PDA

View Full Version : Virusi E1U2L4E4X


AlbaSoft
27-08-09, 22:09
intervist me Albin Kurti

EULEX-i ėshtė mutacion i UNMIK-ut. Virusi qė dikur e patėm quajtur U1N2M4I4K, tash ėshtė bėrė E1U2L4E4X. Protokolli i paraljamėruar me Serbinė mbetet dėshmi e njė muatacioni tė tillė. Pėr kėtė, propozon ndėrprerejen e bashkpunimit me misionin e BE-sė. Njė ditė pas rrotullimit tė xhipave tė EULEX-it, lideri i Vetėvendosjes, Albin Kurti nė intervistė pėr Express paralajmėron edhe aksione tė tjera. Meqė, thotė se ende asgjė s’ka pėrfunduar.

Express: Pėrse nė protestėn e djeshme ju nuk ishit prezentė? Jemi mėsuar qė juve t’ju shohim nė krye tė ēdo aksioni?
[B]A. Kurti: Nė mbledhjen para aksionit ėshtė vendosur qė unė tė mos marr pjesė. Mediat, sidomos ato televizive, po fokusohen sė tepėrmi nė mua dhe jo nė Lėvizjen dhe aksionin e saj.

Express: Ēka nėnkutpon pėr Vetėvendosjen Protokolli tė cilin EULEX-i thotė se do ta nėnshkruajė me Serbinė?
A. Kurti: Protokolli i paralajmėruar paraqet edhe njė tjetėr dėshmi se EULEX-i ėshtė mutacion i UNMIK-ut. Nga ky protokoll, Kosova nuk do tė kishte kurrfarė dobie. Vetėm Serbia do tė pėrfitonte. Dhe atė, sė paku, nė mėnyrė tė trefishtė. Do tė fitonte informata tė natyrės policore pėr Kosovėn. Do ta trashte lidhjen me Kosovėn, duke konfirmuar 6-Pikėshin dhe Rezolutėn 1244. Dhe, do ta pėrmbushte kushtin e parė pėr liberalizimin e vizave.

Express: Ēka duhet tė bėjnė institucionet e Kosovės? Cili ėshtė propozimi juaj pėr liderėt e Kosovės nė kėtė rast?
A. Kurti: Ta ndėrprejnė komunikimin dhe bashkėpunimin me EULEX-in pėrderisa ai s’heq dorė nga Protokolli. Por, nuk duhet harruar qė Protokolli nuk ishte kurrfarė aksidenti. Problem ėshtė vetė EULEX-i, i cili nė vend se ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, e pranon 6-Pikėshin e Ban Ki-moonit, nė vend se t’u japė llogari institucioneve tė Kosovės, ka fuqi ekzekutive mbi to, nė vend se tė jetė ndihmė pėr sundimin e ligjit, pėrbėhet prej rreth 2.000 sundimtarėve tė ligjit, tė cilėt bashkė me familjet e tyre janė imunė nga ligji, nė vend se tė sjellė profesorė, mjekė e ekspertė tė ekonomisė pėr tė na ndihmuar nė zhvillim, na ka sjellė policė, prokurorė e gjykatės pėr ta ruajtur status quon, nė vend se tė ketė afat kur do t’i pėrfundojė misioni, e ka dhėnė afatin e minimumit tė qėndrimit – 2 vjet as qė duhet tė shpresojmė se do tė shkojnė.

Express: A besoni se do tė jetėsohet kjo marrėveshje?
A. Kurti: Nėse reagimi i Kosovės kufizohet nė llafet pa veprime tė Fatmir Sejdiut e Hashim Thaēit, atėherė Protokolli do tė nėnshkruhet. Mė pastaj, jetėsimin e saj do ta bėjė Serbia me EULEX-in, i cili i ėshtė sipėrvendosur Policisė sė Kosovės.

Express: Nė rast tė jetėsimit tė tij, cilat do tė jenė pasojat?
A. Kurti: Do tė dėmtohet pozita ndėrkombėtare e Kosovės meqė do tė pėrforcohen Rezoluta 1244 dhe 6-Pikėshi, Serbia do tė marrė shumė informata tė vlefshme policore, tė cilat do t’ia japė EULEX-i nga takimet e rregullta policore nė nivel stacionesh, rajonesh dhe nė atė qendror, do tė trashet lidhja Serbi-Kosovė nė rrafshin e sigurisė dhe, pas kėtij Protokolli, Serbia pėrfundimisht do ta ketė rrugėn e hapur pėr liberalizimin e vizave.

