PDA

View Full Version : Si iu dhurua Greqisė hapėsira detare


bert
28-09-09, 18:14
Studimi sekret, marreveshja me Greqine. Si u fal Ngushtica e Otrantos
» Dėrguar mė: 28/09/2009 - 11:31

Lajme te ngjashme
Marrėveshja, Greqia hyri nė Otranto
• Datė: Sep 28, 2009
Tedi Blushi

Marrėveshja shqiptaro- greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi prej 117 faqesh tė ish-drejtorit tė Institutit Tipografisė Ushtarake tė Shqipėrisė, kolonelit Myslym Pasha, njėherėsh profesor me gradėn shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtėr kėrkimesh”. “Gazeta Shqiptare” boton sot ekskluzivisht pjesėn mė pikante tė kėtij studimi, i cili thellon mė tej skandalin qė fshihet nė kėtė marrėveshje, tė depozituar tashmė pėr ratifikim nė parlament. Detajet e kėtij studimi nxjerrin nė pah paaftėsinė e qeverisė shqiptare pėr tė mbrojtur sovranitetin e Shqipėrisė, duke pranuar firmosjen e njė dokumenti qė cėnon ujėrat kombėtare nė detin Jon me rreth 354.4 km2, tė cilat i “dhurohen” fqinjit tonė jugor. Rezultatet e studimit tregojnė se pala shqiptare nuk ka shtruar asnjė argument dhe nuk ka kundėrshtuar ndonjė tjetėr. Thjesht janė pranuar pa asnjė kusht dhe kundrejt asnjė kontestimi tė gjitha propozimet e kėrkesat e palės greke. Qeveria shqiptare, me vetėdije ose pėr paaftėsinė e ekspertėve tė saj tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe asaj tė Punėve tė Jashtme tenton tani tė ratifikojė me shumicė votash kėtė dokument. Nė datėn 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi kėtė marrėveshje dhe tani pritet qė fjalėn e fundit ta thotė seanca plenare e 19 tetorit. “Studimi nė argumentet e tij teknikė, gjeohartografikė, synon si hap tė parė krijimin e njė opinioni mbarėkombėtar, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje”, - shprehet profesor Pasha.

* * *

STUDIMI
Studimi ka karakter teknik, ai mat, pasqyron, nxjerr rezultate dhe pėrqas. Studimi nė argumentet e tij teknikė, gjeo-hartografikė, synon si hap tė parė krijimin e njė opinioni mbarėkombėtar, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje. Studimi ėshtė vetjak. Ai nuk pėrfaqėson ndonjė agjenci, bashkėsi studimore; nuk ka asnjė shtysė politike apo nacionaliste. Ai ėshtė vetėm njė oponencė studimore.
ARKIPELAGU
Nė Marrėveshje, kėrkund nuk pėrmendet termi: "Arkipelag". Vetėm se: "Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare". Por terma tė tillė nuk gjenden nė UNCLOS (Konventa e Kombeve tė Bashkuara mbi tė Drejtėn e Detit).
RASTI I REPUBLIKĖS SĖ GREQISĖ
Greqia ėshtė njė bashkėsi siujdhesash e pėrzgjatur si dhe ujdhesash, nė detin Egje dhe atė jonian. Ndėr tė mėdhatė e saj ėshtė siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre dhe arkipelagėt e saj. Nė kėtė gjeografi, me njė dendėsi tė madhe ujdhesore qė njihet prej tė gjithėve, prapėseprapė nuk ėshtė "shtet arkipelag", por nė pėrbėrje tė tij "pėrfshin tėrėsi ujdhesash arkipelagore" si pjesė jetėsore e Republikės sė Greqisė. Kėsisoj, nė nismėn pėr tė ndarė ujorin nė Ngushtesėn Veriore tė Korfuzit, qė ndėrmjetėson tė dy shtetet tona fqinje, vėmendja jonė pėrqendrohet ndaj Arkipelagut tė Ujdhesave Jonianė qė ndodhet nė perėndim. Shqipėria, nė jugperėndimin e saj ndodhet pėrballė me Ujdhesėn e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipėria nuk ėshtė pėrballė me Greqinė kontinentale (gadishullore = siujdhesore), por me njė ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesė e Republikės sė Greqisė. Ajo qė pėrcaktohet nė Marrėveshje: "Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė, do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale, ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare", ėshtė shtrembėrim i plotė.
