PDA

View Full Version : maqedonia na shpalli lufte ne trojet shqiptare


bert
23-09-09, 18:21
Kim Mehmeti: Maqedonia po na shpall luftė hapur
» Dėrguar mė: 23/09/2009 - 14:20
Fatmira Nikolli

Nė enciklopedinė maqedonase thuhet se shqiptarėt janė ardhacakė dhe si tė tillė, ne duhet tė ēlirohemi nga ata. Ky botim fton nė luftė. Duhet t'iu djegėsh akademinė, duhet t'u thuash tė mos luajnė me zjarr, se do tė digjen. Ata po na provokojnė, dhe kjo do tė thotė qė na konsiderojnė si armiq, dhe ne duhet tė sillemi si armiq. Nė mos tjetėr, iu duhet treguar vendi". Me kėto fjalė e shpreh zemėrimin e tij ndaj fyerjes sė shqiptarėve nė Enciklopedinė Maqedonase, Kim Mehmeti, shkrimtari, eseisti dhe publicisti i shqiptarėve tė Maqedonisė. I revoltuar pėr termat e pėrdorura nė botim dhe pėr pasaktėsinė historike, ai thotė se i dhimbset njė popull si ai maqedonas qė ka akademikė tė atillė. Teksa komenton dijet e akademikėve maqedonas ai shton se, para tre muajsh u botua "Historia e Popullit Maqedonas", ku shkruhej se maqedonasit janė pasardhės tė maqedonasve antikė. Ndėrsa nė enciklopedi shkruhet se maqedonasit janė pasardhės tė sllavėve. Atėherė, Kim Mehmeti shtron pyetjen: "Ē'mund tė mė thotė mua shkencėtari qė nuk di origjinėn e vet"? Nisur nga polemikat mbi fyerjen ndaj shqiptarėve nga maqedonasit, nė njė intervistė pėr "Gazetėn Shqiptare", marrė nė ambientet e Festivalit tė Poetekės qė mbahet nė Durrės, shkrimtari dhe publicisti ka prekur shumė plagė tė dhimbshme tė popullsisė shqiptare atje. Nė njė rrėfim tė gjatė, ai flet pėr gjendjen aktuale tė Maqedonisė, pėr tė cilėn mendon se ėshtė shtet i kalbur qė tani po qelbet, flet pėr partitė politike shqiptare nė shtetin fqinj, pėr tė cilat ai thotė se nuk janė parti, por sekte politike, grupe njerėzish qė e kanė marrė nė duar fatin e shqiptarėve. Mė tej, ai hedh dritė mbi projektin e ndėrtimit tė njė kishe nė themelet e shtėpisė sė Nėnė Terezės nė Shkup, duke deklaruar se kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė zhdukur gjurmėt e shqiptarėve nė atė qytet. Kritikat e tij shkojnė edhe nė adresė tė shqiptarėve qė kanė firmosur enciklopedinė, por edhe politikanėve tė Tiranės. Pėr tė parėt thotė se "fatkeqėsisht, nė Maqedoni ka shqiptarė qė blihen", por nuk janė shkencėtarė, ndėrsa pėr tė dytėt, mendon se "po sillen si prindėr tė pakujdesshėm me fėmijėt e tyre".
Si e shihni ju poetekėn e kėtij viti? Cila ėshtė rėndėsia e saj?
