PDA

View Full Version : Rilindja Kombetare


Psikologu
17-08-09, 18:59
ZHVILLIMI I IDEOLOGJISE DHE I KULTURES SE RILINDJES KOMBETARE
(VITET 80 Te SHEK. XIX - 1912)

1. MENDIMI POLITIKO-SHOQEROR, SHKRIMI DHE SHKOLLA SHQIPE

Levrimi i gjuhes shqipe dhe perhapja e shkrimit shqip
Pas themelimit te Lidhjes se Prizrenit me 1878 dhe te Shoqerise se Stambollit me 1879 mori hov levizja per levrimin dhe studimin e gjuhes shqipe. Mendjet me te ndritura te kohes, si Kostandin Kristoforidhi, Naim Frasheri, Sami Frasheri, Jeronim de Rada, Pashko Vasa, Jani Vretoja, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta etj., duke e njohur mire gjuhen amtare dhe duke pasur besim te patundur ne zhvillimin e saj te shpejte, iu perveshen me zell nje pune te shumanshme qe nuk vonoi te jepte perfundime te dukshme. Drejtimet kryesore te perpjekjeve te tyre, qe kushtezoheshin nga kerkesat e kohes, ishin perhapja e shkrimit shqip, pastrimi i gjuhes shqipe nga fjalet e huaja te panevojshme, pasurimi i saj sidomos me terma shkencore e me fjale te tjera te fjalorit abstrakt dhe perpunimi i disa normave gjuhesore qe do te conin shkalle-shkalle ne zhvillimin e vazhdueshem te gjuhes letrare shqipe. Me keto perpjekje atdhetaret rilindes synonin te forconin bashkimin dhe afirmimin kombetar te popullit shqiptar, per te cilet nje faktor vendimtar ishte gjuha, si tipar themelor qe dallon cdo komb.
Alfabeti i Shoqerise se Stambollit (1879) me 36 shkronjat e tij i plotesonte mire kerkesat fonologjike te gjuhes shqipe dhe, me gjithe mungesen e shkollave shqipe, ishte perhapur nder shqiptaret brenda e jashte vendit. Por, duke qene i perzier edhe me disa shkronja greke dhe me disa shkronja te vecanta, ai paraqiste mjaft veshtiresi per botim librash e fletoresh neper shtypshkronja. Pervec kesaj, megjithese beri te mundur menjanimin e disa alfabeteve te perdorura me pare, alfabeti i Stambollit nuk mbeti i vetmi alfabet per shkrimin e shqipes. Keshtu ne Shkoder vijoi te perdorej alfabeti tradicional i shkrimtareve klerike te Veriut. Madje, ne kapercyell te shek. XX ne ate qytet u vune ne perdorim dy alfabete te reja: alfabeti thjesht latin i Shoqerise "Bashkimi", i themeluar me 1899 nga Preng Doci, Gjergj Fishta etj., dhe alfabeti i Shoqerise "Agimi", i formuar me 1901 nga Zef Mjeda, Ndre Mjeda etj. Gjate kesaj periudhe ne Shkoder nuk munguan edhe perpjekjet per ta shkruar shqipen me alfabetin arab.
Rilindesit u perpoqen edhe per pastrimin e pasurimin e fjalorit, gje qe diktohej nga vete gjendja e gjuhes shqipe, e cila, ne kushtet e nje prapambetjeje te gjithanshme te popullit shqiptar, ishte e mbushur me fjale te huaja dhe kishte mbetur e varfer sidomos per fjale te fushave te ndryshme te shkences e te kultures. Per t'ia arritur ketij qellimi te dyanshem u shfrytezuan me shume mjetet fjaleformuese te gjuhes shqipe, duke krijuar keshtu nje numer te madh fjalesh te reja, nje pjese e mire e te cilave i kane qendruar kohes. Te tilla jane, p.sh., fjalet ndergjegje, vetedije, cilesi, sasi, folje, rrokje, peremer, atdhe, memedhe, kryeqytet, qyteteroj etj. eshte e vertete se perpjekje per te krijuar fjale te reja ishin bere edhe me pare, duke nisur qe nga Buzuku, Budi e Bogdani e deri te Naum Veqilharxhi. Por perpjekjet e dhjetevjecarit te fundit te shekullit te kaluar ne kete fushe dalloheshin per karakterin e tyre me te vetedijshem, per permasat e gjera dhe per perhapjen e madhe qe paten.
Per pasurimin e fjalorit te gjuhes shqipe u shfrytezua ne radhe te pare visari i pasur i gjuhes popullore. Per kete qellim u mblodhen nga goja e popullit fjale e shprehje te rralla qe rilindesit i shtine ne perdorim ne veprat e tyre. Ne kete pune fisnike u dallua ne menyre te vecante Kostandin Kristoforidhi, i cili i ra kryq e terthor mbare vendit, duke mbledhur nje visar te pasur, qe e perfshiu edhe ne vepren e tij madhore "Fjalori i gjuhes shqipe". Por kete veper me vlere te madhe autori nuk mundi ta botonte sa qe gjalle. Pas shume perpjekjesh, ky fjalor u botua me ne fund me 1904 ne Athine. Fjalori nuk kishte karakter dialektor, si fjaloret e botuar me pare, por ishte nje fjalor i mbare shqipes. Shpjegimet aty jepeshin ne gjuhen greke, por kishte edhe shpjegime plotesuese shqip. Ata qe nuk dinin greqisht e perdornin per te gjetur ekuivalenten greqisht te fjales shqipe.
Me 1908 u botua ne Shkoder nga Shoqeria "Bashkimi" nje tjeter fjalor i gjuhes shqipe me shpjegimet ne gjuhen italiane.
Drejtimi tjeter kryesor, ku u perqendruan perpjekjet per levrimin dhe studimin e gjuhes shqipe, ishte perpunimi i disa normave drejtshkrimore e gramatikore dhe studimi i struktures gramatikore te gjuhes. Edhe ne kete fushe puna nuk nisi nga e para. Perpjekje te tilla ishin bere edhe me perpara. Por pas vitit 1880, ne kushtet e reja te rritjes se levizjes kombetare, shtrohej detyra per nje pune me te vetedijshme dhe me synime me te qarta. Ne shkrimet shqipe duheshin zbatuar disa norma drejtshkrimore qe t'i benin ato sa me te kuptueshme per te gjithe shqiptaret, pavaresisht nga baza dialektore. Per nje pune te tille te vetedijshme shprehen ne shkrimet e tyre sidomos Kostandin Kristoforidhi, Samiu, Naimi etj. Gjate kesaj periudhe u bene perpjekje edhe per nje afrim te dy varianteve te shkruara te shqipes. Por, ne kushtet e sundimit te huaj dhe te percarjeve krahinore e fetare, te ushqyera nga armiqte e jashtem e te brendshem, keto perpjekje nuk mund te shkonin larg. Ne keto rrethana, kur edhe nje pjese e shkrimtareve vijonin te perdornin ne shkrimet e tyre nje gjuhe thjesht dialektore, ishte shume e veshtire te perpunoheshin e te zbatoheshin nga te gjithe norma drejtshkrimore e gramatikore te njesuara. Megjithate, u be nje pune e madhe per vendosjen e disa normave drejtshkrimore e gramatikore, qe shenuan nje hap te rendesishem perpara ne zhvillimin e metejshem te gjuhes letrare shqipe.
Nje vemendje e posacme iu kushtua edhe studimit te struktures gramatikore te gjuhes e kjo duket qarte edhe nga botimi i disa gramatikave me vlere, te hartuara kryesisht nga autore shqiptare. Nga keto dallohen sidomos gramatika e Kostandin Kristoforidhit (1882), me shpjegim ne gjuhen greke, "Shkronjetorja ..." e Samiut (1886), qe eshte e para gramatike e gjuhes shqipe, gramatika e Gjergj Pekmezit (1908), me shpjegime ne gjuhen gjermane, gramatika shqipe e Anton Xanonit (1909) etj.
Puna per levrimin e per studimin e gjuhes beri te mundur zhvillimin e metejshem te gjuhes letrare shqipe.
Ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX u shtuan edhe me shume perpjekjet e atdhetareve shqiptare per lirine e mesimit te gjuhes shqipe dhe per celjen e shkollave shqipe. Edhe pas hapjes se shkolles se Korces ne vitin 1887, gjendja e arsimit ne Shqiperi mbeti e mjerueshme. Gjithe sistemi arsimor osman perbehej nga shkollat fillore (mejtepe) ne qytete e ne fshatra, nje pjese e madhe prane xhamive, nga disa shkolla gjysme te mesme ose qytetese (ruzhdie) qe funksiononin ne qytete, ndersa shkolla te mesme shteterore (idadie) ishin ngritur vetem ne kryeqendrat e kater vilajeteve. Mesimet zhvilloheshin kudo ne gjuhen turke, ndersa numri i femijeve qe i ndiqnin keto shkolla ishte shume i paket. Ne keto rrethana atdhetaret rilindes si ne memorandumet e peticionet e njepasnjeshme, qe i derguan Portes se Larte dhe Fuqive te Medha nga kolonite e mergimit e nga brenda vendit, ashtu edhe nepermjet organeve te shtypit shqiptar te viteve 1897-1908, protestuan ndaj kesaj gjendjeje te rende te arsimit ne Shqiperi dhe kerkuan me kembengulje qe shqiptareve t'u jepej e drejta e mesimit te lire te gjuhes amtare shqipe dhe qe te hapeshin kudo ne Shqiperi shkolla shqipe te te gjitha hallkave. Organet e shtypit theksonin se "ne shqiptaret duhet te hapim shkolla shqipe ne Shqiperi dhe te mesojme ne gjuhen tone", "te celim shkolla shqipe ne te gjitha anet e Shqiperise, ne cdo qytet dhe ne cdo fshat, me qellim qe te lulezohet Shqiperia" ("Shqiperia", 1897, "Gjuha shqipe dhe shqiptaret"; "Drita" 1903, "Kombet e tjera dhe shqiptaret" etj.)
Atdhetaret, me gjithe pengesat e qeverise turke, nuk i nderprene perpjekjet per te perhapur arsimin ne gjuhen amtare. Pervec dy shkollave shqipe te Korces, ne mjaft vise te Shqiperise, si ne Elbasan, Diber, Kruje, Korce, Berat, Gjirokaster, Kolonje, Starove, Vlore, Permet, Skrapar, cameri etj., funksiononin, ne shumicen e rasteve prane shtepive private, shkolla te fshehta shqipe, ne te cilat arsimtaret atdhetare u mesonin femijeve e te rriturve abetaren e gjuhes shqipe. Ne keto qendra, si edhe ne qytete te tjera te vilajeteve shqiptare, si ne Shkoder, Durres, Tirane, Prizren, Prishtine, Shkup, Manastir etj., mesuesit atdhedashes u mesonin fshehurazi shkrimin shqip nxenesve ne shkollat e huaja turke, greke etj.
Atdhetaret rilindes protestuan ne ato raste kur Austro-Hungaria beri perpjekje per te zevendesuar gjuhen shqipe, qe ishte futur ne shkollat e saj, me gjuhet e huaja. Ne vitet 1898-1900 shpertheu konflikti ndermjet popullsise se Prizrenit dhe agjenteve konsullore austro-hungareze, qe deshen te fusnin ne shkollen shqipe te qytetit sllavishten. Vatikani me 1898 largoi nga kjo shkolle kleriket shqiptare nga Prizreni dhe emeroi ne vend te tyre klerike e murgesha kroate, qe filluan te perdornin ne shkolle krahas shqipes edhe sllavishten. Meqenese kerkesat e popullsise se Prizrenit per pezullimin e mesimit ne gjuhen sllave nuk u moren parasysh, ajo ngriti me 1899 nje shkolle te re shqipe te pavarur, ne te cilen jepte mesim Mati Logoreci. Ne keto perpjekje atdhetaret prizrenas paten edhe perkrahjen e popullsise se Shkodres dhe te viseve te tjera. Shkolla e re terhoqi shumicen e nxenesve te Prizrenit. Ne konfliktin per ceshtjen e shkolles se Prizrenit (qe zgjati 2 vjet) nderhyri me kerkesen e Vjenes edhe policia turke, e cila arrestoi mjaft shqiptare atdhetare. Qendresa e gjate e protestat e vazhdueshme te popullsise se Prizrenit bene me ne fund efektin e tyre; me 1900 u kthyen ne Prizren kleriket e larguar shqiptare dhe u hoqen nga shkolla mesuesit e huaj. Pas kesaj te dyja shkollat u bashkuan ne nje shkolle te vetme.

Psikologu
17-08-09, 18:59
Keshtu ndodhi edhe ne Tirane, ku ne saje te kerkesave kembengulese te rretheve atdhetare, ne shkollen austriake te ketij qyteti, ne kundershtim me vendimin e kryepeshkopit katolik te Durresit, u vune ne perdorim tekstet e pergatitura nga Shoqeria e Stambollit.
Ne saje te perkrahjes se popullit dhe te vendosmerise se mesuesve atdhetare, edhe Mesonjetorja shqipe e Korces, qe ishte e vetmja shkolle shqipe legale, u beri balle per nje kohe te gjate perndjekjeve dhe intrigave te qeveritareve osmane dhe mitropolise se Korces. Ne vitet e fundit te shek. XIX, kur drejtor i saj u be Nuci Naci, ajo u kthye ne nje shkolle te rregullt fillore me kater klase, ku ndiqnin mesimet 80-100 femije te krishtere e myslimane nga 20-40 qe kishte me pare. Pervec drejtorit, ne shkollen e djemve te Korces jepnin mesime edhe arsimtaret Thanas Nona e Nikolla Lako, ndersa te rriturve abetaren shqip ua mesonte Kristo Vodica. Por edhe kjo shkolle me ne fund u mbyll ne vitin 1902, kur autoritetet osmane, te nxitura edhe nga peshkopi ortodoks grek, arrestuan mesuesin dhe drejtorin e saj te fundit Nuci Nacin, te akuzuar si pjesemarres i nje "organizate te fshehte" shqiptare.
Shkolla e vajzave te Korces, ku jepnin mesim Sevasti Qiriazi (qe ishte edhe drejtoreshe e saj), Fanka Efthimi dhe me pastaj Polikseni A. Dhespoti (Luarasi) e Thanas Sina, dha ndihme te madhe per disa vjet ne perhapjen e shkrimit shqip e te ndjenjave atdhetare tek te rejat dhe te popullsia e qytetit. Ajo frekuentohej nga 50 nxenese, disa prej te cilave, duke qene nga viset e tjera, ishin konviktore. Por edhe kjo shkolle u mbyll me 1904 nga autoritetet osmane.
Ndersa pengonte perhapjen e mesimit te gjuhes shqipe dhe merrte masa te rrepta ndaj mesuesve e prinderve, sidomos ndaj atyre myslimane qe conin femijet ne shkollat shqipe, qeveria osmane, duke qene nen presionin e shteteve fqinje e te Fuqive te Medha, lejonte celjen ne qytetet e Shqiperise te shkollave te reja te huaja, greke, bullgare, serbe etj.
Krahas ketyre, perhapja e shkrimit shqip pengohej gjithashtu nga mungesa e nje alfabeti te perbashket per gjithe shqiptaret. Atdhetaret shqiptare me te drejte e shihnin mungesen e nje alfabeti te njejte si nje shenje dasie qe pengonte bashkimin e konsolidimin kombetar te shqiptareve.
Por si ceshjtja e shkolles shqipe, ashtu edhe ajo e vendosjes se nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe, qene shnderruar ne probleme politike, zgjidhja e te cilave do te varej nga zhvillimi i pergjithshem i Levizjes Kombetare Shqiptare.

Psikologu
17-08-09, 19:00
2. LETERSIA DHE ARTET

Letersia
Ringjallja nacionale, levrimi i shqipes si gjuhe e kultures, organizimi i arsimit kombetar dhe themelimi i letersise kombetare ne rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit te pavarur ne rrafshin politik, keto ishin pikat kyce te programit te levizjes se Rilindjes, prej se ciles lindi shkolla e romantizmit shqiptar te shek. XIX, qe u perurua ne vepren "Kenget e Milosaos" (1836) te Jeronim de Rades per te marre formen e plote ne veprat e Naim Frasherit, Pashko Vases, Ndre Mjedes, Zef Serembes, Gavril Dares (te Riut), Andon Z. cajupit, Luigj Gurakuqit, Asdrenit, Gjergj Fishtes, Filip Shirokes e te tjereve. Ishte ky nje romantizem tipik ballkanik, i mbrujtur me frymen e clirimit kombetar, me mallin e mergimtarit dhe me patosin retorik te evokimit te mesjetes shqiptare, domethene te lufterave te Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Letersia e Rilindjes u frymezua nga idete e romantizmit nacional dhe te iluminizmit, qe u kultivuan ne rrethet e inteligjencies shqiptare, e cila jetonte kryesisht ne mergim, ne ngulimet e vjetra shqiptare ne Itali dhe ne ngulimet e reja ne Stamboll, Bukuresht, ShBA, Sofje e Kajro. Kjo shkolle letrare levroi kryesisht poezine. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftetar e me pak njeriu tragjik. Ne procesin e zhvillimit te saj nisen te integrohen gjithnje e me shume ne te edhe idealet shoqerore demokratike te ndikuara nga orientimi ne pergjithesi perendimor i kultures shqiptare te Rilindjes. Kete prirje e shprehu ne menyre poetike, Naim Frasheri, ne vargjet sintetike: "Jak' o dit' e uruar, / Qe lint nga perendon".
Pjese e ketij procesi ishte dhe pasurimi i krijimtarise letrare me idealet humaniste per rilindjen e njeriut dhe lirine e individit, per persosjen e tij morale dhe emancipimin e tij nga prangat e mesjetes, nga mendesia e normat e moralit te saj qe e ndrydhte shpirtin e njeriut dhe e mbante ne padije e erresire. Poezia, sidomos poezia lirike e Rilindjes, i solli letersise shqipe boten shpirterore te individit, dramat e kerkimet e tij morale, nje bote ne levizje e te trazuar, nje shpirt te zgjuar nga gjumi mesjetar qe e mpinte mendjen njerezore.
Nje tipar i rendesishem i kultures dhe i letersise se Rilindjes eshte rigjallerimi dhe rivleresimi i vlerave tradicionale te kultures shqiptare, sidomos lidhja e ngushte e saj me folklorin vendas, riaktivizimi i motiveve dhe i formave poetike te krijimtarise gojore popullore. Gjurmimi i kesaj tradite dhe botimet ne fushe te saj ("Rapsodi te nje poeme arbereshe" me 1866 nga De Rada, "Permbledhje te kengeve popullore dhe rapsodi te poemave shqiptare" me 1871 nga Zef Jubani, "Beleta shqiptare" me 1878 nga Thimi Mitkoja, "Valet e detit" me 1908 nga Spiro Dineja etj.) ishin pjese e programit kulturor te Rilindjes Kombetare per afirmimin e identitetit etno-kulturor te shqiptareve.
Por letersia e kultura e Rilindjes u zhvilluan ne marredhenie te ngushta me kulturat perendimore e lindore, duke marre prej tyre ato elemente qe i pergjigjeshin frymes se tyre dhe duke ruajtur natyren vendase.
Levizja mendore dhe letrare e Rilindjes krijoi nje kulture te re; ajo hapi epoken e kultures moderne te shqiptareve.
Fillimet e letersise se Rilindjes lidhen me krijimtarine poetike te nje grupi poetesh nga veriu, te cilet qendrojne ne kapercyell te dy koheve. Nga njera ane ata me shkrimet e tyre fetare zgjasin, pas nje heshtjeje gati trecerekshekullore, traditen e letersise se vjeter klerikale katolike, kurse nga ana tjeter me disa vjersha te tyre, ku u buthtuan motivet e para atdhetare, u bene nismetare dhe pararendes te letersise se re. Keta ishin Preng Doci (1847-1917), abati i Mirdites, Pjeter Zarishi (1806-1866) nga Zadrima, Leonardo de Martino (1830-1923) arberesh i ardhur si misionar franceskan ne Shqiperi dhe Ndue Bytyci (1847-1917) prej Kosove.
Disa vjersha te ketyre poeteve jane te mbrujtura me frymen atdhetare dhe me notat e kushtrimit per lufte kunder pushtuesit, duke i hapur udhen edhe nje levizjeje te gjere artistike letrare, qe do te zhvillohej ne Shkoder ne mbarim te shek. XIX dhe qe pati si perfaqesues te saj Ndre Meden, Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Filip Shiroken.

Psikologu
17-08-09, 19:03
2. LETERSIA DHE ARTET

Naim Frasheri (1846-1900)
Naim Frasheri eshte figura qendrore e letersise se Rilindjes dhe nje nga perfaqesuesit me te shquar te levizjes kombetare, njeriu qe u pagezua per se gjalli si "apostull i shqiptarizmes" dhe "bilbili i gjuhes shqipe". Lindi ne Frasher te Dangellise, ku mori mesimet e para nga hoxha i fshatit. Me shpernguljen e familjes ne Janine, prane vellait te madh Abdylit, qe sherbente si nepunes atje, Naimi hyri ne gjimnazin Zosimea te qytetit, ku mori nje kulture te gjere per kohen. Pervec njohjes me kulturat klasike, pervec se persosi njohurite ne persisht dhe mesoi edhe gjuhe te tjera, si greqishten, frengjishten etj., Naimi atje ra ne kontakt me idete e iluminizmit freng, qe i hapi udhen Revolucionit te vitit 1789; lexoi Rusone e Volterin, per te cilet ruajti nje admirim te vecante gjate gjithe jetes, ashtu si e ruajti edhe per shkrimtaret e medhenj te shkolles se romantizmit francez, Hygone, Lamartinin e te tjere. Naimi u ndodh keshtu ne kryqezimin e dy kulturave, te kultures lindore e te kultures perendimore, te cilat lane gjurme ne formimin dhe ne vepren e tij, pa mundur te shtypin natyren e saj vendase.
Pasi kreu me 1870 gjimnazin, Naimi shkoi ne Stamboll per te gjetur pune, por klima nuk i shkoi shendetit te tij te dobet dhe u kthye ne Shqiperi, ku punoi per dhjete vjet si nepunes dogane ne Janine, ne Sarande e ne Berat. Me 1882 u vendos perfundimisht ne Stamboll prane vellait, Samiut, ku edhe mbylli syte me 20 tetor 1900. Atje ai u be shpirti i Shoqerise se Stambollit qe e kryesonte Samiu.
Por ne vitet e Lidhjes se Prizrenit Naimi u ndodh ne Shqiperi dhe mori pjese aktive ne ngjarjet e saj, sidomos ne organizimin e mbledhjeve qe u bene ne Frasher e ne Janine per mbeshtetjen e perkrahjen e Lidhjes. Me 1880 shkroi te paren veper shqip me permbajtje atdhetare, poemthin "Shqiperia", e cila u prit me entuziazem ne rrethet patriotike. Ne kete poeme ai shpalli poetikisht te gjitha idete qe do te formonin me tej trungun e vepres se tij atdhetare dhe te gjithe poezise atdhetare te Rilindjes.
Naimi iu kushtua teresisht veprimtarise atdhetare; ai dha ndihmese te shquar per botimin e revistes "Drita - Dituria", dhe ne nje periudhe te shkurter 13-vjecare (1886-1899) botoi 15 libra. Vetem ne vitin 1886 botoi ne shtypshkronjen e Bukureshtit 6 libra, "Bageti e Bujqesija", "Vjersha per mesonjetoret e para", "E kendimit te cunave kendonjetoreja" me dy vellime, "Istori e pergjithshme" dhe "Diturite". Me pas do te botonte "Tehajylat" ("enderrimet", 1885), "Lulet' e veres" (1890), "Mesime" (1894), "Parajsa dhe fjala fluturake" (1894), "Gjithesia" (1895), "Fletore e bektashinjve" (1896), "Istori e Skenderbeut" (1898), "Qerbelaja" (1898), "Istori e Shqiperise" (1899) e te tjera.
Sic shihet, nje vend te gjere i dha ai botimit te librave per te cilat kishte nevoje shkolla shqipe. Si atdhetar iluminist ai i kushtoi vemendje jo vetem pajisjes se brezit te ri me dije shkencore. Naimi kishte koncepte te perparuara pedagogjike. Ai ishte per barazine e djemve dhe te vajzave per te mesuar, per perfshirjen e lendeve shkencore ne programet shkollore, per nje edukate morale te persosur dhe per njesimin e mesimit me edukaten.
Vepra poetike e Naimit vuri bazat e letersise kombetare dhe luajti nje rol te dores se pare per zgjimin e vetedijes atdhetare te bashkekombesit. Ai u be themeluesi i nje letersie te re me permbajtje atdhetare e njerezore, me force artistike dhe me vlera te shquara stili, duke zgjeruar jo vetem tematiken dhe problematiken e saj, por duke i kthyer fjales shqipe forcen e saj estetike, duke i dhene shqipes fytyren e nje gjuhe te levruar te kultures moderne te shqiptareve. Me poemat e vjershat e tij lirike Naimi i kendoi mallit e dashurise per atdhe, krenarise kombetare dhe te kaluares se lavdishme te shqiptareve. Por ai zbuloi edhe te fshehtat e shpirtit njerezor duke medituar per jeten dhe vdekjen, bukurine dhe dashurine, qenien dhe mosqenien, perendine dhe gjithesine, ne frymen e panteizmit poetik e filozofik qe karakterizon mendimin e tij.
Nje himn te pashoq i thur Naimi dashurise per atdhe e mallit per te, bukurive te natyres shqiptare e krenarise kombetare ne poemen "Bageti e Bujqesija". Me kete veper Naimi krijoi poezine e madhe te atdheut dhe me nje gjuhe magjepse poetike shprehu ndjenja e emocione qe s'kishte mundur t'i krijonte para tij poezia shqipe. Ai shpalli mbi te gjitha ndjenjen e krenarise kombetare, permes vargjeve: "Ti Shqiperi me ep ndere, / Me ep emerin shqipetar; / Zemerne ti ma gatove / Plot me deshire dhe me zjarr".
Poema eshte nje shfrim lirik i ndjenjave te poetit te pushtuar nga malli i gjuhes dhe i bukurive te vendlindjes, nga kujtimet e rinise se kaluar ne gji te saj, te poetit te magjepsur nga kulti i tokes dhe i punes, te poetit qe e perjeton dashurine per Shqiperine dhe krenarine per te si nje ndjenje njerezore qe kerkon t'ua percjelle gjithe bashkatdhetareve te vet, me fjalen e vet poetike, me gjuhen e zemres se zjarrte, qe zhuritet nga malli e dashuria per cdo gje shqiptare.

Psikologu
17-08-09, 19:03
Naimi pohoi me gjuhen e artit qenien e atdheut e te atdhetarizmit shqiptar, duke krijuar imazhin poetik te memedheut qe u mungonte shqiptareve, qe e kishin dhe nuk e shikonin ose nuk e ndienin se e kishin ashtu te bukur e madheshtor, ashtu si e pershkruan poeti, te ringjallur se vdekuri me nje dashuri te pergjeruar prej fjales poetike. Ky imazh i ftonte shqiptaret te ktheheshin ne atdhe. Metafora e madhe e kthimit, e pranishme jo vetem ne kete poeme te Naimit, por ne gjithe letersine romantike te Rilindjes, nuk eshte e njejte me endrren romantike per t'u kthyer ne viset ekzotike, ose ne gjirin e jetes se lire e te paperlyer nga semundjet e qyteterimit modern; nuk eshte thjesht nje arratisje romantike larg rremujes e rremetit te jetes urbane, por nje mall per atdheun e humbur dhe nje thirrje qytetare per t'iu kthyer vlerave te vendlindjes, per t'i ringjallur ato e bashke me to per te ringjallur kombin. Ky ishte misioni i poezise se Naimit, i cili u njejtesua ne vetedijen e kombit me qiririn qe digjet per njeriun dhe per lirine.
Historia, sidomos epoka e Skenderbeut, perbente per rilindesit nje trashegim te cmuar dhe nje deshmi te identitetit e te se drejtes se shqiptareve per te jetuar te lire ne atdheun e tyre. Me vetedijen e ndikimit te madh te se kaluares per formimin e ndergjegjes kombetare dhe per zgjimin e ndjenjave liridashese, Naim Frasheri krijoi poemen epike "Istori e Skenderbeut", e cila, pikersht per keto arsye, u be nje nga veprat me te lexuara gjate Rilindjes. Me kete veper ai realizoi nje enderr te lashte te shqiptareve, per te pasur edhe ata si popujt e tjere eposin e tyre historik. Poema evokoi me nje patos te ngritur atdhetar e romantik qendresen peseshekullore te shqiptareve kunder vershimit osman dhe heroin e kesaj qendrese, figuren e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Naim Frasheri ishte njeri i Rilindjes dhe Rilindja Shqiptare bashkonte ne vetvete idealet politike qytetare te rilindjes se kombit dhe idealet humane te rilindjes se njeriut. Rilindja e kombit dhe liria e kombit ne mendimin e Naimit eshte e lidhur me rilindjen e njeriut e me lirine e njeriut, me zgjimin e pasurimin e tij mendor e shpirteror, me persosjen e tij morale. Ne kete veshtrim perjetimet lirike te Naimit te shprehura ne vjershat e "Luleve te veres" synojne te afirmojne nje bote te re ndjenjash njerezore, aspiraten e poetit per emancipimin e njeriut dhe per pohimin e individualitetit e te personalitetit te tij.
Keto motive i sollen nje risi e nje pasuri artistike te panjohur me pare poezise shqipe; me to Naim Frasheri themeloi stilin e mirefillte lirik ne letrat shqipe dhe ngriti fjalen shqipe ne rrafshin e poezise e te artit te vertete.
Vepra e Naim Frasherit sintetizoi prirjet me te mbara te zhvillimit historik e kulturor kombetar te shqiptareve dhe beri epoke duke e nxjerre ne nje udhe te re letersine e tyre.
Disa shekuj te shqipes se shkruar para Naimit kishin krijuar nje tradite, ne thellesi te se ciles gjellinte dashuria per gjuhen shqipe dhe gjente shprehje prirja e nje zhvillimi te mevetesishem kulturor te nje kombi qe e dallonte veten nga te tjeret edhe ne kete rrafsh, sado qe trysnia e gjuheve dhe e kulturave te huaja mbi te ishte e madhe. Por rendesine e kesaj tradite e kufizonte fakti qe shpirti i shqipes ndrydhej ne te brenda funksionit kryesisht didaktik, utilitar, te letersise se shekujve XVI-XVIII, si dhe fakti qe ajo nuk kishte arritur te fitonte vazhdimesine e njesine e brendshme.
Vepra e Naimit kaperceu keto kufizime, prandaj ajo shenoi nje ndryshim epokal ne kulturen shqiptare duke krijuar nje letersi te nje tipi te ri qe shprehu shpirtin e kombit e te kohes me nje gjuhe poetike, ne te cilen fjala shqipe tingelloi me te gjitha vlerat e saj te shprehjes plastike e veterefleksive.
Duke vene ne baze te gjuhes se poezise gjuhen popullore, Naim Frasheri e emancipoi shprehjen poetike nga konvencionalizmi dhe i cliroi fjalet nga inercia e nje tradite te ngurtesuar prej gjuhes se konsakruar te librave te dogmes, ose prej trysnise se modeleve te huaja poetike. Me vepren e Naimit letersia shqiptare mohoi ne thelb traditen e zhvillimit te saj te varur nga ndikimi i letersive dhe i kulturave te tjera; ajo nisi te zhvillohej ne menyre te pavarur si letersi e kombit shqiptar, me tiparet e veta. Naimi e afroi keshtu letersine me proceset e zhvillimit shpirteror e kombetar te shqiptareve dhe e beri shprehese te njemendte te ndergjegjes se tyre morale e estetike.
*

Ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX shfaqen dukuri te reja ne zhvillimin e letersise shqipe, e cila ndonese vijon te mbetet brenda kuadrit te Rilindjes, nis te njohe procesin e dizintegrimit te romantizmit si drejtim letrar. Nje brez me i ri shkrimtaresh qe erdhen pas Naimit, duke ndjekur traditen e Rilindjes ne trajtimin e motivit patriotik, e pasuruan me nje problematike te re shoqerore permbajtjen e letersise, me gjini e forma te reja te shprehjes artistike. Ne krijimtarine e disa syresh u pershenjen shfaqjet e para te realizmit. Ne kete grup shkrimtaresh bejne pjese Andon Z. cajupi, Asdreni, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Faik Konica e te tjere. Ata e vazhduan krijimtarine e tyre edhe pas vitit 1912, kur mbyllet epoka e Rilindjes si etape historike. Krijimtaria e dy te fundit i perket me shume fazes se re qe nisi ne zhvillimin e letersise shqipe pas krijimit te shtetit te pavarur shqiptar.

Psikologu
17-08-09, 19:04
2. LETERSIA DHE ARTET

Andon Z. Cajupi (1866-1930)
Andon Zakoja, i njohur me pseudonimin Cajupi, lindi ne Sheper te Zagorise, ku mori edhe mesimet e para. Me pas u shkollua ne nje lice francez ne Aleksandri, kurse studimet e larta per drejtesi i kreu ne Gjeneve. Prej andej u kthye ne Egjipt ku e ushtroi fare pak profesionin per te cilin u diplomua dhe iu kushtua teresisht levizjes patriotike, duke u bere nje nga figurat qendrore te kolonise shqiptare te Misirit.
Shkrimi i pare qe njihet prej cajupit eshte artikulli "Duke kerkuar nje alfabet", botuar ne revisten "Shqiperia" te Bukureshtit. Ne kete artikull te shkruar ne frengjisht poeti i ardhshem mbron idene e perdorimit te alfabetit latin dhe parashtron pikepamjet e tij te perparuara per zhvillimin e levizjes kombetare.
Me 1902 cajupi doli para lexuesit me permbledhjen poetike "Baba Tomori", qe beri jehone dhe u prit mire per frymen luftarake qe mbartte poezia e tij dhe per risine qe ajo sillte ne motivet, ne frymen dhe ne mjetet e shprehjes. Ne vjershat atdhetare ndihet ndikimi i Naimit, vecse poezia e cajupit me kete teme pershkohet nga nota te forta luftarake dhe nga thirrje te hapura per te rrokur armet kunder pushtuesit. "cvish rrobat e Roberise, / Memedhe, / Vish armet e trimerise, / Se ke ne!" shkruan cajupi ne vjershen "Shqipetar".
Ne poezine e tij te zjarrte cajupi u bente jehone zhvillimeve te vrullshme ne levizjen kombetare me agimin e shekullit te ri, qe cuan ne formimin e cetave te lirise dhe ne kryengritjet e medha te viteve 1910-1912.
Poezia e cajupit vinte gishtin edhe ne plagen e percarjes e te vellavrasjes dhe i ftonte shqiptaret te linin pas merite e te bashkonin armet kunder pushtuesit osman e kunder synimeve te shovinisteve fqinje. Demokratizmi i permbajtjes, notat luftarake dhe fryma satirike demaskuese ndaj armiqve te ceshtjes kombetare e bene poezine e cajupit te perhapet shpejt e te kete nje ndikim te madh te lexuesit.
Me nje ndjenje te holle poetike ka trajtuar cajupi edhe motivet dashurore e ato shoqerore ne disa prej vjershave me te mira te "Baba Tomorit". Ne fund te kesaj permbledhjeje ai ka perfshire edhe komedine "14 vjec dhenderr", nje komedi realiste qe zuri vend te sigurt ne repertorin e teatrit shqiptar. Me 1910 ai shkroi komedine tjeter "Pas vdekjes", e cila u botua me 1937, 7 vjet pas vdekjes se poetit. Komedia zhvilloi idene e fejtonit "Klubi i Selanikut", botuar prej tij me 1909, duke demaskuar ata qe ishin bere vegel e xhonturqve ne Shqiperi dhe duke vene ne loje naivet qe binin ne gracken e propagandes xhonturke.
E kesaj periudhe eshte edhe poema satirike ne doreshkrim "Baba Musa lakuriq", nje ritregim parodik i ngjarjeve te bibles. Me kete veper ai e zgjeron shume rrethin e motiveve dhe problematiken e poezise shqipe, peruron kritiken ndaj veseve e thelbit moral te njeriut, duke sjelle ne letersine shqipe nje permase te re, qe do ta thellonte me tej satira e Gjergj Fishtes dhe e Faik Konices.
Me cajupin nis te shfaqet ne jeten e re letrare shqiptare tipi i poetit civik, qe ndjeu nga te paret krizen e idealeve te Rilindjes, edhe pse me ato e lidhnin mijera fije. Ai pati kurajon ta shihte te verteten ne sy, sepse i kishte dale dehja nga romantizmi nacional i Rilindjes, i cili, i marre integralisht, pa nje qendrim kritik dhe vetekritik, nuk i pergjigjej me situates se re historike. Perballe imazhit te nje jete idilike, poetit i vrisnin syte plaget shoqerore e morale ne trupin e kombit, kur demaskoi pa meshire bejleret e feudalet e degraduar. Perballe mitit te harmonise shoqerore ai shihte kundershti e kontraste te mprehta, te cilat i pikasi edhe ne gjirin e levizjes kombetare. Ne ndeshjen midis vetedijes romantike dhe vetedijes realiste, kritike te cajupit po fitonte kjo e fundit, duke i hapur rrugen realizmit ne letersine shqiptare te fillimit te shek. XX.
cajupi u be nje poet popullor edhe sepse e mbrujti poezine e tij sipas modeleve te poezise popullore. Ai mbeti nje shembull klasik i poetit qe shprehu shpirtin e popullit me nje gjuhe poetike te thjeshte e te drejtperdrejte, por shprehese dhe te fresket.

Psikologu
17-08-09, 19:05
2. LETERSIA DHE ARTET

Asdreni (1872-1947)
Aleks Stavre Drenova - Asdreni lindi ne Drenove te Korces me 1889 dhe mergoi ne moshe fare te re ne Rumani. Atje kaloi nje jete me shtrengesa ekonomike qe s'iu ndane deri ditet e fundit kur mbylli syte ne Bukuresht. Shpejt u aktivizua gjallerisht ne perpjekjet e kolonise se Bukureshtit ne luften per clirim kombetar dhe u be nje nga veprimtaret dhe figurat qendrore te asaj kolonie. Nisi te shkruante poezi e artikuj publicistike ne fillim te shek. XX. Vjershat e para i botoi ne faqet e shtypit shqiptar. Ato i permblodhi ne librin "Rreze dielli" (1904). Poezia e Asdrenit ndiqte traditen e Naimit e te cajupit, lartesonte traditat liridashese te shqiptareve dhe te kaluaren e tyre, himnizonte dashurine per atdhe dhe i grishte bashkatdhetaret te rreshtoheshin ne luften per clirim kombetar. Vepra me e rendesishme e Asdrenit e botuar gjate Rilindjes eshte "endrra e lote" (1912). Kjo permbledhje poezish dallohet per pasurine e motiveve, per frymen atdhetare e demokratike dhe per nje nivel te ri artistik. Ne disa poezi te ketij vellimi poeti demaskon pushtuesit, i thur himn trimerise qe treguan kryengritesit e lirise ne ngjarjet e viteve 1911-1912 dhe fshikullon me nota ironike ate pjese te parise qe iu shmang luftes clirimtare. Ne keto vjersha, si "Zeri i kryengritesve", "Krereve tradhtare", "cperblimi", motivet e luftes per clirim kombetar u gershetuan me motivet e pakenaqesise ndaj padrejtesise shoqerore. Vepra e Asdrenit shenonte keshtu nje hap per kalimin nga romantizmi ne realizem, nga paraqitja e idealizuar e jetes dhe e traditave ne kritiken e realitetit historik e shoqeror te kohes.
Kjo kritike dhe ndjenja e zhgenjimit te njerezve te thjeshte nga rezultatet e luftes qe bene per clirim kombetar e shoqeror, u thellua ne krijimtarine e Asdrenit pas viteve 20 dhe gjeti pasqyrim ne vellimin "Psallme murgu", qe u botua ne vitin 1930. Me kete veper Asdreni bente nje hap te shenuar perpara edhe si artist. Poezia e Asdrenit dhe e disa krijuesve te tjere te kesaj periudhe, tregonte se ideja kombetare po i hapte udhe idese njerezore. Asdreni la shume vjersha ne doreshkrim, midis tyre nje permbledhje poezish me titull "Kambana e Krujes" qe u botua pas clirimit.
Rendesi ne krijimtarine e Asdrenit ka edhe publicistika e tij. Ne artikullin "Dy-tri fjale per oxhakesine" botuar ne revisten "Albania" te Faik Konices me 1902, Asdreni demaskon ate pjese te parise feudale qe merrte neper kembe sakrificat e atyre qe derdhnin gjak per lirine e vendit.
Vend me rendesi ne publicistiken e Asdrenit zene edhe shkrimet qe denoncojne synimet e shteteve shoviniste fqinje dhe pohojne besimin e forcave te verteta kombetare per fitoren e lirise.
Asdreni ka hyre ne historine e letersise shqiptare si nje poet atdhetar e demokrat, qe me vepren e tij ndikoi per zgjimin e ndergjegjes kombetare e shoqerore dhe per pasurimin e poezise shqipe me forma e mjete te reja shprehese.

Psikologu
17-08-09, 19:06
2. LETERSIA DHE ARTET

Ndre Mjeda (1866-1937)
Motivet atdhetare e demokratike formojne permbajtjen edhe te krijimtarise poetike te Ndre Mjedes, nje poet i lindur ne Shkoder dhe i shkolluar per teologji ne disa vende te Evropes kur u kthye ne atdhe, punoi si famulltar. Iu kushtua qe heret levizjes atdhetare. Me 1901 se bashku me te vellane themeloi shoqerine "Agimi", e cila krijoi nje alfabet te shqipes dhe botoi disa tekste me kete alfabet. Per pergatitjen filologjike qe kishte me 1902 mori pjese ne nje kongres orientalistesh qe u mbajt ne Hamburg, kurse ne Kongresin e Manastirit me 1908 u zgjodh anetar i Komisionit per hartimin e alfabetit te njesuar te shqipes. Me 1916-1917 ishte anetar i Komisise Letrare ne Shkoder. Mori pjese aktive ne levizjen demokratike te viteve 1920-1924 dhe u zgjodh edhe deputet. Pas renies se kesaj levizjeje u terhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshte ne Kukel. Vitet e fundit i mbylli si mesues i gjuhes shqipe ne Shkoder.
Krijimtaria poetike e Ndre Mjedes nis heret, por pjesen me te madhe te poezise se tij e botoi pas shpalljes se Pavaresise. Permbledhja e pare qe botoi ne ato vite ishte "Juvenilia" (1917), ku perfshihen vjersha te shkruara ne fund te shek. XIX e ne fillim te shek. XX.
Poema romantike "Vaji i bylbylit", e shkruar me 1887 ne frymen e Rilindjes, pershkohet nga ideja patriotike dhe nga malli i te merguarit per vendlindjen. Por krahas vjershave me tone elegjiake Ndre Mjeda shkroi dhe poezi te mbrujtura me frymen luftarake te poezise se fundit te Rilindjes. Ne poemen "Liria" (1910-1911) gjeti jehone kryengritja e malesoreve te Veriut me 1911, lufta e tyre dhe aspirata per drejtesi shoqerore. Motivet shoqerore dhe fryma demokratike erdhen duke u thelluar ne krijimtarine e Ndre Mjedes. Ne poezine "Mustafa Pasha ne Babune" poeti ka shpotitur qendrimin e lekundshem te asaj pjese te parise feudale qe iu shmang luftes kunder pushtuesit osman. Ndre Mjeda eshte autor edhe i shume krijimeve per femije, te mbrujtura me idete e moralit te Rilindjes, me frymen e dashurise per njeriun, per lirine dhe per natyren.

Psikologu
17-08-09, 19:07
2. LETERSIA DHE ARTET

Shtjefen Gjecovi (1873-1929)
Shkrimtar, etnolog e arkeolog, qe u dallua sidomos ne lemin e zbulimit dhe te afirmimit te traditave etnokulturore te shqiptareve. Pergatiti vepren madhore "Kanuni i Leke Dukagjinit", pjese te se ciles u botuan me gjallje te tij ne revisten "Hylli i Drites"; si liber me vete doli ne vitin 1933 me nje parathenie te Gjergj Fishtes. Kjo veper eshte nje monument i se drejtes zakonore te shqiptareve dhe e beri te njohur autorin ne rrethet shkencore.
Shtjefen Gjecovi lindi ne Janieve (Kosove) ku mori mesimet e para, kurse te mesmet i kreu ne Kolegjin Franceskan te Troshanit, per te vijuar me pas studimet teologjike ne Bosnje. Sherbeu si famulltar ne vise te ndryshme, si ne Peje, ne Kurbin, ne Gomsiqe etj. Ne Arbenesh te Zares punoi per nje kohe si mesues i shqipes. Mori pjese ne kryengritjet kunderosmane te viteve 1909-1912 dhe me pas ne Luften e Vlores me 1920. Duke jetuar mes njerezve mblodhi traditat gojore, etnografike, te drejten zakonore dhe u interesua per gjuhesine e arkeologjise. Gjithe veprimtarine e tij te shumanshme kulturore e pershkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u be shkak te vihej ne shenje te rretheve shoviniste serbe, te cilat organizuan vrasjen e tij me 14 tetor 1929.
Gjecovi eshte autor i Drames "Dashtunia e Atdheut" (1901), i vepres morale-didaktike "Agimi i Gjytetnise" (1910) dhe i shume artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar ne organe te ndryshme te shtypit te kohes, sidomos ne revisten "Albania" te F. Konices, ku bashkepunoi me pseudonimin "Lkeni i Hasit". Gjecovi la shume vepra ne doreshkrim, si "Shqiptari ngadhnjyes" (1904), "Princi i Dibrave" apo "Mojs Golemi" (Drame), "Mnera e Prezes" (1902), "Perkrenarja e Skenderbeut" etj. Shumica e ketyre doreshkrimeve ruhen ne Arkivin e Shtetit ne Tirane.
Puna e Gjecovit eshte ne vazhden e veprimtareve te Rilindjes per te mbledhur e per te deshmuar traditat kombetare dhe lashtesine historike te shqiptareve, kulturen e tyre materiale dhe shpirterore, per te levruar fjalen shqipe dhe per te forcuar vetedijen kombetare te popullit te vet.
*
* *
Vitet e fundit te Rilindjes u aktivizua edhe nje brez poetesh te tjere. Filip Shiroka (1859-1935), qe pati botuar nje vjershe luftarake me titull "Ne arme Shqiperi" ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Me 1933 nxori vellimin "Zani i zemres", ku permblodhi vjersha atdhetare te shkruara ne kohe te ndryshme, midis tyre poezine e njohur "Shko dallendyshe", e cila eshte e mbushur me mall per vendlindjen. Ai mbeti ne kujtesen e lexuesve si poet i mallit per atdhe.
Ne fillim te shek. XX ne faqet e shtypit botuan vjersha edhe Luigj Gurakuqi (1879-1925), Hile Mosi (1885-1933), Risto Siliqi (1882-1936), Mihal Grameno (1872-1931) e te tjere. Luigj Gurakuqi, pervec poezise se tij atdhetare, shquhet edhe ne fushe te mendimit estetik e kritik. Ai mori pjese gjithashtu ne Kongresin e Manastirit. Ne vitet e Revolucionit te qershorit ai u be nje nga figurat qendrore te kohes, perkrah Fan Nolit. Risto Siliqi, vec te tjerave, u be kronikan i kryengritjeve te malesise per liri me vepren "Pasqyra e diteve te pergjakshme" (1912).
Ne kete periudhe hyne ne levizjen kombetare e letrare edhe Gjergj Fishta (1871-1940) e Faik Konica (1876-1942), te cilet do ta zhvillonin veprimtarine e tyre krijuese kryesisht ne vitet e Pavaresise, duke u bere dy nga figurat qendrore te kultures shqiptare te kohes.

Psikologu
17-08-09, 19:08
2. LETERSIA DHE ARTET

Folklori dhe folkloristika
Epoka e Rilindjes shenoi nje pasurim te metejshem te folklorit, nje rritje cilesore si ne permbajtje, ashtu edhe ne konceptimin e dukurive shoqerore-politike, ne raport me folklorin e periudhave te meparshme historike.
Ndonese fillimet e folkloristikes shqiptare shenohen me botimin e nje numri fjalesh te urta nga Frang Bardhi me 1635, eshte kryesisht gjysma e dyte e shek. XIX periudha, gjate se ciles u be i mundur publikimi i shume permbledhjeve me krijime folklorike, te mbledhesve te ndryshem shqiptare e te huaj.
Shqiptaret qe u moren me mbledhjen dhe me botimin e folklorit u nisen per vepra te tilla te nxitur kryesisht nga motive atdhetare. Thimi Mitkoja ne parathenien e botuar te permbledhja e tij folklorike "Beleta shqiptare" shpreh qarte qellimin e ndermarrjes se tij: "shpetimi dhe dhenia brezave qe vine, i fjalevet dhe i tekstevet shqipe, te cilat, para disa vjetesh i mblodha me shume mundim e shpenzime, dhe besoj se do te kene nje vlefte, sepse ne keto duket origjina, karakteri, zakonet e races shqiptare...".
Spiro Dineja, duke shkruar per vlerat e krijimtarise folklorike ne pergjithesi dhe te kengeve ne vecanti, ne parathenien e permbledhjes "Valet e detit" (1908) pohon se "keto jane shume te nevojshme e te vjejtura per kombin tone, se nder keto shikonjem te ngjarat e cdo kohe, qe kane shkuar si valet e detit dhe prej ketyreve munt te dale nje istori e plote".
Ne parathenien e permbledhjes se Vincenc Prenushit "Kange popullore gegenishte" (1911) thuhet se qellimi i botimit "asht perparimi dhe qyteterimi i kombit... Kanga popullore asht e madhnueshme per kah t'benet e vet t'permrenshem, asht e hijshme edhe kah trajta e vet... ajo do ruajte si nje visar i cmueshem, si nje flake, prej t'cilles do t'marre drite e ner komi".
Rilindesit qe u moren me folklorin pergjithesisht e cmonin ate si pjese te rendesishme te trashegimise e te vazhdimesise kulturore te kombit shqiptar, nje nga deshmite e veteqenies kombetare, tregues te aftesive e te mundesive qe kishte pasur dhe vijonte te kishte populli yne per krijimin e vlerave artistike shpirterore.
Ndonje prej ketyre atdhetareve te perkushtuar, sic ishte Thimi Mitkoja, e shihte folklorin edhe si nje potencial me vlera te spikatura dhe me funksione te qarta per krijimin e nje hapesire te njesuar shqiptare, duke iu kundervene perpjekjeve asimiluese, por edhe proceseve vetemenjanuese kombetare, kudo qe jetonin shqiptaret. Sipas tyre, edhe folklori jepte ndihmesen e vet per te ruajtur te gjalle dhe per te perforcuar ndergjegjen kombetare, si dhe per te deshmuar identitetin kombetar shqiptar. "Shqiptari, duke dashur pa fund atdheun e tij, do dhe bashkatdhetarin e tij, edhe kur ay eshte ne tjeter fe, sepse fene e ka ne vend te dyte, kur puna eshte per atdheun e pergjithshem. Ne kenget heroike te popullit gjenden shume shembella te tilla, qe s'e kane shoqen, patriotizmi dhe lirije te fese".
Keto mendime te shprehura nga Thimi Mitkoja hasen edhe te rilindes te tjere qe u moren me folklorin. Keta e shihnin folklorin si percjelles te vlerave shpirterore, te tipareve e te virtyteve me te qenesishme te shqiptareve, te ndjenjave e te shijeve te tyre.
Gjate periudhes se Rilindjes u shtrua edhe nevoja e njohjes dhe e botimit te kultures popullore ne pergjithesi e te folklorit ne vecanti, si lende e pare per ndricimin e shume problemeve nga e shkuara dhe nga bashkekohesia, por edhe si nxitje per te ardhmen. Mbledhja e botimi i folklorit, sipas tyre, do t'i sherbente per te pohuar gjenezen e lashte e te perbashket te shqiptareve (krijimtaria folklorike e kohes ne nje mase te madhe ishte percjelle nga rrjedhat shekullore), si edhe per ruajtjen e vlerave me te qenesishme brenda njesise etnike.
Nga ana tjeter, sipas rilindesve, folklori ndihmonte bashkimin kombetar, zgjonte ndergjegjen disi te topitur, e hidhte popullin ne veprime konkrete per clirim nga pushtuesit. Po keshtu, folklori sherbente edhe per krijimin e kultures se re qe i duhej memedheut si per te arritur clirimin kombetar, ashtu edhe per te formuar nje shtet te pavarur.
Duke u nisur nga konceptime te tilla, nje varg rilindesish si De Rada, Zef Jubani, Spiro Dineja, Shtjefen Gjecovi, Vincenc Prenushi etj. dhe mbi te gjithe Thimi Mitkoja, jo vetem qe mblodhen nga mjedise te ndryshme, por edhe botuan krijime e vellime te vecanta folklorike. Ndonje prej tyre, si Elena Gjika, De Rada etj., hartuan edhe trajtesa shkencore me nivel te larte per kohen. Per here te pare ne historine e folkloristikes shqiptare u bene botime te vecanta folklorike. Dolen permbledhjet e para te folklorit shqiptar, te cilat iluministet e Rilindjes i cmonin jo vetem per vlerat artistike letrare, por edhe si mjete per mesimin e levrimin e gjuhes amtare, per afirmimin e kultures kombetare shqiptare dhe per ngritjen e vetedijes kombetare te shqiptareve. Ngjarje e shenuar eshte vecanerisht botimi me 1878 i vellimit te Thimi Mitkos "Beleta shqiptare" (Egjipt), qe perben hapin me te rendesishem ne pasqyrimin nderkrahinor te krijimtarise gojore, per gjeresine e llojeve e te zhanreve folklorike, per njohjen e per respektimin e kritereve te regjistrimit e te botimit folklorik. Me kete permbledhje folklorike Thimi Mitkoja u be i njohur si themelues i folkloristikes shqiptare. Sikurse ve ne dukje ne parathenie, qellimi i tij ishte t'u jepte nxitje bashkatdhetareve shqiptare qe te kulturoheshin dhe te studionin gjuhen amtare, e cila "eshte ushqimi i pare i perbashket qe i jep gjalleri popullit".
Nese atdhetaret rilindes u moren me folklorin te nisur kryesisht nga sherbimi qe i benin kombit te tyre, pati edhe nje numer te huajsh, qe pergjithesisht per interesa studimore te natyres gjuhesore, regjistruan e botuan edhe krijime te ndryshme folklorike. Midis tyre radhiten G. Hahni, A. Dozoni, G. Majeri, H. Pederseni, N. Jokli etj. Ndihmesa e tyre ishte shume e cmuar, pasi dokumentohej jeta e folklorit shqiptar, shprehej e pasqyrohej shumellojshmeria folklorike. Te huajt qe mblodhen folklor shqiptar, duke e perkthyer lenden e mbledhur ne gjuhet e tyre per ta botuar, mundesonin gjithashtu njohjen e vleresimin e folklorit shqiptar, por edhe te kombit shqiptar, nga opinioni shkencor i huaj.
Krijimtaria folklorike gjate Rilindjes qarkulloi dhe u pasurua ne lloje e ne zhanre te ndryshme, duke shprehur ne menyrat e veta specifike periudhen kohore dhe problematiken qe ajo ngerthente. Por ne menyre me te drejtperdrejte dhe me te hapur periudhen historike te Rilindjes Kombetare e pasqyrojne kenget e epikes historike dhe te mergimit, duke qene, se pari, krijimtari e komunikimit artistik, dhe, se dyti, edhe plotesim i deshmive historike.