KUSHTET E UNCLOS
Ujėra qė qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anėsorė:
1. Nė gjirin e Kėrkyrės = 69 km2
2. Nė gjirin e Mesongit = 66 km2
3. Tėrėsia ujore midis ishujve Mathraki, Othoni, Erikuza = 200 km2
4. Gjiri Perėndimor Ermone = 92 km2
5. Ujra Korfuz Paxoi = 120 km2
Gjithsej = 610 km2
Raporti : Ujor : Tokė, 610 km2 : 625 km2 = 0,91
MATJE DHE LLOGARITJE PĖR ARKIPELAGUN E KORFUZIT
UJDHESAT SIPĖRFAQJA km2
KORFUZI 592.877
OTNONOI 10.078
MATHRAKI 5.532
ERIKUZA 4.449
PAKSOI 27.000
ANTIPAKSOI 6.000
LLOGARITJA PĖR ARKIPELAGUN E KEFALLONISĖ
UJDHESAT SIPĖRFAQJA km2
LEKADHA 355.936
ITAKA 117.812
KEFALLONIA 906.500
ZAKYNTHOS 406.000
SIPĖRFAQE
E PĖRGJITHSHME 1606 km2
RAPORTI UJE-TOKĖ, QĖ NUK PLOTĖSON KUSHTET E UNCLOS
Llogaritja e raportit Ujor : Tokė pėr grumbullin e dytė tė ujdhesave qė nuk kanė kufij me Shqipėrinė: Sipėrfaqe e pėrgjithshme: Tokė + Ujorė, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 - 1606 = 1481 km2

bert
28-09-09, 18:16
RAPORTI UJE-TOKĖ, QĖ NUK PLOTĖSON KUSHTET E UNCLOS
Llogaritja e raportit Ujor : Tokė pėr grumbullin e dytė tė ujdhesave qė nuk kanė kufij me Shqipėrinė: Sipėrfaqe e pėrgjithshme: Tokė + Ujorė, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 - 1606 = 1481 km2
Raporti: Ujė : Tokė, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i tė dy arkipelagėve KORFUZ, KEFALLONI del se ata nuk i plotėsojnė kushtet pėr tė hequr vijėdrejtat bazore qė bashkojnė ujdhesat skajore. Kėsilloj, jemi tė ndryrė brenda njė neni i cili trajton, nė mėnyrė krejt tė pėrgjithshme, dhe pse tė mos themi, hermetike, lidhur me vijat bazė (ne i quajmė vija bazore), ku shfaqen tė dy versionet qė i trajtuam njė paragraf mė sipėr, pra: Kontinentale (Greqia Gadishullore, ku ėshtė Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (qė ne e kemi quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendėr Korfuzin, main island). Tė dy termat qė pėrdoren, bėhen tė pakuptueshėm, pėr ne, mbasi asnjė terminologji e tillė nuk haset nė UNCLOS.
NJĖ PĖRFUNDIM PĖR TERMIN "Arkipelag i Korfuzit"
Prej trajtesės rrjedh se pėr tė zbatuar kėrkesat e Konventės, arkipelagu i Korfuzit, pėrfaqėson njėsinė gjeografike, qė ndodhet pėrkundruall Jug/Perėndimit tė Shqipėrisė, nga brigjet e sė cilės nismon Deti Jon. Nė bazė tė tė gjitha pėrcaktimeve, tė dhėna mė sipėr, Greqia nuk ėshtė njė shtet Arkipelag, por nė pėrbėrje tė saj ajo ka dy arkipelagė. Ky ėshtė njė ndryshim thelbor, tė cilin palėt nuk e kanė marrė parasysh, as e kanė cekur kund, po ma do mendja, atėbotė, as edhe e kanė diskutuar. Ritrajtimi qė po i bėjmė, nuk mund tė quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast, ndonjėherė tjetėr, qė midis dy vendeve tė jetė shtruar njė kusht, njė tezė, njė problem ndarės, bazuar nė kėrkesat e njė Konvente. Po kėshtu prej palės sonė, nuk ka gjėllirė dėshirė studimi tė thellė i kushteve tė veēanta qė rekomandon UNCLOS. Sa mė sipėr nxjerrim si pėrfundim se: Nė pėrcaktimin e kufijve detarė dhe tė Shtratdetit Kontinental, me Arkipelagun e Korfuzit qė pėrbėhet nga 14 ujdhesa, nuk do tė pėrdoren vijėdrejtat bazore qė bashkojnė pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo nuk ėshtė marrė parasysh.
