PDA

View Full Version : Nuk ėshtė fjala pėr kėmbim territoresh, por pėr ricopėtimin e territorit shqiptar


AbdylHabib
07-08-09, 14:26
Paraqet: Sabri Selmani
kiel-Gjermani

Nuk ėshtė fjala pėr kėmbim territoresh, por pėr ricopėtimin e territorit shqiptar

Prof.dr. Mehdi Hyseni


-I-


- Nuk ėshtė fjala pėr kėmbim territoresh midis Kosovės dhe Serbisė, por pėr rindarjen dhe pėr ricopėtimin e territorit shqiptar nė favor tė Serbisė kolonialiste! -

*** Eufemizmi “kėmbim bilateral” nėnkupton rindarjen dhe ricopėtimin e territorit indigjen dhe gjeopolitik tė Shqipėrisė Etnike. Logjikisht dhe realisht, ky do tė ishte edhe njė problem mė shumė dhe, shumė i ndėrlikuar jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr mbarė Ballkanin.

*** Marrėveshja e Lozanės e vitit 1923 pėr kėmbimin e territoreve dhe tė popullatės gerko-turke, nuk mund tė aplikohet nė “kėmbimin” e territorit tė Kosovės Veriore me territorin shqiptar nėn Serbinė Jugore, sepse nė rastin konkret, historikisht dhe juridikisht, fjala ėshtė vetėm pėr ndarjen e NJĖ territori etnik tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, jo edhe tė territorit etnik tė Serbisė, nė asnjė mėnyrė! Ky ėshtė mashtrim! Ky ėshtė shpėrfytyrim i sė vėrtetės historike, juridike dhe gjeopolitike tė Shqipėrisė Etnike. Prandaj, kėtė nuk duhet ta pranojnė as Prishtina, as Tirana e as shqiptarėt, sepse ėshtė nė dėm tė pėrbashkėt tė rrudhjes sė territorit tė tyre etnik shqiptar.

Duke qenė se e drejta historike dhe e drejta ndėrkombėtare janė nė anėn e shqiptarėve, nuk duhet tė bėjmė panik, tė shqetėsohemi dhe tė befasohemi nga deklaratat e papeshuara dhe irracionale tė politikanėve dhe tė diplomatėve tė ndryshėm vendorė, evropianė dhe botėrorė, tė cilat sugjeorjnė ndarjen apo “kėmbimin” e territoreve shqiptare me “ato tė Serbisė”, sepse kėtu nuk bėhet fjalė pėr kėmbim territoresh midis Serbisė dhe Kosovės, por vetėm pėr rindarjen-ricopėtimin e territorit indigjen tė Shqipėrisė Etnike ngase Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ndodhen nė territorin e saj, e nėn sundimin kolonial shtetėror tė Serbisė (1912-2009).

Tanimė, qe 20 vjet rresht na “janė regjur” veshėt, duke dėgjuar opcione dhe alternativa tė ndryshme “POLITIKO-DIPLOMATIKE” tė pakapshme pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes kombėtare dhe koloniale shqiptare nė Ballkan, si shkak dhe pasojė direkte dhe indirikte e mungesės sė strategjisė sė politikės kombėtare shqiptare tė Tiranės dhe tė Kosovės, qė deri tash nuk kanė treguar kurrfarė “SHENJA JETE”, asnjė dozė minimale tė interesimit tė gjallė dhe aktiv pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan, qė nėnkupton shkolonizimin dhe ribashkimin pėrfundimtar tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.

Njė politikė dhe diplomaci e tillė inferiore dhe absurde shqiptare (Tiranė, Prishtinė, Shkup e Tetovė), u provua si shumė e dėmshme dhe e papranueshme si pėr vetė shqiptarėt, ashtu edhe pėr partnerizmin e tyre evro-ndėrkombėtar ngase pėr shkak tė krijimit tė njė vakummi tė tillė negativ pėrbrendashqiptar, si duket, tash ka ardhur koha, qė tė huajt, tė na i “ēelin sytė me gisht”, duke na apostrofuar se, pėrfundimisht nuk ėshtė zgjidhur as statusi politik dhe territorial i Kosovės e as nuk ėshtė vėn nė “rend dite” shqyrtimi dhe zgjidhja e problemit kombėtar shqiptar nė Ballkan.

