PDA

View Full Version : Nėse bini pėr tė fjetur me stres - dhe zgjoheni nė ēastin e gabuar,lexo ketu..?


Jana
31-08-09, 00:44
Nėse bini pėr tė fjetur me stres - dhe zgjoheni nė ēastin e gabuar, kėtu mund tė mėsoni si ta gjeni veten nė kontroll tė gjumit

Nėse e gjeni veten zgjuar pas disa orėsh gjumė, apo zgjoheni shpesh gjatė natės, ky fenomen quhet “parasomnia” ose “pagjumėsi”, dhe ėshtė shumė mė e pėrhapur se sa njerėzit mendojnė. Njė sondazh i vitit 2005 zbuloi se rreth 75% e njerėzve tė rritur kanė simptoma tė vazhdueshme tė problemeve me gjumin, si edhe me zgjimin disa herė gjatė natės. Kur vjen puna te njė natė e plotė gjumi, shpeshherė ne jemi armiqtė mė tė kėqij tė vetes. Njerėzit mendojnė se pėr shkak se janė tė aftė tė bien nė gjumė, edhe do tė qėndrojnė nė gjumė, edhe pse kanė marrė shumė kafeinė. Por pėr shumė prej nesh fajtori nuk ėshtė ai ekspresi i orės 5 pasdite. Shkaku kryesor i shumė problemeve tė gjumit ėshtė stresi. Ne jemi tė mbingarkuar dhe abuzojmė me aftėsitė e trupit pėr t’u qetėsuar. Sistemi ynė nervor ėshtė ndėrtuar pėr kros tė lehtė, por ne jetojmė nė maratonė stresi. Nėse bie nė shtrat i merakosur, pa dyshim qė do tė zgjohesh nė mes tė natės. Dhe kur kjo ndodh, ashtu si mund ta dini, dita tjetėr ėshtė shumė e lodhshme. Ekspertėt peshojnė gjithēka, nga shtretėrit te jastėkėt mė tė mirė.

Tė pagjumė! Pėrgatituni tė rrėzoheni...
A ėshtė qyteti juaj grabitės-gjumi? Zbulojeni kėtu!

Natėn e kaluar, 10 milionė meshkuj u ndeshėn pėr vdekje dhe e humbėn betejėn me gjumin e mirė. Sot, punėt e tyre, madje edhe jetėt e tyre janė nė rrezik. Njė brez i ri shkencėtarėsh janė duke pėrjashtuar njohurinė tradicionale rreth parasomnia-s (tė numėrosh yjet? Nuk funksionon. Ata thonė: Ju mund t’ia dilni). Me pak ndryshime tė thjeshta nė rutinė, pak pėrfytyrim, disa lėvizje tė befasishme kundėr-intuitive dhe ndoshta njė rregullim i qėndrimit, njė natė paqėsore gjumi mund tė bėhet e juaja. Kėshilla e tyre mė e mirė: hidheni poshtė pėrkufizimin qė keni pėr njė gjumė tė mirė. Ashtu si tre vakte tė plota nė ditė ia kanė lėnė vendin ngrėnies gjithė ditėn me porcione tė vogla, ajo ēka duket e mirė nė sytė tuaj, ka ndryshuar edhe kėtu. Tė mendosh se ėshtė e nevojshme pėr tė fjetur 8 orė tė plota mund tė jetė areale. Ka prova tė forta se ka njė lloj zgjimi qė ėshtė tejet normal. Edhe historia e mbėshtet. Pėrpara revolucionit industrial, njerėzit bėnin gjumin e parė pėr 3-4 orė, zgjoheshin pėr njė orė ose dy dhe flinin pėr 3-4 orė tė tjera. Edhe po tė zgjohesh pėr 60 ose 90 minuta mund tė jetė pjesė e modelit tė gjumit tė shėndetshėm. Meqenėse jemi tė kushtėzuar tė mendojmė se zgjimi nė mes tė natės ėshtė problem, kur ndodh, na zė paniku. Ky reagim bėn qė truri tė zgjohet edhe mė shumė. Nėse e gjeni veten tė zgjuar nė orėt e para tė gjumit, mjekėt kėshillojnė tė vlerėsoni gjendjen fizike. Keni ndonjė dhembje, ngėrē, apo nevojė pėr tė shkuar nė banjė? Nėse ėshtė kėshtu, kujdesuni pėr to. Nėse nuk keni ndonjė ankesė fizike, atėherė ka mundėsi tė jeni duke pėrjetuar njė fazė normale tė ciklit tė gjumit. Duke ditur kėtė, ju ndihmon tė zėvendėsoni shqetėsimet se do tė jeni i padobishėm pa njė 8-orėsh tė plotė gjumi me mė shumė mendime neutrale.

