PDA

View Full Version : Fjala e mjekėve


Peja-Boy
25-09-09, 18:52
“Kemi bėrė shtet, por a kemi vėrtet shtet?” Kėtė pyetje ua drejton me dhimbje, Sheremet Raci nga Siēeva e Klinės, tė gjithėve nė Kosovė. Sheremeti, tė mėrkurėn e javės qė kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin 21 vjeē, i cili dyshohet se u vra nga kushėriri i tij, Hasan Raci.





Njė nga dėshmitė kryesore pėr lirim tė Hasan Racit nga paraburgimi pas gjashtė muajsh, pas vrasjes sė vajzės sė tij 16 vjeēare, dhe shqiptimit prej dy vjetėsh burg, por mbrojtje nė liri, Gjykata e Qarkut nė Pejė e ka marrė duke u bazuar edhe nė mendimin e tre mjekėve tė neuropsikiatrisė. Express sjell dokumentin e shkruar nė origjinal.

Nga Jeton Musliu mė 25.09.2009 nė ora 8:16
Ekspertiza e mjekėve neuropsikiatėr tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės ka qenė njėra nga dėshmitė mė tė rėndėsishme nė procesin gjyqėsor kundėr Hasan Racit, 37 vjecarit, qė ka vrarė vajzėn e tij 16 vjeēare.

Trupi gjykues i Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, si njėrėn ndėr pikat bazė tė marrjes sė vendimit pėrfundimtar nė lidhje me kėtė rast, ėshtė mbėshtetur edhe nė mendimin e mjekėve Dr. Fahri Drevinja, Dr. Nazife Sulejmani dhe Mr. Nada Morina.

Express ka siguruar kėtė dokument tė deponuar nga kėta tre mjekė tė Klinikės sė Neuropsikiatrisė, tė cilėt gjatė procesit gjyqėsor tė kėsaj ēėshtjeje e kanė dorėzuar dhe nėnshkruar pranė kėsaj gjykate.

Nė cilėsinė e ekspertėve, tre mjekėt, drejtues i tė cilėve ka qenė Dr. Fahri Drevinja, gazeta ėshtė munduar t’i kontaktojė gjatė ditės sė enjte thjesht pėr tė shpjeguar ato qė kanė shkruar nė kėtė dokument.

Kjo pėr faktin se mendimi i tyre i dhėnė nė lidhje me gjendjen psikike tė Hasan Raci, ėshtė i mbushur me terminologji tė cilat pėrveē rrethit mjekėsor, vėshtirė se kuptohen nga njerėzit e thjeshtė.

Ky ekzaminim mjekėsor, sipas kėtij dokumenti, ėshtė hartuar pas rezultateve tė mbajtjes nė Klinikėn e Neuropsikiatrisė nė Prishtinė tė Hasan Racit, nga data 24 mars deri mė 3 prill 2009.

Derisa mjekėt Fahri Drevinja dhe Nazife Sulejmani ndodhen jashtė Kosovės dhe kontakti me ta ėshtė i pamundur, gazeta ka biseduar me Mr.sci.Nada Morina.

“Unė nuk mund tė them asgjė. Mjeku Fahri Drevinja ka qenė si kryesues i kėtij ekipi tė mjekėve dhe ju duhet tė kontaktoni atė pėr sqarime”, thotė Nada Morina pėr Express.

Nė tė njėjtėn kohė, gazeta ka provuar qė “pėrkthimin” e kėtij dokumenti ta bėjė ndonjė prej mjekėve tė fushės pėrkatėse, por asnjė prej tyre nuk ishte i gatshėm ta bėjė kėtė.

Pėr kėtė arsye, Express sjell nė vazhdim kėtė dokument tė shkruar nė formėn e vet origjinale, ndėrkohė qė nė fund tė dokumentit janė vulat dhe nėnshkrimet e tre mjekėve dhe vula zyrtare e QKU-sė.

Mendimi dhe konstatimi:
(Letra e mjekėve)

“Fjala ėshtė pėr njė person i cili nuk ka histori tė trajtimit psikiatrik. Ai manifeston karakteristika tė presionit me reagime tė shpejta impulsive, me prag tė ulur tė tolerancės nė situatė frustrative me fleksibilitet tė ulur, vetėkontroll.

Vėrehen qėndrime rigjide, ngadalėsim dhe kontroll mė i dobėt i vetvetes. Sa i pėrket sferės afektive dominon njė disponim disforik, vėshtirėsitė e kontrollit tė afektit janė manifeste.

Nuk verifikohen ērregullime tė pėrhershme ose tė pėrkohshme mendore. Nuk vėrehet ndonjė shkallė e retardimit mendor ose ndonjė sėmundje ose gjendje tjetėr nė shėndetin mendor ose fizik tė tij.

Verbalisht ėshtė kritik pėr gjendjen nė tė cilėn gjendet dhe manifeston pendim tė thellė pėr veprėn. Nuk pohon pėr ideacione suicidale. Tempore kriminis mendojmė qė ngjarja ėshtė kryer nė saje tė reagimit tė shpejta tė tij, nė saje tė karakteristikave tė tij, rigjiditetit tė personalitetit tė tij, nė ato momente ai ka qenė mjaft i ngarkuar emocionalisht.

Ka reaguar me shpejtėsi dhe pa i pėrpunuar mirė veprimet e tij. Do mė thėnė, vepra ėshtė kryer me shkaktar situacional tė aty pėr atyshėm, pa u paramenduar mė parė.

Mendojmė se vepra ėshtė kryer nė afekt.

I njėjti gjatė qėndrimit nė klinikė, pėrpos ekzaminimit psikiatrik, pėr nevoja tė gjykatės ėshtė trajtuar me barna pėr qetėsim, kėshtu qė edhe nga pėrkrahja terapeutike tash ėshtė nė gjendje mė tė mirė psikike.

Mund tė ketė edhe momente qė nga ngarkesa e lartė emocionale, dėshpėrimi, humbja, mos tė bashkėpunojė, por mendojmė se ajo mund tė tejkalohet.

I njėjti duhet tė jetė nė kontroll tė herėpashershėm te psikiatri pėr shkak tė rrethanave tė krijuara dhe rikujtimeve-ripėrjetimeve emocionale nga ngjarja nga tė cilat mund tė dekompensohet.”

Peja-Boy
25-09-09, 18:57
Kush e vrau Mensurin?

http://www.gazetaexpress.com/images/gexGallery/15620/cache/petrit_rrahmani_-_vrasje_ne_klin___0302-490x320.jpg

Peja-Boy
25-09-09, 18:58
Kush e vrau Mensurin?
Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Hasan Raci vrau vajzėn e tij 16 vjeēe. Pėr kėtė krim, ēuditėrisht u dėnua me kusht, ndėrsa u lirua pas gjashtė muajsh. Javėn e kaluar, ai kreu edhe vrasjen e dytė. Kėsaj radhe, vrau kushėririn, Mensurin 21 vjeē. Kush, nė fakt, ia mori jetėn kėtij tė riu? Hasani qė shkrepi alltinė, apo Gjykata e Qarkut nė Pejė qė e liroi nė mėnyrė tė kundėrligjshme Hasanin?