GJIRI I SARANDĖS DHE BUTRINTIT SIMBIOTIKĖ
Pėrfytyroni tėrėsinė ujore tė brendshme tė Kaonisė sė dikurshme. Nė themel, nė jug Buthroti dhe lidhja me Detin. Gjiri shtrihej deri nė kėmbėt e Ēukės sė Ajtoit nė jug dhe tė Foinikes, nė veri. Tė dy fushat e sotme tė Vrinės dhe tė Mursisė ishin pjesė e kėtij gjiri qė mbante nė pėqi Buthrotin dhe Foiniken. Legjenda e Onhezmit, mund tė lexohet nga tė dy anėt, si nga perėndimi ku ėshtė Ngushtesa e Korfuzit, po edhe nga lindja, ku vijonte Gjiri i Butrintit i cili nė Ēukėn e sotme, ku zbriste Bistrica, lidhej sėrish me detin e gjirin e Onhezmit (Sot ėshtė kanali i Ēukės). Shtrirja gjeo-historike e te dy gjireve ėshtė njė mbresė e pashlyer e kėtij Dheu dhe Deti qė vargoi i kodrave tė Ksamilit nuk i ndante, por nė tė vėrtetė bashkonte jetėt e tyre tė njėmendta. Nė bisedime, duket se as qė nuk ėshtė argumentuar dhe nuk ėshtė trajtuar veēoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TĖ SARANDĖS. Vijat bazore janė marrė deri nė portin e qytetit dhe ish bazėn detare, Limion. Kjo ka sjellė humbje nė Detin Shtetėror tė Shqipėrisė.
KEPI I STILLOS
Po tė merret pėr bazė, harta gjysmė e publikuar, na lėshon njė rreze dritė, pėr tė parė se si janė ndarė kufitė ujorė nė fillim tė kėsaj ngushtese historike pėr tė dy vendet, aty ku pėrballė njėri-tjetrit janė gjeo-hapėsirat tokėsore, tė Kepit tė Stillos dhe ujdhesės me tė njėjtin emėr, pranė tij si dhe pėrballė, kepi Sidero nė pjesėn juglindore tė Kėrkyrės. Le ta pėrfytyrojmė kėtė hyrje - grykė dhe tė vėshtrojmė nga tė dy anėt, nė njė vijė qė do tė kalonte pėrperndikular me prirjen qė ka hapėsira ujore e cila vijon nė drejtimin veriperėndimor. Sipas asaj harte, tė gjysmėpublikuar, nėse matim largėsinė nga Kepi Sidero deri nė Kepin e Stillos ajo rezulton: 8180 metra. E matur, nė hartėn e cituar mė sipėr, kjo largėsi nė hartė ėshtė 56 mm (nė shkallėn e hartės). Nisur nga vija e mesme (qė thuhet se ėshtė e baraslarguar nga tė dy buzėujėt dhe takim me tokėn) raporti ėshtė si mė poshtė:
Nė drejtim tė ujėrave greke = 35 mm ( 62.5%) = 5400 metėr
Nė drejtim tė ujėrave shqiptare = 21 mm ( 37.5%) = 2780 metėr.
Siē mund tė vihet re ky ndryshim ėshtė = 2612 metėr.
FILLIMVIJA NDARĖSE UJORE DETARE
Po tė merret parasysh drejtimi qė jep prej pir kufitare 79, Komisioni Ndėrkombėtar ( 1913-1925) vijimi duhet tė shkojė deri nė takim me ujdhesėn e Korfuzit. Kjo largėsi ėshtė 16 km. Kjo vijė duhet tė konsiderohet fillimore. Mesorja e kėsaj vije (nė largėsinė 8 km) do tė jetė edhe pika e parė e fillimit tė mesores se Ndarjes se NVK. Pika 23 ėshtė takim me drejtimin: Stillo- Kėrkyra. Pika 26 ėshtė pikė qė pėrkon me ndarjen e rregullt sipas marrėveshjes,( normal me vijėdrejtėn bazore). Nėse do tė pranohej vija e drejtė pėrmbyllėse e ishujve anėsorė ashtu sikundėr ėshtė pranuar nė tė gjithė procesin e zbatimit tė UNCLOS, pėr kėtė marrėveshje, atėherė pėrmbyllja e gjirit tė Kėrkyrės, nuk i takonte tė ishte nė kepin Sidero, por nė vijėn pėrmbyllėse tė pėrfshirjes sė ujdhesės Vido. Pra, vijėdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit ku kemi prirje nga perėndimi. Brenda kėsaj vije pėrfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa duket, me qėllim, nuk ėshtė marrė pėr bazė kjo vijė, por vetė bashkimi i tė dy kepeve, tė cituar mė sipėr: i Karagollit dhe Sidero. Kėshtu, po tė merrej vija bashkuese, nė ujdhesė kjo largėsi do tė ishte: 6780 metėr prej kepit tė Stillos, ēka pėrbėn njė ndryshim ndaj vijės bashkuese me rreth 600 metėr, qė nė kėtė rast do t'i shtohej largėsisė sė dhėnė mė sipėr duke arrirė nė: 2670 metėr.
Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisė arrin nė 5794 metėr.
BARKETA
Pėrballė Korfuzit nė gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet njė bashkėsi prej katėr ujdhesash tė cilat i pėrkasin Shqipėrisė.
Ndėrkaq, pėrballė kepit tė Mėrtesės (Vrojtimit) nė vijnė lindje/perėndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen tė dy ujdhesa shkėmbore, Tignosso dhe Barketa tė cilat janė tė pasqyruara nė tė gjitha hartat historike detare. Nėse gjatė ndarjes kufitare tė Komisionit Ndėrkombėtar ėshtė marrė parasysh, mesorja qė ndan ngushtesėn detare nė kėtė vijė, atėherė del se Shkėmbi Barketa ndodhet rreth 60 metėr, nė drejtimin e tokės shqiptare ēka tregon, se pėr hir tė baraslargėsisė nė Ngushtesė, vetėm, Barketa, duhet t'i takonte Shqipėrisė, ndėrsa Ujdhesa Tignosso, pėrfshihet nė arkipelagun e ujdhesave tė Korfuzit.
BARKETA, SI SKAJ I
ARKIPELAGUT.
Po tė shihet me vemendje harta detare ndarėse, ky shkėmb (Barketa) ėshtė konsideruar nė mėnyrė krejtėsisht tė gabuar, si njė pikė kufizuese anėsore, e fundme, e vijėdrejtės bazore qė bashkon, nė kundėrshtim me UNCLOS, shkėmbinjtė periferikė (atolls) tė arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej nė Kepin e Kasiopesė). Prej kėsaj vije, ėshtė bėrė ndarja e cila tė drejtėn e ka kthyer nė tė padrejtė. Barketa ndodhet nė lindje tė mesores sė Ngushtesės Veriore tė Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve tė mesvijės nė Ngushtesė ajo kryeherėt duhej t'i pėrkiste Shqipėrisė, por askush nuk ėshtė kujtuar pėr tė.
Tani, lind njė argument i ri, zbatimi i UNCLOS si njė Konventė e re, pas vitit 1913, kur u ndanė kufijtė shtetėror tokėsorė midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Sipas saj, bie poshtė pėrfshirja e ujdhesave me vijėdrejta, pra baza e nisjes duhet tė ndryshojė.
Kėto duhet tė ishin argumente nė bisedimet paramarrėveshje, tė cilat do tė kishin mospėrkime tė thella. Natyrshėm.
GJIRI HISTORIK I SARANDĖS, GJI I SHPĖRFILLUR DHE I
BRAKTISUR
Ky Gji ėshtė trajtuar si njė vijė bregore detare e zakonshme. Matjet pėr pėrcaktimin e mesores i pėrkasin meslargėsisė midis tė dy brigjeve: Sarandė- Breg Korfuzi. Ujėrat e brendshėm "historikė" janė konsideruar si "Free bay = gji i lirė" pėr t'u ndarė me shtetin fqinj. Ai nė mėnyrė tėrėsore ėshtė Det Shtetėror i Shqipėrisė.
PRIRJA DREJT
VERIPERENDIMIT NE NGUSHTESĖN
E OTRANTOS
Nė kėtė rast nuk ėshtė zbatuar "UNCLOS". Ėshtė ndėrprerė nė mėnyrė tėrėsore, e drejta e Shqipėrisė pėr njė pjesė sovrane nė ngushtesėn e Otrantos, nė cėnimin detit shtetėror dhe hapėsirės sė afėrt vijimore (contigous zone) si dhe hapėsirės sė veēantė ekonomike (exlusive economic zone). Pozicioni gjeografik i brigjeve shqiptare ėshtė tregues real dhe gjeohistorik, ato ndodhen pėrballė brigjeve tė Italisė. Pra, dy shtete pėrballė njėri-tjetrit janė Shqipėria dhe Italia. Ky "status" i sė Drejtės Detare, i ėshtė privuar Shqipėrisė. Njė nga kėrkesat kryesore, tė UNCLOS ėshtė qė "Sistemi i vijave tė tilla bazore (vijėdrejtave) nuk do tė aplikohen nga njė Shtet arkipelag nė atė mėnyrė qė tė presė vijimin ndaj deteve tė lartė ose Hapėsirės sė Veēantė Ekonomike e Detit Territorial tė ndonjė shteti tjetėr". Nė kėtė marrėveshje nisur nga ujdhesa Othonoi, qė ėshtė skaji ujdhesor i Arkipelagut, ėshtė ndėrprere DSH dhe HAV e Shqipėrisė, sepse ėshtė aplikuar e Drejta e vetėm njė shteti (Greqisė) pėr tė vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndėrsa Shqipėria i krijon vetes njė "mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik nė Ngushtesė. Ky ėshtė njė cėnim i drejtpėrdrejtė i Sovranitetit Kombėtar dhe mosmbrojtjen e sė Drejtės Detare tė dhėnė nga KONVENTA (UNCLOS). Nga sa u shqyrtua mė sipėr, ndarja detare dhe e shtratdetit Kontinental, nė kėtė takim ngushtesash strategjike ka qenė fatale pėr Shqipėrinė. Arsyetimi ligjor ka qenė i mbėshtetur nė logjikėn ishullore, ku Othonoi ėshtė konsideruar si pikė e fundme prej sė cilit janė llogaritur dy njėsitė detare (DSH dhe HAV), pa arsyetuar se drejtimi verior i pėrftimit tė kėtyre standardeve, ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me rrethanat gjeografike tė ngushtesės e cila u pėrket vetėm dy shteteve pėrballė, Italisė dhe Shqipėrisė. Republika e Greqisė pėrfiton nė kėtė rast nė tė tri drejtimet si nė atė verior ( nė mes tė Ngushtesės), nė perėndim ku ka hapėsirė detare mė Italinė, nė Jug ku ėshtė universi i saj natyror ujor.