Psikologu
17-08-09, 19:09
Krijimet poetike ne perberje te kengeve perkatese, sic jane shprehur folkloristet shqiptare, gjate Rilindjes "marrin nje zhvillim te brendshem me demokratik, me masiv, vecori keto qe harmonizohen me gjeresine dhe karakterin popullor te levizjeve". Duke qene bashkatdhetare e historise, kenga historike u ben jehone artistikisht kundershtive, qendresave, revoltave, kryengritjeve kunder pushtuesve qe nga ato te karakterit me te kufizuar lokal, krahinor, deri ne ato te nje plani me gjitheperfshires nderkrahinor e kombetar.
Kundervenia vendas - te huaj, e kthyer ne shprehjen shqiptare - osmanllinj, qe shprehte dallimin kombetar, sipas kengeve historike shqiptare te periudhave te meparshme, gjate Rilindjes behet nje dukuri mjaft e kristalizuar. Ideja e bashkimit kombetar, pa dallim feje e krahine, shihet ne mjaft tekste kengesh historike, si nje kerkese e domosdoshme, si e vetmja rruge per te arritur lirine e pavaresine, qendresen dhe perballimin e qarqeve shoviniste fqinje e te Fuqive te Medha qe i perkrahnin. Vetem te botimi i permendur i Thimi Mitkos nder te tjera gjejme edhe vargje te tilla: "Shqiperia ane mb'ane / U ngren' e nje fjale thane: / - Mbretit s'i apem nizame!"; "O shoke, nde kini bese, / Kush ka lindur do te vdese. / Shqypetare ne na thone, / Bejme si c'kemi zakone"; "Ziafeti i osmanllise / Eshte helm i Shqiperise"; "Sulltan, mos degjo Frengjine, / Na s'leshojme Shqiperine"; "Frenk, e gjec nga Perendia, / S'e se humbi Shqiperia. / Na madhuat Malezine, / Serbin' edhe Grekerine, / Harruate Shqiperine, / Q' i ka trimat si shahine".
Nje ndergjegjesim i tille popullor kalon permes momentesh te ndryshme kulmore, te percjella nga kenget popullore. Krijohen e qarkullojne cikle kengesh per ngjarje shume te rendesishme, per situata nxitese, shpresedhenese e tronditese dhe kenge te vecanta per ngjarje me te kufizuara. Ne teresine e tyre keto kenge jane me interes edhe per te pasqyruar dhe per te pasuruar kroniken historike te periudhes se Rilindjes Kombetare. Nuk ka ngjarje te rendesishme te levizjes kombetare te kesaj epoke qe te mos kete lene gjurme te thella ne ndergjegjen e popullit, i cili i ka perjetesuar ato ne kenget e tij historike.
Epika historike shqiptare, e krijuar gjate Rilindjes Kombetare, ne rend kronologjik grupohet ne tri etapa: a) Kenget e viteve 1831-1847; b) ato te gjysmes se dyte te shek. XIX, me pike kulmore ngjarjet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit; c) kenget per ngjarjet qe vijojne deri ne shpalljen e Pavaresise.
Grupi i pare ze fill me pasqyrimin e njeres prej kryengritjeve te fshataresise te trevave te Jugut me 1831 (Leskovik, Kolonje, Permet, Tepelene), vijon me veprimet sulmuese kunder administrates se pushtuesit me 1833-1834 (Delvine, Tepelene e Berat), me kryengritjen e armatosur te Kosoves (1833), me luftimet per te mos lejuar zbatimin e ligjeve centralizuese me 1844-1845 (Shkoder, Diber, cermenike, Malesi e Gjakoves, Prishtine etj.), deri te momenti i rendesishem i vitit 1847, kur ne jug te vendit pati kryengritje popullore te pergjithshme me shume jehone kunder administrates osmane.
Nepermjet kengeve popullore percillen skena te tera, ku pasqyrohet tabloja e gjendjes politike e shoqerore e kohes. Shohim ne to kushtrimet popullore, dhenien e beses, ngritjen e gatishmerine e shtresave te gjera popullore per t'u hedhur ne sulme dhe per te sakrifikuar ne lufte kunder pushtuesit: "Melesini maja-maja, / E rreh topi e kumbaraja... / Kjo kisha me nje kamare, / Nizamet i shojti fare"; "Shkodra te veten e bani, / I erdh hakut Osmanllise"; "****elesh, krie te ngrini, / Gra e burra arme vini, / Anen e detit te zini, / Se na pllakosi qafiri"; "Kur te cahen kullat tona, / Plot me gjak dirgjet Valbona"; "Shqiperia anembane / U ngren' e nje fjale thane: / - Mbretit s'i apem nizame".
Ne keto kenge, krahas figurave shume te njohura, si Zylyftar Poda, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, celo Picari etj., dalin edhe nje varg personazhesh te tjera, te spikatura ne luftime te ndryshme, si Zenel Xhafoja, Balili i Xhixhise, Sinan Maloja, Labe Duka etj.
Kenget e etapes se dyte gjate Rilindjes Kombetare pasqyrojne jehonen e levizjeve te metejshme kunder pushtuesve osmane, por edhe nje teme te re, sic ishte ajo e mbrojtjes se teresise tokesore te atdheut nga synimet dhe perpjekjet e qarqeve shoviniste fqinje, me nxitjen e Fuqive te Medha te kohes. Kalojne nepermjet kengeve historike pamje tragjike, si shpernguljet e shqiptareve nga Leskovci, Prekupla, Vranja (1877-1878) etj.: "Oh, muhaxhirt, o bre, kah po shkojn-e, / Dru e gur, bre, c'po vajtojn-e".
Gjendja e veshtire per popullin tone gjate viteve 1875-1878, e krijuar nga Kriza Lindore, me pike kulmore Kongresin e Berlinit, pershkallezoi qendresen dhe i nxiti shqiptaret te organizojne luften per mbrojtjen e teresise tokesore te vendit. Idete e medha te Rilindjes tingelluan me force te vecante ne kenget epike kushtuar Lidhjes se Prizrenit (1878-1881), ne te cilat perjetesohet njekohesisht qendresa e pashembullt e popullit shqiptar kunder shteteve shoviniste fqinje per mbrojtjen e teresise se tokave shqiptare, si edhe lufta e tij per autonomine e vendit kunder ushtrise osmane te Dervish Pashes.

Psikologu
17-08-09, 19:10
Kenget per Lidhjen Shqiptare shprehin vecorite dhe idete e reja te kesaj epoke: formimin e ndergjegjes kombetare te popullit shqiptar, karakterin e pergjithshem mbareshqiptar te luftes se Lidhjes, idene e saj te madhe te bashkimit kombetar te te gjithe shqiptareve pa dallim feje e krahine. U krijuan atehere shume kenge per ngjarjet dhe per personazhet aktive te tyre, te pasuruara me nje numer risish ideo-estetike. Mund te permendet, nder te tjera, perfshirja ne kryengritje e pothuajse te gjitha mjediseve shqiptare, me vetedijen e plote se luftohej per te mbrojtur interesat e larte te popullit e te atdheut. Ne kenget popullore theksohet se ne kete lufte "ngrihet ne kembe e tane shqiptaria", "se jena nis m'u ba milet (komb)" etj. Gjeresine e luftes se Lidhjes dhe vecanerisht pjesemarrjen ne Kuvendin e Gjirokastres (1880) te perfaqesuesve te te gjitha viseve shqiptare te Veriut e te Jugut, poeti popullor e jep ne keto vargje: "****elesh e Gegeri, / c'u mblodhen ne Egjeri".
U krijuan cikle kengesh per ngjarjet sa historike, aq edhe dramatike, qe ndodhen ne vitet 1878 deri me 1881. Te tilla ishin, midis te tjerash, kenget per mbrojtjen e Plaves e te Gucise, te Hotit, te Grudes e te Ulqinit. Ne te gjitha keto beteja shpertheu bindshem forca e qendreses se vendosur shqiptare, nje solidaritet i papare, qe shprehte unitetin kombetar. Kudo shfaqet heroizmi masiv, por vecohen nga kenget edhe trimat e paepur, si Zhuj Selmani e Jakup Feri, Sadik Hamza e cel Shabani etj.: "Te bjen dielli e praron hana, / Zhuj Selman nuk ban ma nana"; "Jakup Feri, zok sokolit, / Met shehit ne ball' t'llogorit".
Ne te njejten kohe, edhe ndaj pushtuesve osmane u mbajt i njejti qendrim sfidues me arme ne dore. Nen udheheqjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit shperthyen kudo kryengritje te armatosura, qendresa u be masive. Vrasja e mareshalit turk, Mehmet Ali pashe Maxharit ne Gjakove ne shtator te vitit 1878, paralajmeroi qe populli shqiptar ishte i vendosur per te ecur ne rrugen drejt lirise.
Ne kenget kushtuar betejave historike te shqiptareve ne Kosove kunder ushtrive te Dervish Pashes, pasqyrohet heroizmi dhe guximi i luftetareve popullore kosovare qe u mberthyen "fyt me fyt me armikun", qe nuk u prapsen para ushtrive osmane edhe pse merrnin nga "shtate plumba per shtat", qe qendronin krenare edhe kur e kishin litarin ne gryke si Sef Kosharja: "Sef Kosharja, trim i fisit, / Hije t'paska maja e lisit. / Hije m'ka, o djemt e mi, / Kam dhane jeten per Shqipni".
Spikasin ne kenget historike per kete periudhe personazhe me karakteristika vetjake, por me rrezatim te gjere kombetar, si Abdyl Frasheri, Ymer Prizreni, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ali Ibra, cun Delia etj.: "Mic Sokoli ban me dore: / -Besa, shok', nuk muj me fole, / Se m'ka ra do gjak ne goje, / Se m'ka ra do gjak ne bark, / Shtat' martina i kam ne shtat".
Ndonese Lidhja Shqiptare e Prizrenit u thye ushtarakisht, veprimtarite dhe idete e saj ngjallen e ruajten deshiren dhe shpresen e popullit shqiptar per autonomi e per pavaresi. Ato u bene shtyse e fuqishme per vazhdimesine e perpjekjeve te pareshtura, deri ne arritjen e shpalljes se Pavaresise.
Ne kenge te ndryshme pasqyrohen njera pas tjetres ngjarjet e zhvilluara ne Diber (1881) kunder qeveritareve turq, kryengritja e malesoreve te Shkodres (1883), ajo e Kosoves me Sulejman Vokshin e Ali Ibren ne krye kunder Vesel Pashes (1885), luftimet e Dibres kunder Menduh Pashes (1884), Lidhja e Pejes, luftimet e kosovareve kunder cekrez Pashes, perleshjet e shpatarakeve me forcat turke, luftimet e zhvilluara kunder trupave te Shemsi Pashes ne Kosove (1903-1904), kryengritja e Kurbinit dhe e Krujes (1906-1907) etj.
Kenget historike pas Lidhjes se Prizrenit deri ne shpalljen e Pavaresise percjellin frymen liridashese te popullit shqiptar, qe gjithmone u gjend ne luftera me karakter mbrojtes e clirimtar. Nje gje e tille shihet ne rend kronologjik te kenget qe pasqyrojne ngritjen e cetave te para kombetare dhe veprimet e tyre te armatosura (1906-1908). Aksionet e tyre konceptohen nga kengetare popullore si pjese e luftes se pergjithshme per clirim kombetar: "Lule cerciz Topulli, / Vulose per Shqiperi".
Kenga historike pasqyron gjithashtu artistikisht kryengritjet e gjera kunderosmane ne vitet 1910-1912. Jane kenduar kryengritjet dhe lufterat e popullit shqiptar kunder ekspeditave famekeqe turke te kryesuara nga Shemsi Pasha e vecanerisht nga Shefqet Turgut pasha. Krahas mizorise se pushtuesit, ne kenget e ndryshme spikat heroizmi i luftetareve ne Kacanik, Carraleve, Boletin, ngado ne Kosove, ne Malesi te Madhe, ne Zadrime, ne Mirdite, ne Himare etj. Dalin me madheshtine e tyre figurat e udheheqesve popullore, si Idriz Seferi, Dede Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., por edhe dhjetera e qindra luftetare te tjere ne sherbim te lirise.
Shpallja e Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor te vitit 1912, si nje kurorezim i gjithe epokes se Rilindjes, gjeti gjithashtu pasqyrim ne kenget popullore. Cikli i kengeve per Shpalljen e Pavaresise shpreh fuqishem vendosmerine e perfaqesuesve te popullit shqiptar te mbledhur ne Kuvendin e Vlores per te hedhur poshte zgjedhen osmane, per te permbushur aspiraten shekullore te popullit, per ta bere Shqiperine te lire e te pavarur. Perfaqesuesit e te gjitha krahinave shqiptare, me Ismail Qemalin ne krye, shpallin hapur deshiren dhe vullnetin e kombit shqiptar per te qene i pavarur: "Nuk ka vent ketu Turqia, / Ja te vdesim, ja te rrojme, / esht' e jona Shqiperia!"
Krahas kengeve te epikes historike, periudhen e Rilindjes sone Kombetare e pasqyrojne edhe kenget e quajtura te nizamit. Keto kenge perbejne nje lloj te vecante folklorik, te krijuar pikerisht gjate periudhes se Rilindjes Kombetare. Ato jane shprehje e perjetimit, e qendreses dhe e reagimit popullor ndaj zbatimit te njerit prej ligjeve te Tanzimatit, sic ishte organizimi i ushtrise osmane nepermjet rekrutimit te detyrueshem e te pergjithshem. Me zbatimin e dhunshem te ketij ligji nga viset shqiptare largohej ajka e popullsise, brezi i ri. Nje gje e tille krijonte shqetesime, vuajtje ne planin individual e familjar, por njekohesisht kjo perbente dhe nje plage kombetare.
Kenget e nizameve, me vlera te spikatura artistike, shprehin me nota elegjiake vuajtjet e rekruteve, mallin e tyre per te afermit dhe per atdheun. Ne menyre te vecante keto kenge shprehin edhe qendresen popullore kunder Turqise ne rrafsh kombetar. Duke iu kundervene nizamise, duke mos e pranuar dhe duke e kundershtuar ate, populli ne krijimet e veta shprehte besimin se do te shmangej largimi nga vendi i forcave te verteta qe mund te sillnin clirimin e Shqiperise. Prandaj, nuk eshte e rastit qe ne shumicen e ketyre kengeve kemi fillesen me vargje te tilla: "Ju nizamt e shqiptarise".
Ajo pjese e folklorit shqiptar, e cila me drejtperdrejt shpreh e pasqyron periudhen e Rilindjes Kombetare Shqiptare, jo vetem perben nje thesar te vertete te trashegimise kulturore te kombit shqiptar, por sjell edhe ndihmesen e vet ne ndricimin e historise shqiptare te asaj periudhe.

Psikologu
17-08-09, 19:11
2. LETERSIA DHE ARTET

Artet figurative
Ne gjysmen e dyte te shek. XIX doli nje plejade e tere piktoresh, shumica e te cileve, te perfshire ne levizjen per clirimin kombetar, filloi te trajtonte temat e reja qe i diktonte koha. Edhe kur u rikthyen ndonjehere, per arsye ekonomike, ne tematiken kishtare, krijimet e tyre ishin larg misticizmit kristian tashme te kapercyer. Zhvillimi me i plote i parimit te realizmit perbrenda piktures kishtare haset ne krijimtarine e Kole Idromenos (1860-1939), njerit prej themeluesve kryesore te shkolles realiste te arteve figurative shqiptare. Piktorin nuk e terhiqte aq shume trajtimi tradicional i shenjtoreve, por jeta e gjalle, figurat e bashkekohesve te tij, te fshatareve e te zejtareve. Midis ketyre njerezve reale, me tipat e kostumet shqiptare te kohes dhe ne peisazhet konkrete te vendit, ndodhet edhe figura e Krishtit dhe ajo e Shen Merise. Ne trajtimin e figurave te fundit ndihet ndikimi i fuqishem i artit te Rilindjes Italiane, ndikim qe u shtri edhe ne menyren e te kompozuarit te disa skenave.
Piktura laike e mirefillte e Rilindjes nisi atehere kur artistet rroken temat e reja qe u jepte realiteti e Levizja Kombetare Shqiptare dhe u menjanua kufizimi mesjetar. Vecanti e piktures rilindese eshte zhvillimi pothuajse paralel i dy linjave: i linjes atdhetare-historike dhe i asaj me teme nga aktualiteti. Per te paren, qe karakterizohej nga nota te theksuara romantike, burim frymezimi u be figura e Skenderbeut, figure qe evokohej si kushtrim i luftes per liri e pavaresi. E dyta e ktheu vemendjen ndaj njeriut te thjeshte, ndaj hidherimeve te shumta e gezimeve te rralla te tij permes skenave etnografike-folkloristike dhe trajtimit individual psikologjik e shoqeror te portreteve. Objekt i pasqyrimit u bene fshataret, zanatcinjte e ne disa raste figura e gruas dhe e intelektualit.
Piktoret e pare te Rilindjes qe trajtuan temen historike, thuajse te gjithe kane qene autodidakte e ikonografe. Duke qene perballe nje subjekti e figure reale, sic ishte ajo e heroit kombetar, Skenderbeut, ata u larguan gjithnje e me shume nga ngurtesia e ftohtesia ikonografike. Por te mesuar qe me pare te punonin sipas modelesh, ata nuk arriten te krijonin vepra teresisht te pavarura dhe u drejtuan te veprat me te njejten teme te artit evropian, sidomos te gravurat. Ky ndikim verehet si ne portretin me te hershem qe njihet per Skenderbeun, te Gjergj Panaritit (1883), ashtu edhe ne punimet e bashkekohesve te tij, Anastas Nikolle Ballamaci dhe Theohar Gjini. Anastas Ballamaci e ka paraqitur heroin ne figure te plote mbi kale, ne sfond beteje, edhe sepse i tille ruhej ai ne imagjinaten e popullit, duke u perpjekur te rikrijoje permes koloritit vetjak e frymes epike nje atmosfere plot patos romantik.
Nga plejada e piktoreve qe punuan sipas modelesh, me tej shkoi Spiro Xega (1863-1953), autori i nje cikli romantik heroik prej me se tete veprash mbi heroin. Duke filluar me tablone "Skenderbeu", pikturuar me 1913 (punimet e meparshme per Skenderbeun nuk jane ruajtur), vihet re kembengulja e artistit per t'u lidhur me mire me objektin, per te qene me i lire dhe me i qarte. Skenderbeu jepet jo vetem me tiparet e luftetarit, por edhe te nje udheheqesi ushtarak te shquar, pa arritur te shkeputet plotesisht nga trajtimi pompoz, me karakter parade e nga ajo fryme e theksuar kalorsiake qe vihej re edhe ne veprat e meparshme me kete teme.
Interesi per jeten e perditshme te njeriut, per boten e brendshme dhe tiparet shoqerore te tij, jane prirjet gjithnje ne rritje qe karakterizojne linjen tjeter te arteve figurative, qe u zhvillua perkrah temes historiko-atdhetare. Ne fillim u tregua nje interes i vecante per krijimtarine e pasur dhe origjinale te popullit shqiptar permes trajtimit te temave etnografiko-folkloristike. Ky ishte interesi i natyrshem i nje arti, te cilit nder shekuj i ishte mohuar e drejta e pasqyrimit te lire e te drejtperdrejte te bukurive dhe te zakoneve origjinale te popullit te tij. Nje nga veprat me te hershme te ketij lloji eshte "Dasma shkodrane" e Kole Idromenos. Ajo eshte trajtuar si nje skene e gezuar e percjelljes se nuses nga shtepia aterore. Vepra ka vlera etnografiko-folklorike, sepse na jep larmine dhe bukurine e kostumeve popullore, nepermjet trajtimit te hollesishem te detajeve dhe te vecorive te veshjes. Por ajo ka edhe vlera te theksuara piktoreske me gamen e buzeqeshur te ngjyrave, qe krijon atmosferen e ngrohte gazmore.
Lidhja e ngushte me krijimtarine popullore i ndihmuan piktoret e Rilindjes te kuptonin me thelle tipin dhe njeriun shqiptar. Nga paraqitja e jashtme e tipareve konkrete kalohet shpejt ne zberthimin psikologjik e shoqeror te portretit. Ky kapercim u ndje te "Motra Tone" (1883) e Kole Idromenos, nje nga pikturat me te bukura per vizatimin dhe per koloritin e begate, te cilet piktori i ka percuar me kujdesin e nje artizani mesjetar, pa mbuluar pas detajeve natyren e ndrojtur te vajzes se re shkodrane.

Psikologu
17-08-09, 19:12
Heret u shfaq edhe te Spiro Xega interesi per te fiksuar bashkekohesit e tij, duke u perpjekur jo vetem te hyje ne boten psikologjike, por t'i karakterizoje portretuaret e tij edhe nga ana shoqerore. "Teto Qyrana" dhe portreti i Parashqevise, te punuara ne vitin 1901, jane nga punimet e tij me te mira te kesaj periudhe. "Teto Qyrana" eshte nje grua tipike korcare. Nga shprehja e fytyres dhe nga veshja e thjeshte duket se ajo e kalon pjesen me te madhe te kohes ne punen e lodhshme prane tezgjahut si endese qilimash. Nje pamje dhe nje bote tjeter na hap Parashqevia. Portreti zberthen boten e brendshme te saj, ndjenjen e epersise qe ka si grua e re e bukur dhe si perfaqesuese e nje shtrese te kamur.
Por modelin e atij realizimi, qe me vone percaktoi stilin e tere piktures sone, e gjejme te "Portreti i fshatarit" nga Zadrima te Kole Idromenos dhe te "Dr. Prel", veper e Ndoc Martinit (1880-1917). Fshatari eshte njeri i punes, i munduar, qe veshtron perpara disi i lodhur e i mallengjyer, pa i munguar edhe shprehja prej guximtari, ndersa te "Dr. Prel" ndihet qarte pakenaqesia e intelektualit ndaj asaj shoqerie qe ndrydh energjite e talentin.
Ne portret, si gjini e rendesishme qe drejton vemendjen ndaj njeriut te gjalle, mbizoteron koloriti i ngrysur ne kontrast me ngjyrat e ndezura e te gezuara te qendisjeve, te qilimave e te veshjeve ku populli derdhte tere talentin dhe endrrat e tij te bukura. Qendrimi kritik ndaj realitetit ishte shprehje e njohjes dhe e pasqyrimit me te thelluar te jetes, shenje e rritjes se nivelit artistik dhe e frymes realiste ne pikture.
Pavaresisht nga kushtet e rrethanat e veshtira qe i frenonin, piktoret e periudhes se Rilindjes jane ballafaquar me guxim me realitetin, me jeten, duke nxjerre se andejmi temat e subjektet e tyre. Sado te ndryshem te jene si individualitete krijuese, tek ata gjendet kurdohere dicka e perbashket ne plan te interesave tematike, pasi i njejte ka qene edhe ideali qe i frymezonte, dashuria per atdheun, per popullin, per historine dhe per jeten e tij. Qe ketej rrjedh edhe karakteristika e pergjithshme e piktoreve te asaj kohe, gershetimi tematik i aktuales me historiken. Pjesa me e madhe e piktoreve te Rilindjes e vazhdoi veprimtarine krijuese edhe ne periudhat e mevonshme. Krijimtaria e tyre la gjurme ne historine e kultures sone dhe ndikoi ne zhvillimin e arteve figurative ne periudhat pasuese.

Psikologu
17-08-09, 19:13
2. LETERSIA DHE ARTET

Teatri dhe muzika
Ndonese shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikerisht ne fundin e shek. XIX, qe i takon periudhes se Rilindjes Kombetare, gjithsesi eshte trasheguar nje pasuri e vyer me e hershme e kultures popullore qe i pergjigjet korpusit te njohur me emrin "Teatri folklorik", ku perfshihen shume lodra, ceremoniale, rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj.
Rilindja Kombetare Shqiptare eshte periudha kur teatri shfaqet tashme si nje dukuri e mirenjohur, e dokumentuar dhe e shtrire ne gjithe trojet shqiptare. eshte koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis te shenoje, tok me gjedhet letrare, titujt e emrat e pare te veprave dhe te autoreve te tyre. E para shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore eshte "Dasma e Lunxherise" e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxenesit e shkolles normale "Ta zografia" te Qestoratit Gjirokaster. Ajo u prit me entuziazem nga fshataret e Qestoratit e fshatrat perreth dhe u cmua si nje perpjekje per te ruajtur gjuhen e zakonet shqiptare. Me 1875 Sami Frasheri (1850-1904) botoi ne gjuhen turke dramen "Besa", lenda e se ciles ishte marre nga jeta, nga morali dhe nga zakonet shqiptare. Ajo u shfaq po ate vit ne Stamboll dhe me 1901 e me pas, tashme e perkthyer ne shqip, u vu ne skene ne disa qytete te Shqiperise. Me 1879 ne Shkoder u shfaq farsa "Makko" e perkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxenesit e "Kolegjes Saveriane". Ne vitin 1880 arbereshi Leonardo de Martino (1830-1923) shkroi shqip dramen me karakter liturgjik "Nata e keshndellave", e cila u shfaq po ate vit ne Shkoder nga nxenesit e po ketij kolegji, kurse ne vitin 1882 u dha komedia "I biri i cifutit", e pershtatur ne shqip nga Pashk Babi. E para drame me strukture te mirefillte eshte "Emira" e arbereshit Francesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar me 1885 dhe e botuar nga De Rada ne gazeten "Fjamuri i Arbrit" ne vitet 1886-1887; me pas vjen drama "Alles Dukagjini".
Autoret qe e ngrene dramaturgjine e kesaj periudhe ne shkallen e saj me te larte jane Andon Z. cajupi (1866-1930) me komedite "Katermbedhjete vjec dhenderr" (1902) dhe "Pas vdekjes" (1910), si edhe me tragjedine ne vargje "Burri i dheut"; Gjergj Fishta (1871-1940) me melodramen "Shen Francesku i Asizit" (1909); Fan S. Noli (1882-1965) me dramen "Israelite e Filistine" (1902); Mihal Gramenoja (1872-1931) me komedine ne tri akte "Mallkimi i gjuhes shqipe" (1905) dhe tragjedine ne vargje "Vdekja e Pirros" (1905); Kristo Floqi me dramen "Fe e kombesi" (1912) dhe me tej Tito Toska, Shtjefen Gjecovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj.
Lenda letrare e shkruar per shfaqjet teatrore te kesaj kohe ka qene e natyrave te ndryshme, qofte kjo e organizuar ne format e mirefillta dramatike, qofte ne trajten e skenareve a te libreteve ku thureshin e tuboheshin brenda nje teme shume elemente teatrore qe sherbenin per ndertimin e shfaqjes, qofte edhe ne trajta te pershtatshme per skene. Pjeset teatrore ne forme fjalekembimesh te levruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini Luarasi (1865-1911), te cilat jane dhene ne nje varg shkollash ne Shqiperine e Jugut, kishin karakter didaktik (per mesimdhenien); ato synonin nxenien e diturive, mesimin e edukimin me norma te shendosha morale dhe percillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga historia e popullit shqiptar.
Ne vitin 1890 Urdhri i Jezuiteve i kishes katolike te Shkodres mundi te ndertoje ne Shkoder nje salle per te organizuar shfaqje teatri. Ky eshte institucioni i pare teatror i ngritur me ndihmen e kishes, ndonese u sollen mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Ne kete salle jane dhene shume shfaqje me karakter fetar, kryesisht ne gjuhen italiane, por edhe ne gjuhen shqipe. Vlen te theksohet se Urdhri i Jezuiteve bente shpenzime te medha per pergatitjen dhe per mbarevajtjen e shfaqjeve, per veshjet e shtrenjta e luksoze te aktoreve, per dekorimet e skenes, per krijimin e mjediseve skenografike historike a alegorike, deri edhe per perdorimin e pajisjeve teknike te kohes, per efektet e ndricimit etj.
Ne vitin 1899 ne Korce u dha nga nje grup shkollor shfaqja e tragjedise "Otello" e Shekspirit, gje qe flet per dashurine dhe per njohjen e vlerave te larta te dramaturgjise boterore.

Psikologu
17-08-09, 19:14
Ndonese zhvillimi i teatrit ne periudhen e Rilindjes eshte i vijueshem dhe perfaqeson ne vetvete nje dukuri pak a shume te njesuar, per nga ritmet e shtrirja ai mund te ndahet ne dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit te turqve te rinj dhe shpalljes se kushtetutes se shtetit turk. Duke shfrytezuar disa te drejta qe iu njohen, shqiptaret organizuan me shpejtesi klube kulturore artistike. Nje vend te vecante zinin grupet teatrore. Brenda nje kohe te shkurter ne qytetet kryesore te Shqiperise vepronin shume shoqeri e grupe dramatike teatrore. Jane te shumta shfaqjet teatrore qe u dhane ne vitet 1908-1912. Keshtu, klubi "Laberia" i Vlores spikati me shfaqjen e tragjedise se Mihal Gramenos "Vdekja e Pirros" (1908) dhe te drames se Sami Frasherit "Besa" (1909); klubi "Drita" i Gjirokastres dha shfaqjet "Besa", "Agimi" etj.; klubi "Bashkimi" i Delvines shfaqi dramen "Dashuria e memedheut" te Namik Delvines; shoqeria e grave "Ylli i mengjesit" shfaqi dramen e Shilerit "Vilhelm Teli". Po keshtu dhane shfaqje klubi "Dituria" i Korces, klubi "Aferdita" i Elbasanit, shoqeria "Vllaznia" e Durresit. Ne Shkoder jepeshin rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla franceskane, si dhe nga "Motrat stigmatike", shfaqje pjesesh dramatike te njohura ne gjuhen italiane, por edhe ne gjuhen shqipe, edhe pse si subjekte te tyre parapelqeheshin ato me motive fetare e biblike. Ne Janine me 1909, ne kafe "Iskania" u luajt drama "Besa", e cila ngjalli entuziazem te shqiptaret. Shfaqje teatrore u luajten nga klube atdhetare kulturore edhe ne Stamboll, Bukuresht, Kostance, Shkup, Uorcester (ShBA) etj.
Edhe muzika shqiptare e periudhes se Rilindjes eshte pjese e zhvillimit te pergjithshem kulturor e artistik qe u vu re ne Shqiperi gjate kesaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillen ne levizjen kulturore qe shpertheu fill pas krijimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, me 1878. Ne kete vit ne Shkoder u krijua banda e pare muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet per zhvillimin e nje muzike te re ne Shqiperi. Formimi i orkestrave frymore me pare ne Shkoder, pastaj ne Korce, ne Elbasan dhe ne qytete te tjera, beri te mundur qe te njihen e te perhapen gjinite e kultivuara ne artin muzikor, ato te formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do te sherbente si pervoje e drejtperdrejte per krijimin e veprave muzikore te para shqiptare, si marshi "Bashkimi i Shqiperise", i kompozuar nga Paloke Kurti me 1881.
Qytetet e Shkodres e te Korces ishin dy qendrat kryesore te zhvillimit te muzikes shqiptare te periudhes se Rilindjes. Ne vitin 1909 ne Korce u ngrit orkestra frymore e quajtur "Banda e Lirise".
Tipar dallues i muzikes se Rilindjes Kombetare ishte karakteri atdhetar qe shoqeroi periudhen e Rilindjes dhe u thellua me tej me periudhen e Pavaresise.

Psikologu
17-08-09, 19:15
LEVIZJA POLITIKE KULTURORE NE SHQIPERI PAS SHPALLJES SE KUSHTETUTES TURKE (1908 - 1910)

Revolucioni i turqve te rinj (1908) dhe shqiptaret
Pervoja e levizjes kombetare e viteve te fundit u tregoi shqiptareve se nje nga rruget per te krijuar kushte te favorshme ne luften per autonomine e Shqiperise dhe per te larguar rrezikun e copetimit te vendit ishte permbysja e regjimit autokrat te sulltanit dhe vendosja e nje rendi kushtetues, qe te njihte te drejtat kombetare te popujve te shtypur. Per t'ia arritur ketij qellimi, nje varg personalitetesh shqiptare hyne ne bashkepunim me levizjen nacionale-borgjeze te turqve te rinj? qe lindi ne vitet 80 te shek. XIX dhe drejtohej kunder absolutizmit te sulltan Abdyl Hamitit II. Pas formimit ne Stamboll, ne maj te vitit 1889, te Komitetit te fshehte "Bashkim e Perparim" ("Ittihad ve Terakki"), i cili pas disa vitesh u shpernda nga qeveria e sulltanit, turqit e rinj vijuan veprimtarine e tyre kryesisht jashte vendit, ku gjate viteve 1895-1896 formuan shoqerite e tyre dhe nxoren nje varg organesh shtypi.
Programi i turqve te rinj, i formuluar ne menyre me te percaktuar nga grupi i Ahmet Rizajt, qe ishte vendosur ne mesin e viteve 90 ne Paris ku nxirrte gazeten "Meshveret" ("Debatet"), ishte teper i kufizuar, permbante vetem kerkesen e zbatimit te ligjeve qe kishin dale nga koha e Tanzimatit (1839-1876) dhe ne menyre te vecante rivendosjen e kushtetutes se vitit 1876, me te cilat synonin te forconin qendrueshmerine e Perandorise Osmane ndaj nderhyrjes se huaj. Turqit e rinj ishin kundershtare te autonomise se popujve te shtypur, nuk merrnin ne konsiderate ceshtjen kombetare, qe perbente problemin themelor te Perandorise multietnike Osmane dhe synonin ne fund te fundit te forconin pushtetin e saj te centralizuar mbi keta popuj. Thelbin e ketij programi e perbenin ruajtja e unitetit dhe e teresise se Perandorise Osmane, paprekshmeria e dinastise osmane, por me kusht qe pushteti i saj arbitrar, absolutist, te shnderrohej ne nje monarki kushtetuese parlamentare. Ideologjia e tyre nuk arriti te ngrihej ne shkallen e mendimit nacional-borgjez me te perparuar te kohes, por vijoi te mbeshtetej ne osmanizmin, panturkizmin dhe panislamizmin.
Megjithate, kishte nje pike takimi ndermjet levizjes se turqve te rinj dhe Levizjes Kombetare Shqiptare, qe qendronte ne luften kunder absolutizmit te sulltanit, e cila ishte nje ceshtje qe bashkonte shqiptaret e popujt e tjere te shtypur me xhonturqit, megjithese synimet e tyre ne kete lufte ishin te ndryshme. Ndryshe nga turqit, shqiptaret me permbysjen e regjimit te Abdyl Hamitit II synonin te siguronin autonomine dhe te hiqnin qafe zgjedhen turke. Prandaj nje pjese e atdhetareve u perfshine ne levizjen e turqve te rinj qysh ne fillimet e saj dhe luajten atje nje rol te rendesishem. Nje nga themeluesit e komitetit te pare xhonturk "Bashkim e Perparim" (1899) ishte shqiptari nga Struga, Ibrahim Temo, student i shkolles se larte ushtarake-mjekesore te Stambollit. Edhe pas arratisjes se tij nga Turqia ne Rumani (nentor 1895), doktor Ibrahim Temo mbeti nje nga veprimtaret me te dalluar te levizjes xhonturke dhe njeherazi nje nga pjesemarresit me aktive te Levizjes Kombetare Shqiptare. Ne levizjen e turqve te rinj moren pjese gjithashtu Ismail Qemali, Dervish Hima, Hamdi Ohri, Hoxha Kadriu (Prishtina), Jashar Erebara dhe mjaft atdhetare te tjere brenda e jashte atdheut.
Qysh ne vitet 1896-1897, kur shoqeria "Bashkim e Perparim" nuk kishte ngritur ende organizatat e saj ne Rumeli, fale ndihmeses se deges se Kostances, te kryesuar nga dr. Ibrahim Temoja dhe veprimtareve te tjere shqiptare, ajo arriti te shtrinte ndikimin e vet ne Shkoder, Durres, Manastir, Oher, Struge, Diber, Elbasan, Tirane, Korce, Starove, Berat, Janine dhe ne qendra te tjera. Ne disa nga keto qytete ishin ngritur edhe berthama te shoqerise "Bashkim e Perparim", ndersa ne Shkoder vepronte ne vitet e fundit te shek. XIX nje dege e organizuar e kesaj shoqerie. Keto dege kishin marredhenie me qendrat e Gjeneves e te Londres te "Bashkim e Perparimit". Nepermjet portit te Durresit dhe vijes Selanik-Manastir hynin ne Shqiperi, me anen e postes austriake, gazetat e revistat e turqve te rinj, qe shperndaheshin ne qytete te ndryshme te vendit.
Shqiptaret qe moren pjese ne levizjen e turqve te rinj, u perpoqen te formonin ne gjirin e kesaj levizjeje nje krah demokratik-perparimtar, te perbere kryesisht nga perfaqesues te popujve te shtypur te Perandorise Osmane ose nga elemente te moderuar turq, qe synonin te permbysnin absolutizmin e sulltan Abdyl Hamitit dhe te shpallnin kushtetuten.
Duke qene perfaqesues te Levizjes Kombetare Shqiptare, keta veprimtare, ne nje varg thirrjesh drejtuar turqve e shqiptareve, ne artikujt e botuar ne shtypin e turqve te rinj dhe ne korrespondencat me Ahmet Rizane e kreret e tjere xhonturq gjate viteve 1896-1905, parashtruan si kerkesa te ngutshme "njohjen e kombesise shqiptare dhe celjen e shkollave shqipe", "bashkimin e tokave shqiptare ne nje vilajet te vetem", madje formimin e nje Shqiperie autonome. Keto kerkesa u kundershtuan nga Ahmet Rizaj dhe kreret e tjere te levizjes, qe i quanin ato te papranueshme per "kombin sundues (turk) qe ishte ne fuqi" dhe "per shtetin osman qe kishte si gjuhe te pergjithshme dhe zyrtare ate osmane" (turke).
Ne Kongresin xhonturk te Parisit, qe u mbajt ne shkurt te vitit 1902, moren pjese pervec turqve edhe shqiptaret (Ismail Qemali, Dervish Hima, Jashar Erebara etj.), armenet, maqedonet, arabet etj. Shqiptaret, midis te cileve u shqua Ismail Qemali, kerkuan qe t'u njiheshin atyre dhe kombesive te tjera joturke liria e gjuhes dhe e shkolles amtare, si edhe te drejtat e tjera politike. Ismail Qemali theksoi gjithashtu nevojen e pergatitjes se kryengritjes kunder absolutizmit te sulltanit, ku te merrnin pjese edhe forcat ushtarake. Por turqit e rinj deri ne fund te vitit 1907 mbeten ne pozita konservatore e reformiste, u shprehen kunder revolucionit dhe kryengritjes, duke i quajtur ato "te demshme e shkaterrimtare per Turqine".

Psikologu
17-08-09, 19:16
Ne keto rrethana, kur Shoqeria "Bashkim e Perparim" nuk deshi t'u njihte popujve joturq asnje te drejte kombetare, pjesemarrja e shqiptareve ne levizjen e turqve te rinj, deri ne pragun e Revolucionit xhonturk, nuk ishte e gjere. Sikurse deshmon edhe shtypi i kohes ("Shqiperia", Bukuresht, 1897-1899; "Drita", Sofje, 1901-1908; "Shkopi", Kajro, 1907-1908; "Kombi", Boston, 1906-1908 etj.), shumica e qarqeve atdhetare shqiptare e shihnin me mosbesim levizjen e turqve te rinj dhe deri ne kete periudhe mbajten ndaj saj nje qendrim te rezervuar, madje opozitar. Edhe vete turqit e rinj, deri ne vitet 1905-1906, nuk ndermoren as ne Anadoll, as edhe ne Rumeli, veprime konkrete politike, organizative e te armatosura, qe do t'i terhiqnin shqiptaret dhe popujt e tjere ne levizje, por u kufizuan me propaganden qe shtypi i tyre i jashtem bente kunder absolutizmit te sulltanit, per rivendosjen e kushtetutes.
Zhvillimi me sukses i luftes se armatosur te popullit shqiptar dhe atij maqedon nga njera ane, forcimi i nderhyrjeve te Shteteve te Medha dhe te atyre fqinje nga ana tjeter, i nxiten turqit e rinj te shtonin perpjekjet per te terhequr ne anen e tyre shqiptaret e maqedonet. Ne vitin 1906 u ngrit qendra e Selanikut e "Bashkim e Perparimit", qe luante rolin e nje komiteti qendror per Turqine evropiane dhe zhvillonte nje propagande te gjere ne vilajetet e Rumelise. Ne Kongresin e dyte, qe u mbajt ne Paris ne dhjetor te vitit 1907, turqit e rinj po per kete qellim pranuan te perdornin kryengritjen e armatosur si mjet te luftes kunder absolutizmit te sulltanit dhe per te rivendosur kushtetuten.
Ne shperthimin e shpejte te revolucionit ndikuan vecanerisht dy ngjarje te rendesishme nderkombetare, te cilat u vleresuan si hapa te metejshem ne politiken kapitulluese te sulltanit perpara Fuqive te Medha dhe si nje kercenim i rende per teresine e Perandorise. Ne janar te vitit 1908 ministri i Puneve te Jashtme te Austro-Hungarise, Erental, deklaroi se qeveria e tij me pelqimin e sulltanit do te fillonte ndertimin e hekurudhes se Mitrovices. Ne kete menyre Vjena do te lidhej drejtperdrejt me vijen hekurudhore qe shkonte permes vilajeteve shqiptare te Kosoves e te Manastirit dhe dilte ne Selanik. Ndertimi i nje hekurudhe te tille do te lehtesonte depertimin austriak ne dy vilajetet shqiptare dhe ne territoret e tjera me popullsi sllavo-maqedone. Si pergjigje ndaj ketij veprimi te njeanshem te Austro-Hungarise, ne qershor 1908 u mbajt takimi i Revalit (Rusi), i carit te Rusise me mbretin e Anglise, ne te cilin u arrit marreveshja anglo-ruse mbi programin e reformave te reja ne Maqedoni, qe do te conin ne forcimin e kontrollit te ketyre fuqive ne Turqine Evropiane.
Duke qene tanime te bindur se Turqia Evropiane do te shkeputej nga Perandoria Osmane, qofte si rrjedhoje e nderhyrjeve te Fuqive te Medha, qofte per shkak te levizjeve clirimtare shqiptare e maqedone, xhonturqit i shtuan perpjekjet per organizimin e kryengritjes se armatosur. Ky orientim i ri, si edhe premtimet qe u bene shqiptareve, maqedoneve e popujve te tjere per t'u dhene, bashke me kushtetuten, "lirine, barazine, vellazerimin dhe drejtesine", i siguruan udheheqjes xhonturke perkrahjen e ketyre popujve e ne menyre te vecante te shqiptareve. Ne kete ndikuan edhe thirrjet qe xhonturqit u drejtuan shqiptareve gjate vitit 1908, te cilat kishin nje tingellim antiimperialist, benin fjale per "synimet e Austro-Hungarise dhe te Italise per te pushtuar vilajetet shqiptare te Shkodres, te Kosoves dhe te Janines". Ne keto rrethana u rrit ndikimi i xhonturqve mbi popujt e Rumelise dhe vecanerisht ne Shqiperi.
Ne pranveren e veren e vitit 1908, ne nje varg qytetesh te Shqiperise, si ne Oher, Prespe, Struge, Manastir, Shkup, Gjirokaster, Shkoder, Prizren, Ferizaj, Mitrovice etj., pervec komiteteve kombetare "Per lirine e Shqiperise", u formuan edhe komitetet xhonturke "Bashkim e Perparim", ku krahas turqve hyne edhe oficere e intelektuale shqiptare. Suksese me te medha turqit e rinj siguruan ne repartet ushtarake, sidomos midis oficereve e ushtareve shqiptare. Shumica e oficereve shqiptare te garnizonit te Shkupit perkrahu levizjen e turqve te rinj. Ne veren e vitit 1908 u bene te shpeshta edhe veprimet kunderqeveritare te ushtareve dhe te oficereve shqiptare te garnizonit te Shkodres.
Zgjerimi i veprimtarise se organizatave xhonturke ne Shqiperi e ne Maqedoni u dha mundesi turqve te rinj te fillonin kryengritjen. Me 3 korrik te vitit 1908 ngriti krye reparti ushtarak i Resnjes, i komanduar nga oficeri shqiptar Ahmet Njaziu. Kjo kryengritje u pasua nga ajo e majorit turk Enver Beut, qe shpertheu me 6 korrik ne Demir Hisar. Keto dy ngjarje shenuan fillimin e Revolucionit xhonturk, qe u perhap pastaj ne qytetet kryesore te Shqiperise e te Maqedonise, te cilat u bene vatra e tij kryesore.
Ne proklamatat, qe Ahmet Njaziu dhe Komiteti "Bashkim e Perparim" perhapen ne ditet e para te korrikut te vitit 1908 ne qytetet e fshatrat e Shqiperise, theksohej se synimi i tyre ishte te shpallnin kushtetuten dhe me kete akt "t'u siguronin gjithe popujve te perandorise, pa dallim feje, lirine, barazine, vellazerine dhe drejtesine", ndersa fshatareve shqiptare iu premtua se do t'i clironin nga taksat dhe do t'i shpetonin nga arbitrariteti i nepunesve. Sikurse pohon Ahmet Njaziu ne "Kujtimet e tij" ("Hatirati Niazi", Stamboll, 1910), kryengritja u perkrah nga fshataresia shqiptare e rretheve te Resnjes, te Ohrit, te Staroves, te Dibres, te Elbasanit, te Korces, qe formoi njesite e saj vullnetare te armatosura dhe u hodh ne lufte kunder pushtetit autokratik te sulltanit.
Qysh ne ditet e para te revolucionit qeveria e Stambollit, duke qene e ndergjegjshme per rolin e shqiptareve ne keto ngjarje, dergoi kunder kryengritesve gjeneralin turk, Shemsi Pasha, i cili, sic thuhej ne nje nga dokumentet e kohes, njihej si "specialist per shtypjen e shqiptareve". Por Shemsi Pasha, me vendim te komitetit xhonturk te Manastirit, u vra sapo mberriti ketu, me 7 korrik te vitit 1908.
Perputhja e kerkesave te reja, qe xhonturqit shpallen ne ditet e para te kryengritjes se korrikut, me ato te levizjes shqiptare coi ne bashkepunimin ndermjet komiteteve "Per lirine e Shqiperise" dhe atyre xhonturke. Qe ne ditet e para te kryengritjes Komiteti i fshehte i Korces e perkrahu revolucionin me njerez e me te holla dhe u beri thirrje cetave shqiptare te bashkoheshin me repartet kryengritese. Ky akt pati rendesi te vecante, sepse me kete komitet ishin lidhur komitetet e fshehta "Per lirine e Shqiperise" te qyteteve te Shqiperise se Jugut. Me kryengritjen e turqve te rinj u bashkua qe ne ditet e para edhe Komiteti shqiptar i Ohrit.
Me kryengritjen u bashkuan gjithashtu cetat e armatosura shqiptare, te cilat iu pergjigjen thirrjes per bashkepunim, qe Ahmet Njaziu, qysh me 5 korrik, u kishte drejtuar atyre e sidomos cetes se cerciz Topullit, qe kishte ndikim te madh ne Toskeri. Si komitetet, ashtu edhe cetat shqiptare nuk hoqen dore nga programi i tyre kombetar dhe gjate bisedimeve me xhonturqit paraqiten kerkesen e autonomise se Shqiperise. Me 20 korrik 1908, pas takimit qe u be ne fshatin cerave te Pogradecit, u arrit marreveshja ndermjet perfaqesuesve te Ahmet Njaziut dhe atyre te cetave shqiptare, te udhehequra nga cerciz Topulli. Shqiptaret paraqiten si kusht per bashkepunim kerkesen e autonomise se vendit, "qe Shqiperia te sundohej vetvetiu nga nje guvernator i derguar prej sulltanit". Mihal Gramenoja, pjesemarres aktiv i ketyre ngjarjeve, shkruante ne kujtimet e tij ("Kryengritja Shqiptare", Vlore, 1925) se perfaqesuesit e Njazi Beut nuk i kursyen premtimet e tyre dhe deklaruan se do te plotesoheshin te gjitha kerkesat e shqiptareve.

Psikologu
17-08-09, 19:17
Kuvendi i Ferizajt (14-23 korrik 1908).
Shpallja e kushtetutes
Lajmi mbi koncesionin e hekurudhes se Mitrovices, si edhe marreveshja anglo-ruse per reformat ne Maqedoni, kishin krijuar ne Kosove nje atmosfere shume te ndere. Shperthimi ne keto rrethana i revolucionit perkoi ne kohe me rritjen e levizjes se popullsise shqiptare kunder zgjedhes turke dhe nderhyrjeve te Fuqive te Medha ne Kosove, qe arriti kulmin e saj me thirrjen e Kuvendit te Ferizajt, ne korrik te vitit 1908. Ky Kuvend, si edhe levizja shqiptare e qershor-korrikut e vitit 1908, u zhvilluan per shkaqe krejtesisht te vecanta dhe te ndryshme nga ato te turqve te rinj dhe pikerisht per shkak te rrezikut te aneksimit nga Austro-Hungaria te territoreve shqiptare, permes te cilave do te kalonte vija hekurudhore austriake.
Levizja shqiptare, qe solli si rrjedhim thirrjen e Kuvendit te Ferizajt, i ka fillimet e saj ne dhjetediteshin e fundit te muajit qershor te vitit 1908. Qendresa e armatosur filloi ne rrethet e Mitrovices qysh ne prill-maj te vitit 1908 dhe vijoi me pas me grumbullimet e protestat e shqiptareve ne Prizren, ne Prishtine e ne tere vilajetin e Kosoves. Vater e kesaj levizjeje u be Ferizaj. Ne shperthimin e zemerimit popullor ndikoi edhe lajmi i perhapur ato dite, sipas te cilit Porta e Larte kishte ndermend t'u shiste austriakeve tokat rreth Ferizajt per ndertime dhe per vendosjen e koloneve.
Me 5 korrik gjithe hapesira nga Kacaniku e deri ne Lipjan, me nje shtrirje prej 40 km, ishte zene nga shqiptaret e armatosur, te cilet kishin ardhur nga Kacaniku, Ferizaj, Morava e Eperme dhe e Poshtme, madje edhe nga Podrima. Me 9 korrik, sipas te dhenave konsullore serbe, ne Ferizaj qene mbledhur 15 000 veta te armatosur.
Thirrjes se kryengritesve per t'u bashkuar me ta, iu pergjigjen thuajse te gjitha kazate e vilajetit te Kosoves. Me 15 korrik u mblodhen ne Ferizaj njeri pas tjetrit kreret shqiptare te sanxhakut te Prishtines, ata te sanxhakut te Pejes, te atij te Prizrenit dhe te krahinave veriore te Kosoves, midis te cileve qene Isa Boletini, Ferhat bej Draga etj. nga Mitrovica; Bajram Curri, Sulejman age Batusha etj. nga Gjakova; Qerim Mahmut Begolli etj. nga Peja; Jahja Beu dhe Rasim Aga nga Prizreni; Mustafa Lita, Ramadan Zaskoku etj. nga Luma; Fuat Pasha, Zenel age Alushi etj. nga Prishtina; Zejnullah Beu dhe Abdyl Kadri efendiu nga Vuciterna; Murat Aga etj. nga Tetova; Jakup Beu etj. nga Gjilani; Idriz Seferi qe njihet edhe si organizator i ketij Kuvendi, Islam Pira, si edhe Hasan Prishtina.
Tubimin e tij te pare Kuvendi i Ferizajt e mbajti me 14 korrik. Ne kete mbledhje delegatet u shprehen kunder nderhyrjeve te huaja, kunder refomave, qe do te sillnin copetimin e trojeve shqiptare dhe diskutuan per masat qe duheshin marre per mbrojtjen e vendit nga nje invazion i mundshem i jashtem.
Kryengritesit kerkuan reforma per tere Turqine Evropiane, me te cilat t'u siguroheshin shqiptareve dhe gjithe popujve te Perandorise te drejta te plota kombetare, te barabarta me ato te turqve, dhe qe keto te garantoheshin me ligj e me kushtetute. Konsulli serb ne Prishtine, dr. Pecanaci, duke u mbeshtetur ne burime qe ai i merrte per te sigurta, i shkruante Beogradit, me 15 korrik, se ne Kuvend ishte diskutuar edhe ceshtja e formimit te nje Shqiperie autonome dhe se pritej te merreshin vendime per kete problem. Megjithate, deri me sot nuk jane gjendur te dhena te tjera qe te vertetojne se Kuvendi i Ferizajt shtroi edhe kerkesen e autonomise se Shqiperise.
Shqiptaret u shprehen kunder projekteve te Fuqive te Medha per zbatimin e reformave vetem per te ashtuquajturat vilajete maqedone, te te cilat shihnin rrezikun e copetimit dhe te aneksimit te viseve shqiptare te vilajetit te Kosoves dhe te atij te Manastirit nga shtetet fqinje.
Por ngjarjet e metejshme, ndikimi i propagandes se turqve te rinj ne radhet e levizjes shqiptare dhe vecanerisht zhvillimi me sukses i kryengritjes se turqve te rinj, i dha Kuvendit te Ferizajt nje drejtim disi te ndryshem, e terhoqi ate ne rrjedhen e levizjes se pergjithshme kunder absolutizmit te sulltanit, qe dominoi jeten politike te Turqise Evropiane ne vitin 1908.
Per te terhequr ne anen e vet masen e madhe te kryengritesve shqiptare, te mbledhur ne Ferizaj, Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", me qender ne Selanik, dergoi atje emisaret e vet, Galip Beun, komandat i xhandarmerise se Shkupit, nje nga kreret e komitetit xhonturk te atij qyteti dhe Selaedin Beun nga Manastiri, bashke me disa te tjere, qe u bene thirrje shqiptareve te grumbulluar ne Ferizaj te bashkoheshin me Revolucionin xhonturk, te kerkonin shpalljen e kushtetutes dhe mbledhjen e parlamentit.
Duke njohur aspiratat e verteta kombetare te shqiptareve, xhonturqit dhe emisaret e tyre, pervec premtimeve per t'u dhene atyre lirine, barazine e drejtesine, u munduan t'i bindnin se me shpalljen e kushtetutes do te zhdukej edhe rreziku qe kercenonte teresine e territoreve shqiptare, do te merrnin fund nderhyrjet e kontrolli i huaj, si edhe arbitrariteti i administrates osmane. Ata u premtuan gjithashtu shqiptareve se me shpalljen e kushtetutes do te shpetonin nga taksat dhe nga detyrimet e tjera te renda, nga gjyqet e padrejta dhe nga arbitrariteti i shtetit osman dhe se nuk do te shkonin ushtare.
Pas tri jave perpjekjesh turqit e rinj arriten te terhiqnin shqiptaret e grumbullur ne Ferizaj ne Revolucionin e korrikut te vitit 1908. Ne kete ndikoi edhe qendrimi i pergjithshem i Levizjes Kombetare Shqiptare, i komiteteve dhe i cetave te armatosura shqiptare, qe tanime qene bashkuar me Revolucionin xhonturk.
Vendimi perfundimtar per t'u bashkuar me revolucionin u mor me 20 korrik, kur pas diskutimeve qe kreret shqiptare bene ne mbledhjet e fshehta, Kuvendi i Ferizajt i dergoi sulltan Abdyl Hamitit nje telegram, ne te cilin kerkonte qe te rivendosej menjehere kushtetuta e vitit 1876 dhe te mblidhej parlamenti, qe donte te thoshte te vendosej ne Perandorine Osmane nje regjim monarkist kushtetues e parlamentar. Me 22 korrik iu dergua Pallatit nje telegram tjeter, po nga Kuvendi i Ferizajt, ku thuhej se ne rast se nuk shpallej menjehere kushtetuta, populli me arme ne dore do te zbriste drejt Stambollit. Mendimi se masa prej 30 000 vetash te armatosur, te grumbulluar ne Ferizaj, mund te marshonte drejt Shkupit, Selanikut e Stambollit shqetesoi jo vetem sulltanin, por edhe xhonturqit, qe i kishin nxitur shqiptaret te bashkoheshin me ta. Me 23 korrik, pa ardhur ende pergjigjja nga Stambolli, kryengritesit shqiptare shpallen kushtetuten ne Manastir, ne Selanik, ne Presheve, ne Kopryly dhe ne qendra te tjera.
Bashkimi po ato dite me xhonturqit i ushtrise dhe sidomos i Armates II te Maqedonise, shumica e ushtareve dhe e oficereve te se ciles ishin shqiptare, si edhe perkrahja e kryengritjes nga Kuvendi i shqiptareve i mbledhur ne Ferizaj, ishin faktoret vendimtare, qe percaktuan fitoren e Revolucionit te korrikut te vitit 1908.
Me 23 korrik repartet kryengritese, te pershendetura nga popullsia hyne ne Selanik, ne Manastir dhe ne qytete te tjera, ku "ne emer te ushtrise dhe te popullit" shpallen rivendosjen e kushtetutes se vitit 1876.
Ne rrethanat kur administrata osmane ne Rumeli ishte shthurur dhe zoter te situates ishin bere xhonturqit, si edhe perballe rrezikut te nje sulmi te ushtrise kryengritese kunder Stambollit, Abdyl Hamiti u detyrua te pranonte, naten e 23-24 korrikut, shpalljen e kushtetutes se vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.

Psikologu
17-08-09, 19:17
Regjimi i turqve te rinj dhe qendrimi i shqiptareve ndaj tij (24 korrik - tetor 1908)
Shpallja e kushtetutes a e Hyrietit (lirise), si ne gjithe Perandorine Osmane edhe ne Shqiperi u prit me gezim e entuziazem nga gjithe populli shqiptar, qe vuante prej shekujsh nen sundimin e autokracise se sulltaneve. Ne manifestimet qe shperthyen ne menyre spontane ne qytete te ndryshme te vendit, nen parullat e perhapura ne ate kohe "liri, barazi, vellazeri dhe drejtesi", populli shprehu solidaritetin me revolucionin dhe kushtetuten. Te pritur me gezim nga populli, zbriten nga malet ne qytete luftetaret e lirise, cetat kryengritese, qe kishin luftuar kunder tiranise se sulltanit per clirimin e Shqiperise.
Drejtuesit e shume aktiviste te Levizjes Kombetare Shqiptare shpresonin se me shpalljen e kushtetutes shqiptareve dhe gjithe kombesive te shtypura do t'u siguroheshin lirite politike e barazia, te premtuara nga turqit e rinj. Vetem disa perfaqesues konservatore te parise e te klerit te larte myslimane, qe merrnin pensione e shperblime nga sulltani, e priten shpalljen e kushtetutes ne menyre te ftohte e te permbajtur.
Manifestime te medha u mbajten me 24-29 korrik ne qytetet kryesore te Shqiperise se Jugut, te Mesme, si edhe ne Shkoder e ne qytetet e Kosoves. Gjate ketyre mitingjeve populli pershendeti shpalljen e kushtetutes dhe shprehu njeherazi besnikerine ndaj Shqiperise dhe dashurine per gjuhen shqipe. Ne shume nga keto qytete ushtaret turq vellazeroheshin me luftetaret e cetave.
Ne keto manifestime populli shfaqi gjithashtu aspiratat e tij kombetare. Shpallja e kushtetutes u kuptua si shpallja e lirise dhe e te drejtes se veteqeverisjes se Shqiperise. Qysh ne ditet e para pas fitores se revolucionit, ne shume qytete, si ne Vlore, Kruje, Durres, Tirane, Prizren, Gjakove, Peje, Ferizaj, Kacanik etj., populli me nismen e vet filloi te debonte nepunesit e aparatit te vjeter administrativ, mutesarifet, kajmekamet, gjykatesit, komandantet e xhandarmerise, te policise etj., dhe beri perpjekje per te marre pushtetin ne duart e veta, duke krijuar komisione qe kryenin funksionet e organeve te veteqeverisjes, pajtonin gjaqet dhe mbanin rregullin e qetesine. Shkupi e kremtoi shpalljen e kushtetutes me 25 korrik, ne rrethana te vecanta, i rrethuar nga forcat e kembesorise e te artilerise turke, qe u ngarkuan te ndalonin hyrjen ne qytet te kater mije fshatareve te armatosur, te cilet donin te shpallnin autonomine e Shqiperise me qender ne Shkup. U lejuan te hynin ne qytet vetem disa dhjetera nga prijesit e kryengritesve shqiptare, qe u priten me gezim nga populli.
Duke pare shthurjen e plote te administrates se vjeter osmane ne Shqiperi, turqit e rinj shpejtuan te krijonin ne te gjitha qytetet e vendit komitetet osmane "Bashkim e Perparim", te cilat do te perqendronin pushtetin ne duart e tyre, derisa te formohej qeveria e re. Menjehere pas shpalljes se kushtetutes, ne ditet e fundit te korrikut dhe ne fillim te gushtit, komitete te tilla te "Bashkim e Perparimit" u formuan ne Tirane, ne Durres, ne Kavaje, ne Kruje, ne Berat, ne Vlore e me pas ne gjithe Shqiperine. Ne radhet e tyre hyne anetaret e komiteteve lokale te turqve te rinj, oficere xhonturq, por edhe perfaqesues te popullsise shqiptare. Per shkak te perfaqesimit te gjere te shqiptareve dhe veprimtarise se tyre ne te mire te levizjes kulturore-kombetare, keto komitete shprehnin me shume aspiratat e popullsise shqiptare sesa te xhonturqve.
Ne Vlore komiteti osman i bashkimit u kujdes per te ngritur nje shtypshkronje per botimet ne gjuhen shqipe. Ne Berat ky komitet iu kushtua perhapjes se gjuhes shqipe, per te cilen zhvilloi nje veprimtari te gjere ne qytet dhe ne fshatra. Ne Tirane nje komitet i tille (me emrin "Shoqeria mireberese") dhe komisioni qe doli prej tij, i drejtuar nga Refik bej, Abdi bej dhe Fuat bej Toptani, mori persiper mbajtjen e rendit e te qetesise ne vend, si edhe kujdesin per futjen e gjuhes shqipe ne shkollat shteterore dhe per hapjen e shkollave shqipe.
Ne vilajetin e Kosoves, per shkak te gjendjes se acaruar politike, xhonturqit ngriten komitetet osmane te "Bashkim e Perparimit", vetem ne ndonje qender si ne Shkup e ne Ferizaj, ndersa ne shumicen e qyteteve te tjera te kesaj province formuan komisione te perzjera, ne te cilat merrnin pjese perfaqesues te parise se vendit dhe te komiteteve te turqve te rinj. Megjithate, ata arriten ta kthejne Komitetin "Bashkim e Perparim" te Shkupit ne nje organ te rendesishem qeveritar per gjithe kete province.
Revolucioni xhonturk dhe shpallja e kushtetutes krijuan kushte disi te favorshme per zhvillimin e levizjes shqiptare e sidomos te asaj kulturore-kombetare. Ne rrethana te tilla, kur edhe shqiptaret ende nuk e kishin humbur besimin te regjimi i ri kushtetues dhe shpresonin se ne kushtet e tij do te permbushnin aspiratat e tyre kombetare, pothuajse te gjitha forcat politike shqiptare u bashkuan ne mendimin se levizja kombetare duhej te zhvillohej duke respektuar kete regjim, duke perfituar prej lirive te shpallura prej tij dhe pa shtruar si qellim te aferm permbysjen e tij me anen e dhunes, me rrugen e kryengritjes se armatosur.

