PDA

View Full Version : Ambasadori i madhe amerikan i pergjigjet mini ambasadorit rus


Fshatari
09-10-09, 09:26
Mitrovicė, 9 tetor - Ambasadori rus nė Beograd, Aleksandar Konuzin, ėshtė shprehur kundėr zgjedhjeve lokale nė Kosovė dhe i ka porositur serbėt qė tė mos marrin pjesė nė to. "Rusia fuqishėm mbėshtet qėndrimin e qeverisė sė Serbisė, qė do tė thotė se nuk e mbėshtet pjesėmarrjen e serbėve nė zgjedhje", ka thėnė ambasadori rus dje nė Mitrovicė, ku mori pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare mbi Kosovėn. Ambasadori rus, jashtė ēdo praktike tė sjelljeve tė njė diplomati nė njė vend tė pavarur, ka pėrdorur fjalorin e radikalėve serbė tė Vojisllav Sheshelit, duke thėnė se "zgjedhjet po realizohen nė tė ashtuquajturėn Kosovė tė pavarur dhe nė bazė tė sė ashtuquajturės Kushtetutė tė Kosovės", njoftojnė mediat serbe. Madje, sipas ambasadorit Konuzin, pėr Rusinė nuk ekziston as Kosova e pavarur e as Kushtetuta e saj, duke i prositur serbėt e Kosovės qė ta respektojnė vetėm Kushtetutėn e Serbisė. Ndėrkaq pėr vetė konferencėn "Kosova nė rrjedhat civilzuese", Konuzin thotė se ėshtė i "impresionuar" me pjesėmarrjen nga jashtė dhe sipas tij, ajo duhet tė dėshmojė se "Kosova ėshtė vend burimor serb". QIK
__________________________________________________
Pėrgjigjeja e ambasadorit amerikan, Dell:

Dell: Pavarėsia e Kosovės shėnon njė tė arritur tė madhe

Pavarėsia e Kosovės nė vetė vete shėnon njė tė arritur tė madhe. Kėshtu ka theksuar nė njė intervistė ekskluzive pėr RTK-nė ambasadorit amerikan nė Kosovė Kristofer Dell....
Postuar: 10:07:30 / 09.10.2009



Duke krahasuar situatėn nė Kosovė me tetė vjet mė parė kur ai ishte nė Kosovė, ambasadori Dell ka theksuar “se tani gjithēka ka ndryshuar pėr tė mirė dhe kudo pėrreth vėrehet progresi i arritur”. Por krijimi i njė shteti ka vlerėsuar ambasadori Dell, ėshtė projekt tejet madhor. Ai ka vlerėsuar se Qeveria duhet tė vazhdojė punėn pėr tė ndėrtimin dhe fuqizimin e mėtejmė tė tė institucioneve dhe strukturave qeverisėse, tė punojė mė shumė pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, pėr uljen e papunėsisė dhe pėr luftimin e korrupsionit.
Ai e ka vlerėsuar njė tė arritur tė veēantė progresin e bėrė nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėretnike, ndėrsa ka bėrė thirrje qė ky progres tė vazhdohet edhe mė tej. Ambasadori amerikan nė Prishtinė tha se duhet punuar mė shumė edhe nė forcimin e sundimit tė ligjit nė mėnyrė qė Kosova tė shndėrrohet nė njė demokraci ku respektohet ligji. Arritjet nė kėto fusha do t’i ndihmojnė Kosovės qė tė pėrmbushė ambiciet pėr integrim nė BE.
Zgjedhjet qė mbahen nė nėntor, ambasadori amerikan Dell i ka vlerėsuar historike pėr faktin se kjo ėshtė hera e parė qė Kosova organizon zgjedhjet vetė.Kėto zgjedhje tha ai, do ta ēojnė pėrpara edhe procesin e decentralizimit, i cili ėshtė paraparė edhe me Planin e Ahtisarit. SHBA-ja tha ai, ka dyfishuar buxhetin pėr tė monitoruar kėto zgjedhje nė Kosovė pėrreth 4 milion dollarė dhe do tė dėrgojė monitoruesit e vetė qė do tė vėzhgojnė rregullsinė e tyre. Ditėn e zgjedhjeve tha Kristofer Dell do tė ketė njė prezencė tė madhe tė diplomatėve nė terren.
Sa i pėrket pjesėmarrjes sė serbėve nė zgjedhje ai tha se ky rast ėshtė njė shans qė nuk do tė pėrsėritet, “ky ėshtė momenti qė serbėt tė fillojnė tė marrin pėrgjegjėsitė e veta pėr tė ardhmen e tyre politike nė Kosovė”.
Ndėrsa sa i pėrket Beogradit tha Dell, do tė marrė mė shumė kohė qė ai tė pranojė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovėn e pavarur, por mendoj tha Dell qė ky ndryshim po ndodhė! Nė intervistėn pėr RTK-nė Ambasadori Dell ka kėshilluar qė pėr tė gjitha kėto tė kihet mė shumė durim, pasi sipas tij ndryshimet nuk ndodhin brenda njė nate.
“Mendoj qė komuniteti vendor serb nė Kosovė po sheh qė ndikimi i Beogradit kėtu ėshtė duke u venitur, gjė qė po ndihmon nė ndryshimin e qėndrimeve”,tha Dell.
Sa i pėrket veriut tha ambasadori Dell SHBA mbėshtet fuqishėm qėndrimin se veriu ėshtė pjesė pėrbėrėse e Kosovės, e shtetit tė pavarur qė quhet Kosovė dhe duhet tė mbetet kėsisoj. Ideja e Beogradit pėr ndarje territoresh ėshtė diskredituar nė shekullin 20-tė dhe ajo nuk solli gjė tjetėr veēse shkatėrrim dhe gjakderdhje. Kėto ide pėr ndarje territoresh nuk duhet ti marrė askush seriozisht sot nė fillim tė shekullit 21. RTK
Artan Haraēia

panta_rhei
09-10-09, 10:58
Jo po e paska sosė... e paska mbytė n'vend!!!

Fshatari,
a e ka vizitu ndonjiher nė jetėn e vet, ndonjė ambasador i madh amerikan veriun e Mitrovicės???