bert
28-09-09, 18:17
PRIRJA DREJT
VERIPERENDIMIT NE NGUSHTESĖN
E OTRANTOS
Nė kėtė rast nuk ėshtė zbatuar "UNCLOS". Ėshtė ndėrprerė nė mėnyrė tėrėsore, e drejta e Shqipėrisė pėr njė pjesė sovrane nė ngushtesėn e Otrantos, nė cėnimin detit shtetėror dhe hapėsirės sė afėrt vijimore (contigous zone) si dhe hapėsirės sė veēantė ekonomike (exlusive economic zone). Pozicioni gjeografik i brigjeve shqiptare ėshtė tregues real dhe gjeohistorik, ato ndodhen pėrballė brigjeve tė Italisė. Pra, dy shtete pėrballė njėri-tjetrit janė Shqipėria dhe Italia. Ky "status" i sė Drejtės Detare, i ėshtė privuar Shqipėrisė. Njė nga kėrkesat kryesore, tė UNCLOS ėshtė qė "Sistemi i vijave tė tilla bazore (vijėdrejtave) nuk do tė aplikohen nga njė Shtet arkipelag nė atė mėnyrė qė tė presė vijimin ndaj deteve tė lartė ose Hapėsirės sė Veēantė Ekonomike e Detit Territorial tė ndonjė shteti tjetėr". Nė kėtė marrėveshje nisur nga ujdhesa Othonoi, qė ėshtė skaji ujdhesor i Arkipelagut, ėshtė ndėrprere DSH dhe HAV e Shqipėrisė, sepse ėshtė aplikuar e Drejta e vetėm njė shteti (Greqisė) pėr tė vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndėrsa Shqipėria i krijon vetes njė "mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik nė Ngushtesė. Ky ėshtė njė cėnim i drejtpėrdrejtė i Sovranitetit Kombėtar dhe mosmbrojtjen e sė Drejtės Detare tė dhėnė nga KONVENTA (UNCLOS). Nga sa u shqyrtua mė sipėr, ndarja detare dhe e shtratdetit Kontinental, nė kėtė takim ngushtesash strategjike ka qenė fatale pėr Shqipėrinė. Arsyetimi ligjor ka qenė i mbėshtetur nė logjikėn ishullore, ku Othonoi ėshtė konsideruar si pikė e fundme prej sė cilit janė llogaritur dy njėsitė detare (DSH dhe HAV), pa arsyetuar se drejtimi verior i pėrftimit tė kėtyre standardeve, ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me rrethanat gjeografike tė ngushtesės e cila u pėrket vetėm dy shteteve pėrballė, Italisė dhe Shqipėrisė. Republika e Greqisė pėrfiton nė kėtė rast nė tė tri drejtimet si nė atė verior ( nė mes tė Ngushtesės), nė perėndim ku ka hapėsirė detare mė Italinė, nė Jug ku ėshtė universi i saj natyror ujor.