Kėto manifestime janė gjithmonė tė mira nė mos pėr arsye tė tjera janė tė mira pėr ne krijuesit. Madje thuhet qė edhe librat e pavlerė kanė njė vlerė se janė shumė tė vlefshėm pėr autorin e nė kėtė kuadėr, nėse kėto lloj manifestimesh nuk kanė ndonjė vlerė mė tė madhe, kanė atė vlerėn qė mundėsojnė kontakte mes krijuesve. Nga njė takim, lind mundėsia qė kulturat e letėrsive tė ndryshme tė komunikojnė. Letėrsia ėshtė njė gjė qė e kanė tė gjithė shoqėritė e pa tė cilėn thuajse ėshtė e pamundur tė komunikosh me botėn tjetėr. Sido qė tė jetė, ne jemi popuj qė nuk mund tė konkurrojmė me popujt e tjerė me biznes, industri, fabrika a uzina. Ne duhet tė konkurrojmė dhe mund tė konkurrojmė me art, kulturė dhe letėrsi, qė i kemi si prodhim shpirtėror e mendor.
Nė vazhdėn e mendimit tuaj, a mendoni se letėrsia bashkėkohore shqiptare ėshtė njė letėrsi qė ecėn pėrkrah letėrsive tė vendeve evropiane? A mund tė konkurrojė pėrkrah tyre?
Letėrsia shqiptare ka dėshmuar se ka vlera tė atilla. Ju mos harroni se ndonjėherė nuk jemi objektiv. Shpesh kam dėgjuar se letėrsia nuk pėrkthehet shumė nė botė. Unė mendoj se ėshtė njė pohim i gabuar ose jo i saktė. Nėse mendojmė se gjithė krijuesit shqiptarė duhet tė pėrkthehen nė gjuhėt e huaja, ne gabojmė dhe nėnvlerėsojmė letėrsitė e tjera. Shkrimtar mesatar ka ēdo letėrsi, ndėrsa shkrimtar kulminant si Ismail Kadare apo Fatos Kongoli, s'ka shumė. Gjashtė shkrimtarė tanėt pėrkthen nė gjuhė tė huaja e qėndrojnė shumė mirė nė bibliotekėn botėrore, dhe kjo pėr njė letėrsi tė vogėl sa e jona nuk ėshtė pak. Nė bibliotekėn botėrore konkurrojnė edhe njė mijė letėrsi tė vogla si e jona. Konkurrenca ėshtė e madhe dhe e ashpėr, dhe tė kesh gjashtė shkrimtarė qė lexohen nė gjuhė tė huaja, ėshtė mrekulli. Ju keni njė shkrimtar i cili qė sot ėshtė shndėrruar nė klasik e kjo nuk ėshtė gjė e vogėl. Ndonjėherė janė fati e rrethanat qė na ndihmojnė ne tė dalim e tė njihemi, tė themi se jemi.
Para pak muajsh keni botuar romanin me titull "Vitet e urithit". Jeni shprehur pėr tė se "doja qė rrėnjėt e kėtij romani tė ishin tė groposura sa mė thellė nė kohė. Trungu i saj tė ishte fati individual, i ndėrthurur nė atė tė shqiptarėve nga kjo anė e kufirit". Ē'keni dashur tė thoni me kėtė pjesė?
Kam dashur tė them se ne qė jemi sot e jetojmė sot, jemi prodhim i shekujve. Pėr tė ardhur deri kėtu ėshtė dashur qė shumė gjenerata tė gjejnė rrugėn e mbijetesės, rrugė pėr tė ruajtur veten. Ku rrugėtim ka qenė mė i vėshtirė pėr ne qė jemi nga ana tjetėr e kufirit. Nė Shqipėri shqiptari nuk ėshtė pėrpjekur qė tė mbetet shqiptar, sepse i tillė ka qenė gjithmonė, dhe nuk ka qenė i rrezikuar si shqiptar. Por pėr ne nga ana tjetėr e kufirit, kemi qenė nė rrezik vetėm nga fakti se jemi shqiptarė. Mbase edhe vetė ekzistenca fizike si tė tillė ka qenė e penguar. Mua mė ka brejtur nė vetvete dilema, si ia kanė dalė tė parėt tanė tė mbijetojnė nė njė ambient kaq tė egėr, ku je i rrezikuar thjesht se je shqiptar. Imagjinata shkon nė thellėsitė e kohės dhe i zbulon mėnyrat e jetesės, e