Lexoni mė tej pėr tė qenė gati pėr nė shtrat...
Gati pėr nė shtrat?
Pas njė ditė tė mbushur me aktivitet (ose tė mbushur me shqetėsime), truri ka nevojė pėr pak kohė qė tė pėrtėrihet. Rraskapitja fizike mund t’ju lejojė tė paktėn atė dremitjen e orės sė parė, por mė pas shqetėsimet do tė dalin nė sipėrfaqe dhe do t’ju shkaktojnė tronditje. Si mund ta ftohni mendjen? Kemi nevojė tė mėsojmė tė pėrdorim frenat pėrpara se makina tė hyjė nė garazh. Tė pastrosh kokėn nga mendimet ėshtė ēelėsi pėr njė natė gjumi tė mirė. Thjesht uluni pėr 15 minuta dhe qetėsohuni. Mund tė meditoni, tė luteni apo tė bėni frymėmarrje ritmike, qė mund ta qetėsojnė mjaftueshėm mendjen sa pėr tė fjetur gjithė natėn. Bėni ndonjė ritual pėrpara se tė flini - mund tė bėni gjithēka pėrveēse tė kontrolloni e-mail-in! Pėrsėritja e kėtyre ritualeve e kushtėzon trurin dhe trupin pėr gjumė. Ndėrsa praktikoni ritualin nė tė njėjtėn mėnyrė natė pas nate, po krijoni njė reagim pavlovian. Vetėm me t’u ulur nė vendin qė bėni frymėmarrjen ritmike apo vetėm duke hapur ujin e du[Censored], i sinjalizoni mendjes se do tė flejė mirė. Njė tjetėr mėnyrė pėr tė kushtėzuar veten pėr tė fjetur, ėshtė tė luani lojėn e orės sė brendshme tė trupit. Stimuloni errėsirėn rreth njė orė para se tė bini pėr tė fjetur dhe fikni dritat. Kjo rregullon nė mėnyrė natyrale ritmet e ciklit 24-orėsh, qė na ndihmojnė tė pėrgatitemi pėr gjumė.

Krijoni lidhjen frymėmarrje/tru
Specialistėt amerikanė kanė zhvilluar njė studim duke pėrdorur teknika specifike frymėmarrjeje pėr tė trajtuar pagjumėsinė. Tė gjithė subjektet e studimit raportuan pėrmirėsim nė cilėsinė dhe sasinė e gjumit. U gjetėn prova se frymėmarrja abdominale e gjatė dhe e ngadaltė mund tė ulė nivelin e ankthit dhe zgjimit. Ata rekomandojnė njė ushtrim frymėmarrjeje tė quajtur ushtrimi 4-7-8. Pushoni gjuhėn nė ēatinė e gojės, duke e nxjerrė frymėn plotėsisht. Mbyllni gojėn dhe merrni frymė me hundė, duke numėruar deri nė tre a katėr. Pastaj nxirreni frymėn, ndėrsa mendėrisht numėroni deri nė tetė. Pėrsėriteni ciklin pėr tri herė rresht. Ėshtė e rėndėsishme pėr njė gjumė tė rehatshėm.

Mbani qėndrim ndaj dremitjes
Mes muskujve dhe trurit ka njė mekanizėm reagues. Kur ju tendoseni dhe ēlironi muskujt, edhe truri qetėsohet. Pėr tė arritur njė gjendje gjumi tė plotė, specialistėt kanė zbuluar se pozicioni i urės, nė Joga ėshtė i dobishėm. Shtrihuni me shpinė, me gjunjėt tė kėrrusur nė kėnd 90 gradė dhe me thembrat paralele, ngjitur me tė ndenjurat. Ngrini kėllqet dhe harkojini mbi shpatulla. Lidhini duart bashkė nėn trup dhe shtypni krahėt nė dysheme ose qilim. Mbani qėndrimin, ndėrsa numėroni nga 10 deri 15, me njė frymėmarrje tė gjatė dhe tė ngadaltė.

Megjithatė ju ndodh tė zgjoheni
Pavarėsisht pėrpjekjeve mė tė mira, ja ku jeni, i zgjuar nė mes tė natės. Ēfarė do tė bėni tani? Fillimisht ju tregojmė ēfarė nuk duhet tė bėni: nėse hapni sytė dhe shihni orėn, do tė stresoheni. Tė shohėsh orėn nxit edhe mė tej zgjimin. Mbani sytė mbyllur, kthehuni nė anėn tjetėr ose zhvendoseni orėn nė mėnyrė qė tė mos e keni fushėn e saj tė dukshme. Nėse ende jeni larg nga ishulli i ėndrrave, provoni njė mantra. Nė mėnyrė tė heshtur pėrsėritni ēdo fjalė qė ėshtė qetėsuese dhe e kėnaqshme pėr ju. Duke menduar fjalėt disa herė me radhė, ju relakson dhe kėrkon mė pak energji e vėmendje sesa tė numėroni yjet.

