PDA

View Full Version : interviste me Armand Vincanin qe punon ne new york state university


bert
27-09-09, 16:04
A janė realiste deklarimet mbi Shqipėrinė nė Eurozonė? / INTERVISTE
Intervistė me Armand Vinēanin | 27/09/2009 | Kuriozitete | 0


Kėto dy referenca nuk mund tė pėrmblidhen bashkė nė njė fjali e objektiv tė vetėm, pėr faktin se janė dy gjėra krejtėsisht tė kundėrta e ėshtė thjesht naivitet. Shembulli i Kosovės nuk mund tė sillet pėr vetė kushtet e rrethanat historike tė saj. Besoj se asnjeri nuk ka nevojė pėr komente tė tepėrta. Rasti i Malit tė Zi ėshtė rruga "kaēakėēe" e implementimit tė monedhės sė pėrbashkėt, e cila jo vetėm ėshtė kritikuar, por edhe kundėrshtuar nga Komuniteti Europian. Ndoshta pėr opinionin publik kėtu fillon dhe pėshtjellimi qė me tė drejtė mund t'i trembet impulsivitetit pa kriter tė Kryeministrit.
Tė flasėsh pėr eurozonėn ėshtė diēka krejt tjetėr. Pa asnjė dyshim synimi i pėrfshirjes nė tė ėshtė i dėshirueshėm nga ēdokush, por ai proces ka rregulla tė shumta e duam apo s'duam ne, do tė jetė njė rrugė e gjatė.
D.m.th., nuk jeni optimistė pėr njė pėrfshirje tė shpejtė nė eurozonė?
Aspak jo. Dėshira ėshtė diēka krejt tjetėr nga mundėsia dhe realiteti. Ky pohim bazohet nė kriteret e vendosura e qė ne nuk mund t'i ndryshojmė. Hapi i parė pėr nė eurozonė ėshtė pėrfshirja nė mekanizmin europian tė kursit tė kėmbimit (ERM-2) dhe kjo si rregull ndodh tė paktėn 30 muaj mė parė se tė ndodhė adoptimi i euros. Hyrja nė ERM-2 ėshtė e kushtėzuar nga pranimi i njė kursi kėmbimi tė negociuar me Komisionin dhe Bankėn Qendrore Europiane e nėse kjo arrihet, do t'i duhet Bankės sonė Kombėtare tė kooperojė me to pėr tė siguruar qė monedha nuk lėkundet mė shumė se 15% nė tė dy kahet. Kjo do tė ndihmojė bankat qė tė zvogėlojnė rrezikun, duke e vendosur monedhėn nė njė hapėsirė me tavan dhe dysheme, e cila shėrben si faktor stabilizimi qė u mundėson huamarrėsve tė njohin mė mirė efektet e lėkundjes sė monedhės pėr kreditė e marra.
Hapi i fundit ėshtė plotėsimi i kriterit tė vėshtirė tė Maastricht-it qė mbikėqyr tregues tė rėndėsishėm si inflacionin, deficitin dhe borxhet, interesat afatgjata dhe luhatjet e kursit tė kėmbimit. Disa vende tė Europės Lindore janė bėrė anėtarė tė BE-sė qė nė vitin 2004 dhe akoma nuk kanė mundur tė pėrfundojnė procesin e adoptimit tė eruros. Pėr ne, duket sikur po kėrkojmė tė ndėrtojmė katin e pestė tė pallatit pa hedhur akoma themelet dhe kėto themele janė sė pari arritja e objektivave e kushteve tė integrimit nė BE.
Edhe pse duket e largėt, a mendoni se standardet e ekonomisė shqiptare sot mundėsojnė njė pėrfshirje nė eurozonė nėse do tė ekzistonte vullneti i institucioneve financiare tė Europės?