Psikologu
17-08-09, 19:18
Shumica e veprimtareve te levizjes kombetare brenda e jashte vendit dhe organet e shtypit atdhetar, e quanin te dobishme qe shqiptaret te shfrytezonin lirite qe u dha kushtetuta per te zhvilluar ne menyre legale levizjen kulturore-kombetare, per te hapur shkolla shqipe ne tere vendin, per te perhapur me te gjitha mjetet mesimin e gjuhes shqipe dhe per levrimin e saj te metejshem. Zhvillimi i levizjes kulturore shihej si nje nga mjetet me te rendesishme per ngritjen e ndergjegjes politike te popullit dhe per forcimin e bashkimit kombetar te shqiptareve.
Megjithate, edhe ne keto kushte u vune re dallime ndermjet atdhetareve shqiptare, me pikepamje radikale dhe atyre te krahut te moderuar, qe u shprehen ne qendrimet e ndryshme ndaj objektivit kryesor te Levizjes Kombetare Shqiptare, ndaj luftes politike per autonomine e Shqiperise, qe kundershtohej me ashpersi nga xhonturqit.Te paret theksonin se kishte nje dallim thelbesor midis synimeve te turqve te rinj, qe perpiqeshin te ruanin sundimin osman ne Shqiperi, dhe aspiratave te shqiptareve per clirimin kombetar, midis asaj qe ishte arritur pas fitores se revolucionit dhe programit themelor te levizjes shqiptare, formimit te nje Shqiperie autonome. Ky krah radikal i Levizjes Kombetare Shqiptare, ndonese kembengulte per te shfrytezuar lirite e shpallura kushtetuese ne te mire te levizjes per zhvillimin e arsimit e te kultures shqiptare, nuk e shihte kete si nje qellim te fundit, por si nje mjet per arritjen e objektivit themelor te levizjes shqiptare, te autonomise se Shqiperise dhe te clirimit te saj nga roberia osmane. Disa dite pas shpalljes se kushtetutes, me 31 korrik 1908 gazeta "Kombi" shkruante se "deshira dhe mejtimi i cdo shqiptari duhet te jete veteqeverimi dhe storasja (shpallja - shen. i aut.) e nje konstitucie kombetare, e nje shteti shqiptar. Atje duhet te drejtohen te gjitha veprimet tona". Ne shkrimet e botuara ne gazeten "Shkopi" (15 nentor 1908) u behej thirrje shqiptareve te hapnin shkolla shqipe, por te kerkonin edhe te drejtat e tyre politike, njohjen e kombit shqiptar nga qeveria osmane dhe te punonin per veteqeverimin e Shqiperise.
Keto qarqe atdhetare i mbaheshin pikepamjes se kerkesat politike, sic ishin ajo e njohjes se kombit shqiptar dhe e autonomise, nuk mund te plotesoheshin ne kuadrin e bashkepunimit me xhonturqit, qe i kundershtonin ato, por vetem me nje zhvillim dhe organizim te pavarur te Levizjes Kombetare Shqiptare. Ngjarjet e mevonshme treguan se edhe ne luften per te siguruar lirine e shkolles e te shkrimit shqip, qe perbenin nje nga te drejtat me elementare njerezore e kombetare, shqiptaret do te ndesheshin me kundershtimin dhe me dhunen e turqve te rinj.
Krahu i moderuar i levizjes kombetare te periudhes se pasrevolucionit xhonturk, i mbahej pikepamjes se shqiptaret ne keto kushte te reja nuk duhej te shtronin kerkesa politike, por te kufizoheshin vetem me kerkesa humanitare, arsimore e kulturore, te punonin per te perhapur arsimin ne Shqiperi nepermjet klubeve, gazetave e shkollave shqipe, te pakten per nje periudhe 10-20- vjecare. Keto parashikohej te arriheshin nepermjet nje bashkepunimi te plote e pa kushte me xhonturqit. Qendrime te tilla u shprehen nga atdhetare te ketij grupimi ne organet e ndryshme te shtypit shqiptar, por sidomos ne gazeten "Liria" (Selanik, 1908-1910), te drejtuar nga Mithat Frasheri, drejtor per ceshtjet e jashtme te vilajetit te Selanikut, e cila u be zedhenese e ketij krahu te moderuar. Ne shkrimet e botuara ne kete gazete pas revolucionit (me 17 korrik e 21 korrik, me 18 gusht e 18 tetor 1908 etj.), theksohej se shqiptaret do te permbushnin kerkesat e tyre arsimore e kulturore dhe "do te shijonin frytet e kultures se sotme, nese do te hynin ne komunitet me turqit" dhe "do te bashkepunonin me xhemijetin (Komitetin "Bashkim e Perparim"), i cili i do te miren dhe i jep te drejta cdo kombi"; "se shqiptaret dhe xhonturqit nuk i ndante asgje", se ata kishin "qellime e deshira te njejta" dhe se perparimi i Shqiperise nuk do te arrihej "pa ndihmen e miredashjen e qeverise turke".
Ne te vertete turqit e rinj pas ardhjes ne fuqi hoqen dore nga premtimet, qe u kishin bere shqiptareve per t'u dhene te drejten e autonomise. Ne ceshtjen kombetare ata mbajten qendrim te hapur shovinist. Perballe prirjeve autonomiste te popujve te shtypur, xhonturqit vune doktrinen e "osmanizmit", e cila ishte shpallur ne kushtetuten e vitit 1876 (Neni 8) dhe u perfshi pastaj edhe ne programin, qe Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" miratoi ne mbledhjen e mbajtur ne Selanik, ne ditet e para te shtatorit te vitit 1908. Me ndihmen e kesaj doktrine, qe i shpallte te gjithe shtetasit e Perandorise "osmanllinj" dhe si te tille gjoja te barabarte para ligjit, turqit e rinj synonin te mohonin ekzistencen e popujve te tjere e te ceshtjes kombetare ne Turqi dhe te mos u njihnin kombesive joturke te drejtat me elementare. Ata shpallen gjuhen turke si gjuhe zyrtare e te detyrueshme ne organet shteterore e ne shkollat. Doktrina e osmanizmit tregoi se xhonturqit do te vijonin politiken e vjeter te asimilimit te popujve te shtypur, te turqizimit te tyre. Nje politike e tille i ktheu ne fraza boshe parimet e medha demokratike te shpallura nga xhonturqit gjate revolucionit: "Liri", "Barazi", "Vellazeri" dhe "Drejtesi".
Ne rrethana te tilla qysh ne periudhen e pare te pasrevolucionit dolen ne shesh kontradiktat ndermjet Levizjes Kombetare Shqiptare, synimeve te saj per veteqeverisjen e vendit, madje edhe kerkesave te saj me te thjeshta kulturore-kombetare dhe pushtetit te turqve te rinj, qe synonin te ruanin me cdo mjet sundimin e tyre mbi shqiptaret e popujt e tjere dhe teresine e Perandorise Osmane. Ne keto orvatje turqit e rinj u perkrahen nga kategori te caktuara te shoqerise shqiptare, nga paria konservatore, e lidhur me interesa ekonomike e politike me kete Perandori, nga nepunes te aparatit shteteror, rrethe burokratike-ushtarake etj. Ata u perpoqen gjithashtu te terhiqnin pas vetes edhe veprimtaret e Levizjes Kombetare Shqiptare dhe vecanerisht perfaqesuesit e krahut te saj te moderuar.

Psikologu
17-08-09, 19:19
Klubet kombetare (1908)
Atdhetaret rilindes, pa marre parasysh pengesat qe nxirrnin xhonturqit, duke e vleresuar gjithnje si detyre kryesore luften per clirimin e Shqiperise nga zgjedha turke, shfrytezuan mundesite legale qe u krijuan pas shpalljes se kushtetutes per te organizuar ne permasa mbareshqiptare levizjen politike-kulturore, per ngritjen e metejshme te ndergjegjes kombetare dhe per bashkimin e popullit. Per kete qellim menjehere pas revolucionit u ngriten klubet kombetare, qe u shtrine ne qytetet e ne fshatrat e vendit dhe ne qendra te tjera te Perandorise ku kishte shqiptare, filloi ngritja e shkollave shqipe, dhenia e mesimit te gjuhes amtare ne shkollat e huaja ne Shqiperi dhe u bene perpjekje per miratimin e perdorimin e nje alfabeti te vetem per gjuhen shqipe.
Me 31 korrik 1908 u themelua klubi "Bashkimi" i Manastirit, me kryetar Fehim Zavalanin qe sapo ishte liruar nga internimi, nenkryetar Gjergj Qiriazin dhe sekretar Naum Nacin. Ishte nder klubet me te medha dhe me te rendesishme, qe luajti nje rol te vecante ne formimin e klubeve te tjera dhe ne zhvillimin e Levizjes Kombetare Shqiptare ne periudhen e regjimit xhonturk. Menjehere pas themelimit te tij, klubi i Manastirit dergoi ne qytetet e tjera te vendit emisaret e vet per te propaganduar idete kombetare te shqiptareve, sic ishin bashkimi i vilajeteve te Shqiperise dhe ruajtja e teresise se saj. Ne shembullin e tij dhe me nismen e atdhetareve, u formuan ne muajt gusht-shtator 1908 klubi i Korces, i Vlores, i Elbasanit, i Shkodres, i Shkupit ("Klubi arsimor shqiptar"), i Kumanoves, i Tetoves, i Beratit, i Selanikut, i Stambollit, i Pogradecit, i Janines, i Filatit. Ne periudhen e mevonshme u ngriten klubet shqiptare ne qytetet dhe ne qendrat e tjera te Shqiperise, ne Tirane, Durres, Gramsh, Gjirokaster, Oher, Struge, Gjilan, Diber, Vuciterne, Tepelene, Delvine, Filat, Follorine, ****elesh, Permet, Pogon, Konice, Negovan, Bellkamen etj. Ne gjithe Shqiperine u ngriten atehere me shume se 40 klube.
Klubet ishin organizata te gjera demokratike, te cilat perfshinin ne gjirin e tyre perfaqesues te shtresave te ndryshme te popullsise. Ne klube merrnin pjese intelektuale, nepunes te aparatit shteteror e mesues shkollash, perfaqesues te borgjezise qytetare, te prodhuesve e te tregtareve te vegjel te qytetit e te fshatit, te bejlereve-cifligare, te oficereve, si edhe te parise te lidhur me sunduesit osmane. Ato bashkonin ne gjirin e tyre te gjitha rrymat politike te levizjes kombetare, si atdhetaret me pikepamje radikale, ashtu edhe te moderuarit, ndersa ne udheheqjen e tyre zoteronin intelektualet e dalluar edhe me pare per veprimtari atdhetare. Klubet nuk kishin nje program te vetem e te perbashket. Por statutet e tyre (si "Kanonizma e ligj'e klubit te shqiptareve ne Manastir", Sofje, 1908; Kanonizma e klubit te "Diturise shqip" ne Korce, 1908; Kanonizma e klubit te Gjirokastres "Drita", 1908; "Rregullore e shoqerise se shqiptareve ne Janine", 1908 etj.), ndonese ishin te vecanta per secilin klub, kishin nje permbajtje te perbashket, qe i afronte klubet si organizata te njejta kombetare. Pothuajse ne te gjitha keto statute kerkohej qe kombi shqiptar te gezonte te gjitha lirite qe garantoheshin nga nje regjim kushtetues, si edhe te drejten e mesimit te gjuhes amtare; vihej si detyre te punohej per bashkimin e kombit shqiptar, per "te ndriturit e tij duke perhapur diturite", per perhapjen e arsimit ne gjuhen shqipe dhe per levrimin e saj, per ngritjen kulturore te popullit duke hapur shkolla, shtypshkronja dhe duke botuar gazeta e libra.
Per te mos u dhene shkas xhonturqve te mbyllnin klubet qe vepronin ne menyre legale, atdhetaret theksonin se, duke punuar per interesat e vecante te kombit shqiptar, ata do te vepronin gjithashtu ne pajtim me "qellimet e larta" te Komitetit "Bashkim e Perparim". Ky qendrim u perfshi ne shume nga statutet e tyre, ndersa pothuajse ne te gjitha ato thuhej se klubet "nuk do te perziheshin ne ceshtjet politike". Ne te vertete, shumica e klubeve mori pjese aktive ne tere jeten politike te vendit dhe mbrojti me vendosmeri interesat kombetare te popullit shqiptar.
Klubet gezonin perkrahjen e popullit qe i quante ato si organet e veta ne luften per permbushjen e aspiratave kombetare. Ne mjaft raste popullsia njihte me shume autoritetin e klubeve, sesa ate te administrates osmane.
Ne periudhen e pare pas revolucionit xhonturqit nuk guxuan te dilnin haptazi kunder klubeve, madje u detyruan per nje kohe "te pajtoheshin" me zhvillimin e levizjes kulturore-arsimore shqiptare. Ne kete qendrim te Komitetit "Bashkim e Perparim" ndikuan faktore te tille politike, si gjendja e ndere ne Shqiperi pas shpalljes se kushtetutes, roli i madh qe luajten shqiptaret ne Revolucionin e korrikut te vitit 1908 dhe fakti qe turqit e rinj nuk e kishin stabilizuar ende diktaturen e tyre ushtarake. Nderkaq, turqit e rinj shtypen me rreptesi cdo prirje te levizjes shqiptare per autonomine a per pavaresine e Shqiperise, qe nuk munguan te shfaqeshin edhe ne keto kushte, ndersa ne ato raste, kur gjeten mbeshtetjen e forcave turkomane vendase, ata u munduan te pengonin formimin e klubeve shqiptare. Keshtu, themelimi i klubit "Bashkimi" ne Elbasan u arrit pas nje konflikti ndermjet atdhetareve shqiptare e xhonturqve, qe perkraheshin nga elementet turkomane. Ne Tirane e ne Durres xhonturqit, duke pasur perkrahjen e disa klerikeve fanatike dhe te elementeve konservatore turkomane, penguan per nje kohe themelimin e klubeve shqiptare, qe u arrit pas qendreses se vendosur te popullit kunder klubit te oficereve dhe komiteteve xhonturke te ketyre qyteteve. Ngritja e klubit "Laberia" ne Vlore u arrit gjithashtu pasi u kapercyen pengesat qe nxoren xhonturqit dhe paria turkomane e ketij qyteti. Ne Shkoder ne vjeshten e vitit 1908 xhonturqit, te mbeshtetur edhe ne ulemate e ne disa hoxhallare fanatike e turkomane, shperndane per nje kohe klubin e ketij qyteti dhe kundershtuan te gjitha kerkesat per ngritjen e shoqerive kulturore shqiptare. Ketu Komiteti "Bashkim e Perparim" dhe ushtaraket xhonturq arrestuan me 26 gusht 1908 atdhetarin Dervish Hima, qe sapo ishte kthyer ne Shkoder nga internimi, per shkak se kundershtoi propaganden xhonturke, qe i shpallte shqiptaret "osmanllinj" dhe mbrojti idene e nje Shqiperie te lire e te pavarur.
Nderkaq turqit e rinj, qysh ne fillim, duke u mbeshtetur ne elementet e moderuar, si edhe ne ata turkomane, si Arif Hiqmeti (nenkryetar i klubit te Selanikut) me shoke, arriten te ushtronin nje ndikim te fuqishem ne dy nga klubet me te rendesishme shqiptare, ne ate te Stambollit e te Selanikut, dhe u perpoqen qe me anen e tyre te vinin nen kontrollin e vet te gjitha klubet, si dhe vete levizjen kombetare. Por shumica e atdhetareve shqiptare nuk ra pre e kesaj veprimtarie, i denoi keto orvatje te xhonturqve dhe nuk u pajtua me ata shqiptare qe bashkepunuan me ta. Kesaj periudhe i perket pamfleti i Andon Z. cajupit "Klubi i Selanikut", ne te cilin fshikullohet rende bashkepunimi i drejtuesve te ketij klubi me xhonturqit.
Si levizja kombetare, ashtu edhe klubet nuk e humben karakterin e vet luftarak e te pavarur. Te ndodhur nen vezhgimin e vazhdueshem te autoriteteve osmane, klubet e kishin gjithnje me te veshtire te zhvillonin legalisht e haptazi veprimtarine e tyre politike-kombetare. Per kete arsye prane tyre u krijuan komitete te fshehta, te cilat merreshin me propaganden kunderosmane dhe me organizimin e luftes per autonomine e vendit.
Nga komitetet e para te fshehta ishte ai qe u themelua ne Vlore ne fund te gushtit 1908, si organ drejtues i "Lidhjes kombetare per perkrahjen e shkollave shqipe". Ky komitet, i perbere kryesisht nga ushtarake, propagandonte "idete e pavaresise" dhe kishte si qellim te pare organizimin e "nje aksioni energjik per formimin e nje Shqiperie autonome". Per kete arsye ai u shpernda me ashpersine me te madhe nga xhonturqit. Nje komitet i tille i fshehte u formua ne vjeshten e vitit 1908 prane klubit "Bashkimi" te Manastirit. Ky klub dergoi njerez per themelimin e komiteteve te fshehta ne qytetet e vilajeteve te Manastirit e te Kosoves. Ne nentor te vitit 1908 komitetet e fshehta vepronin ne Korce, ne Kolonje e ne fshatrat perreth, ne Follorine, ne Kozhane, ne Selfixhe, ne te gjitha qytetet e vilajetit te Janines, ne Gjakove, ne Shkup dhe ne qendrat e tjera te vilajetit te Kosoves. Me 7 dhjetor te vitit 1908 konsulli austriak ne Manastir njoftonte Vjenen se "komitete te tilla te fshehta qene ngritur tanime ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise". Me nismen e veprimtarit te njohur te levizjes kombetare Themistokli Germenji, Komiteti i fshehte i klubit te Manastirit vendosi lidhje me komitetet e fshehta maqedone dhe bashkepunoi me to per te siguruar arme.

Psikologu
17-08-09, 19:19
Komitetet e fshehta ndiqnin qellime te rendesishme politike, punonin per ngritjen e ndergjegjes kombetare te popullit dhe per te bashkuar, nen drejtimin e tyre, gjithe shqiptaret qe ishin te gatshem te kundershtonin regjimin xhonturk dhe te siguronin ne momentin e pershtatshem autonomine e Shqiperise
Me veprimtarine e tyre klubet dhe komitetet e fshehta luajten nje rol te rendesishem ne organizimin e levizjes kombetare ne kete faze te re te zhvillimit te saj. Me nismen e klubeve, per here te pare ne historine e vendit, filluan te botoheshin brenda ne Shqiperi dhe ne disa qytete te tjera te Perandorise gazeta ne gjuhen shqipe. Ne Korce dolen njera pas tjetres gazetat: "Korca" (1908-1910), nen drejtimin e Sami Pojanit; "Lidhja Orthodokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1912), nen drejtimin e Mihal Gramenos; ne Manastir "Bashkim'i Kombit" (1909, 1910), nga Fehim Zavalani dhe me pas "Drita" (1911-1912), nga Mustafa Hilmi Leskoviku; ne Shkup "Shkupi" (1911-1912), nen drejtimin e Jashar Erebares; ne Janine "Zgjim'i Shqiperise" (1909-1910), nga Abdyl Hakiu; ne Elbasan "Tomori" (1910), nga Lef Nosi dhe organe te tjera. Nga organet kryesore te shtypit shqiptar ishin gjithashtu "Lirija" ne Selanik (1908-1910), nga Mithat Frasheri; "Shqipetari" ne Stamboll (1909-1911), nga Dervish Hima etj. Prane klubit te Manastirit e klubeve te tjera u ngriten shtypshkronja per botimin e gazetave dhe te librave shqip.
Jashte Shqiperise vijuan te botoheshin organe te tilla te rendesishme te shtypit atdhetar shqiptar, si "Shqypeja e Shqypenis" (1909-1911) ne Sofje, nen drejtimin e Josif Bagerit "Shkopi" (1907-1908) dhe "Rrufeja" (1909-1910) ne Egjipt, "Dielli" (1909-1910) ne Boston, "Liri e Shqiperise" (1911-1915) ne Sofje etj. Ne vitet 1908-1912 ne Shqiperi dhe jashte botoheshin me shume se 35 organe te shtypit shqiptar.
Ne organet e shtypit gjeten pasqyrim problemet dhe ngjarjet kryesore te levizjes kombetare te viteve 1908-1912. Ato u bene propaganduese te ideve kombetare dhe mbrojtese te programit politik te kesaj levizjeje. Shumica e tyre edhe ne gjendjen e re te krijuar pas shpalljes se kushtetutes, quante si detyre themelore te Levizjes Kombetare Shqiptare luften per clirimin e Shqiperise dhe per krijimin e shtetit kombetar shqiptar. Gazeta "Kombi" shkruante per "cporjen e xhonturqve dhe per veteqeverisjen e Shqiperise" (24 korrik 1908); "Korca" parashtronte hollesisht kerkesen e formimit te nje shteti autonom shqiptar duke bashkuar kater vilajetet shqiptare ne nje te vetem, me kryeqytet Ohrin ose Manastirin, me gjuhen shqipe si gjuhe zyrare, me nje vali te emeruar nga Stambolli dhe me nepunes, ushtri e oficere shqiptare (18 shkurt dhe 14 shtator 1909). Ideja e formimit te nje shteti autonom shqiptar, te nje "Shqiperie per shqiptaret" propagandohej edhe nga gazeta te tilla, si "Dielli", "Bashkim'i Kombit" etj.
Me shkrimet e botuara, ne vitet 1909-1910, kur xhonturqit iu kundervune ne permasa me te gjera levizjes kulturore-kombetare shqiptare, filluan te mbyllnin shkollat shqipe dhe po u impononin shqiptareve alfabetin arab, organet e shtypit atdhetar protestuan kunder kesaj politike obskurantiste dhe shoviniste te Komitetit "Bashkim e Perparim". "Dielli" shkruante ne ato dite se "sot punerat ne Shqiperi jane me keq se ne koherat e Abdyl Hamitit dhe se gjuha shqipe ndiqet me teper se kurre ndonjehere" dhe u bente thirrje shqiptareve "te bashkoheshin dhe te zinin luften e vertete kunder armiqve te kombit tone, luften e fundit kunder xhonturqve" (17 shtator 1909).
Organe te tilla te shtypit, si "Shqypeja e Shqypenis", "Korca", "Dielli", "Shqipetari" etj., pasqyruan hap pas hapi konfliktin e madh qe shpertheu ne fillim te vitit 1910 per ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe, botuan nje varg shkrimesh per mbrojtjen e kultures shqiptare, si edhe dhjetera protesta, qe iu derguan parlamentit e qeverise turke nga mesuesit atdhetare, nga nxenesit e shkollave dhe nga mitingjet qe u mbajten ne fillim te vitit 1910. Gazeta "Korca" shkruante me 18 shkurt se me keto mitingje populli shqiptar "tregoi gatishmerine e tij per te mbrojtur shkronjat e veta qofte edhe me gjak po te ishte nevoja". Me shkrimet e tij shtypi shqiptar u be paralajmetar i konfliktit te madh qe po piqej ne Shqiperi ndermjet popullit shqiptar e xhonturqve, ne fushen ekonomike, arsimore, kulturore e politike, per t'u shnderruar me pas ne nje lufte te hapur te armatosur.
Shtypi atdhetar shqiptar u be gjithashtu tribune dhe propagandues i kryengritjeve te medha kunderosmane qe shperthyen ne Shqiperi ne vitet 1910-1912. Gazeta te tilla, si "Kombi", "Shqipetari", "Shqypeja e Shqypenis" etj., duke u bere jehone ngjarjeve te Kryengritjes se Kosoves te vitit 1910, shkruanin per qendresen e shqiptareve te Prishtines, te Kacanikut, te Shkupit, te Gjakoves, te Prizrenit, te Pejes, te Lumes etj. kunder hordhive te gjeneralit turk Shefqet Turgut pashes dhe denonin masakrat e papara te ushtrise turke mbi kryengritesit, mbylljen e klubeve e te shkollave shqipe, si edhe persekutimin e internimin e atdhetareve shqiptare ("Shqypeja e Shqypenis", 15 maj 1910; "Shqipetari", 8 prill 1910, 26 maj 1910 etj.). Duke perkrahur Kryengritjen e Malesise se Mbishkodres, te pranveres se vitit 1911, shtypi atdhetar ftonte gjithe shqiptaret, gege e toske, te rrembenin armet, te bashkoheshin dhe te hidheshin ne kryengritjen e pergjithshme shqiptare per te shpetuar atdheun, per lirine e Shqiperise ("Shqypeja e Shqypenis", 2 prill 1911). Shtypi mbrojti programin e autonomise se Shqiperise, ose "Memorandumin e Greces" te vitit 1911, dhe kerkoi qe ai te vihej ne themel te kryengritjes se pergjithshme shqiptare ("Drita", Manastir, 7 dhe 28 korrik 1911).
Me shperthimin e Kryengritjes se pergjithshme te vitit 1912, veprimtaret rilindes, nepermjet artikujve te botuar ne organet e shtypit, i tregonin popullit shqiptar se tanime kishte ardhur koha te zbatohej programi i autonomise territoriale-administrative te Shqiperise, kerkonin nga Stambolli qe te njihte Shqiperine autonome dhe u benin thirrje kryengritesve ta conin deri ne fund luften, "te merrnin fuqine ne dore te tyre dhe te ngrinin nje qeveri te perkohshme qe te mbante sigurimin e vendit" ("Liri e Shqiperise", Sofje, 18 qershor 1912, 11 gusht 1912).
Lufta per autonomine e Shqiperise trajtohej ne shtypin atdhetar e lidhur ngushte me qendresen ndaj politikes shoviniste te shteteve fqinje, te cilet kundershtonin cdo perpjekje per formimin e nje shteti autonom shqiptar. Gjithe veprimet e ketyre shteteve, theksonte shtypi shqiptar me 1912, ne pragun e Luftes Ballkanike, qe nga ngritja e shkollave te huaja e nderhyrjet e vazhdueshme ne Shqiperi dhe deri tek armatosja e pergatitjet per lufte, deshmonin per synimet e tyre per copetimin e trojeve shqiptare ("Drita", 7 qershor 1912). Ne keto kushte, kur, sic theksohej ne organet e shtypit, Shqiperise i kanosej rreziku i copetimit, kur po vihej ne pikepyetje vete ekzistenca e saj dhe e kombit shqiptar, shtrohej si detyre e ngutshme shkeputja e Shqiperise nga Turqia dhe formimi i nje shteti te vecante shqiptar ("Liri e Shqiperise", 27 shkurt 1912).
Idete atdhetare e perparimtare te propaganduara nga shtypi shqiptar ndikuan fuqishem ne luften e popullit shqiptar per bashkimin dhe per clirimin kombetar.

Psikologu
17-08-09, 19:20
Celja e shkollave shqipe dhe perhapja e mesimit shqip (korrik-nentor 1908)
Ndonese u njihte te drejten e arsimimit te gjithe shtetasve te Perandorise, pa dallim feje, kushtetuta turke, duke i shpallur ata si "osmanllinj" dhe turqishten si gjuhe mesimi zyrtare e te detyrueshme ne shkolla, mohonte ne thelb te drejten e popujve joturq, rrjedhimisht edhe te shqiptareve, per t'u arsimuar ne gjuhen amtare dhe per te pasur shkollat e tyre kombetare. Ne keto kushte celja e shkollave shqipe dhe perhapja ne popull e mesimit dhe e kendimt shqip, ashtu si me pare, mbeti atribut i Levizjes Kombetare Shqiptare, ne menyre te vecante i klubeve dhe i shoqerive atdhetare shqiptare.
Qysh ne ditet e para te formimit klubet, ne perputhje me statutet e programet e tyre, u bene qendra te veprimtarise kulturore te atdhetareve shqiptare, te perpjekjeve per hapjen e shkollave dhe per levrimin e gjuhes shqipe. Me nismen e tyre dhe me perkrahjen aktive te popullit brenda pak muajve u hapen shkolla jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Nga shkollat e para fillore shqipe, te celura pas shpalljes se kushtetutes, ishte ajo e Elbasanit, qe u hap me 2 gusht 1908. Ne gusht u hapen gjithashtu shkolla te tjera shqipe, si ajo e Vlores, e Kanines, e Tiranes dhe dy shkollat e Beratit. Gjate muajve shtator-tetor 1908 u cel shkolla e pare shqipe ne Gjirokaster (shkolla "Liria"), rifilloi shkolla e vajzave e Korces, u hap po ne kete qytet nje shkolle fillore per djem, te dyja nen administrimin e misionit protestant, si edhe shkollat shqipe ne Filat e ne Luros te camerise. Me perpjekjet e atdhetareve shqiptare u hap nje shkolle shqipe ne qytetin e Manastirit dhe nje tjeter ne Nistrove te Dibres, ndersa ne Prizren vijonte te funksiononte shkolla shqipe e ngritur me pare.
U bene hapat e pare edhe per hapjen e shkollave shqipe ne fshatra. Ne gusht te vitit 1908 u cel shkolla e pare shqipe ne Myzeqe, ne katundin Libofshe dhe po ne kete periudhe te pare pas shpalljes se kushtetutes, me nismen e klubit te Beratit dhe te atdhetarit Hasan Koprencka, u ngriten tri shkolla shqipe ne katundet Koprencke, ne Gostencke dhe ne corovode. Ne nentor filloi te funksionoje nje shkolle shqipe ne Bellkamen.
Ne disa nga qytetet e Shqiperise, si ne Elbasan, ne Berat, ne Vlore, ne Tirane etj., hapja e shkollave shqipe u shoqerua me manifestime popullore, ku moren pjese mijera njerez, dhe me ceremoni, ku u mbajten fjalime me fryme atdhetare dhe u hodhen parullat "Rrofte liria!", "Rrofte gjuha shqipe!", "Rrofte Shqiperia!" etj.
Ngritja e levizjes kulturore ne Shqiperi e shtyti Vjenen, qe nepermjet ambasadorit te saj ne Stamboll, Pallavicini, t'i kerkonte Portes se Larte te fuste mesimin e gjuhes shqipe ne te gjitha shkollat shteterore te viseve shqiptare. Duke e pare levizjen per mesimin e gjuhes shqipe si nje aspirate te pergjithshme te kombit shqiptar, Vjena e paralajmeronte Stambollin qe te mos e kundershtonte ate dhe te mos ua linte shqiptareve ta arrinin vete. Austro-Hungaria synonte qe me kete nderhyrje "te siguronte epersine ne ceshtjen shqiptare, e cila po merrte nje rendesi gjithnje e me te madhe".
Te themeluara me nismen e klubeve dhe te atdhetareve shqiptare, shkollat shqipe nuk u ngriten mbi dasite fetare dhe, ndryshe nga ato turke, greke, vllahe, sllave etj., bashkonin femijet e te gjitha besimeve, myslimane e te krishtere. Ato dalloheshin gjithashtu per karakterin e tyre kombetar shqiptar e laik. Shkollat u kthyen jo vetem ne qendra te arsimimit te shqiptareve, por edhe ne vatra te zgjimit e te bashkimit te tyre kombetar.
Megjithese ne kushtet kur mungonte nje sistem shteteror i arsimit kombetar, shkollat shqipe nuk kishin nje program unik, ne shumicen e tyre, krahas lendeve te kultures se pergjithshme (qe jepen ne te gjitha shkollat fillore te cdo vendi, si bukurshkrimi, kenga, vizatimi, aritmetika etj.), mesoheshin si te vecanta gjuha dhe letersia shqipe, historia e Shqiperise, gjeografia e Shqiperise etj.
Ngritja e shkollave dhe mesimi i gjuhes shqipe u shnderruan ne nje levizje te gjere patriotike. Shkollat i ndiqnin jo vetem femijet, por edhe te rriturit, per te cilet u krijuan posacerisht kurse te mbremjes, ku mesonin shkrim e kendim zanatcinjte, tregtaret, shegertet, nepunesit dhe ne katunde bujqit. Vetem klubi "Bashkimi" i Manastirit ngriti ne kete qytet disa kurse nate. Ne klubin e Elbasanit ishte ngritur nje shkolle nate, ku mesonin shkrim e kendim cdo mbremje rreth 60-70 djem te rinj, myslimane e te krishtere. Kurse te tilla qene ngritur gjithashtu prane klubeve te tjera ose prane shkollave, ne Korce, Gjirokaster, Janine, Filat, Vlore, Tirane, Durres, Shkoder, Prizren, Shkup, ne disa fshatra te Skraparit etj. Klubet shqiptare plotesonin ne ate kohe, ne nje fare menyre, mungesen e shkollave shteterore shqipe.
Sipas te dhenave dokumentare arkivore dhe atyre te shtypit shqiptar, ne periudhen gusht-nentor 1908 ne trevat shqiptare qene ngritur rreth 20 shkolla te dites e 15 kurse a shkolla te mbremjes, qe deshmonin per nje perparim te rendesishem ne lemin e arsimit kombetar, te panjohur me pare ne Shqiperi.
Mesimin e gjuhes shqipe dhe te lendeve te tjera ne keto shkolla e jepnin mesuesit patriote, si Hysen Ceka, Babe Dude Karbunara, Petro Nini Luarasi, Andrea Konomi, Thoma Papapano, Nuci Naci, motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Josif Bageri, Musa Demi, Jani Minga, Jovan Ndreko, Toli Xhaxhollari etj. Meqenese nuk mjaftonin mesuesit, dhenia e mesimit te gjuhes shqipe u be nje ceshtje nderi e nje detyre e larte atdhetare per gjithe ata qe mund ta kryenin ate, per "djemte myslimane e te krishtere me zemer te nxehte", sikurse i quante ne nje nga letrat e tij te tetorit 1908 atdhetari Sotir Kolea.
Gjuha shqipe mesohej edhe ne menyre individuale ose ne kurse te drejtuara nga mesues e te rinj atdhetare, ne qytete e ne fshatra te Shqiperise, qe ndiqeshin kryesisht nga te rriturit, nga nepunes te ndryshem, hoxhallare e mesues te shkollave turke etj.
Duke marre parasysh veshtiresite e medha per hapjen e shkollave shqipe nga klubet dhe nga vete populli, atdhetaret shqiptare bene perpjekje qe mesimi i gjuhes shqipe te perfshihej ne sistemin shteteror shkollor, ne shkollat shteterore turke dhe ne ato te huaja, greke etj., qe kishin buxhet te rregullt. Ky do te ishte hapi i pare per kthimin me pas, te pakten te shkollave fillore, ne shkolla kombetare, me gjuhen shqipe si gjuhe mesimi. Qysh ne fillim te gushtit te vitit 1908, ne Tirane, me perpjekjet e komisionit te kryesuar nga Refik Toptani, u arrit te futej mesimi i gjuhes shqipe ne shkollat turke e ne ate greke te ketij qyteti. Klubi "Bashkimi" i Elbasanit dhe atdhetaret e kryesuar nga Aqif pashe Elbasani mblodhen mjetet e nevojshme financiare per te paguar mesuesit, qe do te jepnin mesimin e shqipes ne shkollat shteterore dhe caktuan nga nje mesues te gjuhes shqipe per kater shkollat fillore turke, per dy shkollat greke, si dhe nje mesuese per vajzat. Prane klubit "Bashkimi" te Elbasanit u ngrit nje kurs mujor per pergatitjen e mesuesve per gjuhen shqipe. Me gjithe kundershtimin e valiut te provinces se Manastirit nga varej Elbasani, me kembenguljen e atdhetareve elbasanas gjuha shqipe filloi te mesohej ne shkollat turke te atij qyteti qysh ne vjeshten e vitit 1908. Po ne shtator u fut gjuha shqipe si gjuhe mesimi ne shkollen e komunitetit ortodoks te Elbasanit, ndersa gjuhes greke iu la vendi i dyte.
Ne Korce, me nismen e klubit te ketij qyteti, ne fillim te nentorit u fut gjuha shqipe si lende mesimi ne shkollen fillore turke. Pas kerkesave energjike te mesuesve dhe te nxenesve gjirokastrite, administrata osmane u detyrua te fuste shqipen edhe ne shkollat turke te Gjirokastres. Mesimi i shqipes u fut gjithashtu ne shkollat shteterore turke te Vlores dhe ne shkollen turke per vajza te Beratit. Ne Vlore qe ne vitin shkollor 1908-1909 gjuha shqipe filloi te mesohej edhe ne shkollen greke te ketij qyteti, qe kishte si drejtor mesuesin atdhetar Jani Minga. Futja e mesimit te gjuhes shqipe ne shkollat greke ose te komunitetit ortodoks u arrit pas kapercimit te pengesave qe nxirrnin qarqet politike te Greqise dhe kleriket ortodokse shqiptare, qe u sherbenin atyre.

Psikologu
17-08-09, 19:21
Me nismen e disa mesuesve e klerikeve atdhetare shkrimi e kendimi shqip mesohej edhe ne shkollat turke te disa fshatrave, si ne Bilisht, ne Kolonje, ne Devoll, ne Frasher etj.
Perpjekje per futjen e gjuhes shqipe ne shkollat shteterore turke, madje edhe per shnderrimin e tyre ne shkolla shqipe beri ne shtator te vitit 1908 klubi i Shkupit dhe vecanerisht Nexhip Draga, qe ishte nje nga drejtuesit e tij. Ne disa shkolla fillore te fshatrave te Kosoves, si ne Pakashtice, ne Dumnice, ne Dumosh etj., mesuesit e kleriket atdhetare, si Mulla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Bajram Dumnica etj., bene percapje per te futur mesimin e gjuhes shqipe dhe per t'u mesuar femijeve shkrimin e kendimin e shqipes.
E ndodhur perballe kerkesave kembengulese te popullsise shqiptare per ngritjen e shkollave shqipe, Ministria e Arsimit nxori ne tetor te vitit 1908 urdheresen sipas se ciles gjuha shqipe futej si lende mesimi ne shkollat shteterore turke, ne ato fillore (mejtepet) dhe gjysme te mesme (ruzhdie). Edhe pse qeveria, nepermjet administrates lokale, nxirrte pengesa te shumta per zbatimin e ketij dekreti, publikimi i tij i dha nje shtyse te re levizjes per futjen e gjuhes shqipe si lende mesimi ne te gjitha shkollat shteterore. Ne fundin e tetorit klubi shqiptar "Bashkimi" i Janines vendosi te fuste gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat turke, si dhe te themelohej ne Janine nje shkolle shqipe per pergatitjen e mesuesve te gjuhes shqipe per gjithe vilajetin.
Edhe nxenesit e shkollave te Prishtines dhe ata te gjimnazit te Manastirit, duke perfituar nga dekreti i qeverise turke, kerkuan nepermjet peticioneve derguar Stambollit, qe gjuha shqipe te mesohej edhe ne shkollat e mesme. Qeveria turke u detyrua t'i pranonte keto kerkesa dhe urdheroi qe gjuha shqipe te mesohej edhe ne shkollat e mesme (idadie) te ketyre qyteteve. Ne vjeshten e vitit 1908 mesimi i gjuhes shqipe u fut ne gjimnazin shteteror turk te Manastirit.
Ne kohen kur qeveria turke nuk bente asnje shpenzim per shkollat shqipe dhe i nxirrte pengesa te shumta perhapjes se tyre, ato mbaheshin vetem me perkrahjen e ndihmen materiale qe jepte populli dhe klubet shqiptare; ne shume qytete, si ne Elbasan, ne Tirane etj., me nismen e klubeve dhe te atdhetareve, qe ne gusht te vitit 1908 u krijuan per kete qellim fonde kombetare. Ne qytetin e Beratit per mbajtjen e dy shkollave u caktua me kerkesen e atdhetareve nje takse prej 10 paresh per cdo lekure qe shitej dhe u vendos te vihej monopoli mbi shitjen e vajgurit. E njejta gje ndodhi edhe ne qytetet e tjera.
Ngritja e shkollave shqipe dhe perhapja e mesimit te gjuhes shqipe solli shtimin e nevojave per abetare e libra shqip, te cilet dergoheshin ne Shqiperi nga kolonite atdhetare te mergimit, nga ajo e Bukureshtit dhe e Sofjes. Kerkesa te shumta per libra shqip u vinin cdo dite nga te gjitha anet e Shqiperise klubit "Bashkimi" te Manastirit, klubit te Korces dhe klubeve te tjera, sidomos shoqerise "Bashkimi" te Bukureshtit dhe shtypshkronjes "Mbrothesia" te Kristo Luarasit ne Sofje. Ne nje nga letrat e tij te gushtit 1908, klubi i Manastirit i shkruante shoqerise "Bashkimi" te Bukureshtit se "tere Shqiperia kerkonte libra". Qindra abetare e libra shqip i kerkoheshin klubit te Elbasanit nga popullsia e ketij qyteti, si edhe nga Peqini, Gramshi e Lushnja, ndersa nga Vlora ne fund te gushtit 1908 u kerkuan 1 000 abetare te Sami Frasherit dhe 800 libra kendimi, te cilat u shperndane edhe ne rrethin e Beratit. Kerkesa te shumta per libra shqip i vinin klubit te Korces nga ky qytet dhe me shume nga Kolonja, Starova, Opari e nga fshatra te tjera.
Me te kerkuar ishin librat e Sami Frasherit, si "Abetarja", "Shkronjetorja", "Dheshkronja"; librat e Naim Frasherit, si "E kendimit e cunave kendonjetoreja", "Mesimet", "Diturite", "Gjithesia", "Vjersha per mesonjetoret e para", si edhe veprat e tjera, si "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behete?" (e Sami Frasherit); "Bageti e Bujqesija", "Lulet e veres" dhe "Skenderbeu" (te Naim Frasherit); "Mirevetia" e "Numeratorja" (te Jani Vretos); "Abetarja" (e Gasper Benusit); "Fizika" (e Gjergj Qiriazit) etj.
Qysh ne ditet e para pas shpalljes se kushtetutes, ne fund te korrikut dhe ne fillim te gushtit 1908, Shoqeria "Bashkimi" e Bukureshtit dergoi ne Shqiperi (klubit te Manastirit) 20 000 cope abetare e libra te tjere shqip. Ne Korce brenda disa javesh u shiten 15 000 abetare shqipe. Kristo Luarasi, ne nje nga letrat e tij te 4 gushtit, shkruante se pervec 400 librave qe kishte bere gati per t'i derguar ne Shqiperi, do te "conte ne Tirane edhe 1 000 abetare gegerisht dhe 800 libra te tjere, qe i kishte gati ne Sofje".
Zhvillimi i levizjes politike-kulturore kombetare ndeshi jo vetem ne pengesat e autoriteteve xhonturke, por edhe ne kundershtimin e atyre klerikeve konservatore, myslimane e ortodokse, qe u sherbenin fuqive te huaja. Ne Tirane, ne Durres, ne Shkoder, ne Oher, ne Struge, ne Diber dhe ne vende te tjera kleriket turkomane u perpoqen te ndalonin shkrimin dhe mesimin e gjuhes shqipe, duke e shpallur ate ne kundershtim me fene myslimane e me kuranin. Ne disa nga keto qendra administrata lokale turke kercenonte me internim atdhetaret qe perhapnin shkrimin e shqipes, ndersa ne Shkoder nxiti kleriket fanatike myslimane t'i dergonin telegrame te stisura Ministrise se Brendshme, ne te cilat thuhej se nuk njihnin gjuhe tjeter zyrtare vec turqishtes. Edhe shovinistet greke e kleriket ortodokse grekomane u orvaten te pengonin hapjen e shkollave te para shqipe ne Shqiperine e Jugut. Keta vijuan te perdornin per kete qellim te gjitha mjetet e mundshme qe nga kercenimet, mallkimet e shkisherimet e atdhetareve qe dergonin femijet ne shkollat shqipe dhe deri te bandat e andarteve.
Megjithate, fale entuziazmit te popullit dhe punes kembengulese te klubeve keto veshtiresi u kapercyhen dhe u krijuan kushtet per thirrjen e Kongresit Kombetar te Manastirit.

Psikologu
17-08-09, 19:22
Kongresi i Manastirit per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe (14-22 nentor 1908)
Perhapja e shkollave dhe e mesimit te gjuhes shqipe, si edhe zhvillimi i kultures kombetare ne pergjithesi, shtruan ne rend te dites nevojen e caktimit te nje alfabeti te vetem. Rilindesit me te drejte e shihnin mungesen e nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe jo vetem si nje problem gjuhesor e kulturor, por edhe si nje ceshtje politike, nje shenje dasie, qe pengonte bashkimin e shqiptareve. Zgjidhja e saj do te ndihmonte si ne levrimin e metejshem te gjuhes e te letersise shqipe, ashtu edhe ne konsolidimin e unitetit kombetar dhe te bashkimit politik te popullit shqiptar.
Vendosja e nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe u pergatit gjate nje epoke te tere te Rilindjes, fale veprimtarise krijuese ne lemin e gjuhesise dhe te letersise te brezave te tere te iluministeve shqiptare, gjuhetare, shkrimtare, poete, publiciste etj. Nje ndihmese te vyer dhane organet e shtypit, sidomos ato te viteve te fundit te shek. XIX dhe te fillimit te shek. XX, ku spikati ne menyre te vecante revista "Albania" (Bruksel-Londer, 1897-1909) e Faik Konices. Miratimi i alfabetit (alfabetares) se Stambollit, ne vitin 1879, ndonese shenoi nje hap te rendesishem perpara ne rrugen e vendosjes se nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe, nuk arriti ta zgjidhte perfundimisht kete ceshtje. Alfabeti i Stambollit u perhap vetem ne Shqiperine e Jugut e te Mesme, ndersa ne Shqiperine e Veriut, posacerisht ne Shkoder perdoreshin tri alfabete te tjera per shkrimin e shqipes, ai i shoqerise "Bashkimi" (1899), i "Agimit" (i jezuiteve) dhe alfabeti i shkrimtareve te vjeter te Veriut, qe perdorej me shume nga kleriket katolike. Organet e shtypit shqiptar, ndonese botoheshin te gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndermjet tyre.
Ne rrethana te tilla, vendosja e nje alfabeti te njejte te gjuhes shqipe do te arrihej jo vetem ne lufte me sunduesit e huaj osmane, qe perpiqeshin ta pengonin ate si nje arritje qe do te conte ne afirmimin e metejshem te kombit shqiptar, por edhe duke kapercyer frymen dhe interesat lokale te shoqerive e te grupeve kulturore shqiptare, qe ushqeheshin edhe nga dasite krahinore te trasheguara nga e kaluara.
Ndonese ne thelb ishte nje ceshtje kulture, njesimi i alfabetit te gjuhes shqipe paraqitej njeherazi nje nga problemet me te rendesishme politike te kohes, zgjidhja e te cilit do te varej nga zhvillimi i levizjes kombetare ne pergjithesi. Ne te vertete, thirrja e kongresit per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe u be e mundur vetem ne rrethanat e reja, qe u krijuan per levizjen kulturore-kombetare pas shpalljes se kushtetutes ne vitin 1908.
Nismen per thirrjen e kongresit per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe e mori klubi "Bashkimi" i Manastirit, qe luante rolin kryesor ndermjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e ketij klubi, menjehere pas themelimit te tij, e shpallen zgjidhjen e kesaj ceshtjeje si detyren me te ngutshme te levizjes kombetare. Gjate muajve gusht-shtator, pasi kishte marre edhe pelqimin e klubeve e te shoqerive te tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndermori masat konkrete per thirrjen e kongresit kombetar per ceshtjen e alfabetit. Ne "Zedhenien" qe u shpernda me kete rast, ftoheshin te merrnin pjese ne kongres "gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise", si edhe "cdo filolog" shqiptar. Nisma e tij u prit mire nga atdhetaret shqiptare dhe nga klubet e shoqerite patriotike brenda e jashte vendit, qe u treguan te gatshme te dergonin perfaqesuesit e tyre ne kete kongres.
Kongresi u hap ne Manastir me 14 nentor 1908 dhe i vijoi punimet deri me 22 nentor. Ne Kongres moren pjese 32 delegate me te drejte vote, qe perfaqesonin 26 qytete e shoqeri te ndryshme shqiptare brenda dhe jashte atdheut, si dhe 18 delegate te tjere si pjesemarres pa te drejte vote. Kongresi i Manastirit u shnderrua keshtu ne nje kuvend te vertete mbareshqiptar, ne te cilin moren pjese gjithsej 50 delegate nga te gjitha anet e Shqiperise, nga qytetet e vilajeteve te Manastirit, te Kosoves, te Janines e te Shkodres, si edhe nga shoqerite shqiptare te Bukureshtit, te Sofjes, te ShBA-se, te Egjiptit, te Italise etj.
Kongresi i Manastirit per ceshtjet qe diskutoi e zgjidhi dhe si nje nga tubimet me te gjera e me perfaqesuese nga perberja e tij, vleresohet me te drejte si kuvendi me i rendesishem kombetar ne historine politike e kulturore te shqiptareve ne fillim te shek. XX. Delegate te tij ishin shkrimtaret dhe publicistet me te njohur, levrues te gjuhes shqipe, laike e klerike, si Gjergj Fishta, Nikolle Kacori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frasheri, Hile Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtare te levizjes kombetare dhe te klubeve shqiptare, si Bajram e cercis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimiter Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naco, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frasheri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frasheri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frasheri, ndersa nenkryetare Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithate, per nje varg arsyesh te diktuara nga rrethanat e kohes, pati edhe intelektuale te shquar (si Faik Konica etj.) qe nuk arriten te merrnin pjese ne punimet e ketij Kongresi.
Gjate dy diteve te para te Kongresit u zhvilluan mbledhje te gjera e te hapura, ku moren pjese, pervec delegateve, edhe intelektuale e nxenes te shkollave te Manastirit, si edhe banore te tjere te ketij qyteti, rreth 400 veta. Keto mbledhje u shnderruan ne manifestime kombetare, ne te cilat u mbajten fjalime patriotike per nevojen e bashkimit te te gjithe shqiptareve, gege e toske, myslimane e te krishtere, si dhe per perparimin e kombit e te kultures se tij.

Psikologu
17-08-09, 19:22
Vendin kryesor ne punimet e Kongresit, duke perfshire edhe mbledhjet e hapura, e zuri ceshtja e caktimit te nje alfabeti te perbashket per te gjithe shqiptaret. Gjate diskutimeve qe u bene ne ditet e para, te gjithe shfaqen mendimin se alfabeti qe do te vendosej duhej te kishte si baze ate latin. Por pikepamjet e delegateve me tej u ndane, prandaj ne diten e trete te punimeve Kongresi zgjodhi nje komision prej 11 vetash, te kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku benin pjese njohesit me te mire te gjuhes shqipe, perkrahes te alfabeteve te Stambollit, te "Bashkimit", te "Agimit", si dhe intelektuale te tjere te shquar. Komisionit iu dhane fuqi te plota per te vendosur per kete ceshtje.
Pas shume diskutimesh Komisioni vendosi qe te mos merrej ne veshtrim asnjeri nga tri alfabetet e permendura me siper, por te krijohej nje alfabet i ri mbi bazen e atij latin, duke u dhene shkronjave latine vlera fonetike ne perputhje me nevojat e gjuhes shqipe. Por Komisioni ndeshi ne veshtiresi per caktimin e shkronjave dyshe, qe nevojiteshin per ata tinguj te shqipes, qe i mungonin latinishtes (per dh, gj, nj, th etj.). Ne keto rrethana, pas tri dite diskutimesh (17-19 nentor), anetaret e Komisionit, sikurse thuhej ne vendimin e Kongresit, "te shtyre edhe nga disa shkaqe te perjashtme", nuk arriten te caktonin nje alfabet te vetem per gjuhen shqipe, prandaj vendosen "te kthehen prapa", duke pranuar alfabetin e Stambollit "e me te bashke edhe nje abece thjesht latine, qe te perdoreshin e te mesoheshin bash****sht ne mes te shqiptareve". Te dy alfabetet do te perdoreshin detyrimisht ne shkolla.
Ky vendim, qe vete Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me "disa shkaqe te perjashtme" dhe pikerisht me nevojen per te shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashte Shqiperise dhe per korrespondencat me jashte. Ne te vertete, me shkaqe te jashtme nuk kuptoheshin vetem ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqerite e ndryshme shqiptare, qe ishin per alfabetin e Stambollit (ne Shqiperine e Jugut) dhe ate te "Bashkimit" ne Gegeri e sidomos ne Shkoder. Vendimi per te perdorur bashkerisht dy alfabete u mor per te mos shkaktuar percarje ne radhet e delegateve dhe te shqiptareve ne pergjithesi. Ne te njejten kohe ai u quajt si nje zgjidhje e perkohshme per te kaluar ne te ardhmen ne perdorimin e nje alfabeti te vetem.
Ndonese nuk caktoi nje alfabet te vetem, vendimi i Kongresit te Manastirit ishte nje hap i rendesishem perpara ne rrugen e zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se alfabetit te shqipes dhe ushtroi nje ndikim te fuqishem ne bashkimin politik dhe perparimin e metejshem kulturor te kombit shqiptar. Me kete vendim iu dha fund kaosit qe mbreteronte deri atehere ne ceshtjen e shkrimit te shqipes. Ne vend te alfabeteve te shumta qe ishin perhapur ne Shqiperi e ne kolonite e mergimit, tani do te perdoreshin vetem dy, edhe keta bashkerisht. Pervec kesaj, duke vendosur per dy alfabete, qe mbeshteteshin ne ate latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njehere vendosmerine e shqiptareve per te mbrojtur individualitetin e tyre kombetar, kunder orvatjeve te xhonturqve per t'u imponuar alfabetin arab dhe per t'i identifikuar ata me turqit.
Ate qe nuk e coi dot deri ne fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi perfundimisht vete jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qene i paperzier e me homogjen nga karakteri i shkronjave, me i lehte e me praktik per shtyp, u perhap gjithnje e me shume dhe nga fundi i Luftes se Pare Boterore u be tashme alfabeti i perbashket e i vetem per gjithe shqiptaret, alfabeti i sotem i gjuhes shqipe.
Megjithese ceshtja e njesimit te alfabetit zuri vendin kryesor ne punimet e Kongresit te Manastirit, vete Kongresi nuk ishte nje mbledhje thjesht gjuhesore, por edhe nje manifestim politik. Krahas tubimeve te hapura, u organizuan edhe mbledhje te fshehta kushtuar ceshtjeve politike te dites. Objekti kryesor i diskutimeve ne keto mbledhje ishin marredheniet e shqiptareve me turqit, lufta per te drejtat kombetare te popullit shqiptar, per zhvillimin kulturor dhe ekonomik te vendit, si edhe marredheniet me shtetet evropiane. Perfundimet e ketyre diskutimeve dhe vendimet qe u moren ne keto mbledhje, u perfshine ne programin kombetar prej 18 pikash qe iu dha deputetit te Korces, Shahin Kolonjes, per ta paraqitur ne parlament ne emer te shqiptareve. Ky program eshte nje nga dokumentet me te rendesishme te Kongresit te Manastirit, ne te cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptareve per autonomine territoriale-administrative te Shqiperise.
Vendin kryesor ne program e zinin kerkesat politike per "njohjen zyrtare te kombesise shqiptare dhe te gjuhes shqipe". Ne lidhje te ngushte me kete kerkohej emerimi i nepunesve shqiptare ne te kater vilajetet, zgjedhja e te gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave te tyre dhe kryerja e sherbimit ushtarak nga dy deri ne dy vjet e gjysme ne Shqiperi, nen drejtimin e oficereve shqiptare te dale nga shkollat ushtarake qe do te ngriheshin ne vend.
Pjese perberese e kerkeses per njohjen e kombesise shqiptare dhe e te drejtave te saj, ishte edhe themelimi i shkolles se pavarur shqipe, qe do te arrihej duke i kthyer te gjitha shkollat shteterore turke ne Shqiperi, ato fillore, qytetese e te mesme, ne shkolla kombetare dhe duke vendosur gjuhen amtare shqipe "si gjuhe mesimi ne te gjitha keto shkolla shteterore", ndersa turqishtja do te mesohej si lende e vecante, duke filluar nga viti katert i shkolles fillore. Te lidhura ngushte me kete ishin edhe masat qe parashikohej te merreshin per kthimin e shkollave ne gjuhen greke, qe funksiononin per shqiptaret e krishtere, ne shkolla kombetare, me gjuhen shqipe si gjuhe mesimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shteterore. Keto shkolla do te mbaheshin me te ardhurat nga pasurite e kishave, te cilat duhej te administroheshin nga shteti dhe me te ardhurat e buxhetit te shtetit osman. Per t'u prere rrugen nderhyrjeve te Austrise, te Italise e te Greqise ne Shqiperi, kerkohej qe kleriket katolike e ortodokse te paguheshin nga shteti turk. Me keto masa do te kufizohej ndikimi i propagandave te huaja shkollore e kishtare ne Shqiperi, sidomos i asaj greke.
Nje nga kerkesat me te rendesishme ne fushen e arsimit ishte ajo per themelimin e nje universiteti shqiptar, qe kishte qene aspirate e hershme e rilindesve. Per pergatitjen e profesoreve per kete universitet do te dergoheshin cdo vit, me bursa te shtetit, te rinj qe do te mesonin ne shkollat e larta te Evropes dhe te ShBA-se. Po keshtu kerkohej te themelohej nje muze arkeologjik kombetar ne nje nga qytetet e Shqiperise.
Programi permbante gjithashtu nje varg masash, qe kishin per qellim zhvillimin ekonomik te vendit, per te cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Te tilla ishin masat per hapjen dhe shfrytezimin e minierave, per ndertimin e hekurudhave nga sipermarres shqiptare, per ngritjen e ekonomive te medha bujqesore ne Myzeqe etj. Ne pjesen ekonomike perfshihej edhe kerkesa per kufizimin e depertimit te kapitalit te huaj ne ekonomine shqiptare, qe kishte per qellim te ndalonte ekspansionin ekonomik te shteteve te huaja dhe ne menyre te vecante t'u jepte mundesi borgjezise shqiptare e kapitalit vendas te shtinte ne dore tregun dhe ekonomine e Shqiperise.
Programi politik, i miratuar ne Kongresin e Manastirit, megjithese nuk permbante kerkesa te domosdoshme per organizimin e nje shteti autonom, si vecimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes se tyre, ai pati rendesi te vecante, sepse i permbysi shpresat e tyrqve te rinj dhe te bashkepunetoreve te tyre shqiptare per ta kufizuar Kongresin vetem me ceshtjet e alfabetit, per ta mbajtur larg problemeve politike e luftes kunder regjimit xhonturk. Miratimi i tij deshmonte gjithashtu se Levizja Kombetare Shqiptare edhe pas shpalljes se kushtetutes kishte ruajtur karakterin e saj politik e te pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomise se Shqiperise.
Kongresi i Manastirit shenoi gjithashtu nje hap te rendesishem ne ngritjen e shkalles se organizimit te Levizjes Kombetare Shqiptare. Vete thirrja e tij si nje forum mbarekombetar, vendimet qe mori per ceshtje te tilla qe i takonin gjithe kombit dhe, ne menyre te vecante, njohja faktike e klubit te Manastirit si klub qendror, me te cilin do te mbanin lidhje gjithe klubet e tjera, deshmojne per vendosjen e nje bashkerendimi te veprimtarise organizative e politike-kulturore te klubeve dhe te shoqerive shqiptare, nen drejtimin e klubit "Bashkimi" te Manastirit. Jo rastesisht konsujt e huaj e trajtonin kete mase si nje perpjekje qe do te krijonte njelloj federate te klubeve shqiptare.
Vendimi per t'i dhene klubit "Bashkimi" te Manastirit, qe qendronte ne krye te luftes per te drejtat kombetare te shqiptareve, atributet e nje klubi qendror, u arrit pas kundershtimit te perpjekjeve te krahut te moderuar te levizjes kombetare per t'u imponuar klubeve e shoqerive shqiptare udheheqjen politike dhe organizative te klubit te Stambollit, drejtuesit e te cilit, pergjithesisht, njiheshin si perkrahes te xhonturqve.
Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij perbejne nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e re te popullit shqiptar. Per here te pare pas kuvendeve, qe u mbajten ne periudhen e Lidhjes se Prizrenit (1878-1881) dhe te Lidhjes se Pejes (1899-1900), u mblodhen ne kete Kongres perfaqesues nga te gjitha krahinat e Shqiperise dhe u moren vendime te rendesishme per ceshtjen e alfabetit e per ato politike, qe ndihmuan per ngritjen ne nje shkalle me te larte te kultures e te arsimit shqiptar, si edhe per bashkimin e tij te metejshem ne luften per clirimin kombetar.