herė i rizbulon e herė i trillon ato. Nė libėr ajo shkon si njė vijė. Andaj ėshtė pėrdorur metafora e urithit, pėr tė thėnė qė ka pasur raste qė ėshtė dashur tė fshihen sikur nuk ekzistojnė e tė nxjerrin kokė e tė marrin ajėr vetėm nė rrethana tė caktuara kur kjo ka qenė e mundur. Pėr tė arritur kėtu ku jemi, tė parėt tanė kanė jetuar nė periudha ku iu ėshtė dashur tė qėndrojnė si urithi, i cili fshihet nga sulmuesit e jashtėm, por ka pasur edhe kohė kur kanė mundur tė marrin frymė mė lehtė.
Mbi zgjedhjet e fundit nė Maqedoni ju jeni shprehur se ishin mundėsia e fundit pėr shtetin qė tė dėshmonte se e ka kuptuar se ēdokush qė mendon se Maqedonia mund tė ndėrtohet mbi baza tė "pronarit" tė shtetit - etnitetit maqedonas, dhe "qiraxhiut" nė tė - shqiptarėt e kėtushėm, nė tė vėrtetė vetėm e ushqen krimbin i cili e brenė brendinė e kėtij shteti dhe i kalb institucionet e tij". A mendoni se zgjedhjet e larguan atė "krimb"?
Jo. Mendoj se vetėm vazhdoi kalbja e Maqedonisė nga brenda dhe unė e ndiej qė gjithnjė e mė shumė Maqedonia shndėrrohet nė njė kufomė, e cila tashmė ka filluar tė qelbet. Kėtė e dėshmojnė edhe ngjarjet e fundit lidhur me Enciklopedinė qė sapo u botua, kėtė e dėshmuan zgjedhjet pėr tė cilat ju mė pyesni, sepse u zgjodh njė president i cili nuk e ka legjitimitetin e shqiptarėve, se ata nuk e votuan. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė president vetėm i maqedonasve. Andaj, qė nė fillim kur ai u zgjodh unė thashė, qė Kosova dhe Shqipėria duhet tė jenė tė kujdesshme nė sjelljen ndaj kėtij presidenti. Thashė se duhet ta dinė se ėshtė president vetėm i maqedonasve, qė nuk ka legjitimitetin tim si shqiptar. Dhe nėse ėshtė kėshtu, ata nuk mund t'i japin legjitimitet. Politikanėt maqedonas qė nuk kanė legjitimitetin e shqiptarėve, vijnė nė Shqipėri e pėrqafohen me Bamir Topin dhe del sikur ata na thonė, ja presidenti shqiptar ne na pranoi, ēfarė keni ju kundėr. Disa herė unė jam mėrzitur nga veprimet e politikanėve tanė, e ndaj shpesh them se unė nuk dua qė Tirana tė mė pėrcaktojė mua se pėr kė tė votoj, mirėpo dua qė Tirana ta respektojė vullnetin tim. Nėse ne si shqiptarė kemi thėnė se ai nuk ėshtė presidenti ynė atėherė ju nuk keni tė drejtė morale, kombėtare, njerėzore t'ia jepni atij legjitimitetin e munguar. Maqedonasit u mėsuan me ne shqiptarėt. Ēfarėdo tė bėjnė ata me ne, vjen Tirana dhe thotė se ėshtė nė tė mirėn tonė. Ne jemi bėrė si ai fėmija qė gjithmonė me tė drejtė kėrkon diēka, por qė i ka prindėrit e pakujdesshėm sepse gjithmonė ia mbyllin gojėn. Ne kemi prindėr tė paaftė. Tė jesh sot politikan evropian perėndimor do tė thotė ta njohėsh vetveten, tė dish ta mbrosh e ta ruash atė. Nuk duhet tė interesohesh vetėm a i pėlqen tė huajve.

