PDA

View Full Version : Verli: Tezat serbe u bartėn nė Enciklopedinė maqedonase


AlbaSoft
27-09-09, 00:06
Edhe pėrkundėr deklaratave tė redaktorit kryesor tė Enciklopedisė Bllazhe Ristovski se pjesėt kontestuese nuk do tė tėrhiqen por vetėm do tė zėvendėsohen me disa fjalė shtesė, akademikėt shqiptarė Luan Starova dhe Alajdin Abazi presin vendimin e Kuvendit tė Akademisė pėr tė vepruar mė tej nė kėtė drejtim, nėse do tė mbeten ose jo anėtarė tė Akademisė sė Maqedonisė. Kjo ėshtė deklaruar pėr ALSAT nga Starova. Akoma nuk ka njė njoftim nėse Kuvendi do tė mblidhet javėn qė vjen ndėrsa nė prononcimin e fundit kryetari i Akademisė Georgi Stardellov tha se Kuvendi do tė thirret
atėherė kur anėtarėt tė kenė marrė Enciklopedinė. Ndėrkohė gjatė simpoziumit tė albanologjisė nė Shkup, u mbėshtetėn tezat e njohura dhe tė argumentuara tė historiografisė shqiptare, pėr autoktoninė e popullit dhe kombit shqiptar. Sipas historianit nga Shqipėria, Marenglen Verli, tezat e pėrfshira nė enciklopedinė maqedonase janė teza serbe tė cilat janė jo objektive tė cilat kanė qenė nė shėrbim tė politikės.
"Me krijimin e shtetit serb njė historiografi pėr fat tė keq jo objektive por nė shėrbim tė politikės kanė lanēuar teza qė kanė tė bėjnė me vjetėrsinė e shqiptarėve nė kėto treva, me civilizimin e tyre, me mėnyrėn se si janė zgjeruar dhe kur janė zgjeruar dhe nė tė gjitha kėto raste ėshtė punuar mbi motive politike e jo shkencore. Pėr fat tė keq nė mendėsinė e disa historianėve maqedonas kėto teza u transplantuan nė botimin mė tė fundit tė promovuar tė enciklopedisė sė Maqedonisė. Mendoj qė askujt nuk i shėrben largimi nga e vėrteta, vėnia e shkencės nė shėrbim tė politikės apo segmenteve tė caktuara tė politikės", thekson Marenglen Verli nga Instituti i historisė nga Shqipėria.
Reagimet rreth shtrembėrimeve tė fakteve pėr autoktoninė e shqiptarėve vazhdojnė edhe mė tej pas publikimit tė enciklopedisė maqedonase. Nė kėtė drejtim nisma e BDK pėr protesta gjithė popullore ka hasur nė mbėshtetje tė fuqishme ndėrsa dita e mbajtjes do tė publikohet tė hėnėn.
Gjyltene Rexhallari

bert
27-09-09, 00:51
shqiptaret atje skane kurrfare organizimi. qeveria e tiranes ka spiune serbe ne krye, qeverine e kosoves e drejtojne mafia dhe krimi keshtu qe ska kush ankohet. patriotet mjaft po flasin por qytetaret apo shtetasit me origjine shqiptare sduan as komb as kurrgja