Psikologu
17-08-09, 19:23
Shqiperia gjate zgjedhjeve parlamentare te vitit 1908 dhe Kunderrevolucionit te prillit te vitit 1909
Zgjedhjet per ne parlamentin turk u bene sipas ligjit elektoral te shpallur nga xhonturqit me 15 shtator 1908, i cili nuk njihte kombesite joturke dhe i shpallte te gjithe banoret e Perandorise "osmanllinj". Ai vinte si kusht per te qene deputet pranimin e perkatesise ne "kombesine" osmane, njohjen e gjuhes turke, si dhe caktonte per kete nje cenz te larte pasurie, duke perjashtuar keshtu nga zgjedhjet shtresa te gjera te popullsise fshatare e qytetare. Por xhonturqit e shkelen edhe kete ligj, i kufizuan me shume te drejtat e kombesive joturke ne zgjedhje.
Fushata elektorale e muajve tetor-nentor u zhvillua ne Shqiperi ne nje gjendje te ndere dhe u shoqerua me konflikte ndermjet atdhetareve shqiptare e xhonturqve. Ne zona te tera popullsia shqiptare, duke kujtuar se regjistrimi i popullsise qe xhonturqit ndermoren per zgjedhjet behej per shtimin e taksave, e bojkotuan ate. Per shkak te veprimeve arbitrare te xhonturqve, ne vilajetet e Kosoves dhe te Shkodres pati protesta, konflikte e perleshje me autoritetet lokale. Si pasoje, krahina te tera te shqiperise nuk moren pjese ne zgjedhje. Popullsia katolike e Shkodres, per shkak te shkeljes se ligjit elektoral, i bojkotoi zgjedhjet; po keshtu veproi edhe popullsia e Mitrovices, ne vilajetin e Kosoves. Pothuajse gjithe popullsia e sanxhakut te Prevezes, shumica e asaj te sanxhakeve te Gjirokastres e te Janines etj., qe perbeheshin nga cifcinjte, u perjashtuan nga e drejta elektorale. Pervec kesaj, xhonturqit perdoren te gjitha mjetet per t'i detyruar zgjedhesit te votonin per deputetet turq e proturq, qe ishin kandidate te Komitetit "Bashkim e Perparim".
Ne Vlore e ne Berat xhonturqit organizuan nje fushate te ashper kunder kandidatures se Ismail Qemalit. Megjithate, ne saje te veprimtarise se klubeve dhe te atdhetareve, popullsia e sanxhakut te Beratit e zgjodhi ate deputet. Ne Elbasan klubet dhe atdhetaret e tjere vune perballe kandidatures se Abdullah Mahir efendiut, qe perkrahej nga xhonturqit, ate te atdhetarit doktor Ibrahim Temo. Megjithese gezonte mbeshtetjen e atdhetareve elbasanas e sidomos te te rinjve me ndjenja kombetare, per shkak te propagandes se xhonturqve dhe ithtareve te tyre, doktor Ibrahim Temoja nuk arriti te zgjidhej si deputet i ketij sanxhaku. Ne Diber forcat atdhetare te vendit hyne ne konflikt me xhonturqit, qe kerkonin t'u impononin si kandidate per deputete perkrahesit e tyre, elementet proturq, duke perdorur per kete qellim edhe ushtrine kunder zgjedhesve vendas. Perkunder pengesave te xhonturqve, qe ne Gjilan u shoqeruan me perdorimin e forcave ushtarake kunder shqiptareve, Hasan Prishtina u zgjodh deputet i sanxhakut te Prishtines.
Fushata e zgjedhjeve perkoi me aneksimin nga Austro-Hungaria te Bosnjes dhe te Hercegovines, ne tetor te vitit 1908 (qe ishin pushtuar prej saj me vendimet e Kongresit te Berlinit, me 1878). Thirrjet e xhonturqve per bojkotimin e mallrave austriake gjeten ne nje fare mase perkrahje edhe midis shqiptareve, qe ishin te shqetesuar per mundesine e vazhdimit te ekspansionit austriak drejt tokave te tyre, ne vilajetin e Kosoves. Megjithate, xhonturqit nuk arriten atehere te formonin me shqiptaret nje front te perbashket kunderaustriak.
Zgjedhjet u zvarriten shume dhe si rrjedhim parlamenti u hap vetem me 17 dhjetor 1908. Nga krahinat shqiptare ne te u zgjodhen 26 deputete, nga te cilet vetem nje pjese e tyre, si Ismail Qemali, Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja, Bedri Pejani etj., perfaqesonin forcat atdhetare shqiptare, qe vepruan ne parlament si kundershtare te politikes se xhonturqve ndaj shqiptareve.
Ismail Qemali, udheheqes i grupit te deputeteve shqiptare ne parlament, u vu njekohesisht ne krye te opozites liberale, e cila ne dhjetor te vitit 1908 u shnderrua ne nje parti me vete me emrin "Ahrar" ("Liberalet"). Megjithese partia "Ahrar" perfaqesonte interesat e qarqeve konservatore te Turqise dhe luftonte kunder regjimit xhonturk nga pozitat e tyre, ne programin e saj perfshihej edhe kerkesa per decentralizimin e administrimit te Perandorise Osmane dhe per veteqeverisjen e provincave kombetare. Ishte pikerisht kjo kerkese dhe synimi per ta shfrytezuar ate ne te mire te shqiptareve, ajo qe e shtyu Ismail Qemalin te bashkohej me kete organizate e te terhiqte ne te edhe deputetet shqiptare e te kombesive te tjera. Ne te njejten kohe, Ismail Qemali u perpoq ta shnderronte ate ne nje parti me nje program te vertete liberal, e cila, krahas te tjerave, duhej t'u siguronte kombeve lirine e veprimit per ceshtjet qe u takonin interesave te tyre nacionale, domethene nje autonomi te gjere.
Ne sesionin e dhjetorit parlamenti diskutoi gjendjen politike ne Perandorine Osmane, ceshtjen e cetave shqiptare e maqedone dhe te shkollave kombetare te popujve joturq. Meqe shumica e deputeteve i perkiste Komitetit "Bashkim e Perparim", parlamenti u be percues i politikes nacionaliste xhonturke, nuk pranoi te plotesonte kerkesat e levizjeve kombetare ne Shqiperi e ne Maqedoni, duke perfshire edhe ate te hapjes se shkollave kombetare ne gjuhen shqipe.
Vazhdimi nga xhonturqit i politikes se asimilimit te shqiptareve, duke u mohuar kombesine dhe te drejten e mesimit te gjuhes amtare, si edhe arbitrariteti i administrates osmane, u bene shkak per acarimin e gjendjes politike ne Shqiperi dhe te marredhenieve te shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim". Ne Manastir, ku ndodhej qendra drejtuese e klubeve, xhonturqit pergatiten atentate kunder udheheqesve te levizjes shqiptare. Nje atentat i tille u be edhe ne Korce kunder Dervish Himes, qe kundershtonte me vendosmeri politiken shoviniste te turqve te rinj.
Xhonturqit u orvaten te veconin dhe te zhduknin nje nga udheheqesit me me ndikim ne te levizjes shqiptare, Isa Boletinin. Ndonese kishte qene nje nga drejtuesit e Kuvendit te Ferizajt, te korrikut te vitit 1908, Isa Boletini, pas shpalljes se kushtetutes, shfaqi mosbesim ndaj regjimit xhonturk, nuk pranoi propozimet e Komitetit "Bashkim e Perparim" per t'u futur ne organizatat e xhonturqve dhe per t'iu nenshtruar atyre. Kjo ishte arsyeja e konfliktit te tij me kajmekamin e Mitrovices, qe lindi menjehere pas revolucionit dhe qe e detyroi Isa Boletinin te terhiqej ne gusht te vitit 1908 ne Boletin. Megjithate, Isa Boletini nuk ndermori atehere ndonje veprim konkret politik a te armatosur kunder qeverise, ndersa xhonturqit, per te perligjur veprimet ushtarake per zhdukjen e tij, e shpallen "kundershtar" te kushtetutes dhe perkrahes te regjimit te vjeter absolutist. Duke perfituar nga rritja e pakenaqesise se shqiptareve ndaj qeverise, ata, me 22 nentor 1908, me qellim qe ta kapnin ose ta zhduknin Isain, derguan kunder tij ne Boletin 1 500 ushtare, te pajisur me artileri. Pas perleshjes qe zgjati gjithe diten, ne te cilen u vrane rreth 30 ushtare turq dhe 3 shqiptare, Isa Boletini u terhoq naten ne fshatrat perreth per t'u vendosur me pas ne katundin Isniq te Pejes.
Ne jug te Shqiperise Komiteti "Bashkim e Perparim" dhe deget e tij u perpoqen te shfrytezonin gjendjen e acaruar qe ishte krijuar ne marredheniet greko-turke lidhur me ceshtjen e Kretes per t'i terhequr shqiptaret ne anen e tyre, per t'i mobilizuar kunder grekeve dhe per ta corientuar levizjen e tyre kombetare ne keto krahina. Per kete qellim ne shkurt te vitit 1909 xhonturqit organizuan ne Tepelene nje mbledhje te perfaqesuesve te parise myslimane te vilajetit te Janines. Ketu moren pjese edhe delegate te klubeve kombetare, te cilet e shfrytezuan kete tubim per te kerkuar ngritjen e shkollave shteterore shqipe, caktimin e nepunesve shqiptare, zbatimin e masave per zhvillimin ekonomik te vendit dhe armatosjen e popullsise shqiptare. Xhonturqit i hodhen poshte keto kerkesa.

Psikologu
17-08-09, 19:24
Ne fillim te vitit 1909, si pasoje e te korrurave te keqija te dy vjeteve te fundit dhe e bojkotimit te mallrave austriake per shkak te aneksimit te Bosnjes dhe te Hercegovines nga Austria, gjendja ekonomike ne Shqiperi u keqesua shume. Rajone te tera te vilajeteve shqiptare kercenoheshin nga uria; fshataret po detyroheshin te shisnin bagetine e token dhe te vershonin ne qytete, ku gjendja nuk ishte me mire. Zejtaria e tregtia po kalonin gjithashtu nje krize te rende, qe e keqesoi gjendjen e prodhuesve e te tregtareve te vegjel.
Pakenaqesia e popullsise u shtua edhe me shume kur qeveria turke, ne vend qe t'ua lehtesonte fshatareve barren e taksave, sic u kishte premtuar gjate revolucionit, filloi te mblidhte te gjitha llojet e taksave per vitin 1909 dhe ato te prapambetura te dy viteve te fundit. Edhe ligji i ri i sherbimit ushtarak i shpallur ne gusht te vitit 1908, sipas te cilit thirreshin ne ushtri te gjithe shqiptaret, pa dallim feje, cenoi venomet e krahinave malore te Shqiperise dhe shkaktoi kundershtimin e popullsise se tyre. Te gjitha keto bene qe ne shkurt te vitit 1909 malesoret e rretheve te Pejes, te Gjakoves e te Dibres te ngrinin krye kunder administrates osmane dhe kunder Komitetit "Bashkim e Perparim".
Ne mars kryengritja u shtri sidomos ne sanxhakun e Pejes dhe ne Malesine e Dibres, por trazira pati edhe ne Pazarin e Ri. Per shtypjen e saj u derguan nga Mitrovica 4 batalione ushtaresh, me 24 topa, te drejtuara nga komandanti i Divizionit te 18 te Mitrovices, Xhavit Pasha. Por xhonturqit shpallen si qellim te pare te ekspedites zhdukjen e Isa Boletinit, qe me 700 kryengrites ishte perforcuar ne Isniq. Me 20 mars Xhavit Pasha, ne krye te 3 000 ushtareve, me 16 topa e me forca te kavalerise, u nis nga Mitrovica ne Peje dhe me 24 mars u drejtua per ne Isniq, ku kerkoi nga kreret shqiptare te dorezonin Isa Boletinin, ndersa popullsia te paguante taksat dhe te jepte ushtare, duke i kercenuar se do t'u digjte shtepite e pasurine.
Megjithese Isa Boletini, per te mos i dhene shkak Xhavit Pashes te shkaterronte fshatrat e kesaj zone, u terhoq nga Isniqi drejt jugut pa bere ndonje qendrese, ushtria osmane shkaterroi 96 kulla te perkrahesve te tij ne Isniq e ne katunde te tjera te rrethit te Pejes. Keto veprime e shtuan pakenaqesine e popullsise dhe e nderlikuan gjendjen jo vetem ne vilajetin e Kosoves, por edhe ne gjithe trevat shqiptare.
Veprimet ushtarake u shtrine edhe ne Malesine e Dibres, ku ne fillim te prillit u zhvillua nje perleshje ndermjet fshatareve kryengrites dhe ushtrise turke ne katundin Gjurice, gjate se ciles turqit paten humbje te medha. Kryengritesit bene perpjekje per t'u organizuar dhe per t'u bashkuar. Me 10 prill u mbajt ne Malesine e Dibres nje tubim i gjere, ku moren pjese, pervec perfaqesuesve te popullsise se Dibres, edhe ata te Shkodres, te Elbasanit, te Prizrenit, te Pejes etj. Ketu u formua nje Keshill, i cili do te merrej me organizimin dhe me zgjerimin e kryengritjes, per t'i dhene asaj nje karakter me te pergjithshem.
Levizja perfshiu edhe Shkodren, Janinen etj., ku te rinjte shqiptare nuk pranonin te kryenin sherbimin ushtarak dhe largoheshin nga ushtria. Autoritetet xhonturke derguan ne Shqiperine e Jugut forca ushtarake per ta shtypur kete levizje. Per t'u prere hovin largimeve nga ushtria ato pushkatuan vetem ne Janine, ne mars te vitit 1909, 80 ushtare shqiptare.
Me politiken e vet nacionaliste Komiteti "Bashkim e Perparim" e thelloi edhe me shume armiqesine me popullin shqiptar dhe me popujt e tjere te shtypur te Perandorise. Kete gjendje e shfrytezuan qarqet reaksionare te Turqise, me sulltan Abdyl Hamitin ne krye, qe prisnin rastin e pershtatshem per te asgjesuar rendin kushtetues dhe per te rivendosur absolutizmin. Komplotin kunderrevolucionar, sic eshte quajtur ai ne histori, e organizoi partia opozitare "Ahrar". Kjo parti, duke pasur perkrahjen e disa perfaqesuesve te parise dhe te klerikeve turkomane te Dibres e te Kosoves, shpresonte te bente per vete shqiptaret e vecanerisht repartet ushtarake shqiptare te pakenaqura nga regjimi xhonturk. Mirepo shqiptaret, pikerisht ata te sanxhakut te Dibres dhe te zonave malore te Kosoves, qe ne ate kohe kishin ngritur krye kunder qeverise xhonturke, duke kundershtuar qendrimet nacionaliste te xhonturqve, kerkonin te siguronin te drejtat e tyre kombetare duke u mbeshtetur ne kushtetuten, e jo te restauronin regjimin e vjeter absolutist te sulltan Abdyl Hamitit, prandaj nuk e perkrahen kunderrevolucionin. Ithtaret e sulltan Abdyl Hamitit ne keto treva munden te benin per vete vetem nje pjese te oficereve te ushtrise turke, por jo popullsine shqiptare te ketyre zonave. Kete kthese nuk e perkrahu as grupi i deputeteve shqiptare qe bashkepunonte ne parlament me partine "Ahrar", duke perfshire ketu edhe Ismail Qemalin.
Me 13 prill 1909 ngriti krye garnizoni i Stambollit qe rrezoi qeverine dhe detyroi Komitetin "Bashkim e Perparim" te largohej nga Stambolli. Ne kryeqytet e rreth tij ndodheshin atehere 25 000 ushtare. Pushteti kaloi ne duart e forcave reaksionare gjysmefeudale e klerikale, te kryesuara nga Shejhylislami dhe te lidhura me regjimin absolutist te sulltan Abdyl Hamitit. Por kunderrevolucioni i prillit i vitit 1909 nuk gjeti perkrahje as ne Turqi, as edhe ne kombesite e shtypura. Edhe Ismail Qemali, qe u gjend atehere ne Stamboll, ndonese i perkiste partise "Ahrar", e denoi si te demshme kthesen reaksionare te prillit. Megjithese nuk e kundershtoi postin e kryetarit te Senatit, qe parlamenti i mbetur turk i ofroi atehere, ai nuk pranoi te bashkepunonte me sulltanin dhe nuk mori pjese si minister ne qeverine qe u formua ne ato dite. Lajmet qe qarkullonin ne ate kohe per pjesemarrjen e Ismail Qemalit ne keto ngjarje, per shkak te te cilave ai u detyrua te largohej nga Turqia, ishin te rreme, te trilluara nga armiqte e tij e sidomos nga sulltan Abdyl Hamiti, ato kishin per qellim ta zhduknin ate. Komisioni i posacem i parlamenti turk, i formuar pas shtypjes se kunderrevolucionit te prillit te vitit 1909, e shpalli Ismail Qemalin te pafajshem.
Shqiptaret, me gjithe armiqesine e tyre ndaj regjimit xhonturk, iu pergjigjen pozitivisht thirrjes qe Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", me seli ne Selanik, u drejtoi gjithe klubeve. Edhe popullsia e krahinave veriore, qe kishte filluar t'u kundervihej xhonturqve, nuk u bashkua me kunderrevolucionin e prillit sic shpresonin perkrahesit e sulltan Abdyl Hamitit. Sikurse vinte ne dukje konsulli francez ne Manastir ne relacionin qe i dergonte qeverise se tij me 18 maj 1909, "shqiptaret dhe ushtaret "reaksionare" (sic i quanin xhonturqit - shen. i aut.) ne pragun e ketyre ngjarjeve u bene menjehere luftetare te zjarrte te kushtetutes". Drejtuesit e klubeve shqiptare u vune teresisht ne mbrojtje te rendit kushtetues dhe derguan ne Armaten III te Maqedonise, qe u ngarkua per te shtypur kunderrevolucionin, reparte vullnetare shqiptare, te ngritura ne vilajetet e Manastirit dhe te Kosoves. Per hir te veprimeve te klubit shqiptar te Shkupit, te drejtuar nga Bajram Curri e atdhetare te tjere, deshtuan perpjekjet e myftiut te Prishtines, te derguar me porosi nga Stambolli ne kryeqendren e vilajetit per te terhequr shqiptaret e Kosoves ne kthesen kunderrevolucionare. Me 17 prill klubi i Shkupit i beri thirrje popullsise shqiptare te perkrahte regjimin kushtetues, te hynte ne repartet ushtarake vullnetare per te marshuar drejt Stambollit dhe per te shtypur forcat kunderrevolucionare. Ne mbrojtje te kushtetutes u vune edhe maqedonet.
Shqiptaret, te inkuadruar ne forcat e Armates III, moren pjese ne luftimet e catallxhase, qe zgjaten tri dite dhe qe celen rrugen per veprime te metejshme kunder forcave te reaksionit hamitian. Ne keto rrethana revolta u kufizua vetem ne Stamboll dhe dy jave pas shperthimit te saj u shtyp nga Armata III e Maqedonise, e cila, e komanduar nga Mahmut Shefqet pasha, hyri me 29 prill ne kryeqytet dhe rivendosi pushtetin e Komitetit "Bashkim e Perparim". Sulltan Abdyl Hamiti II u rrezua nga froni dhe vendin e tij e zuri sulltan Mehmet Reshati V, qe ishte nje kukull ne duart e xhonturqve dhe te Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim". Kryeminister u caktua Hysen Hilmi pasha.
Ismail Qemali, qe ne ato dite te majit te vitit 1909 ndodhej ne Athine, perkrahu menjehere qeverine e re dhe i beri thirrje edhe partise "Ahrar" ta mbeshteste ate. Pas kthimit ne Stamboll, duke pasur ndihmen e shqiptareve dhe te arabeve, qe benin pjese ne partine "Ahrar", Ismail Qemali u zgjodh kryetar i saj.

Psikologu
17-08-09, 19:25
Shkolla e shkrimi shqip pas Kongresit te Manastirit dhe dhuna xhonturke (dhjetor 1908 - gusht 1909)
Te mbeshtetur ne vendimet e Kongresit te Manastirit, atdhetaret shqiptare hapen shkolla te reja shqipe dhe i shtuan perpjekjet per te perhapur shkrimin shqip ne te kater anet e vendit. Ne janar te vitit 1909 klubi i Elbasanit mblodhi te holla te mjaftueshme per te mbajtur me mjetet e tij 4 shkolla shqipe, nje ne qytet me 100 nxenes dhe tri ne fshatra me nga 60 nxenes secila. Klubi kishte caktuar gjithashtu 3 mesues shetites ne krahinen e Shpatit, te cilet u mesonin gjuhen shqipe femijeve e banoreve te rritur te 10 fshatrave. Pervec ketyre, qe nga fundi i vitit 1908 ne Shpat funksiononin 4 shkolla shqipe, ku mesonin femijet e 19 fshatrave.
Ne janar-shkurt te vitit 1909 u ngrit nje shkolle shqipe ne Gline te Leskovikut, nje ne Pogradec, dy shkolla shqipe ne katundet Kakos e Selenice te Frasherit (ne te cilat mesonin edhe femijet e katundeve perreth), nje shkolle shqipe ne katundin Cakran te Fierit dhe nje tjeter ne Negovan. Ne shkurt te vitit 1909 filloi te funksiononte shkolla shqipe e Kumanoves, qe u hap nga klubi shqiptar i ketij qyteti. Ne fillim te vitit 1909, pas nje lufte te ashper me oficeret xhonturq, u arrit te celen shkolla shqipe ne qytetin e Ohrit. Ne mars te vitit 1909 ne Korce, pervec dy shkollave te hapura menjehere pas shpalljes se kushtetutes, u cel edhe nje shkolle tjeter e pavarur per djem, kurse ne veren e atij viti u cel nje shkolle shqipe ne fshatin Libohove.
Me perpjekjet e klubeve vijoi te futet mesimi i gjuhes shqipe ne shkollat shteterore turke dhe te huaja. Ne dhjetor te vitit 1908 mesimi i gjuhes shqipe ishte futur si lende e detyrueshme ne te kater shkollat fillore turke te Elbasanit, ne ate gjysme te mesme (qytetese), si edhe ne shkollen e komunitetit ortodoks. Prane kesaj shkolle ishte ngritur edhe nje kurs nate per mesimin e shqipes, qe ndiqej nga 60 djem. Pas kesaj qeveria greke i preu kesaj shkolle subvencionimin.
Ne fillim te vitit 1909 klubet shqiptare arriten te fusnin mesimin e gjuhes shqipe ne shkollat fillore turke te Gjirokastres, te Frasherit, te Permetit, te Tepelenes, te Beratit, te Peqinit, te disa fshatrave te Mallakastres etj., ndersa klubi i Vlores e shnderroi shkollen fillore turke te ketij qyteti ne shkolle shqipe. Mesimi i shqipes u fut gjithashtu ne shkollat turke te fshatrave Qesarake, Novosele e Selenice e Kolonjes dhe ne shkollen greke te Fierit.
Ne pranveren e vitit 1909, fale perpjekjeve te klubeve e te mesuesve atdhetare, gjuha shqipe mesohej edhe ne shkollat qytetese (ruzhdie) turke te Vlores, te Permetit, te Mitrovices, te Beratit si dhe ne disa gjimnaze (idadie) te vendit, si ne ate te Manastirit, te Gjirokastres, te Beratit, te Korces, te Janines, te Durresit, te Shkupit etj.
Ne mjaft qytete te Shqiperise u kerkua qe gjuha shqipe te perdorej edhe ne gjykata e ne predikimet fetare te kishes ortodokse. Ne fundin e shkurtit te vitit 1909 klubi i Korces, se bashku me perfaqesuesit e popullsise ortodokse te ketij qyteti, vendosi qe predikimi ne kishat ortodokse te behej ne gjuhen shqipe. Ky vendim iu njoftua edhe peshkopit te Korces, Patrikanes se Stambollit dhe valiut te Manastirit. Nderkaq, atdhetaret korcare, me nismen e tyre, filluan te futnin gradualisht gjuhen shqipe ne kishat e qytetit. Ne kishen e Negovanit predikimi filloi te behej gjithashtu ne shqip.
Edhe perfaqesuesit e popullsise katolike e myslimane te Kurbinit, ne mbledhjen qe mbajten ne gusht te vitit 1909, kerkuan nga qeveria turke qe te hapte shkolla fillore shqipe ne fshatrat e kesaj krahine.
Klubi i Elbasanit, per te shmangur pengesat qe xhonturqit u nxirrnin shkollave shqipe, u propozoi me 31 dhjetor gjithe klubeve shqiptare qe t'i percillnin parlamentit turk e deputeteve shqiptare kerkesen per njohjen zyrtare te kombesise shqiptare, plotesimi i se ciles do t'u siguronte shqiptareve te drejtat kombetare ne lemin e kultures dhe te arsimit. Por kjo kerkese nuk u miratua nga qeveria turke.
Shkolla shqipe qysh ne periudhen e pare pas revolucionit u ndesh me perpjekjet e xhonturqve per te penguar perhapjen e saj. Prandaj edhe perkrahja qe shqiptaret u dhane xhonturqve per shtypjen e kunderrevolucionit te prillit te vitit 1909, ishte akti i fundit i bashkepunimit me ta. Pasi forcuan pozitat ne Stamboll, xhonturqit kaluan ne perdorimin e masave shtypese ndaj levizjes kulturore te popujve te shtypur ne pergjithesi dhe te shqiptareve ne vecanti.
Levizja per arsimin e kulturen kombetare shqiptare u gjend shume shpejt perballe goditjeve te Komitetit "Bashkim e Perparim", i cili, meqe paraqitej si mbrojtes i kushtetutes, vepronte me shpesh ne menyre te fshehte sesa te hapur. Nje nga mjetet kryesore qe xhonturqit perdoren per te ndaluar kete levizje, per t'i percare shqiptaret sipas dasise fetare dhe per te penguar ngritjen e ndergjegjes kombetare, ishte propaganda e shkrimit te gjuhes shqipe me alfabetin arab, qe filloi menjehere pas Kongresit te Manastirit. Ne sherbim te kesaj propagande u vune disa nga kleriket konservatore myslimane dhe elemente te tjere fanatike e turkomane, te cilet, duke shfrytezuar ndjenjat fetare te popullsise myslimane shqiptare, u perpoqen te formonin tek ajo bindjen se shkronjat latine jane te te pafeve (te kaureve), se binin ndesh me fene islame dhe se shqipja mund te shkruhej vetem me alfabetin turko-arab, qe ishte i shenjte, sepse me te ishte shkruar Kurani. Ne fillim te vitit 1909 u formua ne Stamboll "Shoqeria per mesimin dhe per shkrimin e gjuhes shqipe me shkronjat turqishte", e perbere kryesisht nga ulemate (kleriket e larte) myslimane, qe shperndante thirrje dhe abetare shqipe me alfabetin arab. Nje abetare e tille u perhap ne viset e ndryshme te Shqiperise ne muajin janar te atij viti.
Kjo fushate u shoqerua me orvatjet, qe xhonturqit bene per te provokuar mitingje te elementeve fanatike e turkomane kunder perdorimit te alfabetit latin, sic ndodhi ne fillim te shkurtit ne Manastir, ne Diber, ne Follorine e ne Perlepe. Konsulli francez ne Manastir, Pisho (Pichon), ne informacionin e tij (te 16 shkurtit 1909), shkruante se "ne keto tubime, te provokuara ne menyre te fshehte nga vete autoritetet turke, nuk arriten te grumbullohen vecse hoxhallaret dhe turqit fanatike, ndersa shqiptaret, thuajse ne menyre te pergjithshme nuk pranuan te duken atje". Jo rastesisht keto mitingje u mbajten ne xhami. Po keshtu, ulemate dhe disa nga hoxhallaret e Shkodres, te nxitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim" i ketij qyteti, duke perfituar nga fanatizmi i pjeses myslimane te popullsise, zhvilluan ne pranveren e vitit 1909 nje agjitacion te fuqishem per perdorimin e alfabetit arab ne shkrimin e shqipes.

Psikologu
17-08-09, 19:26
Ministria e Arsimit e Turqise qe ne fund te vitit 1908 urdheroi qe ne shkollat e vilajetit te Kosoves shqipja te mesohej me shkronjat arabe. Nje urdher i tille iu dha ne shkurt te vitit 1909 edhe prefektures se Elbasanit. Po keshtu vepruan autoritetet turke dhe komitetet xhonturke ne qytetet e tjera te vendit, ne Janine, ne Filat etj. Atdhetaret shqiptare te ketyre trevave u vune para nje trysnie te dyfishte, te shovinisteve greke dhe te xhonturqve, qe vepronin te bashkuar ne luften kunder shkolles dhe kunder shkrimit shqip. Ne te njejten kohe komitetet xhonturke perkrahnin ne ato dite propaganden asimiluese panhelenike qe disa profesore greke dhe Shoqeria "Etniki Heteria" ("Shoqeria Kombetare") zhvillonin ne ate kohe ne viset shqiptare te vilajetit te Janines.
Per te fshehur veprimtarine e tij armiqesore kunder kultures shqiptare, Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" ne mars te vitit 1909 u kumtoi klubeve shqiptare se "do te qendronte asnjanes dhe nuk do te nderhynte ne ceshtjen e zgjedhjes se alfabetit te gjuhes shqipe".
Klubet e quajten kete deklarate nje perpjekje te re per te mashtruar shqiptaret dhe moren masa per te mbrojtur lirite kushtetuese e per t'i bere balle reaksionit xhonturk. Ne protesten qe klubi "Bashkimi" i Manastirit i dergoi Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim" ne javen e fundit te marsit, i shkruante se, duke luftuar alfabetin shqip ky komitet bie ndesh me kushtetuten turke, e cila ua garanton gjithe popujve te Perandorise te drejten e mesimit dhe te shkrimit te gjuhes amtare. Ne leterkembimin e tij te marsit te vitit 1909 me klubet e Filatit, te Korces etj., klubi "Bashkimi" i Manastirit i quante keto veprime te xhonturqve dhe te turkomaneve shqiptare per t'u imponuar shqiptareve alfabetin arab, si veprime armiqesore kunder kombit shqiptar. Ai udhezonte ne ato dite klubet e tjera kombetare qe "kunder ketyre tradhtareve te mos vepronin vetem me pene, por edhe me arme".
Komiteti "Bashkim e Perparim" u orvat te zhdukte klubet shqiptare dhe atdhetaret me te njohur, qe drejtonin luften kunder reaksionit xhonturk. Ne maj te vitit 1909 xhonturqit, pasi arrestuan disa nga veprimtaret e klubit "Laberia" te Vlores dhe i detyruan te tjeret te arratiseshin jashte Shqiperise, e likuiduan kete klub, qe ishte nje nga me te rendesishmit ne Shqiperine e Jugut. Po ne ate kohe mbyllen edhe klubin e Ohrit, kryesia e te cilit u cua e lidhur me pranga ne Manastir e pastaj ne Stamboll.
Ne fundin e majit te vitit 1909 vetem ne Oher, ne Pogradec e ne Struge u arrestuan 17 veta, perkrahes te shkolles dhe te shkrimit shqip, qe u akuzuan per propagande reaksionare kunder regjimit kushtetues. Midis te arrestuarve ishin edhe Hamdi Ohri, nje nga udheheqesit me ne ze te levizjes kombetare ne kete treve, qe kishte kaluar vite te tera ne burgjet e sulltan Abdyl Hamitit, Xhemaledin Beu, kryetar i klubit te Ohrit dhe Mehmet Beu, sekretar i klubit, intelektual dhe perkrahes i shkolles shqipe. Klubet shqiptare protestuan kunder ketij veprimi te dhunshem, derisa i detyruan xhonturqit t'i shpallnin te pafajshem dhe t'i lironin keta atdhetare.
Dite te veshtira kaloi ne veren e vitit 1909 levizja kulturore kombetare ne Tirane. Me 23 korrik, ne pervjetorin e shpalljes se kushtetutes, u zhvillua ne Tirane ceremonia e hapjes se klubit te ketij qyteti. Ishte parapare gjithashtu qe me 24 te ketij muaji te celej nje shkolle shqipe e mbremjes per te rriturit dhe te fillonte ne menyre te organizuar mesimi i gjuhes shqipe ne te gjitha shkollat shteterore turke te Tiranes. Por pikerisht ne kete dite, me nxitjen e komiteteve xhonturke dhe te klubeve te oficereve te lidhur me ta, nxenesit sulmuan e goditen ne te gjitha shkollat mesuesit atdhetare, sapo keta u njoftuan se nga ai cast do te fillonin mesimin e gjuhes shqipe. Me 27 korrik, po me shtytjen e klubeve te oficereve, hyne ne Tirane me shume se 200 fshatare te armatosur, qe demonstruan ne rruget e qytetit dhe para klubit te oficereve, duke kerkuar mbylljen e klubit shqiptar dhe arrestimin e 64 anetareve te tij. Veprimtare te tille te levizjes kombetare ne Tirane, si Refik Toptani e bashkepunetoret e tij, ose kleriket atdhetare Hafiz Ibrahim Dalliu, Beqir Luga etj., u sulmuan drejtperdrejt dhe u fyen publikisht. Me keto veprime te xhonturqve e te turmave fanatike te ketij rrethi u mbyll klubi kombetar i Tiranes dhe deshtoi orvatja e atdhetareve tiranas per te futur gjuhen shqipe ne shkollat e ketij qyteti. E njejta gjendje u krijua edhe ne Durres, ne kryeqendren e prefektures, ku atdhetaret shqiptare nuk guxonin te hapnin klube e shkolla shqipe, si edhe ne nenprefekturen e Kavajes, ku perpjekjet per hapjen e shkolles shqipe e te mesimit shqip ndeshen ne kundershtimin e reaksionit xhonturk dhe te klerikeve fanatike myslimane.
Aktet e dhunshme te xhonturqve, sidomos ngjarjet e Tiranes, e bene gazeten "Dielli" te shkruante ne ate kohe se "sot punerat ne Shqiperi jane me keq se ne koherat e Abdyl Hamitit. Sot gjuha shqipe ndiqet me teper se kurre ndonjehere" ("ceshtja e Tiranes", 16 shtator 1909). Ishin keto veprime arbitrare te administrates osmane, qe i bene konsujt e huaj, bashkekohes te ketyre ngjarjeve, te arrinin ne perfundimin se turqit e rinj "po mbajne qendrim armiqesor ndaj nacionalizmit shqiptar", se "duke zbatuar traditat hamitiane dhe ne kundershtim me premtimet e tyre solemne, ata po persekutojne cdo shfaqje te ndjenjave kombetare shqiptare", se ne Turqi po shkohej drejt nje diktature ushtarake dhe se kishte rrezik qe kushtetuta te kthehej ne nje iluzion.
Politika turqizuese kunder shkollave e shkrimit shqip dhe konflikti i armatosur me shqiptaret, i nxitur nga administrata ushtarake osmane, zbuloi para popullit shqiptar thelbin reaksionar te regjimit xhonturk.

Psikologu
17-08-09, 19:27
Ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes ne Kosove dhe Kryengritja shqiptare e vitit 1909 (maj-tetor 1909)
Me rivendosjen e pushtetit te tij ne kryeqytet dhe ne provinca Komiteti "Bashkim e Perparim", megjithese edhe kete here fitoren mbi forcat e kunderrevolucionit hamitian te prillit 1909, ia detyronte ne nje mase te madhe mbeshtetjes qe i dhane shqiptaret, e vazhdoi me me ngulm e ne menyre te dhunshme politiken e vet nacionaliste, per te forcuar Perandorine "nje e te pandashme" Osmane, duke i mohuar popullit shqiptar dhe popujve te tjere joturq cdo te drejte kombetare.
Krahas goditjeve kunder levizjes arsimore e kulturore shqiptare, ne acarimin e marredhenieve ndermjet shqiptareve e xhonturqve ndikuan fuqishem edhe ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes ne Kosove dhe ne Shqiperine e Veriut ne pergjithesi, te ndermarra kryekeput me nismen e qeverise se Stambollit.
Popullsia e Kosoves, edhe pse nuk kishte pranuar te paguante taksat (perfshire edhe ato te prapambetura), te njihte sherbimin e detyrueshem ushtarak dhe te dorezonte armet, nuk pati ndermarre ndonje qendrese te armatosur kunder pushtetit xhonturk. Megjithate, Komiteti "Bashkim e Perparim", duke synuar t'i nenshtronte shqiptaret e Kosoves, t'i carmatoste per t'i bere te paafte per te kundershtuar, t'i detyronte te paguanin taksat e prapambetura dhe t'i rekrutonte me force ne ushtrine osmane, ndermori ekspedita ndeshkimore te njepasnjeshme, te komanduara nga Xhavit Pasha, qe vazhduan nga pranvera e deri ne muajin tetor te vitit 1909.
Per te menjanuar cdo reagim te opinionit publik evropian dhe te Fuqive te Medha kunder dhunes mbi shqiptaret, qeveria turke deklaroi se ekspeditat ushtarake kishin per qellim te qetesonin elementet "reaksionare", perkrahesit e sulltan Abdyl Hamitit dhe "kundershtaret" e kushtetutes, edhe pse dihej se shqiptaret, duke perfshire edhe ata te Kosoves, kishin luftuar kunder absolutizmit per vendosjen e regjimit kushtetues dhe per mbrojtjen e tij.
Ne fillim te majit te vitit 1909 qeveria xhonturke nisi nga Shkupi drejt Gjakoves nje ekspedite te re ndeshkimore, te drejtuar nga Xhavit Pasha, komandant i Divizionit te 18 te Mitrovices. Ne krye te 10 batalioneve te kembesorise, te pajisura me 32 topa, Xhavit Pasha hyri me 16 maj ne Peje. Pasi la ketu tri batalione "per te mbajtur rregullin", Xhavit Pasha u hodh ne Gjakove, ku kerkoi nga popullsia e qytetit te dorezonte armet, te behej regjistrimi i popullsise, te vileshin taksa te dyfishta per bagetine dhe te zgjeroheshin dritaret e kullave. Meqe kreret e Malesise se Gjakoves qe ishin thirrur ne qytet, i kundershtuan keto kerkesa, Xhavit Pasha u nis me pese batalione kembesorie dhe me dy bateri artilerie drejt Malesise se Gjakoves.
Persekutimi i popullsise dhe shkaterrimi i fshatrave (Ponoshec etj.) shkaktoi zemerimin e malesoreve, te cilet me forca te bashkuara sulmuan me 12 qershor ushtrine e Xhavit Pashes ne Qafen e Morines. I goditur nga te kater anet nga kryengritesit, gjenerali turk u gjend ne kete zone malore ne nje pozite te veshtire, u thye keq dhe u detyrua te terhiqej ne Gjakove.
Per te parandaluar vazhdimin e ekspedites ushtarake ne Shqiperi, deputetet shqiptare Hasan Prishtina e Fuat Pasha, ne fillim te qershorit, paraqiten nje interpelance ne parlament, me te cilen kerkuan nga ministri i Brendshem shpjegime rreth ngjarjeve ne Kosove. Por qeveria turke nuk hoqi dore nga perdorimi i dhunes per nenshtrimin e shqiptareve.
Pasi i erdhen perforcime te reja, Xhavit Pasha, ne fundin e qershorit te vitit 1909, rifilloi ekspediten, kete here kunder popullsise se Pejes dhe te Rugoves. Gjate kesaj fushate te eger ushtrite turke shkaterruan dhe kthyen ne germadha fshatrat ne te dyja anet e Grykes se Rugoves, vrane pleq e femije dhe cnderuan vajza e gra.
Po ato dite levizja u shtri edhe ne treven juglindore te Kosoves. Me nxitjen e krereve te Malesise se Gjakoves, te Pejes, te Ferizajt, te Prizrenit dhe te Lumes u mblodhen ne Ferizaj rreth 3 000 veta, qe kerkuan nga qeveria turke te kthente ne detyrat e tyre gjithe nepunesit shqiptare te debuar si atdhetare, te emeroheshin ne administraten shteterore vetem nepunes shqiptare, te mos paguhej asnje lloj takse e re, te nderpritej carmatimi i popullsise se Lumes dhe t'u lejohej shqiptareve te mbanin arme. Per te shtypur levizjen ne Ferizaj xhonturqit derguan forca ushtarake, me te cilat munden te krijonin vetem nje qetesi te perkohshme.
Ne fillim te korrikut Xhavit Pasha u kthye si "fitimtar" ne Mitrovice se bashku me ushtrine e tij. Por ngjarjet e mevonshme treguan se, me gjithe raprezaljet qe beri, pashai turk nuk arriti t'i nenshtronte shqiptaret. Kthimi i armeve, regjistrimi i popullsise dhe mbledhja e taksave u nderprene sapo u largua ushtria. Nderkaq, shqiptaret rindertuan shume shpejt kullat e shkaterruara.
Ne gjysmen e pare te korrikut te vitit 1909, kur ne Shqiperine e Veriut vijonte ende qendresa e armatosur kunder ekspeditave te Xhavit Pashes, Ismail Qemali, ate kohe i arratisur ne Itali, publikoi thirrjen drejtuar "Vellezerve shqiptare!", e cila, e botuar ne forme manifesti ne mijera kopje, u shpernda ne te gjitha anet e Shqiperise?. Shqiptaret, vinte ne dukje Ismail Qemali ne kete thirrje, kane 100 vjet qe po luftojne per te drejtat njerezore dhe per lirine, megjithate sot rrezikohen te humbasin si komb. Duke njohur thelbin nacionalist te regjimit xhoturk, Ismail Qemali perpiqej te bindte shqiptaret te mos i mbeshtesnin shpresat te Komiteti "Bashkim e Perparim". Pas shpalljes se lirise (kushtetutes), theksonte ai, shqiptaret me shume se cdo komb tjeter shpresuan se do te kishin mundesi te punonin per perparimin e gjuhes se tyre, por u genjyen. Si deshmi per kete permendeshin dhunimet ne Shqiperine e Poshtme, vrasjet qe po bente Xhavit Pasha ne Shqiperine e Siperme, si edhe percarjet qe xhonturqit po mbillnin midis shqiptareve.

Psikologu
17-08-09, 19:28
Ismail Qemali arrinte ne perfundimin se rruga e vetme, per shpetimin e kombit shqiptar nga lakmite e te huajve, do te ishte lufta per autonomine e Shqiperise. "Shpresa e jone, jeta e jone, - shkruante ai, - lipset te jete: Veteurdhrimi i Shqiperise, nen hijen e Perandorise Osmane". Ai parashtroi ne kete dokument programin e vet politik per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, te cilen e shihte ne themelimin e nje shteti autonom shqiptar. Per kete duhej te bashkoheshin te gjitha viset ku flitej gjuha shqipe, te banuara nga popullsia shqiptare, ne nje vilajet te vetem, i cili do te mbante emrin Shqiperi, "Vilajeti Shqiptar" ("Arnautlluk Vilajeti") dhe do te kishte si kryeqytet Ohrin ose Elbasanin. Ne kufijte e Shqiperise autonome do te perfshiheshin nga vilajeti i Janines sanxhaket e qendres (i Janines), te Prevezes, te Gjirokastres dhe te Beratit; nga vilajeti i Shkodres sanxhaku i Shkodres me Malesine dhe sanxhaku i Durresit; nga vilajeti i Manastirit sanxhaku i qendres (i Manastirit), kazaja e Grebenese nga sanxhaku i Selfixhese, sanxhaket Dibres, te Korces dhe te Elbasanit; nga vilajeti i Kosoves sanxhaket e Shkupit, te Prishtines, te Pejes dhe te Prizrenit.
Shqiperia autonome do te qeverisej nga nje guvernator i derguar nga Stambolli, prane te cilit do te vepronte, po si organ ekzekutiv, Keshilli i Pleqve. Mesimi ne te gjitha shkollat do te zhvillohej ne gjuhen shqipe. Shqipja do te perdorej, bashke me turqishten, edhe ne shkollat e larta. Gjithe nepunesit civile e ushtarake do te ishin shqiptare nga kombesia. Ushtria, qe do te perbehej nga shqiptaret, do te sherbente brenda kufijve te Shqiperise. Ashtu si Sami Frasheri, edhe Ismail Qemali mendonte qe organizimi shteteror i Shqiperise autonome te ishte i tille qe, kur Perandoria Osmane te shthurej, Shqiperia te qendronte ne kembe dhe te dilte prej saj si shtet i pavarur.
Ismail Qemali parashtroi ne kete thirrje programin me te plote dhe me te pershtatshem per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, rreth te cilit shpresonte te bashkonte jo vetem krahun radikal te levizjes politiko-kulturore, forcat atdhetare qe drejtonin klubet dhe shoqerite shqiptare, por edhe kryengritesit e Kosoves e te Veriut te Shqiperise, te cilet luftonin kunder ekspeditave ushtarake te Xhavit Pashes dhe kunder qeverise xhonturke qe i kishte organizuar ato.
Nderkaq vijoi ne Kosove qendresa kunderosmane, vater e se ciles u be Ferizaj me rrethinat e tij. Levizja kryengritese ne Ferizaj ishte e lidhur me veprimtarine e nje komiteti te fshehte, qe filloi te vepronte ne kete rreth ne veren e vitit 1909. Me nismen e tij, me 20-22 gusht u mbajt ne Ferizaj nje manifestim i gjere i shqiptareve te armatosur, ku, pervec popullsise se ketij qyteti dhe te rrethinave te tij, moren pjese edhe banore te rretheve te Gjilanit e te Prishtines, qe protestuan kunder taksave te reja, qe vuri ne ate kohe qeveria xhonturke. Me 22 gusht numri i demonstruesve u shtua duke arritur ne 3 000 veta. Po ne kete dite, forcat ushtarake osmane, te derguara nga Shkupi e Selaniku, goditen shqiptaret e tubuar ne Ferizaj dhe vrane 12 prej tyre e plagosen disa te tjere. Konflikte te armatosura ndermjet shqiptareve e ushtrise pati edhe ne rrugen Ferizaj-Gjilan.
Ne ditet e fundit te gushtit levizja u perhap ne rrethin e Pejes, midis Gucise e Beranes. Per te ndeshkuar popullsine e kesaj ane u derguan ato dite nga Peja, Shkupi, Prizreni e Selaniku forca te tjera ushtarake, qe goditen kryengritesit ne hapesiren midis Gucise e Beranes. Ne te njejten kohe vijuan perpjekjet edhe me kryengritesit e Rugoves.
Ne fund te gushtit dhe ne fillim te shtatorit levizja perfshiu Lumen e Podrimen, ne sanxhakun e Prizrenit. Lumjanet, ashtu si shumica e popullsise se sanxhakut te Prizrenit, paten luftuar per shpalljen e kushtetutes turke, ne korrik te vitit 1908. Qendresa e tyre e armatosur nuk drejtohej kunder kushtetutes, por kunder politikes se xhonturqve, te cilet shkelen premtimet qe u kishin bere shqiptareve gjate revolucionit per te kufizuar taksat, per t'u dhene te drejtat kombetare, madje edhe autonomine, dhe kerkonin t'u hiqnin banoreve te ketyre krahinave edhe ato privilegje qe i gezonin prej shekujsh sipas venomeve te tyre, te njohura edhe nga sulltanet osmane.
Me 3 e 4 shtator rreth 700-800 kryengrites lumjane, te udhehequr nga Ramadan Zaskoku, u pergatiten te hynin ne Prizren per t'i paraqitur mytesarifit kerkesat e tyre. Megjithate, per te shmangur konfliktin e armatosur me garnizonin e Prizrenit, qe u pergatit te rezistonte, kryengritesit pranuan te shperndaheshin dhe te dergonin ne Prizren nje komision prej 20-30 vetash, i cili do te paraqiste kerkesat e tyre paqesore, qe duhej t'u percilleshin edhe deputeteve shqiptare te parlamentit.
Por Stambolli ndermori nje fushate te re ushtarake kunder shqiptareve. Me 6 shtator 1909 Xhavit Pasha, ne krye te 8 batalioneve te kembesorise dhe 2 baterive te artilerise malore, u nis nga Mitrovica per ne Prizren. Gjate rruges nga Ferizaj per ne Prizren ushtria turke sulmoi e shkaterroi krejtesisht katundin Duhl dhe rrenoi gjithashtu 60 shtepi te katundit Bllace. Nga Prizreni Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve, u hodh ne Lume, ku dogji e shkaterroi fshatra te tera, duke i lene lumjanet pa shtepi e katandi. Per t'u shpetuar masakrave popullsia e Lumes u terhoq ne Has e ne zona te tjera malore, pertej Drinit te Bardhe.
Por, i goditur nga kryengritesit lumjane ne perendim te Prizrenit, Xhavit Pasha, pasi shkaterroi me topa Bllacen e fshatrat e tjera te Lumes, u terhoq perseri ne Prizren, ku tashme qene perqendruar rreth 3 500 ushtare, me dy bateri malore.
Per te dale nga gjendja e veshtire, pashai turk dergoi ne Lume nga Shkupi deputetin shqiptar Nexhip bej Draga, nje nga drejtuesit e klubit te atij qyteti, i njohur per ndjenjat atdhetare. Nexhip Draga, ashtu si shume intelektuale te tjere shqiptare, e quante te parakohshme qendresen e armatosur kunder regjimit xhonturk, prandaj hyri ne bisedime me lumjanet dhe i bindi te mos u kundershtonin ushtrive te Xhavit Pashes. Me 11 shtator Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve dhe te nje baterie malore, u dynd ne Lume. Lumjanet nuk e fshehen pakenaqesine e tyre, megjithate ruajten per nje kohe qetesine. Ushtria e tij zuri katundin Bicaj, qendren e kajmekamllekut te Lumes, ku filloi te carmatoste banoret. Me 15 shtator, kur u drejtua per ne Kolesian, u sulmua gjate rruges nga kryengritesit, qe vrane e plagosen disa ushtare dhe e detyruan ate te kthehej perseri ne Bicaj, ku beri raprezalje te medha. Sipas informatave te Xhavit Pashes, kryengritesit lane ne kete perpjekje 100 te vrare, ndersa Bicaj u shkaterrua nga goditjet e artilerise, qe rrafshoi me token 37 kulla.
Me 16 shtator, kur ushtria osmane vazhdoi ekspediten drejt jugut te Bicajt, u godit ne pyjet e Kolesianit nga kryengritesit, qe pas nje perleshjeje te shkurter u terhoqen ne zonen malore. Edhe ketu Xhavit Pasha shkaterroi krejtesisht fshatin Kolesian, duke perfshire edhe kullen e udheheqesit te lumjaneve, Islam Spahiut, si edhe katundet perreth, Nange, Bushat, Gabrice, Mamez, Pobreg etj. Gjate ketyre perleshjeve u plagos edhe drejtuesi tjeter i kryengritesve, Ramadan Zaskoku. Gjithe kryengritesit, qe ishin arrestuar gjate luftimeve dhe qene mbyllur ne kazermat e Bicajt, u pushkatuan pa gjyq, kurse njerezit u varferuan deri ne ate shkalle sa, sikurse pohojne pjesemarresit turq te kesaj ekspedite, "u mbeti vetem shpirti, te cilin e jepnin pa dhimbje".

Psikologu
17-08-09, 19:29
Xhavit Pasha nuk arriti te depertonte, sic kishte parashikuar, drejt Drinit, sepse me 19 shtator u sulmua perseri ne Kolesian nga kryengritesit, qe kete here i shkaktuan humbje edhe me te renda dhe e detyruan te terhiqej ne Prizren. Se bashku me ushtrine populli deboi edhe nepunesit e administrates osmane dhe gjykatesit e kajmekamllekut te Bicajt.
Sado qe Xhavit Pasha, ne relacionet qe i conte Stambollit, i zvogelonte se tepermi humbjet e tij, ai pati ne luftimet me shqiptaret shume te vrare e te plagosur. Shtypi shqiptar, duke u mbeshtetur ne deshmite e ushtareve turq, pjesemarres te ketyre luftimeve, shkruante se vetem ne Lume Xhavit Pasha la rreth 1 000 ushtare te vrare ("Dielli", Boston, 24 shtator 1909: "Pa komplimente"). Veshtire eshte te percaktohen demet ne njerez te kryengritesve, megjithate, po te gjykohet nga relacionet konsullore te kohes dhe te dhenat e Xhavit Pashes, arrihet ne perfundimin se kryengritesit kane pasur rreth 300-500 te vrare, midis te cileve edhe 8-10 komandante.
Ne intervisten qe i dha me 20 shtator 1909 gazetes "Le Progres de Salonique" ("Perparimi i Selanikut"), Xhavit Pasha deklaroi se qellimi i ekspedites ishte "te likuidonte disa rebele shqiptare", megjithate e pati te veshtire te justifikonte me kete persekutimet masive e barbare qe beri gjate fushates ushtarake ne Lume e ne vise te tjera te Shqiperise se Veriut. Keto, sic i relatonte qeverise se tij konsulli italian ne Shkup, u kryen "me metodat e lashta te barbarise turke, qe turqit nuk i kishin harruar". Kete egersi te xhonturqve e shprehu edhe Xhavit Pasha, kur u deklaroi gazetareve angleze, franceze etj., se "nuk do te prehej para se t'ua shtypte koken shqiptareve".
Megjitheketo mizori, Xhavit Pasha nuk arriti te shtypte qendresen e shqiptareve dhe te perballonte goditjet e tyre, rrjedhimisht nuk u largua nga Luma si fitimtar. Personalitetet shteterore te kohes arriten, atehere, ne perfundimin se ekspedita e tij pesoi disfate.
Ngjarjet e shtatorit te vitit 1909 ne Shqiperine e Veriut vune ne levizje shqiptaret qe vepronin ne Stamboll e sidomos grupin e deputeteve. Ne promemorjen, qe doktor Ibrahim Temoja nga Struga dhe doktor Zenel Abedini nga Gjilani i drejtuan nga Stambolli ministrit te Brendshem, Talat Beut, me 21 shtator 1909, denohej dhuna ushtarake ndaj shqiptareve te viseve te veriut si nje veprim krejtesisht i paligjshem dhe i paudhe. Me shqiptaret qe ndihmuan per shpalljen e kushtetutes, theksonin autoret e saj, duhet vepruar me keshilla e me urtesi dhe jo sic po ben qeveria, me topa dhe me dyfeke, qe nxisin edhe me shume pakenaqesine e popullsise se Shqiperise. Ne kete dokument thuhej se ishte qeveria ajo qe i detyroi shqiptaret te rrembenin armet, se ata po mbrojne te drejtat e tyre te ligjshme, po ashtu sic luftuan per kushtetuten dhe per lirine e pergjithshme. "Ne vend qe te perdorni armet kunder tyre, - thuhej ne promemorje, - perhapni arsimin dhe zhdukni injorancen". Por ministri i Brendshem, Talat Beu, nuk ua vuri veshin as protestave te atdhetareve shqiptare, as edhe propozimeve te tyre per te ndaluar gjakderdhjen.
Edhe shtypi patriotik shqiptar e quante qendresen e shqiptareve nje mbrojtje te ligjshme, te provokuar nga dhuna ushtarake e xhonturqve. "U rane me qafe pa ndonje shkak te vertete, - shkruante gazeta "Korca" me 14 shtator 1909, - Xhavit Pasha, sikur ndiqte armiqte, preu e po pret eshtrat e vellezerve tane dhe ka lene shume eter e nena pa bij, shume motra pa vellezer, shume gra pa burra dhe foshnja neper rruge".
Ekspeditat ndeshkimore ashpersuan marredheniet e xhonturqve me shqiptaret ne teresi. Valiu i Kosoves, Masar Beu, i shkruante ato dite Portes se Larte se ekspedita e Xhavit Pashes, ne vend qe ta qetesonte gjendjen ne Lume, e acaroi edhe me shume, shkaktoi pakenaqesine e pergjithshme te popullsise se Kosoves.
Per kete u bind edhe Stambolli, qe urdheroi Xhavit Pashen te merrej vesh me kryengritesit. Me 2 tetor ai pranoi propozimet e Mustafa Lites, njerit prej udheheqesve te kryengritesve, qe ne emer te te gjthe popullsise se Lumes i premtoi se shqiptaret e kesaj zone do t'u nenshtroheshin urdhrave te qeverise, me kusht qe ekspedita e tij ushtarake te terhiqej nga Luma. Pas kesaj ndodhi terheqja e Xhavit Pashes dhe e ushtrise se tij nga Luma e Prizreni, qe shkaktoi habine e bashkekohesve te huaj ne Turqi e jashte saj. Me 5 tetor Xhavit Pasha ishte kthyer tanime ne Mitrovice.
Por, pa perfunduar ende ekspedita ushtarake ne Lume, shpertheu kryengritja ne Malesine e Dibres, ku, pervec popullsise vendase, ishin mbledhur edhe shume nga kryengritesit kosovare. Ketu u mbajt nje tubim i gjere, ku moren pjese rreth 2 000 veta nga Malesia, Dibra e Poshtme, Mati e Mirdita, qe vijoi dy dite me radhe, me 14 e 15 shtator. Ne tubim u kerkua qe shqiptaret te luftonin per veteqeverisjen e atdheut te tyre. Per te penguar shtrirjen e levizjes ne gjithe sanxhakun e Dibres, Porta e Larte, pervec batalioneve qe ndodheshin ne qytetin e Dibres, dergoi me 27 shtator forca te tjera ushtarake nga Selaniku.
Megjithate, levizja u shtri edhe ne Dibren e Poshtme, ku mori permasa edhe me te medha. Shqiptaret braktisen fshatrat e zune grykat malore per t'i bere prite ushtrise osmane. Ketu u perqendruan, ne dhjeteditshin e pare te tetorit, forcat kryesore ushtarake osmane. Komanda e ekspedites kunder Dibres se Poshtme iu besua Xhavit Beut, i cili me 26 tetor 1909, ne krye te 300 ushtareve te pajisur me topa, u fut midis fshatrave Dardhe e Rexhe, qe njihej si zona ku kryengritesit zhvillonin tubimet e tyre, ndersa nje force tjeter ushtarake u dergua ne Mat dhe ne rrethet e tij. Megjithate, Xhavit Beu shume shpejt u detyrua te terhiqte ushtrite e tij nga Dibra e Poshtme dhe nga Malesia, pa arritur ta nenshtronte popullsine e tyre.
Ekspeditat ushtarake e dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha mbi shqiptaret provuan se qellimi i xhonturqve nuk ishte "te mbronin" rendin kushtetues, te kercenuar gjoja nga "reaksionaret shqiptare", por te vendosnin nje regjim te centralizuar te skajshem ne Perandorine Osmane. Me keto masa Komiteti "Bashkim e Perparim" synonte te pengonte gjithashtu zgjerimin e levizjes kombetare, kulturore dhe autonomiste ne Shqiperi, pjese e se ciles ishte edhe kryengritja qe po zhvillohej atehere ne krahinat veriore te vendit.
Ne memorandumin qe kryengritesit e Gegerise i dorezuan qeverise turke, ne fundin e tetorit te vitit 1909, krahas amnistise per pjesemarresit ne kryengritje, parashtroheshin edhe kerkesa me karakter kombetar, si futja e gjuhes shqipe si gjuhe mesimi ne te gjitha shkollat e Shqiperise dhe emerimi ne Shqiperi i nepunesve qe e njihnin vendin. Shqiptaret e zonave malore u treguan gjithashtu te gatshem te hiqnin dore nga disa prej venomeve te tyre, por kerkuan qe t'i jepej popullsise se zonave te aferta me kufirin me Malin e Zi e drejta per mbajtjen e armeve, qe te ndertoheshin fortifikata ne kufi dhe te ndryshonte menyra e mbledhjes se taksave sipas gjendjes se vendit.

