PDA

View Full Version : Letėr nga Tirana mbi futjen e mėsim-besimit nė Kosovė


Makresh
15-10-09, 07:35
Letėr nga Tirana mbi futjen e mėsim-besimit nė Kosovė
E premte, 09 Tetor 2009 11:15


Tė dashur miq kosovarė,

Nė kėto ditėt e fundit, kam ndjekur nga larg, nėpėrmjet internetit, debatin qė ėshtė hapur nė Kosovė mbi ēėshtjen e mėsim besimit. Debati pėr kėtė temė duket qė ėshtė ndezur shumė dhe ka marrė shpesh tone ofensive. Nga njėra anė, muslimanėt besimtarė tė Kosovės, kėmbėngulin qė nė shkollat e tyre tė fusin lėndėn e mėsim besimit, por nė anėn tjetėr, ateistėt dhe tė krishterėt janė tė irrituar dhe kundėr.

Ajo qė po ndodh sot nė Kosovė, ka ndodhur edhe nė Shqipėri nė vitet 1920. Pas rėnies sė Perandorisė Osmane, nė Shqipėri, sistemi arsimor ka patur shumė luhatje. Edhe te ne ashtu sikur te ju, pati grupe njerėzish, siē ishte kleri katolik, kleri musliman etj qė donin futjen e mėsim besimit nėpėr shkolla. Por nė anėn tjetėr pati edhe njerėz tė inspiruar nga idetė komuniste, socialiste dhe laiciste perėndimore, si fjala bie Rexhep Agopashiqi -Mitrovica, Mirash Ivanaj, Ali Kėlcyra, Stavro Vinjahu etj tė cilėt kėrkuan heqjen e fesė nga shkollat dhe laicizimin e shqiptarėve. Grupi i besimtarėve tė krishterė dhe muslimanė, besonin se mėsim-besimi i nevojitej Shqipėrisė pėr tė ndėrtuar njė brez tė ri dhe tė virtytshėm, i cili do tė donte Zotin, kombin dhe traditat e tij. Por nė anėn tjetėr, revolucionarėt socialistė kėrkonin qė tė ndėrtonin njeriun e ri tė oksidentalizuar shqiptar, i cili do tė besonte vetėm nė komb, dhe jo nė Zot.

Si pasojė e luftės sė grupeve tė ndryshme pėr pushtet dhe influencė, historiku i arsimit publik nė Shqipėri nė lidhje me mėsimin e fesė ka njohur disa faza. Faza e parė e zhvillimit tė arsimit shqiptar me gėrma latine i pėrket atij tė viteve 1913 – 1914 dhe 1916 deri nė 1918. Nė kėtė kohė, kur Shqipėria ishte nėn sundimin austriak dhe u hodhėn themelet e para tė shtetit kombėtar, mėsimi i gjuhės dhe historisė sė Shqipėrisė shkonte paralel me mėsimin e fesė. Pra shkollat e para shqipe nė Shqipėri i mėsonin fenė fėmijėve. Pėrjashtim bėri vetėm republika e Korēės, ku pushtuesit francezė nuk e futėn temėn e mėsimbesimit nėpėr shkollat e tyre. Sistemi i mėsimit tė besimit nė shkollat e Shqipėrisė vazhdoi deri nė vitin 1921. Pas kėtij viti, dhe si pasojė e rėnies sė Perandorisė Austro-Hungareze nė Ballkan, dhe triumfit tė ideve laiciste dhe komuniste nėpėr Evropė, ndikimi i tyre u ndje edhe te shqiptarėt, tė cilėt adoptuan sistemin francez dhe rrėzuan modelin austriak. Modeli francez parashikonte largimin e mėsim-besimit nga shkollat e Shqipėrisė. Kush ka lexuar librin e Enver Hoxhės, "Vite tė Vegjėlisė", do tė kuptojė qė fara e komunizmit dhe urrejtjes ndaj Zotit nė Shqipėri u mboll nė kėtė kohė. Enver Hoxha tregon qė nė shkollėn e tij nė Gjirokastėr, mėsuesit ia shanin fenė. Ja njė citat nga ai libėr:
"Nė shkollė ne jo vetėm qė nuk na flitnin pėr fené, por kishte mėsues qė na flitnin kundėr saj. Nė familjen tonė nga baba Ēeni, dervishėt dhe hoxhallarėt trajtoheshin xhahilė…"

Njė fėmijė qė rritet pa besuar nė Zot, ka mė shumė shanse qė tė kthehet nė njė shejtan, siē u bė edhe Enveri ynė.

Por edhe pse mėsim-besimi u largua nga shkollat e Shqipėrisė, kleri musliman i Shkodrės dhe nė veēanti ai katolik i rezistoi pėr njė kohė tė gjatė reformave oksidentalizuese dhe laicizuese tė pushtetit tė Tiranės. Hoxhallarėt vazhduan qė tė mėsojnė nėpėr mejtepe rininė me fe, ndėrsa kleri katolik, i cili nė atė kohė posedonte tė ardhura tė shumta ekonomike qė i vinin nga Italia, hapi shkolla, kolegje jezuite dhe franceskane nė tė gjithė vendin, nėpėrmjet tė cilave arriti ti transmetojė fenė komunitetit katolik. Mėsime fetare nė kėtė kohė nė Shqipėri bėnin edhe misionarėt protestantė tė cilėt merrnin fonde shumė tė mėdha nga organizatat misionare tė Amerikės me qėllim pėr tė konvertuar muslimanėt dhe ortodoksėt nė protestantizėm.

