PDA

View Full Version : Patriotet shqiptar i vene flaken flamurit te shkijeve ne mes te prishtines


bert
29-09-09, 17:25
Ju pėrmendėt dy shkelje, qė tė paktėn i keni identifikuar nga studimi i kolonel Pashajt. Nė njė rast tė tillė, ēfarė duhet tė ndodhė me kėtė marrėveshje? A duhet ajo tė ratifikohet nga Parlamenti shqiptar apo jo?
Problemet qė ka shtruar ky studim janė sipas mendimit tim, tepėr serioze dhe duhen parė me kujdes. Nga gjithė argumentet qė ka sjellė ky studim teknik, del qė janė shkelur kriteret duke dėmtuar hapėsirėn detare tė Shqipėrisė. Veēanėrisht mė duket e drejtė ajo qė thuhet nė studim se palė tė kanalit tė Otrantos janė vetėm Shqipėria dhe Italia. Me kėto matje nga kėta ishuj, Greqia ka hyrė nė kanalin e Otrantos. Shqipėria dhe kanali i Otrantos, nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje nuk janė mė ballė pėr ballė. Pėr shkak tė kėtyre problemeve duhet qė tė shikohet me seriozitet ky studim. Di qė nė Komisionin parlamentar tė Ligjeve, kjo marrėveshje ka kaluar. Ėshtė shumė i nxituar ky aprovim qė ėshtė dhėnė nė kėtė mėnyrė, aq mė tepėr nė dritėn e kėtyre tė dhėnave qė e bėjnė tė domosdoshme rishikimin e saj. Sipas studimit rezulton se kjo marrėveshje ėshtė nė dėm tė sovranitetit territorial tė Republikės sė Shqipėrisė, ndaj ajo nuk duhet tė ratifikohet nga Parlamenti.
Deri tani nuk ka pasur asnjė transparencė nga qeveria pėr kėtė marrėveshje. Nga pėrvoja juaj si njė ekspert i sė drejtės ndėrkombėtare, qė keni qenė shpeshherė nė dijeni tė arritjes sė marrėveshjeve tė kėsaj natyre, a duhet qė ato tė bėhen publike pėr opinionin apo jo?
Padyshim qė po. Qysh kur “Gazeta Shqiptare” shprehu dyshimet e para pėr parregullsitė e kėsaj marrėveshjeje, duhej qė qeveria tė bėnte publike argumentet dhe arsyet pėrkatėse pse kjo marrėveshje duhet miratuar e mandej ratifikuar. Aq mė tepėr nė dritėn e kėtyre tė dhėnave duhet tė dalin e tė thonė, si e pse, e tė na shpjegojnė si qėndron e vėrteta sipas tyre. Pavarėsisht kėsaj unė kėmbėngul qė kjo marrėveshje ėshtė nė dėm tė sovranitetit territorial tė Shqipėrisė. Ėshtė i saktė konkluzioni i pėrgjithshėm qė nxjerr ky studim.
Ēfarė ndodh nė rast se ratifikohet njė marrėveshje e tillė me shkelje kaq flagrante?
Kėtu ke tė bėsh me njė marrėveshje midis shteteve. Pėrgjegjėsi individuale nuk ka. Por pėrgjegjėsi tė shtetit, tė qeverisė, po. Unė gjykoj qė marrėveshja duhet tė hidhet poshtė, pra tė mos ratifikohet dhe nė kėtė mėnyrė kjo ēėshtje merr fund. Ratifikimi ėshtė mjeti qė gjykon nė mėnyrė pėrfundimtare: a ėshtė apo jo e drejtė kjo marrėveshje. A i dėmton ajo interesat e vendit, apo jo. Pėrderisa kjo marrėveshje i dėmton interesat e vendit dhe cėnon sovranitetin territorial, ajo nuk duhet ratifikuar.
Kjo marrėveshje prek edhe interesat e Italisė pėr sa i pėrket kanalit tė Otrantos. A mund tė krijojė njė incident diplomatik me Italinė ratifikimi i kėsaj marrėveshjeje?
Sigurisht, pasi kėtu preket dhe Italia. Tani ėshtė ēėshtje qė duhet tė trajtohet nga Italia vetė, pasi kemi njė cėnim tė statutit tė kanalit tė Otrantos, status qė e kanė momentalisht vetėm dy palė, Shqipėria dhe Italia. Mendoj qė kjo marrėveshje shumė shpejt do tė tėrheqė vėmendjen e autoriteteve italiane, veēanėrisht do tė tėrhiqte vėmendjen sikur nė Kuvendin tonė kjo marrėveshje tė mos ratifikohej.
Nga pikėpamja strategjike, ēfarė interesi mund tė ketė Greqia pėr tė hyrė nė kanalin e Otrantos?
Tė zgjerojė hapėsirėn e saj ujore dhe tė shfrytėzojė pasuritė qė mund tė ketė. Pastaj kėtu preken edhe interesat e Italisė sepse hyn midis kėtij shteti dhe Shqipėrisė, dhe kjo ka tė bėjė direkt me sigurinė e dy shteteve. Ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me integritetin territorial tė kėtyre dy shteteve. Pastaj mund tė ketė edhe implikime ushtarake dhe kjo ėshtė vėrtet njė ēėshtje serioze.
Nė datėn 19 tetor ėshtė caktuar zhvillimi i seancės plenare pėr ratifikimin e kėsaj marrėveshjeje. Cila ėshtė kėshilla juaj pėr deputetėt shqiptarė, qoftė edhe tė atyre tė opozitės qė mendohet tė mungojnė...
Unė nuk pretendoj tė jem nė gjendje qė tė jap kėshilla. Por unė them qė kjo ēėshtje duhet parė me kujdes e me seriozitetin mė tė madh sepse kanė dalė probleme tė dyshimta, konkluzioni i tė cilave ėshtė qė dėmtohen interesat e Shqipėrisė. Deri nė 19 tetor, pas kėtyre fakteve tė reja qė po dalin do tė ketė kohė tė mendohen tė gjithė. Shpresoj jo vetėm ata tė maxhorancės, Ministria e Jashtme, si organi pėrkatės, por edhe ata tė minorancės, pasi kjo ėshtė njė ēėshtje qė prek interesat e vendit dhe nuk mund tė lihet pa u trajtuar seriozisht.