PDA

View Full Version : Personat qe zgjohen heret,kan Imunitet biologjik te dobet!


~AnnA~
13-08-09, 18:05
Pėr njerėzit tė cilėt punojnė qysh nga orėt e hershme tė mėngjesit, zgjimi ‘me gjela’ ndoshta nėnkupton ditė tė filluar me sukses apo efekt mė tė madh nė punė, megjithatė ekspertėt pohojnė se ata njerėz janė tė ekspozuar ndaj rrezikut mė tė nga infektimet tė shumė llojeve.

Para se qė tė lini orėn qė tė zgjoheni, mendoni se a ia vlen tėrė ajo ngut nė mėngjes, dushi i shpejtė, pirja e kafes nė kėmbė...? mjekėt zbuluan se njerėzit e tillė janė mė tė ekspozuar ndaj infektimeve sesa ata qė shkojnė nė punė ngadalė.

Disa studime tė kryera me sportistė por edhe njerėz qė zgjohen herėt, treguan se sasia e kortizolit, respektivisht hormonit tė stresit i cili dobėson sistemin imun tė organizmit ėshtė shumė mė i madh tek sportistet qė ushtrojnė herėt nė mėngjes ata qė vrapojnė si dhe tek njerėzit qė nguten nė punė.

“Rezultatet e kėtij studimi treguan se koha optimale pėr ushtrime nė fakt ėshtė pjesa e ditės e cila shkakton efektin mė tė vogėl tė zvogėlimit tė imunitetit, apo mbrėmja”, deklaroi dr. Ligeri Dimitry nga Universiteti Brunel nė Anglinė Jugore.

Nė kėtė studim, tė publikuar nė magazinen britanike pėr mjekėsi sportive, dr. Dimitry dhe kolegėt e tij veēojnė se ata studiuan efektet e programeve tė ushtrimeve tė mėngjesit dhe mbrėmjes, mė 14 notues tė dalluar.

Ekspertėt masnin nivelin e kortizolit dhe IgA markezit nė aktivitetet imune nė djersė, pėshtymė, pas ushtrimeve tė mėngjesit dhe tė mbrėmjes. Niveli i kortizolit mė i madh ishte nė mėngjes megjithatė niveli i IgA sekretit ishte mė i ulėt- i paprishur me ushtrime.
Kjo e dhėne tregon se ‘ora e brendshme nė trup’ e secilit person apo i ashtuquajtur ‘ritmi cirkadik’ i cili cakton situatėn hormonale, nuk ka ndikim nė sistemin imun.

Luana
14-08-09, 01:37
Bash kjo tem me interesoj Anna ....e lexova me vemendje ket postim ...kjo qe e kishe cek eshte shume e vertet , une zgjohem shume heret per ne pune , filloj ne ora 4:30 te mengjesit , i ka afer 6 vite qe e bej te njejtin orar ...kur shkoj me fjet , shume here nuk me nxen gjumi , duke mendu , auu kam me u zgju heret , qfar do behet neser , si do i a kaloj diten , duke mendu keshtu mbetem me 2 , 3 ore gjume , biles edhe kur kam dite te pushimit zgjohem ne te njejten kohe , se me eshte mesu trupi te zgjohem heret , dhe tash me te vertet po e shoh veten se shume jam e lodhur , kam stres , behem nervoz shume shpejt , syt me jane ber perfundi zi dhe me jane ajė, me dhemb koka shume ,kur me ngjitet dhimbja e kokes sikur me ben attack , nga 3 , 4 dite nuk me pushon dhimbja , per qdo dite bej dush shpejt e shpejt pije kafen , shpesh here voziti ne 100 ne kl , limiti eshte 60 kl ..frig qe po vonohem per ne pune , shkoj ne pune , te gjithe te pergjumur , qdo kush me huje e me rrebe te kqija , askujt askush nuk guxon ti flas , jeta te behet monoton ...keshtu qe kam vendos tash te ndrroj orarin e punes , prej ksaj te diele qe vjen , do filloj masdite te punoj , dua te shoh resultatin e shendetit tim se si po reagon , nese me pelqen dua te rri per nje kohe te gjate ...

