PDA

View Full Version : Gjenden dy pengje lufte tė kidnapuara nga Serbia


jonuzi
05-08-09, 13:31
Gjenden dy pengje lufte tė kidnapuara nga Serbia

Hysni Syla &Shqipe Osmani, Bota Sot
KMDLNJ: Nė jetimoren e Novi Pazarit jetojnė, qė nga lufta dy vajza shqiptare
Qendra Rajonale e KMDLNJ-sė nė Mitrovicė ka njoftuar se dy vajza shqiptare qė nga koha e luftės gjenden nė njė jetimore nė Qytetin e Novi Pazarit nė Serbi. Drejtuesi i kėsaj qendre, Halit Barani tha se vajzat shqiptare nuk kanė njohuri se ku i kanė familjet, pasi qė ato janė tė njoftuara se familjet e tyre gjatė luftės janė likuiduar nga ushtria serbe. Sipas informatės sė dėrguar nga Barani, njėra vajza quhet Kreshnike Rrustemi, emri i nėnės sė saj ėshtė Safete, e lindur, mė 15.VIII.1983 nė Gjilan dhe ka kėtė numėr tė telefonit: 064-9833-837. Ndėrsa, vajza tjetėr quhet Bukurije Ajeti, emri i nėnės saj ėshtė Minire, e lindur, mė 15.VIII.1979 nė Podujevė dhe ka kėtė numėr tė telefonit: 064-553-2577, Bukurija ėshtė me aftėsi tė kufizuara (nė karrocė). “Kėtė njoftim, pėrkatėsisht kėto tė dhėna pėr KMDLNJ, Qendra Rajonale nė Mitrovicė, i ka ofruar Salem Omeroviē nga Novi Pazari, me kėta numra tė telefonit: 063-7425-809 dhe 020-449-086.
Nuk dinė asgjė pėr familjet e tyre
Sipas deklaratės sė Salemit, njė vajzė e tij ėshtė duke u shoqėruar me kėto dy vajza, tė cilat kanė deklaruar se nuk din asgjė pėr fatin e familjeve tė tyre dhe se ato kishin dėgjuar se gjatė luftės mė 1998/99 nė Kosovė, familjet e tyre janė pushkatuar nga forcat ushtarake serbe dhe se asnjė prej familjarėve nuk janė nė jetė”, tha Barani. Vajzat e lartė pėrmendura nuk janė nė dijeni se si kanė ardhur deri nė Novi Pazar dhe sipas deklaratės sė Salem Omeroviēit dhėnė nė QRKMDLNJ nė Mitrovicė, ato tani janė banore tė jetimores nė Novi Pazar. “Omeroviq thotė se Kreshnikja e fol mirė gjuhėn shqipe, ndėrsa Bukurija shumė me vėshtirėsi flet shqip dhe atė vetėm ndonjė fjalė”, thotė Barani. KMDLNJ, Qendra Rajonale nė Mitrovicė, ju bėnė thirrje familjarėve tė kėtyre dy vajzave qė tė shkojnė nė Novi Pazar e t’i marrin fėmijėt e tyre. KMDLNJ, Qendra rajonale nė Mitrovicė, posedon fotografit e kėtyre dy vajzave.
Dyshimet se ekzistojnė burgje nuk konfirmohen nga Beogradi
Ndėrkaq, zyrtarė tė qeverisė sė Kosovės dyshojnė se nė Serbi mund tė ketė edhe persona tė tjerė tė marrė si pengje tė luftės dhe qėndrojnė diku nėpėr jetimore apo strehimore tė ndryshme. Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit pėr tė pagjeturit, tha se pas kėtij rasti ne si institucione tė Kosovės do tė kėrkojmė qė tė bėhen hulumtime mė tė thukta nėpėr jetimore tė Serbisė, mbase mund tė ketė edhe shumė pengje tė tjera. “Sigurisht se pas rastit tė kėtyre dy vajzave ne duhet t’i shtojmė kėrkesat tona pėr hulumtime nė jetimoret nė Serbi, sepse dyshimet na dėrgojnė drejt jetimoreve”, tha z. Gjetaj. Gjetaj me tej thekson se patjetėr se mund tė ketė shumė njerėz qė janė marrė peng gjatė udhėtimeve tė tyre gjatė viteve ‘90 e kėtej. “Tė gjithė ata qė janė zhdukur dhe vazhdojnė tė mbeten tė pagjetur, dyshimet tona vazhdojnė se ata gjenden diku nė Serbi”, tha ai. Ai shpreh gatishmėrinė e qeverisė sė Kosovės nė vazhdimėsi pėr tė zbardhur fatin e tė pagjeturve gjatė viteve tė represionit tė luftės, duke vėnė nė pah kėshtu se deri mė tash janė gjetur nėpėr varreza masive mijėra mbetje mortore, derisa disa prej tyre edhe janė identifikuar nė bazė tė analizave tė ADN-sė dhe u janė dorėzuar familjarėve.
Dyshimet se nė Serbi ekzistojnė burgje ku mbahen tė pagjeturit shqiptarė, tė kidnapuar gjatė luftės sė fundit nė Kosovė janė hedhur kohė mė parė edhe nga familjarėt e tė pagjeturve, por qė ato dyshime vazhdimisht janė kundėrshtuar nga zyrtarė ndėrkombėtarė. Pėrkitazi mė ketė edhe z. Gjetaj, deklaron se derisa nuk ka asgjė konkrete, derisa nuk konfirmohen se ka burgje ku mbahen tė pagjeturit shqiptarė, atėherė kėto mbeten vetėm dyshime. Ai ka pėrmendur se nė takimin e fundit me pėrfaqėsues tė Beogradit janė shprehur edhe dyshimet tona pėr ekzistencėn e burgjeve nė Serbi ku mbahen shqiptarėt. Kryetari i Komisionit pėr tė pagjeturit, premton angazhimin e shtuar tė institucioneve tė Kosovės nė bashkėrenditje me organizmat ndėrkombėtarė qė tė insistoj te Beogradi zyrtarė qė tė tregoj vendndodhjen qoftė tė burgjeve, apo edhe tė varrezave masive.
Ēėshtja e tė zhdukurve tash e dhjetė vjet pas luftės mbetet brengė e shoqėrisė, e nė veēanti familjarėt e tė zhdukurve. Edhe sot e 10 vite pas luftės ende nuk dihet edhe mė shumė se njė mijė tė zhdukur. Familjarėt disa herė kanė ngritur zėrin pėr neglizhencėn e institucioneve pėr zbardhjen e tė pagjeturve, nė veēanti shprehin indinjatė pėr mos identifikimin e 435 mbetjeve mortore, qė ende presin tė identifikohen nė morgun e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore nė Prishtinė. E nga ana tjetėr, duke e mos ia lėnė fajin vetės, institucionet qeveritare kėtė ngecje e arsyetojnė me faktin se nuk po pėrputhėn mostrat e gjakut tė familjarėve me eshtrat e mbetjeve mortore.
Derisa qeveria vazhdimisht shprehet e pėrkushtuar pėr zbardhjen e fatit edhe tė 1900 tė pagjeturve, ajo megjithatė pranon se nuk ka autoritet qė tė ndikoj tek institucionet e Beogradit qė tė zgjidhjet kjo ēėshtje dhe nė vazhdimėsi paraqet kėrkesėn te institucionet ndėrkombėtarė, qė kėto t fundit tė shtojnė presionet mbi Beogradin zyrtar qė tė identifikohen varrezat masive dhe kthimi i tė pagjeturve tė bėhet sa mė shpejtė.