Ndaj, me gjithė deklaratėn shqetėsuese dhe sensacionale tė kongresmenit amerikan Dana Rohrabakes (dhėnė Zėrit tė Amerikės, mė 1 gusht 2009), se “Ėshtė e nevojshme tė arrihet njė mirėkuptim i pėrgjithshėm, njė marrėveshje mes Serbisė dhe Kosovės qė tė pėrfshijė njė shkėmbim territoresh. Ato rajone qė janė pranė kufirit dhe mbizotėrohen nga njė popullsi shqiptare, tė bėhen pjesė e Kosovės.

Ndėrkohė, ato zona nė Kosovė qė ndodhen nė veri tė lumit Ibėr dhe pranė kufirit me Serbinė e qė banohen kryesisht nga serbė tė bėhen pjesė e Serbisė.”(//www.voanews.com/albanian/2009-08-01), Amerika nuk do tė pranojė kurrfarė kėmbimi tė territorit tė Kosovės me Serbinė Jugore pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore dhe tė statusit tė minoritetit serb nė Kosovė, sepse nuk ėshtė kurrfarė zgjidhjeje e pranueshme pėr asnjėrėn palė nė konflikt, sidomos pėr serbėt minoritarė nė Kosovė, statusi i tė cilėve ėshtė zgjidhur nė favorin e tyre me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, si dhe me Kushtetutėn e saj (15.06.2008), u garantohen tė tė gjitha tė drejtat dhe liritė e tyre.

Kjo do tė thotė se, statusi politik i minoritetit kolon serb, tanimė ėshtė zgjidhur ligjėrisht, me kushtetutė dhe, sipas tė tė gjitha konventave dhe traktateve ndėrkombėtare, si dhe sipas tė gjitha kritereve dhe standardeve tė BE-sė, qė kanė tė bėjnė me krijimin dhe me bashkekzistencėn e shteteve multietnike dhe multipluraliste. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer pėr minoritetin kolon serb nė Kosovė.

Mirėpo, me shtytjen e Beogradit dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, minoriteti kolon serb nuk e njeh Republikėn e Kosovės, ashtu sikurse Serbia dhe vetė Kisha Ortodokse Serbe, sepse po shpresojnė qė me “liberalizimin” e politikės sė tyre kolonialiste, tė ndihmuar nga Bashkimi Evropian dhe faktorėt e tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, sėrish Kosovėn “do ta kthejnė” nėn ombrellėn e sovranitetit kolonial tė Serbisė, edhe pėrkundėr faktit historiko-juridik dhe etnike, nuk kanė asnjė pėllėmbė hise toke nė Kosovė, as nė Kosovėn Lindore, edhe pse fizikisht janė qytetarė dhe shtetas tė tyre, por jo edhe titullarė legalė dhe legjitimė tė tyre, ashtu siē janė shqiptarėt indigjenė si nė Kosovė, ashtu edhe nė Kosovėn Lindore.

Kosova Lindore ose nėn OKB, ose t’i bashkohet Kosovės sė pavarur-Shqipėrisė Etnike!

Ndryshe nga statusi i zgjidhur politik, kushtetues dhe shtetėror i minoritetit serb nė Kosovėn e pavarur, statusi kolonial i shqiptarėve nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė), historikisht, juridikisht, politikisht dhe faktikisht, ėshtė i hapur pėr debat dhe, me urgjencė pret zgjidhje si nga politika zyrtare e Prishtinės dhe e Tiranės, ashtu edhe nga politika, nga diplomacia dhe nga drejtėsia e bashkėsisė ndėrkombėtare me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimin Evropian, Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe NATO-n.

Kėrkesa e disa deputetėve shqiptarė nė Parlamentin e Serbisė, qė tė rajonizohet Kosova Lindore, ėshtė nė frymėn e agjendės dhe tė standardeve tė Evropės interguese. Mirėpo, nuk ėshtė nė favorin e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve e as tė Kosovės Lindore.