Nga Jeton Musliu mė 22.09.2009 nė ora 8:27
“Kemi bėrė shtet, por a kemi vėrtet shtet?” Kėtė pyetje ua drejton me dhimbje, Sheremet Raci nga Siēeva e Klinės, tė gjithėve nė Kosovė. Sheremeti, tė mėrkurėn e javės qė kaloi, varrosi djalin e vet, Mensurin 21 vjeē, i cili dyshohet se u vra nga kushėriri i tij, Hasan Raci.

Tash Hasani ėshtė nė paraburgim, por vrasja e Mensurit ėshtė e dyta me radhė brenda nėntė muajve, qė dyshohet se ėshtė kryer nga ky person. Kėshtu Hasani, pas vrasjes sė vajzės sė tij 16-vjeēare, tė mėrkurėn, nė qendėr tė Klinės, me gashtė plumba, dyshohet se kreu ekzekutimin e radhės.

Nė dhjetor tė vitit tė kaluar, Hasani ka vrarė tė bijėn e tij nė oborr tė shtėpisė, duke mos lejuar qė as tė afėrmit t’i shkojnė pėr vizita. Pėr vrasjen e sė bijės, Gjykata e Qarkut nė Pejė e kishte dėnuar Hasanin vetėm me gjashtė muaj burg, periudhė tė cilėn ai e ka shlyer duke qėndruar nė paraburgim.

Sistemi i drejtėsisė nė Pejė duket tė jetė shumė efikas, kur i njėjti njeri, i gjetur fajtor pėr vrasjen e vajzės, arrestohet, hetohet, dėnohet, mban burgun dhe tė gjitha kėto brenda nėntė muajve! Nė pjesėn tjetėr tė dėnimit prej pesė vjetėsh me kusht, sipas vendimit tė gjykatės, Hasani ėshtė dashur qė tė mos e pėrsėrisė veprėn e njėjtė penale tė vrasjes. Nė kėtė mėnyrė, Hasani ka qenė thuajse i lirė.

Vendimi i pesė anėtarėve tė trupit gjykues, tė drejtuar nga gjyqtari Ukė Muēaj, i ka mundėsuar Hasanit, vrasėsit tė sė bijės, qė tė mund tė shėtisė lirshėm.

Pėrgjegjėsia

Pėrgjegjėsisė nė lidhje me kėtė dėnim tė shqiptuar ndaj vrasėsit tė sė bijės, tenton t’i largohet secili nga zyrtarėt e Gjykatės sė Qarkut nė Pejė. Me hetimin e kėsaj vrasjeje ėshtė marrė Gėzim Kollēaku, prokuror i Prokurorisė Publike nė Pejė, i cili tash e disa kohė ka braktisur kėtė detyrė, duke iu kthyer zanatit tė avokatit.

Por sa i pėrket vrasjes sė parė dhe dėnimit qė ka marrė Hasan Raci, ish-prokurori Kollēaku nuk dėshiron tė flasė gjatė, me arsyetimin se ėshtė i zėnė. “Etika e prokurorit e kėrkon qė tė mos pėrzihemi nė punėt dhe vendimet e gjykatės. Duke u bazuar nė prova, ai person ėshtė shpallur fajtor. Por se sa dėnohet, shumė apo pak, kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Kjo i takon gjykatės”, thotė Gėzim Kollēaku pėr Express.

Avokati i Hasan Racit, pėr tė dyja rastet, edhe pėr ēėshtjen e vrasjes sė vajzės, edhe tash kur ai dyshohet se ka vrarė Mensurin, kushėririn 21-vjeēar, ėshtė Haxhi Ēekaj.
Pasi shpjegon se nė lidhje me vrasjen e kushėririt, gjyqtari i procedurės paraprake, klientit tė tij ia ka shqiptuar masėn e paraburgimit prej tridhjetė ditėsh, avokati Ēekaj nuk dėshiron tė komentojė vendimin e gjykatės nė lidhje me vrasjen e parė.

“Pėr rastin e dytė, klienti im ėshtė mbrojtur nė heshtje. Kurse pėr ēėshtjen e parė, kjo ėshtė njė gjė pėr tė cilėn nuk kam kompetencė tė flas. Ky ėshtė njė rast i kaluar dhe nuk dua tė kthehem prapa”, thotė shkurt avokati Ēekaj pėr Express.

Nė fakt, Gjykata e Qarkut nė Pejė ka kohė qė ka mbetur pa ‘zot shtėpie’. Ky institucion nuk e ka kryetarin, qė prej kohės kur ka vdekur i ndjeri, gjyqtari Esat Shala. Pėr disa kohė, si ushtrues detyre tė kryetarit tė Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, ishte emėruar gjyqtari Ukė Muēaj. Por edhe ky i fundit, pas njė kohe, ėshtė suspenduar nga ky post dhe detyra e gjyqtarit, pas dyshimeve pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare.

Ndėrkohė, gjyqtari Muēaj ka qenė kryetar i trupit gjykues, nė rastin e vrasjes sė parė tė kryer nga Hasan Raci, i cili e ka ekzekutuar tė bijėn nė oborr tė shtėpisė sė tij. “Nuk kam asnjė koment mbi kėtė rast”, ėshtė krejt ēfarė ka pėr tė thėnė gjyqtari Muēaj.

Ndėrkaq, Expressi sipas shkresave zyrtare ka mėsuar se vendimi ėshtė marrė duke u bazuar nė ekspertizėn e mjekėve tė QKU-sė, tė cilėt kanė vlerėsuar gjendjen mendore tė tė akuzuarit.

Sipas shkresave, thuhet se Hasan Raci ka qenė nė afekt dhe depresion nė momentin e vrasjes. Vendimi ishte marrė nga anėtarėt e panelit. Por, si e precizon Kodi Penal i Kosovės vrasjen e fėmijės sė mitur nga prindi i tij, qoftė edhe nė afekt?

Ligji

Por kapitulli i 15 i Kodit tė Pėrkohshėm Penal tė Kosovės, qė merret pikėrisht me vrasje, neni 146, shkruan qartė se “kushdo qė e privon personin tjetėr nga jeta, dėnohet me mė sė paku pesė vjet burgim”. Nė kėtė rast, nė kapitullin e njėjtė, neni 147, i cili i klasifikon vrasjet e rėnda, pika 1, e vendos nė kėtė kategori edhe vrasjen e fėmijės.
Nė kėtė rast, personi qė do tė privonte nga jeta njė fėmijė, dėnohet “me sė paku dhjetė vjet burgim apo me burgim afatgjatė”.