Psikologu
17-08-09, 19:29
Kerkesa te njejta me keto i parashtruan qeverise turke edhe klubi shqiptar i Stambollit se bashku me klubet e tjera te Shqiperise.
Dhuna ushtarake mbi shqiptaret u denoncua boterisht nga shqiptaret e Stambollit. Ne fund te tetorit u formua nje Komitet Nismetar Kombetar, i perbere nga doktor Zenel Abedini, doktor Ibrahim Temoja dhe Mehmet pashe Deralla (Tetova), i cili organizoi ne Aksaraj te Stambollit dy tubime te rendesishme, njerin me 27 tetor dhe nje tjeter me 5 e 8 nentor 1909. Si ne mbledhjen e pare, ashtu edhe ne te dyten moren pjese dhjetera veta, intelektuale te profesioneve te ndryshme dhe deputete, qe perfaqesonin te kater vilajetet shqiptare. Ne mbledhjen e nentorit u miratua nje promemorje, ne te cilen pershkruhej gjendja tragjike, qe ishte krijuar ne Shqiperine e Veriut per shkak te operacioneve ushtarake te qeverise. Vihej theksi ne menyre te vecante ne ndihmesen e shqiptareve per shpalljen e kushtetutes me 1908 dhe per mbrojtjen e saj gjate ngjarjeve kunderrevolucionare te 13 prillit 1909. Ishin forcat ushtarake qeveritare, thuhej ne promemorje, ato qe perdoren te parat forcen, qe ngjallen tmerr kudo ku shkelen dhe u bene shkak per armiqesimin e popullsise me qeverine. Ne keto rrethana, shqiptaret u detyruan te ngrene flamurin e kryengritjes. Edhe per ngjarjet e Lumes behej fajtore qeveria qe deshi t'i shtypte ato me ekspeditat ushtarake te Xhavit Pashes, qe perdori armet dhe dogji fshatrat e Lumes e te Prizrenit. Edhe pse ushtria u terhoq, ajo la pas zona te shkretuara dhe urrejtjen e popullit.
Me qellim qe ne te ardhmen te mos ndodhnin ngjarje te tilla, atdhetaret shqiptare te Stambollit i propozonin qeverise te ndermerrte keto masa: te dergohej ne Shqiperine e Veriut nje komision per te bere hetimet ne vend per shkaqet e ngjarjeve qe u parashtruan me lart; te gjithe ata qe kishin bere veprime te keqija te denoheshin sipas ligjeve; te ngriheshin organet e rregullta te drejtesise; te emeroheshin ne ato zona te Shqiperise se Veriut nepunes, qe dinin gjuhen e vendit dhe qe do te ndihmonin ne perparimin e popullsise; te ngriheshin fortifikime ne kufirin me Malin e Zi per t'i mbrojtur ato vise nga sulmet e malazezeve; te mos shtrihej ne vilajetet e Shkodres, te Kosoves e te Manastirit sherbimi i detyrueshem ushtarak, i cili nuk ka qene njohur asnjehere nga popullsia; te ndertoheshin sa me pare rruget, ku te gjenin pune banoret e varfer te atyre viseve, te cilet detyroheshin te shkonin ne emigracion ne Serbi, ne Bullgari e ne Hungari; te hapeshin shkolla fillore ne fshatra e ne ato qytete ku nuk kishte te tilla.
Promemorja iu dorezua me 13 nentor 1909 ministrit te Brendshem, Talat Beut, per t'ia percjelle qeverise. Ajo u nenshkrua gjithashtu nga deputetet shqiptare te parlamentit, te cilet kerkuan qe Xhavit Pasha te largohej nga Rumelia dhe te hidhej ne gjyq si shkaktar i trazirave ne Gegeri.
Mbledhjet, qe u organizuan nga atdhetaret shqiptare e nga grupi i deputeteve, paten jehone ne Stamboll dhe ne opinionin publik ne pergjithesi; ato treguan, sic shkruante gazeta "Lirija" e Selanikut me 12 dhjetor 1909, se "shqiptaret qenkan te zote dhe kur duan mund te mblidhen e te kuvendojne per te miren e kombit".
Dhuna e ushtruar nga Xhavit Pasha dhe nga ushtria osmane mbi shqiptaret e thelloi edhe me shume hendekun midis popullit shqiptar e xhonturqve, forcoi te shqiptaret bindjen se interesat e tyre si komb ishin krejt te vecante nga ata te xhonturqve. Ne nje korrespondence te derguar nga Shkupi dhe te botuar ne gazeten "Dielli" me 26 nentor 1909, thuhej se "kombetaria pati prej sjelljeve te turqve nje fitim te madh", se "pas ngjarjeve te Lumes filloi te gjallerohet edhe me teper levizja kombetare ne Kosove, u perhapen aq shume idete dhe deshirat per veteqeverimin e Shqiperise, sa nuk ishte menduar kurre e qe as me nje propagande 20-vjecare nuk do te kishim mundur t'i arrinim".

Psikologu
17-08-09, 19:30
Kongresi i Dibres (23-29 korrik 1909)
Ngjarjet ne Shqiperi e vune qeverine xhonturke ne nje pozite te veshtire, nga e cila ajo u perpoq te dilte duke thirrur nje kongres ne Diber me 23 korrik 1909, diten e pervjetorit te shpalljes se kushtetutes.
Kongresi u organizua me nismen e Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim", i cili per te krijuar pershtypjen se ky tubim ishte thirrur nga shqiptaret, ia ngarkoi shperndarjen e ftesave nje komisioni kushtetues vendas, te formuar posacerisht per kete qellim ne Diber. Nderkaq xhonturqit nuk hoqen dore nga synimi per t'i dhene ketij Kongresi nje karakter te pergjithshem osman, prandaj shpallen se qellimi kryesor i kesaj mbledhjeje do te ishte percaktimi i "qendrimit qe do te mbahej kundrejt projekteve te Fuqive te Medha per copetimin e Maqedonise dhe te Shqiperise", si edhe forcimi i "veprimtarise se perbashket per lulezimin e Perandorise dhe per menjanimin e shkaqeve te pakenaqesise dhe te ftohjes" midis elementeve te saj. Ne Kongres u ftuan te marrin pjese jo vetem shqiptaret, por edhe kombesite e tjera te gjashte vilajeteve te Turqise Evropiane.
Ne te vertete, duke thirrur Kongresin e Dibres, xhonturqit synonin te realizonin ate detyre qe nuk munden ta kryenin me ane te ekspeditave ushtarake: te nenshtronin shqiptaret dhe t'i detyronin te hiqnin dore nga lufta per clirimin kombetar ose, sic thuhej ne dokumentet e kohes, "per pavaresine e Shqiperise". Valiu i provinces se Manastirit, Fahri Pasha, vetem dy dite para hapjes se Kongresit, u kumtoi perfaqesuesve te huaj konsullore ne Manastir se "qellimi i thirrjes se Kongresit te Dibres eshte qe te ndikohet me mjete paqesore te shqiptaret per t'i qendruar besnik kushtetutes dhe qeverise turke". Me kete Kongres xhonturqit shpresonin gjithashtu te forconin lidhjet me parine e Shqiperise dhe te krijonin para botes se jashtme pershtypjen se turqit e rinj dhe shqiptaret kishin qellime te perbashketa dhe se ndermjet tyre ishte vendosur nje bashkepunim i ngushte. Ata shpresonin gjithashtu qe me tubime te tilla te fitonin kohe dhe, pasi te stabilizonin gjendjen ne vend, te shtypnin me dhune Levizjen Kombetare Shqiptare.
Per te terhequr ne Kongres vetem perkrahesit e tyre dhe per te mos u dhene kohe klubeve shqiptare, sidomos atyre te viseve te Shqiperise se Jugut, qe ishin me larg Dibres, te dergonin perfaqesuesit e vet ne kete mbledhje, xhonturqit i shpallen ftesat e tyre vetem 5-6 dite para Kongresit. Ftesat iu derguan kryesisht parise e krereve klerike myslimane, nga radhet e te cileve komitetet xhonturke dhe valinjte shpejtuan te zgjidhnin si delegate te Kongresit ithtaret e tyre. Megjithate, klubet shqiptare, sidomos ai i Manastirit dhe i Selanikut, qe ne ate kohe po pergatisnin thirrjen e Kongresit kombetar te Elbasanit, ndonese u gjenden te papergatitur, vepruan ne menyre energjike, zhvilluan nje veprimtari te dendur organizative per te derguar ne Kongresin e Dibres delegatet e tyre nga radhet e intelektualeve atdhetare, disa prej te cileve do te shkonin drejtperdrejt nga Dibra ne Elbasan.
Ne Kongres moren pjese 325 delegate nga qytetet e ndryshme te vilajeteve shqiptare dhe nga viset e tjera te Turqise Evropiane. Shumica e tyre ishin shqiptare, myslimane e te krishtere. Por krahas tyre kishte edhe delegate turq, 16 sllavo-maqedone, 15 greke, disa serbe e vllehe. Perberja e Kongresit qe heterogjene: nje pjese e mire qene klerike te larte dhe cifligare turkomane, nepunes, mesues e drejtore shkollash (turke e te huaja) dhe intelektuale me prirje xhonturke, ndersa disa ishin oficere xhonturq te veshur civile. Por ne Kongres moren pjese edhe mjaft perfaqesues te forcave atdhetare te levizjes kombetare, laike e klerike, te derguar kryesisht nga klubet e shoqerite atdhetare, midis te cileve qene Vehbi efendi Dibra, Sotir Peci, Fehim Zavalani, Dervish Hima, Loni Logori, Hafiz Ali Korca, Llambi Kota, Abdyl Ypi (Starja), Aqif pashe Elbasani, Beniamin Nosi, Andrea Ballamaci, Qazim Beu (kryetar i klubit "Bashkimi" te Dibres), Jusuf Karahasani (nga Malesia e Dibres), Haxhi Hafiz Ibrahim efendiu (nga klubi i Shkupit), Murat Aga (nga Gjakova) etj.
Per t'iu pergjigjur qellimeve qe shtruan xhonturqit dhe per shkak te perberjes se tij, kuvendi mori emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman".
Kryetar i Kongresit u zgjodh Vehbi efendi Dibra, myfti i ketij sanxhaku, nje nga personalitetet me ndikim ne trevat shqiptare dhe i njohur njeherazi per atdhetarizmin e tij. Qysh ne fillim te punimeve te Kongresit, xhonturqit u orvaten t'u impononin delegateve programin e vet prej 4 pikash, te pergatitur qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", qe kishte per qellim te detyronte shqiptaret dhe perfaqesuesit e kombesive te tjera joturke te pranonin doktrinen e "osmanizmit", te shprehnin, krahas besnikerise ndaj kushtetutes, edhe gatishmerine per te mbrojtur Perandorine Osmane nga rreziku i jashtem dhe nga cdo levizje e brendshme kryengritese.
Me 24 korrik, diten e dyte te Kongresit, kryetari i tij, i detyruar te zbatonte rendin e dites te percaktuar qysh me pare nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim", parashtroi rezoluten prej 4 pikash, qe ishte parapare te nenshkruhej pa diskutim nga gjithe delegatet dhe t'i dergohej ne formen e nje peticioni parlamentit turk. Por keto perpjekje te xhonturqve per t'i kufizuar punimet e Kongresit vetem me miratimin e kesaj rezolute, hasen ne kundershtimin e vendosur te atdhetareve shqiptare, "te delegateve nacionaliste", sic thuhet ne dokumentet bashkekohese, te cilet nuk pranuan te nenshkruanin verberisht dhe pa diskutim programin e paraqitur nga Komiteti.
Per shkak te qendreses se atdhetareve shqiptare, xhonturqit dhe perkrahesit e tyre u detyruan te terhiqeshin, pranuan qe punimet e metejshme te Kongresit te vijonin nepermjet nje Komisioni prej 40 delegatesh, te cileve, me qellim qe te neutralizohej grupi i atdhetareve shqiptare, iu shtuan edhe pese funksionare osmane, te caktuar nga Komiteti "Bashkim e Perparim". Komisioni, qe zgjodhi si kryetar Vehbi Dibren, u ngarkua te hartonte vendimet perfundimtare te Kongresit te Dibres.
Punimet e metejshme te Kongresit (te Komisionit), qe zgjaten disa dite me radhe dhe u zhvilluan ne gjuhen shqipe, u karakterizuan nga nje konfrontim i ashper midis dy grupimeve politike, atij proturk, qe perkrahte programin e paraqitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim", dhe grupit te atdhetareve shqiptare, qe kerkonin te perfshiheshin ne program kerkesa te tilla kombetare, si futja ne shkolla e mesimit te detyrueshem te gjuhes shqipe dhe themelimi i shkollave shqipe ne gjithe Shqiperine. Keto kerkesa, si edhe ajo e mesimit te shqipes me alfabetin e Kongresit te Manastirit, ndeshen ne kundershtimin e xhonturqve dhe te delegateve turkomane shqiptare, sidomos te disa klerikeve te larte myslimane te derguar nga valiu i Shkodres e i Kosoves.

Psikologu
17-08-09, 19:31
Megjithate, ne saje te kembenguljes se atdhetareve shqiptare, Kongresi, ne mbledhjen e tij te fundit me 28 korrik, miratoi nje program tjeter prej 17 pikash, te pergatitur nga Komisioni e te perbere prej dy pjesesh: pjesa e pare, prej 5 pikash, qe gjate diskutimeve u quajten "nene te bashkimit" ose "bashkimtare", perfaqesonte programin e paraqitur nga xhonturqit me disa ndryshime qe iu bene ne Kongres, nen trysnine e delegateve shqiptare. Ne kete pjese shprehej uniteti i te gjithe osmanllinjve dhe besnikeria e shqiptareve ndaj osmanizmit, vendosmeria e tyre per te respektuar regjimin kushtetues, per te mbrojtur me arme ne dore qeverine kushtetuese, ne rast se do te kercenohej nga jashte ose nga ata qe brenda vendit do t'u sherbenin ideve te huaja; kerkohej gjithashtu qe gjithe shqiptaret te kryenin sherbimin e detyrueshem ushtarak. Kjo pjese e programit, me gjithe ndryshimet qe pesoi ne Kongres, ruajti ne thelb karakterin e saj xhonturk. Ne pjesen e dyte te programit, te perbere nga 12 pika, te cilat gjate punimeve te Kongresit u quajten "nenet dytesore ose te nevojshme" (per shqiptaret - shen. i aut.), megjithese ne menyre mjaft te moderuar, u perfshine disa nga kerkesat e parashtruara nga perfaqesuesit e rrymes kombetare shqiptare. Nje pjese e mire e masave qe perfshiheshin ketu kishin te benin me zhvillimin e pergjithshem ekonomik e kulturor te vilajeteve te Turqise Evropiane. Parashikohej ndertimi ne keto vilajete i hekurudhave dhe i rrugeve automobilistike; tharja e kenetave dhe sistemimi i lumenjve; krijimi ne Turqine Evropiane i shkollave normale turke per mesues dhe i shkollave te larta per tregti e mjeshteri (profesionale), ne te cilat te mesohej filozofia fetare, morali islam e Kurani; ngritja ne nje nga qendrat e Turqise Evropiane e nje universiteti turk; likuidimi i menjehershem i "Shoqerise se duhanit te Perandorise Osmane" ("Regie des tabacs�?�") etj.
Krahas ketyre perfshiheshin edhe disa masa te vecanta per Shqiperine. Kerkohej qe te "hapeshin ne Shqiperi, ku arsimi eshte me i prapambetur, shkolla fillore, te mesme dhe te larta per tregeti e mjeshteri, ku gjuha shqipe te mesohej lirisht ne kufijte e desheruar". Mesimi i gjuhes shqipe dhe sasia e oreve per te i liheshin per t'i caktuar cdo lokaliteti te vecante. Nje mase e tille, edhe pse krijonte mundesine per mesimin e gjuhes shqipe, ishte larg kerkeses se Levizjes Kombetare Shqiptare per themelimin e shkollave kombetare shqipe dhe per futjen e mesimit te detyruar te shqipes ne shkolla. Vendimi qe u mor ne lidhje me alfabetin e gjuhes shqipe, per te perdorur "lirisht alfabetin turk ose shqiptar", ishte gjysmak dhe u celte rrugen xhonturqve e gjithe kundershtareve te alfabetit shqip per te penguar e per te luftuar perhapjen e shkrimit shqip.
Ne kete pjese te programit, po me kembenguljen e shqiptareve, kerkohej qe "ne emerimin e nepunesve t'u jepet perparesi banoreve vendas qe njihnin karakterin dhe zakonet e vendit", qe te hiqeshin shkollat fetare (te krijuara per shqiptaret ortodokse e per vllehet) nga administrimi i kishes dhe t'i jepeshin Ministrise se Arsimit, si dhe te njihej gjuha e vendit ne komunitetet fetare.
Duke qene i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur ne perberjen e vet nje shumice delegatesh turkomane, si edhe delegate nga kombesite e tjera te Turqise Evropiane, Kongresi i Dibres, me gjithe perpjekjet e atdhetareve shqiptare, sikurse theksohet ne dokumentet bashkekohese, nuk arriti te kthehej ne nje manifestim te pavarur dhe kombetar shqiptar. Ne vendimet e botuara ne formen e nje broshure te vecante ne Manastir me 1909 (1325), ky tubim mbante emrin "Kongresi kushtetues i perbashket shqiptaro-osman". Po kete emertim do te kishin edhe kongreset e tjera, te cilat, sipas vendimit qe u mor ne Diber, do te thirreshin cdo vit ne nje nga qytetet e Turqise Evropiane?. Po keshtu, komisionet, qe Kongresi rekomandonte te krijoheshin ne qendra te ndryshme te Rumelise, "per te bashkuar te gjitha kombet e Perandorise Osmane" do te quheshin "Bashkimi i Kombeve" ("Ittihad-i Anasir").
Megjithate, ka rendesi te vecante fakti qe atdhetaret shqiptare e shnderruan Kongresin e Dibres ne nje arene te luftes kunder reaksionit xhonturk, mbrojten te drejtat kombetare te popullit shqiptar dhe i detyruan organizatoret e tij xhonturq te pranonin disa nga kerkesat e tyre, te cilat, ndonese nuk shprehnin ne menyre te plote aspiratat e kombit shqiptar, binin ndesh me politiken e osmanizimit te ndjekur nga xhonturqit. Prandaj Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe ithtaret e tij ne Shqiperi, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhane popullaritet, me anen e shtypit, te mitingjeve e te mjeteve te tjera, asaj pjese te vendimeve qe bente fjale per unitetin e shqiptareve, si "osmanllinj", me turqit dhe nuk perfillen aspak masat qe parashikonin mesimin, qofte edhe me kufizime, te gjuhes shqipe ne shkolla.
Por as vendimet e Kongresit te Dibres, as propaganda xhonturke per bashkepunimin e shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim" nuk munden te mbulonin kundershtite e kombit shqiptar me regjimin turqve te rinj.

Psikologu
17-08-09, 19:31
Kongresi Kombetar i Elbasanit (2-8 shtator 1909)
Kongresi i Dibres nuk e ndryshoi vendimin e marre qysh me pare nga rrethet atdhetare per te mbledhur nje kongres kombetar ne Elbasan, i cili do te shqyrtonte ne menyre te vecante problemin e shkolles shqipe qe ishte bere objekt i sulmeve te xhonturqve, pergatitjen e mesuesve, organizimin ne shkalle kombetare te rrjetit te shkollave shqipe, drejtimin e perqendruar te tyre nga nje institucion kombetar dhe sigurimin e mjeteve financiare per mbajtjen e tyre. Thirrja e tij behej e domosdoshme edhe per shkak te rritjes se rrjetit te shkollave shqipe pas Kongresit te Manastirit.
Pak kohe para thirrjes se Kongresit (me 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqise, nen trysnine e kerkesave kembengulese te shqiptareve, u detyrua te njoftonte vilajetet qe te perfshinin ne programin mesimor te shkollave shteterore, qytetese (ruzhdie) dhe ne gjimnazet (idadie), mesimin e gjuhes se vendit (shqipe) dhe qe mesuesit e kesaj gjuhe te paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte nje rethane qe favorizonte punimet e Kongresit te Elbasanit per ceshtjet e arsimit shqiptar.
Kongresi u thirr me nismen e klubit shqiptar te Selanikut, i cili, qysh ne fund te marsit njoftoi per kete klubet e shoqerite shqiptare, ndersa me pergatitjen e tij te drejtperdrejte u moren klubet "Bashkimi" e "Vllaznia" te Elbasanit, qe u shperndane ftesat klubeve dhe shoqerive shqiptare brenda e jashte vendit.
Kongresi i Elbasanit u hap me 2 shtator te vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri me 8 shtator. Ne te moren pjese 35 delegate, perfaqesues te klubeve dhe te shoqerive shqiptare te qyteteve te tilla te Shqiperise, si Tirana, Durresi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korca, Berati, Leskoviku, Permeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, te Skraparit etj. Nuk munden te dergonin delegatet e tyre Vlora, per shkak te terrorit te xhonturqve mbi atdhetaret e ketij qyteti, Shkodra, per arsye te veprimtarise se reaksionit xhonturk, te perkrahur nga kleriket konservatore dhe elementet fanatike turkomane, si edhe vilajeti i Kosoves, po per shkak te pengesave qe nxoren kleriket dhe paria konservatore e fanatike, qe perkrahte alfabetin arab. Megjithate, klubi i Shkupit ngarkoi si perfaqesues te vetin Mithat Frasherin, ndersa atdhetaret shkodrane njoftuan ne menyre paraprake se do t'i njihnin vendimet e ketij Kongresi. Po ashtu nuk u perfaqesuan edhe shoqerite atdhetare te mergimit.
Midis delegateve te Kongresit kishte veprimtare te njohur te levizjes kombetare, si edhe mesues atdhetare, sic ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frasheri, Dervish bej Bicaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikolle Kacori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimiter Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprencka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomene Kosturi etj.
Punimet e Kongresit u drejtuan nga nje kryesi e zgjedhur nga delegatet dhe e perbere nga Dervish bej Bicaku (kryetar), Mithat Frasheri (nenkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretare).
Ashtu sic ishte parashikuar, ne Kongres u shqyrtuan tri ceshtje themelore: celja e nje shkolle normale dhe masat e nevojshme per te; krijimi i nje qendre te vetme per drejtimin, per organizimin dhe per financimin e shkollave shqipe; masat per bashkerendimin e veprimtarise se klubeve shqiptare.
Akti themelor i Kongresit te Elbasanit ishin Vendimet ose, sic u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, qe u miratua dhe u nenshkrua nga gjithe delegatet. Nje nga masat me te rendesishme te kesaj Rezolute ishte celja ne Elbasan ne vjeshten e atij viti e nje Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashte klasa, e cila do te pergatiste mesues per shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do te mbahej me kontributin e te gjitha klubeve dhe shoqerive shqiptare. Ne Kongres u miratua edhe nje rregullore e vecante e Shkolles Normale, e perpunuar nga nje komision i posacem. Per t'i vene shkollat shqipe nen nje drejtim unik e te perqendruar ne shkalle kombetare, Kongresi vendosi qe te krijohej ne Korce Shoqeria qendrore shkollore "Perparimi". Sipas statutit te saj te vecante ajo do te quhej Shoqeria e mesonjetoreve shqipe "Perparimi" dhe do te kishte per detyre te kujdesej per mbajtjen e administrimin e Shkolles Normale te Elbasanit, per hapjen e shkollave te tjera shqipe dhe per botimin e librave te nevojshem. Prane shoqerise krijohej edhe nje arke e pergjithshme, qe do te plotesohej me kontributin e klubeve, te shoqerive dhe te atdhetareve te vecante. Me qellim qe Shoqeria "Perparimi" te ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarine e saj, Kongresi kerkoi qe ajo te njihej zyrtarisht si "person juridik" nga qeveria turke; u hartua nje rregullore e vecante e kesaj shoqerie, e cila do t'i paraqitej gjithashtu per miratim qeverise. Shoqeria duhej te kerkonte ndihmen financiare te shtetit turk.
Kongresi ngarkoi "te gjitha klubet dhe shoqerite, si edhe cdo shqiptar, te perpiqeshin te vinin gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat e vendit". Ne menyre te vecante u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) qe te "nxirrte lejen qe gjuha shqipe te hynte zyrtarisht ne te gjitha shkollat e Shqiperise", ndersa me piken 8 te Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qe sa me pare te "kerkonte futjen e gjuhes shqipe si gjuhe mesimi ne te gjitha shkollat shteterore fillore dhe qytetese (ruzhdie)". Permbushja e ketyre kerkesave do te shenonte nje hap te rendesishem ne shnderrimin e te gjitha shkollave te huaja (turke ose ne gjuhe te tjera) ne shkolla shqipe dhe per themelimin e nje sistemi kombetar shkollor ne Shqiperi. Kongresi ngarkonte gjithe atdhetaret shqiptare qe te kerkonin nga keshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqesore, aq te nevojshme per popullsine e zonave bujqesore te vendit.

Psikologu
17-08-09, 19:33
Ne Kongres u diskutuan gjithashtu disa ceshtje organizative dhe politike. Per te forcuar bashkepunimin, lidhjet organizative dhe bashkerendimin e veprimeve ndermjet te gjitha klubeve e shoqerive, u vendos qe te gjitha klubet e shoqerite shqiptare te drejtoheshin nga nje klub qendror. Ne pajtim me kete Kongresi zgjodhi si klub qendror (per dy vjet) klubin e Manastirit, i cili qendronte ne krye te Levizjes Kombetare Shqiptare.
Per te bashkerenduar dhe per te organizuar me mire e ne permasa kombetare veprimtarine politiko-kulturore te klubeve dhe te shoqerive shqiptare, u miratua nje Rregullore e pergjithshme e klubeve dhe e shoqerive shqiptare, ku percaktoheshin detyrat e tyre dhe format e lidhjeve e te bashkepunimit ndermjet tyre.
Ne mbledhjet e mbyllura e te shpeshta ne Kongres delegatet shprehen mosbesimin ndaj regjimit xhonturk dhe Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim", te cilet ne shume qytete te Shqiperise, si ne Struge, ne Tirane, ne Gjirokaster, ne Filat etj., nxitnin komitetet lokale qe t'u kunderviheshin aspiratave kombetare te shqiptareve. Ne emer te delegateve te Kongresit iu dergua kryeministrit turk nje telegram, ne te cilin protestohej kunder dhunes mbi atdhetaret shqiptare ne Vlore e ne qendra te tjera dhe kerkohej lirimi i bejlereve atdhetare te arrestuar. Po ne keto mbledhje delegatet u shprehen per nje organizim me te mire te komiteteve te fshehta dhe per forcimin e lidhjeve ndermjet tyre.
Ne Kongres u shfaq mendimi se, ne kushtet kur xhonturqit nuk pranonin t'i njihnin popullit shqiptar te drejtat me elementare kombetare e njerezore per t'u cliruar njehere e pergjithmone nga arbitrariteti e zgjedha e turqve te rinj, shqiptaret duhej te organizonin luften e armatosur per te siguruar autonomine e Shqiperise dhe per kete qellim populli shqiptar duhej te bashkepunonte me popujt e tjere te shtypur te Turqise Evropiane, me maqedonet, vllehet etj., qe luftonin gjithashtu per clirimin e tyre kombetar.
Kongresi denoi nderhyrjet e fuqive te huaja ne Shqiperi qe ishin forcuar ne fillim te shek. XX, e vecanerisht pas aneksimit te Bosnjes dhe te Hercegovines nga Austro-Hungaria.
Ne kete Kongres u vendos gjithashtu qe pas tri vjetesh, me 1912, te mbahej po ne Elbasan nje kuvend tjeter, qe do te shqyrtonte "nevojat e Shqiperise", programin e te cilit do ta pergatisnin shoqerite e ketij qyteti.
Kongresi i Elbasanit i dha nje shtytje te re levizjes per shkollen dhe per arsimin kombetar ne pergjithesi. Te mbeshtetur ne vendimet e tij, atdhetaret shqiptare ngriten ne Korce, me 20 shtator 1909, Shoqerine qendrore shkollore "Perparimi", ne kryesine e se ciles u zgjodhen atdhetaret e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomene Kosturi e Mihal Gramenoja.
Me qellim qe Shoqeria "Perparimi" te ushtronte ligjerisht te gjitha kompetencat e saj si nje institucion qendror e drejtues i arsimit kombetar, kryetari i saj Orhan Pojani, duke pasur mbeshtetjen e deputeteve atdhetare shqiptare te parlamentit, beri percapje prane Keshillit te Shtetit ne Stamboll per te siguruar njohjen e saj zyrtare si person juridik. Megjithese kjo kerkese u kundershtua nga qeveria turke, Shoqeria "Perparimi" u kthye ne te vertete ne nje organizate arsimore kombetare dhe dha nje ndihme te cmuar per organizimin e drejtimin e arsimit shqiptar. Ajo dha nje ndihmese te vecante per sigurimin e fondeve te nevojshme financiare per Shkollen Normale te Elbasanit dhe per shkollat e tjera shqipe. Duke iu pergjigjur thirrjes qe shperndau per kete qellim brenda e jashte Shqiperise, dhjetera klube dhe shoqeri atdhetare te vendit, organet e shtypit shqiptar, shoqerite e kolonive te mergimit dhe qindra atdhetare derdhen ne arken e saj shuma te medha te hollash. Brenda nje kohe te shkurter u mblodhen per nevojat e Shkolles Normale dhe te shkollave te tjera 1 000 lira turke. Ne menyre te vecante rreth 340 atdhetare dhane ndihmen e tyre ne te holla.
Me 1 dhjetor 1909 u cel ne Elbasan Shkolla Normale (pedagogjike), qe ishte shkolla e pare e mesme kombetare shqipe. Mesuesit e saj te pare ishin atdhetare te njohur dhe njerez te shquar ne lemin e kultures, si Aleksander Xhuvani (i diplomuar ne Greqi per filologji, i dalluar ne fushen e letersise), Sotir Peci (i diplomuar gjithashtu ne Greqi per matematike-fizike, drejtor i gazetes "Kombi") etj. Drejtor i pare i saj u caktua Luigj Gurakuqi?, i cili vuri te gjitha forcat dhe aftesite e tij ne sherbim te arsimit kombetar. Ne Shkollen Normale jepnin gjithashtu mesim Peter Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.
Shkolla Normale kishte gjashte klasa, me nje plan mesimor prej 30 lendesh, humanitare, te shkencave te natyres etj. Ajo dallohej per karakterin e saj kombetar, qe percaktohej nga permbajtja e lendeve dhe nga fakti se pranonte nxenes te te gjitha besimeve fetare, myslimane e te krishtere. Atdhetaret bashkekohes e cmonin ate si nje vater te formimit atdhetar te brezit te ri.
Qysh ne vitin e pare te themelimit te saj (1909-1910) Shkolla Normale e Elbasanit pati 160 nxenes te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise. Disa prej tyre, rreth 50 nxenes, kishin ardhur nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e Dibra, te derguar nga klubet shqiptare, si ai i Shkupit, i Dibres etj. dhe me kujdesin e vecante te atdhetareve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga etj.
Shkolla shqipe u hapen ne kete periudhe pas Kongresit te Elbasanit edhe ne vende te tjera te Shqiperise. Ne fund te shtatorit u be ne Korce perurimi i shkolles se riorganizuar te djemve (i mesonjetores se pare shqipe te vitit 1887), celur qysh ne pranveren e vitit 1909, e cila ishte nje nga shkollat me te plota me pese klasa dhe pese mesues. Ne tetor u hapen shkolla shqipe ne Proger, ne Cukaj te Martaneshit, ne Verlen te Bilishtit, ne Margellec, ndersa ne muajin dhjetor u cel shkolla shqipe ne Negovan (nen drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe ne fshatin Koshtan te Tepelenes.
Me perpjekjet e Klubit Arsimor te Shkupit, te Hasan Prishtines e te atdhetareve te tjere kosovare, ne vjeshten e vitit 1909 u hapen shkolla shqipe ne vilajetin e Kosoves, ne Morave, ne Gjilan dhe ne fshatin Pozharan, ku mesonin edhe femijet e katundeve perreth. Shkolla shqipe kane qene ngritur ne kete kohe edhe ne Prizren, ne Gjakove, ne Peje dhe ne Vuciterne. Ne janar te vitit 1910 klubi i Shkupit ngriti nje shkolle private shqipe ne kete qytet, ndersa ne shkurt u hap shkolla shqipe ne Mitrovice.
Ne mars-prill te vitit 1910 u celen shkolla shqipe ne Mesare te Leskovikut, ne Laboven e Poshtme (nga klubi "Drita" i Gjirokastres), ne fshatra te camerise, si ne Ninat, Konispol, Koske, Janjar, Konice, Mazarek etj. Ne veren e atij viti u hapen shkolla shqipe ne Tepelene, ne Tirane, ne Vlore, ne Zerqan, ne Kanine, ne Leskovik etj. U bene percapje per ngritjen e shkollave te tjera shqipe pothuajse ne te gjitha qytetet e Shqiperise. Ne fillim te vitit 1910 klubi i Dibres mori nismen per hapjen e nje numri te madh shkollash shqipe ne kete rreth.
Gjate vitit shkollor 1909-1910, pervec qyteteve te tjera, gjuha shqipe u fut edhe ne gjimnazet turke te Elbasanit, te Vlores, te Beratit dhe te Shkupit (ku jepte mesim Bedri Pejani). Shqipja filloi te mesohej gjithashtu ne shkollen "Edep" te Shkupit, qe mbahej nga klubi "Rinia patriotike" ("Shubani vatan") te ketij qyteti. Sipas te dhenave te shtypit shqiptar te kohes, ne vjeshten e vitit 1909 gjuha shqipe ishte futur si lende pothuajse ne te gjitha gjimnazet (idadijet) turke te Shqiperise dhe ne shume shkolla qytetese (ruzhdie). Meqe Ministria e Arsimit, qysh ne korrikun e vitit 1909, kishte lejuar mesimin e gjuheve te vendit ne gjimnazet turke, mesuesit e gjuhes shqipe ne keto shkolla u emeruan nga organet e saj.
Por keto shkolla ndiqeshin nga nje numer i kufizuar nxenesish, prandaj atdhetaret shqiptare vijuan te kerkonin qe gjuha shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat fillore te vendit, rrjeti i te cilave ishte me i gjere. Ne fundin e vitit shkollor 1909-1910 mesimi i shqipes u fut edhe ne shkollen qytetese te Prevezes, ne ate te Lurosit, ne shkollat fillore turke te Kolonjes, te Oparit, te Devollit, te Permetit, te Elbasanit dhe te disa qendrave te Kosoves. Ne fillim te vitit 1910 perfaqesues te popullsise se Ohrit kerkuan nga parlamenti qe gjuha shqipe te mesohej ne te gjitha shkollat shteterore te kesaj prefekture.
Me gjithe pengesat e shovinisteve greke, atdhetaret shqiptare gjate vitit 1910 arriten te fusnin mesimin e shqipes edhe ne shkollat e tjera greke, si ne ato te Elbasanit, te Beratit, te Kavajes dhe te Laboves se Poshtme.
Por perhapja e metejshme e shkollave dhe e shkrimit shqip u pengua per shkak te shperthimit te reaksionit xhonturk kunder kultures dhe Levizjes Kombetare Shqiptare ne pergjithesi.

Psikologu
17-08-09, 19:33
Reaksioni xhonturk dhe qendresa kunder tij (1909-1910)
Megjithese Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" kishte deklaruar se nuk do te perzihej ne ceshtjen e zgjedhjes se alfabetit te gjuhes shqipe, ne te vertete ai mobilizoi kunder Levizjes Kombetare Shqiptare dhe ne menyre te vecante kunder klubeve e shkollave shqipe gjithe administraten shteterore, qendrore e lokale, kleriket fanatike myslimane dhe ekspeditat e gjeneraleve osmane.
Xhonturqit u mbeshteten ne kete veprimtari ne ligjin mbi "Bandat", qe parashikonte masa shume te rrepta per te gjithe ata qe merrnin pjese ne cetat e armatosura dhe per te afermit e tyre, si dhe ne ligjin "Mbi shoqerite", qe ndalonte te gjitha organizatat kombetare, pervec atyre osmane. Keto dy ligje u miratuan nga parlamenti turk ne vjeshten e vitit 1909, me gjithe kundershtimin e deputeteve te kombesive joturke.
Ne shtator te vitit 1909 me urdher te valiut te Kosoves u mbyll shkolla shqipe e Pejes, ndersa ne janar u demtua dhe me pas u mbyll shkolla shqipe e Gjilanit. Ne shkurt te vitit 1910 valiu i Kosoves urdheroi te mbyllen te gjitha shkollat shqipe te ketij vilajeti dhe te hiqej mesimi i gjuhes shqipe nga shkollat shteterore turke. Hasan Prishtina, Nexhip Draga e atdhetare te tjere kosovare protestuan menjehere kunder ketyre veprimeve dhe kerkuan nga Stambolli largimin e valiut nga Kosova.
Veprime te njejta kunder shkollave shqipe u ndermoren ne vilajetin e Janines, ku drejtoria e arsimit ne fillim kundershtoi kerkesat per hapjen e shkollave te reja shqipe (ne Leskovik, Filat etj.), ndersa ne mars te vitit 1910 urdheroi te ndalohej mesimi i gjuheve te tjera ne shkolla, pervec turqishtes.
Ne fillim te vitit 1910 ministri i Arsimit deklaroi se "qeveria turke do te qendroje neutrale ne punet e alfabetit, por ne shkollat shteterore do te vere ne zbatim alfabetin arab". Pas kesaj administrata osmane filloi te fuste me force ne te gjitha shkollat e vendit alfabetin arab per mesimin e shqipes. Sikurse theksonte ato dite kryeministri turk, Ibrahim Haki pasha, qeveria e Stambollit e trajtonte ceshtjen e alfabetit shqip si nje problem politik, shihte ne perdorimin e alfabetit latin per shkrimin e shqipes hapin e pare per shkeputjen e Shqiperise nga Turqia.
Ne perpjekjet e tyre per te penguar perhapjen e shkolles e te shkrimit shqip xhonturqit u mbeshteten te kleriket konservatore dhe tek elementet e tjere turkomane nga radhet e shqiptareve. Kjo i dha mundesi Komitetit Qendror "Bashkim e Perparim" ta paraqiste konfliktin rreth alfabetit shqip si nje ceshtje te brendshme te shqiptareve.
Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, qe ishte autor i njeres prej tri abetareve shqipe me shkronja arabe, bente propagande kunder alfabetit shqip te Kongresit te Manastirit ne vise te ndryshme te Shqiperise se Mesme dhe te Jugut (deri ne Vlore), duke mobilizuar per kete qellim edhe klubet xhonturke te oficereve. Po keshtu vepronin myftinjte e Korces, te Gjirokastres, te Kavajes etj., ndersa ai i Prishtines dhe i Dibres nxoren qarkore, ne te cilat u benin thirrje gjithe klerikeve myslimane te organizonin mitingje per te perkrahur alfabetin arab.
Te nxitur nga xhonturqit, nje grup prej 14 deputetesh te parlamentit, qe u paraqiten si shprehes "te ndjenjave te popullit shqiptar", edhe pse mjaft prej tyre nuk dinin te shkruanin e te lexonin shqip, kerkuan nga kryeministri turk ne janar te vitit 1910 qe te perdorej alfabeti arab per shkrimin e shqipes dhe te ndalohej ai latin. Kishte midis tyre edhe deputete shqiptare te njohur per qendrimet e tyre antikombetare, si Mahmut Bedriu (Peja), Haxhi Ali Elbasani, Fuat Pasha i Prishtines, Sait Efendiu (Idrizi) i Shkupit, Hasan Basriu i Dibres, Riza Efendiu i Shkodres etj.
Perkundrazi, deputetet atdhetare, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj., te zemeruar nga veprimet e parlamentareve turkomane, i derguan kryeministrit nje leter proteste, ku kerkuan qe te respektoheshin te drejtat e ligjshme te shqiptareve, te liheshin ata te lire te perdornin alfabetin qe deshironin dhe qe administrata qeveritare te mos nderhynte.
Ne bashkepunim me elementet turkomane, si Sait Efendiu (deputet i Shkupit), Arif Hiqmeti etj., valiu i Kosoves, Masar Beu, me 2 shkurt te vitit 1910 organizoi nje miting ne nje nga xhamite e Shkupit, ne te cilen kleriket fanatike i shpallen shkronjat latine ne kundershtim me fene islame dhe kerkuan qe te ndalohej perdorimi i tyre per gjuhen shqipe. Me 6 shkurt u mbajt nje miting tjeter ne nje nga xhamite e Manastirit, ku u kerkua te hiqej alfabeti latin per gjuhen shqipe dhe te futej ai arab, me te cilin ishin shkruar edhe librat e shenjte. Mitingje te tilla ne perkrahje te alfabetit arab u mbajten ne shkurt te atij viti edhe ne Elbasan, ne Gjakove, ne Korce, ne Gjilan, ne Vuciterne, ne Mitrovice e ne qendra te tjera, ne te cilat, sipas deshmive te bashkekohesve, moren pjese vetem kleriket konservatore myslimane dhe nje grusht fanatikesh turkomane.
Disa nga kreret turkomane shqiptare, duke pasur perkrahjen e xhonturqve, formuan ne Stamboll me 4 mars 1910 shoqerine me emrin "Rrethi arsimor shqiptar" ("Arnavud mahfel mearifi"), te kryesuar nga kleriku e senatori Haxhi Ali Elbasani, qe ishte edhe deputet i parlamentit, Mahmut Bedriu, deputet i Pejes etj. Shoqeria ose "Mahfeli", sic u quajt ne ate kohe, filloi te punonte per te perhapur ne Shqiperi arsimin me shkronja arabe, duke botuar libra e gazeta me kete alfabet, qe te forconte keshtu "lidhjet e shqiptareve me atdheun osman".
Me gjithe perpjekjet e xhonturqve per ta shtrire veprimtarine e "Mahfelit" ne vilajetin e Kosoves e ne viset e tjera shqiptare, ajo u kufizua kryesisht ne Stamboll. Edhe ketu iu kundervune atij shume atdhetare te Stambollit, qe formuan "Shoqaten e intelektualeve shqiptare", e cila mbronte alfabetin shqip te Kongresit te Manastirit.

Psikologu
17-08-09, 19:34
I nxitur nga Komiteti "Bashkim e Perparim", edhe Shejhylislami i propozoi Ministrise se Arsimit qe te ndalonte futjen e alfabetit latin per shkrimin e shqipes dhe me 5 prill, me anen e nje qarkoreje te vecante u kerkoi te njejten gje gjithe myftinjve te Shqiperise. Shejhylislami dhe fill pas tij shehleret e hoxhallaret fanatike e turkomane mallkuan alfabetin latin, u ndaluan myslimaneve ta perdornin ate dhe kerkuan prej tyre te shkruanin gjuhen shqipe vetem me shkronjat "e shenjta" te Kuranit.
Ne luften kunder shkolles e kultures kombetare shqiptare turqit e rinj paten perkrahjen e dhespoteve ortodokse greke dhe te klerikeve grekomane shqiptare, te cilet, me ndihmen e bandave te andarteve qe vepronin lirisht edhe pas shpalljes se kushtetutes, terrorizonin popullsine e Negovanit, te Bellkamenit dhe te fshatrave te Shqiperise se Jugut e te Mesme, qe kerkonte celjen e shkollave shqipe.
Keto veprime te xhonturqve shkaktuan zemerim te thelle tek atdhetaret dhe te populli shqiptar, qe u ngriten per mbrojtjen e shkolles e te shkrimit shqip dhe te te drejtave kombetare. Ne krye te kesaj qendrese, thuajse te pergjithshme, u vune klubet e shoqerite atdhetare, si klubi "Bashkimi" i Manastirit, klubi "Dituria" i Gjirokastres, klubet e Korces, te Elbasanit, te Pogradecit, te Kolonjes etj. Ato protestuan prane qeverise turke kunder ndjekjeve qe po u beheshin gjuhes shqipe dhe atdhetareve shqiptare.
Paria e Prishtines, ne nje leter qe i dergonte ne fund te dhjetorit te vitit 1909 deputetit te saj, Hasan Prishtina, ne emer te popullsise se kesaj treve, protestonte kunder perpjekjeve qe po beheshin per t'i detyruar shqiptaret te perdornin alfabetin arab, theksonte se alfabeti latin eshte me i pershtatshem per gjuhen shqipe, se perdorimi i tij nuk krijon ndonje shqetesim as nga pikepamja politike, as edhe nga ajo fetare. Ne kete dokument i kerkohej Hasan Prishtines qe te ndermjetesonte prane qeverise qe mesimet ne shkollat fillore te beheshin ne gjuhen shqipe dhe qe ajo te jepej me alfabetin latin.
Orvatjet e qeverise turke ne fillim te vitit 1910 per te futur ne shkolla alfabetin arab per mesimin e shqipes, hasen ne qendresen e vendosur te mesuesve dhe te nxenesve, qe ne shume qytete te Shqiperise, si ne Korce, Berat, Durres, Janine, Shkup e ne vende te tjera, braktisen shkollat turke dhe protestuan kunder autoriteteve shteterore.
Edhe populli i Elbasanit iu pergjigj mitingut te klerikeve fanatike e turkomane myslimane me nje manifestim masiv kunder futjes se alfabetit arab, i cili u organizua me 18 shkurt 1910 ne nje nga sheshet e qytetit, ku moren pjese rreth 7 000 qytetare e fshatare te ardhur nga Shpati dhe nga katundet e tjera te Elbasanit. Ne kete miting populli kerkoi nga qeveria dhe nga parlamenti te pranonin perdorimin e alfabetit shqiptar (latin) per shkrimin e gjuhes shqipe.
Me 27 shkurt u organizua nga klubi "Dituria" nje miting i madh ne Korce ne mbrojtje te abecese shqipe, ku moren pjese rreth 15 000 veta nga qyteti e nga rrethi i Korces, nga Devolli, nga Kolonja, nga Opari e nga Pogradeci. Ne emer te popullit te mbledhur ne kete tubim iu derguan telegrame proteste, kunder futjes se alfabetit arab, qeverise turke dhe deputeteve shqiptare te parlamentit.
Nje pjesemarrje te gjere pati edhe mitingu qe u zhvillua ne Berat me 28 shkurt, ku qene te pranishem rreth 15 000 veta, banore te qytetit e te fshatrave te rrethit. Ne telegramet e protestes, qe iu derguan qeverise turke ne emer te popullit te Beratit, theksohej se, duke futur alfabetin arab "qeveria synon t'i lere shqiptaret ne padije si gjer me sot dhe te fute grindje e percarje ndermjet atyre myslimane dhe ortodokse". Mitingje te tilla u mbajten edhe ne Tepelene, ne Permet dhe ne Skrapar.
Telegrame proteste kunder perdorimit te alfabetit arab dhe per mbrojtjen e alfabetit latin iu derguan qeverise e parlamentit turk edhe ne emer te popullit te Gjirokastres (nga Shoqeria "Bashkimi"), te camerise (nga klubi i Filatit), te Shkupit, te Ohrit, te Vlores, te Prishtines, te Mitrovices, te Gramshit, te Permetit, te Frasherit, te Tepelenes, te Konices, te Leskovikut etj.
Duke vene theksin ne permasat e kesaj levizjeje, konsulli francez ne Shkoder i shkruante qeverise se tij, ne shkurt te vitit 1910, se tere Shqiperia eshte ngritur kunder perpjekjeve te qeverise turke per t'i detyruar shqiptaret te perdorin alfabetin arab, si dhe per te mbrojtur alfabetin shqip te vendosur ne Kongresin e Manastirit.
Mitingjet e zhvilluara nga klubet shqiptare ne shkurt te vitit 1910, si nga shkalla e organizimit e rregulli qe zoteroi ne to, nga permbajtja kombetare e perparimtare e kerkesave te tyre, ashtu edhe nga permasat qe moren, ishin ngjarje te reja per Levizjen Kombetare Shqiptare dhe te rralla e te papara deri atehere, jo vetem per Shqiperine, por edhe per gjithe Perandorine Osmane.

Psikologu
17-08-09, 19:35
Kongresi i Dyte i Manastirit (2-3 prill 1910)
Ne kete gjendje te acaruar te marredhenieve shqiptaro-turke, kur konflikti me xhonturqit per ceshtjet e kultures shqiptare kishte arritur kulmin e tij, atdhetaret shqiptare mblodhen nje kuvend tjeter kombetar, Kongresin e Dyte te Manastirit. Ky tubim u thirr me nismen e klubit "Bashkimi" te Manastirit dhe i zhvilloi punimet nga 2-3 prill te vitit 1910.
Ne Kongres moren pjese 20 delegate, qe perfaqesonin 34 klube e shoqeri te vilajeteve te Shkodres, te Kosoves, te Manastirit e te Janines, si edhe klubet shqiptare te Stambollit, te Selanikut e te qendrave te tjera. Kongresit i erdhen telegrame pershendetjeje nga ane te ndryshme te Shqiperise dhe nga shoqerite atdhetare te mergimit.
Ndryshe nga kongreset e meparshme kombetare, ne kete kuvend pati nje numer mjaft te madh delegatesh nga qytetet e vilajeteve te Kosoves dhe te Manastirit, nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Vuciterna, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga, Ohri etj. Midis delegateve ishin Dervish Hima, Fehim Zavalani, Petro Nini Luarasi, Hysni Curri, Ferit Ypi, Bedri Pejani, Qamil Shkupi, Gjergj Qiriazi, Bejtullah Gjilani, Themistokli Germenji, Tefik Panariti, Hajdar Blloshmi, Abdullah Efendiu (nga Struga), Qazim Iliaz Dibra, Rexhep Mitrovica, Xhafer Kolonja etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Bedri Pejani, ndersa sekretare Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi.
Sikurse deshmon "Zedhenia" qe klubi "Bashkimi" i Manastirit shperndau me kete rast, qellimi i ketij Kongresi ishte te diskutonte ceshtjet qe kishin te benin me mbrojtjen e shkolles, te shkrimit e te kultures kombetare kunder reaksionit xhonturk dhe kunder politikes asimiluese te xhonturqve. Kongresi do te merrte masa te metejshme per zgjerimin e rrjetit te shkollave shqipe dhe per zhvillimin e kultures shqiptare ne teresi.
Kongresi i Dyte i Manastirit ishte nje manifestim politik e kombetar shqiptar. Si ne fjalimet e delegateve, ashtu edhe ne vendimet e Kongresit u shpreh protesta kunder perndjekjeve qe po u beheshin shkolles e alfabetit shqip nga Komiteti Qendror "Bashkim e Perparim" dhe nga qeveria turke.
Dervish Hima, qe mbajti edhe fjalen e hapjes ne Kongres, foli "per nevojat e zhvillimit te arsimit, te perhapjes se diturise dhe te perparimit te kombit shqiptar". Ai dhe delegatet e tjere, si Ferit Ypi, Tefik Panariti etj., kritikuan Komitetin Qendror "Bashkim e Perparim", i cili, ne kundershtim me premtimet qe u kishte bere shqiptareve, po u mohonte te drejten e arsimit kombetar dhe te perdorimit te lire te gjuhes shqipe, nderhynte egersisht ne ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe, qe ishte nje e drejte e natyrshme e njerezore si per cdo popull. Ky qendrim i xhonturqve u cilesua nga delegatet si nje perpjekje per te percare shqiptaret sipas dasive fetare, per te osmanizuar myslimanet shqiptare dhe per te penguar perparimin kulturor dhe emancipimin politik te kombit shqiptar. "Na kane shpallur lufte ne fushen e shkronjave", theksoi Dervish Hima ne Kongres, prandaj "ne qe jemi mbledhur ketu, bashke me gjithe atdhetaret shqiptare, do t'i mbrojme me cdo mjet shkronjat tona kombetare�?�".
Kongresi terhoqi vemendjen e gjithe atdhetareve shqiptare per rrezikun e shkombetarizimit dhe te aneksimit te territoreve te Shqiperise nga shtetet fqinje, nga Serbia, Greqia e Bullgaria. Serbia, u tha ne Kongres, duke ndjekur nje politike shoviniste, synon te pushtoje Kosoven, te cilen e ka pagezuar me emrin "Stara Serbia", ndersa qarqet politike te Greqise po perpiqen me te gjitha mjetet, duke perdorur kleriket ortodokse konservatore e progreke, shkollat e mesuesit grekomane, te asimilojne shqiptaret e krishtere dhe te aneksojne territoret e Shqiperise se Jugut. Petro N. Luarasi theksoi ne fjalen e tij se keta klerike fanatike e grekomane, te nxitur nga Greqia, mallkojne e shkisherojne banoret e fshatrave Proger, Negovan e Bellkamen sepse cojne femijet ne shkollat shqipe, ndersa bandat e andarteve greke, te paguar nga Athina, vrasin atdhetaret me te dalluar qe perhapin mesimin e shkrimin shqip. Gjate 5 vjeteve te fundit ishin vrare ne Negovan nga bandat greke 45 shqiptare. Per te paralizuar kete veprimtari Petro Nini Luarasi, pervec te tjerave, i propozoi Kongresit qe te kerkonte qe kisha shqiptare te ndahej nga Patrikana greke.
Aktet kryesore te Kongresit te Dyte te Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe nje Promemorje prej 4 pikash, qe iu dergua qeverise turke. Ne keto dokumente parashikoheshin masa te rendesishme per zhvillimin e arsimit kombetar, per mbrojtjen e alfabetit te shqipes, per botimin e librave dhe te teksteve shkollore shqipe. Per kete qellim do te ngrihej prane klubit qendror nje komision arsimor-kulturor, qe ne program quhej Akademi, i cili do te merrej me botimin e teksteve shkollore, te veprave letrare dhe te nje fjalori shqip-turqisht e anasjelltas. Parashikohej te hapej ne Shkup nje shkolle normale me konvikt, e ngjashme me ate te Elbasanit, dhe te themelohej ketu nje gazete e re ne shqip dhe ne turqisht, me anen e se ciles do te informoheshin shqiptaret dhe opinioni publik evropian per ngjarjet e rendesishme qe po zhvilloheshin ne kete vilajet. Kongresi ngarkonte klubet dhe gjithe atdhetaret shqiptare qe te punonin per zgjerimin e metejshem te rrjetit te shkollave shqipe, per sigurimin e lokaleve shkollore, te mesuesve dhe te mjeteve te nevojshme financiare.
Ne Promemorjen prej kater pikash, qe iu dergua Portes se Larte, parashtroheshin keto kerkesa: te jepej liri e plote per mesimin e gjuhes shqipe, ne perputhje me te drejtat kushtetuese; te menjanoheshin te gjitha pengesat qe nxirrnin autoritetet shteterore per zhvillimin e lire te kombit shqiptar dhe vecanerisht te mos lejohej asnje lloj nderhyrjeje ne menyren e mesimit te gjuhes kombetare (shqipe), duke ua lene te drejten e zgjedhjes se alfabetit te shqipes, sic qe vendosur ne Kongresin e Dibres, mesuesve (shqiptare); te caktohej nga qeveria nje subvencion per shkollat e te krishtereve shqiptare, per t'i shkeputur ato nga ndikimi i Greqise dhe t'i kerkohej Patrikanes nga qeveria qe te lejonte perdorimin e gjuhes shqipe gjate predikimit ne kisha. Promemorja ngarkonte klubin qendror shqiptar qe te keshillohej me Shejhylislamin rreth "demit" qe gjoja i shkaktohej fese myslimane nga perdorimi i alfabetit latin per mesimin e shqipes.
Kongresi mori masa edhe per forcimin e lidhjeve organizative ndermjet klubeve shqiptare dhe per bashkerendimin e veprimtarise se tyre. U vendos qe klubet shqiptare te kishin nje rregullore te njejte dhe te detyrueshme per te gjithe. Kjo rregullore a kanonizem e pergjithshme do te njihej zyrtarisht edhe prej qeverise turke. Nje vendim i tille ishte marre edhe ne Kongresin e Elbasanit, por nuk ishte vene ne zbatim. Te gjitha klubet do te drejtoheshin nga klubi qendror shqiptar, atributet e te cilit tani, ndryshe nga vendimet qe ishin marre ne kongreset e meparshme, do t'i kishte klubi i Stambollit. Kongresi mendoi se duke e shperngulur qendren udheheqese te klubeve nga Manastiri ne Stamboll do te krijohej nje udheheqje e vetme e Levizjes Kombetare Shqiptare, ku te bashkoheshin drejtuesit e klubeve dhe deputetet atdhetare shqiptare te parlamentit, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja etj. Keta deputete parashikohej te perfshiheshin edhe ne kryesine qendrore te klubit te Stambollit.
Megjithate, vendimi i Kongresit te Dyte te Manastirit, per te caktuar si klub qendror ate te Stambollit, nuk u pelqye nga rrethet e gjera atdhetare te vendit. Edhe ngjarjet e mevonshme, sidomos qendrimi i udheheqjes se ketij klubi ndaj kryengritjes shqiptare te vitit 1910, kur ajo mori hapur ne mbrojtje xhonturqit, provuan se ky vendim ishte i gabuar.