Pėrkohėsisht, nė kuptimin ekonomik tregtar, kulturor dhe tė standardit tė jetesės, do tė kishte kuptim kjo zgjidhje e statusit politik tė Kosovės Lindore. Mirėpo, nė afat tė gjatė, assesi jo, sepse, sado tė pėrfitonin nga njė autonomi e tillė ekonomike, politike, kuluturore dhe shoqėrore, territorialisht, administrativisht dhe juridikisht, do tė ngelnin pėrgjithmonė pjesė integrale e Serbisė. Kjo, as tash, as nesėr nuk quhet zgjidhje e drejtė, as e pranueshme e statusit kolonial tė shqiptarėve tė Kosovės Lindore, sepse Beogradi kurrė nuk do tė lejonte, qė kjo tė shkėputet nga jurisdiksioni dhe sovraniteti saj kolonial.

AbdylHabib
07-08-09, 14:28
-II-

Duke mbajtur parasysh njė rrezik tė tillė permanent, qė Kosova Lindore, tė mos mbeten pėrgjithmonė nėn Serbinė kolonialiste, shqiptarėt e atjeshėm kanė vetėm njė alternative tė mundshme, o nėn OKB (pa prezencėn e ligjeve, tė kushtetutės, tė policive, tė ushtrive e paraushtrive serbe) ose bashkim me Kosovėn. Rajonizimi nuk ėshtė kurrfarė zgjidhjeje nėn Serbinė kolonialiste! Mė mirė sot, derisa nuk ėshtė bėrė krejtėsisht vonė, Tirana, Prishtina dhe Presheva, tė hartojnė platformėn e tyre strategjike kombėtare afatgjatė pėr ribashkimin e Kosovės Lindore dhe tė Kosovės nė Shqipėrinė Etnike, sesa nesėr nė uniforma tė ndryshme ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės Lindore, ku nuk do tė vendosin vetėm shqiptarėt pėr statusin dhe fatin e tyre, por edhe fuqitė e mėdha evropiane nė emėr tė tyre, sikurse dikur nė historinė e hidhur, jo forte tė largėt 100-vjeēare.

Sipas sė drejtės historike dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare nuk mund tė ndahet e as tė kėmbehet territori i asnjė vendi nė botė midis popullatės abrogjene dhe asaj koloniste, siē ėshtė rasti konkret i pėrfaqėsuesve tė minoritetit serb nė Kosovė, tė cilėt qė nga viti 1912, pas tėrheqjes sė Perandorisė Osmane nga Ballkani, me dhunė, me terror dhe me gjenocid janė ngulitur dhe kanė pacifikuar jo vetėm Kosovėn, Novi Pazari (Jeni Pazarin-Tregun e Ri), Maqedoninė e sotme, por edhe tėrė Anamoravėn e Shqipėrisė Etnike (Kurshumlinė, Bllacėn, Leskovikun, Toplicėn, Vranjėn, Nishin, si dhe Preshevėn, Bujanocin e Medvegjėn, tė vetmet territore tė sotme shqiptare, qė i pėrkasin Shqipėrisė Etnike, jo kurrfarė “Juzhna Srbije”, e cila ėshtė produkt i historiografisė dhe i politikės falsifikatore tė tė gjitha regjimeve tė derisotme tė Serbisė dhe tė Kishės Ortodokse Serbe (1872-2009).

Ky ėshtė shkaku kryesor pse shqiptarėt nuk duhet tė pranojnė kurrfarė plani rajonal, as evropian e as ndėrkombėtar as pėr ndarjen e as pėr kėmbimin e territoreve tė Shqipėrisė Etnike, sepse vetėm shqiptarėt autoktonė janė titullarė tė ligjshėm edhe tė territorit tė Kosovės, tė Kosovės Lindore (Preshevė, Bujanoc, Medvegjė), pėrkatėsisht tė Anamoravės sė Shqipėrisė Etnike.

Nė rastin konkret, nuk ėshtė fjala pėr ndarjen ose kėmbimin e dy territoreve midis Serbisė (edhe pse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ndodhen nėn Serbi) dhe Shqipėrisė Etnike, por vetėm pėr ndarjen dhe kėmbimin e territorit etnik dhe gjeopolitik indigjen tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.