A mund tė jeni pak mė i detajuar kur shpreheni se ekonomia shqiptare aktualisht nuk favorizon adoptimin e euros e rrjedhimisht deklaratat e kreut tė qeverisė?
Nuk dėshiroj aspak tė bėhem pjese e panikut qė ju permendet nė fillim, por situaten nuk e shoh aq optimiste sa e shohin sot qeveritaret e vendit. Ndoshta kjo ndikohet edhe nga fakti se kriza qe mbertheu ekonomine boterore, pėr ne qė punojme jashtė nė sektoret e ekonomise e financave, ka patur nje influence ne rritjen e konservatorizmit ne profesion.
Sidoqofte, opinioni im eshte se ekonomia e vendit tone po ecen drejt nje pike kritike dhe zhvleresimi i monedhės sė vendit po e godet rende atė. Aktualisht, monedha shqiptare ka humbur rreth 14% krahasuar me vleren mesatare deri me tani te 2009-es. Kjo do te thote se per dike qe eshte pronar i nje shtepie/apartamenti te blere me kredi te denominuar ne euro, pagesat e tij do te jene 14 % me te larta se ē'ishin mesatarisht gjate vitit. Kjo behet shume kritike nese kemi parasysh qe rreth 70% e kreditit ne Shqiperi eshte ne euro. Bizneset po ashtu do te ndiejne te njejtat efekte. Ky fenomen ndikon tek huadhenesit, te cilet i tremben faktit se huamarresit nuk do te jene ne gjendje te paguajne dhe kjo sjell renien e volumit qe akumulon efektin ne kredit nepermjet rritjes sė kostos per huamarrje.
Ne anen tjeter, menaxhimi i politikave fiskale te shtetit po shkon nė drejtim tė kundėrt, duke krijuar njė deficit tė ndjeshem nė buxhet. Kjo padyshim do te diktoje uljen e investimeve aq te domosdoshme per vendin. Te ardhurat e diaspores po ashtu jane ne renie. Nė 6-mujorin e parė tė 2009-es ato ishin 6.1 % mė tė uleta se e njejta periudhe e vitit tė kaluar. Borxhi i huaj i shtetit ka kapur shifren e 1 miliard eurove, duke perbere rreth 20 % te borxhit total publik. Nese kemi parasysh goditjet e fundit te lekut, ky borxh rritet edhe 70-80 milion euro te tjera, duke kapur vlerat 10-11% te produktit te pergjithshem, ndersa ne total arrin rreth 54%. Eshte obligim i qeverise te beje transparencen ne publik te borxhit te jashtem e te tregoje kolateralin (koncesionet) e tij. Eurozonimi ka si parakusht, midis te tjerave, mbajtjen e borxhit te jashtem jo me shume se 3% te produktit te pergjithshem dhe kjo do tė perbėjė njė nga problemet kryesore, ndersa vendi ka gjithnje e me shume nevoje per huamarrje te huaj. Niveli aktual i borxhit eshte nje ngarkese e madhe nese kemi parasysh edhe nivelin e ulet te te ardhurave ne Shqiperi. Nje nga sherbimet me serioze ne bote ne vleresimin e bonove te thesarit te shtetit, Moody, ne fillim te ketij viti i vleresoi ato te shtetit shqiptar me B1. Ky klasifikim jepet per ato bono qe mbartin rrezikun e deshtimit. Tė gjitha kėto pėrbejnė perzierjet e asaj qė shpejt mund tė shnderrohet ne krize.
Rritja ekonomike e propaganduar me aq bujė nuk ėshtė aspak garanci e sigurt pėr tė ardhmen, nese kemi parasysh brishtesine e ekonomise se vendit tone. Le te kujtojmė rastin e Lituanise. Dy-tre vjet mė parė ishte vendi me rritjen ekonomike mė tė madhe, ndėrsa sot ekonomia e saj ka kapitulluar.

A mendoni se hyrja nė eurozone do tė zgjidhte problemet me tė cilat ndeshet sot ekonomia shqiptare?
Avantazhet e eurozonimit jane krejtesisht te dukshme. Mbi te gjitha, ajo promovon tregtine, rritjen ekonomike, uljen e rrezikut te kembimit dhe e ka provuar veten si nje faktor i rendesishem stabiliteti. Ne zgjedhjen midis alternativave mendimi fokusohet ne ate qe ka kahjen me te madhe pozitive, por padyshim eurozonimi do te shoqerohet edhe me humbjen e pavaresise ne politikat monetare dhe me shume akoma, ajo nuk mund te zgjidhe probleme qe origjinojne nga gabimet tona. Pervoja e disa vendeve qe jane aktualisht ne eurozone, tregon se shume probleme si inflacioni mbi mesataren e eurozones dhe erozioni i konkurrences ne kosto vazhdojne te jene prezente, duke zgjeruar disekuilibret e jashtme.