>>{SpOnGeBoB}<<
14-08-09, 09:20
Po qfare be, sha zoten qisajna hiq nuk besoj, ani kush paska thanen qishtu qata inglizat qe i bajne ka 3-4 sahat tu zhaviten me trena deri sa te shkojne ne pune, tana ja fusin me pi teea deri sa te bahet sahati 11 e masnej sa te bahen gati kishe po punojna, kur shife mara tekoka ba sahati 12, ja qitash duhet mu ulen me hanger buke mara se jena lodhen tu pi qaj edhe tu u zhaviten tu ardhen me punue mara.

Sha zoten edhe une heret qishtu zgjona, bile ne ate kohe qita gjelat edhe pulat hale jane tu pa endrra qishtu aune sha zoten hiq pa shtress e asnji gjo mara edhe sha zoten fit qishtu.

o ti Anna , sha zoten qeky studim osht rezulltat i qatyne gjumash shkenctarave qe e paskan shkrujten edhe normall mara kur te zgjohet njeri vone qe qishtu sikur qita shkenctarat qe hale e kan trunin tu i flejten a tu i pa endrra ne pike te dites.

Shnetje nihere

4peace
14-08-09, 10:34
*

As une s'kuptova gje...
...se cfare lidhjeje ka zgjimi i hershem me stresin dhe dobesimin e imunitetit. Eshte pikerisht e kunderta. Nese zgjohesh vone, ne minuten e fundit e pastaj don t'i arrish te gjithat me shpejtesi (dushin, kafenė, cigaren pas kafese dhe arritjen me kohe ne pune). E njejta gje te gjene edhe nese orari yt i punes fillon ne ora 10 para dite...
Stresit mund t'i ikesh nese e ben haram nja nje gjysme ore dhe zgjohesh gjysem ore a 45 minuta me heret dhe te gjithat i ben ngadale (easy)...
...pa marre parasysh se a te duhet te zgjohesh ne ora 3 apo 11 te mengjezit.
Pajtohem se stresi (shpeshhere i panevojshem) te ben te semure, ta dobeson imunitetin...
...e jo zgjimi i hershem apo i (me)vonshem.

Keta qe ngrihen ne minuten e fundit per ne pune mund t'i hetosh shume lehte gjat vozitjes, mundohen ta okupojne cdo cm gjat vozitjes neper autorruge, duke parakaluar, duke i rene sirenes...

*

P.S.
Personat qe zgjohen vone...
...kurre hajrin s'munden me ia pa asaj dite!!!

Luana
14-08-09, 18:09
4peace..lexova komentin tend gjithashtu ...nuk di se sa e ke provuar te zgjohesh para sabahit ....thua se eshte "easy" ....nuk ma merre mendja mua , edhe pse zgjohem 1 ore e gjys para kohe ...behem gati , pij kafen bej dushin me kohe , mirpo i ke minutat te caktuara te iken sikur sekond ....edhe une e urrej te zgjohem vone , por si do qoft mengjesi me i mire eshte te zgjohesh ne ora 7 ose 8 e jo ne 3 te mengjesit ...

4peace
14-08-09, 18:45
4peace..lexova komentin tend gjithashtu ...nuk di se sa e ke provuar te zgjohesh para sabahit ....thua se eshte "easy" ....nuk ma merre mendja mua , edhe pse zgjohem 1 ore e gjys para kohe ...behem gati , pij kafen bej dushin me kohe , mirpo i ke minutat te caktuara te iken sikur sekond ....edhe une e urrej te zgjohem vone , por si do qoft mengjesi me i mire eshte te zgjohesh ne ora 7 ose 8 e jo ne 3 te mengjesit ...

Paj, e nderuara Luana, s'e ke edhe aq gabim.
Une i kam provuar te gjitha kohet (perndryshe s'e kisha shpalle vehten "msus Pervoja..ha haha) prej ores 1:00 deri ne ora 8:00, sikurse edhe te gjitha turnet; me tre turne me nga 8 ore si dhe me nga dy turne me nga 12 ore. Thjesht, i kam provuar te gjitha variantat ekzistuese.


Sipas gjthe ketyre, me se miri me pershtatet zgjim prej rreth ores 5:30 - 6:30. Nese zgjohem me heret, me ate rast, sa here te kthehem nga puna me duhet te pushoj pak.


Ndoshta keshtu eshte edhe me ty (prandaj te thash "s'e ke aq gabim").
Megjithate, ne rast nevoje, njeriu mund te mesohet te zgjohet edhe heret nese bie me kohe ne gjume. Keshtu e rregullon deri diku te ashtuquajturin bioritėm.