Express A do tė ketė aksione sėrish Vetėvendosja dhe cilat do tė jenė natyrat e tyre: sikur kjo e djeshmja, apo thjesht performanca artistike?
A. Kurti: Sigurisht qė do tė ketė edhe aksione tė tjera, meqė ende asgjė s’ka pėrfunduar. Sigurisht se nuk do tė kufizohemi, po ua huazoj shprehjen - “thjesht, nė performanca artistike”. Ndonėse, secili aksion yni e ka njė dimension artistik, apo jo?

Express: Si e komenton Lėvizja Vetėvendosje arrestimin e djeshėm tė aktivistėve tė saj nga Policia e Kosovės?
A. Kurti: Ka shumė policė tė Kosovės qė shpirtėrisht janė me neve. Por, ka edhe asish qė s’e kanė vendin aty. Mė sė shumti tė tillė ka lart nėpėr hierarkinė e Policisė sė Kosovės, ndokush prej tė cilėve edhe e dha urdhėrin pėr intervenimin brutal ndaj protestuesve. E, kur kombinohet urdhėri i tillė me ndonjė zagar tė njėsisė speciale, atėherė kemi pasoja sikurse ato tė sė martės, kur Skėnder Blakaj u dėrgua nė Klinikėn Emergjente tė QKUK-sė, kurse disa protestues tė tjerė u rrahėn gjatė arrestimit, rrugės pėr nė stacion dhe mandej edhe nė stacion si p.sh. Fatmir Haziri nga polici me numėr 8062, Kujtim Kosumi nga ai me numėr 8676, si dhe Salih Mehmeti nga polici me numėr 8272. Ndėrkaq, Dardan Molliqaj, Naser Shatri dhe disa tė tjerė janė kėrcėnuar edhe me pasoja pasi tė dalin nga arresti, me fjali tė llojit “Kur tė dilni, keni punė me ne…”

Express: A do tė ketė protestė masive nė rrugėt e Prishtinės kundėr Protokollit si psh. protesta kundėr Planin 6-Pikėsh tė Ban Ki-moonit?
A. Kurti: Natyrisht se protestat masive do tė ishin tė mira. Mbase edhe mė masive se para 6-Pikėshit. Kundėrshtimi i Vetėvendosjes do tė vazhdojė. Pėr format dhe kohėn nuk mund tė flas tani.

Express: Pėr dallim nga UNMIK-u qė ėshtė dashur tė presim dhjetė vjet dhe qė njerėzit tė ngrihen nė protesta, Vetėvendosja ka nisur tė kundėrshtojė misionin e EULEX-it ende pa e mbushur ai njė vit tė plotė funskionimi. Si e komentoni kėtė.
A. Kurti: Ne e kemi kundėrshtuar EULEX-in shumė mė herėt para se ai tė zbarkojė nė Kosovė. Sepse, i kemi lexuar me kujdes dokumentet ku bazohet ai: Rezolutėn 1244, Veprimin e Pėrbashkėt tė Kėshillit tė BE-sė tė datės 4 shkurt 2008 dhe, nė fund, edhe 6-Pikėshin e Ban Ki-moonit. Mbi tė gjitha, EULEX-i ėshtė mision i Politikės Evropiane tė Sigurisė dhe Mbrojtjes, ėshtė mishėrim i Konceptit pėr Menaxhim tė Krizave tė Javier Solanės, partia e sė cilit PSOE (Partido Socialista Obrero Espańol) ėshtė nė pushtet nė Spanjėn qė nuk na njeh. Pra, Solana na ka definuar si krizė qė duhet tė menaxhohet, e jo si njė vend i pavarur qė duhet tė zhvillohet. Ky ėshtė qėndrimi politik i Solanės pėr Kosovėn qė prodhon pasoja gjithnjė e mė tė rėnda. Nė anėn tjetėr, le tė mos harrojmė qė kundėr UNMIK-ut qe protestuar nė mars tė vitit 2004. Mandej nga KAN-i nė qershor tė vitit 2004 dhe nga Lėvizja Vetėvendosje shumė herė pėrgjatė veprimtarisė sė saj qė prej 12 qershorit 2005. Reagimi ndaj EULEX-it ėshtė mė i shpejtė tash, sepse duket qartė qė bėhet fjalė pėr njė UNMIK tė ri. EULEX-i ėshtė mutacion i UNMIK-ut. Virusi qė dikur e patėm quajtur U1N2M4I4K, tash ėshtė bėrė E1U2L4E4X.

pirro
28-08-09, 07:18
Aaaa Albin Kurti Expressit i paska dhan interviste aa ??

GURI SYLAJ
28-08-09, 08:16
Do te mundohem, edhe njehere, te jem shume i sinqert!