Ndėrkohė, neni 148 i kėtij kapitulli, i cili flet pėr vrasje tė kryer nė gjendje tė afektit mendor, akt i cili dyshohet se ėshtė kryer nga Hasan Raci ndaj vajzės sė tij 16-vjeēare, dėnimi ėshtė shumė i qartė. “Kushdo qė tjetrin e privon nga jeta nė gjendje tė afektit mendor, i vėnė pa fajin e tij nė gjendje tė tronditjes sė fortė mendore tė shkaktuar nga sulmi, keqtrajtimi apo fyerja e rėndė nga ana e personit tė vrarė, dėnohet me burgim prej njė deri nė dhjetė vjet”, thuhet nė kėtė nen.

Siēeva

Nė fshatin e Hasan Racit, nė Siēevė tė Klinės, banorėt tregojnė se nuk kanė vėrejtur asgjė tė dyshimtė tek ai, vrasėsi i vajzės sė tij, para se ai ta kryente kėtė akt. Por pas vrasjes dhe varrosjes tė sė bijės si dhe moslejimin pėr vizita ngushėllimi, ata kanė parė se Hasani thjesht nuk fliste me askėnd.

Sipas banorėve, ka mė shumė se njė vit qė Hasani, sė bashku me familjen e tij, janė shpėrngulur nga fshati i tyre nė drejtim tė qytetit tė Klinės. Fshatarėt e Siēevės tregojnė se vizitat e kėtij personi nė fshatin e tij kanė qenė tė rralla, pėrveē ditėve tė fundit para se ai tė vrasė Mensurin.

Sheremet Raci ėshtė babai i Mensurit tė ndjerė. Ai bėn be se nuk kanė pasur kurrė mosmarrėveshje me kushėririn e tij, Hasanin. Tė ulur nė odėn e tij, Sheremeti nis rrėfimin qė nga koha kur Hasani ka vrarė vajzėn e vet, kur familja e tij ka shkuar pėr ngushėllime dhe si kanė shkuar pėr ta parė kur ėshtė lėshuar nga burgu.

“Nuk e di pse e ka vra djalin tim, i cili ka qenė me agjėrim. Nė varrimin e Mensurit kanė ardhur tė gjithė axhallarėt tij”, thotė Sheremeti pėr Express. Sipas tij, pėr tė marrė pjesė nė varrim, sipas traditės, ka kėrkuar edhe babai i Hasanit, por njė kėrkesė e tillė ėshtė refuzuar nga familja e viktimės.

“I kam thėnė hoxhės qė erdh me atė porosi se po tė ndodhte vrasja aksidentalisht, sigurisht se do ta lejoja. Por jo nė kėtė mėnyrė, sepse nuk e di pse e ka vra”, thotė Sheremeti pėr Express. Tash, Sheremeti thotė se mė shumė se vrasja, e mundojnė fjalėt e njerėzve, tė cilėt pėshpėritin se djali i tij ka pasur lidhje me vajzėn e vrarė nga Hasani.

“I kam pyetur tė gjithė pėr kėtė, askush nuk mė ka thėnė se djali im ka pasur punė tė tilla. Ende koka ime nuk e beson se djalin e dytė nuk e kam mė. A kemi shtet”, shprehet Sheremeti, duke iu mbushur sytė me lot.

Policia

Sipas policisė, tė mėrkurėn rreth orės 10, njė 21-vjeēar nga Siēeva e Klinės ėshtė vrarė nė qendėr tė kėtij qyteti, pėr motive ende tė panjohura. “Vrasėsi besohet se ėshtė kushėriri i tij, H. R. 37-vjeēar, kurse policia rajonale nė Pejė njoftoi se viktima ėshtė M. R.” ka njoftuar policia.

Sipas hetimeve tė para tė policisė, i vrari ka qenė duke ecur rrugės, kur ėshtė qėlluar me armė zjarri nga kushėriri i tij. Nė momentin kur ėshtė kryer vrasja, siē tha policia, nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes kanė qėlluar nė detyrė zyrtare, pjesėtarėt e njėsisė speciale tė policisė, tė cilėt menjėherė kanė intervenuar dhe kanė arrestuar tė dyshuarin, si dhe kanė konfiskuar revolen, me tė cilėn ėshtė kryer vepra.

”Kryesi i veprės ėshtė arrestuar dhe po mbahet nė ndalim policor, ndėrkohė qė policia akoma nuk ka njohuri pėr motivin e vrasjes, e cila ka tronditur nė mėngjesin e sė mėrkurės banorėt e Klinės”, ka njoftuar policia njė ditė pas ndodhjes sė kėtij rasti.

roadrunner
25-09-09, 19:08
Kufiri i normalitetit dhe abnormalitetit ndaj qenies njerezore ka nje pe shume te holle. Edhe pse dokumentacioni i mjekeve spjegon gjendjen psiqike te ketij idioti, kjo nuk jep kurnifar arsye qe lejoj nje kriminel te dalin nga burgu. ky eshte vetem dokumentacion qe spjegon gjendjen afatshkurter te nje krimineli qe vrau vajzen e vet. eshte shume e vertete dhe logjike se nje njeri qe privon dikend nga jeta, pa marr parasysh lidhjeve qe kane, do te kete probleme mentale per nje kohe dhe do te shprehe pendimin e tij, por kjo nuk e arsyeton lirimin e tij, ne te kunderten, ata eshte dasht qe kete bishe te e dergojne ne Shtime, nese nuk ka pas vend per te ne burg dhe nese do te kishin arsye te forte ligjore te mos e mbajne aty, kan patur se paku dokumentacion qe ky njeri per nje kohe nuk eshte ne gjendje te mire psiqike qe te kontrolloj veten ne publik. eshte vendi per persona me probleme psiqike, dhe ka patur dukuri te tjera per te parandaluar kete dukuri kriminele. Ata gjykates duhet futur ne burg, sepse me kete vendim qe nuk ka liber ne bote qe arsyeton lirimin e nje vrasesi kane marre edhe nje jete. Ne momentin qe ata gjykates liruan kete njeri, ata kane bere shkelje te ligjit vete, kane bere edhe krim te dyfisht duke dhene rastin qe ky kriminel te ket aftesine qe te marrin edhe nje jete, dhe ne kete rast ata jane bashkevrases me gjith kriminelin.