Dallimi kryesor midis statusit politik tė minoritetit serb nė Kosovė dhe tė minoritetit shqiptar nėn Serbi (Preshevė, Bujanoc e Medvegjė), ėshtė se serbėt nė Kosovė janė kolonė, domethėnė nė truallin e huaj tė Shqipėrisė Etnike, kurse shqiptarėt nė Kosovėn LIndore janė autoktonė nė shtėpinė dhe nė truallin e tyre, qė quhet Shqipėria Etnike, e grabitur dhe e pushtuar me gjenocid nga Serbia, pėrfundimisht mė 1912-2009).

Ora historike pėr ribashkimin e Tiranės me Prishtinėn!

Derisa tė tjerėt sė bashku me Beogradin, tė thurin plane dhe gracka pėr rindarjen, ricopėtimin dhe ripushimin e territoreve etnike shqiptare, politika dhe diplomacia e Tiranės dhe e Prishtinės, nė mėnyrė imediate “brenda natės”, duhet ta dalin para opinionit kombėtar dhe atij ndėrkombėtar me Platformėn e njėsuar strategjike afatgjatė pėr ribashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, gjė qė kjo Platformė, pa dyshim do tė zgjonte nga gjumi diplomacinė ndėrkombėtare dhe evropiane, qė nolens volens, tė merren me zgjidhjen e problemit kolonial dhe kombėtar shqiptar nė Ballkan.

Ndryshe, ēdo hezitim, ēdo heshtje, ēdo oportunizėm, ēdo indiferencė, margjinalizim dhe ēdo shtyrje pėr mė vonė (nė shekullin XXII) tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė ngutshme tė shkolonizimit-ēlirimit dhe tė ribashkimit kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm kombėtar-Shqipėrinė Etnike, (ashtu sikurse qė, mbi kėtė parim dhe tė drejtė, janė formuar dhe ekzistojnė edhe sot, tė gjitha shtetet e tjera kombėtare nė Ballkan), do tė jetė me pasoja katastrofike pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan. Kosova Lindore do tė mbetej nėn Serbi, Ilirida nėn “Maqedoni”, Ēamėria nėn Greqi dhe Malėsia e Madhe shqiptare nėn Mal tė ZI.

Fundja, tė gjithė faktorėt e involvuar (vendorė dhe ndėrkombėtar) nė problemin e Kosovės Lindore, duhet tė kenė parasysh faktin se ēdo kėmbim-ndarje-copėtim i territorit tė Shqipėrisė Etnike, do tė ringjallte strategjinė dhe planet e kasapit tė Ballkanit dhe tė shqiptarėve, Slobodan Milosheviqit pėr rindarjen, rikolonizimin dhe ripushtimin e territoreve etnike shqiptare nė Ballkan.

Po tė vinte nė shprehje repriza e njė skenari tė tillė tė kėmbimit-ndarjes sė territoreve tė Shqipėrisė Etnike, kjo do tė ishte njė lojė tejet me pėrmasa tė rrezikshme jo vetėm pėr Ballkanin, por pėr mbarė Evropėn.

Pėr tė dalė nga njė krizė e tillė politiko-propagandistike dhe diplomatike nė disfavor tė kėmbimit-rindarjes sė territorit tė Kosovės si Prishtina, ashtu edhe Tirana, duhet tė pėrshejtojnė nė gjetjen e gjuhės sė pėrbashkėt tė ndėrtimit dhe tė njėsimit tė strategjisė kombėtare pėr ribashkim sa mė tė shpejt mes tyre.

Rindėrkombėtarizimi i Platformės sė ribashkimit kombėtar dhe shtetėror, shqiptar, do t’i pėrjashtonte tė gjitha “formulat” e ndarjes dhe tė “kėmbimit” tė territorit tė Kosovės nė favor tė Serbisė kolonialiste.

Ndryshe, do tė vampirizohen skenarėt e Slobodan Milosheviqit pėr rindrajen, rikolonizimin dhe pėr ripushtimin e territoreve tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė llogari tė Serbisė sė Madhe.

Fund