Lexoni mė tej dhe mėsoni kur tė ngriheni nga shtrati
Ēohu, ēohu!
Pasi jeni zgjuar dhe kanė kaluar 15 minuta i shtirė nė krevat nė kėtė gjendje, keni nevojė pėr njė ndryshim tė vendit. Kur dikush nuk mund tė flejė, dhoma mund tė shndėrrohet nė vend torture. Tė qėndrosh aty mund tė jetė kundėr- produktive. Dhe rrezikoni ta lidhni shtratin me problemet e gjumit, gjė qė mund ta acarojė problemin nė netėt qė vijnė.

Shkoni nė njė dhomė tjetėr. Angazhojeni veten me diēka qetėsuese, si: tė dėgjoni muzikė melankolike ose ta kryeni edhe njėherė ritualin para gjumit. Vetėm kur tė ndiheni i topitur, atėherė mund tė ktheheni nė shtrat. Pas disa minutash, do tė jeni portreti i njė gjumi tė lumtur.

Mbėrtheni dremitjen
Nuk ėshtė vetėm pėr foshnjat. Dremitja ka shumė kuptim edhe pėr tė mėdhenjtė, pavarėsisht nėse ju lidh ose jo, me fėmijėn brenda jush. Njė studim i kohėve tė fundit ka treguar se kur tė rriturit dremisin nga ora 2 deri 4 pasdite, kanė rezultate mė tė mira nė teste dhe nuk kanė probleme me gjumin e natės. NASA ka zbuluar se pilotėt ushtarakė dhe astronautėt qė dremisin pėr 40 minuta pėrmirėsojnė vigjilencėn nė 100 % dhe performancėn nė 34 %. Ndėrsa kėrkime tė kohėve tė fundit nga universiteti i Harvardit kanė zbuluar se studentėt tė cilėt dremisin mes detyrave kanė rezultate mė tė mira se ata qė kanė ndenjur zgjuar. Si funksionon mė mirė truri nga dremitja? Dremitja mund ta ndihmojė qarkun e trurit nga mbipėrdorimi. Ndėrsa ato neurone mund tė konsolidojnė atė qė ėshtė mėsuar gjatė leximit.

Megjithatė, dremitja mund tė vjedhė gjumin e natės, kėshtu qė duhet tė merrni masa parandaluese. Sekreti ėshtė tė dremisni herėt dhe pėr pak minuta. Me herėt nėnkuptohen orėt kur ka ende diell, tė paktėn pesė orė pėrpara se tė planifikoni tė flini atė natė (mes orės 2 dhe 4 pasdite ėshtė kulmi). Mė vonė, do tė keni probleme. Pėr t’i rėnė shkurt dremisni mė pak se njė orė: 20 deri 30 minuta ėshtė mjaftueshėm qė shumica e njerėzve tė nxjerrin pėrfitime.

Pėr tė ndihmuar nė pėrballimin e planifikimit tė dremitjes, rrini larg shtratit. Nėse dremisni nė zyrė, s’besoj se ka problem, meqenėse shtratin e shoqėrizoni me periudha tė gjata pushimi. Gjeni njė divan modest ose njė dysheme me tapet, ku mund tė shtriheni. Qoftė edhe tė mbyllni sytė nė karrigen e zyrės pėr 20 minuta do tė ndiheni i relaksuar (gjithmonė nėse arrini ta asgjėsoni zėrin telefonit. Nėse jo, gjeni njė zyrė qė zakonisht ėshtė bosh). Shtėpi ose punė, do tė zbuloni, tamam si nė kopsht, se pas njė dremitjeje tė shėndetshme, do tė “luani” mė mirė me tė tjerėt.

Estella
12-03-10, 02:22
Qfar kuptimi ka kjo fjala Dremitja

Oltiana1
12-03-10, 17:20
Qfar kuptimi ka kjo fjala Dremitja
Estella ajo fjalė ka kuptim si p,sh fle pak duke ndenjur kotem , marr njė sy gjumė apo mė zė gjumi i lehtė dhe i shkurtėr etj etj nuk po shkruaj mė shumė , besoj qė mė kuptove .

Oqeani
12-03-10, 17:28
Qfar kuptimi ka kjo fjala Dremitja


Dremitem-Kotem

dr1ta
15-03-10, 22:42
Mjafton me u kote disa minuta per te fituar energji te re ..psh ne zyre mbaji qelsat ne dore ..mbylli syte relaxohu ..dhe ne ato moment kur qelsat i humb ne toke je gati per nje round te re me pune :tongue:

Estella
16-03-10, 14:08
Flm shume per sqarim oltiana