bert
23-09-09, 18:21
A dėshmuan shqiptarėt e Maqedonisė se nuk janė vetėm njė numėr i heshtur me tė cilin manipulojnė partitė e tyre politike, por qytetarė qė dinė tė pėrcaktojnė dhe zgjedhin fatin e vet politik? Ka qenė kjo njė pyetje qė ju e keni shtruar para tyre...
Unė mendoj se shqiptarėt e Maqedonisė kanė njė problem qė ėshtė shumė i madh dhe qė ka tė bėjė me pyetjen qė ju shtroni. Shqiptarėt e Maqedonisė nuk kanė parti politike, por sekte politike, grupe njerėzish qė e kanė marrė nė duar fatin e tyre. Mbase ekzistojnė kohė kur mjediset qė nuk janė tė vetėdijshme pėr atė qė ju ndodh vuajnė nga e keqja. Unė kam frikė se njė ditė gjeneratat e ardhshme tė Maqedonisė, do tė thonė pėr ne qė jemi sot, ēfarė budallenjsh kanė qenė ata qė kanė lejuar kėta budallenj t'i udhėheqin? Aty vlen parimi, i pari shpjegon shumė pėr ata qė qėndrojnė pas atij. Nėse njerėzit mė tė menēur tė shqiptarėve tė Maqedonisė janė kėta qė janė, atėherė unė mund ta marr me mend se si jemi ne tė tjerėt. Nuk qėndron problemi vetėm tek partitė politike, por ne vetė nuk i kemi krijuar akoma klasat dhe elitat tona shkencore e kulturore. Kemi njė popullatė qė ka pasur disfatė e nuk ka mundur tė arsimohet dhe me kėtė dua tė them se kultura politike ėshtė e ulėt. Gabimi i dytė ėshtė se don qė vrapimthi t'i korrigjojė kėto. Gjėrat e humbura nuk korrigjohen, nėse nuk keni dashuruar si i ri, ju si i vjetėr mund tė keni 20 tė dashura, por kjo nuk e kompenson humbjen. Nė aspektin politik, ne mbetėm vetėm njė numėr me tė cilin manipulojnė partitė tona. Ne na shesin si njė kope. Kėtė e bėri BDI-ja nė zgjedhjet e fundit. Ia fali disa vota shqiptarėsh presidentit.
Para pak kohėsh ka pasur edhe njė debat tjetėr mes historianėve maqedonas dhe atyre shqiptarė, mbi kontributin e shqiptarėve nė pavarėsinė e Maqedonisė. Cili ėshtė opinioni juaj mbi kėtė ēėshtje?
Ėshtė fakt qė shqiptarėt nuk morėn pjesė nė referendum kur u shpall pavarėsia dhe nuk e votuan kushtetutėn e parė. Kjo do tė thotė se shqiptarėt nuk kanė qenė kundėr krijimit tė shtetit po nuk janė pėr ēdo lloj Maqedonie. Pra, unė nuk jam pėr njė Maqedoni qė ėshtė vetėm e maqedonasve. Ajo se sa shqiptarėt janė tė rėndėsishėm pėr atė shtet, mund tė dėshmohet shumė lehtė. Nėse shqiptarėt nuk do tė duan tė ekzistojnė nė atė shtet, tek ai shtet nuk do tė mbetet as shkronja M. Sikur shqiptarėt tė thonė ne nuk na interesojnė votimet, bėjeni shtetin si tė doni. Nė kushte tė tilla, Maqedonia nuk do tė ekzistojė. Ndoshta kjo i frustron maqedonasit.
Shpesh ėshtė artikuluar mendimi se Maqedonia si shtet nuk mund tė ekzistojė pa luajalitetin e shqiptarėve. A mund tė na skiconi njė shtet maqedonas pa shqiptarėt?
Atėherė nuk do tė ketė shtet. Mbase do jetė shteti me shkronjėn M, dhe shteti qė nuk do tė pėrmendet as nė histori, sepse ka vetėm 20 vite si shtet.
Si qėndron ēėshtja e ndėrtimit tė njė kishe nė themelet e shtėpisė sė Nėnė Terezės?