Artisti
06-08-09, 06:19
KMDLNJ-ja ben nje pune mjaft te mire por do te duhej qe KMDLNJ-ja ta kuptoje qe numrat e telefonave nuk guxon ti publikoje(Ligji per mbrojtjen e te dhenave).


.

>>{SpOnGeBoB}<<
07-08-09, 09:15
KMDLNJ-ja ben nje pune mjaft te mire por do te duhej qe KMDLNJ-ja ta kuptoje qe numrat e telefonave nuk guxon ti publikoje(Ligji per mbrojtjen e te dhenave).


.

normall osht dashten mi majten sekret edhe per nja 20 vjet mos me marren kushi tak hiq vesh, se kush ka gjindet.

uck_aksh
08-08-09, 01:01
Mos hapeni varr ne zemrat e nenave duhet pasur kujdes se kto munden me qen edhe genjeshter vetem se ky far erifi i novi pazarit don ta fiton naj euro lerini te qet te vdekurit dhe te gjallet

>>{SpOnGeBoB}<<
09-08-09, 19:14
Mos hapeni varr ne zemrat e nenave duhet pasur kujdes se kto munden me qen edhe genjeshter vetem se ky far erifi i novi pazarit don ta fiton naj euro lerini te qet te vdekurit dhe te gjallet

sha zoten mara ti uqkash po me doket ja paske cillen fill telefonat qatje me kqyren kush po lajmerohet.

uck_aksh
10-08-09, 00:22
sha zoten mara ti uqkash po me doket ja paske cillen fill telefonat qatje me kqyren kush po lajmerohet.
jojo as qe i kam shikuar numrat po as qe e kam njet me i shiku se e di se keto jan genjeshta

Artisti
10-08-09, 07:45
normall osht dashten mi majten sekret edhe per nja 20 vjet mos me marren kushi tak hiq vesh, se kush ka gjindet.


Po de po, nuk i kupton ti keto gjera, je veq per sherre, mos e nguc Patrikun shume qyyyyyy



.

>>{SpOnGeBoB}<<
10-08-09, 16:25
jojo as qe i kam shikuar numrat po as qe e kam njet me i shiku se e di se keto jan genjeshta

pa i thirren nuk mund e dine a jane genjeshtra a osht sahi qikjo pune, leje mos e ndigjo artistin qe qeky rast send tak hiq, nuk ka lidhe me mbrojtjen e te dhenava edhe te qatyne te drejtave te autorave, se qikjo nuk osht marketing.