Urata
26-09-09, 03:10
O My God...!!!!!!!!!!!!!!!!!

murrizi
26-09-09, 06:09
.... paska qen tmerr i madhė

Peja-Boy
28-09-09, 16:53
Kėshtu u dėnua Hasani
Me arsyetimin se nė momentin e vrasjes sė vajzės sė tij 16-vjeēare, Hasan Raci ka vepruar nė afekt mendor, Gjykata e Qarkut nė Pejė e ka dėnuar atė vetėm pėr armėmbajtje pa leje. Expressi sjell pikat kryesore tė kėtij aktgjykimi, i cili ėshtė i mbėshtetur nė dėshminė e vrasėsit, gruas e djalit tė tij dhe mjekėve tė Neuropsikiatrisė

Nga Jeton Musliu mė 26.09.2009 nė ora 8:41

Nė emėr tė popullit, Gjykata e Qarkut nė Pejė dėnoi me dy vjet mbrojtje nė liri, Hasan Racin, 37 vjeē, i cili vrau tė bijėn L.H. rreth 16 vjeēe (saktėsisht 15 vjeē e 4 muaj e 9 ditė), nxėnėse e klasės sė tetė tė shkollės fillore. I njėjti trup gjykues, kėtij personi, pas gjashtė muajsh tė mbajtjes nė paraburgim, i ndėrprenė kėtė masė ndalimi duke i mundėsuar atij qė tė shėtisė lirshėm.

Pas kėtij vendimi, Hasan Raci, tre muaj mė vonė, vret kushėririn e tij, Mensurin, 21 vjeē nga Siēeva e Klinės. Expressi ka siguruar tė plotė kėtė aktgjykim tė trupit gjykues, ku dėnimin e shqiptuar me dy vjet burg ndaj Hasan Racit pėr vrasjen e sė bijės sė mitur, ata e bazojnė nė katėr shtylla kryesore.

E para ėshtė ekspertiza e tre mjekėve neuropsikiatėr, tė cilėt kanė shkruar nė raportin e tyre se vrasėsi, nė momentin e kryerjes sė krimit ka qenė nė afekt tė rėndė mendor. Nė kėtė rast pėrfshihen edhe fotoalbumet e vendit tė ngjarjes, autopsia, skicat, gėzhojat e plumbave tė shkrepur, arma etj.

Pika e dytė ėshtė dėshmia e gruas sė Hasanit, H.R. respektivisht nėna e viktimės, e cila deklaron se fjalėt qė ia ka thėnė vajza babait tė vet nė atė moment, nuk do t’i duronte as ajo. Dhe pika e tretė ėshtė dėshmia e djalit tė tyre, L.R. respektivisht vėllait tė viktimės, i cili ka deklaruar se ka qenė nė korridor dhe ka dėgjuar bisedėn e bėrė nga vajza e mitur me babanė e saj.

Gjithēka qė shkruan nė aktgjykim nė lidhje me faktet e mundshme tė ofruara nga prokurori i ēėshtjes, Gėzim Kollēaku, ėshtė fjala e tij pėrfundimtare, ku ai ka mbetur nė tėrėsi pranė akuzės sė ngritur, ku pėrveē aktakuzės pėr armėmbajtje pa leje, kėtė vrasje ai e cilėson si vepėr tė rėndė penale.

Kėshtu, me kėtė aktgjykim, paneli i gjykatės i pėrbėrė prej Ukė Muēajt, kryetar, Sejdi Blakajt anėtar, dhe porotėve Hasan Morina, Shaban Tahirbegolli e Hasan Berisha, e dėnojnė vrasėsin Hasan Raci me dy vjet burg, mbrojtje nė liri.

Dita e vrasjes
Ky trup gjykues e ka gjetur fajtor Hasan Racin pėr vrasjen e sė bijės ngase nė ditėn e mėrkurė tė datės 17 dhjetor 2008, rreth orės 19 e 35 minuta, nė momentin e kryerjes sė veprės penale, ai ėshtė vėnė nė gjendje tė afektit dhe tronditjes sė rėndė mendore, nga vajza e tij 16-vjeēare.

“...I vėnė pa fajin e tij nė gjendje tė tronditjes sė fortė mendore tė shkaktuara nga fyerjet e rėnda tė sė ndjerės L.H. ai e privon nga jeta vajzėn e tij, tani tė ndjerėn 15-vjeēare...”, vazhdon mė tej arsyetimi i kėtij aktgjykimi. “...Nė natėn kritike kur i akuzuari kthehet nė shtėpi, njoftohet se tani e ndjera, e cila kishte dalė nga shtėpia pa lajmėruar askėnd, 2 apo 3 orė mė parė dhe ende nuk ishte kthyer...”, thuhet nė kėtė dokument.

Pėr kėtė arsye, i akuzuari (Hasan Raci) del nė oborrin e shtėpisė me qėllim qė ta kėrkojė tė bijėn, por nė kėtė rast ai vėren ēantėn e vajzės sė tij me rroba, e cila hidhet nga rruga nė oborr. Sipas versionit zyrtar, Hasani e hap derėn e oborrit, e cila ndodhej e mbyllur dhe e pyet tash tė ndjerėn se ku qenė deri nė atė kohė, duke filluar nė kėtė mėnyrė njė mosmarrėveshje verbale.

“...Aty tash e ndjera i thotė tė atit se ‘unė ty nuk tė pyes kur dal e kur kthehem’, unė ty nuk tė kam babė, ti nuk mund tė mė ndalesh, unė kur dua dal, ti je qen, pis’ dhe e shan dy tre herė, e pėshtyn disa herė...”, citohen nė aktgjykim fjalėt e sė ndjerės L.H. tė thėna pak para momentit tė vrasjes. Nė kėtė moment, dokumenti shkruan se i akuzuari, Hasani, i vėnė nė gjendje tė afektit mendor, esencialisht tė zvogėluar e afėr pa pėrgjegjshmėrisė sė tij, nxjerr nga brezi revolen TT M-57, kalibri 7.62 mm dhe shtie disa herė nė drejtim tė sė bijės.

“...E qėllon gjashtė herė nė pjesėn e pėrparme tė trupit, nė abdomen (bark) dhe njė herė nė pjesėn e majtė tė gjoksit, e si pasojė e gjakderdhjes sė brendshme dhe tė jashtme trupore, ajo menjėherė vdes...”, vazhdon mė tej aktgjykimi duke e cilėsuar kėtė vrasje si “vepėr penale tė vrasjes sė kryer nė gjendje tė afektit mendor nga neni 148 tė KPK-sė”. Nė kėtė dokument mė poshtė sqarohet dhe vepra penale tė mbajtjes nė pronėsi tė armėve pa leje, e cila i konfiskohet nga policia.