Vendimet tė kėtilla merren qė t'i shlyhet Shkupit ēdo shenjė shqiptare, sepse ai qytet ka qenė qendėr e shqiptarisė, ka qenė njė ndėr kulmet e trekėndėshit, Tiranė-Shkup-Prishtinė. Jo rastėsisht ata duan tė fshijnė ēdo gjė qė ėshtė shqiptare. Ata na shpėrfillin, sepse sikur tė na pėrfillshin ne, dhe ta dinin se ka ndonjė rrezik nga ne, nuk do tė guxonin t'i bėnin kėto hapa. Shumėēka nga kjo tregon se nė ēfarė pozite jemi ne. Por kjo tregon edhe se sa respekt kanė ata ndaj qendrave tona tė mėmėdheut. Njė shtet qė ka droje se do tė ketė implikime apo pasoja nga njė veprim i tillė, nuk e ndėrmerr atė hap. Reagimi i diplomacisė maqedonase ėshtė me stilin e fqinjėsisė sė mirė, por, qeveritarėt shqiptarė duhet tė dinė projektet dhe duhet tė dinė se ministria e Kulturės do tė ndėrtojė kishė mbi themelet e shtėpisė sė Nėnė Terezės. Leja ėshtė dhėnė dhe trualli po ashtu. Tani heshtet, duke ndjekur stilin e zakonshėm, qė shqiptarėt do tė harrojnė e pastaj do fillojė ndėrtimi.
Para pak ditėsh u botua Enciklopedia Maqedonase, punimet pėr tė cilėn kanė filluar vite mė parė. Cilat ishin gabimet qė u bėnė nė kėto vite punė pėr ta nxjerrė kėtė enciklopedi? Nė kėtė vazhdė janė kritikuar shumė pesė emra shqiptarėsh, por nė tė vėrtetė ē'peshė faji kanė ata?
Me sa di unė, aty kanė qenė tė pėrfshirė dy akademikė tė tjerė tanėt, tė cilėt kur e panė se ē'do tė ndodhė, kur e panė se kush ishte kryeredaktori, i cili ėshtė njė antishqiptar i pėrbetuar, ata u tėrhoqėn. Nė Maqedoni gjithmonė gjen shqiptarė qė mund t'i blesh e qė shkojnė ku t'i ēosh. Ata nuk janė shkencėtarė. Njėri prej tyre, qė ka shkruar pėr kulturėn e shqiptarėve, me emrin Agim Poloska, ėshtė njė njeri pėr tė cilin unė mendoj se nga 48 orė, nė 12 prej tyre ėshtė i dehur. Kėtė e them hapur. Imagjino qė ai njeri, pas 12 orėsh dehjeje, tė fillojė tė shkruajė pėr mua, apo tė flasė pėr shqiptarėt. Ky ėshtė mjerimi i ne shqiptarėve tė Maqedonisė. Unė flas pėr njerėzit qė kanė nėnshkruar si redaktorė shqiptarė nė atė enciklopedi, siē ėshtė Agim Poloska.
Nė atė enciklopedi thuhet se shqiptarėt u krijuan si shtet nga gjermanėt nė Luftėn e Dytė Botėrore...
Ēdo njeri bėn atė qė mendon se ti ia lejon, ose qė mendon se ai e bėn e ti s'ke ēfarė i bėn. Normalisht nė atė enciklopedi shihet fryma: shqiptarėt janė ardhacakė dhe si tė tillė, ne duhet tė ēlirohemi nga ata. Ky botim bėn thirrje pėr luftė. Atė e dinė tė vėrtetėn. Atyre duhet t'iu djegėsh akademinė. Duhet t'u thuash tė mos luajnė me zjarr, se do tė digjen. Ata e dinė se Shqipėria ėshtė e themeluar qė nga viti 1912, kėtė e dinė edhe fėmijėt maqedonas. Duan tė na provokojnė. Kjo do tė thotė se na konsiderojnė armiq, dhe ne duhet tė sillemi si armiq. Nė mos tjetėr, iu duhet treguar vendi.
Luan Starova ka reaguar pėr kėtė problem qė herėt. Pse u desh tė pritej qė kjo enciklopedi tė dilte, pėr ta kthyer nė njė polemikė tė nxehtė?