Ma thot mendja se aksionet e tilla po ndodhin jo kur i duhen Kosoves por kur ju duhen qarqeve te caktuara nderkombtare ! Ketu bene pjese edhe Serbia!!
Po ndodhin atehere kur ju duhen qarqeve te caktuara politike ne Kosove (tash para zgjedhjeve)!
Duke e kundershtu njeri tjetrin dhe duke e luftu njeri tjetrin (per hater te (solanoviqeve) ne do te mbesim perhere nene "kujdesin " e Europes !! Ketu nuk mendoj se neve duhet te jemi "Bineq Siameze" por vllezer gjithesesi!
Vetvendosja e din se vet nuk mund te beje asgje prandej do te ishte e udhes te tregoj se nga kush "Perkrahet" !
Keto aksione ,jo vetem te Vetevendosjes ,po me kujtojn rastin e nje zjarrfikesi gjermen .
Ai ,naten , mshehurazi (ilegalisht) shkaktonte zjarre ne menyre qe kur te marr pjese ne shuerjen e tyre te tregohet Hero! Por ndodhi ajo me e keqja ,ne nje rast te tille humben jeten njerez e ne mesin e tyre edhe nje familje shqiptare!!
Kosoves nuk i duhen "Aksione" te tilla pavarsisht nga kush organizohen dhe nga kush perkrahen . Koha e heronjeve eshte ne ndertimin e shtetit ....!

4peace
28-08-09, 11:22
*

Guri...
Eshte mire me qene i sinqerte (une personalisht i nderoj pa mase te sinqertit)
Mirepo, te jesh i sinqertė dhe te jesh i painformuar d.t.th. se njeriu gjykon me "ma merr mendja".
"Ma merr mendja" s'eshte vleresim i qarte i dickaje por i mjegulluar (i paqartė)...hamendje

Cdo te mire!

*

GURI SYLAJ
28-08-09, 21:17
Megjitheate une nuk e kam thene kete krejt nga ajo ,ma merr mendja,por duke u nise nga disa fakte qe ndoshta nje dite do te kjartesohen me mire!!
Vet aksioni i fundit ku moren pjese nje numer simbolik flet per nje eksces te porositur dhe jo ne te mire te Kosoves !Ka mundesi te mos jem i informuar por si duket 99.9 % te shqiptareve ne Kosove jan te painformuar!!Pjesmarrja e popullates ne keto "Protesta" po flet ,jo une!
Shkatimi i dameve materiale flet me shume per ARROGANCE RRUGESH se sa per nje proteste te mirefillt.E njejta ishte edhe me YRYSHIN drejt Parlamentit me heret!
E faji nuk eshte as ne Parlament e as ne EULEX, kete e din shume mire edhe Vetvendosja !Faji eshte ne kerret e blinduare e villat qe Vetvendosja nuk guxon as me i permend se jo me i rrutllu !Faji eshte ne nje kaste milioneresh qe nuk ju han palla bash hiq as per Kosoven as per EULEXIN e as pe Vetvendosjen!Edhe kjo kaste eshte eksperiment dhe keto eksperimente po i paguan "Shteti i Kosoves " dhe ceshtja shqiptare ne pergjithesi!!
E tera kjo eshte nje tragjedi e llojit te vet qe po luhet ne Kosove dhe me Kosoven kurse shqiptaret jan edhe autore edhe lojtare te kesaj DRAME . Publiku ( ai qe i paguan biletat)eshte EUROPA!

Ma merr mendja dhe ma THOT mendja nuk jan nje e njejta gje!!

4peace
28-08-09, 21:42
Megjitheate une nuk e kam thene kete krejt nga ajo ,ma merr mendja,por duke u nise nga disa fakte qe ndoshta nje dite do te kjartesohen me mire!!
Vet aksioni i fundit ku moren pjese nje numer simbolik flet per nje eksces te porositur dhe jo ne te mire te Kosoves !Ka mundesi te mos jem i informuar por si duket 99.9 % te shqiptareve ne Kosove jan te painformuar!!Pjesmarrja e popullates ne keto "Protesta" po flet ,jo une!
Shkatimi i dameve materiale flet me shume per ARROGANCE RRUGESH se sa per nje proteste te mirefillt.E njejta ishte edhe me YRYSHIN drejt Parlamentit me heret!
E faji nuk eshte as ne Parlament e as ne EULEX, kete e din shume mire edhe Vetvendosja !Faji eshte ne kerret e blinduare e villat qe Vetvendosja nuk guxon as me i permend se jo me i rrutllu !Faji eshte ne nje kaste milioneresh qe nuk ju han palla bash hiq as per Kosoven as per EULEXIN e as pe Vetvendosjen!Edhe kjo kaste eshte eksperiment dhe keto eksperimente po i paguan "Shteti i Kosoves " dhe ceshtja shqiptare ne pergjithesi!!
E tera kjo eshte nje tragjedi e llojit te vet qe po luhet ne Kosove dhe me Kosoven kurse shqiptaret jan edhe autore edhe lojtare te kesaj DRAME . Publiku ( ai qe i paguan biletat)eshte EUROPA!