Psikologu
17-08-09, 19:35
Po keshtu u vendos qe te thirrej ne korrik te vitit 1910 nje kongres me i gjere ne Janine, i cili, krahas problemeve te tjera, do te zgjidhte perfundimisht problemin e alfabetit, duke zgjedhur njeren prej dy abeceve latine, te miratuara nga Kongresi i Pare i Manastirit.
Ne Kongresin e Dyte te Manastirit, ashtu si ne ato te meparshmet, u mbajten edhe mbledhje te fshehta, ne te cilat u diskutuan ceshtje te tilla politike, sic ishin forcimi i komiteteve te fshehta dhe masat qe duheshin marre per pergatitjen e nje kryengritjeje te pergjithshme. Por, ndersa per komitetet e fshehta u mor vendim qe te zgjeroheshin e forcoheshin me tej, per pergatitjen e kryengritjes se pergjithshme nuk u mor ndonje mase. Kjo ceshtje u la te diskutohej e te vendosej ne kongresin e ardhshem. Sipas te dhenave te bashkekohesve, ne mbledhjet e fshehta u hartua edhe nje program politik, te cilin ata e quanin platforme "te autonomise se Shqiperise", ku, pervec te tjerave, parashikohej njohja zyrtare e kombit shqiptar, mesimi i gjuhes shqipe ne te gjitha shkollat e Shqiperise dhe njohja e saj si gjuhe zyrtare. Megjithate, ky program nuk u perfshi ne asnjerin nga dy aktet e shpallura boterisht te Kongresit.
Kongresi i Dyte i Manastirit, ashtu si mitingjet, protestat dhe manifestimet e tjera qe u zhvilluan ne Shqiperi ne pragun e ketij kuvendi, ne shkurt-mars te vitit 1910, shprehen vendosmerine e shqiptareve per mbrojtjen e shkrimit shqip, te shkolles dhe te kultures kombetare ne terersi. Ato ishin, njeherazi, nje paralajmerim per kryengritjen e armatosur qe do te shperthente ne pranveren e vitit 1910.

Psikologu
17-08-09, 20:07
Fillimi i kryengritjes. Kuvendi i Verrave te Llukes
Ekspeditat e Xhavit Pashes te vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat per carmatimin me dhune te popullsise, ndjekjet policore kunder klubeve e atdhetareve shqiptare, si edhe reaksioni xhonturk kunder shkolles e shkrimit shqip, i acaruan me tej marredheniet e shqiptareve me qeveritaret xhonturq.
Perballe kesaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bene perpjekje per bashkerendimin e levizjes ne shkalle kombetare. Ne fundin e vitit 1909 u themelua ne Stamboll Komiteti i fshehte shqiptar "Ja Vdekje, ja Liri!", i cili beri thirrje per formimin e nje qendre te vetme drejtuese dhe per nxjerrjen e nje organi qendror shtypi per te gjitha organizatat e shoqerite atdhetare brenda e jashte vendit. Komiteti u perpoq ta shtrinte veprimtarine e tij edhe ne Shqiperi.
Dhuna e eger qe xhonturqit ushtruan per mbledhjen e taksave e te tatimeve, per grumbullimin e armeve e te rekruteve ishte me e fuqishme ne Kosove, ku shpertheu hapur pakenaqesia e shqiptareve. Qysh ne pranveren e vitit 1910 qendresa e shqiptareve te Kosoves merr gjithnje e me shume trajten e nje lufte te armatosur. Te rinjte, per t'iu shmangur sherbimit ushtarak, dilnin ne mal dhe formonin ceta te armatosura. Nderkohe nisen pergatitjet per aksione te armatosura ne permasa me te gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptaret e Kosoves te organizuar ne grupe te armatosura e te pergatitura per lufte kunder regjimit xhonturk.
Veprimet e para kunderqeveritare nisen ne mars ne Gjakove, por qendra e tyre u be ne fillim Juniku, ku vepronin forcat e udhehequra nga Halil Mehmeti.
Ne muajin mars, me nismen dhe nen drejtimin e Idriz Seferit, u mbajt ne Gjilan nje mbledhje e shqiptareve te ketij rrethi ku u diskutua rreth masave per organizimin e kryengritjes se re.
Ne fund te muajit mars grupe te armatosura fshataresh e malesoresh te anes se Mitrovices, te Vuciternes dhe te Llapit marshuan ne drejtim te Prishtines per te protestuar kunder caktimit arbitrar te taksave. Ata nderprene rrugen Prishtine-Prepalac. Repartet e garnizonit te Prishtines me 5 prill u ndeshen me kryengritesit ne Babin Most. Pas perpjekjeve qe u zhvilluan ketu dhe qe zgjaten dy dite, kryengritesit rrethuan nje batalion te ushtrise osmane dhe i detyruan forcat qeveritare te terhiqeshin ne Prishtine me humbje te ndjeshme ne njerez dhe ne armatime.
Fitorja e kryengritesve ne Babin Most i vuri ne nje gjendje te veshtire trupat qeveritare qe mbronin Prishtinen. Garnizoni i saj perbehej prej nje regjimenti kavalerie dhe nje batalioni kembesorie, te cilet nuk ishin ne gjendje te mbanin qytetin dhe as te ndermerrnin veprime jashte tij. Me 7 prill u dergua nga Ferizaj ne Prishtine nje kolone e perbere prej 6-7 batalionesh. Me gjithe perforcimet qe i erdhen, garnizoni i Prishtines qe i detyruar te qendronte ne pozita mbrojtese.
Pas fitoreve te para te forcave kryengritese, gjendja ne vilajetin e Kosoves u be e veshtire per autoritetet xhonturke. Garnizonet ushtarake te vilajetit ishin te pamjaftueshme per ta shtypur menjehere kryengritjen.
Kryengritja u shtri edhe ne Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e komandantit te ushtrise ne Peje, e majorit Rushit Beu, dhe plagosja e mytesarifit te atjeshem, Haki Beu, u pasua nga veprimet qe cetat e Shales dhe te Berishes ndermoren kunder nje batalioni ushtaresh.
Ne te njejten kohe kryengritesit e rrethinave te Prizrenit i detyruan repartet ushtarake osmane te mbylleshin ne qytet, ndersa pjesen tjeter te terhiqej ne drejtim te Fushe-Kosoves. Ne fillim te prillit kryengritesit kishin zene te gjitha pikat strategjike ne afersi te qyteteve te Prishtines, te Pejes e te Prizrenit.
E shqetesuar nga keto ngjarje, qeveria xhonturke, ne mbledhjen qe mbajti me 7 prill, vendosi qe te merreshin masa te rrepta ushtarake kunder kryengritesve. Ne mesin e muajit prill ne treven verilindore te Shqiperise qene perqendruar rreth 36-40 batalione kembesorie, qe benin pjese ne korpuset I, II dhe III te ushtrise osmane te vendosur ne pjesen evropiane te Perandorise, si dhe gjashte bateri te artilerise malore e gjashte bateri te artilerise fushore me 50 gryka zjarri.
Perballe zhvillimit te shpejte te ngjarjeve ne rrethet e Prishtines, te Pejes e te Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa per te penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak te sulltan Mehmet Reshatit V u shpall ne zonen e kryengritjes gjendja e jashtezakonshme; urdherohej te shperndaheshin sa me shpejt forcat kryengritese; te arrestoheshin dhe te nxirreshin para gjykates ushtarake organizatoret e kryengritjes; te behej regjistrimi i popullsise dhe i pasurise se patundshme; te zbatohej sherbimi i detyrueshem ushtarak; te mblidheshin me force taksat etj. Porta e Larte urdheroi Ministrine e Luftes qe te pergatiste sa me shpejt ekspediten ndeshkimore, ne krye te se ciles do te vihej Shefqet Turgut pasha, njeri nga gjeneralet me te zote te ushtrise osmane aso kohe.

Psikologu
17-08-09, 20:08
Per te perballuar ekspediten e madhe ushtarake qe Porta po pergatiste kunder Kosoves, u pa e nevojshme te merreshin masa organizative e ushtarake, te cilat do te vendoseshin ne tubimet e udheheqesve shqiptare. Nje tubim i tille u mbajt ne mesin e prillit ne vendin e quajtur Verrat e Llukes, ne afersi te Decanit. Autoritetet xhonturke, me gjithe perpjekjet qe bene, nuk arriten ta pengonin mbledhjen e ketij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga disa bejlere te Pejes, nuk arriti gjithashtu te qetesonte dhe te shperndante turmat e armatosura. Tubimi u zhvillua nen drejtimin e Shaban Binakut, te Isa Boletinit, te Sulejman Batushes dhe te krereve te tjere.
Ne Kuvend u vendos pajtimi i te gjitha gjaqeve deri ne Shen Miter. Me pas pjesemarresit lidhen besen e vendosen qe te gjitha viset e perfaqesuara prej tyre te bashkoheshin me kryengritjen. U percaktuan gjithashtu me hollesi masat organizative dhe ushtarake per perballimin e ekspedites se Shefqet Turgut pashes. Kuvendi parashikonte edhe masa ndeshkuese per ata qe do t'i kunderviheshin beses se lidhur.
Kuvendi i Verrave te Llukes nuk mori vendime me karakter politik, nuk doli me kerkesa ne rrafsh kombetar. Me sa duket, organizatoret e tij mendonin se keto do te ishin objekt i nje mbledhjeje shume me te gjere dhe me perfaqesues ne shkalle kombetare. Megjithate, tubimi pati rendesi per zhvillimin e metejshem te kryengritjes, per organizimin dhe per bashkerendimin e veprimeve te saj te armatosura. Aty u hodhen themelet e bashkimit luftarak te shumices se krahinave te vilajetit te Kosoves, kryesisht te pjeses perendimore e qendrore.

Psikologu
17-08-09, 20:09
Perkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar
Sapo filloi kryengritja, grupi i deputeteve shqiptare ne parlament u vu ne mbrojtje te saj. Me 9 prill 1910, 13 prej tyre (nga gjithsej 26 qe perfaqesonin popullsine shqiptare ne ate organ) i paraqiten parlamentit nje relacion per gjendjen e veshtire te krijuar ne Shqiperi si rrjedhim i politikes nacionaliste te Komitetit "Bashkim e Perparim".
Ne deklaraten qe deputeti i Kosoves, Nexhip Draga, beri me 10 prill ne emer te grupit te deputeteve shqiptare e quajti te padrejte dhe e denoi vendimin e qeverise per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ne vilajetin e Kosoves. Ismail Qemali, Myfid Libohova dhe deputete te tjere shqiptare sollen prova qe deshmonin se ngjarjet e Prishtines ishin pasoje e administrimit te keq te vendit, e sjelljeve arbitrare te nepunesve vendore, si dhe e karakterit anakronik te menyres se qeverisjes qe zbatonin xhonturqit.
Deputetet shqiptare folen posacerisht per arbitraritetin ne vjeljen e detyrimeve shteterore nga autoritetet vendore. Ne kete ndikonte mungesa e legjislacionit perkates, si edhe formulimet e erreta e te papercaktuara mire te ligjeve ekzistuese. Ne Shqiperi filluan te vileshin edhe tatime te tilla, sic ishte ajo e oktroves, nje takse doganore, e cila nuk vilej ende as ne rajonet me te zhvilluara te Perandorise, si ne Stamboll, ne Izmir, ne Selanik.
Deputetet shqiptare deklaruan se do te ishte me e udhes dhe me dobiprurese qe ne Shqiperi ne vend te ekspeditave ushtarake te dergohej nje komision parlamentar. Ata kerkuan qe ne Shqiperi te sendertoheshin hap pas hapi reforma rrenjesore, te caktoheshin nepunes te afte e te ndershem, te cilet te njihnin ligjet dhe drejtesine. Hasan Prishtina nguli kembe qe ky komision te hetonte ne vend shkaqet e kryengritjes.
Duke iu pergjigjur deklaratave te deputeteve shqiptare ne parlament, kryeministri turk u perpoq t'i perligjte e t'i motivonte masat ushtarake te qeverise ne Kosove me poziten e vecante strategjike te kesaj treve dhe te mbulonte shkaqet e verteta te levizjes kryengritese ne Shqiperi, te cilen e quante veper te disa "ngaterrestareve".
Ismail Qemali, nga ana e tij, kerkoi nga qeveria qe te nxirreshin ne shesh shkaktaret e vertete te gjendjes se krijuar ne Shqiperi. Ne nje takim te vecante me ministrin e Luftes te Perandorise ai kerkoi qe te nderpriteshin veprimet ushtarake kunder shqiptareve. Por keto kerkesa rane ne vesh te shurdher. Qeveria pranoi se ishin bere disa gabime nga administrimi i keq prej disa nepunesve vendore dhe premtoi se do te merrte masa per riparimin e tyre. Ne te njejten kohe ajo siguroi miratimin nga parlamenti te kerkeses se saj per dergimin e trupave ushtarake plotesuese ne Kosove.
Orvatjet e deputeteve shqiptare per te penguar dergimin e ekspedites ushtarake te komanduar nga Shefqet Turgut pasha ne Kosove nuk dhane fryt. Edhe propozimet e tyre per te derguar ne Shqiperi nje komision parlamentar per hetimin e gjendjes ne terren dhe ne menyre te vecante te shkaqeve te kryengritjes u hodhen poshte. Qeveria xhonturke ishte tashme e vetedijshme se ngjarjet ne Shqiperi ishin shenje e nje konflikti politik shqiptaro-turk, pas te cilit fshiheshin aspiratat autonomiste te shqiptareve.
Kete realitet u perpoq t'ua bente te qarte Ismail Qemali edhe diplomateve te huaj ne Stamboll. Duke i percjelle ambasadorit austro-hungarez, Pallavicinit, kerkesen qe deputetet shqiptare parashtruan ne parlamentin osman, ai theksoi se shqiptaret kerkonin zbatimin e reformave, te cilat do t'u pershtateshin rrethanave te vecanta te vendit dhe nevojave te tij. Kundershtimi i tyre, theksonte ai, do te conte ne thellimin e metejshem te kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bente te ditur perfaqesuesit te Vjenes ne Stamboll, se me kerkesat e tyre shqiptaret synonin te siguronin "nje ndertese me vete", cka nenkuptonte autonomine e Shqiperise.

Psikologu
17-08-09, 20:09
Sukseset e para te kryengritesve
Ne mesin e prillit 1910 Turgut Pasha mberriti ne krye te nje ushtrie prej 16 mije forcash ne kryeqendren e vilajetit te Kosoves, ne Shkup.
Ne proklamaten qe i drejtoi popullsise se Kosoves para se te fillonte operacionin ushtarak, Shefqet Turgut pasha u orvat ta perligjte ate ne syte e popullsise se revoltuar dhe te bindte kosovaret se qeveria ishte shtrenguar te dergonte ushtrine ne kete vilajet. Ai theksonte se forcat ushtarake te komanduara prej tij nuk qene derguar per te shkaktuar gjakderdhje, por per te vendosur rregullin e qetesine dhe per te ndeshkuar te gjithe ata qe mbillnin percarjen. Ai deklaronte gjithashtu se qeveria deshironte t'i siguronte popullit shqiptar te mirat e rendit kushtetues, prandaj ishte ne interesin e tij dhe te shtetit qe te gjithe kryengritesit te dorezoheshin.
I perforcuar me trupa te rinj, numri i forcave osmane qe u vune perballe kryengritesve shqiptare, arriti ne rreth 40 mije veta. Me kete ushtri Shefqet Turgut pasha filloi ne mesin e muajit prill 1910 sulmin e pergjithshem kunder forcave kryengritese.
Nderkohe kryengritesit vazhduan veprimet e tyre, te cilat tani i zhvilluan ne tri zona. Luftetaret e Shales, te Llapit e te Drenices, nen komanden e Isa Boletinit, u perqendruan ne Gryken e Carraleves dhe vune nen kontroll vijen Ferizaj-Shtimje-Prizren. Hasan Hysen Budakova me forcat e tij u perqendrua ne rajonin malor ne perendim te Ferizajt deri ne anen jugore te Carraleves. Grupimi tjeter, i trete, i kryengritesve, qe perbehej nga luftetare te Gjilanit e te Presheves, nen komanden e Idriz Seferit, mori persiper te zoteronte e te mbronte Gryken e Kacanikut dhe rrugen Tetove-Shkup per te mos lejuar depertimin e ushtrise osmane, qe vinte nga qendra e vilajetit ne drejtim te pjeses se brendshme te Kosoves. Emisare te posacem u derguan ne Shkoder, ne Diber e ne Mat me thirrjen per t'u bashkuar me kryengritjen, ndersa agjitatore te tjere filluan te vepronin ne radhet e reparteve turke per t'i bindur ushtaret shqiptare te dezertonin.
Ne fazen e pare te operacioneve ushtria osmane pesoi disfate. Kolona verilindore e saj, e cila kishte per detyre te dilte ne fshatin Pozharan dhe me nje veprim te shpejte t'i rrethonte forcat kryengritese te grupuara ne kete rajon, ndeshi ne nje qendrese te ashper dhe e nderpreu perkohesisht marshimin e metejshem.
Luftime me te ashpra u zhvilluan ne anen perendimore te zones kryengritese. Forcat osmane te perqendruara ketu, me 21 prill, pas luftimesh te rrepta, arriten t'i afroheshin Shtimjes qe mbrohej nga kryengritesit. U nderpre lidhja telegrafike e kesaj qendre me Prizrenin. Luftimet vijuan ne Shtimje gjithe diten, me humbje te medha nga te dyja palet. Te nesermen ushtria osmane, e komanduar nga Osman Pasha, me gjithe mbeshtetjen e zjarrit te artilerise, nuk mundi ta merrte Gryken e Shtimjes. Ne pritje te perforcimeve te reja nga Ferizaj, ushtria u detyrua te terhiqej nen goditjet e vazhdueshme te kryengritesve.
Lajmi rreth fillimit te luftimeve ne Shtimje pershpejtoi veprimet e kryengritesve te Gjilanit, te Presheves dhe te viseve perreth, qe u hodhen drejt Kacanikut. Me 24 prill 3 000 kryengrites, nen udheheqjen e Idriz Seferit, shtine ne dore Gryken e Kacanikut dhe dolen ne shpine te ushtrise turke, duke e vene ate ne nje pozite kritike. Kryengritesit vune nen kontroll te plote hekurudhen Shkup-Mitrovice dhe nderprene lidhjen hekurudhore me kryeqendren e vilajetit, Shkupin. Si rrjedhim i ketyre veprimeve, forcat ushtarake osmane, te vendosura ne Ferizaj, u vune ne nje gjendje te veshtire.
Sukseset e kryengritesve ne Gryken e Carraleves dhe shtenia ne dore e Shkalles se Kacanikut perbenin nje fitore ushtarake te rendesishme, e cila ndikoi ne zhvillimin e metejshem te kryengritjes ne Kosove. Forcat kryengritese zoteronin tani nje pjese te mire te territoreve te vilajetit te Kosoves, si dhe disa pika strategjike qe u lejonin te kontrollonin vijat kryesore te komunikacionit. Ata paralizuan pushtetin civil te administrates xhonturke. Nderkaq, ushtria osmane mbeti e bllokuar ne qytetet kryesore te Fushe-Kosoves dhe te Rrafshit te Dukagjinit. E pafuqishme per te ndermarre ndonje veprim luftarak jashte tyre, ushtria osmane priste ardhjen e forcave te reja.

Psikologu
17-08-09, 20:10
Beteja e Kacanikut
Me 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e perbere ne fillim nga 9 000-10 000 veta, e perforcuar me reparte kaloresie dhe e mbeshtetur nga zjarri i artilerise, filloi mesymjen kunder 3 000-4 000 kryengritesve shqiptare te perqendruar ne Shkallen e Kacanikut te udhehequr nga Idriz Seferi. Para sulmit te pergjithshem ushtria osmane goditi me artileri fshatrat perreth. Masakrimi i grave, i femijeve dhe i pleqve qe kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu sic e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtesve shqiptare te Grykes se Kacanikut. Perkundrazi, me gjithe epersine e madhe numerike te forcave armike, kryengritesit i thyen sulmet e tyre. Per dy dite rresht (me 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi te mposhtte qendresen e kryengritesve shqiptare, te cilet treguan aftesi te vecanta luftarake.
Forcat osmane te perfshira drejtpersedrejti ne luftime kunder kryengritesve ne Kosove arriten ne afro 30 000 veta. Nje pjese e madhe e tyre u angazhuan ne betejen e Kacanikut. Megjithese ushtria turke kishte epersi te ndjeshme mbi forcat kryengritese, keto i perballuan sulmet e tyre per shtate ore rresht, duke kaluar edhe ne luftime trup me trup. Udheheqesit e kryengritjes treguan aftesi drejtuese si ne sulm, ashtu edhe ne mbrojtje e ne terheqje. Ata munden te dilnin nga rrethimi ne menyre te organizuar dhe, duke u terhequr ne drejtim te Gjilanit, vijuan ta godisnin armikun.
Ne betejen e Kacanikut ushtria osmane pesoi humbje te medha. Sipas te dhenave te ndryshme u vrane disa mijera ushtare dhe 90 oficere osmane. Shefqet Turgut pasha humbi ne Kacanik me shume se nje te katerten e forcave, qe kishte nen komanden e tij; u shpartalluan rreth 20 batalione. Pas kesaj ushtria filloi te hakmerrej mbi popullsine e pambrojtur. Njesi te posacme te ushtrise turke dogjen fshatrat qe nuk kishte arritur t'i rrafshonte artileria. Gjyqi i jashtezakonshem ushtarak denoi kryengritesit e zene rober dhe perkrahesit e tyre. Ekzekutimi i te denuarve me vdekje behej para popullsise vendase te grumbulluar me force dhe nen gjemimet e daulleve e te marsheve te bandes ushtarake.
Luftimet qe kryengritesit shqiptare zhvilluan ne Kacanik, paten jehone brenda dhe jashte vendit. Ato u perjetesuan ne epiken popullore.
Pasi mori Gryken e Kacanikut, Shefqet Turgut pasha, ne ditet e para te majit, i perforcuar edhe me trupa te tjera qe i erdhen nga Selaniku, filloi mesymjen ne drejtimin Ferizaj-Carraleve. Nje kolone e forcave osmane, e nisur nga Shkupi, gjate marshimit te saj neper Kumanove, pergjate hekurudhes, ndeshi ne te hyre te Grykes se Koncullit, ne mes te Bujanovcit dhe Gjilanit, ne qendresen e forcave kryengritese te komanduara nga Idriz Seferi. Luftetaret shqiptare te kesaj ane u rezistuan per disa dite forcave osmane, derisa atyre u erdhi ne ndihme nje kolone tjeter. Megjithate, qendresa e kryengritesve vijoi edhe me pas, por ne grupe me te vogla, te perbera nga 150-200 veta. Edhe ne keto vise ushtria, ne shenje hakmarrjeje, u vuri zjarrin fshatrave te tera.
Ne fillim te muajit maj forcat osmane kaluan ne mesymje ne drejtimin Ferizaj-Carraleve. Ketu u ndeshen me forcat kryengritese qe vepronin ne zonen Shtimje-Carraleve, te komanduara nga Isa Boletini?, numri i te cilave nuk i kalonte 4 000 vetat. Per dy dite dhe dy nete rresht u zhvilluan atje luftime te ashpra. Megjithese nisi nga Ferizaj reparte te garnizoneve te Prizrenit dhe te Mitrovices, qe vepronin anes Grykes se Carraleves, komanda osmane nuk arriti t'i rrethonte kryengritesit. Forcat ushtarake te Ferizajt u bllokuan midis Shtimjes e Carraleves dhe u detyruan te kthehen mbrapsht. Pjesa tjeter nuk ia arriti te depertonte ne drejtimin Jezerce-Budakove per t'u rene prapa kraheve kryengritesve.
Taktika qe perdoren udheheqesit e kryengritesve, sidomos shfrytezimi i terrenit, ndihmoi per nje kohe per te perballuar epersine e armikut ne njerez dhe ne armatime. Gjendja e krijuar ne Kosove e detyroi ministrin e Luftes, Mahmut Shefqet pashen, qe te vihej vete ne krye te fushates ushtarake ne Shqiperi.

Psikologu
17-08-09, 20:11
Mbrojtja e Carraleves (8-10 maj)
Pas pushtimit te Grykes se Kacanikut, Mahmut Shefqet pasha, duke u vene ne krye te operacioneve, urdheroi te marshohej ne drejtimin Shtimje-Carraleve. Ai ndau ushtrine ne tri kolona, te mbeshtetura nga artileria malore.
Gryken e Carraleves e mbronin tre mije kryengrites, qe treguan guxim dhe aftesi luftarake. Por pozita e tyre u veshtiresua kur u dolen ne shpine forca osmane te prira nga udherrefyes serbe dhe nga ndonje turkoman prej parise shqiptare. Me porosine e konsullates serbe ne Prishtine, mesues, klerike dhe banore serbe qene vene ne sherbim te ushtrise turke.
Mesymjes se forcave osmane kunder kryengritesve u parapriu edhe ketu ne Carraleve, sikurse ne Kacanik, goditja me artileri jo vetem e pozicioneve te luftetareve shqiptare, por edhe e fshatrave te pambrojtura.
Me 7 maj 1910 u zhvilluan prane Jezerces luftime te pergjakshme. Forcat osmane munden te canin perpara vetem pasi u erdhen perforcime te tjera.
Me gjithe trysnine e sulmeve te pareshtura te ushtrise osmane dhe te goditjeve te zjarrit te forte te artilerise, mbrojtesit e Grykes se Carraleves qendruan me trimeri. Edhe pse u gjenden perballe nje armiku qe kishte epersi ne njerez e ne armatime, shqiptaret vijuan qendresen ne kete pike disa dite me radhe. Por mungesa e municionit dhe e ndihmave qe priteshin nga casti ne cast, e bene te pamundur perballimin e metejshem te sulmeve te forcave osmane. Me 10 maj, pas nje lufte qe zgjati gjithe diten, kryengritesit, duke perfituar nga erresira e mbremjes, cane rrethimin; gjate terheqjes munden te marrin me vete shoket e plagosur, midis te cileve edhe komandantin e tyre, Isa Boletinin, qe u dallua ne keto luftime si udheheqes e komandant i afte dhe i talentuar ushtarak.
Pas renies se Grykes se Carraleves, ushtria osmane marshoi ne pjesen perendimore e qendrore te vilajetit te Kosoves. Pas luftimesh te rrepta, te mbeshtetura nga artileria, qe nuk kursente as fshatrat e pambrojtura, valiu i Kosoves e pas tij edhe Mahmut Shefqet pasha, i shoqeruar nga Shefqet Turgut pasha dhe shtabi kryesor i forcave osmane, hyne ne qytetin e Prizrenit. Me 1 qershor ato u futen ne Peje dhe ne Gjakove.
Ministri i Luftes u detyrua te pranonte para parise se Prizrenit se, ndryshe nga kryengritjet e meparshme, kryengritja e tanishme ishte e pergjithshme edhe me e organizuar. Ai deklaroi gjithashtu se tani kishte nen komande nje force te perbere prej 50 mije ushtaresh dhe 70 baterish artilerie, e gatshme te vijonte operacionet ushtarake per nenshtrimin e plote te shqiptareve. Ai ndermori masa terrori ne Prizren dhe ne rrethinat e tij. Gjyqet ushtarake denuan me vdekje disa dhjetera kryengrites. Autoritetet ushtarake xhonturke nuk kursyen as edhe shqiptaret qe i kishin bere ndonje sherbim komandes osmane. Shtypi socialdemokrat serb shkruante ato dite se krimet dhe barbarizmat qe po kryente regjimi xhonturk ne Kosove, qe ishte bere "Vendi i litarit", ishin aq te medha, sa nuk mund te perfytyroheshin nga opinioni publik evropian.

Psikologu
17-08-09, 20:11
Qendresa e kryengritesve ne Qafe-Morine dhe ne Qafen e Agrit
Ne qershor ushtria osmane vijoi veprimet luftarake ne zonen e Drenices dhe perreth saj. Por paqesimi i Kosoves nuk qe i lehte e u shoqerua me humbje te medha. Per keto humbje deshmon edhe mbajtja e qindra ushtareve te plagosur neper hekurudhen Mitrovice-Selanik. Marshimi i forcave qeveritare ne Kosove, nen drejtimin e ministrit te Luftes, u shoqerua me terrorizimin e me poshterimin publik te kryengritesve qe nuk iu binden autoriteteve osmane. Sheshet e qyteteve Prizren, Rahovec, Gjakove, Peje e te tjera u kthyen ne arena te keqtrajtimeve te banoreve te Kosoves.
Bastisja e shtepive dhe arrestimet ne mase u bene ne baze te urdhrit per dorezimin e armeve brenda 12 oreve. Burgjet u mbushen me te burgosur, qe u nenshtroheshin torturave. Edhe kreret, si Shaban Binaku, qe do t'i besonin faljes se shpallur nga autoritetet xhonturke, u ekzekutuan me varje.
Per te nenshtruar perfundimisht Levizjen Kombetare Shqiptare dhe sidomos qendresen e armatosur te shqiptareve, repartet osmane, te riorganizuara ne dy divizione, vijuan, gjate muajve qershor-korrik 1910, operacionet edhe ne zona te tjera, ne perendim te Rrafshit te Dukagjinit per t'u hedhur me pas ne Shkoder dhe drejt Lumes dhe Dibres. Keto forca dolen nga Rugova ne Plave, bllokuan te gjitha shtigjet e kufirit malazez, per te penguar kalimin e kryengritesve ne Mal te Zi. Nente batalione ushtaresh, pasi kaluan Qafen e Prushit, u hodhen ne zonen e Hasit.
Nje divizion tjeter Shefqet Turgut pasha e nisi ne drejtim te Malesise se Gjakoves, ku ndeshi ne qendresen e kryengritesve te kesaj treve. Malesoret e Gashit dhe te Krasniqes, me rreth 2 000 forca, te komanduara nga Bajram Curri, Abdulllah Hoxha, Zeqir Halili e Shaban Binaku, zune prite ne Qafe te Morines per te ndalur depertimin e ushtrise ne Malesi. Ata i bene balle nje divizioni te tere (prej 15-18 batalionesh kembesorie, disa skuadrash kaloresie dhe 5 baterish artilerie), duke i shkaktuar atij humbje te renda. Kryengritesit e leshuan Qafen e Morines per t'i shpetuar rrethimit dhe asgjesimit.
Kryengritesit u bene prite gjithashtu forcave osmane qe vepronin ne Rrafshin e Dukagjinit, ne Qafe te Kolcit, ku 200 malesore u perleshen me to duke u shkaktuar humbje te medha. Malesoret kryengrites, te komanduar nga Prel Tuli, Mehmet Shpendi e Marash Delia, u qendruan ushtrive armike shtate dite e shtate nete. Ata zune qafat e shtigjet per te mos lejuar depertimin e forcave turke ne Dukagjin, ne luginen e Shales dhe te Thethit.
E pakalueshme per Shefqet Turgut pashen u be Qafa e Agrit, ku ushtria e tij u bllokua per disa dite me radhe, u thye dhe u detyrua te terhiqej. Megjithate, Shefqet Turgut pasha nuk arriti te futej ne Shkoder, sic kishte parashikuar, permes Dukagjinit. Ai hyri ne Shkoder permes Pukes me 24 korrik 1910.
Edhe ne Lume e ne Diber trupat turke hyne pasi thyen qendresen e popullsise vendase, qe ishte me e fuqishme sidomos ne rrethinat e Dibres se Madhe.
Kudo qe kalonte, ushtria osmane rrafshonte fshatrat ku gjente nje qendrese sado te vogel, ndiqte e terrorizonte familjet qe kishin mbeshtetur e kishin perkrahur kryengritesit. Nderkohe, gjyqet e jashtezakonshme vepronin kudo. Reparte te vecanta te specializuara te ushtrise qene ngarkuar per carmatimin e popullsise. Keto reparte siguronin gjithashtu veprimtarine e komisioneve qeveritare per regjistrimin e popullsise dhe te pasurise, te shtepive, te tokave, te bagetise etj. Sipas ketij regjistrimi, mblidheshin detyrimet tatimore, duke perfshire edhe ato te prapambetura, dhe behej rekrutimi i te gjithe meshkujve qe i perfshinte detyrimi ushtarak.
Per te perforcuar pushtetin e tyre ne vilajetin e Kosoves, autoritetet xhonturke, krahas te ashtuquajturave reforma, sic u quajten masat ndeshkuese, vendosen te benin ketu edhe disa ndryshime administrative. Keshtu, u shnderrua ne nenprefekture (kaza) krahina (nahija) e Ferizajt dhe u krijuan disa krahina (nahije) te reja, si ne Drenice, ne Llap, ne Malesi, ne Reke, ne Podgor, ne Morave te Eperme dhe te Poshtme etj.

Psikologu
17-08-09, 20:12
Shtrirja e terrorit xhonturk ne viset e tjera
Pas shtypjes se kryengritjes se Kosoves ekspedita ushtarake e komanduar nga Shefqet Turgut pasha u shtri edhe ne Shqiperine e Veriut dhe te Mesme.
Synimi i qeverise xhonturke dhe i qarqeve ushtarake me te larta te Perandorise ishte te shtypte jo vetem qendresen e armatosur te shqiptareve, por edhe vatrat e organizmat e levizjes kombetare. Klubet e organizatat e tjera kombetare shqiptare u fajesuan si nxitese te levizjes se armatosur. Anetaret e klubeve, mesuesit e gjuhes shqipe, madje edhe ata qe ndiqnin kurset e gjuhes shqipe, u bene objekt i nje terrori te papare, njelloj si pjesemarresit e kryengritjes se armatosur te Kosoves.
Pergjithesisht terrorit iu nenshtruan gjithe veprimtaret e levizjes kulturore e arsimore kombetare, edhe pse kjo ishte nje veprimtari e ligjshme.
Pre e terrorit xhonturk u bene edhe qytetet, si Shkodra, Tirana, Elbasani e vise te tjera, qe nuk qene perfshire ne kryengritje. Edhe ne keto treva u arrestuan, u burgosen dhe u internuan nga gjyqet speciale qindra atdhetare. Per t'i poshteruar ne syte e popullit dhe per ta frikesuar ate, keta ne fillim i rrihnin publikisht nen tingujt e bandes ushtarake. U gjykuan dhe u denuan ne mungese shume atdhetare te arratisur, te akuzuar per veprimtari antishteterore.
Me vendim te qeverise u mbyllen te gjitha shkollat shqipe, u ndalua nxjerrja e gazetave dhe botimi i librave ne gjuhen shqipe. U pushuan nga puna mesuesit e gjuhes shqipe te shkollave shteterore, si dhe nepunesit shqiptare qe kishin marre pjese ne levizjen kulturore e arsimore kombetare. Ndjekjeve iu nenshtruan edhe elementet e moderuar. Deputetet shqiptare u akuzuan si perkrahes te kryengritjes dhe per lidhje te fshehta me kryengritesit.
Veprimtaria e cetave te armatosura vijoi edhe pas kalimit te forcave osmane, te komanduara nga Shefqet Turgut pasha, nga Kosova ne Shqiperine e Veriut e te Mesme, madje edhe kur ne Kosove u vendosen perseri forca te shumta ushtarake. U bene te shpeshta perleshjet ndermjet cetave shqiptare dhe ushtrise osmane. Perleshje te tilla te armatosura ndodhen me 15 shtator 1910 afer Mitrovices dhe me 28 shtator afer Pejes. Me 15 tetor valiu i Manastirit njoftonte Stambollin per perpjekjet e ushtrise me cetat kryengritese te Dibres. Po ne tetor valiu i Shkodres njoftonte qeverine se ushtria ishte demoralizuar krejtesisht dhe se kishte rrezik te bashkohej me kryengritesit. Me 9 nentor valiu i Kosoves informonte qeverine per sulmet e shqiptareve kunder postkomandave ushtarake ne nahijen e Beranes.
Kryengritja e Kosoves e vitit 1910 ushtroi ndikim te fuqishem ne zhvillimin e metejshem te Levizjes Kombetare Shqiptare. Jehona e saj u ndje edhe ne levizjet clirimtare te popujve te tjere, te Maqedonise dhe te Arabise.

Psikologu
17-08-09, 20:13
Qendrimi i shteteve ballkanike
Duke qene se nuk munden te gjenin aleate te jashtem ne luften e tyre kunder Perandorise Osmane, kreret e kryengritjes se Kosoves u perpoqen te siguronin te pakten krahet nga sulmet e pritshme te armiqve te jashtem. Per ta nuk qene te panjohura synimet shoviniste te qarqeve politike te shteteve fqinje, qe mund te shfrytezonin luften shqiptaro-osmane per plotesimin e qellimeve te tyre. Megjithate, kreret e kryengritjes u kerkuan autoriteteve shteterore te vendeve fqinje ndihme ushtarake, madje u bene edhe propozime per aleance.
Keshtu, kreret e qendreses se armatosur ne Llap e ne Shale, sapo nisi kryengritja ne muajin prill, kerkuan te mesonin nga konsulli i Serbise ne Prishtine nese Beogradi ishte i gatshem t'i ndihmonte me armatime e municione dhe t'i strehonte ne rast se do te ishin te detyruar te terhiqeshin nga lufta kunder forcave osmane. Ne perputhje me udhezimet qe kishte marre nga ministri i Jashtem Millovanovic, konsulli Rakiq u tha shqiptareve se ne rast nevoje mund te gjenin strehim ne Serbi, ndersa kerkesen e tyre per armatime e kundershtoi ne menyre te prere, me pretekstin se shqiptaret e kishin mbajtur te fshehte nga Serbia pergatititjen e kryengritjes.
Qendrimi negativ i qeverise serbe ndaj kerkesave te shqiptareve per ndihme diktohej nga marredheniet e mira qe Serbia kishte ne ate kohe me Turqine, te cilat kushtezoheshin nga interesat ekonomike, politike dhe ushtarake te castit. Kryengritja kunderosmane ne Kosove filloi ne kohen kur mbreti Pjeter I, N. Pashiqi dhe Millovanovici, pas vizites se tyre ne Petrograd, shkuan edhe ne Stamboll. Qeveritaret serbe shpresonin atehere se do te mund te siguronin koncesionin e hekurudhes se Adriatikut.
Nga ana tjeter, Bullgaria bente perpjekje te lidhej me qarqet politike shqiptare per ta perdorur luften e tyre ne te mire te synimeve te veta. Per kete qellim qeveria bullgare dhe vete mbreti Ferdinand mbanin lidhje me organizatat shqiptare dhe me disa nga kreret shqiptare. Nderkaq qarqet politike dhe shtypi i Sofjes ndiqnin me interesim kryengritjen shqiptare. Disa prej tyre i shikonin ngjarjet ne Kosove si fillim i fundit te sundimit osman dhe kerkonin te perfitohej nga gjendja e krijuar per te nderhyre ne Maqedoni. Grupe te tjera politike bullgare, duke i vleresuar ngjarjet ne Shqiperi si kalimtare, kerkonin qe Bullgaria te mbante qendrim korrekt kundrejt Perandorise Osmane. Megjithekete, si qarqet oborrtare te Sofjes te kryesuara nga princi Ferdinand, ashtu edhe qeveria bullgare, duke menduar se kryengritja shqiptare do t'i jepte nje goditje te forte regjimit xhonturk, parashikonin te nxirrnin perfitime prej saj. Shtypi zyrtar bullgar shkruante pas fillimit te kryengritjes, se Bullgaria, si fqinje e mire e Turqise, deshironte qe qeveria osmane te vendoste qetesine e rregullin ne viset e perfshira nga kryengritja, por ne rast se kjo kryengritje merrte permasa te medha dhe shnderrohej ne nje te keqe qe mund te cenonte paqen ne Ballkan e te sillte pasoja te renda per bullgaret e Maqedonise, atehere qeveria bullgare nuk mund te rrinte duarkryq.
Perfaqesuesi diplomatik serb ne Sofje u perpoq te bindte kreun e qeverise bullgare, se ishte ne interesin e shteteve ballkanike t'i liheshin Turqise duart te lira per te shtypur kryengritjen shqiptare.
Shqetesimi se kryengritja shqiptare mund te shfrytezohej nga Vjena, si pretekst per nderhyrje ne Ballkan, perbente nje arsye me shume qe Serbia te tregohej e rezervuar ndaj levizjes se armatosur ne Kosove. Keto zhvillime rrezikonin planet e saj te kahershme per ekspansionin drejt territoreve shqiptare. Synimet autonomiste te Levizjes Kombetare Shqiptare e shtynin edhe me shume qeverine serbe qe te kerkonte shtypjen e kryengritjes se Kosoves. Sendertimi i tyre vleresohej ne Beograd si nje pengese shume me e madhe per projektet e Serbise, sesa pushteti i Perandorise Osmane mbi trevat shqiptare. Fati i kesaj Perandorie tashme ishte percaktuar. Ajo po i afrohej me shpejtesi fundit te saj.
Millovanovici shprehu mendimin se ishte ne interesin e Serbise dhe te vendeve te tjera ballkanike qe konflikti i armatosur i shqiptareve me xhonturqit te ishte sa me i pergjakshem, ne menyre qe te dyja palet te dobesoheshin sa me shume. Sipas parashikimeve te tij, keshtu do te arrihej qellimi i dyfishte: nga njera ane, dobesimi i Perandorise Osmane do ta lehtesonte luften e ardhshme te Serbise e te Bullgarise kunder saj; nga ana tjeter, shqiptaret e mposhtur nga ushtria osmane do te arrinin ne nje gjendje te tille sa te pranonin te viheshin nen Serbine.
Diplomatet serbe ndiqnin me kenaqesi carmatimin e shqiptareve nga autoritetet ushtarake osmane. Perfaqesuesi i Beogradit ne Stamboll e siguronte ministrin e Jashtem te Perandorise Osmane, se Serbia ishte e gatshme t'i bente Turqise sherbimet e nevojshme per t'ia lehtesuar mposhtjen e kryengritjes. Edhe Porta e Larte e priti me kenaqesi gatishmerine e Beogradit per te ndihmuar ne qetesimin e Kosoves.
Pas renies se Grykes se Kacanikut, kur ushtria osmane filloi marshimin ne drejtim te Carraleves, konsulli serb ne Prishtine mori udhezime per t'i dhene ekspedites turke cdo perkrahje. Me porosine e tij fshataret e mesuesit serbe u vune ne sherbim te Turgut Pashes. Sipas udhezimeve qe moren nga oficeret e shtabit turk ne Ferizaj, ata mblidhnin te dhena per gjendjen, organizimin e vendndodhjen e forcave kryengritese dhe perhapnin lajme te rreme rreth marshimit te forcave te medha osmane per te shkurajuar shqiptaret.
Ne kundershtim me premtimin qe u kishte bere shqiptareve ne fillim te kryengritjes, Serbia nuk pranoi t'i strehonte kryengritesit. Beogradi pranoi te strehonte ne Serbi vetem disa prej krereve, si Hasan Hysen Budakoven, Zejnel Beun nga Gjilani, Shaqir cavdarbashen nga Peja dhe bajraktarin e Ostrozubit, duke shpresuar se mund t'i perdorte ne sherbim te politikes serbe. Qeveria serbe i ofroi strehim edhe Idriz Seferit, por ky nuk e pranoi dhe qendroi ne malet e krahines se vet, ne Karadak.
Ndryshe nga Serbia, Mali Zi, edhe pse nuk e perkrahu kryengritjen shqiptare, nuk mbajti qendrim armiqesor kundrejt saj dhe u dha strehim kryengritesve.
Kryengritesit e anes veriperendimore te Kosoves ne fillim u vendosen ne Bjeshket e Namuna. Por mungesa e ushqimeve dhe fillimi i te ftohtit e beri te pamundur qendrimin e tyre te metejshem ne ato ane. Ne keto rrethana, Isa Boletini, ne emer te te gjithe krereve te kryengritjes, kerkoi nga Cetina qe t'i strehonte ne Mal te Zi. Kjo kerkese u pranua nga qeveria e Malit te Zi, e cila formoi nje komision te posacem per strehimin e emigranteve. Ata u vendosen ne Cetine, ne Podgorice, ne Shpuze, ne Nikshiq dhe ne Ulqin.
Por pas deklaratave te princ Nikolles per motivet humanitare qe e shtyne te mbante kete qendrim, fshihej synimi i tij per te bere per vete kreret shqiptare, duke shpresuar se me ndihmen e tyre do te kenaqte lakmite territoriale ndaj tokave shqiptare qe shkonin deri ne Mat e me gjere, ndersa populli malalez i priti miqesisht refugjatet e ardhur nga territoret shqiptare.

Psikologu
17-08-09, 20:13
Kryengritja e Kosoves dhe Fuqite e Medha
Fuqite e Medha, duke respektuar politiken e ruajtjes se status quo-se ne Turqine Evropiane dhe ne gjithe Perandorine Osmane, nuk e perkrahen kryengritjen shqiptare te Kosoves. Ata i trajtuan ngjarjet ne Shqiperi si nje ceshtje thjesht e brendshme e Perandorise Osmane dhe i lane dore te lire Stambollit per shtypjen e kryengritjes.
Por qendrimi i Fuqive te Medha kundrejt levizjes clirimtare te shqiptareve e sidomos ndaj metodave te dhunes e te terrorit qe perdori ushtria turke per paqtimin e territoreve shqiptare, nuk ishte i njejte. Ndersa Rusia kembengulte prane Portes se Larte per ta cuar deri ne fund ekspediten ushtarake ne Shqiperi, ministri i Puneve te Jashtme te Austro-Hungarise e keshillonte Stambollin qe te mos shkonte shume larg ne masat e dhunes ndaj shqiptareve.
Te njejtin qendrim mbajti ne pergjithesi diplomacia gjermane. Nepermjet perpjekjeve diplomatike qe bene prane qeverise xhonturke, Vjena e Berlini i terhoqen verejtjen asaj per masat e tepruara shtypese. Ato i bene te ditur Stambollit se ndjekja e keshillave ruse per ashpersimin deri ne skaj te konfliktit me shqiptaret, do te sillte dobesimin e te dyja paleve dhe do t'ua lehtesonte shteteve ballkanike plotesimin e pretendimeve territoriale ndaj trojeve shqiptare, gje qe nuk e deshironin as Berlini, as Vjena.
Po keshtu ministri i Jashtem i Italise, San Xhuliano, nepermjet ambasadorit te tij ne Stamboll, ndonese ne menyre te kujdesshme e te matur, i bente te qarte Portes se Larte se edhe Italia nuk e miratonte aksionin energjik dhe masat e egra te ushtrise turke ne Shqiperi; ndersa opinioni publik e shtypi italian shprehen simpatine per kryengritjen shqiptare dhe denuan politiken e eger te qeverise xhonturke kundrejt shqiptareve. Ne keto qendrime te dukshme proshqiptare ushtronte ndikimin e vet edhe mjedisi arberesh.
Ne pjesen tjeter te kontinentit evropian e te atij amerikan u ndje ndikimi i mitingjeve te protestes, i agjitacionit dhe i propagandes qe kolonite shqiptare te mergimit, shoqatat dhe komitetet bene ne te mire te kryengritjes shqiptare. Nje vend te vecante ze ketu mitingu i organizuar ne Boston.
*
* *
Kryengritja e Kosoves e vitit 1910 ishte e para levizje e armatosur aq e gjere e popullit shqiptar ne fillim te shek. XX, por qe mbeti ne kufijte e nje vilajeti te vetem. Veprimet e suksesshme luftarake te kryengritesve ne skajin verilindor te vilajetit te Shkodres nuk ndikuan ne zgjerimin e permasave te saj.
Lufta e armatosur e popullit shqiptar kunder sundimit osman nuk arriti te shtrihej ne nje hapesire te gjere kombetare as ne rrafshin organizativ, as ne ate politik e ushtarak. Madje edhe ne kufijte e vilajetit te Kosoves nuk u arrit nje bashkerendim i veprimeve luftarake. Ndonese luftuan per te perballuar marshimin e ushtrise se komanduar nga Shefqet Turgut pasha, kryengritesit nuk arriten te organizonin nje qendrese te pergjithshme ne gjithe vilajetin. Vatrat e qendreses se shqiptareve, sic qene ato te Kacanikut, te Carraleves etj., mbeten te shkeputura nga njera-tjetra.
Ne keto dobesi ndikoi edhe mungesa e nje qendre te vetme drejtuese politike e ushtarake ne shkalle kombetare ose te pakten nderkrahinore. Pervec kesaj, pjesa me e madhe e vendit qendroi menjane ngjarjeve te Kryengritjes se vitit 1910 dhe nuk u perfshi ne luften e armatosur kunder regjimit xhonturk. Shumica e veprimtareve te klubeve atdhetare ne vilajetet e Shkodres, te Janines dhe te Manastirit nuk ishte ende e bindur per domosdoshmerine e luftes se armatosur. Edhe deputetet shqiptare, duke perfshire edhe ata me radikalet (me ndonje perjashtim), nuk qene te prirur ne kete kohe per te dale nga kuadri i luftes parlamentare, ndersa komitetet e fshehta ne Jug te vendit, ndonese ishin perkrahes te kryengritjes se armatosur, nuk ishin te pergatitur per te mbeshtetur me veprime te armatosura kryengritjen e Kosoves.
Kryengritja u shtyp edhe per shkak se shqiptaret u ndodhen perballe nje ushtrie te madhe ne numer, ne armatime e ne pajisje luftarake dhe e drejtuar nga oficere te zgjedhur, te stervitur nga instruktore te huaj.
Kryengritja nuk pati perkrahjen e qarqeve politike te shteteve fqinje dhe te Fuqive te Medha qe vijuan t'i permbaheshin politikes, tashme tradicionale, te ruajtjes se status quo-se.
Megjithese Kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua te beje ndonje leshim. Ne vjeshten e vitit 1910 ajo hoqi ligjin per bandat, lejoi hapjen e ndonje shkolle shqipe, pa hequr dore nga perpjekjet per t'i detyruar shqiptaret qe te perdornin alfabetin arab, nderpreu zbatimin e masave per carmatimin, per rekrutimin ushtarak e per mbledhjen e taksave dhe premtoi se do te perdorte nje fond te posacem per ndertimin e shtepive te djegura e te renuara gjate fushatave ushtarake te vitit 1910. Per te penguar nje shperthim te ri te kryengritjes ne Kosove, Porta e Larte dergoi atje disa komisione qe u ngarkuan te qetesonin vendin duke u marre vesh me kreret shqiptare.