Unė nuk dua tė shitem kėtu si ndonjė trim, sepse jam lodhur nga trimėria e tepėrt. Nė Maqedoni mė ka habitur njė gjė. Pse shqiptarėt marrin pjesė nėpėr institucionet shtetėrore, pėrfshi ato shkencore? Unė nuk jam anėtar i shoqatės sė Shkrimtarėve. Jo se unė mohoj diēka, por e di se unė u nevojitem atyre, por pėr kėtė shėrbim unė nuk jam i gatshėm. Unė kėtė nuk e them se ėshtė problem individual. Nuk e di se ē'kėrkojnė akademikėt shqiptarė nė atė akademi. Ata e dinė se kush janė kolegėt e tyre, ata e dinė se kush ėshtė Bllazhe Ristovski, e si ai nė akademi ke shumicėn. Ē'kėrkojnė aty? Ē'kėrkoj unė tė bėhem anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, kur unė i di qėndrimet e tyre se jam rritur e shkolluar me ta? Nėse unė nuk mund ta korrigjoj kėtė, unė nuk bėhem pjesė e saj. BDI nė pushtet reagon si tė ishte njė shoqatė joqeveritare. Por kjo ėshtė absurde, se kėtė projekt e ka financuar qeveria. Si mundet qė ata si ministra, tė mos dinė se ēfarė ndodh? Nė njė tekst unė jam tallur, duke thėnė se Gruevski mund tė jetė gati tė na sulmojė ne, e kėta abdallėt tanė do e marrin vesh kur tė na bien bombat mbi kokė. Pastaj, ata do dalin tė protestojnė me ne e tė thonė qė kjo ėshtė antishqiptari. Por, tė gjitha kėto vijnė nga qeveria ku ata bėjnė pjesė.
Sipas jush cila mendoni se do tė ishte zgjidhja e kėtij problemi? A duhet dhe si mund tė ndėrhyjnė qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase pėr kėtė ēėshtje?
Unė jam njeri me mendje tė hapur, nė kuptimin qė nuk di tė mendoj se ka popuj tė mirė dhe popuj tė kėqij. Por di tė mendoj se ka elita politike e kulturore qė marrin nė qafė popuj. Mė dhimbset njė popull si ai maqedonas qė ka akademikė tė atillė, por le ta paguajnė ēmimin ata. Mendoj se Maqedonia duhet lėnė tė "digjet nė zjarr tė heshtur" dhe ajo po digjet. Ne bėmė ēmos qė ta heqim atė tigan nga zjarri, por siē duket maqedonasit qė nuk duan njė shtet tė pėrbashkėt me shqiptarėt, gjithnjė e mė shumė forcohen e rriten. Them se elitat maqedonase nuk duan shtet tė pėrbashkėt me shqiptarėt. Atėherė unė shtroj pyetjen, pse tė ndėrtoj shtet tė pėrbashkėt me atė qė nuk do? Si ta mbaj nė krevat femrėn qė nuk do, pėrpos qė ta marr me dhunė? Atėherė unė them se nuk duhet tė t'i dhunojmė maqedonasit tė jetojnė me ne. Nėse nuk duan, nuk duan, rrugė tė mbarė.
Ka pasur krahasime mes akademikėve tė sotėm maqedonas dhe atyre serbė tė ndikuar nga shovinizmi dikur, sa i takon qėndrimit ndaj shqiptarėve. Sa qėndron ky krahasim?
Ajo shihet. Serbėt bėnin shumėēka nė mėnyrė tė tmerrshme, por ata dinin se si e bėnin tė keqen. Ndėrsa kėta, as atė nuk e dinė. Ėshtė njė shprehje qė thotė: "Mundohen tė vėnė vetulla e i nxjerrin sytė". Dhe pikėrisht kėtu ėshtė e keqja e tyre. Serbėt kishin akademikė shovinistė, por akademikė qė dinin nė shkencė, ndėrsa kėtu ke akademikė shovinistė qė nuk dinė asgjė. Para tre muajsh u botua "Historia e Popullit Maqedonas", ku shkruhet se maqedonasit janė pasardhės tė maqedonasve antikė. Nė enciklopedi shkruhet se maqedonasit janė pasardhės tė sllavėve. Ē'mund tė mė thotė mua shkencėtari qė nuk di origjinėn e vet? Kėtu ėshtė dallimi mes serbėve dhe maqedonasve. Kėta janė serbė tė zbehur dhe tė vonuar.