LLOGARITJE
Le tė nisim reshperimin tonė detar, dhe nė troje ujdhesash, nga Ngushtesa Veriore e Korfuzit, ku vetėm nė Gjirin e Kėrkyrės, janė: 6,45 md, pastaj, kapėrcehet, ujdhesa Korfuzit, e nė veriperėndim tė saj shfaqet nė horizont, ujdhesa Othonoi e cila ėshtė larg nga bregu ujdhesor i Korfuzit, me pėrmasa tė barabarta, afėrsisht, sa njė DSH (Territorial Sea): 24 km = 12,9 md. Largėsia ujore dhe ujdhesorė prej Dheut Kontinental tė Greqisė, e gjer nė kėtė periferi ėshtė 6.4+9.7+12.9 = 29 md. Kjo shtrirje nė zotėrim tė ujėrave ėshtė nė mė shumė se dy DSH ( 2 x 12 md = 24 md ). Po kėtu tė mos harrojmė, se kemi mė tej hapėsirė ujore, sipas UNCLOS edhe 12 md, si Hapėsirė e Afėrt Vijimore Detare (Contigous Zonė), janė 74 km = 39.9 md.
PIKA "150", SYNIMI PĖR T'U FUTUR NĖ NGUSHTESĖN E OTRANTOS
Pika "150" ėshtė njė fund poligoni, njė fund vije, mbyllje koordinatash qė kanė ndarė njė ujor dhe SHTRATDETIN KONTINENTAL.
Afrimi i saj deri kėtu, ka edhe njė status tjetėr, atė tė njė trekėndori, KULMI i te cilit diskutohet midis tė tri shteteve fqinjė dhe dy deteve, Jon dhe Adriatik. Nė fakt pika "150" ėshtė diskutuar dhe vendosur nga dy palė. Ajo, paraqet fundin e njė ndarjeje, ku nė mesoren e "delimitimit" duhet t'i bėjė ballė, pėrcaktimit tė tė dy palėve, kundėrshtimit tė palės sė tretė, po edhe vetes sė saj. Kjo pikė nėse vihet nė njė vijėdrejtė e cila ėshtė e pėrfytyruar si pėrperndikular me Ngushtesėn e Otrantos, e zgjatur nga tė dy brigjet, e Italisė nė Perėndim dhe Shqipėrisė nė Lindje ėshtė e gjatė 43 md. Pika " 150", ėshtė fund i njė mesoreje (median line) e cila pėrshkon lirshėm DSH dhe HAV shqiptare nė njė gjatėsi prej 39 km. Sa largėsia tokėsore Tiranė-Durrės.
NE NUK JEMI TĖ BARABARTĖ NĖ KĖTĖ MARRĖVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATĖ
UJDHESA OTHONOI ėshtė konsideruar si fillim pėr llogaritjen e DSH tė Greqisė, si nė drejtim tė perėndimit ashtu dhe atė veriperėndimor, duke mos marrė parasysh veēoritė dhe kėrkesat qė jep UNCLOS. Kjo i ka dhėne njė pėrparėsi shumė tė madhe Republikės sė Greqisė, duke cėnuar hapėsirat ujore tradicionale tė Shqipėrisė.
SIPĖRFAQJA (km2) E PĖRFITUAR NGA GREQIA
Kepi i Stillos, pėrballė Gjirit tė Kėrkyrės, nė hyrje tė Ngushtesės Veriore tė Korfuzit: 2. 9 km2
Shkėmbi BARKETA: 1. 5 km2
Gjiri Historik i Sarandės: 15 km2
Ujėrat detare Arkipelagore tė Korfuzit deri nė Ngushtesėn e Otrantos (pika "150"): 335 km2

bert
29-09-09, 15:24
EDITORIAL
Faqe2-3
Faqe4-5
Faqe6-7
Faqe8-9
Faqe10-11
Faqe12-13
Faqe14-15
Faqe16-17
Faqe18-19
Faqe20-21
Faqe22-23
Faqe24-25
Faqe26-27
Faqe28-29
Faqe30-31
MILOSAO
BLUETOOTH
ELECTIONS IN ENGLISH

|| Bluetooth nė PDF

Falja e detit per greket. Puto: Po shkelet sovraniteti
» Dėrguar mė: 29/09/2009 - 08:07

Lajme te ngjashme
Arben Puto: Marrėveshja shkel sovranitetin tonė
• Datė: Sep 29, 2009
Tedi Blushi

Historiani dhe eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare, Arben Puto, gjatė njė interviste ekskluzive pėr “Gazeta Shqiptare” denoncon hapur marrėveshjen shqiptaro-greke, pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, qė sipas tij shkel sovranitetin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė. Akademiku Puto i bėn thirrje Parlamentit pėr tė mos e ratifikuar kėtė marrėveshje.
“Gazeta Shqiptare” publikoi njė ditė mė parė njė studim prej 117 faqesh tė ish-drejtorit tė Institutit Gjeografik tė Shqipėrisė, kolonelit Myslim Pashaj. Ky studim analizonte marrėveshjen shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve dhe arrinte nė konkluzionin se kjo marrėveshje “shkel hapur sovranitetin kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė studim?