Shqyrtimi i rastit
Pasi ka shqyrtuar provat, ekspertizėn e mjekėve, ka dėgjuar dėshmitarėt qė pėrveē vrasėsit janė nėna dhe vėllai i viktimės, trupi gjykues ka vendosur qė ta arsyetojė tronditjen e fortė mendore tė Hasanit, nga fjalėt e vajzės sė tij. “...Duke vlerėsuar mbrojtjen e tė akuzuarit Hasan Raci, gjykata ka ardhur nė pėrfundim se aprovimi i mbrojtjes sė tij ka tė bėjė sa i pėrket veprimeve pėr tė privuar nga jeta vajzėn e tij, tash tė ndjerėn L.H. pėr arsye dhe rrethana tė cekura mė lart dhe nuk e ka aprovuar mbrojtjen se revolen e ka mbajtur pėr shkaqe sigurie...”, shkruan nė aktgjykimin e kėtij paneli gjyqtarėsh.

Nė kėtė mėnyrė, gjykata aprovon pjesėrisht kėrkesėn e avokatit mbrojtės, Haxhi Ēekaj, i cili sipas dokumentit, ka propozuar qė klienti i tij tė lirohet nga akuza pėr veprėn penale, pika 1 (vrasjen e sė bijės), duke pasur parasysh se Hasan Raci ka vepruar nė gjendje papėrgjegjshmėrisė, duke marrė parasysh edhe konstatimin e tre mjekėve.
“...Sa i pėrket veprės penale tė mbajtjes pa autorizim tė armės, kundėr tė akuzuarit, t’i shqiptohet njė dėnim sa mė i butė...”, citohet nė kėtė aktgjykim kėrkesa e avokatit Haxhi Ēekaj.
“...Gjykata nuk ka aprovuar propozimin e mbrojtėsit qė i akuzuari tė lirohet nga akuza me arsyetimin se ditėn kritike ka qenė nė gjendje tė papėrgjegjshme, ngase ndryshe kanė dhėnė deklarimin tyre ekspertėt...”, shkruan nė dokument. Krejt nė fund, gjykata e rrėzon pretendimin e prokurorit duke mos e cilėsuar kėtė vepėr penale si vrasje tė rėndė, por vetėm si vrasje e kryer nėn afekt mendor.

“...Pasi Hasan Raci nuk ka dashur ta kryejė kėtė veprim, por trupi gjykues nxjerr pėrfundimin se ky person ėshtė fajtor pėr veprėn penale tė vrasjes tė kryer nė gjendje tė afektit mendor (neni 148 tė KPK)...”, thuhet nė aktgjykim. Gjykata sqaron se ka vlerėsuar tė gjitha rrethanat lehtėsuese dhe rėnduese tė parapara me nenin pėrkatės (...), nė lidhje me kėtė ēėshtje, nuk ka gjetur asnjė rrethanė rėnduese, pėrkundėr qė ka konstatuar disa rrethana lehtėsuese.

“...Rrethanat lehtėsuese janė se i akuzuari nuk ka qenė mė parė i dėnuar, ėshtė familjar, baba i 3 fėmijėve, i varfėr, sjellje korrekte para gjykatės dhe i penduar...” arsyeton trupi gjykues pėr kėtė rast. Krejt nė fund, gjykata thotė tė jetė e bindur se kėto dėnime janė nė harmoni me intensitetin e rrezikshmėrisė shoqėrore tė veprave penale tė kryera dhe shkallės sė pėrgjegjėsisė penale tė kėtij tė akuzuari. “..Me kėto dėnime do tė arrihet qėllimi i dėnimit kundėr tė akuzuarit, i paraparė me nenin 34 pika 1 e 2 tė KPK-sė”.

Dėshmia e nėnės
Pasi shpjegon gjendjen familjare se jetojnė nė bashkėsi, se burri i saj Hasani nuk ka qenė i dhunshėm, as me tė, as me fėmijėt, se nė natėn kritike kanė qenė mysafirė dhe djali i tyre i ka lajmėruar se vajza nuk ėshtė nė shtėpi dhe pas ardhjes sė tyre, nėna e viktimės, H.R. rrėfen momentin kritik. Ajo ka treguar para trupit gjykues se atė natė ka qenė nė ballkon tė shtėpisė nga ku nuk ka mundur t’i shikojė Hasanin dhe tė bijėn, por e ka dėgjuar bisedėn e tyre. Sipas dokumentit, ajo pėrsėrit pothuajse tė njėjtat fjalė tė thėna nga burri i saj, duke shtuar se nuk do ta duronte as vetė tė bijėn nėse do t’ia thoshte ato fjalė. Nė tė njėjtėn kohė, ajo nuk kėrkon dėmshpėrblim, nuk e ndjek burrin penalisht, por deklaron se do tė vazhdojė jetėn sėrish me burrin e saj.

Dėshmia e vėllait tė viktimės
L.R. ėshtė vėllai i sė ndjerės. Nė natėn kritike, sipas dėshmisė sė tij, babai dhe nėna kanė qenė mysafirė. Ai e ka njoftuar babanė se motra nuk ėshtė nė shtėpi. Nė momentin kritik kur ka ndodhur fjalosja ndėrmjet viktimės dhe babait tė saj, vėllai i sė ndjerės ka deklaruar se ka qenė nė korridor tė shtėpisė. Ai pėrmend sharjet e njėjta qė motra i ka drejtuar babait dhe mė vonė ka dėgjuar disa tė shtėna. Kur ka dalė menjėherė nė oborr, ka parė tė motrėn e shtrirė pėr tokė dhe babanė duke u larguar me veturė.

Aktgjykimi
Pėr veprėn penale nė pikėn 1 tė diapozitivit me dėnim me burgim nė kohėzgjatje prej 2 vjetėsh, nė kėtė dėnim llogaritet koha e kaluar nė paraburgim me datėn 17.12.08, gjer me datėn 22.04.09. Pėr veprėn penale nė pikėn 2 tė diapozitivit me dėnim me gjobė nė shumė prej 450 euro, afati i pagimit tė dėnimit me gjobė prej 3 muaj, e nė rast tė mospagimit tė dėnimit me gjobė, do tė zėvendėsohet me dėnim me burgim duke llogaritur ēdo ditė burgu nga 15 euro. Kundėr tė akuzuarit konfiskohet arma dhe municioni dhe atė njė revole e tipit TT, M-57, prodhim jugosllav, kalibri 7.62 mm me nr. serik 0B665si dhe njė karikator. I akuzuari Hasan Raci obligohet qė t’i paguajė shpenzimet e gjykatės nė emėr tė paushallit gjyqėsor me shumėn prej 100 euro si dhe nė emėr tė shpenzimeve tė procedurės penale pėr ekspertim shumėn prej 306 euro e 60 centė, tė tėra kėto nė afat prej 15 ditėsh pasi aktgjykimi tė marrė formėn e prerė.