Nė kėto ditė qė nė Kosovė po zhvillohet debati mbi tė ardhmen e mėsim-besimit nė vendin tuaj, mua mė ka rėnė rasti tė lexoj librin e botuar nė Shkodėr nė 2006 me titull "Letėrkėmbim (1947 – 1958) Mustafa Kruja – P. Paulin Markgjokaj." Ky libėr i cili ėshtė i mbushur me letrat qė Mustafa Kruja (ish-kryeministėr i Shqipėrisė nė kohėn e tė cilit u hapėn shkolla shqipe nė Kosovė) dhe P. Paulin Markgjokaj, prek nė shumė raste mardhėniet e shtetit me fenė nė Shqipėrinė e fillimshekullit tė 20tė. Nė letrėn e datės 15 janar 1952, Mustafa Kruja i rrėfen priftit Markgjokaj historinė e lėvizjeve politike nė Shqipėrinė e vitit 1920. Sipas Krujės, momenti deēiziv i cili vendosi fatet e Shqipėrisė, ishte viti 1919 – 1920. Nė kėtė kohė, lufta politike nė Shqipėri nisi tė dominohet nga organizatat e fshehta dhe masonike, siē ishte edhe organizata e njohur si Klika apo komiteti i fshehtė Bashkimi Kombėtar. Ky grup ishte ai qė me mbėshtetjen e britanikėve, organizoi Kongresin e Lushnjes, shkatėrroi pushtetin e bejlerėve, esadistėve, sunitėve dhe popullatave tė Shqipėrisė sė Mesme dhe Gegėrisė dhe mė pas vuri themelet e shtetit tė ri shqiptar. Sipas Krujės, Klika e cila organizoi qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjes, ishte njė organizatė e dominuar nga toskėt. Kėta, gegėt i shikonin si njerėz primitivė dhe tribalė, dhe kėrkonin ti dominonin. Qėllimi i Klikės ishte qė nė pushtet tė sillte njerėz me origjinė toske, tė ndėrtonte njė shtet laik dhe tė pėrjashtonte dhe luftonte klerin katolik nga mundėsia pėr tė dominuar politikat e ardhme tė Shqipėrisė. Sipas Krujės, arsyeja pse nė Shqipėri u mboll fara e komunizmit, dhe ndasitė gegė e toskė, duheshin gjetur te vetė Kongresi i Lushnjes dhe grupi i njerėzve (shumica toskė) qė e dominuan atė, pasi me kėtė kongres u mbollėn rrėnjėt e shkatėrrimit tė kombit e cila do tė kulminonte me tragjedinė komuniste nė vitin 1945.

Por sido qė tė jetė e vėrteta, ajo qė ndodhi nė Shqipėri nė vitet 1930, ku vendi u laicizua dhe nė emėr tė perėndimorizimit, u shkatėrrua feja dhe tradita, janė faktorėt kryesorė tė cilėt i mundėsuan komunizmit tė hedhė rrėnjė dhe triumfojė nė Shqipėri dhe ndėrtojė njė gjeneratė njerėzish tė cilėt arritėn qė nė vitin 1967 tė shkatėrrojnė kishat dhe xhamitė e Shqipėrisė dhe kthejė Shqipėrinė nė njė vend bunkerėsh. Proēesi i laicizimit dhe luftės kundėr fesė nė Shqipėri ka patur pasojat e tija edhe nė Kosovė. Nė shoqėrinė kosovare si nė kohėn e Enver Hoxhės, por edhe sot janė prodhuar njerėz me urrejtje ndaj fesė dhe traditave tė popullit shqiptar dhe historisė sė tij. Nė kohėn e Enver Hoxhės, kur ne shqiptarėt e Shqipėrisė arratiseshim nga Shqipėria dhe kėrkonim qė Shqipėria tė kthehej nė njė vend demokratik, kishte kosovarė tė kėtillė qė na shikonin si agjentė dhe anti-shqiptarė.

* * *

Makresh
15-10-09, 07:35
Nė debatet qė janė bėrė ditėve tė fundit nė Kosovė, mua mė ka tėrhequr vėmendje shkrimi i Hamdi Thaēit, profesor nė Gjimnazin "Sami Frashėri" nė Prishtinė, me titull "Shpjegim anemik i njė beteje tė humbur". Nė kėtė shkrim, autori i cili duket se ėshtė me bindje tė majta dhe adhuron Esad Mekulin, pėrpjekjen nga Bashkėsia Islame e Kosovės pėr tė lobizuar qeverinė pėr tė futur mėsim besimin nė shkollat e Kosovės, e cilėson si njė pėrpjekje tinėzare. Fenė Islame e quan njė ideal tė huaj fetar pėr shqiptarėt, e barazon me sundimin serb, e trajton si njė faktor prapambeturie, si nxitėse tė akteve vetėvrasėse, si rrobė tė klimės shkretėtinore arabe, ēallmė aziatike dhe egoizėm ideologjik osman, si njė imponim kundėr farės dhe gjakut tonė etj. Kur lexon shkrimin e Hamdi Thaēit tė jepet pėrshtypja sikur po lexon Zėrin e Rinisė apo Zėrin e Popullit tė kohės sė komunizmit nė Shqipėri, kur feja trajtohej pak a shumė me tė njėjtat fjalė.