Ma merr mendja dhe ma THOT mendja nuk jan nje e njejta gje!!

Guri...
...supozoj qe i ke lexuar ate qe i kam thene per "Vetevendosjen"! diku tjeter, para pak kohe.
Une nuk jam simpatizant e as anetar i asnje partie, as i Levizjes Vetevendosje. S'kam nevoje t'i perseris te njejtat gjera per cdo dite.
Njoh njerez qe jane si te moshuar, ashtu edhe me pergatitje profesionale (te arsimuar mjaftueshem) qe, per cudi, jane bere simpatizues te Vetevendosjes. Dhe, cka eshte me me rendesi, nuk jane njerez interesaxhi. Keta marrin pjese rregullisht ne aksionet e kesaj Levizjeje, por jo si anetare...Anetaret vishen kryesisht me "uniforma"... Kjo behetper arsye qe te mos te perzihen njerez ta paftuar (dhe te panjohur) ne keto aksione, ashtuqe te mos veprojne ndryshe nga ajo cfare kane pasur per synim. Rasti i fundit: pas aksionit ka pasur aktere te panjohur, te cilet me vone e kane keqperdorur kete aksion duke ua shperthyer gomat xhipave te praptuar nga Levizja...D.m.th. Levizja kujdeset me perpikmeri qe te mos ket perzierje (shfrytezim rasti nga te tjeret) e per te ardhur sikur para dy viteve kur iu vu zjarri kishave dhe objekteve tjera serbe.

Masandej, mos bjer ne kundershtim me vetveten, kur ne njeren ane je dakord qe mediat jane te manipuluara dhe, ne te njejten kohe flet te thena nga po te njejtat media.

Eshte mire, si per ty, ashtu edhe per mua dhe te tjeret, qe lajmet te merren nga dora e pare...e jo cfare thone te tjeret per dicka. Mjafton ta'i lexosh analizat (jo kritikat, sepse s'jane kritika por jane fakte) javore qe i shkruan vet Albini..dhe mjafton, sa per fillim.
S'duhen as 20 minuta ne jave per kete gje.

Prandaj, na erdhi keq apo u gezuam lidhje me Vetevendosjen eshte krejt relavante. Nese dikush gezohet pse s'ka edhe me shume perkrahje kjo levizje - nuk eshte per t'u mburrur. Perkundrazi - eshte tragjedi. Dhe, perderisa te vazhdojme keshtu gjendja jone do te jet edhe me tragjike.

Edhe, me duket se e thash nje here (diku) qarte, prere (e qebesa edhe mjaft ashper), se, ose duhet ta kuptoni drejte kete punen e vetevendosjes ose kete fakt nuk e pranoni per dy arsye te vetme:
Pika 1 (e kam thene e s'po e perseris) dhe
Pika 2 (gjithashtu e kam thene...).

Alternative tjeter, deshem o s'deshem NUK KA.


***

Guri i madh
28-08-09, 21:52
me 6 pika e kena pranue e aj erdhi po kta TARAKAT E MYFTIS duhet me u ballafaque me EUSEXIN na mileti nuk kena faj ,po kerret kena me i rrotullue , po per me qkep dajak kta TARAKAT E MYFTIS let shkojn te kroj i vitakut se edhe atje esht kosov

GURI SYLAJ
28-08-09, 21:58
Dikush, me lart ,e pat bisede heqjen e konspiracionit!!
Une nuk dij as cka keni thene e as cka mendoni me thene ne piken 1 dhe 2 por une ,personalisht ,fjalet e mia i bazoj vetem ne analizen qe mundohem te ju beje vet fakteve dhe ato jo sot e dje por qe prej kur kam fillu te interesohem per probleme te caktuara!
Une kam rrespekt per Albinin dhe e cmoj guximin e tij qytetar por menyra e manifestimit dhe e shtruarjes se problemeve eshte jo frytedhenese! Besoj se pajtoheni me kete konstatim .
Cka konkretisht ofron Vetvendosja ??
Me e perzan EULEKSIN ,me e rrxu Parlamentin ...me ....me dhe cka???
As Beogradi nuk kerkon me shume sepse pjesen tjeter e kryen vet!!
Mendimi im eshte qe VETVENDOSJA te hyj ne politike neper hyrjen kryesore dhe te matet ne peshoren qe quhet vote !