Psikologu
17-08-09, 20:14
Pergatitja e kryengritjes
Kryengritja e Kosoves tregoi edhe nje here nevojen e bashkimit te te gjitha forcave te vendit ne luften kunder sundimtareve osmane. Drejt ketij bashkimi i shtyne shqiptaret edhe veprimet shtypese te qeverise se Stambollit. carmatimi i pergjithshem ishte nje nga masat me te renda qe moren autoritetet xhonturke ne vitin 1910 e qe la mbrese te thelle te shqiptaret, sepse u hoqi atyre mjetet per te kundershtuar politiken shtypese e arbitrare te qeveritareve xhonturq dhe per te mbrojtur vendin nga synimet grabitqare te shteteve fqinje.
Por edhe ne keto rrethana shume malesore nuk pranuan t'u nenshtroheshin urdheresave qeveritare. Grupe te shumta luftetaresh vijuan qendresen edhe pas shtypjes se kryengritjes se vitit 1910. Megjithate, perballe forcave te medha osmane, nje pjese e mire e kryengritesve u detyrua te kalonte ne Mal te Zi. Midis tyre qene edhe Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Sulejman Batusha, Isa Boletini, Hasan Budakova, Mirash Ndou e te tjere. Sipas deklaratave te qeverise malazeze, ne territorin e saj ndodheshin me 1910 rreth 800 familje shqiptare te arratisura me afer 3 000 veta, ndersa ne Serbi u strehuan vetem disa prej tyre.
Qeveria malazeze, duke shprehur shqetesimin per mundesine e nje sulmi te malesoreve kunder trupave turke nga territori i Malit te Zi, i largoi refugjatet shqiptare ne Nikshiq e ne Danillovgrad.
Nderkohe rrethet atdhetare, brenda e jashte vendit, bene thirrje per nje kryengritje te re, gjate se ciles do te kerkohej autonomia e Shqiperise. Ky program u shpalos sidomos ne shtypin e kolonive, ne thirrjet e shoqerive dhe te komiteteve shqiptare. Ne te gjitha keto kerkohej amnistia e pergjithshme per luftetaret e vitit 1910, liri e plote per zhvillimin e gjuhes shqipe me alfabetin latin, krijimi i nje administrate me nepunes shqiptare dhe perdorimi i nje pjese te mire te te ardhurave te vendit per zhvillimin ekonomik e kulturor te Shqiperise.
Kryengritja e re filloi te pergatitej sipas ketij progami te perbashket autonomist. Nje nga detyrat kryesore, ashtu si me pare, ishte formimi brenda vendit i nje qendre te vetme drejtuese per gjithe levizjen kombetare. Nje qender e tille e perbashket nuk ekzistonte as edhe jashte vendit, ku kishte kushte me te favorshme per organizimin e levizjes. Krijimi i komiteteve jashte Perandorise ishte i dobishem, sepse do te terhiqte vemendjen e opinionit publik dhe te qeverive te Fuqive te Medha rreth kerkesave e aspiratave te popullit shqiptar, do t'u jepte mundesi organizatave shqiptare te siguronin te holla per te blere armet e nevojshme. Vendet me te pershtatshme per organizimin e rretheve atdhetare radikale mund te ishin ato fqinje qe ndodheshin me afer Shqiperise, sic qene shtetet ballkanike dhe Italia.
Ne keto rrethana, me nismen e Nikolle Ivanajt, u krijua ne Bari nje komitet i kryengritjes, i cili u orvat te vendoste lidhje me kolonite e mergimit dhe me komitetet e fshehta brenda vendit.
Gjate dimrit te 1910-1911-s ne Italine fqinje, me nxitjen e rretheve atdhetare shqiptare dhe arbereshe, u zgjerua levizja ne te mire te luftes se popullit shqiptar. Ne janar te vitit 1911 u formua ne Itali Komiteti "Pro Albania", rreth te cilit u bashkuan republikane, socialiste, demokrate dhe elemente te tjere perparimtare. Midis tyre kishte edhe 60 deputete. Komiteti filloi ta shtrije veprimtarine e tij me anen e nenkomiteteve ne vise te ndryshme te Gadishullit Apenin, duke synuar te mblidhte ndihma ne te holla dhe te regjistronte vullnetare per kryengritjen shqiptare.
ceshtja shqiptare u perkrah vecanerisht nga kolonite arbereshe, qe zhvilluan nje veprimtari te gjere ne te mire te Levizjes Kombetare Shqiptare. Edhe mjaft te rinj italiane e te vendeve te tjera, studente e punetore, shprehen gatishmerine per te marre pjese ne ekspediten e vullnetareve, te cilen mendohej se do ta drejtonte i biri i Xhuzepe Garibaldit, Ricioti Garibaldi (Ricciotti Garibaldi).
Atdhetaret shqiptare punonin per te siguruar perkrahjen e qeverise italiane. Por qarqet qeveritare italiane mbajten nje qendrim tjeter nga ai i popullit italian. Italia po pergatitej atehere per luften per te pushtuar Tripolin. Ne keto rrethana Roma nuk ishte e interesuar te nderhynte ne Shqiperi, sepse kjo do te shkaktonte kunderveprimin e rivales se saj, te Austro-Hungarise. Ne shkurt te vitit 1911 qeveria italiane e ndaloi ekspediten e vullnetareve dhe mori masa per te penguar cdo ndihme, qe mund t'u jepej kryengritesve shqiptare nga Italia.
Ne keto rrethana Ricioti Garibaldi deklaroi se hiqte dore nga ekspedita e propaganduar me aq buje, "meqe (ajo - shen. i aut.) demton interesat diplomatike te Italise".
Qeveria austro-hungareze, e shqetesuar nga zhvillimi i ngjarjeve ne Shqiperi, vijonte te kerkonte nga Porta e Larte qe te ndiqte nje politike te urte ne Ballkan dhe t'u bente leshime shqiptareve. Ne te njejten kohe Vjena ushtronte trysni ndaj shqiptareve qe te mos hidheshin ne kryengritje.
Pergatitja e kryengritjes ne Shqiperine e Veriut shqetesoi edhe shtetet ballkanike, sepse permbushja e kerkesave te Levizjes Kombetare Shqiptare binte ndesh me synimet e tyre aneksioniste ndaj tokave shqiptare. Pervec Malit te Zi, i cili ngutej te perfitonte nga kryengritja per te shperthyer luften me Turqine, shtetet e tjera te Ballkanit, nuk e ndienin veten te pergatitur per veprime te armatosura kunder Perandorise Osmane.
Ne shkurt te vitit 1911 Mali i Zi iu drejtua Serbise per te percaktuar qendrimin e te dyja shteteve ndaj nje kryengritjeje te mundshme shqiptare. Por qeveria serbe e quajti te parakohshem nje veprim te tille.
Komitetet e fshehta shqiptare mendonin ta fillonin kryengritjen ne pranveren e vitit 1911, pasi te beheshin te gjitha pergatitjet e nevojshme. Komiteti i Manastirit udhezonte atehere komitetet e tjera qe te formonin ceta prej 50 vetash. Perpjekje te shumta po beheshin per te futur arme ne Shqiperi.
Nderkohe numri i refugjateve ne Mal te Zi nga Kosova, nga Malesia e Mbishkodres dhe nga vete qyteti i Shkodres, sipas njoftimeve nga Cetina, arriti mbi 7 000 veta. Shumica e tyre qene strehuar ne Podgorice, ne Ulqin, ne Nikshiq e ne vende te tjera. Midis malesoreve te arratisur ishin rreth 400 veta nga Kastrati, te prire nga vojvoda Zenel Shabani, 400 te tjere nga Hoti me Dede Gjo Lulin ne krye, 800 nga Shkreli te kryesuar nga vojvoda Prend Marashi, dhe 400 te tjere nga Gruda me bajraktarin Dede Nikaj ne krye. Pervec ketyre ishin edhe 1 200 refugjate nga Kelmendi, nga Selca dhe nga Postriba.
Emigrantet e perqendruar ne Mal te Zi organizuan Komitetin e tyre ne Podgorice, i cili merrej me mbledhjen e ndihmave, por edhe me organizimin e kryengritjes. Ne fund te muajit janar dhe ne fillim te shkurtit 1911 Komiteti organizoi nje miting, ne te cilin u shpreh vendosmeria e shqiptareve per vazhdimin e luftes kunder sundimit osman dhe per pergatitjen e kryengritjes se re ne pranvere. Ne rezoluten qe u miratua ne kete tubim, theksohej se refugjatet e strehuar ne Mal te Zi do te largoheshin prej andej vetem kur Porta e Larte te plotesonte kerkesat e parashtruara nga shqiptaret ne Kongresin e Dyte te Manastirit, kur t'u ktheheshin armet malesoreve, kur te perjashtoheshin shqiptaret nga sherbimi ushtarak dhe te liroheshin te burgosurit e denuar per faje politike.
Nje pune te madhe beri Komiteti per sigurimin e armeve dhe te municioneve. Ai u be qender, ku u grumbulluan gjate kryengritjes atdhetare nga viset e ndryshme te Shqiperise, si edhe nga kolonite e mergimit. Komiteti u ndihmua edhe nga atdhetaret qe ndodheshin ne Mal te Zi, si Risto Siliqi etj., si edhe nga Nikolle Ivanaj, Hile Mosi, Luigj Gurakuqi etj. qe shkuan me pas ne Podgorice.
Perfaqesues te Levizjes Kombetare Shqiptare bene perpjekje per te siguruar perkrahjen e qeverive te shteteve fqinje dhe sidomos te Serbise e te Bullgarise. Por si Bullgaria, ashtu edhe Serbia, nepermjet perfaqesuesve te vet diplomatike ne Rome, u kumtuan perfaqesuesve te Levizjes Kombetare Shqiptare se, derisa nuk do te cenoheshin interesat e tyre shteterore dhe kombetare, ato do te vijonin t'i permbaheshin neutralitetit te plote.
Ne keto rrethana Komiteti i Podgorices u perpoq te shfrytezonte ndihmen e qeverise malazeze, por pa rene ne kurthin e politikes se saj grabitqare ndaj tokave shqiptare. Por kjo nuk ishte e lehte te arrihej. Prandaj ne krye te Komitetit, per arsye taktike, ishte vene atehere Sokol Baci, i njohur si njeri i krajl Nikolles.
Qeveria e Malit te Zi mori te gjitha masat qe kryengritja te mos fitonte karakter kombetar, por te kufizohej ne caqet lokale. Kjo do t'i jepte mundesi krajl Nikolles te nderhynte me lehte e ta perdorte ate per interesat e vet. Pervec kesaj ai punoi qe kryengritja te fillonte para kohe. Ne shkurt qeveria e Malit te Zi njoftoi Porten e Larte dhe Fuqite e Medha se nuk do t'i mbante malesoret me gjate se 28 marsi i vitit 1911.
Nderkaq, Isa Boletini, ne nje takim qe pati me krajl Nikollen, hodhi poshte propozimin e tij qe veprimet luftarake te malesoreve te mbeshteteshin nga trupat malazeze. Po keshtu veproi dhe Dede Gjo Luli.
Komiteti i Podgorices, per shkak te pengesave qe i nxori qeveria e Malit te Zi, nuk arriti te bashkerendonte veprimet e tij me krahinat e tjera te Shqiperise. Lidhje te tilla nuk arriten te vendoseshin as edhe me qytetaret e Shkodres, takimi me te cilet ishte lene te behej ne Cetine me 4 prill ku do te lidhej besa. Nderkaq, Mali i Zi, duke synuar t'i nenshtronte me ane te urise, me 14 mars ua preu ndihmat malesoreve. Ne keto rrethana malesoreve te arratisur iu desh ta fillonin kryengritjen para se te lidhej besa me shkodranet, ndersa vendosja e bashkepunimit me viset e tjera qe pothuajse e pamundur.

Psikologu
17-08-09, 20:17
Shperthimi i kryengritjes dhe veprimet luftarake (mars dhe fillimi i qershorit 1911)
Kryengritja filloi me 24 mars te vitit 1911 kur malesoret e Hotit, te udhehequr nga Ded Gjo Luli, nga Gjek Marash Gjeloshi e te tjere, filluan veprimet e armatosura dhe sulmuan fortifikaten kufitare te Rapshes. Levizja u shtri shume shpejt ne Grude, ne Kelmend dhe ne Kastrat.
Shperthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke ne Shkoder. Autoritetet osmane menduan te perdornin si mjet per ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar te nxisnin percarjet e grindjet fetare ndermjet shqiptareve myslimane e katolike. Ne te njejten kohe xhonturqit hapen fjale ne te kater anet, se malesoret kryengrites ishin veglat e krajlit te Malit te Zi, domethene te nje shteti te krishtere. Per te nxitur konfliktin ndermjet shqiptareve, autoritetet osmane u shperndane myslimaneve te qytetit dhe te rajoneve perreth 4 000 arme. Por popullsia myslimane e priti me shperfillje kete propagande. Vetem nje pjese e vogel e atyre qe moren arme luftuan kunder malesoreve. Edhe keta nuk i shqetesonte perkatesia fetare e Malit te Zi, por synimet e tij tashme te njohura ndaj trevave shqiptare dhe vete qytetit te Shkodres.
Kryengritja perfshiu menjehere krahinat e Malesise se Madhe. Numri i kryengritesve arriti brenda pak ditesh ne 3 000 veta. Me 28 mars kryengritesit moren qytezen e Tuzit. Garnizoni i vogel ushtarak dhe qeveritaret u detyruan te mbylleshin ne kalane e quajtur Shipshanik, qe ndodhej ne krye te saj. Me 30 mars 400 malesore sulmuan Koplikun, por u terhoqen per mungese armesh e municionesh.
Me 30 mars u be ne Cetine mbledhja e udheheqesve te kryengritjes, e cila miratoi nje memorandum drejtuar Fuqive te Medha. Ne kete dokument kerkohej paprekshmeria e territoreve shqiptare; te njihej gjuha shqipe si gjuhe zyrtare ne te kater vilajetet, ne zyra e gjyqe dhe si gjuhe mesimi ne shkolla; te gjithe nepunesit ne Shqiperi te ishin shqiptare dhe te njihej zyrtarisht kombesia shqiptare; te ardhurat buxhetore te shpenzoheshin ne dobi te vendit; ushtaret shqiptare te mos sherbenin jashte trojeve shqiptare, me perjashtim te rasteve te luftes. Memorandumi ishte nenshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohes theksonte se, megjithese kryengritja zhvillohej ne nje treve te ngushte, te banuar kryesisht nga katolike, kryengritesit dolen me kerkesa kombetare. Ata ne thelb kerkuan autonomine e Shqiperise.
Me 6 prill 1911 u zhvilluan perleshje te ashpra ndermjet malesoreve dhe forcave turke prej Tuzit deri ne Kastrat. Por luftimet me te rrepta u zhvilluan ate dite prane Deciqit, ku u asgjesuan 30 ushtare, ndersa nga kryengritesit mbeten ne fushen e luftes shtate veta, midis te cileve ishte edhe prijesi i tyre, Nish Gjelosh Luli.
Me 8 prill 200 malesore u bene balle ne afersi te Kastratit per gjashte ore rresht 1 200 forcave xhonturke, te cilat pas terheqjes se kryengritesve plackiten dhe dogjen Bajzen e Kastratit.
Me qellim qe t'i fuste shqiptaret ne mes dy zjarresh, komanda e ushtrise osmane dergoi nga Gjakova kater batalione nen drejtimin e Ethem Pashes. Kur po vinte nga Gucia, naten e 16 prillit, ushtria osmane u sulmua te Hani i Gropes nga banoret e Selces. Ajo nuk arriti te vazhdonte marshimin drejt teatrit kryesor te luftimeve perreth Tuzit.
Per tri jave rresht xhonturqit nuk munden jo vetem t'i nenshtronin malesoret, por as te lidheshin me garnizonin e rrethuar te Tuzit dhe te perforcoheshin ne Deciq.
Fillimi i parakohshem i kryengritjes ne Veri, qe ndodhi per shkak te presioneve te qeverise malazeze, pengoi perhapjen e saj te menjehershme ne viset e tjera me te aferme. Kryengritja e malesoreve i gjeti keto pjese te vendit ende te papergatitura dhe te paorganizuara per veprime te armatosura te perbashketa. Trevat veriore te vendit, sidomos Kosova, Mirdita e krahinat e tjera, ishin te carmatosura nga ekspedita e vitit 1910. Megjithate, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha nuk hoqen dore nga perpjekjet per zgjerimin e kryengritjes ne viset e Rrafshit te Dukagjinit.
Ne keto rrethana kryengritesit e Veriut iu drejtuan shqiptareve te Jugut duke u bere thirrje qe te bashkoheshin me ta. Me 15 prill 1911 perfaqesues te Kosoves cuan ne viset jugore thirrjen qe Isa Boletini e kishte leshuar disa kohe me pare (me 23 mars) nga malet e Shqiperise, ne te cilen thuhej: "... Na i kemi marre te gjitha masat e nevojshme dhe nuk kemi frike qofte dhe sikur qeveria te dergonte te gjitha ushtrite e saj... Ju duhet sa me shpejt qe te jete e mundun te dergoni njerez dhe te pergatitni popullin ... Na nuk duhet ta humbim rasen e favorshme qe kemi sot".
Kryengritja e Veriut vuri ne levizje edhe perkrahesit e veprimeve te armatosura ne jug te vendit. U krijuan komitete te reja, si "Shoqeria e Zeze per Shpetim", qe derguan perfaqesuesit e tyre ne Kosove. Ne Kolonje u mbajt nje mbledhje e udheheqesve te levizjes, ku moren pjese edhe emisaret kosovare qe sollen letren e Isa Boletinit. Ketu u vendos te shpejtohej organizimi i cetave dhe ne fillim te qershorit te niste kryengritja edhe ne jug te vendit.

Psikologu
17-08-09, 20:17
Perkrahesit e veprimeve kryengritese iu drejtuan popullit me keto fjale: "Vellezerit tane, geget, po na ftojne ne te bijt e Pirros, qe t'u vijme ne ndihme, e prandaj cdo shqiptar e ka detyre te marre huten ne krah e te bashkohet me kryengritesit e te mos leme te na turperohet "Baba Tomori" i shenjteruar qe po bucet. Duam, pra, lirine dhe veteqeverisjen e Shqiperise, duam te drejtat tona dhe do t'i kerkojme gjersa te shuhemi te gjithe".
Ne vilajetin e Janines, ne rajonet e Korces, te Elbasanit, te Dibres dhe te Ohrit komitetet e fshehta filluan te shperndanin arme dhe te organizonin ceta. Me 16 prill u organizua ne Manastirin e Cepos nje mbledhje me kreret e kryengritesve te Gjirokastres, te Delvines dhe te viseve te tjera te Shqiperise se Jugut, te cilet u betuan per t'u ngritur ne lufte te armatosur kunder Perandorise Osmane.
Mirepo, per shkak te qendrimit prites te elementeve te moderuar e te lekundshem dhe te trysnise se faktoreve te jashtem, Komiteti i Manastirit i shtyti pergatitjet per kryengritje ne nje kohe te pacaktuar, por gjithnje brenda vitit 1911.
Me 17 prill zbarkoi ne Shengjin gjenerali turk Shefqet Turgut pasha me tete batalione, 5 000 ushtare, dy bateri malore, nje divizion mitralier, 800 kuaj, 10 000 pushke dhe materiale te shumta luftarake. Ne te njejten kohe 20 000 ushtare te tjere po mobilizoheshin ne Anadoll, pervec batalioneve te rezervisteve qe do te rekrutoheshin ne Rumeli, ne Turqine Evropiane. Me Shefqet Turgut pashen erdhi edhe Preng Bibe Doda, i thirrur nga Vjena prej xhonturqve per te qetesuar Mirditen dhe per te penguar bashkimin e saj me kryengritjen.
Ushtrite osmane me rruge detare erdhen e zbarkuan ne Shkoder me 18 prill. Mberritja e forcave te reja osmane nuk i ndali sulmet e kryengritesve, ne radhet e te cileve luftonin edhe atdhetare te tille, si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi e te tjere. Me 22 prill deshtoi kundersulmi qe forcat xhonturke ndermoren nga ana e Shipshanikut dhe e Deciqit.
Ne proklamaten e publikuar me 1 maj 1911, te shkruar ne shqip, frengjisht, gjermanisht e italisht, kryengritesit parashtruan edhe njehere programin e tyre autonomist. Pasi flitej per vendosjen pas Revolucionit te regjimit xhonturk, te cilin e perkrahen edhe shqiptaret, ne proklamate shpalleshin keto kerkesa te kryengritesve: 1) Shqiperia te behej veteqeverimtare me sigurim te qeverive te medha nen hije te Turqise; 2) Shkollat shqipe te mbaheshin prej qeverise; 3) Ushtaret shqiptare te mos dilnin jashte kufijve te Shqiperise, pervec se ne rast lufte.
Nderkaq, perpjekjet luftarake u bene me te shpeshta dhe me te rrepta. Me 3 maj u zhvillua nje nga perleshjet me te medha te kryengritesve me forcat osmane, pas se ciles u hap rruga per ne qendren e vilajetit, ne Shkoder. Luigj Gurakuqi shkruante ato dite se "do te kishim marre Shkodren, po te kishim pase arme".
Ngjarjet e Kryengritjes shqiptare te vitit 1911 paten jehone brenda dhe jashte vendit. Me kryengritesit u bashkuan, sado te pakte, edhe vullnetare nga Italia e Bullgaria. Shtypi i huaj shkruante per trimerine e grave shqiptare, per "amazonat shqiptare", te cilat, krahas burrave, prinderve dhe vellezerve te tyre, luftonin kunder pushtuesve osmane.
Nje veprimtari te gjere ne te mire te kryengritjes zhvilloi brenda vendit "Shoqeria e Zeze per Shpetim". Ajo punoi per mbledhjen e ndihmave per kryengritesit e Veriut ne emer te Lidhjes "Per Liri o per Vdekje".
Ne kolonite e mergimit ne Amerike, ne Bullgari, ne Rumani, ne Egjipt (Misir) etj., mbaheshin konferenca per Shqiperine dhe per luften e shqiptareve kunder sunduesve osmane. Shqiptaret e Amerikes mblodhen per kryengritesit nje shume te madhe te hollash. U vendos qe 30 vullnetare te shkonin nga Amerika ne Shqiperine e Jugut (Toskeri) per te shtrire edhe atje kryengritjen. Fan S. Noli dhe atdhetare te tjere u perpoqen te siguronin perkrahjen e Greqise, por Athina perseri, ashtu si me pare, kembenguli qe kryengritja shqiptare te zhvillohej vetem ne veri te lumit Shkumbin.
Gjate muajit maj patriotet shqiptare te grumbulluar ne Korfuz, si Nikolle Ivanaj, Themistokli Germenji, Ismail Qemali, Pandeli Cale, Stefan Kondillari, Spiro Bellkameni e te tjere, krijuan nje dege te komitetit shqiptar te Barit. Nderkaq u shtuan perpjekjet per organizimin e kryengritjes ne Shqiperine e Jugut, ku po punohej per sigurimin e armeve.
Me 9 maj Shefqet Turgut pasha ne pergjigje te proklamates se kryengritesve te dates 1 maj 1911, publikoi shpalljen, ku thuhej se udheheqesit e kryengritjes do t'i jepeshin gjyqit ushtarak, ndersa ata qe do te dorezoheshin brenda pese diteve, duke dhene armet e duke iu nenshtruar ligjeve e urdhrave te qeverise, do te perfitonin nga meshira e saj. Ne shpallje thuhej se, po te qellohej kunder ushtareve, do te denohej se bashku me fajtorin edhe pleqesia e katundit. Urdherohej qe frengjite e kullave te malesoreve te hapeshin nje kut te gjera e te gjata ose te mbylleshin krejt.
Shpallja ra ne duart e kryengritesve me 11 maj, diten e vendosjes se shtetrrethimit dhe te krijimit te gjykates ushtarake ne Shkoder. Shefqet Turgut pasha kishte kohe qe po merrte masat shtypese, internonte familjet e pjesemarresve te kryengritjes dhe te atyre qe dyshoheshin se kishin ndihmuar kryengritjen (pika 8 e shpalljes).
Kryengritesit iu pergjigjen thirrjes se Shefqet Turgut pashes me nje deklarate qe u miratua ne mbledhjen e mbajtur ne Pikale, te nenshkruar nga 60 udheheqes te tyre, e cila iu dorezua konsujve te huaj ne Cetine. Ne kete dokument thuhej se qysh nga dita kur ushtrite osmane kane rrenuar e djegur shtepite e malesoreve shqiptare, kane dhunuar nderin e shqiptarit dhe kane mbytur femijet, ata vendosen "me qendrue derisa t'u jesi ma e mbramja pike e gjakut nder dej" dhe e "grishnin" gjeneralin turk "me dale ne lame te luftes".
Pa pritur te mbaronte ende afati i armepushimit te caktuar ne shpalljen e tij, Shefqet Turgut pasha me 14 maj goditi befasisht malesoret. Ushtria osmane prej 6 000 vetash, e pajisur me artileri e mitraloza, u hodh serish mbi Deciq. "Forcat moren keto pozita, - shkruante konsulli austriak ne Shkoder, - duke i debuar rrebelet pllambe per pllambe".
Pas ketij operacioni turqit munden te forcoheshin ne vijen Tuz-Deciq-Kastrat, ku vendosen 6 000 ushtare ne drejtim te Shipshanikut dhe 5 000 te tjere nga ana e Koplikut. Nga ana e Gucise vijonte te ushtronte presion mbi kryengritesit ne drejtim te Selces nje force e komanduar nga Ethem Pasha, e cila kishte arritur ne 8 batalione. Ajo i mbajti te ngujuara forcat kryengritese te Kelmendit pa arritur te beje asnje hap perpara u detyrua te kthehej ne Guci.
Perballe ketyre forcave osmane, pa llogaritur trupat e shumta te dislokuara ne Fushe te Shtojit prane Shkodres, qendronin vetem 2 000 kryengrites shqiptare, te perqendruar ne mes te Dinoshes dhe Tuzit.
Shefqet Turgut pasha, duke perdorur artilerine, shkaterroi te gjitha katundet qe bene qendrese. Ushtria osmane nuk kurseu as malesoret myslimane. Per t'u shpetuar mizorive xhonturke, shume familje malesore, gra, femije e pleq, vazhdonin te kalonin ne Mal te Zi.
Nderkaq zhvilloheshin luftimet ne Shqiperine e Veriut. Me 3 qershor 350 malesore sulmuan Lezhen dhe e detyruan garnizonin osman te mbyllej ne Atik-Kala. Midis mirditasve, qe moren pjese ne kete sulm, kishte edhe shqiptare myslimane nga Mati, nga Luma, nga Dibra, madje edhe nga Kosova. Kryengritesit prene komunikimet tokesore e telegrafike midis Lezhes, Shkodres dhe Shengjinit.
Por pas ndihmave qe ushtrise osmane filluan t'i vinin nga Shengjini, kryengritesit u detyruan te terhiqeshin nga Lezha.
Zgjerimi i kryengritjes shkaktoi reagimin e qarqeve politike te Shteteve te Medha. Synimi i qeverise malazeze per t'u perfshire drejtpersedrejti ne aksionet luftarake te malesoreve kryengrites nuk gjeti miratimin jo vetem ne Serbi, por as ne Rusi. Qeveria cariste e kercenoi Cetinen se do t'i nderpriste subvencionet qe i jepte Malit te Zi, ne rast se ndihmonte kryengritjen.
Qeveria austro-hungareze, e shqetesuar nga mundesia e nje nderhyrjeje te Malit te Zi ne konfliktin shqiptaro-osman, ushtroi trysni mbi Cetinen duke kerkuar qe ajo te qendronte asnjanese. Vjena beri te gjitha perpjekjet qe kryengritja te mos perhapej ne viset e tjera.
Per te penguar sadopak zgjerimin e kryengritjes se malesoreve ne krahina te tjera te Shqiperise, Komiteti "Ittihad ve Terekki" ("Bashkim e Perparim") organizoi udhetimin e sulltanit plak, Mehmet Reshati V, ne Kosove. Mendohej se ky udhetim i sulltanit do ta lehtesonte "kthimin ne vathe" te atyre, qe ishin larguar nga "vellazerimi osman".

Psikologu
17-08-09, 20:18
Udhetimi u organizua ne formen e pelegrinazhit ne varrin e sulltan Muratit I, te vrare ne Fushe te Kosoves. Sulltani udhetoi vetem ne krahinen e Kosoves per ta vecuar kete treve nga kryengritja shqiptare ne Malesi te Mbishkodres. Me 15 qershor ai mberriti ne Prishtine, ku u organizua nje parade e madhe ushtarake, por nuk u mblodhen aq njerez sa pritnin xhonturqit. Nga frika se ceremonia ne Gazimestan (ne tyrben e sulltan Muratit) mund te kthehej ne nje manifestim kunderosman, ajo u mbyll shpejt me largimin prej andej te sulltanit dhe te personaliteteve qe e shoqeronin. Kjo ndermarrje e xhonturqve, sic pohojne bashkekohesit, s'qe vecse nje komedi e inskenuar keq.
Nderkohe levizja kryengritese filloi te zgjerohej edhe ne jug te vendit. Ne qershor doli ne mal ceta e Korces (me dr. Haki Mborjen ne krye) dhe filluan te veprojne edhe ceta te tjera. Shtrirja e levizjes se armatosur ne jug e shqetesoi Athinen. Gazeta ruse "Ruskoje sllovo", ne nje korrespondence nga Athina shkruante: "Shtypi grek, i cili gjer me dje deftente simpathi per kryengritjen shqiptare, sot nga qe u hap kryengritja dhe ne Epir, e quan veprimin e komitetit te shqiptareve dinak, se kerkon mjeshterisht ta quaj ate province, qe eshte fjeshte greke, te shqiptarizuar".
Me 17 qershor Shefqet Turgut pasha ne emer te sulltanit shpalli edhe nje here amnistine per kryengritesit qe duhej te dorezoheshin brenda 10 diteve, duke premtuar gjithashtu 10 000 lira per shtepite e djegura. Ne shpalljen qe nxori me kete rast thuhej se qeveria turke do te kujdesej per nevojat e vendit, per te shlyer demet qe u ishin bere kohet e fundit shqiptareve, si edhe per te siguruar te miren e qetesine e popullit. Por ne shpallje nuk behej fjale per asnje nga te drejtat kombetare te shqiptareve.
Pas shpalljes se 17 qershorit xhonturqit disa here u perpoqen te hynin ne bisedime me kryengritesit, por deshtuan, sepse ndeshen ne vendosmerine e tyre per te luftuar deri ne fund per te drejtat e tyre kombetare.
Duke pasur parasysh qe pjesa me e madhe e kryengritesve te Malesise se Mbishkodres ishin katolike, Stambolli mendoi se njerez me te pershtatshem per te hyre ne bisedime me malesoret do te ishin kleriket katolike. Per kete Porta e Larte kerkoi edhe ndihmen e protektores se kultit te Austro-Hungarise. Arkipeshkvi i Shkodres, Jak Serreqi, qe u ngarkua me detyren e veshtire te ndermjetesit ne mes shqiptareve kryengrites dhe Portes, e mori persiper kete rol, por me disa kushte. Autoritetet ushtarake e civile turke formuluan programin prej 8 pikash, me te cilin do te hyhej ne bisedime me malesoret. Keto ishin shume larg kerkesave te kryengritesve, te kerkeses se autonomise se shpallur nga kreret e tyre qysh ne muajin mars. Prandaj pikat e propozuara nuk u perfillen nga kreret e kryengritjes. Ne keto rrethana misioni i klerikeve, te kryesuar prej Jak Serreqit, qe u dergua prane malesoreve kryengrites, deshtoi.

Psikologu
17-08-09, 20:19
KUVENDI I GRECES (23 QERSHOR 1911)

Memorandumi i Greces
Mberritjen e komisionit te klerikeve ne Mal te Zi dhe perpjekjet e xhonturqve per t'u marre vesh me ta, kryengritesit e shfrytezuan per te dale para qeverise osmane dhe Fuqive te Medha serish me kerkesen e autonomise se Shqiperise. Me nismen e Komitetit te kryengritjes (te Podgorices), u mblodh ne pllajen e Greces, ne perendim te Selces, ne Malesine e Madhe Kuvendi i Pergjithshem i krereve shqiptare, i cili me 23 qershor miratoi dokumentin me te rendesishem te kryengritjes, te njohur me emrin "Memorandumi i Greces", i hartuar nga Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi. Kete dokument, i njohur si "Libri i Kuq" (per shkak te ngjyres se ballines se broshures ne te cilen u shtyp) ia paraqiti Kuvendit te krereve te kryengritjes Luigj Gurakuqi.
Me kete akt kryengritja e armatosur e shqiptareve te veriut kishte tani nje program kombetar ne te cilin aderuan tashme te gjithe shqiptaret.
Ne hyrje te memorandumit ("Librit te Kuq") flitet per ndihmen qe dhane shqiptaret per te sjelle xhonturqit ne fuqi. Disa privilegje qe u kishte njohur deri atehere sulltani autokrat krahinave malore, theksohet ne kete dokument, nuk i penguan shqiptaret te ngriheshin e te kerkonin kushtetuten per te gjithe popujt e shtypur. Por shpresat e tyre te regjimi kushtetues nuk u perligjen. Madje ishin xhonturqit ata qe me politiken e tyre i shtyne shqiptaret te rrembenin armet e te luftonin per te drejtat e tyre. Shqiptaret, aleate te xhonturqve, u bene me e para viktime e politikes se eger nacionaliste e xhonturqve. Mbi shqiptaret u turren taborret e Xhavit Pashes dhe te Shefqet Turgut pashes. Por edhe pasi shqiptaret i dhane armet, theksohej ne hyrjen e "Librit te Kuq", turqit e rinj nuk mendonin aspak t'i zbatonin reformat e premtuara.
Ne memorandum parashtroheshin keto kerkesa: t'u jepej garanci se nuk do te perseriteshin veprimet antikushtetuese nga qeveria qendrore dhe nga autoritetet lokale ne te gjithe Shqiperine dhe se do te respektoheshin fete e zakonet e vendit; te njihej kombi shqiptar me po ato te drejta qe kishin kombet e tjera te Perandorise Osmane; te kishte liri te plote per zgjedhjen e deputeteve shqiptare, numri i te cileve te ishte ne perpjesetim me popullsine; te kishte liri per perhapjen e gjuhes shqipe dhe te shkollave shqipe; te behej bashkimi i vilajeteve, ku jetojne shqiptaret, sipas decentralizimit administrativ, dhe te harmonizoheshin ligjet turke me te drejtat zakonore te vendit; nepunesit e larte te dinin gjuhen e zakonet e vendit; te gjithe nepunesit civile dhe financiare te ishin shqiptare, ndersa gjyqtaret, xhandaret e policet te ishin gjithashtu vendas; te caktohej nje guvernator i pergjithshem nga sulltani per nje periudhe te caktuar; te perdorej gjuha shqipe ne administrate, ne gjyqe e kuvende, perkrah turqishtes, qe mbetej gjuhe zyrtare e qeverise qendrore; sherbimi ushtarak i detyrueshem per te gjithe ne kohe paqeje te kryhej ne vend, ndersa per banoret e zonave kufitare te organizohej nje sherbim i vecante ushtarak, qe do te kryhej ne krahinat e tyre, per te ruajtur kufijte; te perdoreshin ne vend, per ndertime rrugesh, hekurudhash, shkollash e te tjera, te ardhurat fiskale me perjashtim te atyre te doganes, te postes, te telegrafes, te duhanit, te alkoolit dhe te pullave, te cilat ishin monopole te shtetit ose u ishin dhene te huajve sipas kapitulacioneve; t'u njihej fshatareve e drejta per prerjen e pyjeve sipas nje takse; keshillat e pergjithshme te kishin te drejte te jepnin vendime per buxhetin e vilajeteve dhe te kontrollonin shpenzimet; te jepeshin fonde te nevojshme per rregullimin e shtepive e te demeve te tjera te shkaktuara nga operacionet e ushtrive osmane dhe t'u ktheheshin shqiptareve armet qe u ishin marre.
Memorandumi i Greces parashtronte nje program te plote te autonomise se Shqiperise, ashtu sic ishte konceptuar ajo ne platformen e Levizjes Kombetare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes se Prizrenit. Ky memorandum kishte nje rendesi te vecante, sepse dilte nga gjiri i kryengritjes dhe ne formulimin tij moren pjese veprimtaret atdhetare te krahinave te ndryshme te vendit e te kolonive shqiptare te mergimit. Permbajtja kombetare e ketij memorandumi ishte nje argument i fuqishem per te kundershtuar trillimet e qeverise turke dhe te propagandes se shteteve fqinje qe mohonin karakterin e vertete kombetar te levizjes shqiptare dhe e paraqisnin kryengritjen e malesoreve si kryengritje fetare per ruajtjen e venomeve te vjetra lokale. Pranimi i kerkesave te Greces, sic pohonte Ismail Qemali, do te ishte nje fitore e nacionalizmit shqiptar. Keto kerkesa drejtoheshin njeherazi kunder politikes se qeverise malazeze, e cila orvatej me anen e agjenteve te saj t'i bindte malesoret te viheshin nen mbrojtjen e Malit te Zi.
Memorandumi ushtroi ndikim te fuqishem edhe ne pjeset e tjera te Shqiperise dhe nxiti perpjekjet qe u bene per kthimin e kryengritjes se Veriut ne nje kryengritje te pergjithshme.
"Libri i Kuq" iu dorezua nga perfaqesuesit e kryengritesve ambasadorit turk ne Mal te Zi, Sadredin Beut, qe e pranoi ate pa dhene ndonje pergjigje. Per te pasur garancine e Fuqive te Medha per plotesimin e kerkesave te tyre, nje delegacion i kryengritesve, i perbere nga Luigj Gurakuqi, Dede Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorezoi Memorandumin e Greces perfaqesuesve te Fuqive te Medha ne Cetine.
Nderkaq Shefqet Turgut pasha shpalli nje proklamate te dyte, me te cilen shtyhej afati i dorezimit te kryengritesve edhe 15 dite te tjera, duke filluar nga 27 qershori. Malesoret lajmeroheshin gjithashtu se Porta kishte derguar nje vali dhe nje kajmekam, qe dinin gjuhen shqipe. Por me 9 korrik Stambolli u detyrua t'a shtynte per te treten here afatin e dorezimit te kryengritesve edhe per 20 dite te tjera.
Me gjithe kerkesat kembengulese te kryengritesve, qeveria osmane nuk kishte ndermend t'i jepte autonomine Shqiperise. Ajo e quante kete te papranueshme, si nje akt qe do te sillte me vete shkaterrimin e Perandorise Osmane.
Stambolli vijoi te perdorte kunder malesoreve 50 batalione te komanduara nga Shefqet Turgut pasha, me 70 000 ushtare e 60 gryka artilerie me qitje te shpejte. Per te perligjur luften e gjate me malesoret dhe kete perqendrim te forcave te shumta ne Shqiperi kunder nje grushti malesoresh, propaganda zyrtare turke shpalli se ne kryengritje ishin cuar 20 000 malesore. Ne te vertete, gjithe familjet e kryengritesve, qe ishin mbartur ne Mal te Zi per t'i shpetuar terrorit xhonturk, arrinin ne rreth 15 000 veta, ndersa ne radhet e luftetareve ishin vetem 4 000 kryengrites.
Megjithate, ne perpjekjet me kryengritesit, Shefqet Turgut pasha la qindra te vrare. Ai u detyrua te pranonte, se "... cdo dite jane bere perpjekje te ashpra e te vazhdueshme, kryengritesit i kane dale zot cdo shkembi, cdo shtepie dhe e kane lene vendin vetem duke dhene jeten". Perkrah burrave luftuan edhe grate malesore, nder te cilat u dalluan Tringe Smajlja e Nore Kolja. Ne lufte merrnin pjese gjithashtu te rinj 16 vjecare dhe pleq deri ne 70 vjec. Vete udheheqesi i kryengritesve Dede Gjo Luli ishte 71 vjec.

Psikologu
17-08-09, 20:20
Malesoreve u dha dore taktika e luftimit ne grupe te vogla kunder armikut shume te madh ne numer dhe njohja e terrenit. Ata zinin shtigjet e qafat e pakalueshme. Sulmonin armikun aty ku ai nuk e priste dhe terhiqeshin ne rregull, pa deme.
Por lufta e kryengritesve veshtiresohej nga mungesa e armeve, e municioneve dhe e ushqimeve. Lufetaret ishin gjysme te uritur. Ndihmat qe vinin nga kolonite dhe nga vendet e tjera nuk mjaftonin per t'i mbajtur ata dhe refugjatet e shumte, qe qene mbledhur ne Mal te Zi.
Kryengritja e Malesise se Mbishkodres dhe kerkesat e saj terhoqen vemendjen e diplomacise britanike. Perfaqesues te kryengritesve sic ishte Mark Kakarriqi iu drejtuan asaj ne menyre te posacme. Duke perfituar nga memorandumi, qe kryengritesit shqiptare ua drejtuan Fuqive te Medha, E. Grej, ministri i Jashtem britanik, qysh me 26 qershor kerkoi te nderhyhej kolektivisht prane Portes ne perkrahje te shqiptareve, per te kenaqur kerkesat e tyre per gjuhen, shkollen, ndertimin e rrugeve dhe per amnistine e pergjithshme.
Por ky propozim nuk gjeti perkrahje te Shtetet e tjera te Medha. Gjermania e kundershtoi nje hap te tille, duke deklaruar se kjo do te merrej nga Stambolli si nderhyrje ne punet e brendshme te Turqise. Vjena iu permbajt po atij qendrimi te meparshem, te mosnderhyrjes. Franca gjithashtu nuk u tregua e gatshme te bashkohej me nismen e Anglise, kurse qeveria ruse shprehu dyshimin nese shqiptaret do te kenaqeshin me leshimet e propozuara nga Grej, kur dihej se ata kerkonin autonomine.
Nga ana tjeter, edhe shqiptaret, duke pare interesimin e Forein Ofisit, ne nje memorandum te vecante qe i drejtuan qeverise angleze, posacerisht E. Grejit, me 12 korrik kerkuan edhe nje here autonomine e Shqiperise. Ne memorandum thuhej: "... na po bajme fli per arsye te nalta politike deshirat e pavaresise qe frymezojne popullin shqiptar tash pese shekuj, e lypim vetem autonomi te gjane...".
Ne memorandum behej fjale gjithashtu per terrorin qe ushtria osmane po ushtronte ne fshatrat e Malesise, ku plackiste, digjte e rrenonte cdo gje. Ndersa shqiptaret i lironin ushtaret osmane qe zinin rob, thuhej ne kete dokument, turqit hakmerreshin edhe mbi popullsine e paarmatosur, mbi pleqte, mbi grate e femijet. Ne te flitej edhe per rastet kur njerezit digjeshin te gjalle nga ushtaret.

Psikologu
17-08-09, 21:41
SHTĖPIA E KONGRESIT TĖ MANASTIRIT

Nė kėtė fushatė kundėr mėsimit tė gjuhės shqipe u pėrdorėn mjete financiare, u falėn poste tė ndryshme, si politike dhe ato fetare, u vunė nė lėvizje elementė tė korruptuar e proturq tė tipit tė Arif Hiqmetit nga Kumanova dhe Rexhep Voka nga Tetova, duke mbajtur “mitingje”, kundėr alfabetit latin nė Manastir, Tetovė, Shkup dhe qytete tjera.
Turqit e rinj arritėn tė organizojnė njė “miting”, tė udhėhequr nga turkofilė dhe bashkėpunėtorė tė tyre tė udhėhequr nga hoxhallarė fanatik. Mitingu duhej tė mbahej nė sheshin e “Lirisė” nė Manastir, pėrpara kazermės ushtarake. Por ushtarėt shqiptarė me armė nė dorė, nuk lejuan qė tė mbahet ky miting pro turk. Organizatorėt e mitingut mė nė fund vendosėn qė ta mbajnė tubimin nė oborrin e xhamisė. Aty pasi folėn disa hoxhallarė fanatik, pati edhe tentime qė me forcė tė shkatėrrohet shtypshkronja e gazetės shqipe,”Bashkimi Kombėtarė”. Tollpėn e njerėzve e ndali njė oficer shqiptar, duke mbrojtur shtypshkronjėn me ushtarėt e vetė.
Por nė kėto ēaste kritike patriotėt shqiptarė u vetorganizuan nė mbrojtjen e klubit shqiptar “Dituria”, dhe e ruanin me armė nė dorė. Sipas konsullit rus mitingu i fundit shkaktoi zemėrim shumė tė madh te patriotėt shqiptar dhe ka pasur mundėsi “tė vij deri te gjakderdhja” . Qėndrimi i Komitetit nė Manastir “Bashkim dhe Pėrparim” i cili vepronte kundėr interesave shqiptare dėnohet ashpėr nga forcat patriotike. Pra xhonturqit, pasi erdhėn nė pushtet me ndihmėn e popullit dhe oficerėve shqiptarė nė vitin 1908, menjėherė filluan tė rekrutojnė nė radhėt e tyre shqiptarė analfabetė, duke i nxitur kundėr vėllezėrve tė vetė, qė pėrpiqen ditė e natė pėr arsimimin e popullit, pėr hapjen e shkollave shqipe me alfabet Latin.
Nė anėn tjetėr xhonturqit me tė madhe pėrgatiteshin pėr zgjedhje tė reja parlamentare. Ata nė Sanxhakun e Prizrenit ku bėnte pjesė edhe Tetova me Gostivarin i filluan pėrgatitjet pėr zgjedhje mė 13 gusht. Sanxhakut tė Prizrenit nė bazė tė ligjit pėr zgjedhje i takonin dy deputet, nė bazė tė numrit tė votuesve, pasi Sanxhaku i Prizrenit nė atė kohė kishte 111.540 banorė meshkuj me tė drejt vote. Por turqit rinj pėr tė fituar njė deputet tė vetin, arritėn tė shtojnė numrin e votuesve pėr 15.000 vetė. Me kėto falsifikime ata nga Sanxhaku i Prizrenit vėrtetuan kandidaturėn edhe pėr kandidatin e tretė.
Pėr kėto zgjedhje ekzistonin dy lista kandidatėsh: e para pėrbėnte listėn proturke tė propozuar nga xhonturqit, ndėrsa lista e dytė e propozuar nga vetė shqiptarėt. Nė listėn e parė bėnin pjesė:Sherif Efendiu nga Prizreni, Jovan Shatriqi serb nga Peja dhe Rexhep Efendiu nga Tetova, nė tė dytin tė tre kandidatėt e propozuar ishin nga qyteti i Prizrenit.
Nga tė dy listat mė shumė vota mori Sherif Efendiu 85, kurs Mehmet Efendiu dhe Jahja Doda nga 79 vota. Me rėndėsi ėshtė tė theksohet se votuesit e Tetovės dhe Gostivarit, pasi nuk kishin kandidat tė partisė shqiptare nga Pollogu, nuk votuan as pėr Rxhep Efendi Tetovėn, pasi ky si kandidat ishte i propozuar nga radhėt Partisė “Bashkim dhe Pėrparim” tė xhonturqve, pėr meritat qė kishte nga Kuvendi i Ferizajt. Por kandidaturėn e tij edhe pse ndihmuan me tė madhe turqit e rinj. ( Tetovarėt ditėn ta dėnojnė. V.Xh)

Psikologu
17-08-09, 21:42
Nė kėto zgjedhje parlamentare nga Sanxhaku i Prizrenit nga deputetėt e zgjedhur vetėm Jahja Doda i mbrojti me dinjitet interesin e popullit shqiptar dhe u vu nė luftė tė hapur kundėr politikės sė xhonturqve sė bashku me Hasan Prishtinėn dhe disa deputet tė tjerė qė ishin zgjedhur nė Parlamentin turk.
Gjatė kohės sė zgjedhjeve parlamentare dhe pas saj, turqit e rinj u bindėn nė pakėnaqėsinė popullatės shqiptare, nė tėrė Vilajetin Kosovės me presionet qė bėnin gjatė zgjedhjeve parlamentare, batisjet e shtėpive duke kėrkuar armė, Ajo kėtė e bėnte nga frika qė tu ndalte hovin forcave nacionaliste shqiptare, qė luftonin pėr ēlirim dhe shkėputje nga Turqia. Urdhėresa e xhonturqve qė nė Tetovė dhe Gostivar tė dorėzohen armėt nė afat prej dy ditėsh nė prag tė zgjedhjeve me tė madhe e revoltoi popullatėn e Pollogut.
Rezistenca e armatosur e shqiptarėve nė Vilajetin e Kosovės i frikėsoi me tė madhe xhonturqit dhe qeverinė e saj. Prandaj turqit e rinj e ndryshuan veprimin kundėr shqiptarėve. Vendosėn qė nėpėr mes alfabetit dhe tė shkrimit nė gjuhėn shqipe tu imponojnė shqiptarėve qėllimet e veta, ti pėrēajnė shqiptarėt, pėr tė sunduar mė lehtė me Shqipėrinė dhe popullin e saj. Prandaj me sugjerimin e turqve tė rinj mė 23 Korrik 1909, nė ditėn e pėrvjetorit tė shpalljes sė Hyryjetit u thirr Kongresi i Dibrės, kinse tė manifestohet dita e konstitucionit dhe tė shpalljes sė njėvjetorit tė rendit Parlamentar. Me pretekst anulimi tė vendimeve tė mara tė programit kombėtar pėr autonomi nė Kongresin e Manastirit.
Xhonturqit tė bindur se kanė pėrkrahjen e popullsisė sė Dibrės filluan prekatitjet disa ditė pėrpara duke thirr delegatė dhe mysafir pėr tė marrė pjesė sa mė masovokisht nė Dibėr, pėr tė minimizuar Kongresin e Manastirit dhe rėndėsinė e tij. Pėr kėtė arsye turqit e rinj njė ditė para fillimit tė Kongresit, organizuan miting tė madh nė shenjė tė pėrkrahjes dhe tė solidaritetit pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare nga hegjemonizmi i huaj. Kjo propagandė xhonturke bėhej me qėllim nė prag tė kongresit qė tė bindet opinioni i brendshėm dhe i jashtėm se shqiptarėt janė sė bashku me politikėn qė udhėheqin xhonturqit. Nė mitingun e Dibrės organizator kryesor ishin: Ismail Beu Myfti i Dibrės dhe Rexhep Efendi Vokė Tetova Muftiu i Vilajetit tė Manastirit. Kėta nė oratorit e veta kėrkuan nga shqiptarėt tė bashkėpunojnė me vėllezėrit e vet, se politika e xhonturqve dhe ajo shqiptare duhet tė jetė shembull pėr popujt tjerė qė jetojnė nė kufijtė e Perandorisė Osmane. Rexhep Voka e mbaroi fjalimin e vet me apelin, “se myslimanėt duhet ta pranojnė programin e pėrgatitur nga Komiteti i Partisė ”Bashkim e Pėrparim”.
Kongresi i Dibrės u hap solemnisht nga Vehbi Dibra, mė 23 korrik 1909. Nė kėtė tubim merrnin pesė 322 delegatė nga vise tė ndryshme tė Shqipėrisė, si dhe delegatė tė viseve tjera tė Turqisė Evropiane. Pra, pos shqiptarėve nė kongres merrnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė kombėsive tjera: 30 serb nga Vilajeti i Kosovės, 25 maqedonas, 9 vlleh dhe 6-7 turq. Nė Kongres dominonte rryma pėr lėvizjen kombėtare nė krye me Dervish Himėn, Sotir Pecin, Feim Bej Zavalanin, Aqif Pashėn nga Elbasani, nga Tetova nė kėtė rrymė bėnte pjesė Myderizi Mehmet Efendiu.

Psikologu
17-08-09, 21:43
Turqit e rinj me ndihmėn e bashkėpunėtorėve tė tyre me ēdo kusht u pėrpoqėn qė tė miratohet me shpejtėsi programi i pėrgatitur qė mė parė nga Komiteti i Partisė “Bashkim e Pėrparim”. Por hasi nė rezistencė tė fortė nga krerėt shqiptarė tė Lėvizjes Nacionaliste Kombėtare, tė cilėt nuk lejuan qė tė preket interesi i ēėshtjes kombėtare. Por rryma e lėvizjes kombėtare nė krye me Dervish Himėn kėrkoi me kėmbėngulje qė ēėshtja kombėtare tė ngel si thelb kryesor i Kongresit. Kjo ēoi nė ngritjen e tensionit nė mes rrymės pėr lėvizje kombėtare dhe turqve tė rinj. Ky dualizėm pikėpamjesh shkaktoi te njė pjesė e mirė e krerėve tė njohur shqiptar revoltė dhe si rezultat ata braktisin Kongresin e Dibrės duke mos e pranuar programin prej 17 pikash tė paraqitur nga xhonturqit, i cili apelonte nė besnikėrinė ndaj osmanizmit, kushtetutės dhe Qeverisė turke. Prandaj ky kongres u pagėzua. Kongresi i Xhonturqve dhe jo i shqiptarėve.
Pas mbarimit tė Kongresit tė Dibrės turqit e rinj filluan ti ndjekin tė gjithė kundėrshtarėt qė ishin kundėr alfabetit arab dhe platformės xhonturke. Pėr ti ndjekur udhėheqėsit e popullit, ajo i shpalli si bashkėpunėtor tė politikės Evropiane, tė udhėhequr nga Austro Hungaria.
Kjo situatė e elektrizuar nuk i zmbrapsi udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare pėr ta vazhduar rrugėn drejt autonomisė shqiptare, ata tė pakėnaqur me vendimet xhonturke, thirrėn Kongres tjetėr nė Elbasan.
Nė 2 shtator 1909 filloi punėn Kongresi i Elbasanit, ku murrėn pjesė 35 delegatė, nga tė gjitha viset e Shqipėrisė dhe pėrfaqėsues tė klubeve shqiptare nga tė gjitha anėt e Botės. Turqit e rinj tė habitur nga ky veprim i vendosur i patriotėve shqiptar pėr tė denoncuar politikėn xhonturke, se nė asnjė ēast nuk pajtohen me platformėn e tyre qė shqiptarėt tė trajtohen si “Osmanli”. Ata urdhėruan Mitad Frashėrin tė pėrcillte punėt e Kongresit. Nė anėn tjetėr edhe Austro-Hungaria kishte njeriun e vet.
Pas diskutimeve qė bėn delegatėt mė nė fund shpallėn njė rezolutė prej 17 pikash. Ndėr pikat mė tė rėndėsishme ishin problemi e arsimit shqip dhe hapja e shkollave shqipe, u bisedua edhe pėr ēėshtjen e autonomisė sė vendit, pėr shkėputje nga Turqia, si dhe rreziku qė i kanosej Shqipėrisė nga shtetet sllave tė Ballkanit. U kėrkua dhe shkėputja e shqiptarėve ortodoks nga Patriarshia greke. Kongresi vendosi hapjen e njė shkolle normale prej gjashtė klasash nė Elbasan. Drejtor i parė i saj u emėrua Luigj Gurakuqi. Ajo filloi punėn nė dhjetor tė vitit 1909 me 100 nxėnės, ku gjysma prej tyre ishin nga Vilajeti i Kosovės. Kjo pati jehonė tė madhe nė mesin e shqiptarėve arsimdashės. Pas njė periudhe tė keqe qė pati Kongresi i Dibrės. Kongresi i Elbasanit i dha njė impuls tė rij arsimit shqip dhe lėvizjes mbarė kombėtare drejt rrugės pėr bashkim Kombėtar. Pėrveē nė Elbasan dhe Dibėr, shkolla tjera me abece latine u hapėn edhe nė Vilajetin e Kosovės, nė qytetet: Prizren, Gjilan, Mitrovicė dhe Shkup.

Psikologu
17-08-09, 21:43
Me hapjen e kėtyre shkollave shqipe me alfabet latin nėpėr tėrė Vilajetin e Kosovės, politika zyrtare turke u zotua se do tė mban qėndrim neutral dhe nuk do tė pėrzihet, se pėr cilin alfabet do tė pėrcaktohen shqiptarėt nėpėr shkollat e veta. Kjo ishte njė pėrgjigje e Qeveris Turke, pėrpara kėrkesės sė patriotėve shqiptarė tė Lėvizjes sonė Kombėtare.
Nė anėn tjetėr ministri pėr arsim nė Qeverinė turke, kah mesi i marsit 1910, nėpėr mes tė telegrafistit kishte urdhėruar valiut tė Vilajetit tė Kosovės, qė tė ndaloj pėrdorimin e alfabetit latin nė tė gjitha shkollat shqipe nė Shqipėri dhe tė pėrdoret vetėm alfabeti arab. Qeveria Turke veprimet e veta antishqiptare do tė mundohet ti fsheh para opinionit progresiv dhe Fuqive tė Mėdha me pretekst, se ajo vepron me kėrkesėn dhe dėshirėn qė kanė shprehur vetė shqiptarėt e pėr tė pėrdorur shkrimin arab.(V.Xh.)
Nė kėto rrethana politike tejet tė rrezikshme pėr vendin, pėrfaqėsuesit e Lėvizjes Kombėtare tė indinjuar nga sjelljet e Qeverisė xhonturke dhe administratės sė saj, vendosėn qė tė thirrin Kongres tė Ri i cili do tė mbahej nė mars tė vitit 1910. Nė anėn tjetėr edhe Turqit e rinj filluan njė propagandė tė paparė kundėr ēėshtjes shqiptare duke organizuar demonstrata, me anėn e fanatikėve tė klerit shqiptar mysliman. Nė qytetet mė tė mėdha shqiptare: Nė Kumanovė, Shkup, Tetovė, Dibėr, Manastir etj. Protagonisti kryesor i kėsaj ideje ishte Myftiu i qytetit tė Manastirit, Rexhep Voka nga Tetova, I cili gjatė mbajtjes sė Kongresit tė Manastirit, nė vitin 1910 pėsoi disfatė, pasi nuk u pranua kėrkesa e tij qė shqiptarėt tė pėrdorin alfabetin arab, u nis pėr nė Stamboll dhe atje u takua me Arif Hiqmet Kumanovėn. Kėta dy i bėnė pėr veti edhe 14 deputet shqiptar me ide proturke, tė cilėt pėrkrahėn kėrkesėn fanatike tė Rexhep Vokės dhe Arif Kumanovės, “se pėr tė mirėn e shqiptarėve ėshtė qė patjetėr duhet tė pėrdorin edhe mė tutje shkrimin Arab”.
Kėtė kurth politik nuk e pranuan nacionalistėt shqiptar qė po ashtu ishin deputet nė Parlamentin turk. Kėta ishin kreu Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj.
Mė 24 janar nė Manastir u mbajt njė miting me iniciativėn e Komitetit “Bashkim dhe Pėrparim”,pėr tė protestuar kundėr alfabetit Latin. Sipas tė dhėnave qė na ofron raporti i konsullit rus:” nė miting merrnin pjesė disa qindra shqiptarė, shumica prej tyre ishin tė mbledhur me forcė nė fshatrat pėr reth Manastirit, kėto forca e kishin humbur karakterin e tyre nacional dhe nėpėr kėto mitingje kishin dalė tė mbronin interesin e Stambollit”. Kėta njerėz ishin thirė nėpėr fshatra, disa ditė mė parė nga emisarėt e ndryshėm dhe xhandarėt turk, qė tė paraqiten nė miting. Kėto demonstrata udhėhiqeshin nga fanatikėt mė tė shquar antikombėtar Arif Hiqmet Kumanova dhe Rexhep Vok Tetova.

Psikologu
17-08-09, 21:44
Kėta nė foltore akuzuan propagandėn austriake dhe shqiptarėt qė kėrkojnė alfabetin latin, se “janė nė shėrbim tė Evropės”, kėrkuan mbylljen e klubit shqiptar “Dituria”dhe redaksinė e gazetės “Drita”. Ata i propozuan popullit tė tubuar tė nėnshkruante rezolutėn ku kėrkohej ndalimi i alfabetit latin nė trojet shqiptare. Ky represion vetvetiu kuptohet si veprim politik tejet I rrezikshėm i xhonturqve tė rinj nėpėrmes Komitetit “Bashkim dhe Pėrparim”, duke dashur tė futin nė pėrdorim shkronjat arabe nė gjuhėn shqipe, vetėm pėr njė qėllim, “duke dashur tė shkėputin te shqiptarėt karakterin Evropian”, e pėr tė pasur rrugėn e lirė qė shqiptarėve tu mėveshėt, “karakteri i pėrgjithshėm mysliman”.
Poashtu edhe Qeveria Turke dhe Kryeministri i saj Ibrahim Haki Pasha, deklaronte se pėrpjekjet e shqiptarėve pėr alfabetin latin janė, “si njė hap i parė drejt shkėputjes”. Kėsaj propagande xhonturke iu kundėrvunė krerėt e lėvizjes kombėtare nė pėrmes veprimit tė klubeve. Mė 19 shkurt 1910 shoqėria “Pėrparimi”, organizoi njė miting tė madh nė Korēė ku morėn pjesė mbi 15.000 shqiptarė pėr mbrojtjen e absces Latine.
Mė 28 mars tė vitit 1910 erdhėn tė gjithė delegatėt nė Manastir. Por, pėr shkak tė lejes sė punės qė pengohej nga organet qeveritare turke, Kongresi e filloi punėn pesė ditė me vonesė. Pra Kongresi i II i Manastirit u hap me 2 prill tė 1910. Nė tė morėn pjesė pėrfaqėsues tė klubeve dhe qyteteve kryesore tė Shqipėrisė me 21 delegatė qė pėrfaqėsonin 34 qendra shqiptare, ndėr pėrfaqėsuesit mė tė njohur nė Kongres ishin : Dervish Hima, redaktor i gazetės “Shqiptari” nė Stamboll, Gani beu nga Elbasani, Hajdar bej Bloshmi nga Starova, Bedri Peja nga Peja. Nė anėn e Xhonturqve pėrfaqėsues mė i njohur ishte Haxhi Ali Elbasani, Sahid Hoxha i Shkupit dhe Rexhep Efendiu nga Tetova. Kongresi e filloi punėn me vonesė pasi guvernatori kėrkonte me ēdo kusht nė kongres tė asistoj edhe komisari i policisė. Kongresi hasi nė pengesa tė mėdha nė fillim nuk u jepej leje pune e mė vonė ēdo lėvizje apo diskutim pėrcillej nga njerėzit e policisė dhe tė komitetit “Bashkim dhe Pėrparim”, tė cilėt u sollėn shumė keq kundėr krerėve dhe Kongresit Shqiptar.
Kongresi e filloi punėn nė atmosferė shumė tė tendosur, por delegatėt shqiptar pa fije rezerve nė seancat e mbajtura politke, “dėnuan ashpėr politikėn dhe veprimet antishqiptare tė komitetit kudo qė vepronin ata”.Pėr situatėn e krijuar mė sė miri flet telegrami qė arriti nga Tepelena, ku thuhet:”nėqoftėse Qeveria Turke do t’ju bėj rezistencė, dijeni se ne jemi gati tė derdhim gjak pėr ēėshtjen e popullit tonė”. Nė Kongres edhe pse punohej nė kushte tė jashtėzakonshme u morėn vendime tė rėndėsishme politike pėr shpalljen e Autonomisė sė Shqipėrisė dhe hapjen e shkollave shqipe pėr mėsues nė Shkup dhe tė filloj tė botohet gazeta shqiptare “Shkupi”. Kongresi vendosi qė kah fundi i qershorit tė thirret Kongresi pan shqiptar nė Janinė. Kongresi u mbyll mė 21 prill tė vitit 1909.
Pra nga Kongresi i Dytė i Manastirit vendim me rėndėsi ishte memorandumi qė doli nga rezoluta e Kongresit e cila e pati jehonė tė madhe nė qarqet patriotike mbarė shqiptare. Pasi ky memorandum u nėnshkrua nga tė gjithė delegatėt e Kongresit, dėrguar Qeverisė Turke ku kėrkohej; Autonomia e Shqipėrisė, tė ndėrpriten tė gjitha ndjekjet kundra shqiptarėve, tė garantohet liria e plotė pėr arsim shqip dhe tė kėrkohet leje pėr shkėputje nga kisha Greke dhe lutjet tė bėhen nė gjuhėn amtare.
Pas mbarimit tė Kongresit tė Manastirit, Nikoll Ivanaj, Dervish Hima dhe Ibrahim Beu u nisėn nėpėr qytetet e Shqipėrisė pėr ta propaganduar projektin e Autonomisė. Por nė qytetin e Korēės, pas njė kontrollimi nga policia turke te pėrcjellėsi i Dervish Himės u gjend projekti i Autonomisė dhe Ibrahim Beu u Arrestua.
Marrėdhėniet shqiptaro-turke u acaruan fuqishėm pas Kongresit tė Dibrės, Turqit e rinj filluan t’i ndjekin tė gjithė shqiptarėt qė ishin kundėr Alfabetit Arab dhe platformės xhonturke. Pėr ti arsyetuar ndjekjet para popullit shqiptar, udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare i shpalli si bashkėpunėtor tė politikės Austro-hungareze. kjo situatė e elektrizuar nuk i zmbrapsi udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare nė krye me Dervish Himėn, Hasan Prishtinėn, Ismail Qemalin, Sali Gjikėn, Halim Tetovėn, Luigj Gurakuqin dhe shumė veprimtarė tjerė pėr ta vazhduar rrugėn drejt autonomisė sė Shqipėrisė, qė u kurorėzua me sukses nė Kuvendin mbarėkombėtarė nė Vlorė, mė 28 nėntor 1912.