Nė garėn pėr tė kundėrshtuar futjen e mėsim-besimit nė Kosovė, duket se nuk qėndrojnė mė pas edhe fetarėt katolikė. Nė kundėrshtim me historinė e zgjuar tė klerit katolik nė Shqipėri, tė cilėt nė vitet 1930 kanė qenė nė pararojė tė luftės kundėr laicizmit tė vendit – nė Kosovė, unė kam vėnė re qė po ndodh e kundėrta. Nė njė shkrim tė datės 21 shtator 2009, Gjon Keka, i cili punon nė institucionet e Kishės Katolike, proteston kundėr idesė sė futjes sė mėsim besimit nė Kosovė. Iniciativėn pėr futjen e mėsim-besimit ai e quan njė iniciativė tė verbėr qė do tė gjunjėzojė demokracinė, do tė ketė konsekuenca tė pariparueshme pėr integrimin euroatlantik tė Kosovės, absurditet dhe arrogancė, kthim tė errėsirės sė perandorive - orientale e ideologjisė sė fundamentalizmit islamik ekstrem, helm oriental, sulltanizėm i kulluar, ngritje e kokės sė njė gjarpėri helmues, futje zjarri brenda shtėpisė, vullkan shpėrthyes dhe mendėsi orientale. Sipas Kekės, Kosova ėshtė njė vend i paqytetėruar dhe nuk ka arritur kulturėn e lartė tė civilizimit. Pėr kėtė arsye ai mbėshtet politikat kuazi koloniale tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, e cila nuk i jep Kosovės pavarėsi tė plotė, pasi sipas Kekės, tė huajt duhet ta mbikqyrin Kosovėn nga qė frikėsohen nga feja islame qė kosovarėt kanė. Vizioni qė Keka jep nė shkrimin e tij, ėshtė sė Kosova do tė jetė e pranuar nga Perėndimi vetėm nėse ajo i refuzon besimtarėve muslimanė tė drejtėn e besimit, dhe kthehet pak a shumė si "Dardania e lashtė …e krishterė" nė tė cilėn "Pali Apostull e kishte sjell Lajmin e Mirė pėr tė gjithė kombin me dashuri tė madhe." Vizioni fundamentalist kristjan i Gjon Kekės, i cili kėrkon tė pagėzojė tė gjithė kosovarėt nė katolikė, nė fund tė shkrimit kalon edhe nė akuza kundėr organeve drejtuese tė shtetit kosovar, tė cilat i akuzon si mbėshtetėse tė hapura tė fesė islame dhe diskriminuese ndaj kristjanėve. Pėrfundimi i shkrimit tė Gjon Kekės konkludon se duke mos u futur mėsim-besimi nėpėr shkollat e Kosovės, Kosova do "t'i kėputė zingjirėt e brendshėm tė shpirtit tė robėrisė sė perandorisė osmane dhe mė pastaj t'i kthehet tė vėrtetės, lirisė, paqes dhe progresit tė pėrgjithshėm…" Sipas Kekės liria, paqja dhe progresi i pėrgjithshėm nėnkupton konvertimin e shqiptarėve tė Kosovės nė katolikė apo mė sė paku deislamizimin e tyre. Fryma e shkrimit tė Gjon Kekės ėshtė njė frymė e re nė mendimin katolik shqiptar. Ne nė Shqipėri, nė kohėt e para-luftės kemi patur klerikė qė kanė qendruar nė krah tė klerikėve muslimanė dhe kanė vuajtur me hoxhallarėt tanė nėpėr burgjet e komunizmit. Ama ajo qė Gjon Keka sjell, ėshtė njė frymė tė cilėn unė kam vėshtirėsi ta gjej nė faqet e historisė sė katolicizmit nė Shqipėri.

Pėrkrah shkrimit tė Gjon Kekės, njė shkrim tjetėr interesant qė ka ardhur nga Kosova ėshtė edhe ai i fekthyerit protestant, Pastor Dr. Femi Cakolli me titull "Feja jashtė shkolle – edukata fetare nė shkolla!" Shqetėsimi qė reverend Cakolli sjell nė shkrimin e tij ėshtė pak a shumė i njėjtė mė atė tė Gjon Kekės. Sipas tij futja e mėsim-besimit nėpėr shkolla nė Kosovė do tė fuqizojė fenė Islame dhe ruaj te kosovarėt Islamin. Cakolli, proēesin e mėsimit tė fesė nga populli shqiptar i Kosovės e trajton me gjuhėn e presidentit Bush nė tė ashtuquajturėn luftė kundėr terrorizmit. Cakolli, Islamin e sheh si fe tė keqe dhe terroriste dhe hedh sulme tė rėnda kundėr besimtarėve muslimanė dhe Islamit. Futjen e mėsim-besimit ai e sheh si njė "depėrtim tė islamit jotradicional, islamit radikal, e islamit politik" i cili do tė fundamentalizojė shoqėrinė "dhe kėshtu njė ditė mund tė pėrmbytet rendi demokratik i Republikės sė Kosovės dhe laicizmi i saj i garantuar me kushtetutė." Reverend Cakolli i cili nė shkrimin e tij i vendos vetes titullin pastor, nė tė gjithė shkrimin tregon qė nuk ja ka shumė ėnda tė merret me punėt e Zotit, por ka qejf tė merret me politikė dhe urrejtjenxitje. Ndėrsa nga njėra anė ai kėrkon qė muslimanėt e Kosovės tė mos merren me Islamin politik tė cilin e trajton si tė rrezikshėm pėr Kosovėn dhe laicizmin, vetė, publikisht merret me njė politikė protestantiste – evangjeliste urrejtjenxitėse, si ato qė bėjnė tele-evangjelistėt nė Amerikė, tė cilėt nxisnin qarqet neo-konservatore amerikane qė tė bėjnė luftė me tė gjithė popujt muslimanė tė globit.