Prokuroria
Pavarėsisht dėnimit tė shqiptuar nga Gjykata, Prokuroria nė kėtė ēėshtje nuk ka bėrė asnjė ankesė. Arsyeja, sipas Flamur Kelmendit, kryeprokuror nė Prokurorinė Publike nė Pejė, ėshtė se nė kėtė ēėshtje ėshtė bėrė njė lėshim procedural (thėnė thjesht ėshtė pėshtjellė dosja) dhe pėr kėtė arsye, afatet ligjore pėr ankesė kanė pėrfunduar dhe dėnimi i shpallur pėr kėtė rast ėshtė ēėshtje e kryer.

Peja-Boy
28-09-09, 17:06
Ekspertiza e mjekėve neuropsikiatėr tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės ka qenė njėra nga dėshmitė mė tė rėndėsishme nė procesin gjyqėsor kundėr Hasan Racit, 37 vjecarit, qė ka vrarė vajzėn e tij 16 vjeēare.
Trupi gjykues i Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, si njėrėn ndėr pikat bazė tė marrjes sė vendimit pėrfundimtar nė lidhje me kėtė rast, ėshtė mbėshtetur edhe nė mendimin e mjekėve Dr. Fahri Drevinja, Dr. Nazife Sulejmani dhe Mr. Nada Morina.
Express ka siguruar kėtė dokument tė deponuar nga kėta tre mjekė tė Klinikės sė Neuropsikiatrisė, tė cilėt gjatė procesit gjyqėsor tė kėsaj ēėshtjeje e kanė dorėzuar dhe nėnshkruar pranė kėsaj gjykate.
Nė cilėsinė e ekspertėve, tre mjekėt, drejtues i tė cilėve ka qenė Dr. Fahri Drevinja, gazeta ėshtė munduar t’i kontaktojė gjatė ditės sė enjte thjesht pėr tė shpjeguar ato qė kanė shkruar nė kėtė dokument.
Kjo pėr faktin se mendimi i tyre i dhėnė nė lidhje me gjendjen psikike tė Hasan Raci, ėshtė i mbushur me terminologji tė cilat pėrveē rrethit mjekėsor, vėshtirė se kuptohen nga njerėzit e thjeshtė.
Ky ekzaminim mjekėsor, sipas kėtij dokumenti, ėshtė hartuar pas rezultateve tė mbajtjes nė Klinikėn e Neuropsikiatrisė nė Prishtinė tė Hasan Racit, nga data 24 mars deri mė 3 prill 2009.
Derisa mjekėt Fahri Drevinja dhe Nazife Sulejmani ndodhen jashtė Kosovės dhe kontakti me ta ėshtė i pamundur, gazeta ka biseduar me Mr.sci.Nada Morina.
“Unė nuk mund tė them asgjė. Mjeku Fahri Drevinja ka qenė si kryesues i kėtij ekipi tė mjekėve dhe ju duhet tė kontaktoni atė pėr sqarime”, thotė Nada Morina pėr Express.
Nė tė njėjtėn kohė, gazeta ka provuar qė “pėrkthimin” e kėtij dokumenti ta bėjė ndonjė prej mjekėve tė fushės pėrkatėse, por asnjė prej tyre nuk ishte i gatshėm ta bėjė kėtė.
Pėr kėtė arsye, Express sjell nė vazhdim kėtė dokument tė shkruar nė formėn e vet origjinale, ndėrkohė qė nė fund tė dokumentit janė vulat dhe nėnshkrimet e tre mjekėve dhe vula zyrtare e QKU-sė.

Peja-Boy
28-09-09, 17:07
Mendimi dhe konstatimi:
(Letra e mjekėve)
“Fjala ėshtė pėr njė person i cili nuk ka histori tė trajtimit psikiatrik. Ai manifeston karakteristika tė presionit me reagime tė shpejta impulsive, me prag tė ulur tė tolerancės nė situatė frustrative me fleksibilitet tė ulur, vetėkontroll.
Vėrehen qėndrime rigjide, ngadalėsim dhe kontroll mė i dobėt i vetvetes. Sa i pėrket sferės afektive dominon njė disponim disforik, vėshtirėsitė e kontrollit tė afektit janė manifeste.
Nuk verifikohen ērregullime tė pėrhershme ose tė pėrkohshme mendore. Nuk vėrehet ndonjė shkallė e retardimit mendor ose ndonjė sėmundje ose gjendje tjetėr nė shėndetin mendor ose fizik tė tij.
Verbalisht ėshtė kritik pėr gjendjen nė tė cilėn gjendet dhe manifeston pendim tė thellė pėr veprėn. Nuk pohon pėr ideacione suicidale. Tempore kriminis mendojmė qė ngjarja ėshtė kryer nė saje tė reagimit tė shpejta tė tij, nė saje tė karakteristikave tė tij, rigjiditetit tė personalitetit tė tij, nė ato momente ai ka qenė mjaft i ngarkuar emocionalisht.
Ka reaguar me shpejtėsi dhe pa i pėrpunuar mirė veprimet e tij. Do mė thėnė, vepra ėshtė kryer me shkaktar situacional tė aty pėr atyshėm, pa u paramenduar mė parė.
Mendojmė se vepra ėshtė kryer nė afekt.
I njėjti gjatė qėndrimit nė klinikė, pėrpos ekzaminimit psikiatrik, pėr nevoja tė gjykatės ėshtė trajtuar me barna pėr qetėsim, kėshtu qė edhe nga pėrkrahja terapeutike tash ėshtė nė gjendje mė tė mirė psikike.
Mund tė ketė edhe momente qė nga ngarkesa e lartė emocionale, dėshpėrimi, humbja, mos tė bashkėpunojė, por mendojmė se ajo mund tė tejkalohet.
I njėjti duhet tė jetė nė kontroll tė herėpashershėm te psikiatri pėr shkak tė rrethanave tė krijuara dhe rikujtimeve-ripėrjetimeve emocionale nga ngjarja nga tė cilat mund tė dekompensohet.”
Fjala e gjyqtarit
Hasan Raci, vitin e kaluar e ka vrarė me gjashtė plumba vajzėn e tij tė mitur. Hasani pėr kėtė vepėr ėshtė dėnuar prej njė trupi gjyqtarėsh nė Pejė me vetėm 2 vjet burg dhe ėshtė liruar pas gjashtė muajve, ku sapo del e vret edhe njė kushėri 21 vjeē. Kryetari i trupit gjykues i kėtij rasti, Ukė Muēaj, nė njė intervistė pėr Express ka thėnė se ky aktgjykim ėshtė mbėshtetur nė ligj dhe nė mendimin e ekspertėve tė neuropsikiatrisė. Lexojeni shpjegimin e gjyqtarit Muēaj


Nga Jeton Musliu mė 24.09.2009 nė ora 8:22

Para njė javė Expressi kishte kontaktuar gjyqtarin e Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, Ukė Muēajn, pėr tė shpjeguar njė aktgjykim pėr njė vrasje tė kryer nė Klinė, ku babai e kishte vrarė me gjashtė plumba ēikėn e tij 16-vjeēare.

