kėtu nė SHBA vepronte LDK-ja, e cila ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr ta sensibilizuar politikėn amerikane ndaj Kosovės gjatė ushtrimit tė gjenocidit nga Serbia. Jo vetėm demonstratat e fuqishme tė shqiptarėve, por edhe lobimi i organizuar dhanė frytet e veta.

Kėtė meritė dhe dėrgimin e mijėra dollarėve pėr tė ndihmuar bashkėvendėsit nė Kosovė, nuk ia heq askush LDK-sė. Pas vdekjes sė Rugovės, LDK-ja nė Kosovė u nda dhe lindi paralelja e saj, LDD-ja. Kjo ndarje ndodhi edhe kėtu nė Amerikė.

Dhe ēfarė tė mire pati? Pėrēarja solli pakėsim tė aktivitetit. Bashkimet e mijėra kosovarėve nė Amerikė nė festėn e 4 korrikut, qė organizoheshin ēdo vit, ku ata festonin edhe 2 korrikun e Deklaratės Kushtetuese tė pavarėsisė sė Kosovės, tashmė nuk bėhen mė.

Jo vetėm kaq, por edhe njė shoqėri kulturore, "Rugova", u nda mė dysh, duke shkaktuar njė tjetėr humbje nė sferėn e kulturės shpirtėrore. Kush fitoi nė kėtė mes? Komuniteti shqiptar nė Amerikė jo, partitė nė Kosovė, ndoshta sepse ka kush i pret e i pėrcjell kur vijnė nė SHBA dhe ndonjėherė mbledhin ndonjė dollar pėr fushata elektorale.

Ka dhe shoqata nė komunitet qė kanė nė program ēėshtje madhore tė kombit, por qė po bėjnė fare pak punė pėr kombin. Ka ardhur koha qė diskutimet dhe debatet tė bėhen hapur dhe komuniteti tė jetė mė bashkėpunues dhe t'i shėrbejė mė shumė ēėshtjes kombėtare, por jo nė mėnyrė folklorike, duke mbajtur fjalime pėr kombin apo duke nėnshkruar deklarata. Kombit i shėrbehet me vepra, fjalėt i merr era.

Nuk po ndalemi nė kėto radhė tek disa organizata fantazmė, qė janė bėrė qesharake, apo disa individė zhurmues, qė vetėgradohen e i vendosin vetes tituj profesorė doktorė, studiues, shkrimtarė, poetė (nuk janė as bejtexhinj), plagė tė tilla tė diasporės do t'i mjekojė koha.

Objekt i kėtij shkrimi ėshtė depolitizimi i diasporės. Kambanat kanė kohė qė bien pėr diasporėn, por duket se ajo ende nuk po i dėgjon dhe vazhdon tė funksionojė sipas avazit tė vjetėr tė grupimeve politike.

Ndoshta ata qė drejtojnė shoqatat dhe partitė nė komunitet, duhet tė hedhin njė vėshtrim rrotull tyre dhe tė shohin se ē'ndodh me komunitetet e tjerė, si funksionojnė ata, cila ėshtė "Bibla" dhe "Kurani" i tyre.
Nė Shqipėri, mirė keq, u gjet njė ligj elektoral qė verifikoi inekzistencėn e 25 partive, por nė diasporė, si do t'i bėhet halli, qė kryetarėt tė verifikojnė se sa ndjekės kanė pas dhe ēfarė shėrbimesh i bėjnė kombit?
*Autori ėshtė senior-editor i gazetės sė njohur shqiptaro-amerikane "Ilyria"