Nė shkrimin e reverend Cakollit tė bėn pėrshtypje intoleranca dhe urrejtja qė ai demostron kundėr BIK. BIK-un ai e akuzon si njė organizatė qė prodhon kuadro mė shumė se ēdo institucion nė vend, kuadrot e BIK-ut i sheh si ushtarė lufte, besimtarėt muslimanė qė falen nė Bibliotekėn Kombėtare i sheh si pushtues dhe imponues. Edhe pse reverend Cakolli drejton njė sekt tė huaj protestant nė Kosovė, ai akuzon BIK-un se me futjen e mėsim besimit do tė krijojė segregacion (si duket ai nuk di qė nė gjuhėn shqipe kjo fjalė shkruhet ndarje) nė shkolla, dhe akuzon BIK-un se do tė shkelė Kushtetutėn dhe ligjet nė fuqi. Kur dikush lexon histerinė e reverend Cakollit kundėr Islamit nė Kosovė, i vinė ndėr mend protestantėt vllehė tė Shqipėrisė sė shekullit tė 20tė, tė cilėt, nė letrat e tyre qė i ēonin misionarėve protestantė nė Amerikė, tregonin pak a shumė tė njėjtėn histeri kundėr muslimanėve shqiptarė.

Pėrveē shkrimeve tė minoritarėve tė krishterė, unė kam lexuar edhe disa shkrime interesante nga Kosova, tė cilat mbrojnė idenė e futjes sė mėsim-besimit nėpėr shkollat e Kosovės. Kėshtu psh. interesant ka qenė shkrimi i Driton Kajtazit "Vėshtrim mbi mėsimin fetar nė shkolla" dhe i Menduh Bamjes me titull "Mėsimi fetar nė shkollat publike nė Evropė". Shkrimi i Bamjes, jep njė pasqyrė tė mirėdetajuar tė ēėshtjes sė mėsim-besimit nė shkollat e Evropės ku vihet nė pah se mėsim-besimi ekziston nė pothuajse tė gjithė vendet e Evropės, me pėrjashtim Shqipėrinė, Kosovėn, Bullgarinė dhe Maqedoninė.

* * *

Makresh
15-10-09, 07:36
Pėr njė lexues tė largėt si puna ime, qė ndjek nga larg argumentet dhe faktet qė jep M. Bamja dhe histerinė qė shprehet nė shtyp nga fondamentalistėt e krishterė, ideja qė fitohet mbi atė qė po ndodh sot nė Kosovės ėshtė se nė mesin e tė krishterėve dhe ateistėve kosovarė ka njė intolerancė shumė shqetėsuese kundėr Islamit dhe ruajtjes se muslimanizmit nė Kosovė. Duke qenė nxėnės i historisė dhe lexues i historisė shqiptare qysh prej vitit 1913, mua mė duhet tė konstatoj se njė frymė tė kėtillė anti-fetare unė nuk e kam hasur nė Shqipėri kur u hodhėn themelet e shtetit kombėtar shqiptar. Nė Shqipėri, edhe pse mėsim-besimi arritet qė tė hiqet pas viteve 1921, kleri tradicional i krishterė qėndroi pėrkrah vėllezėrve tė tij musliman, pėr tu pėrballur me idetė anti-fetare tė komunistėve ndėrkombėtarė qė inspiroheshin nga Moska. Por edhe ateistėt qė nė atė kohė sulmonin mėsim-besimin, sulmet e tyre i kanė bėrė shumė mė tė kamufluara dhe shpesh duke pėrdorur metoda masonike, dhe jo me njė egėrsi kaq tė madhe. Ndryshim kanė patur vetėm misionarėt protestantė tė Korēės tė cilėt u vunė nė shėrbim tė klikave majtiste dhe masonike evropjane, dhe agjenturave tė disa vendesh perėndimore tė cilat synonin shkatėrrimin e fesė nė tė gjithė Evropėn. Po ndėrsa te ne, nė Shqipėri idetė anti-fetare erdhėn nga Moska dhe Parisi, po nė Kosovė nga vinė ato vallė?

Sido qė tė jenė faktet, unė jam i mendimit qė nė Kosovė, mėsim-besimi duhet tė futet nė shkollat e republikės sė re kosovare. Popullit tė Kosovės, tė cilin Evropa e la pėr pothuajse 90 vjet nėn pushtetin "civilizues" tė sundimtarėve tė krishterė serbė, sot, kur pretendohet qė Kosova tė ketė fituar lirinė, duhet qė qytetarėve tė saj t'u lejohet e drejta pėr tė ushtruar dhe mėsuar lirshėm fenė nėpėr institucionet e shtetit ku kėta janė taksapagues. Miqtė tanė tė krishterė, enveristė dhe oksidentalistė nė Kosovė duhet tė pranojnė dhe tolerojnė ekzistencėn e njė populli musliman nė Kosovė dhe pėr pasojė ti lejojnė atij edhe tė drejtėn e mėsim-besimit. Nga eksperienca qė ne patėm nė Shqipėri nė kėto 90 vitet e fundit, kemi vėnė re qė kur njė populli, si atij shqiptar, i dėnohet e drejta e fesė, ai popull kthehet nė monstėr dhe prodhon monstra si Enver Hoxha apo ata qė bėnė 1997 nė Shqipėri.

