PDA

View Full Version : AAK nuk pėrjashton mundėsinė e njė koalicioni me LDK-nė e LDD-nė Nė prag tė zgjedhjev


niemand
10-08-09, 17:55
http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0810175007465_m.jpg



Nė prag tė zgjedhjeve lokale nė Kosovė tė cilat do tė mbahen me 15 nėntor, disa prej subjekteve politike nė vend kanė nisur tė deklarojnė profilizimet e tyre partiake. Njė hap tė tillė tashmė e ka ndėrmarrė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

Kjo parti e cila para disa ditėsh ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi me Partinė Demokratike tė Shqipėrisė, paralajmėroi marrėveshje bashkėpunimi edhe me partitė e sė djathtės nė Kosovė pėr formimin e njė koalicioni qė do tė mund tė udhėheqė vendin nė mandatin e ardhshėm qeverisės.

Kryetari i kėtij subjekti politik, Ramush Haradinaj theksoi se qeverisja e ardhshme do tė jetė e drejtuar nga ai. Ai tha se AAK-ja do tė ndryshojė politikat aktuale ekonomike duke u dhėnė atyre orientim tė djathtė.

Kryetari i AAK-sė tha se subjekti qė ai drejton synon tė formojė koalicion i cili do tė dalė fitues nė zgjedhjet e ardhshme dhe do tė ndėrrojė sidomos politikat ekonomike. Ai nuk pėrjashtoi mundėsinė e njė koalicioni me LDK-nė e LDD-nė.

Haradinaj deklaroi edhe njėherė se synon tė jetė kryeministėr i ardhshėm i vendit.

Deri me tash Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės marrėveshje tė tilla bashkėpunimi pėrveē me Partinė Demokratike nė Shqipėri, ka realizuar edhe me Ballin Kombėtar tė Kosovės, Partinė Demokratike Shqiptare nė Preshevė dhe Partinė Demokratike Shqiptare nė Maqedoni.

Guri i madh
15-08-09, 12:12
jo nese bajn kualicon me eqrem ftyr legenin e fatmir sejdiun mut puna po u bajka