Cilat janė disa nga rrugėt e mundshme e masat qė duhet tė marrė shteti pėr tė parandaluar pėrkeqėsimin e situatės ekonomike dhe financiare tė vendit?
Nė ekonomi nuk ka receta te gatshme qe mund te zbatohen ne menyre shabllone. Ekonomia e tregut ka ligjet dhe dialektiken e saj, e cila kerkon mbi te gjitha nje fleksibilitet ne reagim dhe aftesi per te axhustuar ata faktore qe jane stimulues te efekteve negative. Ne kushtet e prezences se deficitit e veshtiresise per sigurimin e kredive te huaja, shteti mund te duhet te nderhyje ne axhustimin e kursit te shkėmbimit, por kjo mundesohet atehere kur disponohen rezerva. S'ka asnje dyshim se procesi i korrigjimit te disbalancave te jashtme e ben mjaft te veshtire reagimin dhe zgjerimin e politikave buxhetore dhe monetare dhe ky kufizim ndikon ne mundesine per te zgjidhur problemet ne sektorin e bankave. Per ata qe u eshte besuar timoni i ekonomise dhe financave te shtetit, besoj se eshte e qarte se sa kritike eshte nderhyrja e kujdesshme ne momentin aktual, ku ndersa deficiti buxhetor thellohet, presioni i politikes per shpenzime publike te propaganduara me aq buje e jashte mundesive gjate fushates elektorale rritet, te ardhurat ne vend po pesojne renie te vazhdueshme dhe kostoja e shlyerjes se detyrimeve rritet. Probleme te tjera qe duhet te adresohen ne menyre efikase jane ato te hapjes se vendeve te reja te punes ne sektorin publik, nxitja e prodhimit vendas e investimi ne ato sektore qe jane produktive.
Sė fundi, mendoni se klima politike nė vend favorizon zgjidhjen e problemeve ekonomike?
Besoj se po ndodh e kunderta. Zgjedhjet e fundit, ndryshe nga sa pritej edhe nga opinioni vendas dhe i huaj, duket se nuk krijuan nje terren te pershtatshem per te adresuar problemet me te rendesishme qe ka vendi. Eshte e pamundur operimi ne eficience i shtetit dhe strukturave te saj pa pjesėmarrjen e opozites, qe realisht, edhe pse jo ne pushtet, ka mazhorance ne elektorat. Nese pozita nuk arrin te kuptoje kete gje, kostoja do te jete e larte per te gjithe ne. Nuk ka asnje arsye te mos plotesohen kerkesat e saj, qe lidhen kryesisht me transparencen e zgjedhjeve. Kjo edhe me shume akoma kur nuk kerkohet nderrimi i numrave e rezultateve, por thjesht nxjerrja e se vertetes.

Ne anen tjeter, politika duhet te terhiqet e t'u lere vendin eksperteve e specialisteve qė t'u pergjigjen kushteve te sotme te ekonomise e morise se pafund te problemeve. Sado i afte te jete nje politikan, ai nuk mund te jete kurre ne te njejten kohe doktor, financier, inxhinier, prokuror, gjykates, historian e strateg ushtrie. Fatmiresisht, ne keto dy dekada te fundit, vendit i jane vene ne dizpozicion kontigjente mjaft te kualifikuara e me eksperience. Eshte detyra e shtetit t'i aktivizoje ato dhe jo te shikoje bindjet partiake te tyre. Eshte koha kur duhet mendojme me shume se kurre qe vazhdimi i politikave konfliktuale dhe tendencave per te qene ne pushtet me ēdo kusht e ēdo ēmim sjell pasoja negative per nje komb te tere. Eshte koha kur duhet te zhvishemi nga interesat partiake e te shohim pertej tyre, te shohim ne sy e te bejme ate qe eshte ne te miren e gjithe shqiptareve.


Z. Vinēani, faleminderit.