Ndėrkombėtarėt perėndimorė, kishat e krishtera tė Kosovės, dhe enveristėt e saj nuk duhet ti druhen islamit dhe muslimanėve. Populli i Kosovės ėshtė dėrrmueshėm musliman. Ai ėshtė formėsuar falė Islamit dhe Perandorisė Osmane e cila i mundėsoi shqiptarėve muslimanė tė triumfojnė pėrmbi serbėt pėr 500 vite me radhė. Njerėzit nė Kosovė nuk hanė mish derri, i kanė qytetet tė mbushura me minaret dhe xhami, i kanė emrat Hamdi, Naim, Mustafa, Xhavit, Halil e Hashim. Kėta njerėz u persekutuan nga Evropa e Krishterė nė kėto 90 vitet e fundit dhe u lanė nėn mėshirėn serbe, vetėm pse ishin muslimanė. Tani qė pretendohet qė Kosova ėshtė bėrė shtet i paravur, kosovarėt duhet tė mėsojnė fenė e gjyshėrve tė tyre, tė mėsojnė kuptimin e emrave tė tyre dhe fenė qė ata praktikojnė nė tė njėjtėn mėnyrė siē bėhet kudo nėpėr Evropė. Pse t'i ndalosh tė drejtėn e mėsim-besimit popullit nė Kosovė, do tė thotė qė kėtij populli ti heqėsh fenė, ashtu siē u eksperimentua nga perėndimi me ne nė Shqipėri.

Kur Fuqitė e Evropės nė fillimet e shekullit tė XX, ia dhanė Kosovėn Serbisė, kėtė akt kolonialist e justifikuan ashtu si edhe Gjon Keka sot – duke i cilėsuar kosovarėt si barbarė dhe tė pacivilizuar dhe njerėz qė nuk meritonin tė liheshin tė lire pasi ishin muslimanė. Megjithatė, koha dhe historia dėshmoi qė tė pacivilizuar dhe barbarė nuk ishte populli i Kosovės, por sundimtarėt e krishterė qė Evropa solli nė Kosovė pėr mėse 90 vjet. Kėta "barbarė" muslimanė ishin ata qė me hoxhallarėt dhe mejtepet e tyre arritėn qė shqiptarėt e Kosovės nga disa mijėra banorė qė ishin nė fillim tė shekullit tė XXtė, ti shtojnė dhe ti bėjnė mbi 3 milionė banorė dhe mė nė fund, nė fundin e shekullit tė XX tė shkatėrrojnė tė gjitha planet demografike tė Serbisė dhe Evropės pėr tė asimiluar dhe zhdukur muslimanėt e Ballkanit. Masakrat dhe krimet qė janė kryer nė Prekaz e Srebrenicė nė fundin e shekullit tė XX, gjenocidin kundėr ēamėve nė Ēamėri, holokaustin kundėr ēifutėve, nuk i bėn as muslimanėt dhe as Islami; nuk i bėn as djemtė e Kosovės qė mėsonin mėsim-besim mbi Allahun nėpėr mejtepet e Prizrenit dhe Rahovecit: por vetė serbėt dhe evropjanėt e qytetėruar dhe tė krishterė qė prej mėse 100 vitesh i shiten botės si pararojė e qytetėrim, diturisė ndėrsa shqiptarėt i tregonin njerėz me bisht.

Pėr sa mė lartė jam i mendimit qė opinioni publik dhe strukturat politike tė Kosovės nuk duhet tė druhen nga ububutė dhe histeritė e fundamentalistėve tė krishterė dhe enveristė tė cilėt tremben nga mundėsia qė populli i Kosovės, pas lirisė qė ka fituar, tė fitojė edhe njė liri tjetėr, atė tė mėsim-besimit. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė gėzojnė tė njėjtat tė drejta qė gėzojnė edhe popujt e tjerė tė kontinentit evropjan. Tė mėsojnė pa frikė dhe komplekse fenė e tyre nė shkollat qė kėta paguajnė me taksat e tyre nė Kosovė e tyre, tė pavarur dhe tė lirė. Ne nė Shqipėri duam qė Kosova tė bėhet shembull pozitiv nga e cila ne tė dimė se ēfarė tė mėsojmė. Dhe njė vlerė shumė tė madhe qė Kosova mund ti jap Shqipėrisė, janė vlerat fetare dhe tradicionale qė ajo ka ruajtur me fanatizėm dhe devocion.

premium
15-10-09, 08:18
Elhamdulilah besimtarėt Muslimane po gjallnohen Makresh ......
eventualisht une flasi pėr qytetin e Prizrenit , ku interesimi ėshtė shumė e madhe pėr hapjen e mėsimeve tė besimit Musliman.
nėse krahasojmė kohėrat e mė hershme nga aspekti i mėsimeve fetare , sot ėshtė aritur qėllimi edhe mė tej edhe pas propagandave tė ushtruara nga lloj organizatave tė huaja qoft qeveritare apo jo qeveritare.

Makresh
15-10-09, 09:22
Elhamdulilah besimtarėt Muslimane po gjallnohen Makresh ......
eventualisht une flasi pėr qytetin e Prizrenit , ku interesimi ėshtė shumė e madhe pėr hapjen e mėsimeve tė besimit Musliman.
nėse krahasojmė kohėrat e mė hershme nga aspekti i mėsimeve fetare , sot ėshtė aritur qėllimi edhe mė tej edhe pas propagandave tė ushtruara nga lloj organizatave tė huaja qoft qeveritare apo jo qeveritare.