King_Gentius
02-09-12, 19:29
http://photos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/184375_1759854229094_3618450_a.jpg

LETĖR NGA MALET E SHQIPĖRISĖ - MIHAL GRAMENO



I shkėlqyeri mėmėdhetar dhe direktor i gazetės “Drita”!

Ju lutemi fort shumė tė kini mirėsinė e tė botoni kėtė letėr nga malet e Shqipėrisė:



Meqenėqė mė tė shumėt mėmėdhetarė, edhe mė tepėr tė jashtmit, presin me gojė hapėt lajme tė ra pėr lėvizjen kombėtare shtrėngohemi t'u tregojmė, nė njė permbledhje tė shkurtėr, tė ngjarat dhe lėvizjen e motit 1907 nė Shqipėri. Thomi qė shtrėngohemi, meqenėqė na shtrėngojnė miqtė dhe armiqtė e kombit shqiptar, tė cilėt janė grekėt e lėpushkat e tyre qė bėrtasėn si ēakejtė.



E ndershmja gazetė “Drita”, sikundėr edhe gazetat shqipe, e kanė treguar kthjellėt programin e Komitetit (1) e tė komitave shqiptarė, andaj gjithė veprat tona tė motit qė shkoi ishin pas urdhėrit tė komitetit, nė tė pėrhapurit e ndjenjave kombėtare mbi gjithė anėt tė Shqipėrisė, tė cilat pėr gėzim tė mėmėdhetarėve, e pėr nakar tė armiqve, kanė pėrparuar shumė dhe rrėnjosur nė ēdo zemėr shqiptari. Sa pėr gjakun e Spiro Kosturit (2), pa fjalė qė e kėrkojmė dhe do ta marrėm siē duhet nga tė vėrtetėt shkaktarė e jo siē pandehin edhe thonė grekėt nga dhespotlerėt qė ndodhen nė Shqipėri. Dhespotlerėt e gjithė krerėt e ēdo feje nderohen prej shqiptarėve dhe kurdoherė do t'i nderojmė dhe do t'i mbrojmė, po vetėm u lutemi tė mos nakatosen nė ēėshtjet kombiare e tė bėjnė propagandė pėr Greqinė, Turqinė e pėr tė tjerat. Pėr vrasjen e Fotit (3), ėshtė i ditur shkaku, andaj mos pandehin grekėt qė programi i Komitetit ėshtė pėr tė vrarė dhespotlerė, se ashtu mė 24 orė kėmbė nuk mbetet. Dy-tri herė i patėm nė dorė dhespotin e Korēės e atė tė Konicės, po as ndėr mend nuk na shkoi njė punė e tillė. Despotit tė Konicės nuk ėshtė e vėrtetė qė ju bė pusi, kėto janė gėnjeshtra tė pakripura tė grekėve e vetėm kur tė vėrtetohej njė lajm qė na dhanė pėr vrasjen e Riza beut, mund ta dridhte bishtin si Foti, po si u siguruam qė s’ka gisht, asnjė frikė tė mos ketė nga komitat shqiptarė. Sa pėr vrasje tė pafajme, siē bėjnė rufjanėt grekė mbi gra e fmijė, ėshtė jashtė programit tėnė, se asisoj mund tė vrasim nė ēdo ditė nga 100 grekė, qė ndodhen nė Shqipėri, po kėta i numėrojmė vėllezėr pa ndonjė ndryshim, se edhe kėta as emrin s'duan t'i dėgjojnė Greqisė e s'mund tė ndahen prej nesh. Shpresojmė qė kėtė verė tė dėgjohen dhe nga kėta tė bashkėpunojnė nėn flamur tė komitetit shqiptar edhe atėhere do tė mos mundin tė thonė grekėt asgjė. Grekėt e dinė fort mirė qė nė Shqipėri nuk ka pėrveē shqiptarė, sa pėr fetė e kuptuan qė shqiptari i nderon tė gjitha, po mė shumė Shqipėrinė edhe bashkė: muhamedane, ortodoksė e katolikė pėrpiqen pėr qėllimin e shenjtėruar. Kjo duket qė i mahnit grekėt kur shohin qė komitat janė prej gjithė feve.



Sa pėr tė fėlliqurit turkomanė e grekomanė kėta... numėrohen me gisht dhe vetėm interesat e poshtra i mbajnė larg qėllimit. Po sa para u bėn lėkura kėtyre gomarėve tė zgjebosur? Pėr kėta tradhėtarė e kėpucėgrisur nuk ka tjetėr pėrveē shpagim tė tradhėtisė. Motin qė shkoi nuk u pėrpoqėm dot me andartėt (4), me gjithė tė ndjekurat qė bėmė nė ato vende ku kishin shėtitur pėrpara. Vetėm 4 komita nga Devolli u pėrpoqėn me 35 andartė nga tė cilėt u vranė dy. Kėtė mot, shpresojmė tė mos dėgjohet as emėr andarti grek nė Shqipėri.



Moti 1908 do tė jetė i lumtur pėr Shqipėrinė, andaj besojmė se ėshtė e teprt t'u kujtojmė detyrėn qė kanė mėmėdhetarėt pėr tė mbushur, se dita pėr dita ushtėria shtohet dhe duhet ndihmuar Komiteti pėr qėllimin e shenjtėruar. Edhe me qenė fjala pėr detyrė, duhet pėrmendur shqiptarėve tė brendshėm qė nuk bėjnė pėrveē detyrėn duke pritur komitat nėpėr shtėpit dhe jo tė pandehin qė e bėjnė kėtė miqėsisht. Po pėr fat tė keq ndodhet, edhe gjer mė sot, nga ndonjė shqiptar i ēnderuar i cili, duke pritur komitat nė shtėpi, shpreson t'i shpien ndonjė gjė tė vjedhur. Shkoi ajo kohė dhe ėshtė turp i madh tė ushqejnė tė kėtilla qėllime, andaj i kėshillojmė tė heqėn dorė se komiteti kusarėt do t'i ndjekė gjithė si tradhtorėt. Sot ėshtė koha t'i tregojmė gjithė botės sė qytetėruar qė shqiptarėt janė ata mė tė mirėt njerz dhe i meritojnė tė drejtat qė kėrkojnė, andaj lini mėnjanė gjakrat, meritė e kusarllėqet dhe rrethohuni flamurit tė nderuar pėr shpėtim tė mėmėdheut...



Ju lutemi pritni nderė qė ju ruajmė. Shėrbėtori i Kombit.

Kryekomita Ēerēiz Topulli

Shkronjėtor i ēelės Mihal Grameno

"Drita" — Sofje 1908, 1 shkurt.

(1) Komitetit tė Fshehtė tė Manastirit.

(2) Spiro Kosturi qe i biri i Jovan Cico Kosturit nga Korēa. Nė vjeshtėn e tretė tė vitit 1907 Spiroja shkoi nė Selanik pėr punė tregėtie. Pas disa ditėsh Spiro Kosturi u vra nga shovinistėt grekė. Vrasja e tij pati njė jehonė tė gjerė nė opinionin publik e nė shtypin shqiptar tė kohės. Shovinistėt grekė, duke vrarė Spiron donin tė arrinin dy qėllime politike. E para, tė merrnin hakun e dhespotit tė Korēės, Fotit (ata mendonin se nė vrasjen e Fotit kishte gisht edhe familja Kosturi) dhe e dyta tė "tė tmerrojnė shqiptarėt ortodokės qė tė heqin dorė nga gjuha e tyre e tė bėhen grekė", siē shkruante Drita e Sofjes mė 26 shkurt 1907. Padyshim ky ishte dhe qėllimi kryesor.

(3) Vrasja e dhespotit grek tė Korēės, Fotit u bė me vendim tė Komitetit tė Fshehtė tė Manastirit. Ky vendim u mor pėr shkak se shovinistėt grekė kishin vrarė pak kohė mė parė shkrimtarin dhe patriotin Papa Kristo Negovanin dhe tė tjerė. Ata kishin filluar njė luftė tė hapur kundėr lėvizjes kombėtare shqiptare me qėllim qė t'i helenizonin shqiptarėt e jugut. Nė kėtė punė tė fėlliqur ata kishin edhe pėrkrahjen e autoriteteve turke.

(4) Andartėt ose komitėt grekė luajtėn njė rol tė turpshėm kundėr popullsisė shqiptare nė vilajetin e Janinės e atė tė Manastirit. Ata ishin vegla qorre tė qeverisė greke dhe zhvilluan njė terror tė egėr jo vetėm kundėr patriotėve tė njohur shqiptarė, siē ėshtė rasti i Papa Kristo Negovanit, por edhe kundėr njerėzve tė thjeshtė. Andartėt me fjalė e me vepra qenė pėrkrahės tė megaliidesė (Greqisė sė madhe) dhe u munduan me veprimtarinė e tyre terroriste tė largonin shqiptarėt nga pėrpjekjet e tyre pėr tė mėsuar gjuhėn amėtare, pėr tė meshuar shqip nė kishat e tyre etj.

King_Gentius
02-02-13, 22:46
Qatip Mara 16/11/2012 22:30:00

“ PĖR LIRINĖ E SHQIPĖRISĖ NUK MJAFTOJNĖ KATĖR STINĖ” “ Vullnetari i lirisė “ Themistokli Pollo , nė kujtimet e tij pėrshkruan ngjarjet heroike tė Malėsisė sė Madhe dhe midis tė tjersh thotė :”

“Viti 1910 ka qenė viti i njė veprimtarie tė dendur politike e kulturale nė radhėt e shqiptarėve tė Amerikės. Bėheshin konferenca mbi Shqipėrinė, mbi luftėn e popullit shqiptar kundėr xhonturqėve. Edhe ne e shtuam agjitacionin nė radhėt e bashkėatdhetarėve tanė. Njė ndihmė tė madhe na jepte shtypi kombėtar, e cila, nė lajmet qė botonte mbi luftėn ēlirimtare nė Shqipėri, i entuziasmonte shqiptarėt e mėrguar nė SHBA. Janė mbi lėvizjen kombėtare shqiptare jepnin edhe gazetat e tjera.
Kur nė malėsinė e madhe shpėrtheu kryengritja e vitit 1911 “Atlantia” filloi tė botonte lajme tė hollėsishme pėr zhvillimin e kryengritjes kundėr turqėve. Nė njė artikull me titull “Amazona shqiptare” gazeta vinte ne dukje trimėrinė e kryengritėsve dhe tė grave Amazona shqiptare qė luftonin pėrkrah burrave e vėllezėrve tė tyre. Mua mė bėri njė pėrshtypje tė madhe ky artikull. Ja lexova edhe shokut tim tė konakut Gore Dindit. U entuziasmua pa masė.
“ Vėllezėrit tanė po bėjnė ēudira nė Shqipėri” i thashė shokut tim. “ A nuk ėshtė turp pėr ne tė rrimė kėtu nė kurbet, kur atdheu kėrkon ndihmėn tonė”. Dhe i propozova Gores tė shkonim vullentarė e tė bashkoheshim me kryengritėsit. Gorja pranoi menjėherė. Tė nesėrmen e lamė punėn dhe shkuam nė Boston pėr ta njoftuar Fan Nolin mbi vendimin tonė dhe pėr tė biseduar mbi masat qė duheshin marrė pėr tu hedhur nė Shqipėri. Por lajmet mbi kryengritjen e malėsorėve shqiptarė kishin ēuar peshė edhe patriotėt e tjerė tė kolonisė. Njė pjesė e tyre kishin lėnė punėn dhe kishin vendosur ashtu si ne tė shkonin vullnetarė nė Shqipėri. Edhe kėta kishin ardhur nė Boston.
Ishte fillimi i vitit 1911. Te shqiptarėt e Bostonit vihej re njė agjitacion i pėrgjithshėm. Kudo flitej pėr kryengritjen e malėsorėve dhe pėr nevojėn urgjente tė dėrgimit tė vullnetarėve. Atėhere Fan Noli thirri njė mbledhje me vullnetarėt qė donin tė tė niseshin pėr nė Shqipėri, Nė kėtė mbledhje ai foli gjerė e gjatė mbi kryengritjen shqiptare mbi heroizmin e kryengritėsve duke ngritur njėkohėsisht lart inisiativėn e vullnetarėve tė kolonive Nė mbledhje e muarėn fjalėn edhe vullnetarė , kryesisht korēarėt.
Duke u mbėshtetur nė autoritetin e Fan Nolit, u pėrpoqėm edhe ne tė tjerėt t’u mbushnim mendjen vullnetarėve korēarė qė tė vinin me ne nė Malsinė e Madhe, ku kishin shkuar vullnetarė nga kolonitė e tjera shqiptare. Gori Dindi dhe unė dėgjuam kėshillėn e Fan Nolit, i cili para se tė niseshim, na porositi tė takoheshim nė Londėr me Ismail Qemalin dhe nė Podgoricė tė Malit tė Zi me Edith Durhamin. Ai mė dorėzoi mua njė letėr pėr tė dy dhe mė tha : “Atyre do t’u flisni mbi lėvizjen patriotike tė shqiptarėve tė Amerikės e udhėzimet pėr punėn tuaj tė rėndesishme do t’i merrni nga Ismail Qemali dhe nga udhėheqėsit e tjerė tė kryengritjes nė Podgorocė. Zoti ju ndihmoftė !”

Nė skelė na pėrcollėn shumė patriotė. Korrespodenti i njė gazete amerikane, emri i sė cilės nuk mė kujtohet, mė nxorri nė fotografi dhe tė nesėrmen nė gazetė, pėrveē fotografisė, u botua edhe njė artikull mbi kryengritjen shqiptare. Ishin me tė vėrtet prekėse ēastet e pėrcjelljes. Neve nuk na e mbante dheu sa tė mbėrrnim nė vendin tonė tė dashur
Nė Mal tė Zi
Stacioni ynė i parė do tė ishte Londra, ku duhej tė takoheshim me Ismail Qemalin. Por atė nuk e gjetėm nė Londėr. Na thanė se kishte shkuar nė Vjenė. Nga Londra shkuam nė Bari dhe pas disa ditėsh, pasi u paisėm me njė ēantė me barna, kaluam nė Malin tė Zi. Nė Podgoricė takuam E.Durhamin i dorėzova letrėn. Ajo na pyeti gjerė e gjatė pėr Fan Nolin dhe pėr gjendjen e kolonisė shqiptare nė Amerikė. Ne e informuam gjerėsisht mbi sa kėrkonte ajo. E.Durhami na foli pėr zhvillimin e kryengritjes, mbi operacionin e Shefqet Turgut Pashės dhe mbi tėrheqjen e njė pjese tė madhe tė malsorėve kryengritės nė Mal tė Zi. Kryengritja ishtė nė rėnie e sipėr.
E.Durhami u tregua shumė bujare karshi nesh. Meqenėse nė Podgoricė ishte e vėshtirė pėr tu strehuar, ajo na ofroi dhomėn e saj, ndėrsa vetė do tė kėrkonte njė vend tjetėr. Gjatė qėndrimit tonė nė Podgoricė ne mėsuam me hollėsi mbi luftėn e ashpėr qė kishin bėrė malsorėt kundėr ushtrive dhe mbi mizoritė e bėra nga Turgut Pasha. Ato ditė u takuam aty me Luigj Gurakuqin, Nuēi Pepon etj. Qėndruam nė Podgoricė nja 10 ditė , pastaj me gjithė patriotėt e tjerė shkuam nė Cetinjė. Meqenėse Mali i Zi filloi tė mbante qėndrim tė hapur armiqėsor kundėr nesh dhe nuk na lejoi tė qėndronim nė tokėn malazeze, u larguam tė gjithė nė Itali.
Nisja pėr nė Gjakovė
Pėrpara se tė niseshim pėr nė Gjakovė, frati na tregoi se ushtria turke ishte e pakėt nė atė rreth dhe na bėri njė pėrshkrim tė karakterit tė komandantit turk tė garnizonit tė qytetit. Tė shoqėruar nga malsorė qė na dha Frati, hymė nė malsinė e Gjakovės. Na pritėn shumė mirė. Saliu kishte shumė tė njohur. Ai kishte qenė mė pėrpara nė ato anė si sekretar i dėrguar nga Ismail Qemali e prandaj e thėrrisnin Hoxha i Ismail Qemalit.
Nė Nikaj- Mertur filluam agjitacionin pėr kryengritjen. Kudo qė kalonim , me kėdo qė flisnim pėr kryengritjen e armatosur , na bėnte pėrshtypje gadishmėria e popullsisė pėr luftė. Nė Krasniqe u takuam me Zeqir Halitin dhe Ali Binakun, dy prej udhėheqėsve tė kryengritjes antiturke nė kėtė zonė. Nė shtėpi tė Zeqir Halitit folėm pėr nevojėn e organizimit tė njė kryengritje tė re kundėr Turqisė dhe dham mendimin qė ajo tė fillonte sa mė parė..
Por ne, si tė thuash kishim ardhur me vonesė nė Malsinė e Gjakovės.Ali Binaku na njoftoi se luftimet turqit i kishin filluar disa ditė pėrpara. Kryengritėsit kishin kėrkuar tu ktheheshin armėt e konfiskuara nga qeveritarėt turq; nė rast tė kundėrt do tė sulmonin Gjakovėn. Autoritet e Gjakovės e kishin parė punėn pisk dhe kishin kėrkuar njė armėpushim prej 10 ditėsh derisa tė merrnin pėrgjigje nga qeveria e Stambollit.
Ishte mesi i majit 1912. Duheshin edhe disa ditė derisa tė mbaronte afati i armėpushimit. Nė qoftėse nuk u kthenin armėt nė afatin e caktuar, malsorėt do ti binin Gjakovės. Ne e kuptuam dinakėrinė e autoriteve turke. Na u kujtuan fjalėt e fratit tė Shalės se ushtria turke ishte e pakėt nė Gjakovė dhe arritėm nė pėrfundimin se armėpushimin turqit e kėrkuan pėr tė fituar kohė, deri sa tė sillnin forca te reja. Kėtė gjė ua tha Sali Hoxha Zeqir Halitit dhe Ali Binakut, por kėtyre nuk u mbushej mendja. Ata nuk donin tė prishnin fjalėn qė u kishin dhėnė turqėve dhe kishin vendosur tė prisnin mbarimin e afatit tė armėpushimit. Sali Hoxha dhe ne tė tjerėt kėrkuam me kėmbėngulje qė tė hidhej kushtrimi pėr luftė, qė tė sulmohej Gjakova sa mė parė, pa arritur aty ushtria turke ose tė paktėn tė rrethohej Gjakova pėr tė mos lejuar hyrjen e forcave tė reja turke nė qytet. Mė nė fund, ata vendosėn tė thėrrisnin nė kuvend bajraqet e malėsisė sė Gjakovės- Krasniqen, Hasin, Gashin, e Rekėn. Kuvendi u bė nė Krasniqe, nė njė shesh tė hapur , ku burrat ishin ulur kėmbėkryq me armėt pėrpara, mbi gjunjė. Mė kujtohet mirė mėnyra se si e pleqėronin ēėshtjen burrat e malsisė sė Gjakovės. Ata Flisnin me radhė, qetė, arsyetonin nė lidhje me qėndrimin qė duhej mbajtur ndaj autoriteve turke. Ne morėm pjesė nė mbledhje por nuk folėm. Mė nė fund , kuvendi vendosi qė komandaniti turk ti kėrkohej tė pranonte kėrkesat e malsorėve, pėrndryshe do tė sulmohej Gjakova pėr tė mos lejuar ardhjen e ushtrive tė reja turke. Ky ishte njė sukses i agjitacionit tonė e nė mėnyrė tė veēantė i Sali Hoxhės. Nė bazė tė kėtyre vendimeve u mblodhėn nė Rekė 3500 malsorė, 500 malsorė erdhėn nga Shala e Shoshi, sipas premtimit qė na kishte dhėnė frati. Nga tė 4000 malsorėt vetėm gjysma ishin tė armatosur. Tė tjerėt do tė armatoseshin me armėt qė do ti rrėmbenin armikut.
Ne organizuam njė mbledhje tė veēantė me Zeqir Halitin dhe Ali Binakun. Sali Hoxha nguli kėmbė pėrsėri qė tė goditej ushtruia turke, para se mbaronte afati, ti dėrgohej komannantit truk njė memorandum nė emėr tė Malėsisė . Nė tė dhjetė pikat e kėtij memorandumi qė e kishte hartuar Saliu, kėrkoheshin pėrafėrsisht kėto : kthimi i amėve dhe e drejta pėr ti mbajtur ato lirisht; liri pėr tė shkruar gjuhėn amtare me shkronja latine; hapja e shkollave shqipe, largimi i ushtrisė turke nga Shqipėria dhe kryerja e shėrbimit ushtarak tė shqiptarėve brenda nė Shqipėri, nėpunėsi e funksionarėt tė ishin shqiptarė dhe po tė ishte nevoja pėr turq kėta duhej tė dinin gjuhėn e vendit; pėrdorimi i tė ardhurave pėr nevojat e vendit; falje e pėrgjithshme pėr pjesėmarrėsit nė kryengritje; dėmshpėrblim pėr shtėpitė e djegura nga operacionet ushtarake turke etj. Sali Hoxha nuk ishte vetėm, njė ushtarak i mirė, por edhe njė politikan i hollė. Ai u pėrpoq ti jepte kėrkesave njė karakter kombėtar, gjė qė u pasqyrua nė memorandumin e mbartur prej tij.
Njė delegacion prej tre malėsorėsh ua dorėzoi memorandumin autoriteteve turke tė Gjakovės. Sali Hoxha shkroi nė tė njėjtėn kohė njė letėr tė gjatė pėr Bajram Currin dhe Hysni Currin, qė ndodheshin nė Gjakovė, me anėn e sė cilės i njoftonte pėr vendimet e kuvendit dhe memorandumit. Letra iu dorėzua atyre me anėn e njė malėsori. Nė bazė tė vendimit , forcat e kryengritjes rrethuan Gjakovėn dhe zunė rrugėt nga mund tė vinin pėrforcime turke.
Takimi me Heroin Bajram Curri , Rifillimi i Zjarrit
Afati i armėpushimit mbaroi, por ashtu siē pritej nuk u muar asnjė pėrgjigje nga autoritetet turke tė Gjakovės. Atėhere nė bazė tė vendimit tė Kuvendit , krerėt e kryengritėsve u mblodhėn nė Rekė dhe hartuan planin e luftės; Zefi i vogėl do tė sulmonte nga malėsia rreth Gjakovės , Ali Binaku do tė sulmonte fortifikatin e Ēapratit nga fusha etj.; telat e telefonave u prenė dhe filloi sulmi kundėr karakolleve. Brenda njė kohe tė shkurtėr u muar karakolli kryesor. Nė tė u zunė robėr 60 ushtarė turq, tre oficerė, municione e ushqime, pushkėt iu shpėrndanė malėsorėve tė pa armatosur. Robėrit u lanė tė lirė
Tani sulmet kryesore tė kryengritėsve u drejtuan kundėr fortesės sė Ēapratit. Malėsorėt nuk deshėn qė ne tė hynim nė luftė, se na quanin miq, por ne nuk mund tė qėndronim duarkryq. Sali Hoxha dhe Gore Dindi u bashkuan me kryengritėsit e udhėhequr nga Zefi i vogėl, ndėrsa unė u bashkova me Ali Binakun, i cili e sulmonte Ēapratin nga fusha. Fusha ka patur mjaft hendeqe tė mbushura me ujė,, por malėsorėt kishin marrė me vete trarė tė cilėt i vinin mbi hendeqet dhe kalonin mbi ta. Ali Binaku kishte dhėnė urdhėr qė malėsorėt tė sulmonin natėn , por pa shtėnė kundėr ushtrisė turke, nė mėnyrė qė tė kursenin fishekėt dhe tė mos i jepnin mundėsi armikut ti diktonte, meqėnėse shumica e pushkėve tė kryengritėsve ishin martina e kapakllije, qė lėshonin flakė. Sulmi mbi Ēaprat do tė bėhej kur Ali Binaku, i cili do tė hidhte parrullėn:”Pėrpara o djem “ Nė kėtė zonė reparte kryengritėsish u ndeshėn me forca turke, qė i erdhėn nė ndihmė garnizonit tė Gjakovės, nga Shkupi. Nė kėtė ndeshje u vranė mjaft ushtarė turq; tė tjerėt u detyruan tė ktheheshin nga kishin ardhur.
Brenda nė Gjakovė gjendja ishte mjaft e nderė. Bajram Curri me shokė, siē morėm vesh, bėnin agjitacion nė popullsinė e Gjakovės, qė kjo tė bėnte presion mbi turqit pėr ti pranuar kėrkesat e kryengritėsve, Riza Kryeziu nga ana e tij dėrgoi edhe njė herė lajm qė tė pushonim luftėn, por Hysni Curri dėrgoi haber qė ajo tė vazhdonte. Nuk dihej me saktėsi se ē’kishte ndodhur nė Gjakovė, por u njoftuam se komanda turke kishte pranuar kėrkesat e kryengritėsve tani. Bajram Curri dhe Hysni Curri, me tė cilėt ishte bashkuar tani edhe Riza Kryeziu, na lajmėruan ti pezullonim pėrkohėsisht veprimet.
Sali Hoxha, Gore Dindi dhe unė u takuam me Bajramin dhe Hysniun dhe folėm rreth organizimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme pėr tė organizuar kryengritjen edhe nė kėto krahina nė mėnyrė qė tė detyrohej qeveria turke tė njihte autonominė e Shqipėrisė. Ata na dhanė edhe njė letėr pėr Aqif Pashėn nė Elbasan.

King_Gentius
02-02-13, 22:47
Nė rrugė pėr Elbasan

U nisėm nga Malėsia e Gjakovės pėr tė kryer misionin qė na ishte ngarkuar. Pėr tė hequr dyshimet e agjentėve turq, Sali Hoxha ishte veshur si hafėz me ēallme dhe me xhybe, kurse ne i kishim ndėrruar emrat : Gorja mbante emrin Hasan dhe unė Mehmet. Mik pas miku arritėm nė njė fshat tė Matit. Kur filluam tė faleshim sipas zakonit , i zoti i shtėpisė na tha me tė qeshur : “ Mjaft u falėt se unė e di cilėt jeni. Unė do t’ju shoqėroj me njė njeri tė sigurtė qė tė mos bini nė duart e qeverisė” . Aty morėm vesh se autoritetet turke kishin lajmėruar se pėrgatisnim truallin pėr zbarkimin e trupave italiane nė Shqipėri, prandaj duhej tė kapeshim gjallė a vdekur.

Nė njė fshat tė Kurbinit, shoqėruesi na dorėzoi te njė farė Ismail Efendiu, i cili ishte oficer i xhndarmėrisė turke. Ismail Efendiu kishte marrė urdhėr qė tė na kapte, prandaj kishte nxjerrė 100 xhandarė, tė cilėt na kėrkonin nėpėr fshatra. Por, ja ne ramė nė shtėpi tė tij. Ai u bind qė ne nuk ishim agjentė italianė, por patriotė shqiptarė, qė luftonim pėr lirinė e Shqipėrisė. Ai na priti mirė dhe na siguroi se nuk do tė pėsonim gjė. Pėr tė mos rėnė nė sy tė xhandarėve qė na ndiqnin, ai lajmėroi nė Kurbin Abdi Toptanin, qė tė na fshihte nė njė vend tė sigurtė. Pėr tė mbuluar gjurmėt, ai do ta rrethonte shtėpinė e Abdi Toptanit, prandaj duhej tė qėndronim tė fshehur nė pyll. Dhe kėshtu ngjau.

Abdi Toptani na priti mirė e na fshehu nė pyll, ku qėndruam dy ditė. Xhandarėt e rrethuan shtėpinė e tij, e kontrolluan dhe pasi nuk gjetėn gjė, u larguan. Tė shoqėruar nga njerėzit e Abdi Toptanit, u larguam nga Kurbini dhe ramė nė shtėpi tė Irfan Ohrit. Kėtij, ashtu si dhe Abdi Toptanit, i treguam mbi kryengritjen nė Kosovė dhe theksuam nevojėn e organizimit tė njė lėvizje tė pėrgjithshme kundėr Turqisė. Ndryshe nga Abdiu, Irfan Ohri na la pėrshtypjen e njė njeriu shumė tė frikshėm.

Ai bile nuk u interesua shumė pėr kryengritjen qė kishte shpėrthyer nė Kosovė. Duke biseduar me tė, unė nxora ditarin tė shėnoja ngjarjet e ditės. Kėtė ditar e kisha filluar qė kur isha nė Mal tė Zi. Por Irfani mė kėshilloi ta digjja menjėherė, sepse po tė binte nė dorė tė turqve do tė merrja nė qafė tė gjithė miqtė e shokėt, qė na kishin strehuar. Unė e dėgjova dhe e dogja ditarin. Sot e kujtoj me keqardhje tė madhe atė qė bėra. Gjatė rrugės pėr nė Elbasan qėndruam njė javė nė Manastirin e Shėn Gjon Vladimirit. Ishim tė rraskapitur e kishim nevojė tė ēlodheshim, Nė Manastir na mbajti shumė mirė prifti patriot i atjeshėm.

Nė Elbasan u takuam me Aqif Pashėn, i dorėzuam atij letrėn e Bajram Currit dhe i treguam gjerė e gjatė pėr ngjarjet nė Kosovė dhe pėr takimet qė kishin bėrė gjatė udhėtimit tonė. Me Aqif Pashėn biseduam sidomos pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme . Ai na foli pėr lėvizjen nė zonėn e Elbasanit, pėr ēetat qė vepronin nė ato anė. Sipas tij , lėvizja ishte mė e dobėt nė krahinėn e Ēermenikės. Atje patriotėt kishin mundur tė arrinin pak suksese me anėn e Teqesė sė Martaneshit. Aqifi mė porositi tė shkonim nė Malėsi tė Dibrės pėr tė ndihmuar nė propangandimin e kryengritjes sė pėrgjithshme dhe me anėn e krerėve patriotė tė Dibrės , tė tėrhiqeshin akoma mė shumė nė luftė fshatrat e Ēermenikės. Ai na dha njė letėr pėr Mersin Demen nė Homesh dhe na porositi tė takoheshim pėrsėri me tė (Aqifin) kur tė ktheheshim nga Dibra. .

Nė ēetat nė jug

Ne tė dy me Goren morėm rrugėn pėr nė jug. Nė ēdo fshat vazhduam tė bėnim agjitacion pėr kryengritjen e pėrgjithshme. Nga mesi korrikut 1912 arritėm nė Cakran. Nė shtėpinė e Bektash Cakranit, tė cilit i dorėzuam listėn e Aqif Pashės, takuam edhe Shadin Kolonjėn dhe biseduam me tė gjerė e gjatė. Atė ditė na erdhi lajmi se Tajar Tetova dhe Pandeli Calja me 200 kryengritės kishin ēliruar gjithė Dangėllinė. Nė Cakran kishin ardhur nga Vlora Niko Poēka, Thanas Floqi, Qazim Kokoshi, e tė tjerė dhe kėrkuan tė na takonin. Ata na folėn pėr kryengritjen qė kishte shpėrthyer nė gjithė Shqipėrinė e jugut.

Prej Cakranit shkuam nė Hekal, ku morėm vesh pėr mbledhjen qė do tė bėhej nė Qafėn e Sinjės. Me tė birin e Musa Aga Hekalit u nisėm pėr nė Sinjė. Por nuk arritėm nė kohė pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen ku ishin formuluar njė memorandum me 12 kėrkesa. Atje u takuam me Pandeli Calen dhe me udhėheqėsit e tjerė tė kryengritjes. Unė u bashkova me ēetėn qė udhėhiqej nga Ismail Klosi , i cili mė mbante pranė dhe mė pyeste pėr veprimtarinė patriotike tė kolonive shqiptare tė Amerikės, pėr kryengritjen nė Kosovė etj. Ato ditė ēetat iu afruan Vlorės.

Kur arritėm te Qafa e Koēiut , u vendos qė tė mos sulmohej qyteti, por tė hynte njė Komision dhe tu kėrkonte autoriteteve turke, nėn kėrcėnimin e sulmit mbi qytetin qė tė lejonin tė dėrgonte telegrafisht memorandumin nė Stamboll dhe nė kancelaritė evropiane. Komisioni i zgjedhur nga kryengritėsit e kreu detyrėn me sukses. Kryengritėsit u drejtuan pastaj pėr nė Fier. Autoritetet turke me ushtrinė e xhandarmėrinė , qė kishin nė dispozicion , u pėrpoqėn ta ndalonin hyrjen tonė nė qytet. Por administrata turke e ēthurur nuk ishte nė gjende ta pengonte marshimin tonė .Me ndėrhyrjen e Ymer Pashė Vrionit , ato gjetėn shkas pėr tu tėrhequr . Ne hyjmė nė Fier dhe prej andej e dėrguam edhe njė herė telegrafisht memorandumin e Sinjės nė po ato drejtime qė e dėrguam nga Vlora.

Ngritja e Flamurit Kombėtar nė Frashėr

Ēetat u shpėrndanė kur erdhi njoftimi nga Kosova se ishin pranuar nga qeveria turke tė 14 kėrkesat e paraqitura nga Hasan Prishtina. Por unė u sėmura rėndė, para se tė shpėrndaheshin kryengritėsit isha dobėsuar pa masė nga lodhja e madhe Me kujdesin e shokėve, mė shpunė pėrsėri nė Hekal ku erdhi e mė mori im atė dhe prej andej shkova nė fshatin tim tė lindjes nė Frashėr. Kėtu mė zuri lufta ballkanike dhe Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Lajmin e Shpalljes sė Pavarėsisė ne e morėm me disa ditė me vonesė. Ai na u njoftua nga Ēorovoda .Menjėherė u mblodhėn fshatarėt pėr tė kremtuar festėn e madhe. Unė me disa shokė shkuam tek Mydiri, tė cilit i kėrkuam qė nė vend tė flamurit tė Turqisė , tė ngrihej flamuri shqiptar. Mydiri Muēo Karafili, nuk kundėrshtoi bile u bashkua me ne. Mė erdhi keq nuk kisha me vete flamurin e madh e tė bukur qė ja kisha dorėzuar Ded Gjon Lulit. Por pa humbur kohė , sipas vizatimit qė bėra mbi njė pėlhurė porositėm vajzat e fshatit ta qėndisnin sa mė parė.

U pėrgatitėn kėshtu dy flamuj. Lajmi mbi ngritjen e flamurit kombėtar u dha edhe nė fshatrat pėrreth. Brenda pak orėve , nė Frashėr u grumbulluan njė mumur i madh njerėzish . Tė gjithė shkuam nė ndėrtesėn e mydirllėkut dhe aty, ne mes gėzimit tė pėrgjithshėm ngritėm flamurin kombėtar. Frashėri i Abdylit, Naimit, Samiut , pa tė valojė , pas 500 vjetėsh , flamurin e lavdishėm tė Skėnderbeut.

( Pjese nga libri “Frasherlliu akademik Stefanaq Pollo” shtepia botuese “Morava” Tirane 2011 )



http://www.fjalaelire.com/personazh/16514.html

sherri
15-02-13, 09:39
JETA E NJĖ AMERIKANI TĖ JASHTĖZAKONSHĖMKUSHTUAR SHQIPĖRISĖ

NGA MAL BERISHA


[SIZE="2"]Nė agimin e shekullit tė nėntėm- bėdhjetė, kur mijėra shqipėtarėdo merrnin rrugėn e mėrgimitdrejt Botės sė Re, kėtu nė Amerikėn esapozbuluar pėr ta, jetonte njėamerikan qė bėri tė kundėrtėn e kėsaj.Ai mori rrugėn pėr nė Shqipėri. Dhe kyishte Ēarls Telford Erikson, i cili kishtevendosur tė lundronte tėrėsisht kundėr rrymės.I biri i dy emigrantėvesuedezė, bujq nė Illinois, i lindur nėvitin 1867, edukuar fillimisht nėvendlindje e mė pas nė Yale UniversityDivinity School, i pėrgatitur pėr jetėnme njė frymė asketizmi dhe human-izmi tė pashembullt, ai iu bashkua Bor-dit Ndėrkombėtar tė Misionerėvė nėBoston dhe mori njė emėrim nėShqipėri. Nė fakt Shqipėria ishte po aqe panjohur pėr tė sa ē’mund tė jetė pėr ne sot njė planet ende i pazbuluar.Ishte 1 gushti i vitit 1908,kur 41 vjeēari Telford bashkė me tėshoqen Kerry dhe tre fėmijėt, Luis,Paul dhe Earl, morėn udhėn me avul-loren “Republika” nga Bostoni pėr nėSelanik. Mė datėn 13 shtator 1908 ataarrijnė nė Korēė. Brenda dy javė qėn-drimi Eriksoni vuri re se ky ishte njėqytet i zhvilluar, me shtėpi tė bukuradhe rini tė veshur mirė, tė kthyer ngaAmerika tė cilėt flisnin njė anglishteslang si kjo:
“Har ju? Ju Merikan? Yes, I bin to Merica. Hoė you like Korēa?Yes, very nice but Merika better. Makedamn lot money in Merika….”
Ai vendosi tė largohej ngaKorēa, ku vepronte misioni i tij i pėr-faqėsuar nga Phyeniks Kenedi dhemotrat Qiriazi e Gregor Cilka, dhe tėshkonte nė Tiranė. Nė njė udhėtim ek-zotik, ai kaloi nė rrugėn transversalelindje – perėndim nga Korēa nėSarande, Korfuz dhe me njė avullore,nė Durrės.Erikson arrin nė Tiranė nė16 Tetor 1908. Pėr afro njė vit rrjeshtEriksoni banon nė Rrugėn e Dibrės,qėndron, bisedon, dhe njihet me tiran-asit, me tė cilėt bėhet mik i ngushtė,dhe shtėpia e tij kthehet nė shtėpinė etė gjithėve. Aty familja e tij shtohetedhe me njė vajzė tė vogėl. Por do tė pėrzihet prej andej nga administrataturke. Ai vendos tė shkojė nė Elbasandhe t’u bashkohet pėrpjekjeve tė patri-otėve shqipėtarė pėr hapjen e shkollaveshqipe. Aty ai njihet me shumė patri-otė, ndėr tė cilėt me Lef Nosin dheAqif Pashė Elbasanin, pėr tė cilin aishkruan me nderimin mė tė madh.Bashkėpunon me Kristo Dakėn dheLuigj Gurakuqin. Ai i hyn punės dhehap njė shkollė e cila nuk pati jetėg- jatėsi mbasi turqit e rinj e konfiskojnėdhe e kthejnė atė nė depo baruti. Nėvitin 1910, ai bėhet dėshmitar imasakrave tė ndėrmarra nga ShefqetTurgut Pasha.Me 24 Tetor 1910 arrestohet prej turqve dhe internohet nė Manastir.Do tė duhen shumė ndėrhyrje tė Am- basades Amerikane nė Stamboll qė aitė lirohet prej andej dhe, me gjithėkėshillat qė mos tė kthehet mė nėShqipėri, pasi pėrbėnte njė rrezik shumė tė madh, ai pėrsėri nuk i ndahetElbasanit. Ministri i Jashtėm turk RifatPasha i thotė Ambasadorit AmerikanShtraus se Eriksoni ėshtė shqiptar me pashaportė amerikane, pasi flet shqipdhe e duan tėrė shqiptarėt, pa dallimfeje.Me t’u kthyer nė Elbasan, atė e pllakosnjė fatkeqėsi shumė e madhe. Djali imadh Earl, dėmtohet duke luajtur nė bodrumin e shtėpisė dhe Eriksoni de-tyrohet ta dėrgojė nė Zvicėr. Djali vdesdhe kjo ndodh pikėrisht midis tetoritdhe dhjetorit 1912, kur Shqipėria sh- pallet e pavarur dhe pėr fat tė keq pushtohet menjėherė nga serbėt.Gjatė kthimit pėr nė shtėpi,ai arrestohet nga autoritetet pushtueseserbe tė Portit tė Durrėsit dhe mbahetnjė jave nė izolim. Serbėt urdhėrojnėmenjėherė dėbimin e tij, si mik i shqip-tarėve dhe armik i serbėve. Shkon nėElbasan dhe nėn kėrcėnimin e bajone-tave serbe nė dhjetor 1912 bashkė mefėmijėt dėbohet nga Shqipėria.Rikthehet nė Shqipėri, herė pas here, vetėm, por edhe me miq tėtillė si Edith Durham, Aubrey Herbert,Henry Nevingson. Takohet me major-domon e Princ Vidit dhe mėson tėrė in-trigėn dhe tragji-komedinė evropianetė emėrimit tė Princit. Ai njihet edheme patriotėt shqiptarė nė Shqipėri dhenė mėrgim. Mban fjalime pėr Shqipėrinė ne Itali, nė shoqatat anglo – amerikane nė Napoli, nė Angli egjetkė. Takohet me Ismail Qemalin nėItali. Nė vitin 1914 i bashkohet Kryqittė Kuq Ndėrkombėtar pėr zonėn emjeruar tė Puljas. Rasti e sjell tė bashkėpunojė me Zonjėn Uillson.(emri i gruas) Ai viziton refugjatėtshqipėtarė tė dėbuar nga Mali i Zi dheKosova drejt Shkodrės dhe Qerretit tėKavajės si dhe nga Ēamėria drejtVlorės. I shkruan pėr ta Sir EduardGreyt. Nė vitin 1918 emėrohet Drejtor i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar pėr Ital-inė.
KONFERENCA E PAQESNĖ PARIS, 1919.
Njėherazi me kėtė emėrim ai merr njėftesė nga VATRA jonė e nderuar pėr t’u bėrė anėtar i Delegacionit Shqiptar nė Konferencen e Paqes nė Paris. Paasnjė mėdyshje, ai braktis tė tėra priv-ilegjet e njė pune shumė tė mire, hu-mane, tė mirėpaguar dhe niset pėr nėParis. VATRA ishte bėrė lobuesja krye-sore pėr ruajtjen e Shqipėrisė nga cop-timi qė i kanosej nga Traktati i Fshehtėi Londrės. Eriksoni do tė fllase tashmėnė emėr tė saj.Eriksoni i bashkohet delega-cionit shqiptar tė drejtuar nga TurhanPasha, me Mehmet Konicėn, MikelTurtullin, Lef Nosin, At Bumēin eMitat Frasherin. Ai menjėherė takohetme delegacionin amerikan dhe konsta-ton se tė njėmijė antarėt e delegacionitamerikan qė shoqėrojnė Uillsonin nuk ia kanė idenė pėr Shqipėrinė. Ai shehse interesat italiane po shkatėrrojnė atėShqipėri tė mbetur, pėr shkak tė Trak-tatit tė Fshetė tė Londrės sė vitit 1915;konstaton se Lloyd George dheClemensau janė tė dehur nga karizma eVenizellsit dhe propaganda anti-shqiptare greke.Ai menjehėrė ia fillon punėsdhe shumė shpejt arrin tė bindė njėrin prej kėshilltarėve tė afėrt tė Presiden-tit pėr drejtėsinė e kėrkesave tė Shqip-tarėve. Ai konstaton se nė pėrbėrjen edelegacionit amerikan (Write) tė pak-tėn njė delegat punonte pėr interesatgreke. Pastaj ai shkruan letra pa fund. Njohja e mėparshme me Zonjėn Uill-sonit, sipas biografit tė tij Fusine,mund tė ketė qenė ēelėsi i suksesit tėEriksonit nė tėrheqjen e vėmendjes sėvetė Presidentit ndaj ēėshtjes shqiptare.Por vetė Erikson e pranon se Uillsonkishte njė dijeni tė mėparshme pėr ēėshtjen shqiptare, ēfarė na bėn tė kup-tojmė se takimi i Nolit nė udhėtimin efamshėm tė Presidentit nė Mayfloėer me datėn 4 korrik 1918 kishte bėrė punėn e vet.Erikson takon kreun e Di-vizionit tė Ballkanit, Dr. U.L Uester-man, dhe z. Clive Day. Ai mėson prejtyre se Presidenti gjendet i rrethuar dhei izoluar nga “katėr tė fortėt” tė cilėt, pėr ēdo gjė qė kishte tė bėnte me Bal-lkanin, pyesnin Venizellosin. Kėshtu aivendos qė t’i dėrgojė njė letėr ZonjėsUillson, me lutjen pėr t’i dorėzuar Presidentit njė letėr bashkėngjitur metė, pėr ShqipėrinėDisa ditė mė vonė Eriksonimerr njė mesazh prej Sekretarit tėPresidentit me anė tė tė cilit ai kėrkonmė shumė shpjegime rreth kėrkesavetė delegacionit shqiptar. Ai e dėrgonatė nėpėmjet tė njė letre tė gjatė e tėqartė. Fill pas kėsaj letre pason njėdeklaratė e lėshuar nga Uillson, e pub-likuar nė Paris Press. Ajo fillimisht paraqet shqetėsimet pėr pretendimet eItalisė ndaj Fiumes dhe me pas i hedh poshtė si tė bazuara thjesht nė interesadhe jo nė principe. Bazuar nė 14 pikate tij, Ai thote:
“Nuk janė nė pikėpyetje “interesat”,por tė drejtat e popujve, sundim-tarėt e tė cilėve kurrė nuk i kanėmarrė parasyshė kėrkesat e tyre”.
Duke u thelluar mė tej nė kėtėdeklaratė ai do ta mbyllte atė me kėtofjalė:Unė refuzoj tė pranoj se,meqė Qeveria e Shteteve tė Bashkuaranuk ka qenė palė nė kėtė traktat, (Ėshtėfjala pėr Traktatin e Fshehtė tė Lon-drės) tė ketė qenė nė fakt edhe tėrėsishte panjohur me ato qė ato janė vendour aty. Dhe e mbyll me frazėn:
“Rrethanat e reja e kanėtransformuar atė nė njė copė letėrpa vlerė.”
Kur delegacioni shqiptar e lexoi kėtėdeklaratė befasuese, ata kėrcyen ngagėzimi dhe kishin arsye tė besonin seishte letra e tyre qė kishte bėrė qė Pres-identi tė reagonte pėr herė tė parėkundėr Traktatit tė Fshehtė tė Londrėsme Italinė.”Fill pas kėsaj Presidentin do ta pristenė tavolinė teksti i njė letre tjetėr, ngae cila po citoj:
Shkėlqesisė sė tij Uoodrou Uillson,President i Shteteve tė Bashkuara,Zotėri,A do tė na lejoje ne, pėr-faqėsuesve tė njė kombi tė vogėl, qėgjithmonė i ka vlerėsuar nderin,drejtėsinė dhe guximin si virtytet mėtė larta, t’u shprehim mirėnjohjenmė tė thellė pėr ndjesitė tuaja fisniketė cilave iu keni dhėnė shprehje tėtilla kaq tė fuqishme?Pastaj letra vazhdon:Tani ne e dimė se kauza jonė humbvetėm nėse humbet kauza juaj, sepsetė dyja janė njė, dhe ajo do tėndodhė vetėm nėse vetė Zoti dėsh-ton, qė do tė thotė, KURRĖ.Pastaj ajo mbyllet me mirėsjellje enėnshkruar nga tė njejtėt delgatė,Konica, Turtulli Erikson.Fill mė pas ata marrin kėtė letėr ngaPresidenti Uillson, tė cilėn po e citoj:Tė dashur zotėrinj,E kam tė vėshtirė, qė nė mes tė njėdite kaq tė ngarkuar me punė, t’jushpreh si duhet se sa shumė u gėzovakur mora letrėn tuaj tė datės njėzete katėr prill, dhe se sa thellėsisht jami interesuar tė shoh principet e paqessė vėrtetė tė zbatuara mebesnikėrinė mė tė madhe.Me nxitimin mė tė pashmangshėm,Sinqerisht i JuajiUoodrou Uillson.

sherri
15-02-13, 09:40
..........Pėrkundėr intrigave nė KonferencėEriksoni bashkė me delegatėt shqiptar vazhduan betejėn me letra njėra pastjetrės. Ata dolėn nė mbrojtje tė terri-toreve tė Jugut duke kujtuar padrejtės-inė e vendimit tė Konferencės sėAmbasadorėve tė vitit 1913. Citoj:
“Tėrė Kombi Shqiptar njėzėri kanjė kėrkesė: Traktati i Londrės ivitit 1913, ka lėnė mė shumė se gjys-mėn e territorit tė tij tė ligjshėm, menjė popullsi 90 pėrqint shqiptare, nėduart e Malit tė Zi, Serbisė, dhe Gre-qisė. Kėshtu afro njė milion shqip-tarė mbetėn jashtė kufijve nėkundėrshtim me tė tėra tė drejtat eshenjta dhe vullnetin e kombit tė vet.Nėse drejtėsia do tė vihet ndonjėherėnė vend, nėse interesat e kombevemė tė vogla “tani e tutje do tė ruhenme ndershmėri ashtu si edhe tė drej-tat e atyre mė tė mėdhenj”, atėherėkėto territore, dhe popullata qė jeton nė to, duhet tė kthehen aty ku e kanė vendin, sipas dėshirės sė vetėpopullit”.
Nė kėtė kohė vėrshuanmemorandume nga tėra anėt, duke fil-luar nga Federata Pan-ShqiptareVATRA e Amerikės,e deri ngaKolonitė Shqiptare nė Zvicėr, Rumani,Turqi. Atyre do t’i bashkohet edheHerbert Adams Gibbons[1], korre-spendenti special i AP, i cili do t’i dėr-gojė mė pas Presidentit Uillson njėtelegram shumė tė gjatė.Erikson vendos t’i shkruajė pėrsėriUillsonit dhe t’i kujtojė deklaratėn evetė atij:
“Asnjė popull nuk mund tė detyro-het tė jetojė nėn sovranitetin e njėpopulli tjetėr me tė cilin nuk dėshi-ron tė jetojė”.
Siē dihet Konferenca ePaqes nė Paris, nėn ndikimin e Presi-dentit Uillson, ruajti tėrėsinė territori-ale tė Shqipėrisė nė kufijtė eKonferencės sė Ambasadorėve nėLondėr, mė 1913, injoroi Traktatin eFshehtė tė Londrės sė vitit 1915 dhe ihapi Shqipėrisė udhėn drejt anė-tarėsimit nė Ligėn e Kombeve.
*****
Tani Eriksoni mund tė konsiderohej sinjeriu i Vatrės. Nė vitin 1920 ai emėro-het Komisioner i Qeverisė Shqiptarenė Uashington dhe mė pas QeveriaAmerikane, pasi e njeh Shqipėrinė sishtet tė pavarur, e emėron atė Diplomatnė Ambasadėn Amerikanė nė Tiranė nėvitin 1922. Mė pas ai, nė njė miqėsi same Nolin sa me Zogun, ndėrmerr hap- jen e Shkollės Bujqėsore tė Kavajės ecila pėrbėn njė ndėr faqet mė tė ndrit-ura tė biografisė sė Eriksonit dhe nėfakt njė ndėr arritjet mė tė mėdha nėhistorinė e arsimit shqiptar. Bashkė metė ai hap edhe Kolegjin e vajzave nėTiranė dhe nė Kavajė.Me datėn 24 Gusht tė viti1931 Eriksoni merr dekoratėn Medlja eArtė e Skėnderbeut, nga Mbreti Zog,dhe nė vitin 1937 ai ftohet nga MbretiZog dhe merr pjesė si i ftuar nderi nė pėrvjetorin e 25 – tė tė Shpalljes sėPavarėsisė.
PJESA E II-TĖ SAN FRANCISKO
Nė vitin 1945 ne e shohim atė tėshfaqet pėrsėri nė Konferencėn e SanFranciskos si delegat i VATRĖS.Siē dihet Qeveria Komunistee sapoardhur nė pushtet nė Tiranė, nuk ishte e njohur. Kėshtu VATRA moriedhe njė herė rolin e saj historik dhedelegoi pėrsėri Eriksonin. Ai shkoi nėSan Francisko dhe u vendos nė HotelinMaxt prej nga do tė korrespondonteme delegacionin amerikan pėr intere-sat e Shqipėrisė. Qė aty ai mendonte pėr atė qė kishte pėrjetuar 26 vjet mė parė nė emėr tė Shqipėrisė nė Paris.“Pas kaq vitesh, gjatė tė cilave unėkam bėrė tė pamundurėn, si njė mik iatij vendi aq tė dashur pėr mua, por thuajse pa asnjė mik, ende mendoj pėr ato fjalė tė Presidentit Amerikan, Uill-son, tė cilat nė atė kohė mė erdhėn sifjalėt mė tė ėmbla qė kisha dėgjuar ndonjėherė”.Mė 13 Maj 1945, Erikson idėrgon njė letėr Senatorit amerikan tėMichiganit Vadenburg i cili mori pjesėnė themelimin e OKB – sė, nė tė cilėni shpjegonte pėr lidhjet e tij meShqipėrinė nė njė periudhė prej 30vjetėsh. Erikson o tė flasė tashmė nėemėr tė pesėdhjetė mijė shqiptaro – amerikanėve dhe dy milion shqip-tarėve nė Ballkan, tė cilėt nuk kishin patur mundėsi pėrfaqėsimi nė Konfer-encėn e Kombeve tė Bashkuara.Tė nesėrmen ai do tė marrrė pėrgjigje nga senatori ku i thuhet se ekishte marrė letrėn dhe se do tėmundohej tė gjente kohėn pėr t’utakuar.Mė pas bie nė sy korrespendenca e pėrditshme e Eriksonit me kryetarin eVatrės z.Panariti prej tė cilit merr ud-hėzime tė pandėrprera. Me datėn 15Maj 1945 nga G.M. Panariti nėBoston, ai merr njė letėr nė tė cilėn nėmes tjerash i thuhej:
I dashur Dr. Erikson,
…Ju e kuptoni, pa dyshim, se ēėshtjashqiptare nuk ėshtė ēėshtje person-alitetesh. Ne duam tė mbėshtetim Hox-hėn, jo pse ne mendojmė se ai ėshtė imirė, por se ėshtė nė kontroll tė plotė tėvendit, dhe se besojmė se duke embėshtetur atė, mbėshtetim PopullinShqiptar…Me 16 maj, Eriksonit i ofro-het takim me njė zyrtar amerikan, DeitC Poole, pėr tė diskutuar ēėshtjet eduhura. Ai vijon komunikimin e pėrditshėm sa me Vatrėn sa me dele-gacionin amerikan. Por kulmin e kėsajkorrespendence e arrin me letrėn e tijdėrguar Presidentit Amerikan.Ajo u botua nė Gazetėn“Dielli” tė datės 19 Maj 1945, nė tėcilėn thuhet nė mes tjerash:
“ E quajmė tė tepėrt t’u themi kėn-donjėsve tanė se cili ėshtė Dr. Ē.TErikson, i cili pėrfaqėson Vatrėn nėKonferencėn e Kombeve tėBashkuara nė San Franēisko.Mjafton tė kujtojmė se Dr. Eriksonka mė shumė se 35 vjet qė punon pėrpopullin shqiptar. Veprimet e tij nėSan Franēisko do t’i botojmė nė njėraport tė plotė kur tė vijė koha.”
Me rastin e emėrimit tė tij prej Vatrės,Dr. Erikson i dėrgoi Presidentit Tru-man telegramin e mėposhtėm:
Presidentit, Harry Truman:Shtėpia e BardhėUashington D.C.Njėzet e pesė vjet mė parė, Presi-denti Uillson i dėrgoi kėtė kabllo-gram zotėrinjve Lloyd George,Clemenceau e Frank Polk nė Kon-ferencėn e Paqes nė Paris:“I will never consent, nor the Amer-ican People consent that the Alban-ian Nation who have struggled twothousand years for their liberty shallbe sacrificed to the political ambi-tions of their neighbors” WidrowWillson“As unė as populli amerikan kurrėnuk do tė bien dakord qė popullishqiptar, i cili ka luftuar dy mijė vjetpėr lirinė e tij, tė sakrifikohet pėr hirtė ambicieve politike tė fqinjėve tėvet”.Ai e shpėtoi Shqipėrinė nga ndarjadhe zhdukja. Sot rreziku ėshtėpėrsėri i madh dhe unė ju kėrkoj juve qė tė ndihmoni nė emėr tėdrejtėsisė dhe humanizmit.C.T.EricksonDelegat i Federatės Pan ShqiptareVATRAHotel Manx.
Kėshtu Erikson mbyll veprimtarinė etij nė emėr tė Vatrės me Konferencėne San Franēiskos pėr tė vijuar meveprimtari tjera nė dobi tė Shqipėrisė.Ai do tė japė emisione nė shqip, do tėangazhohet nė fondin e ndihmave derinė fund tė jetės.Veē tjerash ai na ka lėnėtrashėgim librin e tij “SAGA ESHQIPTARĖVE” njė ndėr historitėmė tė bukura tė shkruara ndonjėherė pėr ne shqiptarėt nga autorė qofshin tėhuaj, qofshin shqiptar. Veprėn e Erik-sonit tė plotė e kam pėrkthyer dhe do ta botoj nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Sh- palljes sė Pavarėsisė, por kopjen e tijtė parė, “bocet”, e kam printuar dhe ekam sjellė si dhuratė pėr Vatrėn tonė100 vjeēare nė nderim tė saj dhe atijaktivisti, martiri dhe heroi amerikan qėi kushtoi jetėn dhe familjen Shqipėrisėqė ditėn qe shkeli nė tė.Mė nė fund, mė lejoni tėthem se Eriksoni erdhi nė Shqipėri simisionar, u kthye nė edukator, u trans-formua nė politikan, veproi si diplo-mat, kėrkoi fushave tė naftės siinxhinier gjeolog, shkruajti si histo-rian, meditoi si filozof, frymėzoi si pa-triot VATRAN dhe, iku nga kjo jetė sinjeriu mė i dashur i Shqipėrisė