PDA

View Full Version : "Udhėkryqet e Ballkanit" - libėr pėr Ali Ahmetin


AlbaSoft
13-10-09, 14:34
"Udhėkryqet e Ballkanit" - libėr pėr Ali Ahmetin

Panairi i librit nė Tetovė, tė dielėn u pėrmbyll me promovimin e librit mė tė ri tė autorit nga Shqipėria, Apostoll Duka, "Udhėkryqet e Ballkanit" libėr ky qė i kushtohet ish-udhėheqėsit tė UĒK-sė, liderit tė BDI-sė Ali Ahmeti.

"Nuk do flas si njė anėtarė i BDI-sė, por si njė person qė e ka njohur Ali Ahmetin para shumė vitesh. Desha tė them se paraja dhe pushteti e shkatėrrojnė njeriun. Por kjo nuk vlen nė tė gjithė rastet dhe njė rast tė kėtillė e kemi te Aliu, i cili ka ngelur i njėjtė si kur ėshtė nė pushtet si dhe kur ka qenė nė Zvicėr poashtu edhe kur ka qenė komandant i pėrgjithshėm", tha nė fjalėn e tij, Xhevat Ademi, deputet i BDI-sė.

Pėr profesorin Azem Zogaj konkuldimet e autorit pėr liderin e BDI-sė se ai njėherė e tronditi Maqedoninė dhe pastaj e ktheu qetėsinė nė brendi tė shtetit janė mė se tė qėlluara.

Pas tij, pėr veprėn e promovuar foli dhe gazetari dhe publicisti nga Shqipėria, Ylli Molla, i cili tha se ky libėr flet vetė pėr jetėn, personalitetin dhe veprėn e kreut tė UĒK-sė Ali Ahmeti.

Nė promovimin e librit "Udhėkryqet e Ballkanit" ishin tė pranishėm funksionarė tė lartė tė BDI-sė dhe vetė kreu i saj, Ali Ahmeti.