:)

Kjo eshte e vertet, por me gjithate egzistojn shume stereotipe ndaj muslimaneve qe shkaktojn edhe padrejtesi ndaj tyre, egzistojn zera propaganduese anti-islame qe ne thelb, sulmojn identitetin e shqiptarit musliman sikurse ai te ishte ne fajtor per dicka qe e konsideron veten te lumtur ?! Eshte absurde, Allahu i krijoi popujt qe te njihen mes vete, nese ne e njohim fejen ton dhe fejen e tjetrit atehere i dim dallimet tona ne besim dhe e kuptojm tjetrin dhe s'do te kemi nevoj as per organizata misionare qofshin ato te krishtera apo muslimane per t'na mesuar fejėn ton, ne i kem hoxhollaret qe kan kryer shkolla per keto pun, muslimanet (per ata qe deshirojn) le ta mesojn besimin e tyre ne shkolla, te krishteret njesoj, le tua mesojn prifterinjt besimin e tyre (per ata qe deshirojn) dhe asgje te mos behet me impunim. Kjo nuk eshte edukat ku nxenesit do te behen Klerik, por thjesht besimtar te ndershem me referenca te pa-luhatshme, ne xhami nuk mesohet se si duhet falur, ne xhami shkon per tu falur duke nenkuptuar qe personi i cili shkon, ai vetem din te falet. Prandaj kjo lend eshte e rendesishme per femit shqiptar te kosoves, ata duhet ta njohin vetveten ! Duhet ta kuptojn esencen e kesaj jete, te mesojn rendesin e moralit qe te jen sa me larg deshprimit, deshperimi, nje dukuri gjithnje ne rritje ne kosove e cila shkakton vetvrasje tek te rinjt, kjo eshte nje fatkeqsi per ne ! Prandaj, le tua japim edukaten e merituar, edukat te cilen shumica prej nesh nuk e ka pasur. Dituria eshte nevoj dhe pasuri, le ti permbushim nevojet tona, le te pasurohem !

Kercovari
15-10-09, 10:10
Daja i im thoshte"Do te i gjeje mushka drute edhe ne fushe para se e sharojne malin"
Edhe nje leter faktike nga Tirana,kete rradhe ajo qe eshte thene edhe dokumentohet.

80%te shqiptareve muslimane..

Njė studim i papublikuar mė parė, qė identifikon pėrkatėsinė fetare, thotė se myslimanėt pėrbėjnė rreth 80% tė popullsisė nė Shqipėri, njė shifėr shumė mė e lartė se sa mendohej mė parė. Njė studim i "The Multiple Indicator Cluster Survey", i bėrė nga INSTAT nė 2005 pėr UNICEF, kėrkonte tė zbulonte gjendjen e shėndetit tė nėnave dhe tė fėmijėve, por pėrfshiu gjithashtu edhe pėrkatėsinė fetare.
U intervistuan mė shumė se 5 mijė familje, nga ku 79,9% u identifikuan si myslimanė. Vlerėsime tė mėparshme tregonin se 70% e shqiptarėve ishin myslimanė, 20% ortodoksė dhe 10% katolikė. Studimi tregoi se numri i atyre qė janė tė sektit shia bektashi, i cili e ka selinė nė Tiranė dhe thotė se ėshtė njė fe mė vete, ishte i papėrfillshėm. Studimi pėr kėtė arsye i kategorizoi bektashinjtė nė kolona tė tjera.
Veprimtaria fetare dhe ndjekja e besimit ishte e ndaluar nė Shqipėri qė nė vitin 1967 nga regjimi komunist, i ish-stalinistit Enver Hoxha, qė e shpalli Shqipėrinė njė vend ateist. Nė nėntor tė vitit 1990, nė prag tė rrėzimit tė komunizmit, Shqipėria lejoi praktikimin e fesė. Qė atėherė ka pasur debate tė gjėra, nėse Shqipėria ėshtė njė vend mysliman apo jo.
Bazuar nė kėtė studim apo anketim, myslimanėt pėrbėjnė njė shumicė prej 2,5 milionėsh brenda njė popullsie prej rreth 3,1 milionė banorėsh.
Studimi nuk ka marrė nė shqyrtim njė milion shqiptarėt qė jetojnė jashtė vendit dhe qė janė emigrantė.
Gjatė viteve '90 disa grupe fesh tė reja erdhėn nė Shqipėri, pėrfshirė Kishat Evangjelike, Kisha e Jezu Krishtit dhe Shenjtorėt e Ditėve tė Mėvonshme, Dėshmitarėt e Jehovait dhe disa sekte myslimane si Selefitė. Konvertimet dhe prozelitizmi nga lėvizjet e reja kristiane ngritėn spekulime mes disa intelektualėve se Shqipėria nuk ishte mė njė vend me shumicė myslimane. Disa madje e kanė konsideruar shumicėn myslimane si kripto kristiane, duke thėnė se janė myslimanė nė dukje dhe kristianė nė besim.

Ky studim nuk komentohet nga ato qe propagojn te kunderten.
Sidoqofte,besimi ne Zot eshte pasterti shpirtrore dhe dinjitet e moral.

premium
15-10-09, 10:18
Pėr informata ma gjėrė tė shiqojmė kėtė;

ēfare dotė jetė tė erdhmen statistika e religjioneve ???


intelektualet Krishtere kan predifiku se the world is changing

klikoni ketu

http://www.youtube.com/watch?v=YHf3HTEnI3w

Makresh
15-10-09, 10:24
Po largohemi pakes nga tema, por me gjithate duke e marur parasysh edhe sondazhin e fundit ku 80 % e popullates se shqiperis na qenkan Musliman, atehere eshte e domosdoshme qe kjo iniciativ per integrimin e mesim-besimit ne shkollat publike te mos diskutohet fare, pasi qe duhet qe te behet, edhe pa-debat publik !

uck_aksh
15-10-09, 10:58
si do te vijojn mesimet kur ne nje klas ka nxenes musliman, krishter, ateist etj do te behet ndarja e nxenseve sipas bindjev fetare apo si ?