Trupi Gjykues i kryesuar nga Muēaj, Hasan Racin, pėr kėtė vrasje e kishin dėnuar me 2 vjet burg me kusht. Hasani ishte liruar pas 6 muajve dhe vetėm pas pak javėsh, i njėjti e ka vrarė edhe njė kushėri tė tij, 21 vjeē.

Fillimisht gjyqtari Muēaj kishte refuzuar tė flasė pėr kėtė rast, por pas botimit tė njė serie shkrimeve tė gazetės Express, ai ka pranuar pėr t’u intervistuar, mirėpo nuk ka pranuar qė intervista tė incizohet, prandaj kjo intervistė ėshtė shkruar me dorė.

Lexojeni nė vazhdim arsyetimin e gjyqtarit Muēaj se pse trupi gjykues pėr njė vrasje kaq bizare e ka dėnuar me njė dėnim kaq tė ulėt Hasan Racin.

Express: Si e keni marrė ju kėtė lėndė?
Ukė Muēaj: Sipas rregullores sė Gjykatės sė Qarkut nė Pejė, lėnda caktohet sipas radhės qė i bie trupit gjykues, sipas alfabetit. Ēdo fazė tė procedurės penale, gjykata ėshtė e obliguar t’i shqyrtojė me kujdes kur janė ēėshtjet me paraburgim dhe sipas ligjit, caktohen menjėherė.

Express: Si ka mundėsi qė pėr gjashtė muaj, ky rast tė pėrfundojė nė tėrėsi, tė kryhen tė gjitha procedurat dhe tė shpallet aktgjykimi?
Ukė Muēaj: Nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė, lėndėt qė janė me paraburgim, kryetari i trupit gjykues e ka pėr obligim ligjor qė palėve brenda tetė ditėsh t’ua ēojė thirrjet pėr shqyrtim gjyqėsor. Vendimi pėr gjashtė muaj ėshtė marrė sepse gjyqtarėt, qoftė ai i procedurės paraprake apo ai pėr konfirmimin e aktakuzės, dhe kryetari i trupit gjykues kanė qenė ekspeditiv, duke respektuar ligjin sikurse pėr rastet e tjera.

Express: Pse kaq shpejt kryhen tė gjitha lėndėt nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė?
Ukė Muēaj: Kur ėshtė ēėshtje me paraburgim, u jepet pėrparėsi kėtyre lėndėve.

Express: Pse i ėshtė ndėrprerė paraburgimi pas gjashtė muajsh njė personi qė vret fėmijėn e vet?
Ukė Muēaj: Nė rastin konkret nuk ėshtė obligator, por sipas Kodit tė Procedurės Penale, edhe nė rastet e tjera.

Express: Ku jeni bazuar pėr lirimin e atij personi, pas gjashtė muajsh?
Ukė Muēaj: Sepse kanė pushuar arsyet ligjore tė mbajtjes sė tij tė mėtejshme nė paraburgim.

Express: Pse?
Ukė Muēaj: Kjo ėshtė ēėshtje e gjykatės. Ėshtė vlerėsim i saj.

Express: Gjyqtar, mendoni se dėnimi i dhėnė pėr kėtė person qė vret fėmijėn e vet, ka qenė i drejtė?
Ukė Muēaj: Vendimi qė ka marrė trupi gjykues ėshtė i drejtė dhe i ligjshėm. Kėtė mund ta vlerėsojė vetėm Gjykata e Shkallės sė Dytė, pra Gjykata Supreme.

Express: Por tre muaj pas ndėrprerjes sė paraburgimit ndaj atij personi, i njėjti ka vrarė njė njėri tjetėr. Kush duhet tė mbajė pėrgjegjėsi?
Ukė Muēaj: Pėrgjegjėsinė e mban ai person qė e ka kryer vrasjen.

Express: Por ku e keni bazuar vendimin pėr ndėrprerje tė paraburgimit. Mbi cilat fakte?
Ukė Muēaj: E gjitha ėshtė e bazuar nė ligj dhe mendimin e ekspertėve tė Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės, Klinika e Neuropsikiatrisė, tė dhėna nė ekspertizė dhe shqyrtimin gjyqėsor tė tre ekspertėve.

Express: Kush janė ata ekspertė?
Ukė Muēaj: Ata janė Prof. Dr. Fahri Drevina- neuropsikiater, dr. Nazife Sulejmani-Hulaj- psikiatre dhe mr. Nada Morina- psikologe. Kėta kanė bėrė ekzaminimin e tė akuzuarit nė klinikėn e tyre dhe kanė dhėnė mendimin nė ekspertizė si dhe nė bazė tė mendimit tė tyre tė pėrbashkėt tė dhėnė nė shqyrtimin gjyqėsor. Mendimi ėshtė se llogaritshmėria e tė akuzuarit mund tė jetė diku ndėrmjet esenciales me aftėsi esencialisht tė zvogėluara ose nė afekt tė pallogaritshmėrisė sė tij.

Express: Na e pėrkthe pak, ēfarė ėshtė kjo?
Ukė Muēaj: Kjo do tė thotė se ai ka qenė gati i paaftė nė momentin e shkaktimit tė veprimit. Kėtė e parashikon edhe Kodi Penal i Kosovės, neni 12, paragrafi 2 dhe Rregullorja e UNMIK-ut 2004/34 e cila ka hyrė nė fuqi me 24 gusht 2004, mbi Procedurėn Penale, ku pėrfshihen kryes me ērregullime mendore.

Express: Meqė keni konstatuar ērregullime, pse nuk keni kėrkuar nė aktgjykim qė ai tė vendoset nė ndonjė institucion me mbikėqyrje?
Ukė Muēaj: Sepse nga ana e prokurorit nuk ka pasur fare propozim tė tillė.

Express: Si qėndron puna e aktgjykimit. Ia keni dėrguar Prokurorisė apo jo?
Ukė Muēaj: Gjykata ua ka dėrguar aktgjykimin nė afatin ligjor palėve tė caktuara, duke pėrfshirė edhe Prokurorinė dhe pėr kėtė kemi edhe provė.

Express: Cila ėshtė kjo provė?
Ukė Muēaj: Kjo ėshtė fletėdėrgesa pėr dorėzim personal, Prokurorisė Publike tė Qarkut nė Pejė, pėr aktgjykimin e datės 22 prill 2009, qė shkrimorja e Prokurorisė e ka marrė nė mėnyrė zyrtare mė 2 qershor 2009 dhe ėshtė nėnshkruar nga punėtorja me mbiemrin Imami.

Express: Pse kryeprokurori thotė se nuk e ka marrė aktgjykimin?
Ukė Muēaj: Kjo ėshtė ēėshtje e tij. Zyra e prokurorit e ka pranuar aktgjykimin.