Kurse, sa i perket stressit, ai mvaret me se shpeshti nga puna, lloji i punes. Kurse sot, ne te shumten e rasteve punet jane te lidhura me shume stress (po flas per ne Perendim). Dhe, nese ne pune ke stress, ne ate rast stressi me i madh fillon pikerisht kur zgjohesh. Kur zgjohesh nga gjumi pa vullnet per te shkuar ne pune. Ka dhe shume faktore tjere...


***

>>{SpOnGeBoB}<<
14-08-09, 19:07
Normall mara ti Luana, me nejten qishtu deri vone edhe kqyren qasishna filma te dhimbshum Bolliwood indian kamasutra :tongue: sha zoten jo vetum shtres po edhe ne pike te dites mara ka me u tuten njeri :biggrin: o bjen me flejten ne 2 sahati e po zgjohesh masnej ne 4 kishe po shkoj ne pune, sha zoten qita edhe kishna denue mara se marrin ne qafe najkan tu shkue ne pune.

shfletuesi_
14-08-09, 19:12
Pune pune nate e dite ....

premium
14-08-09, 19:18
Absolutisht dembelave i pėrgjigjet kjo temė :biggrin:
kush zgjohet herėt - punėt ua shkojne mbarė !!......

Luana
14-08-09, 19:23
4peace ...punoj ter diten me udhetar , kokeqarje pa nderprer ..mirpo prap me pelqen profesoni qe e kam , nuk do dorezohem aq leht , ndoshta ka te bej edhe pak me moshen se kur isha e re nuk kisha keto strese qe i kam sot ....hahahahha
ani mo ket profesion qe e paske ti , zot mos e ber ne mua , se as dy ore nuk kisha mund te duroj , studentat 1 , femijet (foshenjore ) 2 ,moter medicionale 3 .dorezohem menjehere ...nuk jam e fort !



>>{SpOnGeBoB}<<...nuk ia kam friken filmave se e di qe jan fallco , jam trimeresh per keto gjera ...me thuaj kush ka kohe ti percjell se ....

~AnnA~
14-08-09, 21:33
Te dashur forumiste,tema nuk thote:Futjani gjumit gjithe diten per te fituar imunitet dhe per t'ju shmang infektimeve,por tema flet per nje studim te ri dhe deshmon se:Personat qe zgjohen shume heret,kan imunitet te dobet...Pse? Sepse:
Ka hormone,qe prodhohen vetem gjate nates,keshtu qe me zgjimin shume te hershem(pra,ende pa aguar) nderpritet ky funksion,keshtu qe nuk kemi sasi te mjaftueshme te hormoneve qe mund te kryejn funksionet e nevojshme...
Psh.nese antitrupat do te prodhoheshin gjate nates per te njoh cdo antigjen qe eshte si faktor i jashtem dhe shkakton infekcion,atehere nese ne zgjohemi shume heret,nderpritet prodhimi i antitrupave,por jo dhe ai i antigjeneve...keshtu qe,me nje sasi te vogel te antitrupave nuk mund te luftojme grimcat e jashtme dhe vjen deri ne Infektion..
Njejte eshte dhe me Kortisolin(si hormon i stresit)
Me zgjim te hershem,prodhohet sasi shume e madhe e kortisolit dhe ne duam apo s'duam,kemi apo s'kemi kohe te pime kafen e mengjesit per t'u nis ne pune,hym ne stres..Kjo nuk ka te beje me afektet kohore,por me sasine e Kortisolit..
Pastaj,s'do shume mend kjo:Gjumi i nates nuk mund te zevendesohet asnjehere me ate te dites...sado qe te pushosh kur kthehesh i lodh nga puna dhe je pa gjume,nuk relaksohesh asnjehere gjate dites,ashtu si pushon gjate nates...

4peace
14-08-09, 23:44
*

Nejse de, Anna...

...mua s'ma merr mendja qe kemi dale aq shume nga tema.
Shkembyem mendime mbi pervojat...Pervojat jane studimet me te mira (Gjermanet i thone kesaj : Studieren durch Probieren) e me te saktat.

Ne kete tekstin (studimin) qe ke sjelle nuk eshte precizuar kur eshte saktesisht heret.
Ate qe e kam permendur ne shkrimet e para ka pasur gjithashtu te beje edhe me te kunderten: zgjimin e vonshem. Ky i fundit mund te jet edhe me i rrezikshem. Pra, zgjimi i vonshem mund te jet edhe me i rrezikshem se ky i hershmi. Ja qe ende nuk jane bere studimet apo nuk kemi hasur ne to.