Guri i madh
28-08-09, 22:05
guri


politikant ton nuk kan lan zgjidhje tjeter , populli nuk mundet me e pas gjendjen nen kontroll ,po nuk ka ndodh ma keq se kur shkinia u versul kunder ambasadave evropjane ne beligrad , po edhe jeremiqi kta evropjant i ka que ne RROT SAME e prap e priveligjuar



edhe qka duhet te sakrifikojna ne shqiptart per hir te stabilitetit te mbrendshem te shkinis


territori po ngushtohet edhe me CERRNAGOREN 11 km kan hy ne teritorin e kosoves

GURI SYLAJ
28-08-09, 22:21
Po tybe o guri te tha Guri qe fajin nuk e kan as EULEKSI e as Parlamenti po qata qe i kan ne grusht edhe Vetvendosjen ,edhe Kroin e Vitakut edhe shkiet ne Mitrovice !!
Uki don mjegell o guri !!

4peace
28-08-09, 22:23
Dikush, me lart ,e pat bisede heqjen e konspiracionit!!
Une nuk dij as cka keni thene e as cka mendoni me thene ne piken 1 dhe 2 por une ,personalisht ,fjalet e mia i bazoj vetem ne analizen qe mundohem te ju beje vet fakteve dhe ato jo sot e dje por qe prej kur kam fillu te interesohem per probleme te caktuara!
Une kam rrespekt per Albinin dhe e cmoj guximin e tij qytetar por menyra e manifestimit dhe e shtruarjes se problemeve eshte jo frytedhenese! Besoj se pajtoheni me kete konstatim .
Cka konkretisht ofron Vetvendosja ??
Me e perzan EULEKSIN ,me e rrxu Parlamentin ...me ....me dhe cka???
As Beogradi nuk kerkon me shume sepse pjesen tjeter e kryen vet!!
Mendimi im eshte qe VETVENDOSJA te hyj ne politike neper hyrjen kryesore dhe te matet ne peshoren qe quhet vote !

Filtri apo kriteri per te vene re se kush eshte ne te drejte e kush jo eshte postimi im
ketu:http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=27885
qe jane shkrime te viteve te dyzeta (40-ta) te shekullit te kaluar.
Kush e din gjermanishten do ta kuptoje per cfare e kam fjalen.
Albini, Obama apo kushdoqofte ne kete rruzull nuk mund te levize asgje nese nuk ka perkrahje ne masa.

Po te kishte dashur te hyje ne politike dhe ta luaje rolin qe iu jipet (urdherohet/imponohet/kushtezohet) ai kishte mundur te hyje mu sikurse Buj(g)ar Dugolli, shok i ngushte i demostratave te para (nese te kujtohet). Dhe nese te kujtohet, po te kishte qene Albini intereaxhi, me siguri, qysh atehere kur iu ka ofruar shansa, ka mundur ta fitoje nje post se paku aq te larte sa Buj(g)ari. Punen e Buj(g)arit mbase e dijme qe te gjithe.


Tash nje pyetje e sinqerte:
A beson me te vertete se ne Kosove ka pasur (dhe ka) zgjedhje te drejta, lira e demokratike? Dhe se kane fituar ata qe e kane merituar sipas votave?
Nese eshte ashtu, perse Albini e diti 3-4 muaj para zgjedhjeve se kush do te fitoje, kush me ke do te beje koalicion? E shume e shume tjera...
Nese beson se po, atehere te jap te drejte ne te gjithat qe po i thua.
Nese JO, atehere besoj do te me japesh te drejte mua.

Dhe, iu kisha lutur edhe nje here te gjitheve: Kush nuk e ka percjelle punen dhe aktivitetet e tij qe dhjete e me shume vite me sy asnjanes - kot e ka te flase. Sikurse kot e kane te flasin disa simpatizante/fanatike te partive ekzistuese, qofte kosovare, qofte gjitheshqiptare. Sepse me njeanshmeri s'mund te dilet ne ndonje konkluzion te drejte dhe ne kete menyre debati nuk con askund.

Edhe leni e kos m'i permendni me teorite konspirative... se po me kape tugi...


***

Guri i madh
28-08-09, 22:28
PO PO prap te neperkambur si ne kohen e RRAHMAN MORINES


prap ky popull i denuar nga ata qe me taksat tona jetojn ne nji LLUX so llordat e anglis

prap shkjet te pergdhelur ani ani ju sundimtar mos hiqni keq per neve nuk edht gajle jena msue qe 100 vite