PDA

View Full Version : Akullore nė enė akulli ...


Jana
31-08-09, 01:45
Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta pėr ēdo familje”
Pėrbėrėsit:
* 8 vezė tė freskėta
* 10 lugė sheqer
* 4 qeska krem tė rrahur (shllag)
http://www.telegrafi.com/fo/receta/f.0830144322323_m.jpg

Shijen mund ta ndėrroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame tė grimcuara ose bluara, ēokollatė tė shkrirė, dredhėza, mjedra, banane etj.

Tė bardhat e vezėve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa tė pėrgatitet njė marengė e dendur sikurse borė.
Shtohen tė verdhat e vezėve njė nga njė duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur pėrgatitet sipas udhėzimit nė qeskė, pastaj bashkohet me vezėt e tundura dhe pėrzihet me lugė nė mėnyrė qė tė mos bjerė shkuma. Derdhet nė enė ku do tė ngrihet dhe futet nė friz pėr disa orė.
Masės bazė mund t’i shtohen nga pėrbėrėsit e lartpėrmendur,e nė atė rast masa ndahet pėrgjysmė. Gjysma e masės pėrzihet me pėrbėrės tė dėshiruar dhe kur tė derdhet nė enė ku do tė ngrihet,mė pare hidhet akullorja bazė, e pastaj ajo e kombinuar.
Akullorja mund tė shėrbehet nė mėnyrė atraktive nė enė akulli. Reēeta pėr enė akulli gjendet nė librin”1000 receta pėr ēdo familje”.