lirik
24-09-09, 10:48
BERTI I NDERUAR JU JENI JE PATRIOT I FLAKT-

QE INTRESOHENI PER QESHTJEN KOMBTARE-

kosova do te bashklohet me shqiperinė dhe trojet tjera etnike ather shum tradhtarėt do te pastrohen do te krijohen grupe te veqanta te atdhetarve qe i ndjekun tradhtarėt edhe ne bira te minit-
gabimi i atdhetarve esht se nuk po e kerkojjnn njeri tjetrine te bashkohen dhe te verteteojn se kush esht tradhtari-
tradhtarėt serbfilet duhet me me iqit fare pa mshirshem -


por mos harro patriotet jan ne shenjester kontribuesit atdhetarėt-


te jesh atdhetarė llogarite nje jet vuajtje

ndoshta edhe ne jeten tejter


sepse matrapazi mbrenda nate e blen patriotizmin per te cilin ti mundohesh me vite e breza -

kjo mosmirnjohje dhe harbuteri nuk ndodjh askund ne botė vetem te ne -

qka shum zemrat e njerzve i ka fgtofur i ka bė akull ky absurd barbar -

ne trojet tona -fajin per ket komplet e ka ne radhė te parė qeveria shqiptare e kosves dhe e shqiperis qe ma teper ua njeh vleren matrapazve se atdhetarve -
sa qe un mendoj nji miljon matrapaz nuk kan vlera sa nje atdhetar -


prandaj mos u deshpro por puno vazhdmimisht puno -

dhe injoroj provokatorėt aq sa mundesh -

dhe mos lejo te tallen me ty -

sepse ka njerz qe mund te behen shkje bullgar grek ka gjithfar lloj ndeggjegje te kalbur e te mykur ka-

nuk jan te gjith shqiptarėt shqiptarė-

edhe pse ashtu quhen me emer por nuk jan ka shum qe mbrenda ati shqiptari mshefet dinaku tradhtari smirziu debili serbofoli -

ka shqiptar qe 9000 shkie dalin prej ti-prandaj ashtu sqi pastrohet oborri kopshti edhe kombi duhet te pastrohet gjithnji vazhdimisht -
por nuk kan ardh ndoshta akoma kohrat per ket pastrim -
por nji dit kur shqiptarve do te je vie ne maj te hundes do te ndodh pastrimi me lista i te gjith sabotatorve e tradhtarve me emer e mbiemer -
bert ju jepni kontribut dhe mos u dorzo qendro e puno pa u lekundur

Arb
24-09-09, 14:38
o Bert djali...

Respekt per vullnetin qe ke per t'ju qasur ketyre temave politike. Por more burre do te ishte me e udhes qe ne vend te 20 temave te hapura per punen e kesaj Enciklopedise maqomagjupe, me e hap nje teme te vetme.