Une nuk kam dashur te dal nga tema (Biologjia), perndryshe do ta permendja vetem nje ajet kur'anor dhe ceshtja u krye...

...ku theksohet se nata eshte per pushim/qetesim e dita eshte per aktivitete te persitshmerise, ashu si e lyp nevoja.

Koha ideale per pushim/qetesim/gjum eshte duke filluar nga ora 22:00 - 06:00.
Kush i permbahet kesaj s'do te ket probleme as me hormonet e stressit te zgjuarjes se hershme e asaj te vonshme.

Kaq kisha mbi temen. Nese eshte jashte teme...merre fshisen!!!

Gjitha te mirat!


***

Luana
15-08-09, 08:49
E nderuara Anna ....nuk pajtohem me ty se qfar tha ...une nuk bera "copy-paste" por e shkruajta qfar me rrjedhnin fjalet nga shpirti i ime ...me duket se tema ishte per , zgjim , imunitet e ku di une ....nese ty ta merr mendja qe kemi komentu bised private atehere edhe une pajtohem me 4peace...Go ahead and clean it ...!

>>{SpOnGeBoB}<<
15-08-09, 14:17
Shume e dashnja edhe e gzueshmja Anna be, sha zoten une apet mara po them qe qaj shkenctari gjumash ja ka futen mara palidhe, a nuk je tu e pa sa palidhe osht i tane qeky argumenti i tina.

Sha zoten mara ti ANNA, ne tane dynjejen ne armatat e tana shteve te dynjese i bjen zilja ne 5 sahati te mjesit mu zgjue pej gjumit se qata sahatat e pare sha zoten jane oret e para te vitalitetit te trupit edhe te mendjes e jo qitash tekoka dalen qekjo shkenca e qatina gjumashit te Llondonit me kallezue, sha zotin qeky e ka gabim tane diten e lume e kur don te zgjohet se nuk osht mara qishtu.

~AnnA~
15-08-09, 21:56
Eshte ky vetem nje studim i ri si shume studime te tjera :) Informatat shkencore jane dituri publike dhe jo private...Fale shkences dhe shkenctareve,sot jane zbulur dhe po mjekohen shume semundje qe dikur ishin te pasherueshme....
Une askujt s'ju drejtova ne veten e dyte njejes dhe askujt nuk i thash qe po anon nga tema,me vjen keq per keqkuptimet qe ndodhin here pas here...
Luana,postimi yt ishte shume ne rregull,kete komentova dhe une
mé shume....pra,ke shume te drejte kur thua qe:pasi zgjohesh ne mengjes,tere diten ne stres,e normal qe do kesh dhe kokedhembje e nuk do ndjehesh rehat....

Meqe jemi ne rubriken e Biologjise,do doja te komunikohet vetem mbrenda sistemit te shkences,duke mos perzier shkencen me fe (mundesisht) :)

Luana,4peace,premium,shfletues,sponge,ju flm per pjesmarrjen ne teme :)
Ju pershendes!

>>{SpOnGeBoB}<<
16-08-09, 12:59
qka kie mara Anna qishtu, na deshtem qitu me japen kontributin tone per temen tana si erdha une erdhen edhe qata tjeret. sha zoten nuk shkrujna ma qitu te biologjia edhe nuk te bij ma klienta te temat e tuja a ti zgjohu kur mundesh mara. A prej sotit e natane ne daq me ba llaf me neve dil te dituri natyrja edhe shoqria.

Murgesha
16-08-09, 13:33
Qeky studim bash po me shkojka per shtati, se pasha mamin si te zgjohem heret krejt dita me shkon prap, more a dhimt te kokes, a te barkut a te trupit krejta per njeher me lajmerohen. Bile niher kur pata provu me ja nise punes ne ora 06 te mengjezit per dy jav u bana per mjek. Dhe normal qe shkova te mjeku me e vet pse po rri tere diten e sarit ne ftyre e me turli dhimbje fizike, plus nervoz qe kush s“guxojke me me fol. Mjeku qe me njef shum mir si e mori vesh qe po duhna mu qu heret me shku ne pune ti ka hi dokumentacionit tim me nje anuller me u qu une heret per pune se medemek siq me spjegoi ai mua, une kokna B-njeri e organizmi im s“po e durojka zgjimin e hershem e sidomos zgjimin e dhunshem siq eshte me shku ne pune, se keshtu nese qohem vet me tha nuk eshte i demshem per ty. Une ja hapa syte me ket pune e B-njeriut se mu dokt qe me tha ti koke mbi njeri po ai shpejt me qetesoi se njerzimi po u ndajka ne dy grupe gjumashesh.