Makresh
15-10-09, 11:00
si do te vijojn mesimet kur ne nje klas ka nxenes musliman, krishter, ateist etj do te behet ndarja e nxenseve sipas bindjev fetare apo si ?

Ne zvicėrr pershembull eshte orė shtojce. Kush deshiron merre pjes, kush jo merr pushim ose preokupohet me dic tjeter ne klas, kurse te interesuarit vazhdojn oren e mesimit.

Murgesha
15-10-09, 11:49
Pasi qe ti Makresh nuk e paske paraqit autorin e ketij shkrimi kerkova pak ne google (ja kam inat vetes ket kurreshtjen time) dhe gjeta se qenka Olsi Jazexhi!

Kuptohet se me se shumti me interesoi biografia e tij se kshtu nga emri nuk mu duk qe eshte shqiptar.





Pėrveē leximeve historike, Olsi qė ėshtė besimtar musliman, ėshtė i interesuar edhe nė historinė e feve dhe presionin kulturor qė bėhet kundėr muslimanėve nė Ballkanin e kėtyre njė qind viteve tė fundit; pėr t'i konvertuar nė tė krishterė apo pėr t'i poshtėruar. Duke qėnė aktiv nė mediat shqiptare ai shkruan herė pas here nė to dhe ėshtė aktiv nė debatet mbi historinė, politikėn dhe mėnyrėn sesi mendja shqiptare pėrceptojnė botėn e gjerė sot.
__________________________________________________ _____________

E ka shkruar vet Olsi ket biografi te veten apo ja ka shkru dikush tjeter????

100 vite presion dhe nuk u arrit te zhduket muslimanizmi nga ballkani me duket se eshte konkludim i tepert.

Makresh
15-10-09, 13:16
Pasi qe ti Makresh nuk e paske paraqit autorin e ketij shkrimi kerkova pak ne google (ja kam inat vetes ket kurreshtjen time) dhe gjeta se qenka Olsi Jazexhi!

Kuptohet se me se shumti me interesoi biografia e tij se kshtu nga emri nuk mu duk qe eshte shqiptar.





Pėrveē leximeve historike, Olsi qė ėshtė besimtar musliman, ėshtė i interesuar edhe nė historinė e feve dhe presionin kulturor qė bėhet kundėr muslimanėve nė Ballkanin e kėtyre njė qind viteve tė fundit; pėr t'i konvertuar nė tė krishterė apo pėr t'i poshtėruar. Duke qėnė aktiv nė mediat shqiptare ai shkruan herė pas here nė to dhe ėshtė aktiv nė debatet mbi historinė, politikėn dhe mėnyrėn sesi mendja shqiptare pėrceptojnė botėn e gjerė sot.
__________________________________________________ _____________

E ka shkruar vet Olsi ket biografi te veten apo ja ka shkru dikush tjeter????

100 vite presion dhe nuk u arrit te zhduket muslimanizmi nga ballkani me duket se eshte konkludim i tepert.

Nese nuk eshte cekur autori, kerkoj ndjes sepse eshte harres e imja, e jo pse desha ta fshehi autorin ne fjale.

Tani, nuk eshte tema per Olsi Jazexhiun, cfar e nderlidhe temen per te cilen bisedojm me biografin e Olsit ? Ju perkujtoj qe jeni jasht teme dhe nese kjo eshte biografia e kushtuar ndaj Olsit, un them qe s'ka asgje te tepert. Jemi deshmitar per periudhen qe pershkruhet.

Per me shume informata rreth Olsi Jazexhiut, ju ftoj ne blogun e tij personal : http://www.geocities.com/djalosh/

Murgesha
15-10-09, 14:52
Nese nuk eshte cekur autori, kerkoj ndjes sepse eshte harres e imja, e jo pse desha ta fshehi autorin ne fjale.

Tani, nuk eshte tema per Olsi Jazexhiun, cfar e nderlidhe temen per te cilen bisedojm me biografin e Olsit ? Ju perkujtoj qe jeni jasht teme dhe nese kjo eshte biografia e kushtuar ndaj Olsit, un them qe s'ka asgje te tepert. Jemi deshmitar per periudhen qe pershkruhet.

Per me shume informata rreth Olsi Jazexhiut, ju ftoj ne blogun e tij personal : http://www.geocities.com/djalosh/

Pikerisht Makresh!

Ta kishte rregulluar ket problem ne Shqiperi ky Olsi e te na sillte shembuj se si po funksionon atje do te ja kuptoja edhe kete leter.
E kot eshte mi rregullu oborret e huaja e ne oborr tendin nuk hyhet.

Te thuhet se qe 100 vjet eshte ushtruar presion ndaj nje besimi e ai besim ende mbijeton tek rreth 80% e mbar popullsise shqiptare eshte e tepruar. Edhe vet jemi deshmitar qe te gjysma e kesaj perqinde jo qe nuk ushtruar presion keto 100 vitet e fundit po perkundrazi jan perpjek ti lejne sa me teper te ushtrojn besimin deri sa edhe i kan bind se nuk jan shqiptar por jan turk elhamdurila!


P.S sa i perket temes asgje nuk kam kunder qe te futet mesimi i besimeve fetare neper shkolla as ne Shqiperi e as ne Kosove, bile jam per.