Nuk ėshtė hera e parė qė unė pėrballem me kėtė problem. Sepse “Gazeta Shqiptare” e ka shtruar kėtė ēėshtje disa muaj para, menjėherė sapo u firmos marrėveshja. Para se gjithash dua tė theksoj se arritja e njė marrėveshjeje tė natyrės sė ngjashme nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme apo tė paligjshme. Pėr rastin konkret duhet tė kemi parasysh se kufijtė e Shqipėrisė me Greqinė janė pėrcaktuar me Protokollin e Firences tė vitit 1926 dhe ato janė pėrcaktuar nė njė kohė kur ēėshtjet e detit nuk ishin zgjidhur definitivisht. Neni 10 i kėtij protokolli, thotė, citoj se “Ēėshtje tė ndryshme qė do tė dalin pėr pėrcaktimin e vijės sė kufirit, tė cilat nuk janė parashikuar nga ky protokoll do tė jenė objekt i marrėveshjeve tė drejtpėrdrejta midis qeverive”. Pra nė parim, njė ēėshtje qė nuk ka qenė trajtuar nė kohėn e vet mua mė duket normale tė trajtohet nė kėtė kohė. Por studimi i kolonel Pashaj mė shtie nė mendime. Dua ta them qysh nė fillim qė unė nuk e quaj veten tė aftė tė trajtoj problemet qė ka shtruar koloneli nė mėnyrė kaq tė hollėsishme. Ėshtė njė studim teknik.
Nga ky studim nxjerr dy konkluzione. Sė pari qė vijėsia e ujėrave territoriale ėshtė matur nė mėnyrė krejt tė padrejtė. Unė do tė marr nė mėnyrė tė veēantė Gjirin e Sarandės. Nė rastin konkret kemi tė bėjmė me njė shkelje tė hapur, pasi gjiret janė ujėra tė brendshme dhe kufiri i ujėrave territoriale fillon nga kufiri i brendshėm. Sė dyti mė duket krejt e padrejtė qė gjerėsia e ujrave territoriale tė matet nga disa ishuj, qė nė fakt nuk janė ishuj por shkėmbinj, siē ėshtė rasti i Barketės. Greqia e quan kėtė shkėmb pjesė tė arkipelagut duke filluar tė bėjė matje nga bregu i kėtij ishulli. Nga skema qė ka bėrė kolonel Pashaj, shikoj qė kėta ishuj nuk ėshtė se pėrbėjnė njė arkipelag. Sepse arkipelag do tė thotė ishuj qė pėrbėjnė njė unitet. Nuk mė duket se mund tė bėhet fjalė pėr njė Arkipelag tė Korfuzit dhe nuk mė duket e denjė qė tė fillohet tė matet gjerėsia pikėrisht duke filluar nga bregu i kėtyre ishujve siē ėshtė Barketa. Koloneli i ka vėnė shumė mirė nė dukje kėto defekte.

bert
29-09-09, 15:26
Ju pėrmendėt dy shkelje, qė tė paktėn i keni identifikuar nga studimi i kolonel Pashajt. Nė njė rast tė tillė, ēfarė duhet tė ndodhė me kėtė marrėveshje? A duhet ajo tė ratifikohet nga Parlamenti shqiptar apo jo?
Problemet qė ka shtruar ky studim janė sipas mendimit tim, tepėr serioze dhe duhen parė me kujdes. Nga gjithė argumentet qė ka sjellė ky studim teknik, del qė janė shkelur kriteret duke dėmtuar hapėsirėn detare tė Shqipėrisė. Veēanėrisht mė duket e drejtė ajo qė thuhet nė studim se palė tė kanalit tė Otrantos janė vetėm Shqipėria dhe Italia. Me kėto matje nga kėta ishuj, Greqia ka hyrė nė kanalin e Otrantos. Shqipėria dhe kanali i Otrantos, nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje nuk janė mė ballė pėr ballė. Pėr shkak tė kėtyre problemeve duhet qė tė shikohet me seriozitet ky studim. Di qė nė Komisionin parlamentar tė Ligjeve, kjo marrėveshje ka kaluar. Ėshtė shumė i nxituar ky aprovim qė ėshtė dhėnė nė kėtė mėnyrė, aq mė tepėr nė dritėn e kėtyre tė dhėnave qė e bėjnė tė domosdoshme rishikimin e saj. Sipas studimit rezulton se kjo marrėveshje ėshtė nė dėm tė sovranitetit territorial tė Republikės sė Shqipėrisė, ndaj ajo nuk duhet tė ratifikohet nga Parlamenti.