Express: Nė tėrė kėtė rast, mendoni se jeni i pastėr?
Ukė Muēaj: Nė kėtė rast dhe nė rastet e tjera, kam vendosur nė suaza tė ligjit.

Suspendimi?

Express: Pse jeni suspenduar nga detyra si gjyqtar?
Ukė Muēaj: Unė nuk jam i suspenduar, por kur kam kuptuar se ka akuzė ndaj meje, atėherė unė kam vendosur vetė tė largohem nga vendimmarrja, deri nė marrjen e njė vendimi.

Kryeprokurori Kelmendi pėrgėnjeshtron vetveten:
Njė ditė mė parė nė prononcim pėr Express, kryeprokurori i Prokurorisė Publike nė Pejė, Flamur Kelmendi ka thėnė se pėrveē aktvendimit pėr ndėrprerje tė paraburgimit ndaj Hasan Racit, ata nuk kanė marrė aktgjykim nga gjykata.
“Ne e presim aktgjykimin dhe ma merr mendja se do tė ushtrojmė ankesė, sepse atė shqetėsim e kam pasur edhe unė, se dėnimi ka qenė joadekuat pėr kėtė rast”, thotė kryeprokurori Kelmendi pėr Express.
Por njė ditė mė vonė, tė mėrkurėn, pasi ka shfletuar dosjet ngadalė, mes shumė shkresave ai e ka gjetur aktgjykimin e dėrguar nga Gjykata e Qarkut nė Pejė.
“Po, ėshtė marrė aktgjykimi mė 2 qershor 2009 dhe nuk ėshtė ushtruar ankesė”, tha kryeprokurori Kelmendi.
Sipas tij, arsyeja pėrse Prokuroria nuk ka ushtruar ankesė ndaj vendimit tė gjykatės qė pėr vrasjen e sė bijės sė mitur, Hasan Raci ėshtė dėnuar me dy vjet burg, mbrojtje nė liri, Kelmendi e arsyeton me lėshime procedurale.
“Kjo ka ndodhur pėr shkak tė lėshimeve procedurale nė Prokurori. Megjithėkėtė, i dyshuari Hasan Raci, pėr veprėn penale tė vrasjes sė Mensur Racit do tė marrė dėnimin e merituar, po qė se vėrtetohet se i njėjti kėtė vepėr penale e ka kryer pėr motive tė ulėta- hakmarrje”, thotė kreu i akuzės nė Pejė.
Pavarėsisht kėsaj, ai sqaron se nėse aktgjykimi e ka marrė formėn e prerė, gjykata do tė veprojė nė drejtim tė vuajtjes sė dėnimit dhe gjykata ka mundėsi qė kėtė dėnim ta unifikojė me dėnimin qė mund tė pasojė pėr veprėn penale tė vrasjes sė dytė.

Peja-Boy
28-09-09, 17:16
http://www.gazetaexpress.com/images/gexGallery/15707/cache/a-490x320.jpg


Drejtėsia e Dreqit
Komplikimet ligjore nė rastin e Hasan Racit janė tė thella. Gjyqtari Ukė Muēaj, edhe pse i obliguar, nuk ia kishte dėrguar aktgjykimin Prokurorisė, qė ajo ta kėtė mundėsinė e ankimit. Ekspertėt e gjyqėsisė thonė se lirimi i Racit, vetėm gjashtė muaj pasi kishte vrarė vajzėn e vet, nuk ka bazė ligjore.

Nga Jeton Musliu mė 23.09.2009 nė ora 8:10

Nė procesin gjyqėsor, nė rastin e vrasjes sė vajzės 16 vjeēare nga fshati Siēevė i Klinės, nga babai i saj Hasan Raci, duket se ka edhe shkelje tė tjera ligjore.
Pas gjashtė muajsh tė mbajtjes nė paraburgim tė Hasanit, trupi gjykues nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė, me gjyqtar kryesor Ukė Muēajn, me njė aktvendim, i ka ndėrprerė atij kėtė masė (paraburgimin).

Nė tė njėjtėn kohė, sipas kryeprokurorit tė Prokurorisė Publike nė Pejė, Flamur Kelmendit, ky person ėshtė dėnuar me dy vjet burg, por nė mbrojtje nė liri.

Por, tė premten, kur Express ka kontaktuar direkt me telefon vetė gjyqtarin kryesor tė kėsaj ēėshtjeje Ukė Muēajn, ai ka thėnė se ndaj Hasan Racit, nė lidhje me vrasjen e tė bijės, pėrveē qė i ėshtė ndėrprerė masa e paraburgimit pas gjashtė muajsh, atij i ėshtė shqiptuar dėnimi prej pesė vjetėsh mbrojtje nė liri.

“Janė shkresat e lėndės. Nuk di pėrmendesh. Vendimi ėshtė marrė edhe pas mendimit tė ekspertėve tė ardhur nga QKU-ja se vrasja ėshtė kryer nėn afeksion dhe depresion. Me kod tė ri, paraburgimi nuk ėshtė i obligueshėm. Ne po shkojmė kah Evropa”, ishte shprehur Mucaj, aktualisht i suspenduar nga detyra si i dyshuar pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare.

Express ka pritur pėr katėr ditė qė gjyqtari Mucaj t’i tregojė kėto shkresa, duke i ofruar mundėsinė e takimit apo dėrgimit pėrmes postės elektronike, veprim qė ai kėtė nuk e ka marrė mundimin ta bėjė.

Nė lidhje me kėtė, kryeprokurori Flamur Kelmendi shprehet i habitur. “Unė e kam aktvendimin pėr ndėrprerje tė paraburgimit kėtu ku shkruan se ai ėshtė dėnuar me dy vjet burg, mbrojtje nė liri”, thotė Kelmendi .

Pavarėsisht kėsaj, ndėrprerja e paraburgimit pas gjashtė muajve ndaj Hasan Racit ka bėrė qė vrasėsi i sė bijės, tre muaj mė vonė, tė ekzekutojė nė qendėr tė Klinės edhe kushėririn e tij 21 vjeēar, Mensurin, nga i njėjti fshat.

Pikėrisht kur fillon procesi gjyqėsor nis edhe ndėrlikimi i situatės dhe shkeljet e ligjeve e neneve qė parashikojnė procedurat pėrkatėse, qė njė gjyqtar duhet t’i ndjekė.

Nė lidhje me mosankimin nga ana e akuzės pėr vendimin e gjykatės, qė vrasėsi i 16 vjeēares tė lirohet nga paraburgimi pas gjashtė muajsh dhe i njėjti tė dėnohet me dy vjet burg nė mbrojtje nė liri, njė shpjegim shumė tė shkurtėr jep ish prokurori i kėsaj dosjeje, Gėzim Kollēaku.