E shof si funksionon ne ket shtet ku jetoj, aq shum ka ndikim ai mesim ne jeten e perditshme te femijeve sa qe shkollat e mesme te krishtera japin edhe favore te ndryshme per te shkolluar prifterinj, por nuk ka edhe aq te interesuar!

Besoj se edhe atje me nje program te drejte do te ndodhte e njejta gje.

panta_rhei
15-10-09, 15:29
Po largohemi pakes nga tema, por me gjithate duke e marur parasysh edhe sondazhin e fundit ku 80 % e popullates se shqiperis na qenkan Musliman, atehere eshte e domosdoshme qe kjo iniciativ per integrimin e mesim-besimit ne shkollat publike te mos diskutohet fare, pasi qe duhet qe te behet, edhe pa-debat publik !

hahahahahhahaa ani 80 % musliman???!!! Po ēka po t'vyjn more k'to rrena statistikore kur as 2% e tyre nuk dijn me ra shahadet...

Kqyri mirė edhe lexoji me vėmendje qito statistikat mė tė fundit nė lidhje me Shqipėrinė, ma t'sakta nuk i gjen askund, kot mundohesh (mos e le pa ia tregu edhe olsi sazexhiut):

Shteti: Shqipėria
Kryeqyteti: Tirana (de jure), Washington DC. (de facto)
Qyteti mė i madh: Milano
Gjuhėt: Shqip, 117 dialekte tė ndryshme tė shqipes
Forma e qeverisjes: Mbretėri republikane parlamentare (pseudo) demokratike
Presidenti: Ba-mir Topi
Mbret: Berisha
Heronjtė kombėtarė: Skėnderbeu, Nėnė Tereza, Van Dami, Chuk Norrisi, Rihanna, Ēiljeta, Nicole Scherzinger...
Deklarata e Pavarėsisė: Prej zorit mė 1912
Monedha kombėtare: prostitucioni, pirateria, BMW X5-shat
Religjionet: 73% muslimanė, 60% katolikė, 25% jahudi, 100% ateistė
Exportet: fėmijėt, femrat, droga, rakia
Importet: Gjithēka pėrveq ujė dhe ajėr
Hobi mė i preferuar: thashėthemet, makiatot:biggrin:

P.S. jemi qė jemi tė gjithė shqiptarė kėtu, s'ka asgjė tė keqe nėse kohė pas kohe godasim pikat tona tė dobėta

Makresh
15-10-09, 15:33
Pikerisht Makresh!

Ta kishte rregulluar ket problem ne Shqiperi ky Olsi e te na sillte shembuj se si po funksionon atje do te ja kuptoja edhe kete leter.
E kot eshte mi rregullu oborret e huaja e ne oborr tendin nuk hyhet.

Te thuhet se qe 100 vjet eshte ushtruar presion ndaj nje besimi e ai besim ende mbijeton tek rreth 80% e mbar popullsise shqiptare eshte e tepruar. Edhe vet jemi deshmitar qe te gjysma e kesaj perqinde jo qe nuk ushtruar presion keto 100 vitet e fundit po perkundrazi jan perpjek ti lejne sa me teper te ushtrojn besimin deri sa edhe i kan bind se nuk jan shqiptar por jan turk elhamdurila!


P.S sa i perket temes asgje nuk kam kunder qe te futet mesimi i besimeve fetare neper shkolla as ne Shqiperi e as ne Kosove, bile jam per.

E shof si funksionon ne ket shtet ku jetoj, aq shum ka ndikim ai mesim ne jeten e perditshme te femijeve sa qe shkollat e mesme te krishtera japin edhe favore te ndryshme per te shkolluar prifterinj, por nuk ka edhe aq te interesuar!

Besoj se edhe atje me nje program te drejte do te ndodhte e njejta gje.

Nuk e di sa je ne dijoni, por kur shqiptaret apelohen kolektivisht ti rikthehen identitetit te tyre, ne katolicizem, sepse gjoja ne te gjith, 80%-shi, ishim kripto-katolik dhe se gjeja me e mir qe do ta favorizonte poziten ton pro-evropjane, eshte hapi tjeter, batizimi ne kish dhe nje herit katolik do te kemi akces ndaj te mirave te kesaj bote. Keshtu jan shprehur disa koka si I. Kadare, Aurel Plasari dhe Don Lush Gjerji, duke na akuzuar si tradhetar te identitetit shqiptar, se sigurisht vetem kisha katolike qe s'jan as 3% ne kosov, e me pak se 10% ne shqiperi, paskan arrit ta shpetojn kombin nga rreziqėt e asimilimit ! Un s'di a e lexove shkrimin e Olsit, por ai e shpjegon edhe fenomenin e oborrit te tij, e nese je shetitur pakes ne blogun qe postova, eshte edhe nje ese rreth fenomenit Turk-Elhamdulilah.


Ps. Besoj gjithashtu, menyra e edukimit duhet te jet peraferisht e njejt, gati nga aty eshte marr kjo ide.

Makresh
15-10-09, 15:36
hahahahahhahaa ani 80 % musliman???!!! Po ēka po t'vyjn more k'to rrena statistikore kur as 2% e tyre nuk dijn me ra shahadet...

Kqyri mirė edhe lexoji me vėmendje qito statistikat mė tė fundit nė lidhje me Shqipėrinė, ma t'sakta nuk i gjen askund, kot mundohesh (mos e le pa ia tregu edhe olsi jazexhiut):

P.S. jemi qė jemi tė gjithė shqiptarė kėtu, s'ka asgjė tė keqe nėse kohė pas kohe godasim pikat tona tė dobėta

Po t'bin dhomt tu kesh ty, un prej veti si marova ato statistika.