Deri tani nuk ka pasur asnjė transparencė nga qeveria pėr kėtė marrėveshje. Nga pėrvoja juaj si njė ekspert i sė drejtės ndėrkombėtare, qė keni qenė shpeshherė nė dijeni tė arritjes sė marrėveshjeve tė kėsaj natyre, a duhet qė ato tė bėhen publike pėr opinionin apo jo?
Padyshim qė po. Qysh kur “Gazeta Shqiptare” shprehu dyshimet e para pėr parregullsitė e kėsaj marrėveshjeje, duhej qė qeveria tė bėnte publike argumentet dhe arsyet pėrkatėse pse kjo marrėveshje duhet miratuar e mandej ratifikuar. Aq mė tepėr nė dritėn e kėtyre tė dhėnave duhet tė dalin e tė thonė, si e pse, e tė na shpjegojnė si qėndron e vėrteta sipas tyre. Pavarėsisht kėsaj unė kėmbėngul qė kjo marrėveshje ėshtė nė dėm tė sovranitetit territorial tė Shqipėrisė. Ėshtė i saktė konkluzioni i pėrgjithshėm qė nxjerr ky studim.
Ēfarė ndodh nė rast se ratifikohet njė marrėveshje e tillė me shkelje kaq flagrante?
Kėtu ke tė bėsh me njė marrėveshje midis shteteve. Pėrgjegjėsi individuale nuk ka. Por pėrgjegjėsi tė shtetit, tė qeverisė, po. Unė gjykoj qė marrėveshja duhet tė hidhet poshtė, pra tė mos ratifikohet dhe nė kėtė mėnyrė kjo ēėshtje merr fund. Ratifikimi ėshtė mjeti qė gjykon nė mėnyrė pėrfundimtare: a ėshtė apo jo e drejtė kjo marrėveshje. A i dėmton ajo interesat e vendit, apo jo. Pėrderisa kjo marrėveshje i dėmton interesat e vendit dhe cėnon sovranitetin territorial, ajo nuk duhet ratifikuar.
Kjo marrėveshje prek edhe interesat e Italisė pėr sa i pėrket kanalit tė Otrantos. A mund tė krijojė njė incident diplomatik me Italinė ratifikimi i kėsaj marrėveshjeje?
Sigurisht, pasi kėtu preket dhe Italia. Tani ėshtė ēėshtje qė duhet tė trajtohet nga Italia vetė, pasi kemi njė cėnim tė statutit tė kanalit tė Otrantos, status qė e kanė momentalisht vetėm dy palė, Shqipėria dhe Italia. Mendoj qė kjo marrėveshje shumė shpejt do tė tėrheqė vėmendjen e autoriteteve italiane, veēanėrisht do tė tėrhiqte vėmendjen sikur nė Kuvendin tonė kjo marrėveshje tė mos ratifikohej.
Nga pikėpamja strategjike, ēfarė interesi mund tė ketė Greqia pėr tė hyrė nė kanalin e Otrantos?
Tė zgjerojė hapėsirėn e saj ujore dhe tė shfrytėzojė pasuritė qė mund tė ketė. Pastaj kėtu preken edhe interesat e Italisė sepse hyn midis kėtij shteti dhe Shqipėrisė, dhe kjo ka tė bėjė direkt me sigurinė e dy shteteve. Ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me integritetin territorial tė kėtyre dy shteteve. Pastaj mund tė ketė edhe implikime ushtarake dhe kjo ėshtė vėrtet njė ēėshtje serioze.
Nė datėn 19 tetor ėshtė caktuar zhvillimi i seancės plenare pėr ratifikimin e kėsaj marrėveshjeje. Cila ėshtė kėshilla juaj pėr deputetėt shqiptarė, qoftė edhe tė atyre tė opozitės qė mendohet tė mungojnė...
Unė nuk pretendoj tė jem nė gjendje qė tė jap kėshilla. Por unė them qė kjo ēėshtje duhet parė me kujdes e me seriozitetin mė tė madh sepse kanė dalė probleme tė dyshimta, konkluzioni i tė cilave ėshtė qė dėmtohen interesat e Shqipėrisė. Deri nė 19 tetor, pas kėtyre fakteve tė reja qė po dalin do tė ketė kohė tė mendohen tė gjithė. Shpresoj jo vetėm ata tė maxhorancės, Ministria e Jashtme, si organi pėrkatės, por edhe ata tė minorancės, pasi kjo ėshtė njė ēėshtje qė prek interesat e vendit dhe nuk mund tė lihet pa u trajtuar seriozisht.