A-njerzit qenkan ata qe bijne heret e qohen heret.

B-njerzit qenkan ata qe flejn vone e zgjohen vone.

Thash vet me veti tash kur t“ma shkrujne ne dokumenta se jam gjumashe e dembele po ai nuk me kqyri shtremt hiq se tha nuk je e vetmja qe i ki keto probleme me gjumin, perkundrazi me efektiv ne pune jan keta B-njerzit se A-njerzit me bo me ju ra me punu ne ndrrimin e dyte a te tret nuk munden me i perballu asaj pune e m“mtha shoqeria jon daneze ka rrespekt per gjumashat e llojit tend se kur na flejm ju punoni.

Une nuk flej kurr me shum se 6 ore por edhe heret nuk mundem me ra ne gjum e tybe me heret krejt me thojshin ti sun zgjohesh heret se vjen okolla sabahit shejtoni te shef se je shplu e si te mlojn ai me dor te vet ski me mujt me u qu para drekes... E sa her e kam prit shejtonin po kot qeto vjet i bana e kurr shejton tuj me mlu ne sabah nuk pash. http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon12.gif

Domira
18-08-09, 15:37
Kam menu se asht e kunderta.

jadore
18-08-09, 16:21
Kam menu se asht e kunderta.
jo valla mire e ka studimi , qe une po ju vertetoj .. qu heret bjer vone , normal qe te humb imuniteti ne cdo sfere..

Peja-Boy
18-08-09, 18:57
Pėr njerėzit tė cilėt punojnė qysh nga orėt e hershme tė mėngjesit, zgjimi ‘me gjela’ ndoshta nėnkupton ditė tė filluar me sukses apo efekt mė tė madh nė punė, megjithatė ekspertėt pohojnė se ata njerėz janė tė ekspozuar ndaj rrezikut mė tė nga infektimet tė shumė llojeve.

Para se qė tė lini orėn qė tė zgjoheni, mendoni se a ia vlen tėrė ajo ngut nė mėngjes, dushi i shpejtė, pirja e kafes nė kėmbė...? mjekėt zbuluan se njerėzit e tillė janė mė tė ekspozuar ndaj infektimeve sesa ata qė shkojnė nė punė ngadalė.

Disa studime tė kryera me sportistė por edhe njerėz qė zgjohen herėt, treguan se sasia e kortizolit, respektivisht hormonit tė stresit i cili dobėson sistemin imun tė organizmit ėshtė shumė mė i madh tek sportistet qė ushtrojnė herėt nė mėngjes ata qė vrapojnė si dhe tek njerėzit qė nguten nė punė.

“Rezultatet e kėtij studimi treguan se koha optimale pėr ushtrime nė fakt ėshtė pjesa e ditės e cila shkakton efektin mė tė vogėl tė zvogėlimit tė imunitetit, apo mbrėmja”, deklaroi dr. Ligeri Dimitry nga Universiteti Brunel nė Anglinė Jugore.

Nė kėtė studim, tė publikuar nė magazinen britanike pėr mjekėsi sportive, dr. Dimitry dhe kolegėt e tij veēojnė se ata studiuan efektet e programeve tė ushtrimeve tė mėngjesit dhe mbrėmjes, mė 14 notues tė dalluar.

Ekspertėt masnin nivelin e kortizolit dhe IgA markezit nė aktivitetet imune nė djersė, pėshtymė, pas ushtrimeve tė mėngjesit dhe tė mbrėmjes. Niveli i kortizolit mė i madh ishte nė mėngjes megjithatė niveli i IgA sekretit ishte mė i ulėt- i paprishur me ushtrime.
Kjo e dhėne tregon se ‘ora e brendshme nė trup’ e secilit person apo i ashtuquajtur ‘ritmi cirkadik’ i cili cakton situatėn hormonale, nuk ka ndikim nė sistemin imun.

I paskam La durt ....